Issuu on Google+

Lule natyrale Sipërmarrje Gjelbërimi

GJOKA

Adresa: Rr. Don Bosko, Tiranë Cel: +355 69 47 88 850 / +355 67 20 09 459 e-mail: paulo.gjoka@hotmail.com SHËRBEJMË & TREGTOJMË - Lule natyrale, vazo për lule - Dekoracione gjelbërimi

- Pleh për lule etj.

MARRIM PËRSIPËR www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

- Sistemime dhe gjelbërime - Kompleske banimi - Vila, Lokale, Hotele, Kopshte etj.

E ENJTE, 21.11.2013 VITI II - NR.624 ...>>fq.2

Edmond Vlashaj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe kanë për të qenë përjetë partneri ynë strategjik numër një në nivel Botëror! MENDIMI POZITIV

Po ndryshoj! Po, ndryshoj sepse në fund të fundit jam Qendra e bir i këtij dheu dhe Mendimit Pozitiv pemës së tij të parë! Unë zhvillohem, sepse balta dhe dheu janë poshtë meje. Vetëm kur të zhytem poshtë dheut e baltës, do të ndërpritet procesi im i të ndryshuarit. Atëbotë do të jem ngushtësisht i lidhur dhe peng i veprave të mia. Po, unë ...>> VIJON NË FAQEN 2

Ishte koha kur kishte edhe fushë!.............................fq.3 ALUIZNI: Do të legalizojmë objektin e qytetares Violeta Hano!.........................................fq.4 Grali i Shenjtë, gjethja artificiale që prodhon energji!...............................................fq.6 Kompanitë turke, investime në sektorë kyç në Somali!........................................fq.7 Investitorë Malajzianë, interes për Bio-Energjinë në Shqipëri!......................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E ENJTE, 21 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe kanë për të qenë përjetë partneri ynë strategjik numër një në nivel Botëror!

dobinë e fuqizimit dhe begatimit të kombit shqiptar. Unë personalisht, Partia që unë drejtoj, por edhe çdo shqiptar që është fort mirë i pajisur me arsye dhe me llogjikë, e ka tashmë

të kjartë si drita e diellit se Partneri Numër Një për Kombin Shqiptar në nivel Botëror është SHBA. Në nivel europian Gjermania dhe hapësira gjermanike: Austria, Zvicra. Në Nivel Rajonal, Ballkanik, është dhe ka për të qenë Turqia. Për Shqiptarët, pas Zotit, duhet me iu fal Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse është shteti prej të cilit ne ekzistojmë si komb dhe kemi arritur të mbijetojmë si komb Shqiptar. Kështu që, çdo Shqiptar duhet të jetë gati të japë edhe jetën për Amerikën ashtu sikurse edhe Amerika ishte gati për të sakrifikuar jetën e ushtarëve të saj edhe në sfidën e Luftës së Tretë Botërore, me çlirimin e Kosovës, e po ashtu duke u përfshirë në shumë raste të tjera që nga Presidenti Uillson e deri te Presidenti Obama, në mbrojtjen e shqiptarëve kudo ku gjenden. Me shumë respekt edhe për ata që mendojnë ndryshe! Edmond Vlashaj, PLSHR

pajis me aftësi të ndryshme, për t'i zbuluar dhe mënjanuar nga jeta ime. Po ndryshoj, sepse nuk ngopem me ato që kam arritur dhe vazhdoj t'i kërkoj Krijuesit më shumë. Mund të më lëvdojë një simpatizant për një vepër, ashtu siç mund të më shajë një kundërshtar për të njëjtën vepër, apo për një tjetër. Po ndryshoj, sepse shoh që ndryshimi nuk është gjë tjetër veçse një reagim normal i natyrës njerëzore, e cila në fakt haset në të gjithë universin përreth. Vetë qielli i ndryshon retë e tij. Lumi e ndryshon ujin. Toka ndryshon koren. Pemët ndryshojnë gjethet, kurse dielli çdo ditë ndryshon horizontin e tij. Po ndryshoj, sepse sipas meje, ndryshimi përbën dallimin mes imazhit fotografik të ngrirë i cili na rrëfen një moment historik dhe mes imazhit të gjallë që pulson jetë. Lexoj një pasazh të vjetër të shkëputur tridhjetë vite më parë, mbi fytyrën e re të cilit pikas rrudhat e ditëve dhe viteve të shkuara. E kur shoh një pasazh të shkëputur nga aktualiteti, pikaset kollaj gjallëria, energjia dhe identiteti i çastit, i cili i fsheh gjurmët e kohës. Po ndryshoj, sepse po kontribuoj në ndryshimin e të tjerëve dhe ndikimi tek

ta, ndërkohë që edhe ata më ndryshojnë dhe ndikojnë tek unë. Qoftë dhe një ditë nuk kam menduar se misioni im duhet të ndjekë një linjë të vetme. Mesazhi im është informues, zbret nga maja për ata që jetojnë poshtë. Të gjithë jemi njëlloj. Të gjithë kanë mundësi të jenë të dobishëm, ashtu siç jemi të gjithë të nevojshëm për të përfituar. Do e ndërpres procesin e ndryshimit vetëm kur të kem mbërritur në stacionin e përsosmërisë, në arritsha ndonjëherë. Po, ndryshoj sepse unë përfaqësoj vetëm veten time. Përkushtimi im ndaj vlerave të larta, më imponohet për përgatitje më të thellë, për ndryshim dhe kërkim të lartësive. Po ndryshoj, sepse unë nuk jam fanatik dhe nuk imitoj veten. Unë nuk linda perfekt dhe mangësitë do më shoqërojnë gjithmonë. Ndonjëherë, kam qenë i sigurtë se kam pasur të drejtë në një rast, por duke u rritur kam kuptuar gabimin dhe kam pasur guximin ta korrigjoj. Po ndryshoj, sepse jam rob i të Vetmit dhe Madhështorit, i cili e ka sanksionuar ndryshimin dhe betohet në agimin,natën dhe errësirën e saj. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

Edmond Vlashaj

Në përgjigje të kujtdo që akoma nuk e kupton themelin e proamerikanizmit të një shqiptari si puna ime dhe akoma i ka të paqarta partneritetet tona strategjike dhe radhitjen e këtyre partneriteteve për

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ... ndryshoj sepse përvoja e pjekur nuk ndodh menjëherë, sa çel e mbyll sytë. Unë vazhdoj ta pasuroj eksperiencën time, atë eksperiencë për të cilën po shpenzoj jetën dhe kohën time, po atë e cila po paguan çmimin kur lexova mbi jetëshkrimin e të tjerëve. Po, unë ndryshoj sepse horizonti të cilin synoj dhe rend drejt tij, vazhdon të jetë larg meje. Sa më shumë i afrohem, aq më shumë më duket se largohet dhe ikën prej meje. Po, unë ndryshoj edhe pse jam mbi të dyzetat, ashtu siç ndryshoja kur isha tek të njëzetat. Përndryshe, ku qëndron vlera e të gjashtëdhjetave, ku do të dallonte zjarri i rinisë nga urtësia e pleqërisë? Po, unë ndryshoj, sepse kam mësuar të jem tolerant dhe t'i justifikoj të tjerët, ndërkohë që nuk jam tolerant me veten për të reflektuar ndaj mendimeve dhe bindjeve të mia, duke i peshuar me peshoren e të vërtetës dhe duke i korrigjuar kur lipset. Po, unë ndryshoj sepse nuk e shenjtëroj veten dhe nuk i mohoj gabimet, të metat dhe mangësitë e mia, të cilat më duhet t'i përndjek gjer kur të më vijë vdekja. Ka syresh të cilat i njoh mirë dhe u dorëzohem, por ka dhe të tjera të cilat më stolisen dhe i shoh si vlera. Më vonë, ndiej që Krijuesi më Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 21 NËNTOR 2013 Lëvizja

Një Moment me pak Koment...

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ishte koha kur kishte edhe fushë! Tani e ka mbuluar harresa dhe melankolia. Ish-parku përgjatë rrugës "Anton Ashta" në Tiranë. Përgatiti: L.B

Një Moment me pak Koment...

Rr. Anton Ashta, Tiranë

Plaku, se na plake! Është gati në shembje. Aty çdo ditë luajnë fëmijë, ndërsa poshtë saj ndodhet parku, ku të moshuarit kalojnë një pjesë të ditës. Përgatiti: E.B

Një Moment me pak Koment...

Lagja nr.4, Kukës

Ofrohet vend pune Ekonomiste.Dërgoni CV-të tuaja në: leonora.plasa@amgfood.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

“Chivas” BAR

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 21 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

ALUIZNI: Do të legalizojmë objektin e qytetares Violeta Hano!

Violeta Hano

Violeta Hano, banore e Tiranës prej vitesh nuk ka mundur dot të zgjidhë problemin e saj të pronësisë. Në 16 vite konflikt pronësie, ajo ka zhvilluar gjashtë gjyqe, në më shumë se 300 seanca gjyqësore dhe përsëri “s’ka gjetur paqe” në lidhje me të drejtën që pretendon. Ndërkohë, juristët e qendrës për “Drejtësi dhe Solidaritet”, pasi shqyrtuan dosjen, ndërhynë në rrugë administrative me qëllim zgjidhjen e rastit, duke u drejtuar ALUIZNIT për të bërë të mundur legalizmin e ndërtesës së qytetares. Gjithashtu, QDS dy ditë më parë është informuar nga ky institucion, i cili është i gatshëm (pas dhënies së vendimit gjyqësor të formës së prerë) që të ndjekë të gjitha

procedurat ligjore me qëllim legalizimin e ndërtesës së znj. Violeta Hano. Qytetarja “Kërkoj që zyra e ALUIZNI-t të bëjë urgjentisht legalizimin, pasi kam formular vetdeklarimi, si dhe vendim gjyqësor që kam ndërtuar objektin. Përpos kësaj duhet të shprehej edhe në lidhje me hapat që ka ndjekur për legalizim një person tjetër, kur në fakt legalizmi duhet të kryhet vetëm në emrin tim. Prandaj kjo përgjigje nuk është e plotë, por e pjesshme. Bazuar në shkresën drejtuar qendrës suaj unë do t'i vë në dispozicion ALUZNIT vendimin që kërkon e më pas kërkoj legalizmin vetëm në emrin tim të ndërtesës”. Përgjigja Ja sesi u shpreh ALUIZNI në lidhje me pretendimin e qytetares: “Në përgjigje të shkresës suaj në të cilën kërkoni informacion për subjektin Violeta Hano, ju bëjmë me dije se në mbështetje të dispozitave ligjore për legalizimin, pas verifikimit në bazën e të dhënave dixhitale të vetdeklarimeve që disponojmë vërtetojmë se subjekti kërkues rezulton të jetë në proces legalizimi. Ju informjmë gjithashtu se vendimi i Gjykatës së Apelit ka vendosur prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe kthimin e çështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues, pra vendimi nuk ka marrë formë të prerë”. Për më tepër, në shkresën drejtuar QDS-së thuhet se: “Për këto arsye procesi i legali-

zimit është në kushtet e nenit 26 të ligjit Nr. 9482. Nëse ju posedoni për këtë çështje vendim të formës së prerë, mund ta depozitoni pranë drejtorisë tonë për t'u bërë i mundur vazhdimi i procedurave për legalizim. Bashkëlidhur po ju dërgojmë dokumentacionin e kërkuar”. Problemi i pronësisë Ndërkohë problemet e pronësisë në Shqipëri janë tepër të komplikuara dhe akoma të pazgjidhura për një pjesë të madhe të qytetarëve, të cilët humbasin kohë, energji dhe të ardhurat e tyre familjare për të gjetur drejtësi. “Unë kam banuar në Laprakë në një apartament bashkë me dy vajzat e mia. Në vitin 1990 kam emigruar në Greqi për arsye shëndetësore dhe punova aty për shtatë vite. Më pas u ktheva në Shqipëri dhe shita apartamentin. Me lekët që kisha mbledhur fillova të ndërtoja një banesë në tokën pronë shtetërore. Në vitin 1997 e përfundova banesën (200 metra katrorë plus 80 metra katrorë më vonë) dy katshe dhe banova bashkë me dy vajzat e mia. Që prej asaj kohe problemet e pronës nuk kanë të sosur”, shprehet Hano, e cila pret çdo ditë drejtësi nga institucionet e administratës publike. Përgatiti: K.I «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Inxhinier Gjeolog. Dërgoni CV-të tuaja në: mag_tir@yahoo.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

Restorant

6 Vëllezërit Adresa: Maminas Cel: +355 68 20 32 278

Bëjmë prenotime për dasma dhe gëzime familjare! Kapaciteti deri në 250 persona! Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 21 NËNTOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Elidon Qemalli: Ofrojmë cilësinë më të lartë bashkohore në fushën e pllakave hidrosanitare!

Elidon Qemalli

Gjithkush nga ne beson se shtëpia është vendi ku nisemi dhe kthehemi, është pikë reference, vendi ku qetësohemi, prandaj e kemi të nevojshme të dekorojmë hapësirën në bazë të kërkesave që kemi. "77 News" sjell për lexuesit një intervistë me sipërmarrësin Elidon Qemalli në qytetin e Fushë Krujës. Z.Qemalli është administrator i kompanisë "Elin Infinity". Kompania që ai drejton, merret me importin dhe tregtimin e Pllakave-Hidrosanitare.

Z.Qemalli biznesi që ju drejtoni, prej sa vitesh e ka filluar aktivitetin? U bënë rreth pesë vite që kam filluar të ushtroj këtë aktivitet me qendër këtu në Fushë Krujë. Mund të na thoni diçka më tepër rreth biznesit tuaj? "Elin Infinity" sjell në Shqipëri cilësinë më të lartë bashkohore në fushën e pllakave dhe hidrosanitareve me disa marka prestigjoze spanjolle dhe angleze. Vitet e fundit dhe tregu shqiptar është

orientuar gjithmonë e me shumë në produktet cilësore spanjolle dhe angleze, avantazh i të cilave është jo vetëm kualiteti, por dizajni i spikatur dhe ana funksionale. Në ekspozitën tonë janë të vendosura një numër i madh produktesh hidrosanitare të markave të ndryshme duke përfshirë: WC, Bide, Lavaman,Mekanizma Shkarkimi,Mishelatore, Grupe, Aksesor Tualeti, Mobilje Tualeti, Pasqyra, Gabina Dushi,Vaska Hidromasazh, Pllaka Dushi, Boliere, Pllaka Dyshemeje etj., kompania jonë për të gjithë klientët sjellin përzgjedhjen e hidrosanitareve të kërkuara nëpërmjet një Galerie Online, ku specifikohen produktet dhe çmimet respektive: www.elininfinity.com. Përveç produkteve cilësore që ne disponojmë, i ofrojmë me çmime ekonomike në krahasim me tregun, sepse e importojmë vetë mallin nga shtetet e Europës Perëndimore, që përmenda. Ishte ideja juaj për të ushtruar këtë aktivitet? Absolutisht po. Kam punuar rreth 15 vjet në emigracion. Kisha njohje rreth këtij biznesi dhe fillova ta ushtroj në Fushë Krujë. Siç e shihni dhe ju, jemi drejt zgjerimit si hapësirë dhe synojmë ta shtrijmë këtë biznes në disa qytete të Shqipërisë, që të jemi më pranë klintit. Ju falenderoj për intervistën! Faleminderit ju, gjithashtu. Përgatiti: A.K Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Shitëse. Të interesuarat të kontaktojnë në: 694080565/ Për më tepër www.biznesunion.al

BOYS

Tek kullat përballë Parlamentit Përballë qendrës tregtare Vesa Lëvizja

TIRANË

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

KURIOZITETE

E ENJTE, 21 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Grali i Shenjtë, gjethja artificiale që prodhon energji!

Një grup shkencëtarësh të institutit të teknologjisë në Massachusetts pretendojnë se kanë gjetur "Gralin e Shenjtë" të shkencës, në një gjethe artificiale që falë aftësisë së saj mund të shndërrojë çdo shtëpi në një stacion të prodhimit të energjisë.

Kjo gjethe, që ka madhësinë e një letre bixhozi, riprodhon në mënyrë gati të përkryer procesin e fotosintezës tek bimët, ku drita e diellit dhe uji kthehen në energji. Ndryshimi i vetëm është se energjia e prodhuar është 10 herë më e vogël se ajo e

një procesi natyral. Gjethja artificiale futet në një vazo me të paktën katër litra ujë dhe përmes katalizatorëve të saj të përbërë prej nikeli dhe bakri, prodhon reaksion kimik, duke e shndërruar ujin në komponentët e saj fillestar, hidrogjen dhe oksigjen. Pasi elementët ndahen, ato dërgohen në një bërthamë që i kthen këto elementë në energji. Sipas testimeve, në vazon me 4 litra ujë, kjo gjethe vijon të prodhojë energji për 45 orë rresht, me të njëjtin intensitet. Shkencëtarët shpresojnë që kjo shpikje, që bazohet në një koncept të zhvilluar edhe më parë, do t'i garantojë atyre suksesin e vërtetë. Ata shprehen se gjethja artifciale mund të përdoret në vendet në zhvillim, ku problemi i energjisë është çështje e ditës. Për më tepër: www.77news.al

Dieta Atkins! Edhe kjo është një dietë me shumë proteina, e cila bazohet në aftësinë që ka organizmi për të prodhuar energji, duke djegur më parë karbohidratet dhe me pas yndyrnat. Pra, nëse reduktojmë karbohidratet, organizmi përdor yndyrnat e mbledhura si burim energjie primare dhe në këtë mënyrë redukton peshë nga trupi dhe nga masa e yndyrshme. Në praktike, dieta Aktins kërkon të mbajë konstant nivelin e insulinës, duke e transformuar organizmin në një makinë djegëse yndyrnash. Faza e

parë e dietës, që duhet të ndiqet të paktën 2 javë, është ajo e vendosjes së kufizimeve të forta për reduktimin e karbohidrateve, që nuk duhet të kalojnë 20 gram në ditë (për të patur një ide, mjafton të mendoni se në 100 gram nga ushqimi që hani, ka 75 gram karbohidrate). “Sepse bëhet fjalë për një dietë me shumë proteina” shpjegon Giovanna Cecchetto “ është e këshillueshme nga doktori, që më parë të bëhet një kontroll nëse veshkat janë efikase”. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Juriste. Të interesuarat të kontaktojnë në: 0672082543/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 21 NËNTOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Kompanitë turke, investime në sektorë kyç në Somali!

Ankara, Turqi

Kompanitë turke do të investojnë në disa sektorë në Somali. Pas fillimit të punimeve në aeroportin e vendit nga ana e një kompanie turke tashmë do të restaurohet edhe porti më i rëndësishëm i Somalisë, po nga një kompani turke. Somalia i ka konsideruar këto kompani si mjaft të rëndësishme dhe u ka besuar atyre disa nga projektet më të mëdha që planifikohen të zhvillohen në këtë vend. Sipas deklaratës së lëshuar nga Kryeministria, bëhet e ditur se: "Grupi Albajrak" do të bëje të mundur restaurimin e portit më të madh dhe do të investojë një shumë të konsiderueshme në vitet e ardhshme, gjithashtu kompania turke “LLC” do të

bëje të mundur zgjerimin e aeroportit që ndodhet në Kryeqytetin Mogadishu dhe do të investojë në përmirësimin e kushteve të këtij aeroporti.Nga ana tjetër, Ministri i Energjitikës së Libisë Dr.Ali Muhammed Muhayrik gjatë vizitës në Turqi dhe takimit me homologun e tij turk Taner Jëlldëz, ka kërkuar nga kompanitë turke të investojnë në sektorin e energjisë në Libi, pasi ky vend është mjaft i pasur. Ministri Muhajrik u shpreh se: "Ne kemi rezerva të konsiderueshme nafte. Në të njëjtën kohë kemi shumë burime të erës dhe të diellit nga ku mund të përfitohet energji. Ne kemi përgatitur një projekt ku kemi planifikuar projekte të ndryshme në vitet e ardhshme.

Lëvizja

Turqi-SHBA, afirmohen marrëdhëniet! Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry riafirmuan lidhjet e ngushta midis dy aleatëve, ku kanë vlerësuar në maksimum përpjekjet për të kapërcyer së bashku sfidat globale. Nëse sfida është kriza në Siri, situata në Iran, apo procesi i paqes në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Turqia kanë të njëjtat qëllime dhe strategji të reja për të arritur këtë, thekson Kerry. Gjithashtu komentoi se këto dy vende po punojnë në mënyrë efektive me njëra-tjetrën, duke trajtuar këto sfida për të krijuar mundësi që mund të sjellin paqen në këto vende. Ndërsa kryediplomati turk u shpreh se serioziteti i bashkëpunimit tonë do të shpaloset mbi situatën në Siri, sepse ne do të bëjmë gjithçka të mundemi për t’i dhënë fund gjakderdhjes atje, pasi si Turqia edhe SHBA do të bëjnë diplomaci të mundshme në mbledhjen Gjenevës së II, citoi Davutogllu. Për më tepër: www.77news.al

Kërkova nga Ministri Jëlldëz mbështetjen e qeverisë së tij në inkurajimin e këtyre kompanive që të investojnë në Libi. Kjo është vizita e parë në Turqi dhe mbeta i befasuar. Infastruktura në qytete është në standarde mjaft të larta. Turqia është vendi më i rëndësishëm në rajon dhe ekonomia e saj është gjithmonë në rritje", përfundoi ai. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Hostes. Të intaresuarat të kontaktojnë në: fox_3b@yahoo.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

Adresa: Bulevard Republika

KORÇË

Monarch Tel: +355 69 73 71 731 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

77 ENERGY

E ENJTE, 21 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Investitorë Malajzianë, interes për Bio-Energjinë në Shqipëri!

Themeluesi i Universitetit “Vitrina” z. Edmond Vlashaj, në cilësinë e Kryetarit të Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë ishte i ftuar në Kongresin e “Palma Oil & Bio Energy” Malaysia së bashku me Zv. Rektorin e Marrëdhënieve me Jashtë Prof. Dr. Hilmi Ibar, me Koordinatoren e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë Msc. Aida Marku dhe me Koordinatorin e Zyrës së Projekteve Msc. Ing. Fejzo Nikollari. Në këtë ditë të ngjeshur me takime, delegacioni nga Shqipëria pati mundësi të takojë shumë investitorë dhe sipërmarrës të interesuar për të investuar në Shqipëri dhe në hapësirën shqiptare në Ballkan në

fushën e Bioenergjisë, Biogaz, Biomasë, Biodizel, etj. Në cilësinë e Kryetarit të Sipërmarrësve Shqiptarë, Kryetari Edmond Vlashaj ka bërë një ekspoze të potencialeve pozitive që ka Shqipëria dhe sipërmarrësit shqiptarë për të prodhuar dhe tregtuar produkte cilësore në të gjithë Europën, në kooperim të ngushtë me investitorët nga Malajzia. Në cilësinë e Kryetarit të Sipërmarrësve Shqiptarë, z. Edmond Vlashaj u takua edhe me Drejtoreshën e Përgjithshme të Bordit “Palm Oil & Bioenergy” në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë së Malajzisë

Dr. Choo Yuen May. Në këtë kongres, Zyra projekteve e përfaqësuar nga Koordinatori Msc. Ing. Fejzo Nikollari dhe zyra e Marrëdhënieve me Jashtë e përfaqësuar nga Msc. Aida Marku kanë qenë shumë aktivë në ndërtimin e kontakteve dhe komunikimin me investitorë të mundshëm për zhvillimin e projekteve të Bioenergjisë në Shqipëri. Ndërkohë, Unioni i Sipërmarrësve Shqiptarë është konsideruar nga drejtuesit e këtij kongresi si një partner i rëndësishëm në realizimin e projekteve të përbashkëta në Shqipëri e më gjerë. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Përfaqësues Komercial. Dërgoni CV-të tuaja në: info@homeplus.al/ Për më tepër www.biznesunion.al

Rruga “Sami Frashëri” pranë Piceri Era, Tiranë kids.fashion11@yahoo.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


21 nëntor