Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MARTË, 20.08.2013 VITI II - NR.532

MENDIMI POZITIV

...>>fq.5 ...>>fq.2

Paqja shpirtërore! Q

etësia e mendjes është një Qendra e nga margaritarët më Mendimit Pozitiv të bukur të mençurisë. Ajo është rezultat i përpjekjes së gjatë dhe të durueshme për vetë-kontroll. Prezenca e saj është indikacion i përvojës së pjekur dhe i njohjes më shumë i ligjeve dhe i operacioneve të mendimit. Një njeri bëhet i qetë në masën që e kupton veten si qenie e evoluar nga mendimi. Njeriu i qetë, që ka mësuar se si ta menaxhojë veten, e di se si të përshtatet me të tjerët. Në anën tjetër ata e nderojnë fuqinë e tij shpirtërore, ndiejnë se mund të mësojnë nga ai dhe të kenë mbështetjen e tij. Sa më i qetë bëhet një njeri, aq më i madh është suksesi i tij, ndikimi dhe fuqia për të bërë mirë. Madje edhe tregtari i zakonshëm do të kuptojë, se prosperiteti i biznesit të tij rritet derisa ai zhvillon vetë-kontroll dhe gjakftohtësi më të madhe, sepse njerëzit gjithmonë do të preferojnë të kenë punë me një njeri sjellja e të cilit është fuqishëm e qetë. Njeriun e fuqishëm e të qetë gjithmonë e duan dhe e nderojnë. Ai është si një dru që jep hije në një tokë të etur apo një shkëmb strehues në një stuhi. "Kush nuk e do një jetë me zemër të qetë, me disponim të këndshëm dhe të balancuar? Nuk ka rëndësi a bie shi apo ndriçon dielli, nuk ka rëndësi çfarë ndryshimesh vijnë tek ata që i posedojnë këto bekime, sepse ata janë gjithmonë të këndshëm paqësor dhe të qetë. Balanca e karakterit, që e quajmë paqe shpirtërore është leksioni i kulturës, frutirezultat i shpirtit. Ai është i çmueshëm si urtia, është për t’u dëshiruar më shumë se sa ari. Sa i parëndësishëm duket kërkimi i parave në krahasim me jetën paqësore, një jetë që jeton në Oqeanin e të Vërtetës... >> VIJON NË FAQEN 2

Romët: Zgjidhja e problemit tonë është punësimi dhe strehimi! Rikthehen radhët e pritjes në pikën kufitare të Kapshticës!...........................fq.2 Ndërtime pa leje edhe në Sanatorium!..................fq.3 Qytetarët: "Foletë" e narkomanëve të kontrollohen nga institucionet përgjegjëse!....fq.4 Erdogan, kritika bashkësisë ndërkombëtare për ngjarjet në Egjjipt!................fq.7 Turisti në Kukës: Po ta njihnin gjermanët bozën nuk do të pinin më birrë!......................................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS

Lëvizja

E MARTË, 20 GUSHT 2013

AKTUALITET

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Rikthehen radhët e pritjes në pikën kufitare të Kapshticës!

Q

indra emigrantë qëndrojnë në radhë prej disa orësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, në të dy anët e kufirit. Mësohet se radhët janë krijuar pasi pala greke po punon vetëm me 2 sportele, 1 në hyrje dhe 1 në dalje. Për këtë arsye, proçesi kontrollit të dokumentacionit është tepër i ngadaltë. Numri i lartë i hyrjeve dhe daljeve e ka rënduar më tej situatën. Por kjo gjendje përsëritet thuajse çdo fundjavë, edhe për faktin se pala greke punon me më pak sportele në ditët e pushimit. Ky shqetësim është ngritur disa herë nga pala shqiptare, por nuk ka gjetur ende zgjidhje konkrete. Për pasojë udhëtarëve, emigrantëve apo pushuesve, u duhet të presin me orë të tëra për të kaluar në kufi. Për më tepër: www.77news.al

Lumi Osum kthehet në depozitë të mbeturinave të qytetit!

L

umi Osum i frekuentuar ndër dekada nga pushuesit ditorë është kthyer në

vend depozitim të mbeturinave të qytetit. Në rrjedhën e tij ka mbetje urbane dhe

spitalore, por më problem përbën ndotja e ujërave nga shkarkimet e industrive të vogla përpunuese. Në pjesën e sipërme të qytetit gjenden tek-tuk pushues të ndërgjegjshëm për nivelin e ndotjes së ujërave të lumit. Ata tregojnë se të gjithë ndërtesat pranë rrjedhës së lumit e përdorin atë për depozitimin e gjithfarë mbetjeve, duke veçuar atë të një fabrikë lëkure. Zyrtarët e bashkisë në dijeni të plotë të situatës pranojnë se ndotja e lumit i ka kaluar kufijtë e lejueshëm. Për frenimin e saj, ata kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve dhe paralajmërojnë gjoba deri në mbylljen e bizneseve, që shkarkojnë mbetjet në lumë. Në mungesë të kontrollit të territorit nga institucionet vendore qytetarët dhe bizneset te pandërgjegjësuar për efektet e ndotjes, vazhdojnë prej më shumë se 20 vjetësh të përdorin lumin Osum si kosh mbeturinash, duke shkatërruar florën dhe faunën e tij. Për më tepër: www.77news.al

Vetëm njeriu i urtë, vetëm ai mendimet e të cilit janë të kontrolluara dhe të pastruara i bën erërat dhe stuhitë e shpirtit që t’i binden atij. Shpirtra të goditur nga fatkeqësitë e shpeshta, kudo që mund të jeni, nën çfarëdo kushtesh të jetoni, dijeni këtë: në oqeanin e jetës ishujt e Bekimit janë duke buzëqeshur dhe bregu diellor i idealit tuaj po ju pret. Mbajeni dorën

tuaj vendosmërisht në timonin e anijes së mendimit. Në anijen e shpirtit tuaj dremit Kapiteni komandues. Ai nuk bën asgjë përveç se f le: zgjojeni Atë. Vetëkontrolli është forcë. Mendimi i Drejtë është mjeshtri. Qetësia është fuqi. Thuaji zemrës tënde, qëndro e qetë! *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 nën valë, përtej arritjes së stuhive, në Qetësinë e Përjetshme! Çështja është a munden shumica e njerëzve të mos i rrënojnë jetët e tyre dhe ta shëmtojnë lumturinë nga mungesa e vetë-kontrollit? Sa pak njerëz takojmë në jetë që janë të balancuar mirë, që e kanë atë ekuilibër të jashtëzakonshëm që është karakteristikë e karakterit të përfunduar! Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 20 GUSHT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ndërtime pa leje edhe në Sanatorium!

S

indromi i zënies së hapësirave publike dhe ndërtimi pa leje përveç individëve, ka zënë edhe spitalet. Pas pushtimit

të mjediseve publike në QSUT edhe në Sanatoriumin e Tiranës brenda sipërfaqes së rrethuar ështe duke u ndërtuar një lokal i cili nuk disponon leje ndërtimi, raportohet për mediat. Drejtori i Sanatoriumit, Epaminonda Fype thotë se ky lokal është i nevojshëm për mjekët, ndaj ka lejuar ndërtimin e tij duke kontraktuar me administratorin për një periudhë 5-vjeçare si një mundësi për ta shfrytëzuar mjekët për pushim të shkurtër. Me këtë argument drejtori Fype ka parashtruar një kërkesë pranë Ministrisë së Shëndetësisë, në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Vangjel Tavo, ku kërkon që një hapësirë prej 120 m2 në katin përdhe të Sanatoriumit të shndërrohet në bar kafe, e cila do të jepet me

qira për 5 vjet. Kjo kërkesë është firmosur nga ministri i asaj kohe Tavo në prill të vitit 2013. Por ndonëse e konsideron të nevojshëm këtë lokal, drejtori Fype nuk i është drejtuar Bashkisë së Tiranës për leje ndërtimi duke menduar se spitali "Shefqet Ndroqi" është një institucion që varet prej tij dhe është mjaftuar vetëm me miratimin e ministrit të Shëndetësisë. Ndërkohë që për këtë bar-kafe është bërë shtesë ambienti dhe nuk po shfrytëzohen ambientet ekzistuese. Shtimi i lokaleve në territorin e QSUT-së ka shërbyer si një shembull i keq edhe për Sanatoriumin, i cili deri më tani nuk kishte një lokal brenda territorit të tij, por shfrytëzoheshin ata përtej rrethimit. Për më tepër: www.77news.al

Të pasurit zbrazin llogaritë në valutë!

T

ë dhënat zyrtare tregojnë se sistemi bankar është përballur me një fenomen të pazakontë. Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat në valutë të individëve ranë nga 343.8 miliardë lekë, që ishin në tetor të vitit

2012 në 327.7 miliardë lekë, në fund të qershorit vitit aktual. Rënia është mbi 160 milionë dollarë dhe ka ndodhur në vetëm një grup depozitash, ato të individëve në valutë. Llojet e tjera të depozitave kanë vazhduar të rriten. Në fund të vitit 2008, depozitat e individëve në valutë ranë brenda pak muajsh me rreth 300 milionë dollarë. Por, në atë kohë, shkaku ishte paniku i përhapur nga kriza financiare, që nxiti individët të tërhiqnin kursimet e tyre. Ndërsa tani duken arsye të tjera. Ekspertët e sistemit bankar thonë se paratë e tërhequra nuk janë përdorur në tregun e brendshëm, pasi po të kishte ndodhur do të kishim luhatje në kursin e këmbimit valutor, dobësim të monedhës europiane. Në këto kushte, dyshimet më të mëdha janë se paratë kanë dalë jashtë

tregut shqiptar. Nga burime jo zyrtare, nga vetë bankat kanë dalë informacione se lëvizjet janë kryer nga depozitues të mëdhenj. Madje, është folur edhe për zyrtarët e pushtetit, që të pasigurt për rezultatin e zgjedhjeve, kanë nxituar t’i fshehin kursimet e tyre jashtë vendit. Por, a është ky rasti dhe a janë këto parà me prejardhje nga aktivitete të jashtëligjshme? Dyshimet janë të forta. Transferimi i parave, që vijnë nga burime informale është një fenomen i njohur për vendin tonë. Një organizatë me qendër në Uashington para disa kohësh publikoi një raport ku tregonte se në 5 vjet nga 2006 në 2010-ën elita e korruptuar ka nxjerrë rreth 1,3 miliardë dollarë para me prejardhje nga korrupsioni dhe evazioni fiskal. Për më tepër: www.77news.al

EPPC kërkon supervizore finance, dërgoni CV në e-mail: recruitments@eppc.al. / Për më tepër www.njoftime.com

Autoshkolla KURTI Adresa: Rr. “Enver Sazani”, përballë Flagship Center, Durrës Cel: +355 69 21 81 333 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

Lëvizja

E MARTË, 20 GUSHT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Qytetarët: "Foletë" e narkomanëve të kontrollohen nga institucionet përgjegjëse!

N

ë rrugën e Dibrës, përballë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza“ ngjitur me “Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Barnave” ndodhet “foleja” e një pjese të konsiderueshme të vartësve të drogës. Instituti i Shëndetit Publik, por edhe qendrat që i trajtojnë përdoruesit e drogave, raportojnë për një numër në rritje të rasteve të personave të cilët marrin lëndë narkotike në Tiranë. Qytetarët shprehen se ka mungesë informacioni për qytetarët që në komunikimin në famije, si dhe dhënia e njohurive jo të plota në shkolla. Pasojat e përdorimit të drogave janë shumë të rënda për shëndetin dhe jetën sociale të mabrë shoqërisë dhe veçanërisht e konsumuesve. Kështu, marrja e sasive të mëdha të stimulantëve shkakton ankth, panik, kriza, dhimbje koke, dhimbje

në stomak, agresivitet dhe paranojë. Po a është punuar aq sa duhet me të rinjtë shqiptarë për këtë fenomen? Për më tepër ndiqni intervistën që dha për gazetën “77 News” një shitës ambulant, i cili sheh çdo ditë një grup të rinjsh që po degradojnë nga përdorimi i drogës. Më flisni shkurtimisht për jetën dhe aktivitetin tuaj? Unë A. Stafaj dhe jam nga Tirana. Jetoj dhe punoj në Tiranë. Ndërkohë dua të theksoj që problemet në vendin tonë janë të shumta dhe një pjesë e mirë e shqiptarëve po jetojnë në gjendje të vështirë ekonomike. Duke qenë se kam punuar në afërsi të spiatlit “Nënë Tereza” kam parë shumë raste ku qenia njerëzore ka kaluar në plan të dytë, pasi në vendin tonë më primare janë interesat e ngushta apo pasurimi i një grupi të caktuar, sesa jeta e qytetarëve. Unë kam qenë emigrant në Itali për dy vite dhe kam konstatuar që institucionet përkatëse në Shqipëri nuk punojnë për mirë informimin e qytetarëve. Më konkretisht në afërsi të punës time ndodhet edhe një shtëpi e rrënuar, e cila po përdoret nga të rinjtë për të marrë drogë, hashash e substanca të tjera. Për këtë fenomen nuk po meret asnjë masë në evidentimin dhe më pas rehabilitimin e këtyre viktimave të rënë në këtë “llum vdekjeje”. Më konkretisht c’mund të më thoni për këta narkotikë? Unë këta djem që kanë rënë pre e lën-

dëve narkotike i shoh pothuajse çdo ditë teksa po degradohen dita ditës, si dhe më duken shumë të pafuqishëm, pra mezi ecin. Ndonjëherë më kërkojnë ndonjë shkrepsë apo ujë pasi mund t’ju nevojitet. Janë mbi 6-7 veta që frekuentojnë dhe ushtrojnë aktivetetin e tyre në çdo kohë të ditës pranë ambientve të kësaj godine të braktisur. Madje njërin prej tyre e kam parë me 10tra herë duke bërtitur me të madhe dhe sharë qytetarët pa asnjë arsye. Si e mendoni ju zgjidhjen e kësaj situate? Unë mendoj që si fillim duhet të evidentohen dhe ndalohet aktivitetit i çdo personi që është përdorues dhe shpërndarës i drogave. Duhet të punohet nga institucionet e shtetit që të kemi më shumë informacione në shkollë në lidhje me pasojat e drogës. Një rol jo të vogël mendoj se luan edhe familja, kështu që çdo qytetar duhet të edukojë dhe tregojë rrugën e duhur fëmijëve të tij. Gjithashtu mendoj se duhet të kemi formimin e një Komiteti Orientimi e Vëzhgimi, në të cilin bëjnë pjesë këshillues, ekspertë e operatorë në fushën sociale dhe persona të tjerë që punojnë me të rinjtë në fusha të ndryshme (për shembull sport, muzikë, teatër, kinema, shoqata). «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Pespa & Albania Alumin kërkon financiere, dërgoni CV në e-mail: imobiliare@pespagroup.com. / Për më tepër www.njoftime.com

PERF

RMANCE FITNESS

Tiranë Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 20 GUSHT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Romët: Zgjidhja e problemit tonë është punësimi dhe strehimi!

Mahmude Zerollari

N

jë pjesë e familjeve të komunitetit rom (që iu prishën barakat), të cilët banonin prej vitesh tek “Ish Parku i Autobusave” janë shpërngulur tek “Zona e Liqenit” pa zgjidhur akoma problemin e tyre të strehimit në rrugë institucionale. Ata shprehen se alternativa e ministrisë për të banuar në godinat e Sharrës është e papërshtatshme, për shkak të largësisë nga qyteti si dhe mungesës së ujit të pijshëm. Nga ana tjetër, pushteti vendor nuk i ka dhënë zgjidhje këtij problemi, ku një pjesë e madhe e familjeve të këtij komuniteti ndodhen në rrugë, jashtë murit rrethues

të territorit ku ata banonin më parë. Gjithashtu në lidhje me këtë çështje sjellim sërisht në vëmendje qëndrimin publik të ambasadorit të BE-së në Tiranë Ettore Sequi, i cili u shpreh se “Bashkimi Europian është i përkushtuar në përfshirjen sociale dhe në respektimin e të drejtave të komunitetit rom e egjiptian dhe ne kemi investuar rreth 3 milionë euro për këtë”. Nga ana tjetër, qendra për “Drejtësi dhe Solidaritet” mori dëshminë e Mahmude Zerollarit, nënë e 6 fëmijëve, e cila bën apel për zgjidhjen e problemit të strehimit dhe punësimin e personave të aftë për punë në familjen e saj. Më trego diçka rreth jetës dhe si vepruat pasi ju nxorrën nga baraka? Unë jam 50 vjeçe dhe kam 18 vite që jam martuar. Nga martesa kemi sjellë ne jetë 6 fëmijë, të cilët aktualisht janë në moshë të rritur. Para disa kohësh, siç edhe është bërë publike, ne na kanë nxjerrë nga barakat që kishim ndërtuar tek Rruga e Kavajës “Ish Parku i Autobusave”. Ne për ditë të tëra qëndruam në rrugë, por një pjesë e jona duke parë që shteti nuk po merrte asnjë loj mase u detyruam që të strehoeshim tek disa baraka që ndodhen tek liqeni. Përse nuk shkuat në banesat e Sharrës? Aty jo vetëm që është larg, por nuk ka asnjë kusht minimal jetese. Përshëmbull edhe banorët e tjerë të komunitetit tonë që kanë shkuar më parë në këtë vend na thonë se nuk ka ujë të pijshëm. Gjithashtu

për ne kjo nuk është zgjidhje, pasi jemi të detyruar që të punojmë e të mbledhim kanaçe në Tiranë, por atje është shumë larg për të ardhur deri në qytet. Dihet që ne nuk kemi as mjete personale për të udhëtuar, kështu që mbetet një vend i izoluar. Ne kemi kërkuar strehim nga shteti, por asnjë gjë nuk është bërë deri më sot. Tani një pjesë e jona rreth 100 familje qëndrojnë tek liqeni, kurse një pjesë tjetër qëndrojnë përsëri në rrugë përballë banesave të dikurshme. Është e pamundur që të vazhdojmë sërisht që të jetojmë në këtë mënyrë. Ndaj nesh nuk ka asnjë lloj politike punësimi. Dikur ne kemi punuar, madje unë kam punuar në pyjore për disa vite me radhë. Ne nuk mund të ndryshojmë mënyrë jetese, nëse nuk jemi të punësuar. Nuk është punë që të mbedhësh kanaçe e ushqim nëpër kazanët e plehrave. Këtë gjë ne e bëjmë për të mbijetuar. Familja ime jeton vetëm me 50 mijë lekë ndihmë ekonomike. Ndërkohë shoqatat që mbrojnë të drejtat tona nuk na kanë dhënë asnjë lloj ndihme. Madje edhe tek barakat e prishura ku ne qëndronim, paguanim nga 6.000 lekë qera edhe pse jetonim në kushte skandaloze. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Europ Agency kërkon agjent marketingu, dërgoni CV në e-mail: applications@europeagency.al. / Për më tepër www.njoftime.com

VILA

KOFIEL

Adresa: Rruga “Avni Rustemi”, Lagjia 3, Korçë Tel: +355 82 24 7505

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E MARTË, 20 GUSHT 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Si të kemi flokë të drejtë pa përdorur piaster?

N

ëse doni të keni flokë të drejtë pa përdorur piaster, ja cila është zgji-

dhja. Majonezën e përgatitur në kushte shtëpie,vendoseni në flokë të lagur për

një orë, pastaj lani flokët me shampo për flokë të drejtë, çdo lloj floku ka nevojë për shampon përkatëse, kjo mënyrë ju ndihmon shumë që të keni flokë të drejtë pa përdorur piastër. Ja si mund të përgatisni majonezën në kushte shtëpie. Nevojiten: një e kuqe e vezës, vaj ulliri, një lugë (të vogël) lëng limoni. Ndani të verdhën e vezës veç, dhe të bardhën veç rrihni mirë e mirë të kuqin e vezës dhe hidhni pak vaj ulliri, përsëri filloni që ta rrihni shumë të kuqin e vezës, pastaj shtoni lëngun e limonit, përsëri rriheni mirë e mirë dhe më pas majoneza është gati për t’u aplikuar në flokë. Dikush mund të thotë: Unë do ta blej të gatshëm. Jo vetëm, sepse përmban shumë yndyrë ai që bleni dhe u dëmton flokët, por duhet të siguroheni mirë para se të aplikoni një maskë. Jo çdo maskë që lexoni është e mirë. Për më tepër: www.77news.al

Zbulohen amfora dhe pjesë anijesh antike në detin e Durrësit!

A

rkeologët shqiptarë kanë zbuluar amfora dhe pjesë anijesh antike në thellësitë e detit të Durrësit. Ata thonë se zbulimet e fundit shtojnë argumente të reja në debatet mbi ekonominë dhe tregtinë e hershme të Ilirisë në Detin Mesdhe, nga Kroacia deri në Spanjë dhe Afrikë. Për më tepër: www.77news.al Wine&Spirits kërkon kontabiliste/financiere, dërgoni cv në e-mail: hr@alwsd.com. / Për më tepër www.njoftime.com

JINI TË VENDOSUR DHE KËMBËNGULËS!

Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në Fakultetet: Ekonomi-Turizëm / Drejtësi

Shkenca Politike / Shkenca Edukimi

Kjo ofertë vlen për 10 personat e parë! Deri më 21 Gusht

510 € / 1 vit Pa asnjë detyrim tjetër!

TER € MAS M 600 Ë VET

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705 , E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 20 GUSHT 2013 Lëvizja

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Erdogan, kritika bashkësisë ndërkombëtare për ngjarjet në Egjjipt!

Rexhep Tajip Erdogan

K

77 NEWS

ryeministri Rexhep Tajip Erdogan reagoi ashpër ndaj masakrave që vazhdojnë në Egjipt dhe kritikoi shoqërinë ndërkombëtare për heshtje. Duke thënë se “Ata që sot heshtin ndaj ngjarjeve në Egjipt nesër nuk mund të flasin kur i vjen radha atyre”, Kryeministri Erdogan dërgoi një mesazh edhe vendeve të Gjirit, ndërsa theksoi se “Edhe Kombet e Bashkuara nuk kanë fytyrë të shihen në pasqyrë”. Reagimin e tij ndaj masakrave të jetuara në Egjipt, Kryeministri Erdogan e shprehu edhe njëherë nga qyteti Bursa. Erdogan gjatë fjalimit të tij kritikoi ashpër veçanërisht vendet perëndimore dhe të Gjirit. Kryeministri tha se udhëheqja e grusht shtetit mori ndihma 16 miliardë dollarë, ndërsa shtoi se ata që ndihmuan janë partnerë të udhëheqjes në

fjalë. Ai gjithashtu iu përgjigj kritikave të udhëheqjes së grusht shtetit të bëra ndaj Turqisë. Duke e bërë të ditur se ata duan që Turqia ti mbyll sytë ndaj masakrës, grusht shtetit, të shkelë parimet e saj, të shkelë ndërgjegjen, Erdogan tha: “Ata të cilët heshtën për të shtënat ndaj njerëzve të cilët kërkonin drejtësi, të cilët miratuan një gjë të tillë me heshtje, të cilët inkurajojnë duke heshtur do të ballafaqohen me ndërgjegjen e tyre për gjakderdhjen e krijuar. Aktualisht në Egjipt kryhet një terror shtetëror”. Ndërsa në lidhje me rrethimin ndaj xhamisë El Fetih, Kryeministri Erdogan tha se faltoret e njerëzve janë të pafajshme, por këta shkatërrojnë xhami dhe kisha në Egjipt, ndërsa Beshar dhe Sisi nuk kanë dallim prej njëri-

Lëvizja

Brukseli do të rishikojë marrëdhëniet me Egjiptin! Drejtuesit e Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso, paralajmëruan sot qeverinë egjiptiane se BE-ja ishte e gatshme të rishikonte marrëdhëniet me Egjiptin, nëse dhuna nuk ndalet. ''BE-ja ka bërë thirrje për fundin e dhunës dhe rikthimin tek dialogu dhe proçesi demokratik, ndaj duke pasur këtë si synim kryesor, Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare, do të rishikojnë në mënyrë emergjente në ditët e ardhshme marrëdhëniet me Egjiptin dhe do të ndërmarrin masa, që të çojnë drejt realizimit të objektivave të sipërpërmendura", theksonin dy krerët e BE-së në një komunikatë. Për më tepër: www.77news.al tjetrit. Kryeministri preku edhe në pretendimet se Vëllezërit Myslimanë i vënë zjarrin kishave tha se mediat ndërkombëtare janë duke i shtrembëruar ngjarjet, ndërsa tërhoqi vëmendjen në skenarë që duan të luajnë mbi Turqinë dhe rajonin. Ndërkaq Erdogan bëri të ditur se përpjekjet për ndaljen e gjakderdhjes në Egjipt vazhdojnë dhe kritikoi ashpër edhe Kombet e Bashkuara. Kryeministri Erdogan tha përsëri: “Ata të cilët sot heshtin ndaj Egjiptit, nesër nuk mund të flasin kur ju vjen radha atyre”. Ai gjithashtu vuri theksin mbi lojërat që luhen mbi Turqinë dhe shtoi se nuk do të japin rast kurtheve të tilla. Për më tepër: www.77news.al

Anas sh.p.k kërkon asistente ekzekutive, dërgoni cv në e-mail: humanresources@fiat.com.al. / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi. Tarifat e shërbimeve janë minimale. Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561 / +355 68 57 20 705, E -mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E MARTË, 20 GUSHT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Turisti në Kukës: Po ta njihnin gjermanët bozën nuk do të pinin më birrë!

Bozë

D

y-tre brezat e fundit e njohin bozën si një pije freskuese tipike të klubeve cilësore, të cilën e pi çdo moshë dhe që pas një gote kërkon një tjetër. Asnjëherë njerëzit nuk e kanë kufizuar me termin e vetëm si pije freskuese, pasi ajo konsumohet edhe në stinën e dimrit. Të parët që e shpikën ishin goranët e Kukësit, të cilët e krijuan traditë të tyre. Sot prodhohet nga firma dhe familje të ndryshme gati në të gjithë Ballkanin dhe mendohet se përbën një "thesar" ende të pazbuluar mirë. Një turist gjerman, pasi e provoi, u shpreh: "Po ta njihnin gjermanët bozën nuk do të pinin më birrë". E shën-

detshme, e përvetësueshme dhe e shijshme, rrit sasinë e qumështit te gratë me fëmijë në gji, ndihmon tretjen dhe pengon zhvillimin e mikro organizmave të purifikimit në zorrë. E dobishme për të gjithë, të sëmurë dhe të shëndetshëm, të mëdhenj e të vegjël. Për një numër familjesh të komunitetit goran në rrethin e Kukësit, kryesisht të fshatrave Borje, Zapod, Shishtavec etj., në historinë e tyre të biznesit, boza zë një vend të veçantë. Është një pije freskuese e përhapur kryesisht prej tyre në vendet e Ballkanit dhe më gjerë në Lindje, aty ku gjenden profesionistët që dinë ta prodhojnë. Nga informacionet e mjesh-

tërve të vjetër në Kukës, mësohet se boza duhet ta ketë zanafillën në mesin e shekullit XIX. Mjeshtri Elmaz Dokle nga Borja, është një nga njerëzit e kualifikuar për teknologjinë e bozës në qytetin verilindor. E ka filluar punën e prodhimit të bozës fillimisht në shtëpinë e tij e më pas në punishten e qytetit të Kukësit. "Fillimisht na vunë të qëronim arra, jo direkt te boza dhe na thoshin se duhej të fishkëllenim gjatë gjithë ditës, në mënyrë që pronari të kuptonte se nuk po i hanim arrat", kujton ai. Nga biseda me të, mësojmë disa prej sekreteve që përmban pija me emrin bozë, të cilën disa aziatikë që e kanë shijuar, por edhe dietologë me emër, e kanë cilësuar si magjike. Elmazi, përvojën e prodhimit të bozës e ka trashëguar nga të parët e vet, të njohur si zejtarë dhe mjeshtër të kuzhinës. Nga stërgjyshërit, ai kujton faktin që formula e bozës ka ardhur si rezultat i kërkimit të vazhdueshëm e të lodhshëm të suksesit, të ndryshimit të cilësisë së një pije të trashë në formë brumi, e cila nuk mund të quhet e tillë (pije) sipas parametrave të sotëm. "Ishte një ferment i rëndomtë prej brumi, që thirrej kvas", tregon Dokle duke kujtuar tregimet e gjyshit të tij. Edhe sot e kësaj dite, boza prodhohet në mënyrë krejt artizanale në punishte të specializuara apo edhe në familje. Në Kukës, përveç "Pacarës", një ndërmarrje biznesi, janë të paktën 20 familje që sigurojnë të ardhura, duke prodhuar bozën në shtëpi dhe shitja nëpër dyqanet e ndryshme të zonës së Kukësit. Për më tepër: www.77news.al

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me “South Bank University”, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 21 Gusht 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


20 gusht e korrigjuar