Issuu on Google+

Partia www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E DIELË, 21.07.2013 VITI II - NR.502

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.2 ...>>fq.2

Lumturia është një zgjedhje!

N

ëse të tjerët nuk e pëlqejnë Qendra e mënyrën se si veMendimit Pozitiv proni dhe mendoni, punë e madhe. Jeta nuk është e kënaqshme për të gjithë. Nëse keni guximin për të pranuar kur jeni të frikësuar, aftësinë për të qeshur ose për të qarë, për të folur me zë të lartë, edhe nëse zëri juaj është i lëkundur, ose për të kërkuar ndihmë kur të keni nevojë për të, atëherë ju keni gjithçka që ju nevojitet për të qenë të lumtur. Po ju paraqesim 10 mënyra për të qenë të lumtur: 1.Të jeni më i miri i mundshëm. Jepni maksimumin në gjithçka që bëni, angazhohuni në arritjen e qëllimeve dhe mos krahasoni veten me askënd tjetër. Mos u përpiqni të jeni më të mirë se kushdo tjetër. 2. Shoqërohuni me njerëz të drejtë. Harxhojeni kohën duke u shoqëruar me njerëz të cilët janë të zgjuar, të nxitur dhe mendje hapur. Këto lloj marrëdhëniesh ndihmojnë në arritjen e qëllimeve tuaja. Rrethohuni me njerëz që reflektojnë personin që ju dëshironi të jeni. Të qënit vetvetja, është e vetmja mënyrë për të vërtetuar se ju po jetoni të lumtur. 3. Përqendrohuni në atë që keni, jo në atë që nuk keni. Nëse jeni mirënjohës për të mirën e dukshme në jetën tuaj, kjo do t’ju sjellë një kuptim të thellë të lumturisë. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për të dalë jashtë dhe për të blerë. Ju do të kaloni një kohë të keqe dhe do ta keni të vështirë për të qënë të lumtur nëse nuk jeni mirënjohës për atë që tashmë keni. 4. Mbani qëndrim të mirë. Ajo që pengon lumturinë në jetën tonë, është fotoja e krijuar në kokën tonë se si jeta ... >> VIJON NË FAQEN 2

Kompania kineze do të ndërtojë Rrugën e Arbërit! Nikolin Jaka: Të gjenden rrugët e bashkëpunimit qeveri-sipërmarrje!...................fq.3 Deda: Punonjësit e spitalit më neglizhojnë, nuk marr dot një vërtetim!.....................................fq.4 Xhokola: Kërkojmë më shumë korrektesë nga disa nënpunës të tatimeve!..............................fq.5 3 vite qeverisje e AKP, 3.5 milion të punësuar!.......fq.7 Universiteti “Vitrina” konkretizon bashkëpunimet në Bursa të Turqisë!.................................................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

E DIELË, 21 KORRIK 2013

AKTUALITET

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kompania kineze do të ndërtojë Rrugën e Arbërit!

K

ryeministri Sali Berisha bën të ditur se "pas mbi një vit tratativash me autoritetet kineze, kompania e ndërtimit nr.1 në Kinë por dhe në botë CSCEC, paraqiti një ofertë për ndërtimin e plotë të 27 km të rrugës së Arbërit, të mbetura pa ndërtuar. Përfshirë këtu, tunelin e Qaf Murrizit dhe

Urën e Vashës". Në rrjetin social "Facebook", Berisha shkruan se, "kompania do bëjë vetë financimin e plotë ose të pjesshëm të ndërtimit të rrugës me një kredi që qeveria kineze i akordon asaj për këtë vepër". Më tej, shefi i qeverisë sqaron se sipas një

opsioni tjetër, qeveria shqiptare mund të bëhet bashkëfinancuese me shumën 70 milionë euro. "Në të dy rastet, pala shqiptare duhet të marrë përsipër pagesën e përvitshme të fitimit të munguar nga trafiku për vitet e nxjerrjes së investimit nga kompania. Oferta, në çdo aspekt, është shumë e leverdisshme. Ajo nuk e rrit borxhin publik. Mbi bazën e saj, sipas ligjit do hapet së shpejti tenderi ndërkombëtar", thekson Kryeministri Berisha. Rruga e Arbërit është rruga e dytë e kombit. Me ndërtimin e tunelit të Murrizit distanca midis Shkupit dhe Tiranës shkurtohet me 103 km, kurse ajo midis Peshkopisë, Bulqizës dhe Tiranës bëhet përkatësisht 60 dhe 30 min. Për më tepër: www.77news.al

Elbasan, rifillojnë punimet për zbulimin e kalasë së periudhës osmane!

P

as zbulimit rastësisht pak kohë më parë, të pjesës së sipërme të një kulle, në rrugën "Th.Kalefi”, në Elbasan, kanë rinisur punimet për zbulimin e plotë të rrënojave arkeologjike, në afërsi të sheshit të Namaz-

gjasë. Sipas arkeologëve, këto rrënoja mendohet se i përkasin periudhës osmane, ndaj dhe kanë vendosur që të ndjekin nga afër ecurinë e punimeve që po kryhen aty, ndërsa gjatë gërmimeve ka dalë në sipërfaqe pjesa e sipërme e kullës, që mendohet të jetë pjesa veriore e një kalaje mijëravjeçare, që mendohet se i përket Kalasë së Jeniçerëve. Përveç zbulimit të kullës veriore, ata mendojnë se ka dhe disa kulla të tjetra, të cilat priten të zbulohen me përparimin e mëtejshëm të gërmimeve. Arkeologu Skënder Bushi, i cili po punon për zbulimin e plotë të këtij monumenti, thotë se deri tani nuk mund të thuhet me saktësi se cilit shekulli i përket

ndërtimi i kësaj kalaje. Gjithsesi mund të thuhet që ajo i përket periudhës osmane, ndërsa për fatin e mëtejshëm të saj, do të vendosë Këshilli Arkeologjik. Nga ana e ekspertëve të fushës së arkeologjisë, është gjykuar që në varësi të ecurisë së punimeve të mëtejshme, do të merren vendime për konservimin e zbulimit më të fundit arkeologjik dhe ruajtjen e tij. Ndërsa kreu i Bashkisë së Elbasanit, Z.Qazim Sejdini, ka deklaruar se për të ruajtur këtë zbulim, institucioni që ai drejton, do të realizojë në fund të investimit një mbikalim, i cili do t’i shërbej turistëve për të parë rrënojat arkeologjike. Për më tepër: www.77news.al

nga 1980 dhe është provuar disa herë. Mos harroni, buzëqeshja ju bën të lumtur. 6. Kujdesuni për trupin tuaj. Kujdesi që do të tregoni për trupin është vendimtar për të qenë një person i lumtur. Nëse fiziku juaj nuk është në formë të mirë, atëherë energjia mendore, energjia emocionale, dhe energjia shpirtërore, do të jenë të prekur negativisht. 7. Të jeni të ndershëm. Filloni të jeni të ndershëm me veten dhe me gjithë të tjerët. Mos mashtroni. Qëndroni besnik dhe të mirë. Bëni gjënë e duhur. Intergriteti është thelbi i çdo gjëje të suksesshme. 8. Ndihmoni të tjerët . Kujdesuni për njerëzit. Kur ju ndikoni pozitivisht në jetën e dikujt tjetër, ju gjithashtu bëni një ndikim

pozitiv edhe në jetën tuaj. 9. Mos u shoqëroni me njerëz negative. Ndonjëherë ju duhet të jeni të fortë për veten tuaj. Dashuria është me vlerë dhe ja vlen që të luftosh për të. Disa marrëdhënie dhe situata thjesht nuk mund të jenë efikase. 10. Përqafoni hapin e ardhshëm në jetën tuaj. Mos lejoni kurrë suksesin t'ju futet në mendje dhe mos lejoni kurrë dështimin t'ju futet në zemër. Çdo ditë është një fillim dhe një fund i ri. Mos harroni: asnjëherë mos lejoni që opinioni i dikujt tjetër të bëhet realiteti juaj. Zgjedhja është e juaja. Zgjidhni lumturi. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 duhet të jetë. Arsyeja pse kaq shumë njerëz heqin dorë nga ëndrrat e tyre, është sepse ata shohin sa larg duhet të shkojnë dhe nuk shohin sa kanë arritur. Mos harroni: jeta është një udhëtim, jo një destinacion. Mundohuni të jeni pozitiv, buzëqeshni dhe pretendoni që sot është një ditë e bukur 5. Buzëqeshni më shpesh. Buzëqeshja është një zgjedhje, jo një mrekulli. Mos prisni që njerëzit t’ju buzëqeshin. Një buzëqeshje e vërtetë ju bën të ndiheni më mirë. Akti i thjeshtë i buzëqeshjes dërgon një mesazh në trurin tuaj që jeni të lumtur. Dhe kur jeni të lumtur, trupi prodhon të gjitha llojët e endorfinës. Ky reagim është studiuar që Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 21 KORRIK 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Nikolin Jaka: Të gjenden rrugët e bashkëpunimit qeveri–sipërmarrje!

Nikolin Jaka

K

reu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka denoncon arbitraritetin e organeve tatimore ndaj sipërmarrjeve. Referuar konf liktit të tatimorëve me kompaninë “ARMO”, Jaka thotë se duhen kërkuar rrugët e bashkëpunimit për të zgjidhur

problematikën shtet-sipërmarrje. Sipas tij, për asnjë arsye shteti nuk duhet të bllokojë punën në kompanitë private, për më tepër në sektor të rëndësishëm siç është ai i naftës. "Nuk mund të zgjidhen gjërat në rrugë arbitrare, me mllefe apo inate. Gjërat zgjidhen në rrugën e pajtimit, të bashkëpunimit, të klimës së plotë bashkëpunuese, sidomos kur bëhet fjalë për sipërmarrje të rëndësishme që kanë efekt në ekonominë e vendit, por edhe në buxhetin e qytetarëve që janë të punësuar në këtë kompani. Vendet e zhvilluara, sidomos Italia, kanë praktikat më të mira se si operon me kompanitë që kanë një numër të madh të punësuarish. Kur kemi të bëjmë me situata të tilla, lihet koha e mjaftueshme dhe e nevojshme në mënyrë që të gjenden rrugët e zgjidhjes. Nëse kjo klimë bashkëpunimi

është e pakonsumuar, atëherë bëjmë thirrje që qeveria, organet tatimore dhe sistemi fiskal të jenë të kujdesshëm dhe të operojnë me kujdesin e duhur, pasi dëmet që shkaktohen janë të mëdha. Qeveria ka një program të qartë për kujdesin ndaj burimeve natyrore, ku këtu futen edhe prodhimet e naftës dhe nënproduktet e saj. Realisht ne duhet të jemi të kujdesshëm pasi janë këto burime natyrore që duhet t'i trajtojmë si pasuri të qytetarëve shqiptarë dhe pasuri kombëtare”, tha Jaka. Jaka sugjeron zgjidhje me pajtim mes palëve, por jo bllokim aktiviteti. Dhoma e Tregtisë ka hartuar një paketë kundër arbitraritetit tatimor ndaj biznesit, e cila do të kërkohet të zbatohet edhe nga qeveria e re. Për më tepër: www.77news.al

Fermerët kuksianë rrisin interesin për bimët medicinale!

N

ë qarkun e Kukësit po rritet interesi i fermerëve për të kultivuar bimët medicinale, kryesisht sherebelën, një bimë mjekësore që kohëve të fundit po kërkohet edhe nga tregu. Vetëm për këtë periudhë, në rajonin e Kukësit kanë aplikuar për subvencione më shumë se 33 fermerë, të cilët e kanë mbjellë këtë kulturë bujqësore medicinale për të ndihmuar kështu edhe ekonomitë familjare. Deri tani, janë mbjellë me bimë medicinale më shumë se 28 hektar tokë. Kryesisht mbjellja është bërë në zonat ku mungon sistemi vaditës, duke ditur se rritja e këtyre bimëve nuk kërkon vaditje

të vazhdueshme. Sipas vetë fermerëve, ky është një biznes fitimprurës për banorët e zonave rurale duke e patur të garantuar tregun pasi është bërë gjithnjë e më tepër e kërkuar nga biznesi privat që edhe ai e ka të garantuar tregun e eksportit. Sipas specialistëve, masivet e mëdha pyjore të kësaj zone përmbajnë shumë bimë medicinale e aromatike. Vetëm në pyjet e livadhet e qarkut të Kukësit, rriten mbi 120 lloje të ndryshme bimësh mjekësore, ku vendin kryesor e zënë sherbela, boronica, shtogu, agulicja, gentiana, lule manushaqja etj. Për më tepër: www.77news.al

Kërkohet Inxhinier Zbatimi (firmë ndërtimi). Të interesuarit të dërgojnë CV-të në adresën: ashp_al@hotmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

Dekorim ambientesh për: Dasma, fejesa, ditëlindje dhe ceremonitë në kishë Ofrojmë gjithashtu: ftesa dasme, konfeta, fishekzjarre dhe aksesorë të tjerë të nevojshme për gëzimin tuaj

Kompozime lulesh të ndryshme, të kombinuara me shumë elegancë për: - Buqeta nusesh sipasshijes tuaj - Zbukurim makine me lule natyrale - Dekorim ambienti me lule natyrale për dasma dhe ceremoni në kishë Dërgesa buqetash

Adresa: Sheshi i Flamurit pranë “ProCredit” Bank, Vlorë Cel: +355 69 20 39 801 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E DIELË, 21 KORRIK 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Deda: Punonjësit e spitalit më neglizhojnë, nuk marr dot një vërtetim!

V

era Deda nga Puka, prej më tepër së tridhjetë e tetë vite, vuan nga një sëmundje e rëndë. Ajo shprehet për qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet, se për shumë kohë është neglizhuar nga punonjësit e spitalit nr.5 (Klinika e Sëmundjeve Neurologjike dhe Psikiatrike në QSUT), për të marrë dokumentat e nevojshme që i duhen për të blerë ilaçet. Si quheni dhe nga jeni? Unë quhem Vera Deda. Jam nga Puka dhe jam 43-vjeç. Pas katër vitesh martesë u divorcova dhe tani jetoj në Tiranë me babanë dhe vëllanë në një shtëpi me qera. Nga martesa që pata, kam një djalë. Jeta që unë bëj nuk është aspak e lehtë, për shkak të sëmundjes disa vjeçare.

Prej sa kohësh prisni për të marrë dokumentacionin? Kam gati një javë që vi çdo ditë në spital, për të rinovuar dokumentat me anë të të cilave marr ilaçet për epilepsinë. Punojësit e shërbimit nuk më japin asnjë llojë arsye se përse refuzojnë të më japin vërtetimin e statusit të të sëmurit, me qëllim që unë më pas të përfitoj ilaçet falas. Për këtë jam shumë e shqetësuar, sepse çdo moment që kalon ndikon në shëndetin tim që po përkeqësohet. Prej sa kohësh jeni e sëmurë? Që në moshën dy vjeçare unë kam vuajtur nga epilepsia. Sëmundja më shfaqet shumë shpesh. Prindërit nuk e kuptuan në kohë se çfarë kam dhe më dërguan tek

mjeku rreth një vit më pas. Ai i rekomandoi prindërit që ilaçet ti merrja rregullisht. Gjendja tani është përkeqësuar dhe shpeshherë përjetoj momente të vështira si pasojë e mos marrjes së ilaçeve. Ka raste që këto shqetësime më shfaqen më tepër se dy herë në ditë dhe kjo më ka dëmtuar fizikisht. Cila është arsyeja që punonjësit e vonojnë vërtetimin? Nuk më japin informacion, më thonë vetëm që duhet të pres. Nuk e di dhe sa kohë duhet të pres. Kërkoj sa më shpejt të jetë e mundur të zgjidhet ky problem. Drejtuesit e këtij spitali duhet të jenë më të ndjeshëm dhe më të përgjegjshëm ndaj shqetësimeve të pacientëve. Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë duhet të marrë masa për parandalimin e këtyre problemeve. Unë kam të drejtë të marr shërbimin e merituar dhe jo të pres me ditë të tëra për një dokument. Ne jemi njerëz të thjeshtë, por kjo nuk do të thotë që nuk meritojmë shërbimin në kohë. Jam taksapaguese e rregullt dhe më takon shërbimi ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë. Kërkoj nga qendra juaj që të bëjë një kërkesë me shkrim tek organet përgjegjëse dhe ta ndjekë këtë çështje. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Kërkohet EDUKATORE PER CERDHEN. Të interesuarat të kontaktojnë në 0662230678 / Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 21 KORRIK 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Xhokola: Kërkojmë më shumë korrektesë nga disa punonjës të tatimeve!

N

isur nga shqetësimet dhe vërejtjet e tatimpaguesve të ndryshëm, por edhe nga vëzhgimet dhe interesimi për një shërbim sa më korrekt ndaj qytetarëve, Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet, ka konstatuar neglizhencë dhe shërbim jo cilësor ndaj qytetarëve, nga administrata tatimore. Nga konstatimi, në Drejtorinë e Shërbimit të Tatimpaguesve Tiran�� (pranë 21 Dhjetorit), mbizotëronte një kaos dhe pakënaqësi për shërbimin e ofruar. Ja si u shpreh pranë QDS i riu nga Tirana N.Xhokola: Më flisni pak për jetën dhe aktivitetin që ushtroni? Unë jam N. Xhokola dhe jam nga Tirana. Kam mbaruar arsmin e lartë në degën Ekonomik, si dhe jam diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Financë – Kontabilitet. Prej dy vitesh, punoj si ekonomist dhe për-

gatis dokumentat e disa bizneseve, të cilët kanë shprehur dëshirë t’u mbyll proçedurat ligjore dhe detyrimet e tyre me shtetin. Si është shërbimi në administratën tatimore? Për shkak të punës, më duhet shpesh të shkoj e të marr shërbimim nga Administrata e Tatimeve Tiranë. Zakonisht jam ndeshur me neglizhencë dhe radhë të gjata. Disa persona, vijnë për të marrë një vërtetim apo paguar detyrimet që kanë ndaj shtetit edhe i’u duhet të presin me javë të tëra. Madje në disa raste edhe pse nuk ka asnjë person në radhë, punonjësit nuk i shtypin pulsantët për të thirrur biletat sipas numrave përkatës. Për më tepër, ka punonjës që sillen me qytetarët pa edukatë dhe pa etikë gjatë komunikimit në ambjentet e punës.

Apeli juaj ndaj këtij institucioni dhe organeve që e kontrollojnë dhe monitorojnë punën e tij? I bëj thirrje Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve Tiranë, që të jetë më e kujdesshme dhe të rrisë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, pasi është e drejtë e qytetarit të marrë një shërbim të shpejtë dhe etik. Kërkesën time duhet ta marrin si kritikë, por njëkohësisht si bashkëpunim për të kontribuar në evidentimin dhe zhdukjen e problematikave me qëllim arritjen e standarteve. Gjithashtu, kërkoj që të plotësohet numri i punonjësve dhe të rritet cilësia e punës, pasi sektori i ekonomisë është një sekor që ka një aktivitet të dendur dhe në varësi të shërbimit, ndihmohen shumë njerëz, ose në të kundërt penalizohen. Ne jemi një vend me ekonomi të vogël dhe nëse pretendojmë të kemi një zhvillim në këtë sektor, do të na duhet të bëjmë përparësi në këtë drejtim. Jo vetëm qytetarët kanë detyrime që të paguajnë në kohë, por edhe punonjësit e administratës duhet ta ofrojnë shërbimin në mënyrë qytetare. Kjo gjë do të bënte të mundur zhvillimin e institucioneve si dhe do rriste besueshmërinë e qytetarëve tek shteti. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Kamariere. Të interesuarat të kontaktojnë në numrat : Tel. +355 4 220 2002 Cel. +355 68 909 6660 / Për më tepër www.njoftime.com

KOMPLEKSI TURISTIK “FAFA” Po kërkoni një vend për të pushuar?

Klientët tanë, familja jonë!

Po kërkoni një shtëpi pushimi? Përgjigja: “KOMPLESKI TURISTIK FAFA”

Adresa: “Mali i Robit” Golem, Kavajë Cel: 069 60 37 162 e-mail: fafa.shpk@yahoo.com 069 20 81 200 web: www.fafa-al.com 069 20 37 747 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E DIELË, 21 KORRIK 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Limoni normalizon tensionin e lartë!

N

jë mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Sëmundja e hipertensionit është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Kjo, mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Për më tepër: www.77news.al

Ja kush janë qëllimet e Astrofizikës!

N

jerëzit kanë akses në yje duke i’u vënë emra dhe duke vënë re

ndryshimet e tyre për mijëra vjet. NASA u bashkua me ndjekjen e njohurive të

universit tonë vetëm dekadat e fundit. Qëllimet e shkencës së Astrofizikës, janë befasuese. Ne kërkojmë të kuptojmë universin dhe vendin tonë në të. Jemi duke hetuar momentin e krijimit të universit dhe jemi afër njohjes së historisë së plotë të yjeve dhe galaktikave. Jemi duke zbuluar sistemet planetare si formë dhe mjedise mikpritëse për jetën që mund të zhvillohet në to. Do të kërkojmë për nënshkrimin e jetës në botët e tjera, për të mësuar se ne nuk jemi vetëm. Qëllimi i NASA-s në Astrofizikë, është që të zbulojë se si funksionon universi dhe të shqyrtojë se si lindi dhe u zhvillua në formën e tij aktuale. Për më tepër: www.77news.al

Kërkohet part-time Pedagog/e Lënda Web Design. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin 0697320892 / Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 21 KORRIK 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

3 vite qeverisje e AKP, 3.5 milionë të punësuar!

Nga mbledhja e G20.

Z

ëvendësministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Halil Etyemez tha se qeveria turke në 3 vitet e fundit e ka rritur punësimin me 3,5 milionë vetë dhe e ka reduktuar me 1 milionë numrin total të të papunëve, pavarësisht efekteve të krizës globale. Këto deklarata Z.. Etyemez i bëri në Takimin e Ministrave të Punës së Grupit të G20-ës. Takimi u organizua në Moskë me pjesëmarrjen e 23 ministrave të Punës së 26 vendeve. Në një hark kohor shumë të ndjeshëm, si ai i krizës ekonomike, Tur-

qia jo vetëm që e rriti punësimin, por falë një lufte efektive me papunësinë, nivelin e papunësisë në vend nga 14% e uli në 9,2%, nënvizoi Etyemez. Ai foli për reformat që ka realizuar Turqia vitet e fundit, duke sqaruar se gjatë vitit të fundit arriti të hapë 1 milionë e 157 vende të reja pune dhe më shumë se gjysma e kësaj shifre përbëhet nga të punësuarat femra. Në tre vitet e fundit, punësimi në Turqi është rritur me 3,5 milionë, ndërsa papunësia është reduktuar me 1 milionë, tha Z. Etyemez.

Lëvizja

Davutogllu: Turqia nuk toleron sigurinë e kufirit të saj! Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutogllu në deklaratën e përbashkët për shtyp me homologun grek Evangelos Venizelos, vlerësoi ngjarjet në kufirin me Sirinë dhe pasi përmendi përleshjet në qytetin kufitar Resulajn të Sirisë, tha se Turqia do të kundërpërgjigjet menjëherë në rast se do të kemi të bëjmë me një situatë që kërcënon sigurinë e kufirit. “Edhe këtej e tutje do të merren masat më efektive ndaj çdo lloj rreziku që ka në shënjestër sigurinë e kufirit tonë, pavarësisht se nga cili grup vjen ky kërcënim dhe cilado qoftë arsyeja”, tha shefi i diplomacisë turke. Për më tepër: www.77news.al Kapacitetet e qeverisë për të krijuar vende të reja pune nuk duhen vlerësuar vetëm me reformat që bëhen në sektorin publik, theksoi Etyemez duke shtuar se vitin e kaluar 7 ministri koordinuan punimet dhe përgatitën një “paketë për stimulimin e investimeve” në lidhje me sektorin privat. Etyemez u sqaroi pjesëmarrësve në takim reformat nxitëse të qeverisë për uljen e kostove për punëdhënësit dhe rritjen e punësimit. Kontributet e sigurimeve shoqërore që duhet të paguajë punëdhënësi për personat me aftësi të kufizuara që do të punësojë, do të paguhen të gjitha nga shteti dhe në mënyrë të vazhdueshme. Në rast se do të kemi punësim të të rinjve dhe femrave, kjo ndihmë nga ana e shtetit për punëdhënësit do të zgjasë 3 vjet. Për më tepër: www.77news.al

Kërkohet Asistente Ekzekutive (F). Të interesuarit të dërgojnë CV-të në adresën e e-mailit: info@ashp.al / Për më tepër www.njoftime.com

JETA ËSHTË PLOT MUNDËSI! Të gjitha regjistrimet në SH.L.U.P. Vitrina

Master Shkencor dhe Profesional Vetëm 200

€ / Vit, të gjitha të përfshira!

Deri më 22 Korrik

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E DIELË, 21 KORRIK 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Universiteti “Vitrina” konkretizon bashkëpunimet në Bursa të Turqisë!

T

akimet e përfaqësuesve të Universitetit “Vitrina” më datë 19 korrik 2013, vazhduan në Bashkinë Yildirim, ku u pritën nga Kryetari i Bashkisë, Z. Ozgen Keskin dhe përfaqësues të tjerë të saj. Prezantimi vazhdoi edhe me drejtuesit kryesorë. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe për lehtësimin e kryerjes së praktikave mësimore nga studentët. Një eks-

periencë e veçantë ishte prekja konkrete e disa prej projekteve më të suksesshme të realizuara nga kjo bashki, të cilat kanë patur një impakt të gjerë socio-ekonomik në të gjitha shtresat e popullsisë. Shumë i suksesshëm rezultoi takimi me Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit “Uludag” në Bursa, Prof. Dr. Tahsin Yakut, ku ndër të tjera morën zanafillën projekte për shkëmbimin e stafit akademik, krijimi

i mundësive për specalizimet e mjekëve dhe një sërë veprimtarish të tjera. Përfaqësuesit e Universitetit “Vitrina”, vizituan secilin repart të spitalit universitar ku studentët e Fakultetit të Mjekësisë të këtij universiteti po kryejnë praktikat mësimore. Takimi me zv/rektorin Prof. Dr. Müfit Parlak, në praninë e studentëve, finalizoi me sukses këtë bashkëpunim. Për më tepër: www.77news.al

Supermarket

Adresa: Radë, Durrës Cel: +355 68 21 63 332 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


21 korrik