Issuu on Google+

Adresa : Kashar, Tiranë E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

Cel : +355 67 40 52 924 +355 68 32 32 213 +355 68 60 24 242

E MËRKURË, 21.08.2013 VITI II - NR.533

MENDIMI POZITIV

...>>fq.2 ...>>fq.2

Thjeshtësia, ndjenja e prehjes dhe e qetësisë!

N

jerëzit kokë ulur arrijnë Qendra e shpërblime të pasoMendimit Pozitiv sura mes njerëzve. Kurse e kundërta e tyre, hundpërpjetët, mëndjemëdhenjtë dhe ata që i shohin të gjithë nga lart poshtë, në çdo kohë janë përzënë nga njerëzit dhe janë goditur nga ndëshkimi! Fakti që njeriu e pëlqen vetveten është provë e çalimit të mendjes dhe trashësisë së shpirtit. Përballë poshtërimit të njerëzve, thjeshtësia i përfton zemrës së njeriut ndjenjën e prehjes dhe qetësisë. Dikush, duke e ditur se sa vlen është treguar kokëulur, do të thotë se është futur nën blindin më të sigurtë ndaj çdo lloj përbuzjeje e poshtërimi që mund t'i vijë nga njerëzit, si dhe ka marrë masën parambrojtëse më të shëndoshë ndaj tyre! Thjeshtësia është tregues i pjekurisë dhe vlerës të individit. Njerëzit më të formuar janë ata që rrinë më shumë mes njerëzve e bëhen gjithmonë me ta, kurse njerëzit më të mangët në vlera janë ca të pafat me nam të keq, të cilët e kanë për turp të rrinë mes njerëzve e t'i ndajnë gëzimet e hidhërimet me ta! Ata të cilëve s'u dihet vlera nga shoqëria mes të cilës jetojnë, herët a vonë, në saj të thjeshtësisë në karakter, lartësohen e arrijnë të fitojnë ndere të mëdha, kurse ata që vuajnë nga kompleksi i të mbajturit më të madh, me kohë, duke u lënë mënjanë nga populli pak nga pak, kthehen në elementë të huaj në mjedisin ku jetojnë! Lartësimi i një njeriu në vlerat njerëzore del në dukje me anë të thjeshtësisë, edhe thjeshtësia vetë del në dukje kur atë nuk munden ta ndryshojnë gjërat që shoqëria u jep vlerë, si posti, detyra, pasuria dhe... >> VIJON NË FAQEN 2

Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim: Ekonomi ngastrash apo ekonomi tregu? Ujërat e zeza largojnë turistët nga plazhi i Golemit!............................................fq.3 Pacientët në QSUT: Shitësit ambulantë abuzojnë me çmimet e produkteve!.....................................fq.4 Patrioti: Kërkoj strehim nga bashkia!...................fq.5 Turqia ngrihet në këmbë kundër gjakderdhjes në Egjipt!.........................................fq.7 KLSH: Banka e Shqipërisë, abuzime me paratë publike!.................................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E MËRKURË, 21 GUSHT 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

QDZH: Ekonomi ngastrash apo ekonomi tregu?

gjlit rrinë kot, ndërsa të mëdhenjtë vuajnë pasojat e prishjes së tregut nga të vegjlit informalë"-thotë pronari i një supermarketi, të cilit kohët e fundit i janë bashkëngjitur edhe pesë njësi të vogla shitjeje. Po ku qëndron problemi i konkurencës së lirë? Duket sikur autoriteti shtetëror nxit biznesin e vogël të zhvillohet duke krijuar liri pa rregulla ku ndonjë kudo dhe kur të dojë mund të hapë njësi shitjeje për të tregtuar çfarë dhe si të dojë, mjafton të marrësh një nr. nipti në QKR për ata që ligjërohen që në fillim. Pra mungon tërësisht planifikimi i shpërndarjes në mënyrë të drejtë të territorit për të ushtruar biznes dhe mos pasja e rregullave të qarta prodhon një katrahurë ekonomike, ku edhe ato pak të ardhura që kanë këto subjekte i përdorin për të bërë biznes. Këto fenomene nuk vërehen absolutisht në vende të zhvilluara me ekonomi të lirë tregu në Evropë dhe SHBA. Bashkia duhet të ndalojë tregtinë e lirë. Kujdes, jo të lirë në kuptimin që kushdo kur të dojë me kushtet mizerabël i rrëmben klientelën fqinjit të

vet. Nëse do të kishte politika biznesi, do të kishte më shumë punonjës të deklaruar dhe më shumë vende pune. Çdo familje hap një mini biznes që nuk nxjerr gjë as për veten as për shtetin. Ndërsa farmacistja Erinda S, e cila ka investuar një pjesë të mirë të kursimeve të prindërve për të krijuar kushte moderne në një ambient pranë "Misto Mame" thotë: Ti lodhesh, bën shkollë shtetërore 5 vjet, master jashtë vendit 2 vjet, ke një farmaci me të gjitha rregullat dhe dokumentat. Më pas konkurohesh nga një grua 50-vjeç që tani është në vazhdim të studimeve. Në farmaci rri e gjithë familja me turne, nuk ka dokumenta dhe ambient ku të mirëmbahen ilaçet. Kjo është konkurencë e pandershme. Në këto kushte mungon orientimi ekonomik i autoriteteve përkatëse shtetërore, ku shteti hedh subjektet kundrejt njëra-tjetrës në konkurrencë. Në vend që të krijojë hapësira biznesi nëpërmjet politikave të veta, në këtë treg që quhet i lirë dhe liberal rezulton një kolaps ekonomik dhe social për zhvillimin tregtar në vendin tonë. Vlen të përmendim këtu edhe operimin e taksive të paligjshme që gjenden në cdo cep kryqëzimi apo shëtitoreje që nuk paguajnë taksa dhe që dëmtojnë realisht konkurencën e lirë të taksive të licensuara për këtë aktivitet shërbimi. Shtojmë këtu edhe numrin e pamatshëm dhe pa asnjë kriter minimal të subjekteve të lojrave të fatit që po zaptojnë çdo cep pallati, ku përveç ndotjes së madhe akustike për banorët rrezikojnë çdo ditë të kthehen në plagë sociale për të rinjtë dhe burim konfliktesh me pasoja të rënda. "Liria pa kufinj është prangë"- B.Manaj. QDZH apelon autoritet përgjegjëse që të krijojnë kushtet për konkurencën e lirë dhe të ndershme mes subjekteve tregtare dhe të krijojnë rregulla të qarta duke zbatuar ligjin dhe hartuar strategji orientimi nga modelet më të mira ekonomike të vendeve të zhvilluara. Përndryshe, kjo konkurrencë e deformuar bëhet një mekanizëm shkatërrimtar dhe krijon monopole, pabarazi, padrejtësi dhe shkatërrim të ekonomisë. Për më tepër: www.77news.al

njerëzore! Thjeshtësia ka vlerën e çelësit të pothuaj gjithë shprehive të mira. Për shkak se madhështia është nga atributet e Individualitetit të Lartë, ata që janë treguar tekanjozë, pothuaj gjithmonë janë

përlarë nga dora ndëshkuese. Kurse ata që e kanë njohur veten se sa vlejnë e janë treguar të thjeshtë dhe janë lartësuar. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Bashkia e Tiranës

Q

endra për Drejtësi dhe Zhvillim, pranë Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, ka si qëllim mbrojtjen e interesave të biznesit dhe trajtimin e problematikave të sipërmarrjeve që operojnë në Shqipëri. Sot shqetësimi vjen nga disa njësi shitjeje dhe shërbimesh në Tiranë (zona e Kombinatit), të cilët ankohen për konkurencën e padrejtë dhe për mbivendosjen e të njëjtave lloje biznesesh në një hapësirë shumë të vogël gjeografike. Brenda një rrugice janë mbi 15 njësi farmaceutike dhe shumë njësi të tjera minimarketesh që operojnë duke "shkatërruar" njëri-tjetrin.Lufta mes tyre në kushte jo të barabarta nis që nga ofrimi jashtë standarteve i tregtimit dhe ofrimit të shërbimeve. Shtojmë edhe mos pagimin e taksave dhe detyrimeve bashkiake nga njësitë kioska që përpiqen të marrin ato pak klientë të njëri-tjetrit duke ulur çmimet deri në kosto të produktit. Në këtë mënyrë ata janë të falimentuar, por të punësuar në një treg informal duke u përqëndruar e gjithë familja gjithë ditën dhe duke mos siguruar dot të ardhurat familjare."Të ve-

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 dituria. Për atë njeri tek i cili njëri prej elementëve të sipërpërmendur arrin të shkaktojë ndryshim në mendime e sjellje, nuk mund të bëhet fjalë as për thjeshtësi, as për lartësim në vlerat Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 21 GUSHT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ujërat e zeza largojnë turistët nga plazhi i Golemit!

N

ga zona turistike e Golemit kanë nisur të largohen shumë pushues. Shkak për këtë fenomen kanë qënë lodhja nga premtimet për investime dhe për shërbime bazë të komunitetit. Investimi i Bankës Botërore për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza nuk është bërë funksional as këtë vit. Projekti është ndërprerë pa realizuar rrjetin dytësor të kanalizimeve që mundëson lidhjen

e godinave të shumta me rrjetin kryesor të shkarkimit të ujërave të zeza dhe impiantin e përpunimit të tyre në Shënavlash të Durrësit që u përurua në pranverë. Në Golem ujërat e zeza janë të pranishme kudo, edhe aty ku ndodhen të akomoduar mijëra pushues. “Vitin tjetër do të shkojmë në Vlorë. Ndoshta kthehemi këtu pas 20 vitesh”, shprehen pushuesit kosovarë e maqedonas. Edhe

banorë e frekuentues të rregullt të këtij plazhi ndjehen të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura dhe të rrezikuar nga niveli i lartë i ndotjes. Ndërsa në rrugën që kalon mes godinave dhe lokaleve, disa punëtorë të komunës së Golemit kanë nisur të sistemojnë me zhavorr rrugën ku ende janë prezent ujërat e zeza. Ato derdhen në mes të ditës në det. Asnjë strukturë nuk ndërhyn për ndëshkimin e subjekteve që bëjnë derdhje në det. “Kam ardhur nga Italia, por shumë i ndotur ambienti këtu. Do të iki”, shprehet një tjetër pushues. Pranë Ujësjellës-Kanalizimeve Kavajë thonë se përgjegjësia lidhet me ndërprerjen e investimit për rrjetin e kanalizimeve dhe kur ky rrjet nuk ekziston nuk ka se si të mirëmbahet. Përgjigjen zyrtare për ndërprerjen e investimit, ku kanë përfunduar fondet dhe të dhëna për zbatimin e plotë të tij, nuk di asnjë person përgjegjës në këtë sektor që të japë përgjigje. Për më tepër: www.77news.al

Shëngjini shënon numër më të lartë vizitorësh në katër vitet e fundit!

S

hëngjini po shënon numrin më të lartë të pushuesve që ka pritur në katër vitet

e fundit. Pastërtia e ujit, përmirësimi i kushteve të infrastrukturës edhe investimet në kushtet e hotelerisë kanë ndikuar në rritjen e interesit të pushuesve për plazhet e tij. Emigrantët shqiptarë nga shumë vende të botës, por edhe shqiptarët e Kosovës janë pushuesit e rinj. Frekuentimi i plazhit vijon deri në orët e vona të pasdites. Ata vlerësojnë cilësinë e ujit dhe të rërës, ndërsa theksojnë se duhet më shumë kujdes nga pushuesit, për frenimin e ndotjes së ambientit. Jo vetëm plazhi, por edhe mbrëmja ofron mundësi për pushuesit në Shëngjin, shëtitorja

e ndërtuar së fundmi dhe koncertet live janë destinacioni i mbrëmjes së të rinjve dhe familjarëve. Kuzhina është një tjetër avantazh për pushuesit. Restorantet ofrojnë gatimet e detit me çmime të arsyeshme dhe me një kulturë të lartë cilësie dhe shërbimi. Në mungesë të statistikave të sakta të numrit të pushuesve, drejtues të komunës Shëngjin me të dhënat e deritanishme, konfirmojnë se numri i pushuesve që kanë frekuentuar Shëngjinin këtë verë është rreth 20 % më i lartë se në sezonin e kaluar. Për më tepër: www.77news.al

Albanian Telecommunications Union kërkon menaxher shitjesh, dërgoni CV në e-mail: info@atu.al / Për më tepër www.njoftime.com

CAFFE - RESTAURANT

ILIRIA

Adresa: Vërmicë, Prizren, Kosovë Cel: +377 44 11 34 00 / +377 44 19 18 62 Lëvizja

E-mail: Res.iliria@live.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E MËRKURË, 21 GUSHT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Pacientët në QSUT: Shitësit ambulantë abuzojnë me çmimet e produkteve!

M

und të thuhet me plot gojën që një pjesë e madhe e familjeve shqiptare janë me të ardhura të ulëta dhe si rrjedhim paketa bazë e ushqimeve mund të marrë deri në 80 % të të ardhurave të tyre. Një fenomen mjaft shqetësues është ngritja artificiale e çmimeve të produkteve ushqimore dhe frutave në ato vende ku tregjet janë të rralla, atje ku s’ka konkurencë, si dhe kur kemi mungesë totale të instrumentave shtetërorë që të kontrollojnë çmimet “tavan”. Të gjithë qytetarët ankohen se këta dy-tre vitet e fundit ka pasur një rritje që nga buka, frutat, lëngjet etj. Shpesh herë vërehen disa tregtarë “të babëzitur” që punojnë vetëm e vetëm

për të përfituar sa më shumë për shkak të mungesës së konkurencës. Ndërkohë ky fenomen vihet re në ambientet e QSUTsë. Në këto ambiente s’mund të gjejmë një artikull ku kostoja e të cilit të jetë e ulët, por përkundrazi është dyfishuar apo trefishuar në krahasim me çmimin real. Qendra për “Drejtësi dhe Solidaritet” ishte në ambientet e QSUT-së dhe konstatoi që shumë shitës ambulantë kanë ngritur kioska në mënyrë të jashtëligjshme dhe po shesin artikujt e tyre mjaft shtrenjtë për të sëmurët, të cilët janë në një gjendje mjaft të vështirë ekonomike. Ndiqni intervistën e një qyteari, i cili kohët e fundit po merr mjekim pranë QSUT-së. Si quheni dhe nga jeni? Unë quhem S. Lleshi dhe jam nga Dibra. Jam 66 vjeç, jetoj dhe punoj në Dibër së bashku me familjen time prej 6 anëtarësh. Jam në një gjendje mesatare ekonomike pasi kam dy djem në emigracion, të cilët më kanë ndihmuar që të përballoj shpenzimet dhe problemet familjare. Të jem i sinqertë kostoja e jetesës është rritur shumë, saqë të jetuarit mirë po bëhet i paarritshëm për një pjesë të madhe të komunitetit. Unë jam prej 7 ditësh në spital dhe shoh që 1 kg pjeshkë është 200 lekë, po ashtu edhe amitat e lëngjet e frutave po shiten mjaft shtrenjtë. Unë mendoj që për këto rritje çmimesh të pajustifikueshme duhet të bëhen kontrolle. Është abuzive dhe ndikon drejtpërdrejt në ekonominë

e familjeve shqiptare, normalisht dëmton ato familje që kanë më pak të ardhura. A arrini t’i përballoni shpenzimet? Unë siç e përmenda edhe më parë për pensionin dhe të ardhurat e mia do të kisha mbetur pa u shëruar, por më kanë ndihmuar fëmijët. Me pak vështirësi kam arritur t’ia dal, pasi jetesa është bërë mjaft e shtrenjtë. Më ndodh shpesh që të shkoj në supermarket dhe të shpenzoj një shumë që për të ardhurat e mia është e konsiderueshme, mirëpo kur shikoj se çfarë kam blerë, stresohem. Asgjë nga ato nuk mjafton dhe gjithmonë ka artikuj të tjerë që nuk mund t’i blej. Kujt i drejtohet apeli juaj? Unë i bëj apel autoritetit të konkurencës dhe oragneve kompetente që të marrin masa në zgjidhjen e kësaj situate që ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e qytetarëve. Duke qenë se jam shtruar në spital shoh një rritje të konsiderueshme të çmimeve në krahasim me tregjet. Kërkoj që të meren masa dhe të gjobiten ata që abuzojnë me ketë pjesë të shoqërisë mjaft delikate, e cila ka shumë nevojë për mbështjetje dhe jo “ta vjelin” padrejtësisht nga lekët, siç bëjnë këta tregtarë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Opencubed kërkon analist të CRM, dërgoni CV në e-mail: t.tavanxhiu@studiosynthesis.biz / Për më tepër www.njoftime.com

HOTEL RAMIZI

Adresa: Lagja “Mejden’, pranë Gurit të qytetit, Përmet E-mail: hotelramizi@yahoo.com Lëvizja

Cel: +355 68 20 73 826 +355 67 20 48 731 Tel: +355 81 323 858

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 21 GUSHT 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Patrioti: Kërkoj strehim nga bashkia!

Pëllumb Patrioti

P

ëllumb Patrioti prej pesë vitesh është i detyruar që të rrisë i vetëm fëmijën e tij. Ky i fundit u braktis nga nëna që kur ishte foshnjë. Kryefamiljari bën apel nëpërmjet gazetës “77 News” që bashkëshortja e tij të kthehet në shtëpi dhe të kujdeset për djalin e mitur, njëkohësisht kërkon nga pushteti vendor strehimin e menjëhershëm për shkak të kushteve dhe rrethanave në të cilën ndodhet. Na tregoni diçka në lidhje me jetën tuaj? Unë banoj në Tiranë dhe jam martuar në vitin 2006. Nga martesa me bashkëshorten time kemi sjellë në jetë një fëmijë. Por përpara pesë vitesh bashkëshrtja ime e braktisi fëmijën. U largua nga shtëpia pa dhënë asnjë lloj sqarimi dhe pa asnjë shkak. Më pas si vepruat? Menjëherë në këto kushte e denoncova në Komisariatin e Policisë nr 3. Gjithashtu

kam shkuar disa herë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Tiranë, ku kam denoncuar faktin e braktisjes së fëmijës nga nëna dhe mos përkujdesjen ndaj tij. Unë si baba jam kujdesur për gjithçka dhe me sakrifica të mëdha jam munduar që ta rris këtë fëmijë. Gjithashtu, nëpërmjet policisë ne kemi arritur disa herë të kontaktojmë me bashkëshorten dhe i kam kërkuar të bashkohemi dhe të kujdesemi për fëmijën, por ajo përsëri ka refuzuar dhe thotë “nuk e mbaj, nuk dua”. Si është gjendja juaj ekonomike? Gjendja ime ekonomike është shumë e vështirë. Aktualisht fëmija është në kopësht falas (parashkollor) dhe kjo gjë më lehtëson së tepërmi, por vitin tjetër ai do të shkojë në shkollë dhe normalisht unë do të kem kosto për arsimimin e tij. Gjithashtu kam shkuar tek kryetari i Njësisë Bashkiake

Nr.11, Haki Mustafa dhe ai mesa ka patur mundësi më ka ndihmuar ekonomikisht. Gjithashtu më ka premtuar që shtëpia e parë që do të jepet, do të jetë për mua, por deri më tani nuk kam përfituar asnjë gjë dhe jam në pritje. A i jeni drejtuar gjykatës për t’u divorcuar? Para dy vitesh i jemi drejtuar gjykatës për t’u divorcuar dhe para gjyqtares bashkëshortja ka thënë që “unë nuk kam burrë për të ndarë”. Në këto kushte gjyqtarja ka tentuar që të pajtohemi, por menjëherë pas tre ditësh, kur unë isha në punë ajo mori 3.000 lekë dhe u largua nga shtëpia duke lënë djalin të vetëm në gjumë. Ky gjyq aktualisht është i pushuar. Edhe pse kanë ndodhur të gjitha këto, unë bëj apel që bashkëshortja të kthehet në shtëpi dhe kam për t’ia falur gjithçka. Djali më pyet gjithnjë për mamin dhe mendoj që prania e nënës në këtë moshë është shumë e domosdoshme. Gjithashtu kërkoj strehimin tonë, sepse jetoj me qera të papërballueshme. Madje gjyshja e vet nga nëna, nuk e merr përsipër që të rrisë dhe të edukojë djalin, thotë se e ka të pamundur. Në këto kushte kur unë mos të jem nesër në jetë nuk doja që fëmija të ngelej në rrugë pa asnjë strehë, sepse nuk do të ketë mbështetje nga askush. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Multiservice sh.p.k kërkon graphic designer (femër), dërgoni CV në e-mail: info@multiserviceal.com / Për më tepër www.njoftime.com

PALESTRA ARI MASTER ACADEMY TAEKWONDO

Art Marcial Korean

TAEKWONDO

KRAV MAGA

Mbrojtje personale e avancuar

KICK BOXING Sport Ndeshës

MUAY THAI Sport Ndeshës

KRAV MAGA

AEROBI

Tonifikuese dhe Zbavitëse

DANCE Latino-Amerikan Kubano dhe New York Style

KËRCIME për FËMIJË Balet klasik,Kërcim modern

PERSONAL TRAINER

Përgatitje tekniko-fizike dhe norma akademike

SPECIALIST MIRËQËNIE

Kontroll diete,Peshë,Muskuj dhe Test mirëqënie

Lëvizja

PËRGATITJE TEKNIKO-FIZIKE DHE NORMA AKADEMIKE

KICK BOXING

Adresa:

15 m përkrah Kafe Florës, ose 20 m pas Piacës, Tiranë Tel: +355 42 30 1399 Cel: +355 69 48 88 579 E-mail: taekwondo.ari@virgilio.it AEROBI+DANCE Facebook: AriMasterAcademy

www.albaniantaekwondo.al

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E MËRKURË, 21 GUSHT 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Fëmijë të dhunshëm? Pijet me gaz e shkaktojnë këtë!

P

ijet me gaz i bëjnë fëmijët nën 5 vjeç të dhunshëm, të tërhequr dhe të hutuar, kështu sugjerojnë kërkimet e fundit. Një studim ka zbuluar se djemtë dhe vajzat që kishin konsumuar katër pije të buta në ditë kishin dy herë më shumë gjasa për të marrë pjesë në zënka, zhdukjen e pasurive të të tjerëve dhe fizikisht sulmojnë njerëzit, në krahasim me ata të cilët pinë pije të tjera. Ngarkesa me sheqer ishte e lidhur me humorin e ulët dhe vështirësi në përqëndrim. Vajzat silleshin më keq se djemtë. Edhe pse rreziqet e mundshme të pijeve të tilla janë hulumtuar shumë, ky studim është një nga të parët për të parë sesi ndikojnë ata në fëmijë të vegjël. Studiuesit amerikanë thanë se kufizimi i numrit të cola-ve, limonadave dhe pijeve të tjera të buta tek një fëmijë mund të përmirësojë sjelljen. Për më tepër: www.77news.al

Si të hiqni njollat e çokollatës?

E

verdha e vezës dhe glicerina pastron njollat nga çokollata, ndërsa limoni dhe përzierja e amoniakut me ujë divanin. Për njollat nga çokollata: bëni një përzierje të vogël të të verdhës së vezës dhe glicerinës. Më pas vendoseni këtë masë të përftuar në vendin ku ndodhet njolla dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Fërkojeni dhe pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë. Njollat në divan mund t’i pastroni me një përzierje të 5 ml amoniakut me 500 ml ujë, ndërsa për materiale të

ndjeshme ju këshillojnë që në vend të kësaj përzierjeje të përdorni lëng të pastër limoni. Shtrydheni limonin, lageni një pjesë të stofit të vrazhdë me të dhe përdoreni për pastrim. Çokollata ka gjasa të pastrohet edhe me detergjent për larje rrobash dhe me çorape najloni. Shumë detergjent dhe pak ujë, mos e lagni shumë leckën, merrni më shumë shkumë dhe me të pastrojeni divanin me shtypje paksa më të madhe. Për më tepër: www.77news.al

ARSTL Group kërkon agjent Shitje, dërgoni CV në e-mail: punesimi@arstlgroup.com / Për më tepër www.njoftime.com

JINI TË VENDOSUR DHE KËMBËNGULËS! Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në Fakultetet:

Mjekësi / Inxhinieri / Arkitekturë Kjo ofertë vlen për 10 personat e parë! Deri më 21 Gusht

600 € / 1 vit Pa asnjë detyrim tjetër!

R ELO H C BA ASTER &M

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705 , E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 21 GUSHT 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Turqia ngrihet në këmbë kundër gjakderdhjes në Egjipt!

M

asakra në Egjipt i tregoi të gjithë botës fytyrën brutale të puçistëve. Të gjithë po heshtin, e vetmja që është ngritur në këmbë është Turqia. Në mbarë vendin me mijëra vetë dolën nëpër rrugë për t’i thënë “ndal” kësaj masakre. Për viktimat u fal në mungesë namazi i xhenazes, u bënë lutje të ndryshme. Turqia vazhdon të reagojë ndaj lajmeve që vijnë për masakrat e përgjakshme në Egjipt. Rreth 1 mijë vetë të mbledhur pas namazit të sahabut në xhaminë e Bajram Haxhiut në kryeqytetin Ankara, falën në mungesë namazin e xhenazes për ata që humbën

Lëvizja

Ankaraja konfirmon përkrahjen për Kosovën! Në një takim me Ministrin Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ambasadorja Ozan shprehu vullnetin e Ankarasë për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Kosovës. Ministri e ka informuar ambasadoren turke për progresin e gjithanshëm në Kosovë, për avancimin e proceseve integruese europiane, si dhe për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Gjatë takimit, Hoxhaj ka falenderuar Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës. Z. Hoxha gjithashtu theksoi interesimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve me Turqinë në shumë fusha. Për më tepër: www.77news.al

jetën në Egjipt. Pas namazit të xhenazes u bënë lutje për vendosjen e qetësisë, ndalimin e gjakderdhjes në Egjipt dhe cilindo vend të botës që ndodhet nën tirani. Grupi protestues mallkoi masakrën në Egjipt duke bërë shenjën “Rabia” dhe duke lëshuar parulla. Rreth 1 mijë protestues vendosën të takohen çdo ditë në parkun “Abdi Ipekçi” të Ankara-së nga ora 18:00 deri në orën 22:00 në shenjë përkrahjeje të opozitarëve të grushtit të shtetit në Egjipt. Zërat “mjaft më me masakra” u lartësuan edhe në qiellin e Stambollit. Në protestën e orga-

nizuar në parkun “Saraçhane” të qytetit manifestuesit lëshuan parulla kundër puçistëve. Me qindra vetë që mbanin në duar portretin e Mursit dhe simbolin “Rabia” u lutën për viktimat që humbën jetën në Egjipt. Manifestuesit pasi falën namazin e jacisë realizuan një tubim duke qëndruar të ulur për disa orë në tokë. Vetëm se protestat lidhur me zhvillimet në Egjipt nuk mbetën të kufizuara në Ankara dhe Stamboll, manifestime protestuese u organizuan edhe në shumë qytete e provinca të tjera të Turqisë. Për më tepër: www.77news.al

Zyra për zhvillime ekzekutive kërkon agjente shitjesh në Fier, kontaktoni në cel: 0697557865 / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E MËRKURË, 21 GUSHT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

KLSH: Banka e Shqipërisë, abuzime me paratë publike!

N

jë raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit akuzon Bankën e Shqipërisë për shpenzime të larta dhe abuzime me paratë publike, citon në media. Raporti i kryetarit, Bujar Leskaj i kërkon Kuvendit të ndërhyjë menjëherë për të disiplinuar financiarisht Bankën Qendrore dhe për të minimizuar hapësirat e abuzimit me fondet publike në këtë institucion. Që në fillim të tij, doku-

menti i KLSH konstaton se pagat dhe shpërblimet për drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, Këshillit Mbikëqyrës, por edhe punonjësve të thjeshtë janë në nivele shumë të larta, të pakrahasueshme me asnjë institucion tjetër kushtetues. Madje sipas KLSH ato kanë dalë përtej kornizave të tregut dhe jashtë realitetit shqiptar. Vetë raporti dokumenton si shembull ilustrues atë të dietave. "Nivelet

e dietave ditore për guvernatorin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës janë pothuajse sa dyfishi i dietave që merr Kryeministri dhe 60 € më shumë në ditë se sa ajo e Presidentit të Republikës", thuhet në raport. Kjo do të thotë se vetëm diferenca ditore prej 60 € mes dietës së guvernatorit dhe asaj të presidentit është gati sa pagesa mujore që përfiton një pensionist në Shqipëri. ”Vetëm dieta e drejtorëve të departamenteve janë sa ato të Presidentit dhe madje në shumë raste mungojnë dokumentet për të verifikuar kohëzgjatjen e qëndrimit në shërbim dhe kthimin e punonjësve”, thuhet përsëri në raport. Në fund kreu i KLSH-së, Leskaj jep një sërë rekomandimesh urgjente për disiplinimin financiar të Bankës Qendrore, ku fillimisht i kërkon Kuvendit të ndryshojë ligjin dhe më pas t’i heqë bankës të drejtën që ta kontraktojë vetë kompaninë që bën auditin. Për më tepër: www.77news.al

Vazhdojnë praktikat klinike në Bursa, Turqi!

V

ijon praktika mësimore e studentëve të Universitetit "Vitrina" (Fakultetit i Mjekësisë) në Qendrën Spitalore Universitare në Bursa, Turqi. Studentët u shpërndanë në repartin e sëmundjeve të brendshme dhe të urgjencës, ku do të qëndrojnë gjatë gjithë kësaj jave. Ata do të njihen me rastet e shërbimit mjekësor të urgjencës dhe ato të specializuara. Praktika klinike drejtohet nga mjekë specialist. Në repartin e urgjencës mjekët asistues ishin Dr. Serdar S. Donmez dhe Dr. Armagan Erol, të cilët me punën

e tyre të palodhur dhe plot përkushtim iu shpjegojnë studentëve patologji të tilla si: Obstruksioni Kronik Pulmonar, Embolia Pulmonare dhe Arresti Kardiorespirator. Studentët asistuan në disa proçese si: marrja e kampioneve të gjakut, vendosja e katetereve të gjakut në pacientë për kryerjen e dializës, realizimi i EKG-së etj. Në javët në vazhdim studentët do të kalojnë edhe në pavionet e tjera të spitalit, për të përfituar sa më shumë njohuri gjatë kësaj praktike. Për më tepër: www.77news.al

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me “South Bank University”, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 21 Gusht 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


21 gusht