Issuu on Google+

Motel Restaurant

HANI

www.Restaurant-hani.com

Restaurant HANI Shtupeq i Madh- Rugovë KM 11 Pejë - Kosovë Tel: +377 45 307-305 / +377 44 600-521 / +386 49 337-732 Email: info@restaurant-hani.com Web: www.restaurant-hani.com

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PREMTE, 20.09.2013 VITI II - NR.563

MENDIMI POZITIV

...>>fq.5

Udhëtoni drejt lumturisë!

N

ë çdo kohë njeriu është i prirur të kërkojë lumturinë, pa e ditur se ajo ndodhet brenda tij. Do jemi gjithnjë të trishtuar derisa të mësojmë të shikojmë brenda vetes. Karvani i zhgënjimeve nuk mbaron vetëm se ne mendojmë se çfarë thonë të tjerët, vlerësojmë shumë mendimin e të tjerëve dhe e shohim jetën me sytë e të tjerëve. Nuk e shohim sesi jeta rikrijohet çdo çast, çdo moment. Gjërat ndryshojnë çdo minutë. Lumturia ndodhet brenda nesh dhe është aq afër, saqë ne mund ta kapim nëse ndryshojmë këndvështrimin tonë. Ndoshta kjo është dhe arsyeja pse Krijuesi thotë që unë jam më afër jush se damari i qafës. Ndoshta brenda nesh ndodhet një thesar i çmuar. Pse akoma shikojmë larg? Pse kërkojmë gjithmonë atë që nuk do të vijë asnjëherë dhe nuk shohim atë ç’kemi brenda vetes sonë? Pse përpiqemi t’u ngjasojmë të tjerëve dhe nuk zgjedhim të jemi vetvetja? Për sa kohë nuk heqim dorë së pari lumturinë si një gjë e cila blihet, për sa kohë t’i vëmë një çmim asaj dhe të paguajmë, asnjëherë nuk do të mund ta kemi. Nëse nuk do të ndiheni të lumtur pa blerë makinën e modelit të fundit, pa fituar shumë para, pa qënë burri apo gruaja më e bukur, pa blerë shtëpinë më të madhe, pa zotëruar orenditë më luksoze dhe nëse ideali i jetës suaj është të keni gjithnjë e më shumë pasuri, atëherë nuk do ta arrini asnjëherë lumturinë. Lumturia nuk fshihet në këto gjëra. Personat që nuk janë . . . >> VIJON NË FAQEN 2 Qendra e Mendimit Pozitiv

Abeshi: Jam i varfër dhe pa përkrahje, jetoj në rrugë! Reparti i kirurgjisë së vjetër në Elbasan kthehet në vend parkimi!.....................................................fq.2 Halilaj: Dëmtohet stadiumi “Zeqir Ymeri” në Kukës, tregoni vlera qytetarie!...........................fq.3 QSUT, Seferi: Kaos në ambientet e Pavionit të Kirurgjisë!............................................................fq.4 BlackBerry prezanton modelin e ri inteligjent Z30!.fq.6 Erdogan: Forcat e armatosura turke bënë detyrën!...fq.7 Irfan Balla: Me punë arrihet çdo gjë!..........................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS

Lëvizja

AKTUALITET

E PREMTE, 20 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Reparti i kirurgjisë së vjetër në Elbasan kthehet në vend parkimi! O

bjekti i vjetër i repartit të kirurgjisë dhe materniteti i braktisur pak ditë më parë, pas kalimit në godinën e re të kompleksit spitalor, tashmë ka vetëm një funksion, atë të shfrytëzimit të oborrit për parking automjetesh. Veçse një tabelë që ndalon hyrjen, e asgjë tjetër nuk po ndodh në këtë objekt që për shkak të kushteve, ishte kthyer në shembullin e keq për gjëndjen e spitaleve në vend. Në fakt, pronësia e tij është e universitetit. Para vitit 2005, në kohën e qeverisjes Nano, kjo godinë bashkë me godinat e infektivit, i kaluan universitetit. Në pritje të ndërtimit të spitalit të këtij universiteti, nuk u ngritën pretendime ndaj kësaj godine, por tashmë pritet që qendra e investimit, t’i përkasë Fakultetit të Infermierisë. Pretendimet për këtë objekt janë të shumta, madje është hedhur ideja e kthimit në konvikt për studentët. Gjithashtu, provizorisht mund të shfrytëzohet nga Bashkia deri në ndërtimin e objektit të ri, ku do të jenë edhe zyrat e reja të saj. Gjithsesi pritet që rektori Liman Varoshi të bëjë një deklaratë lidhur me faktin e mëtejshëm të godinave që para se të shfrytëzohen të kërkohet një burim rrënjësor. Për më tepër: www.77news.al

Foto ilustruese

Protesta e studentëve dhe pedagogëve, pezullohen punimet pranë Fakultetit Ekonomik!

P

as protestave të studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit Ekonomik të

Tiranës, ka ndërhyrë Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe Policia e Shtetit për bllokimin e punimeve të objekteve pranë këtij fakulteti. Nga ana tjetër, administratorët e objekteve i cilësuan veprimet e policisë si abuzive duke mos respektuar vendimin e gjykatës. Pak kohë më parë, nëpërmjet një njoftimi për mediat, Bashkia e Tiranës sqaroi se nuk mund të ndërhyjë në objektin i cili po ndërtohet në oborrin e Fakultetit të Ekonomikut në Tiranë. Sipas saj, shoqërisë private të ndërtimit i është dhënë e drejta e kryerjes së punimeve sipas vendimeve përkatëse që mbajnë datën

e vitit 2004, por edhe të gjykatës së apelit. Më herët, studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë protestuan kundër objektit, i cili është ndërtuar pranë godinës ekzistuese të fakultetit. Sipas dekanit Sulo Hadëri, studentët do bojkotojnë dhënien e provimeve dhe mbrojtjet e diplomave, ndërsa u paralajmërua bojkot pa afat të vitit arsimor. Fakulteti i Ekonomikut pretendon se kjo ndërtesë është ndërtuar pa lejen përkatëse duke cënuar hapësirat publike, ndërsa sipas Hadërit, vendimi për bojkot është marrë nga Këshilli i Fakultetit të Ekonomisë. Për më tepër: www.77news.al

e tërë që të mund të shihni në fillim pastaj të mësoni të shikoni. Udhëtimi më i madh është udhëtimi që bën njeriu drejt vetes. Nëse jeni gati, rruga

do t’ju çojë aty ku dëshironi. Udhëtim të mbarë të gjithëve! *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ... vetvetja e kanë të vështirë të gjejnë thesarin brenda tyre. Sytë nuk ia hapin dyert një personaliteti të papranuar, ndoshta do t’ju duhet një jetë Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 20 SHTATOR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Halilaj: Dëmtohet stadiumi “Zeqir Ymeri” në Kukës, tregoni vlera qytetarie!

D

Hasan Halilaj

huna e tifozerisë në stadiumin e futbollit të Kukësit, përveç se rrezikon futbollistët nga mjete të forta, ka dëmtuar në një masë të konsiderueshme edhe stadiumin. Ky i fundit është një investim, i cili ende nuk ka përfunduar i tëri, pasi është menduar t’i vendoset dhe sistemi i ndriçimit. Me qindra stola janë thyer dhe dëmtuar tërësisht, duke i dhënë një tjetër goditje financiare Klubit të Futbollit dhe investitorëve. Kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halilaj

është shprehur se ashtu si tifozët e Kukësit, edhe ai është i pakënaqur me paraqitjen e ekipit, por ka mënyra të tjera demokratike për të shprehur revoltën. "Jam kundër dhunës dhe prishjes së stadiumit që është pasuri e qytetit", u shpreh Halilaj. Ai gjithashtu shton se me dëmtimin e stadiumit, dëmtohet edhe qyteti. Prandaj, Halilaj u bën thirrje dhe kërkon mirëkuptim nga gjithë ekipi, sportdashësit, stafi dhe bordi drejtues. Për më tepër: www.77news.al

Mbyllet shkolla 90-vjeçare në Dardhë të Korçës!

S

hkolla e ngritur në vitin 1924 prej kontributit të dardharëve të Amerikës, ose ndryshe e shoqërisë “Bleta”, tashmë pushon së funksionuari për shkak të largimit të popullsisë në emigracion. Në këtë fshat, vetëm katër fëmijë janë në moshë për të ndjekur shkollën dhe në mungesë të mësuesve, këto familje detyrohen të marrin shtëpi me qera në Korçë ose Bilisht, me qëllim shkollimin e fëmijëve të tyre. Drejtues të Drejtorisë Arsimore bëjnë me dije se për katër nxënës të kësaj shkolle nuk mund të caktohet një fond për rikonstruksionin e saj dhe as për emërimin e mësuesve, ku tashmë gjithçka mbetet në dorën e pleqësisë së fshatit. Për më tepër: www.77news.al Ofrohet vend pune Parukiere, Estetiste, Manekyriste. Të interesuarat të kontaktojnë në: 0674027578 / Për më tepër www.njoftime.com

facebook.com/LondonPrideAlbania Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

Lëvizja

E PREMTE, 20 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

QSUT, Seferi: Kaos në ambientet e Pavionit të Kirurgjisë!

T

ë sëmurët me zemër, të cilët i nënshtrohen ekzaminimit të koronografisë, vuajnë nivelin e lartë të zhurmave në ambientet ku kurohen. Kjo pasi në repartin e kardiologjisë në QSUT, ka fluks të madh pacientësh të cilët presin në radhë, pa rregull në korridoret e spitalit. Kaosi që krijohet në ambientet e këtij spitali bëhet shqetësues për pacientët e shtruar, sepse niveli i lartë i zhurmës ka efekte negative në mbarëvajtjen e shëndetit të tyre. Këtë shqetësim e paraqet për

“77News” pacientja N.Seferi, e cila gjendet e shtruar në pavionin e kardiologjisë prej më shumë se pesë ditësh. Kjo e fundit thekson se, nuk mund t’i bëjë ballë zhurmave shqetësuese në ambientet e spitalit. Nga ana tjetër, i pyetur për këtë problem, kirurgu B.P se, cila është arsyeja e këtij problemi, pohon se “në repartin e kardiologjisë në QSUT, ndodhet e vetmja aparaturë që ofron këtë shërbim të koronografisë. Numri i pacientëve që vijnë për të kryer vizita koronare fatkeqësisht është shtuar. Aparatura, që për momentin është jashtë funksionit, ka bërë që edhe radhët e pritjes të shtohen, e si pasojë edhe niveli i zhurmave rritet. Sipas tij, shkak është mbingarkesa e madhe e kohës. "Nuk mundemi t’ja dalim që të kryejmë të gjitha vizitat në një ditë të caktuar", ndërkohë ai thotë se ky problem do të marrë zgjidhje së shpejti, pasi aktualisht po merren masa për rregullimin e aparaturës. Në këto kushte, të sëmurët ose duhet të presin, ose duhet t'i drejtohen shërbimit privat për ta marrë këtë shërbim, pasi momentalisht do të vuajnë nga këto probleme që me të drejtë pacientët ankohen. Për më tepër, vijon pacientja. Si është shërbimi në këtë pavion? Shërbimi nuk është aspak i kënaqshëm. Unë personalisht nuk do të preferoja të qëndroja këtu, por nuk kam mundësi

tjetër ku të shkoj. Jam e moshuar dhe e pafuqishme për asgjë. Pres ditën që të dal nga ky ambient, i cili është më tepër shqetësues sesa rregullues. Zhurmat janë në një nivel që të japin dhimbje koke, të sjellin stres dhe pasojat e këtyre ndikojnë drejtpërsëdrejti në shëndet. U bë afërsisht një javë që jam këtu dhe gjendja sa vjen e bëhet e padurueshme. Në koridore ka shumë njerëz, të cilët shkaktojnë kaos zhurmash. Ndërkohë, nuk merret asnjë masë për këtë situatë. Cili është mesazhi juaj në lidhje më këtë problem? Unë dua të përcjell një mesazh për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e këtij spitali që të marrin masa për këtë problem. Këtu kam ardhur për t’u shëruar jo për të dëgjuar zërat e lartë të personave që vijnë këtu. Duhet të vendoset rregull dhe të mos kthehet ambienti i spitalit në një ambient pazari. Ditët e fundit, të paktën gjatë kohës që unë jam e shtruar këtu, situata ka qënë vërtetë shqetësuese. Kërkoj të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Edukatore. Dërgoni CV-të tuaja në: kopshtinemo@gmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

HOTEL RESTAURANT

GRAND

Lëvizja

Adresa: Strugë, Macedonia Cel. +389 46 794 142 +389 70 585 116 Facebook: Grand Hotel

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 20 SHTATOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

I moshuari Abeshi: Jam i varfër dhe pa përkrahje, jetoj në rrugë!

Haxhi Abeshi

H

axhi Abeshi nga Tirana është një ndër mijëra të moshuar shqiptarë, që e kanë të pamundur të përballojnë jetesën, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. 67-vjeçari shprehet pranë qendrës për “Drejtësi dhe Solidaritet” se, aktualisht gjendja e tij ekonomike është tepër e vështirë, ndaj i detyruar, ai endet rrugëve pa shtëpi, duke mbledhur mbeturina nëpër kazanë plehrash dhe duke kërkuar nëpër institucione drejtësi në

lidhje me konfliktin e tij të pronësisë. Varfëria Sipas Dokumentit të Politikave Ndërsektoriale për Moshën e Tretë, hartuar nga Ministria e Punës, “Kapërcimi i varfërisë mbetet sfida kryesore për forcimin e stabilitetit të vendit, rritjen e kohezionit social dhe gjenerimin e burimeve monetare në favor të shtresave e grupeve më në nevojë”. Ndërkohë, në plan-veprimin e këtij dokumenti parashikohet garantimi i një minimumi të mjaftueshëm të ardhurash për të gjithë personat e moshuar, veçanërisht për grupet e pafavorizuara në planin social dhe ekonomik. Gjithashtu, sipas këtij plan-veprimi parashikohet të merret në konsideratë vendosja e sistemit të pensionit për jokontribuesit dhe të sistemit të përfitimit për personat e moshuar dhe në mënyrë të veçantë për personat e moshuar pa përkrahje, për gratë, etj. Nga ana tjetër, burime nga ky institucion na bëjnë me dije se Dokumenti i Politikave Ndërsektoriale ka qënë thjesht formal dhe nuk është zbatuar në pjesën më të madhe të tij. Për pasojë, kjo gjë nuk ka sjellë asnjë ndryshim pozitiv tek jetesa e të moshuarve, veçanërisht tek ata që janë të varfër dhe pa përkrahje. Historia Për më tepër, mësojmë se i moshuari Haxhi Abeshi nuk përfiton asnjë lloj pen-

sioni apo ndihme ekonomike. “Unë kam 6 vite që jam divorcuar dhe nuk kam shtëpi. Jam i detyruar të fle jashtë. Detyrohem që të endem rrugëve duke mbledhur kanaçe dhe mbeturina për të mbajtur frymën gjallë. Unë fle jashtë dhe në çdo moment ndihem i rrezikuar, ndaj dua që shteti të marrë masat për të zgjidhur çështjen time”, shprehet 67-vjeçari. Dita e të moshuarve 1 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Moshës së Tretë. Shifrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe institucioneve të tjera f lasin për një rritje të konsiderueshme nga viti në vit, të numrit të të moshuarve (572 mijë të moshuar ku 90 mijë prej tyre janë të vetmuar). Nga vëzhgimet e vazhdueshme që ka bërë qendra për “Drejtësi dhe Solidaritet” vërehet se lypja e të moshuarve po përhapet frikshëm në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ndërkohë, asnjë institucion nuk ka statistika se sa janë ata, e se si mund të ndihmohen konkretisht të moshuarit e varfër, që mesa duket, edhe ky 1 Tetor do t’i gjejë përsëri në të njëjtën gjendje të mjerueshme. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune part time Assistente. Dërgoni CV-të tuaja në: klajdi_77@live.com / Për më tepër www.njoftime.com

Uennd Pulari

:ÀÅQįıÀíı•įı•įʼn•ğıŒı•çďďď Adresa

Ish Pocerina, Lagjia nr. 1, Kavajë Cel: 069 20 85 391 e-mail: diu-uennd@hotmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E PREMTE, 20 SHTATOR 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

BlackBerry prezanton modelin e ri inteligjent Z30!

B

lackBerry ka prezantuar telefonin e ri inteligjent, Z30, i cili është edhe telefoni i parë që vjen me versionin e ri të sistemit operativ, BB 10.2. Telefoni vjen me ekran 5 inç Super AMOLED 1,280 x720, procesor dual-core 1.7 GHz, quad-core Adreno 320 GPU, 2GB RAM dhe një 2880mAh bateri. Ashtu si harduerët, i rëndësishëm është edhe sistemi operativ BB 10.2, i cili sjell Qendrën Prioritare, një vend i vetëm për të menaxhuar të gjitha bisedat, njoftimet dhe mesazhet, e cila tani punon me të gjitha aplikacionet. BlackBerry Z30 do të jetë në dispozicion në mbarë botën duke filluar nga java e ardhshme në Britaninë e Madhe dhe Lindjen e Mesme. Të gjitha rajonet e tjera duhet të presin sezonin e festave. Përdoruesit e modeleve të vjetër BlackBerry – domethënë, Z10, Q10 dhe Q5, do të jenë në gjendje të marrin versionin e ri të sistemit operativ nga mesi i tetorit. Për më tepër: www.77news.al

YouTube, shikimi i videove edhe pa internet!

K

arakteristika e re e YouTube Offline do të prezantohet në aplikacionet

mobile të YouTube gjatë muajit nëntor dhe do t'iu ofrojë përdoruesve të YouTube mënyra të reja shtesë për të arritur tek shikuesit e videove të tyre edhe kur ata janë offline. YouTube sot ka deklaruar se kompania gjatë këtij viti do të lëshojë edhe një shërbim të ri në kuadër të aplikacionit të saj për telefona të mençur, i cili do t'u mundësojë përdoruesve që të shohin video edhe kur ata nuk janë të

lidhur me internet. YouTube ka premtuar se më shumë detaje për mënyrën e përdorimit dhe realizimin e këtij shërbimi do të ofrohen gjatë prezantimit zyrtar, i cili do të bëhet gjatë muajit nëntor. Shërbimi i ri i YouTube, do t’i lejojë përdoruesit e saj që të shtojnë videot në pajisjet e tyre mobile për t’i parë shkurtimisht, edhe kur lidhja e internetit nuk është në dispozicion. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Banakier/e. Të interesuarit të kontaktojnë në: 689042060 / Për më tepër www.njoftime.com

HAPI I SIGURT UDHËHEQ SUKSESIN!

Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në Fakultetet: Kjo ofertë vlen për 10 personat e parë! Deri më 25 Shtator

Ekonomi-Turizëm / Drejtësi Shkenca Politike / Shkenca Edukimi

560 € / 1 vit Pa asnjë detyrim tjetër!

TER

MAS VE

TËM

1100

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705 , E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 20 SHTATOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Erdogan: Forcat e armatosura turke bënë detyrën!

Lëvizja

Turqia përcakton strategjinë e transportit dhe komunikacionit për vitin 2023! Kongresi i 11-të i Transportit-Detarisë dhe Komunikacionit me pjesëmarrjen e rreth 15 mijë personave nga Turqia dhe jashtë saj, filloi punimet në Stamboll. Kongresi do të zgjasë 3 ditë dhe pasi të bëhet një analizë realizimeve të deritanishme në këtë fushë, do të punohet për caktimin e objektivave të reja. Fjalimin e hapjes së Kongresit e mbajti Presidenti Abdullah Gyl. Për më tepër: www.77news.al

Rexhep Tajip Erdogan

K

ryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, në lidhje me rrëzimin e helikopterit sirian tha se, Forcat e Armatosura Turke kanë bërë detyrën në kuadër të rregullave të angazhimit. Erdogan, vlerësimin e bëri pas pyetjeve të ardhura nga gazetarët gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Pakistanit. Ai tërhoqi vëmendjen se në Siri po bëhen masakra me armë konvencionale dhe bëri kritika në drejtim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Për-

mirësimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili sot është i paralizuar, është në përgjegjësinë e vendeve anëtare të përhershme”, tha Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan. Shefi i qeverisë turke, i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas takimit me homologun pakistanez, njoftoi se punimet në këtë drejtim kanë përfunduar dhe se brenda këtij muaji ai do të organizojë një konferencë shtypi vetëm për Paketën e Demokratizimit, ku do të bëjë publike të gjitha detajet në

lidhje me të. Nga ana tjetër, edhe Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutollu, nga Parisi i bëri një vlerësim goditjes së helikopterit të Sirisë nga ana e Turqisë, pasi bëri shkeljen e hapësirës ajrore krahas të gjitha paralajmërimeve të bëra. “Turqia përdori të drejtat e saj sovrane që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare. Forcat e Armatosura të Turqisë vepruan në kuadër të angazhimi të ri të Forcave të Armatosura të Turqisë”, deklaroi Davutogllu. “Askush nuk do të ketë më guxim të bëjë shkeljen e kufijve të Turqisë në asnjë mënyrë”, tha Davutogllu dhe shtoi se, Kombet e Bashkuara dhe këshilli i NATO-s do të informohen në lidhje me detajet e ngjarjes. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Menaxhere. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0682036109 / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

Lëvizja

E PREMTE, 20 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Irfan Balla: Me punë arrihet çdo gjë!

S

ipërmarrësi Irfan Balla, drejtues i Edilcass VB sh.p.k, në një intervistë të dhënë për Uninonin e Sipërmarrësve Shqiptarë, foli rreth biznesit që drejton. Ai bëri me dije se Kompania Edilcass VB është krijuar me datë 28.03.2003 dhe selia e Shoqërisë Edilcass VB ndodhet në Durrës, në lagjen 13, "Rruga Shkozet", Plepa

Plazh. Sa e vështirë është të drejtosh dhe menaxhosh një biznes? Për të drejtuar një biznes dihet që vështirësitë janë të shumta, por me punë arrihet çdo gjë. Sa kohë keni që mereni më këtë biznes? U bënë 6 vite që Kompania Edilcass VB

ndodhet në treg dhe ecen shumë mirë. Çfarë ofron kompania Edilcass VB? Objekti kryesor i shoqërisë Edilcass VB, është përpunimi dhe montimi i grilës, Edilcass. Quhet e tillë, pasi elementi kryesor dhe i veçantë i saj është kaseta Edilcass e importuar nga prodhuesi Italian. Ajo është tepër funksionale, i përgjigjet trashësisë së murit, shërben si arkitra dhe është lehtësisht e montueshme. Kërkesa për produktin tonë është vazhdimisht në rritje, importet janë dyfishuar, numri i klientëve është në rritje po kështu dhe numri i personelit. Ka mbi 6 vjet që klientela jonë ka pësuar përhapje gjeografike, jo vetëm në Durrës e Tiranë, por edhe në Lezhë, Shkodër, Vlorë e Sarandë. Cilësia e produktit dhe niveli i shërbimit kanë influencuar në pozicionimin e Shoqërisë sonë në treg. Edhe pse jemi ngulmues dhe të vëmendshëm për cilësinë, tregu dhe rritja e efektivitetit të produktit kërkojnë përsosje. Për më tepër: www.77news.al

Korçë, vjedhje masive e varreve!

V

arrezat e qytetit të Korçës po dëmtohen nga hajdutët e pjesëve metalike. Pre e këtyre vjedhjeve janë kryesisht vazot e bronzit, shkronjat e mbishkrimeve dhe deri tek kangjëllat. Në tentativë për të përmbushur detyrën e tij, roja i varrezave, Ilir Peti është dhunuar nga disa persona të paidentifikuar ende nga policia.

Këto materiale shiten me gjysmën e çmimit real në dyqanet pranë varrezave ose për skrap. Fatkeqësisht, edhe të vdekurit nuk gjejnë prehje, edhe ata bëhen pre e këtyre akteve vandale. Deri më tani, policia e Korçës nuk ka asnjë person të akuzuar, gjë që rrit çdo ditë e më shumë pasigurinë. Për më tepër: www.77news.al

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me South Bank University, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 25 Shtator 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.a l , www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


20 shtator