Issuu on Google+

Adresa : Autostrada Tiranë – Durrës, km 12 City Park, Tiranë– Albania Tel: 00355 68 20 00 738 abarbullushi@yahoo.it

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E DIELË, 22.09.2013 VITI II - NR.565

MENDIMI POZITIV

...>>fq.5

Çfarë më mësoi jeta!

M

ësova se mendja është si ara, ku çdo ide që e mendojmë për një kohë të gjatë është njësoj si ujitja. S’ka dyshim se do të korrim vetëm atë që kemi mbjellë nga mendimet tona pozitive ose negative. Mësova se në shkollë dhe në universitet mësojmë gjëra, pastaj ballafaqohemi me provime, kurse në jetë ballafaqohemi me provime, pastaj mësojmë gjëra. Mësova se një bisedë e thjeshtë apo dialog i shkurtër me një njeri të urtë është si të studiosh një muaj. Mësova se nuk është me rëndësi për ty se ku gjendesh tani, por me rëndësi është se për ku je nisur të shkosh. Mësova se më mirë është për njeriun të ecë si breshkë në rrugën e vërtetë, sesa si një dre në rrugën e gabuar. Mësova se shpesh humbja e betejës të mëson se si fitohet lufta. Mësova se ekzistojnë shumë njerëz që kërkojnë dituri, por prej tyre pak janë të kulturuar. Mësova se nuk duhet ta matësh veten me atë që ke arritur deri tani, por duhet ta matësh me atë që duhet të arrish në të ardhmen, duke krahasuar aftësitë e tua. Mësova se njerëzit që më së shumti na dëmtojnë janë personat që u kemi dhënë gjithë besimin tonë, për arsye se, me njohjen e fshehtësive tona, ata i përdorin kundër nesh atëherë kur kemi mospajtim me ta, e kjo padyshim është tradhëti. Mësova se suksesi nuk është gjithçka, por ajo që kërkohet është dëshira për sukses. Mësova se jeta i ngjan një ndeshjeje boksi, ku me rëndësi nuk është . . . >> VIJON NË FAQEN 2 Qendra e Mendimit Pozitiv

Bardhi: Shmangia e përgjegjësive, të unifikohet shërbimi policor! Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, Elbasani do të jetë pa makina!................................................fq.2 Kukës, ndërpritet energjia elektrike!......................fq.3 Kumria: Mjekët e QSUT abuzojnë me detyrën!..............................................................fq.4 Një planet me diamantë!........................................fq.6 Ankara, sulm me raketahedhës!...............................fq.7 Gent Ademaj: Në ditët e sotme është e vështirë të merresh me biznes!................................................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


Lëvizja

E DIELË, 22 SHTATOR 2013

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

22 shtatori, Elbasani një ditë pa makina!

N

ë 22 shtator që korrespondon me ditën ndërkombëtare pa makina, Shoqata për një Shqipëri të shëndetshme, e mbështetur nga projekti “Signiora Rreth Shqipërisë” organizon një projekt ndërgjegjësues për të përdorur sa më pak automjete kundër ndotjes së mjedisit. Synimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi dhe shmangia të paktën për një ditë e përdorimit të automjeteve që çlirojnë lëndë të dëmshme. Kjo do të jetë një përpjekje për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët. Në këtë aktivitet janë të ftuar të rinj dhe qytetarë të zakonshëm që të bëhën pjesëmarrës të një maratone sensibilizuese, një

ditë pa makina. Do të ketë ndërprerje të qarkullimit të mjeteve përgjatë bulevardit kryesor, ndërsa në sheshin "Gensher" do të organizohen aktivitete të ndryshme si një paradë me biçikleta, ku do të përcillen mesazhe sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit. Ndotja urbane kërcënon seriozisht shëndetin e njerëzve, djegia e karburantit shkakton dëme që nëpërmjet frymëmarrjes futen në trupin e njeriut duke shkaktuar dëme të pariparueshme. Kjo nismë pret mbështetjen qytetare për të qënë të paktën një ditë të vëmendshëm ndaj mjedisit. Për më tepër: www.77news.al

Polis, fëmijët bojkotojnë mësimin!

R

reth 150 nxënës të arsimit 9-vjeçar nga fshati Gurshpatës të Komunës Polis në rrethin e Librazhdit, prej 3 ditësh kanë bojkotuar shkollën. Shkaku për mos vijimin normal të shkollës

është bërë mos përfundimi i punimeve për rikonstruksionin e saj. Nisja e punimeve për rikonstruksionin e shkollës është bërë sipas një marrëveshjeje në datën 27 shtator të vitit 2012 midis Komunës Polis dhe firmës sipërmarrëse, e cila në total do të jepte një fond prej 140 milion lekësh. Sipas marrëveshjes, firma duhet të përfundonte këtë rikonstruksion brenda një afati të caktuar prej 120 ditësh. Mirëpo ky afat duket që nuk është respektuar nga firma, e cila ka filluar punimet vetëm në muret rrethuese të godinës së shkollës. Ndërkohë që vetë ambientet ku

do të zhvillohet mësimi janë në gjendje të papërshtatshme për të kryer mësimin. Banorët e fshatit janë të irrituar për mos përfundimin e punimeve të kësaj shkolle. Ata shprehen se do të vazhdojnë të bojkotojnë procesin mësimor. Ndërkohë, zona e Polisit është një ndër zonat që njihet për dimër të ashpër me reshje bore që zgjasin për disa muaj, gjë që do të bëjë të pamundur zhvillimin e mësimit. Madje, shumë herë banorët e zonës dhe Këshilltarë të Komunës kanë ngritur dilemat e tyre për mënyrën sesi është kryer tenderimi për rikonstruksionin e kësaj shkolle. Për më tepër: www.77news.al

Mësova se çdo gjë që shohim është e madhërishme në jetë, duke filluar nga ideja e çdo fillimi të vogël. Mësova se çdoherë ekziston një rrugë më e mirë për të kryer një punë, ndërsa gjetja e saj është e domosdoshme. Mësova se më mirë është për njeriun që të pendohet për atë që ka bërë, se të vajtojë për atë që nuk e ka bërë. Mësova se njerëzit harrojnë shpejtësinë me të cilën e kryejnë punën, mirëpo kujtojnë formën e saj. Mësova se njeriu nuk mund të jetë përparimtar përderisa të mos provojë gjërat me të cilat nuk është mësuar (të pazakonshmet). Mësova se dështuesit gjithmonë thonë se suksesi është vetëm fat. Mësova se pa vështirësi nuk ka realizim të ambicieve.

Mësova se njohuria nuk konsiderohet fuqi në kohën e shpejtësive, të internetit dhe të kompjuterit, por praktikimi i njohurive është fuqi. Mësova se fati në jetë është një pikë që lidhet me parapërgatitjen e mirë dhe shansin që vjen. Mësova se dështimi nuk është gjëja më e keqe në këtë botë, por dështim i vërtetë është të mos provojmë fare. Mësova se ekzistojnë disa njerëz që notojnë në drejtim të anijes e disa të tjerë e humbin kohën duke e pritur atë. Mësova se ekzistojnë dy mënyra për të pasur një ndërtesë të lartë; ose të shkatërrosh të gjitha ndërtesat që ke afër, ose të ndërtosh më të lartën nga të tjerët. Zgjidh gjithmonë të dytën! *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ...nëse i ke humbur të gjitha raundet, por e gjithë ajo që kërkohet prej teje është ta rrëzosh kundërshtarin me një goditje të fuqishme në disa sekonda dhe kështu të dalësh fitues. Mësova se nëse njeriu dëshiron të ketë sukses, atëherë duhet të largohet nga personat që janë pesimistë, negativë dhe të mërzitshëm. Për shkak se, nëse jemi larg tyre, konsiderohet më pak e dëmshme sesa po të jemi me ta. Pesimizmi, negativiteti, mëria janë sëmundje shkatërruese si kolera. Mësova se ai që fiton më shumë nuk punon 1000 herë më shumë se ai që fiton më pak, fshehtësia është se si i punon mendja. Mësova se personat e suksesshëm marrin vendime me shpejtësi dhe i ndryshojnë me ngadalësi, kurse personat e dështuar marrin vendime me ngadalësi dhe i ndryshojnë me shpejtësi. Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 22 SHTATOR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kukës, ndërpritet energjia elektrike!

I

gjithë qyteti i Kukësit, që në orët e para të mëngjesit dhe deri në orët e drekës, është

pa energji elektrike. Pronarët e bizneseve private shprehen të revoltuar për shkak se

ata i paguajnë faturat e tyre të energjisë elektrike në mënyrë të rregullt dhe për shkak se një pjesë e mirë e banorëve të Kukësit nuk paguajnë energjinë elektrike, bën që ata të mbeten pa punë, pasi mungon energjia në të gjithë qytetin. Në po të njëjtën mënyrë shprehen dhe një numër i vogël i familjeve Kuksiane, të cilët i paguajnë faturat e energjisë elektrike rregullisht. Prandaj, ata kërkojnë që të merren masa nga institucionet përkatëse vetëm për ata që nuk i paguajnë faturat e energjisë elektrike,në mënyrë që kufizimet të jenë tek banorë të veçantë dhe jo tek të gjithë. Për më tepër: www.77news.al

Has, gjuetia pa kriter e kafshëve çon në zhdukjen e faunës!

S

hoqata e gjuetarëve të rrethit të Hasit është shqetësuar, sepse është rritur

rreziku i zhdukjes së shumë kafshëve dhe shpendëve të egër, si rrjedhojë e gjuetisë pa

kriter dhe përdorimit të mjeteve shfarosëse. Një gjueti e tillë, dalëngadalë ka ndikuar në uljen e numrit të disa kafshëve e shpendëve të egër në masivet pyjore të këtij rrethi, siç janë lepuri, dhelpra, derri i egër, ariu, kaprolli, dhia e egër etj., apo e shpendëve si, thëllënza, pëllumbi, harabeli, mullëza etj. Disa prej tyre janë zhdukur pothuajse plotësisht. Në malet e Hasit gjendet një numër i madh gjuetarësh që gjuajnë kafshë dhe shpendë të egër. Shoqata e gjuetarëve të rrethit të Hasit kërkon që të merren masa para shfarosjes së këtyre kafshëve dhe shpendëve, duke qënë se do të sjellë një zhdukje masive të faunës. Çdo vend përpiqet të mbrojë faunën e tij, ndërsa ne çdo ditë e më shumë dëgjojmë në lidhje me zhdukjen e faunës në zona të ndryshme të vendit. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Kamarier/e. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0682272168 / Për më tepër www.njoftime.com

P rodhime betoni

Adresa: Gjiri i Lalzit - Durrës Cel: +355 69 20 67 722 | +355 69 40 28 066 E-mail : enhodurres@hotmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E DIELË, 22 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kumria: Mjekët e QSUT abuzojnë me detyrën!

P

roblemi sa vjen dhe rritet. Shqetësimi i qytetarëve po ashtu, kërkimi për ndihmë shëndetësore nuk mund të bëhet aq lehtë. Gazetarët e qendrës për “Drejtësi dhe Solidaritet” janë të fokusuar në çdo institucion për evidentimin e problematikave që qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë. Veçanërisht fokusi është në instituicionin shëndetësor pasi këtu kemi të bëjmë drejtëpërdrejt me jetën dhe kujdesin ndaj saj. Duke bërë të mundur evidentimin e këtyre problematikave dhe pasqyrimin e tyre në publik, nuk duam të ngrejmë zërin për një çështje të caktuar, por për të kontribuar në

sensibilizim të organeve kompetente shtetërore. F. Kumria është qytetarja e radhës, e cila shpreh shqetësimin e saj për “77News”. Ajo pohon se infermierja nuk e ka lejuar të shohë djalin, të cilin e ka të shtruar në këtë pavion. “Ajo ngriti zërin dhe më foli ashpër duke më fyer. I bëra të ditur që jam e ëma e pacientit dhe që kam tre ditë që fle në koridor, duke pritur lajme nga djali. Ndërkohë, ajo u shpreh se nuk i intereson. Nuk arrita të kuptoj reagimin e saj”. Nga ana tjetër, i pyetur mbi këtë sjellje, Dr. P.Ç tha se nuk është e lejuar që pacientët të presin vizita, por në rastin konkret, duhet të

ishte dhënë e drejta e vizitës së djalit, nga e ëma. “Për këtë do të merren masa dhe nuk do të ndodh më një fenomen i tillë. Sigurisht, që gjërat mund të keqkuptohen ndonjëherë, por i rëndësishëm është shëndeti i djalit”, përfundoi ai. Cili është problemi shëndetësor i djalit tuaj? Djali im vuan nga stomaku. Filimisht mjekët thanë se ai vuan nga problemet me frymëmarrjen, por pas analizave të plota u konstatua se ai vuante nga stomaku dhe duhet bërë një operacioni i menjëhershëm. Gjendja e tij vijon të jetë shqetësuese, por shpresoj të përmirësohet. Çfarë problemi hasët në spital? Problemi nisi kur tentova të hyja në pavion për të parë djalin. Inferimierja nuk më lejoi të futesha brenda, madje me forcë më nxorri jashtë. Kam tre ditë që fle në korridor pa asnjë llojë mjeti për të mbështetur as kokën. Kushtet janë skandaloze dhe sjellja e infermieres ishte shumë e çuditshme edhe e padrejtë. Unë si nënë më duhet të shoh djalin, t’i rri pranë gjatë gjithë kohës. Mendoj se këto sjellje duhet të eleminohen dhe të merren masa paraprake, që të mos të ndodhin më. Është një veprim i turpshëm. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Ndihmës Kuzhinier/e. Të interesuarit të kontaktojnë në: 068647631 / Për më tepër www.njoftime.com

Nga e Hëna deri të Dielë / Orari: 07:00 - 22:00

Tel: +355 54 24 44 76

Adresa: Lagjia “Dyli Haxhire”Pallati.10/1-Elbasan Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 22 SHTATOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Bardhi: Shmangia e përgjegjësive, të unifikohet shërbimi policor!

Gëzim Bardhi

K

ryetari i Sindikatës Shqiptare të taksive, Gëzim Bardhi, menjëherë pas Konferencës Kombëtare të kësaj sindikate, kërkon nga Kryeministri i vendit Edi Rama, unifikimin e shërbimit policor në Shqipëri njëkohësisht, “luftën” kundër informalitetit në shërbimin taksi. Për më tepër lexoni intervistën. Cilat janë konkluzionet e Konferencës Kombëtare? Sapo organizuam Konferencën Kombëtare të Sidikatës Shqiptare të Taksive, ku diskutuam për të gjithë problematikën e shërbimit taksi në Shqipëri. Në pah doli informaliteti që vihet re në këtë fushë dhe që ka marrë përmasa të frikshme. Pritshmëria e kësaj konference ishte propozimi i përbashkët që ne do t'i drejtojmë kryeministrit të vendit Edi Rama me një peticion, në emër të të gjithë taksistëve të Shqipërisë, duke kërkuar që t’i jepet fund fenomenit të informalitetit, i cili po fali-

menton biznesin tonë, sepse në këto vite kemi parë që policia nuk funksionon në zbatimin e ligjit. Më konkretisht punonjësit e policisë shtetërore janë bërë palë me informalitetin, madje shpeshherë punonjës policie punojnë turni i dytë si “taksistë”. Gjithashtu, kërkojmë që Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të ndërmarrë politika efikase, me qëllim reformën ndaj punonjësve të policisë, që si pasojë do të rregullojë edhe marrëdhëniet tona si biznes, me ato institucionale. Vendosja e drejtorit të ri të Komisariatit të Policisë Rrugore, Luan Shehu, na jep shpresa, sepse nga ekseprienca e tij ka dhënë prova që është efikas në luftën kundër informalitetit duke zbatuar me përpikmëri zbatimin e legjislacionit në fuqi. Më konkretisht, a keni kërkesa të tjera drejtuar institucioneve përgjegjëse? Gjithashtu, kërkojmë nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto vënien në zbatim të udhëzimit lëshuar nga ky institucion, me qëllim luftën ndaj mjeteve me ngjyrë të verdhë, të cilat nuk duhet të kualidohen, por të kenë një ngjyrë tjetër, sepse ne dëmtohemi në punën tonë. Shpeshherë këto “taksi” na konkurojnë në treg në mënyrë të pandershme. Ky udhëzim ka tre vite që ka hyrë në fuqi dhe Drejtoria Rajonale e Transportit nuk e ka zbatuar në asnjë dispozitë këtë udhëzim edhe pse akoma ka fuqi juridike. Njëkohësisht, kërkojmë ndryshimin e udhëzimit të ish-ministrit “Për liberalizimin

e liçencave” ku ne kërkojmë që liçenca të jetë e trashëgueshme ashtu siç e kanë të gjithë taksistët në Bashkimin Europian. Duke qënë se edhe edhe ne kemi nënshkruar MSA-së dhe po përafrojmë legjislacionin tonë me atë ndërkombëtar, kërkojmë trashëgiminë e profesionit si një investim tonin, sepse për një kohë të gjatë kemi bërë shumë shpenzime dhe kemi fituar shumë përvojë. Çdo të thotë unifikim i shërbimit policor dhe cila është rëndësia e tij, në funksion të qytetarëve? Më kryesorja për ne është lufta pa kompromis ndaj informalitetit të shërbimit taksi. Gjithashtu, unifikimi i shërbimit policor do të bënte të mundur, jo shpërndarjen e përgjegjësive, por marrjen përsipër të përgjegjësisë nga institucionet kompetente. Kjo do të thotë që, në çdo moment qytetari mos të përcillet në institucione të tjera në momentet që denoncon një shkelje, por policia menjëherë duhet të japë zgjidhje, dhe mos të ketë përplasje midis kompetencave të Policisë Bashkiake dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor, Policisë së Rendit si dhe Policisë së Shfrytëzimit të Automjeteve në varësi të Ministrisë së Trasporteve dhe Infrastrukturës. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Kamarier Bar-Restoranti. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0696138770 / Për më tepër www.njoftime.com

Zante Cafe

Lëvizja

Adresa: Lagja ”Beqir Dardha”, rruga ”Qemal Stafa”, Elbasan e-mail: zantecafe@yahoo.com Cel: +355 69 68 49 400

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

KURIOZITETE

E DIELË, 22 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Një planet me diamantë!

P

as zbulimit të një ylli që ka në brendësi të tij përbërje diamanti, tashmë është zbuluar edhe një planet (55 Cancri e), i cili është i përbërë prej këtij minerali shumë të çmuar. Vendi i zbuluar në fakt është stu-

diuar dhe hetuar prej kohësh. Ylli i pagëzuar me emrin 55 Cancri,zemra e të cilit ka në përbërje diamantë, kishte rreth vetes planetë. Objekti i zbuluar tregon se mesa duket, natyra është e mbushur me

diamante. Trupi qiellor i zbuluar ka një shtresë sipërfaqësore prej grafiti dhe në një pjesë të madhe të përbërjes ka diamante. Masa e tij është tetë herë më e madhe se e Tokës dhe është vlerësuar se shtresa e diamantit përfaqëson një të tretën e gjithë përbërjes së tij, pra një masë të konsiderueshme. Zbulimi i teorizuar prej kohësh, e bën gjithmonë edhe më interesant realitetin planetar jashtë sistemit tonë diellor. Karakteristikat e ndryshme të këtyre planeteve nga ato të sistemit tonë tregojnë mundësinë e proceseve gjeokimike dhe gjeofizike shumë të ndryshme nga ato të imagjinuara në të kaluarën dhe gjithmonë interesante për shkencën. Aq më tepër kur bëhet fjalë për planetë prej diamanti. Për më tepër: www.77news.al

Pak kripë për zemër të fortë!

P

ër të ulur tensionin e gjakut dhe rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike të zemrës dhe goditjeve në tru, duhet të reduktoni masën e marrjes së përditshme të kripës, në 6 gr, masë që korespondon në një lugë çaji. Kripa përbëhet 40% nga natriumi dhe 60% nga klori. Natriumi është i nevojshëm për rregullimin e balancimit të lëngjeve në trup. 1 gr kripë në ditë mjafton për të përmbushur nevojat e kërkuara.

Kripa rrit presionin e gjakut dhe tensionin e lartë, përbën gjithashtu faktor kryesor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. 75% e kripës që konsumojmë çdo ditë gjendet tek salçiçet, djathi, drithërat, buka, gjellërat e gatshme, frutat e thata të kripura. Për këtë arsye, mundohuni të shtoni në gjellën tuaj sa më pak kripë dhe gjithmonë të lexoni etiketën e produkteve ushqimore. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Recepsioniste. Të interesuarit të kontaktojnë në: +355 42 231 382 / Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 22 SHTATOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Ankara, sulm me raketahedhës!

Çiçek, vizitë zyrtare në Iran!

Ankara

N

jë sulm me raketa ndodhi ndaj një objekti të departamentit të policisë që ndodhet në rrugën “Dikmen”. Dëmtime pati vetëm objekti, ndërkohë që nuk pati të lënduar apo të vrarë. Ndërkaq, ndaj objektit të Drejtorisë së Policisë u realizua edhe sulmi i dytë, ku predha nuk arriti ta godasë objektin, ndërsa ra në oborrin e drejtorisë në fjalë pa shpërthyer. Bëhet e ditur se sulmi u realizua prej një pike përgjatë bulevardit “Çetin Emeç”. Agresorët, të cilët pas sulmit u larguan me panik, e lanë municionin në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, bëhet e ditur se ekipet e dominimit janë duke punuar për çakti-

Lëvizja

vizimin e municionit në fjalë. Në të njëjtën kohë që zyrtarët zhvilluan hetimet, në vendngjarje janë marrë edhe masat e shtuara të sigurisë. Sipas deklaratës së dëshmitarëve okular bëhet e ditur se kanë qënë dy persona. Kanë filluar edhe punimet për kapjen e tyre. Ministri i Brendshëm, Muammer Gyler, Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Policisë, Mehmet Këllëç dhe drejtori i policisë së prefekturës së Ankarasë, Kadir Aj zhvilluan hetime në vendin e ngjarjes dhe u informuan në lidhje me rastin. Për më tepër: www.77news.al

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, Xhemil Çiçek, ishte në Iran për një vizitë 3-ditore, në përgjigje të ftesës zyrtare të homologut të tij iranian, Ali Larixhani. Takimi i parë i Kryeparlamentarit Çiçek ishte në orën 18:00 me Larixhanin. Ndërsa të dielën ai do të ketë kontakte me Presidentin e Iranit Hasan Ruhani dhe ndihmësin e parë të tij Is'hak Xhihangiri. Më pas, ai do të vizitojë pallatet Gylistan e Sadabad, Qendrën Kulturore Turke “Junus Emre” në Teheran, si dhe do të marrë pjesë në drekën dhe darkën e shtruar për nder të tij, respektivisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Parlamentar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Mahmud Eroll Këllëç dhe ambasadori i Turqisë në kryeqytetin iranian, Umit Jardëm. Bëhet e ditur se gjatë vizitës 3-ditore do të merren në shqyrtim jo vetëm marrëdhëniet dypalëshe, por edhe zhvillimet rajonale. Ditën e hënë, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Xhemil Çiçek, do të kthehet në Turqi. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Menaxher Shitjesh. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0682044031 / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E DIELË, 22 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gent Ademaj: Në ditët e sotme është e vështirë të merresh me biznes! S

Gent Ademaj

ipërmarrësi Gent Ademaj, në një intervistë të dhënë për Unionin e Sipërmarrësve Shqiptarë, foli rreth biznesit që ai drejton, konkretisht "Mobileria Real" në qytetin e Prizrenit. Sa e vështirë është të drejtosh një biznes? Në ditët e sotme është shumë e vështirë të merresh me drejtimin e një biznesi, vështirësitë janë të ndryshme, por me punë ja del mbanë. Të kesh vullnet dhe menaxhim efikas, biznesi ecën mirë. Prej sa kohësh "Mobileria Real" është në treg? Ka 10 vite që mobileria është në treg dhe kemi klientë nga e gjithë Shqipëria. Kemi 11 punonjës që punojnë me korrektësi dhe çdo gjë del me cilësi, importi vjen nga Gjermania. Mobileria është e pajisur edhe me fabrikë

për prodhimin e dhomave të gjumit dhe kuzhinave, me një cilësi shumë të lartë për tregun e Kosovës dhe Shqipërisë. Çfarë ofron mobileria Real? Mobileria Real është një ndër prodhuesit e suksesshëm të mobiljeve të ndryshme. Specialiteti i kësaj mobilerie është prodhimi i kuzhinave moderne të pajisura me elementë të teknikës së bardhë ose me mundësi të dizajnimit klasik të kuzhinës. Një nga aktivitetet e përsosura mirë të kësaj mobilerie është dizajnimi dhe prodhimi i mobiljeve për zyra të profileve të ndryshme. Cili është sezoni kur keni më shumë fluks pune? Sezoni që ka më shumë punë është stina e verës, por kjo nuk do të thotë se mungon gjatë stinëve të tjera. Për më tepër: www.77news.al

R

Për të ruajtur të paprekur veçantinë e qytetit është marrë një vendim i posaçëm nga Këshilli Bashkiak në Qendrën e Asamblit Arkitektonik dhe në Qëndren Muze për të mos dhënë asnjë leje ndërtimi që nuk ka të parashikuar elementët e gurit dhe të kangjellave. Është mjaft e rëndësishme që pamja e rrugëve të vjetra nuk është tjetërsuar apo dëmtuar, duke ruajtur kështu më së miri veçantinë e qytetit të Korçës. Për më tepër: www.77news.al

Korça, qyteti i kangjellave! rugicat e kalldrëmta, kangjellat dhe shtëpitë prej druri të gdhendur janë tre elementët ndërtimorë të cilët e bëjne Korçën një qytet ndryshe nga qytetet e tjera. Jo vetëm sot, por edhe më parë korçarët e vjetër shprehen se qyteti ka pasur po të njëjtën arkitekturë me tre elemtët që spikasin në ndërtimet e vjetra dhe të reja. Rrugët e pesë lagjeve karakteristike të Korçës janë me kalldrëm, muret rrethuese me gurë të gdhendur dhe në asnjërën prej tyre nuk mungojnë kangjellat.

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me South Bank University, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 25 Shtator 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.a l , www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


22 shtator