Issuu on Google+

Partia www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E HËNË, 01.07.2013 VITI II - NR.482

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.5 ...>>fq.2

Jetoni ëndrrat tuaja!

J

o rrallë herë na ndodh që kur Qendra e bëjmë lidhjen miMendimit Pozitiv dis asaj që ndjejmë dhe asaj që realisht po ndodh në jetën tonë, ndihemi të fuqishëm për të bërë ndryshime. A e dini se, nëse nuk e bëni dot këtë lidhje dhe vazhdoni të ofroni mendime në mungesë të gjërave që dëshironi, gjërat e dëshirueshme do të vazhdojnë t’ju evitojnë? Shpesh herë, njerëzit në këtë lloj keqkuptimi demoralizohen dhe fillojnë t’ja dorëzojnë fuqinë gjërave që janë jashtë vetes së tyre, me qëllim që ti japin një shpjegim përse nuk po arrijnë gjërat në mënyrën që do të dëshironin: “Unë nuk po shkëlqej sepse kam lindur në ambientin e gabuar. Unë nuk po shkëlqej sepse prindërit e mi nuk kanë shkëlqyer dhe kështu ata nuk kishin se si të ma mësonin mua. Unë nuk po shkëlqej sepse njerëzit e tjerë po shkëlqejnë dhe i kanë marrë të gjitha burimet e shkëlqimit që duhej të ishin të miat. Unë nuk po shkelqej sepse ma kanë bërë me hile, sepse unë jam njeri pa vlerë, sepse unë nuk kam bërë jetë të ndershme në jetën time të më parshme, sepse qeveria i injoron të drejtat e mia, sepse bashkëshorti im nuk i kryen detyrimet e tij ... sepse, sepse, sepse”. Dua që t’ju kujtoj se arsyeja që “nuk po shkëlqeni” është sepse ju po ofroni një energji të ndryshme nga energjia e shkëlqimit. Ju e mësoni veten me idenë që nuk mundeni dhe nuk keni për të mundur, si pasojë e fatit tuaj të keq. Shumë pyesin: A nuk duhet të shkëlqej në fillim, e pastaj të jem në gjendje të ofroj energji shkëlqimi? Jam dakord të them se është më e lehtë të ruash një gjëndje shkëlqimi kur e ke aktualisht në eksperiencë, sepse gjithçka që do t’ju duhet të bëni, është të... >> VIJON NË FAQEN 2

Agim Kruja: Jam shumë i varfër dhe jetoj me borxhe, kërkoj restaurimin e shtëpisë! Gjithçka që doni, ju pret pas derës!.........................fq.3 A.Hoxha: Të merren masa për grabitjet në linjat e shërbimit urban!.....................................fq.4 Erdogan, apel në popull për të qenë të bashkuar në sfidat e rritjes!.................................................fq.7 Projekti TAP, Shqipëria do të përfitojë 1 miliard euro! ........................................................fq.8 Pagjumësia, mjekët rekomandojnë të mos teprohet me medikamentet!.....................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

MENDIM POZITIV

E HËNË, 01 KORRIK 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ligji i Tërheqjes flet me ndjenjat tona!

F

akti që Ligji i Tërheqjes qëndron konstant dhe stabël përgjatë gjithë Universit, është një faktor i rëndësishëm i besimit tonë ndaj ambjentit fizik. Të gjithë e dimë se baza jonë e të qenit aktiv është energjia dhe se Ligji i Tërheqjes i përgjigjet kësaj energjie. Në thelb, energjia bën një organizim, duke sjellë afër gjëra me të njëjtën energji dhe duke mbajtur larg gjërat me energji të ndryshme. Kështu, askush nga ne nuk shqetësohet se nuk do të jemi në gjendje të artikulojmë njohurinë menjëherë apo t’ja shpjegojmë atë njerëzve që na rrethojnë, të cilët dukej qartë se shpesh e harrojnë gjithçka që dinë nga eksperiencat e kaluara. Kjo, sepse

ne dimë se vazhdueshmëria e këtij ligji të fuqishëm shumë shpejt do të na shfaqet përpara nëpërmjet shembujve të jetës. Ne mendojmë se është e vështirë ta kuptojmë se çfarë lloj energjie po ofrojmë. Me fjalë të tjera, kur ndihemi të mallëngjyer, rrethanat dhe njerëzit që mund të na ndihmojnë të dalim nga kjo situatë nuk mund të na gjejnë. Edhe kur mundohemi, ironikisht nuk mundemi. Kur ndihemi të keqtrajtuar, drejtësia nuk mund të na gjejë. Perceptimi jonë i keqtrajtimit dhe energjia që pason për arsye të atij perceptimi, ndalon çdo gjë që ne do ta konsideronim të drejtë të vij tek ne. Ju ka ndodhur ndonjëherë të jeni ndier

të zhgënjyer apo të frikësuar se nuk keni burime financiare të mjaftueshme për të plotësuar nevojat? Paratë, apo mundësitë që do të sillnin ato, vazhdojnë t’ju evitojnë. Kjo, jo sepse nuk i meritoni apo nuk vleni, por sepse Ligji i Tërheqjes përputh gjërat që janë të ngjashme, jo gjërat që janë të kundërta. Psh. kur ne ndihemi të varfër, gjërat që na varfërojnë afrohen rreth nesh. Ky Ligj është i vazhdueshëm dhe nëse i kushtojmë vëmendje, ai do të na mësojë eksperiencave jetësore,do të na mësojë se si funksionon. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

para se të vij. Përndryshe ajo nuk do të vij. Ju nuk mund të lejoni që energjia të vijë vetëm si përgjigje ndaj asaj që është dhe pastaj të mos e ndryshoni dot. Ju duhet të gjeni një mënyrë që të ndjeni kënaqësinë e ëndrrave tuaja aktuale

akoma të parealizuara përpara se këto ëndërra të bëhen realitet. Gjeni një mënyrë ku të imagjinoni një skenar, qëllimi i të cilit do të jetë ofrimi i energjisë. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 vini re gjërat e mira të cilat vijnë drejt jush dhe mirëpritja juaj ndaj tyre do të bëjnë që ato të vazhdojnë të vijnë. Nëse ju jeni duke qënduar në mungesën e diçkaje që ju dëshironi, duhet të gjeni diçka që të ndjeni esencën e saj edhe përLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 01 KORRIK 2013 Lëvizja

MENDIM POZITIV

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gjithçka që doni, ju pret pas derës!

A

e dini se një njeri mund të ketë në trupin e vet të gjitha sëmundjet e mundshme dhe të pashërueshme në botë? Se nesër ato mund të zhduken të gjitha nëse mëson si ta lejoni energjinë të rrjedhë përmes tij? Unë nuk dua që t’ju inkurajoj aspak mendime të tilla, sepse nuk janë aspak të këndshme. Por ajo që dua t’ju inkurajoj çdo ditë, është që ju të tregoheni pak egoistë për të thënë :“Asgjë nuk është më e rëndësishme se ndjesia ime së brendshmi”. Unë do t’ju gjej

disa mënyra për ta realizuar këtë. Fillimisht, niseni ditën tuaj duke medituar për “burimin” tim të energjisë. Nëse ka diçka për të kritikuar, sillni në mendje gjëra të bukura dhe mos flisni. Vazhdoni të meditoni. Kështu do të largoni mendjen nga mendimet negative. Me pak mund, brenda 30 ditëve, ju mund të bëheni një nga personat me rezistencën më të lartë në planet. E zëmë se ju qendroni pas një dere të

mbyllur. Pas saj, ndodhen të gjitha të mirat që ju dëshironi. Ajo që ju nuk dini është se dera thjesht është duke ju pritur ju ta hapni. Gjithçka ka qenë aty, që në momentin kur ju keni kërkuar. Pra, hidhni hapat pa frikë dhe mos nguroni të trokisni në kërkim të atyre që ju plotësojnë. Gjithçka që ju kërkoni, ju pret pas derës. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Në qytetin e Tiranës, PAPPAS kërkon të punësojë teknik për ashensorë, të interesuarit të kontaktojnë nr: 0672012612 / www.njoftime.al

Adresa 1: Rr. e Dibrës, pranë Farmacisë 10, Medreseja Adresa 2: Rr. “Lord Bajron”, pranë Spitalit Ushtarak, Laprakë Adresa 3: Rr. “Gjergj Legisi”, pallatet Gintash, Laprakë Adresa 4: Rr. “Qemal Stafa”, përballë ish-Profarmës, Xhamlliku Adresa 5: Rr. “5 Maji”, pallatet U, tregu, Allias Adresa 6: Autostrada Tiranë-Durrës, km 2, Kompleksi “Melina” R “Jordan Misja”, Kompleksi “Gener 2”, tek burgu Adresa 7: Rr. Adresa 8: Rr. “Halit Haxhia”, Kodra e Kuqe, Babrru Adresa 9: Rr. “Myslym Keta”, Kafja e Rremës

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 01 KORRIK 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

A.Hoxha: Të merren masa për grabitjet në linjat e shërbimit urban!

N

jë vajzë nga Tirana, e cila ka humbur portofolin së bashku me dokumentat në autobuzin e linjës së Unazës shprehet për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet (QDS) tepër e indinjuar në lidhje me pasigurinë që ndjen në mjediset publike. Ajo i bën apel Drejtorisë së Policisë të Qarkut të Tiranës që të sigurojë rendin dhe qetësinë për çdo qytetar. Për më tepër ndiqni intervistën. Më flisni pak për veten si dhe veprimtarinë tuaj të përditshme? Unë jam A. Hoxha dhe jam nga Tirana. Jetoj së bashku me prindërit në kushte të vështira ekonomike dhe sociale pasi të ardhurat tona janë minimale, ndërsa kostoja e shpenzimeve është e lartë. Për momentin jam studente dhe si rrjedhim problemet ekonomike bëhen edhe më të papërballueshme, pasi shpenzoj shumë për të pa-

guar tarifën e shkollës, librat dhe tekstet e ndryshme që nevojiten për të ndjekur siç duhet universitetin. Kam provuar të jetoj edhe në emigracion prej dy vitesh dhe kam konstatuar që trajtimi dhe shërbimi ndaj qytetarëve dhe shtresave në nevojë është shumë herë më i mirë se në vendin tonë. Ku jua grabitën portofolin? Problemi im e ka zanafillën që gjatë udhëtimit në autobus në linjën e Unazës ku më vodhën portofolin së bashku me gjithë dokumentat që unë kisha me vete. Njëkohësisht u paraqita pranë komisariatit përkatës për të denoncuar humbjen e dokumenave të mia dhe portofolit. Kur u paraqita pranë zyrës së shërbimit ndaj qytetarëve, nuk ndjeva vëmendjen e duhur dhe vërehej qartë abuzimi që bëhej me detyrën nga ana e punonjësve të këtij institucioni. Sikur të mos mjaftonte sikleti dhe mërzi-

tja që kisha për humbjen e portofolit së bashku me dokumentat e mia personale në komisariatin e lartpërmendur u ndesha me ironi dhe neglizhencë totale nga ana e autoriteteve. Më konkretisht si reaguan punonjësit e komisariatit kur paraqite problemin tënd? Unë shkova që të praqes problemin tim, pra që të denoncoj humbjen e dokumentave për shkak se kisha frikë mos abuzohej apo keqpërdoreshin nga ana e personnave që më kishin vjedhur dokumentat. Kur doja të aplikoja për humbjen e dokumenatve më kërkuan çertifikatë familjare pasi më thanë që pasaporta biometrike që kisha nuk bën punë. Ata më sorollatën pa asnjë arsye dhe padrejtësisht duke më thënë që nëse nuk sjell çertifikatë familjare si mund ta dimë ne që ti je “Mazllumja”, (fjalë ironike e përdoruar nga punonjësit e komisariatit). Më pas shkova pranë njësisë bashkiake dhe nxora çertifikatën por kur erdha në orën 14:00 e gjeta sportelin të mbyllur dhe policët që po pinin kafe në një lokal aty pranë. Apeli juaj? I bëj apel Drejtorisë së Policisë të Qarkut të Tiranës që të marrë masa në prandalimin e këtyre fenomeneve negative në shërbimin ndaj qytetarëve. Gjithashtu kërkoj që të merren masa për ndalimin dhe dënimin sipas sanksioneve ligjore për të gjithë ato që grabisin nëpër linjat urbane. Për më tepër: www.77news.al

KOLONAT FFRANCHIESE DURRES, ofron vend pune menaxher dhe punonjës në fast-food, të interesuarit të dërgojnë Cv në e-mail: kolonatdurres@gmail.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 01 KORRIK 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Agim Kruja: Jam shumë i varfër dhe jetoj me borxhe, kërkoj restaurimin e shtëpisë!

Agim Kruja

A

gim Kruja, baba i dy fëmijëve nga Tirana detyrohet të shesë gjithë ditën me qëllim që të mbijetojë. Ai shprehet për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet (QDS), se ka djalin të sëmurë, bashkëshorten pa punë dhe detyrohet të jetojë në kushte shumë të vështira.

Ku banoni? Unë jam me origjinë nga Tirana dhe banoj në një ndërtesë që ma ka siguruar pushteti vendor, 12 vite më parë tek ishuzina në lagjen “S. Kodra”. Këtu kushtet janë skandaloze. Në këtë ngrehinë jetoj bashkë me familjen time, bashkëshorten si dhe dy fëmijët e mi. Si është gjendja ekonomike e familjes tuaj? Gjendja jonë ekonmike është e rëndë. Prej vitesh unë me bashkëshorten kemi dhënë gjak dhe kemi blerë disa orendi për njërën nga dhomat. Kam 27 vite që jap gjak bashkë me guan time. Ajo ka pesë vite që nuk jep më gjak sepse doli e sëmurë nga mëlçia. Kurse unë vazhdoj të jap gjak çdo dy muaj dhe fitoj 38 mijë lekë. Marr një ndihmë ekonomike prej 37 mijë lekësh në muaj që është e pamjaftueshme. Çfarë pune bëni dhe si është gjendja shëndetësore e djalit tuaj? Unë detyrohem që të shes fara. Dal tek “Muzeu Kombëtar” dhe shes fara nga mëngjesi deri në darkë. Aty del edhe nusja ime. Përpiqem që farat të jenë të mira, për të bërë të pamundurën, për të kënaqur klinetet mi. Farat i blej në Lushnje me shumicë, me pas i laj dhe i pjek sipas shijeve të klientëve. S’e përballoj dot jetesën. Të ar-dhurat nuk të dalin dot as për të ngrënë. Më shumë jetojmë me borxhe. Edhe lekët e asistencës dhe të KEMP-it të fëmijës i përdor për të likujduar borxhet. Djali i vogël

vuan nga asma për shkak të lagështirës që ka objekti ku jetojmë. KEMP-i i djalit është 95 mijë lekë dhe këto të ardhura janë të pamjaftueshme për shëndetin e tij. Cila është kërkesa juaj drejtuar institucioneve? Unë dua që shteti të vërë dorë mbi problemet tona e të na japë mundësi për restaurimin e banesës ku unë dhe familja ime jetojmë. Të gjithë banorët e tjerë kanë bërë rregullimet e tyre, kurse unë jo. Gjithashtu kërkoj një punë, ku unë punësohem. Unë jam anëtar i komunitetit egjiptian dhe shteti s’ka bërë asgjë për ne. Nuk kemi marrë asnjë lloj ndihme dhe asnjë lloj përkrahjeje. Unë kam mundësi që të punoj si kovaç, sepse kam punuar 10 vite, por pasi u prishën ndërmarrjet, mbeta i pa punë. Ndërkohë, djalin e vogël që është 11 vjeç e kam edhe me probleme të shëndetit mendor dhe në këto kushte s’e kanë pranuar as në shkollë. Ai s’mund të vazhdojë që të jetojë në kushte të tilla ku edhe kafshët nuk mund të qëndrojnë. As bashkëshorten nuk e punësoj dot pasi djali kërkon përkujdesje. Shteti nuk na ka mundësuar as kujdestarinë ndaj fëmijës, që në fakt i takon me ligj. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Kërkohet një kuzhinier/ picier me eksperiencë për një restorant në Tiranë. Të interesuarit të kontaktojnë në nr: 0696251831. / www.njoftime.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 01 KORRIK 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Të vërtetat e Piramidës së Diellit! P

iramida e Visocicas, në afërsi të Sarajevës, mbetet ende një mister për shkencëtarët të cilët janë duke hetuar. Kodra Visocica,e njohur gjithashtu si Piramida e Diellit është e vendosur në Bosnje, jo shumë larg nga Sarajeva. Semir Osmanagiç është i bindur se ajo është një piramidë e bërë nga njeriu dhe jo nga natyra. Për Osmanagiç ajo është piramida e parë në Europë. Me bazament rreth 220 metra, Piramida e Diellit është më e madhe se e Keopsit, përmasat e së cilës arrijnë në vetëm 147 metra. Në të vërtetë, duket se Piramida e Diellit ishte fillimisht një kodër me origjinë sedimentare, por e rimodeluar më vonë, në formën e një piramide, nga njeriu. Kjo mund ta shpjegojë natyrën e jashtme

të rritjes, megjithatë, mbetet e fshehur në mister ajo që mbulon kodrën. Nga kulmi i saj Piramida e Diellit lëshon një rreze të fuqishme misterioze elektromagnetike. Fizikanti kroat, Slobodan Mizdrak, pasi vendosi një transmetues në krye, ka dërguar valët ultrazanore dhe vale radio në drejtim të bazës së piramidës dhe ka regjistruar përgjigjen. Ajo 99% duhet të jetë ndërtuar nga jashtoksorët(Alienët) është një teori nga ekspertët sepse piaramida të tilla janë gjendur edhe nën ujë në Japoni dhe në atë kohë rreth 12000 vjet para erës së re, raca njerezore nuk ka pasur mundësi të konstruktojë objekte të tilla gjigande që ende i kanë rezistuar kohës. Për më tepër:www.banka-ideve.com

në 10 miliard vite të vjetër. Disa prej tyre mund të jenë edhe afër 13.7 miliardë

vjet. Pak a shumë sa vet mosha e Universit. Ylli më i vjetër i zbuluar, i cili është HE 1523-0901, është nje rreth 13.2 vjeç. Sa me i madh të jetë nje yll në përmasë, aq më e shkurtër është jeta e tij. Kryesisht për shkak të masës në bërthamën e tyre, duke detyruar hidrogjenin të digjet më shpejtë. Jeta e një ylli shumë të madh, zgjat përafërsisht 1 milion vjet, ndërsa yjet e masës minimale (si psh Xhuxhi Kuq) e konsumojnë lëndën djegëse shumë ngadalë dhe ky variacion zgjat në dhjetra deri në qindra miliard vjet. Për më tepër:www.banka-ideve.com

Mosha e yjeve!

A

e dini se... Shumica e yjeve janë nga 1 deri

Tiranë, kërkohet banakiere femer dhe kamarier mashkull. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0694869394 / www.njoftime.al

Specialitete Greke Pita OLA Sufllaqe Club Sandwich Doner etj..

Lëvizja

...Pjekje me qymyr Vic Gic Qingj Pula etj..

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 01 KORRIK 2013 Lëvizja

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Erdogan, apel në popull për të qenë të bashkuar në sfidat e rritjes!

Rexhep Tajip Erdogan

K

77 NEWS

ryeministri Rexhep Tajip Erdogan është shprehur me fjalët: “Ne do t’i zgjidhim problemet duke biseduar në një atmosferë pa dhunë, duke rënë në ujdi me njëri-tjetrin dhe duke u bashkuar në një emërues të përbashkët”. Kryeministri Erdogan, fjalimin e tij “Në rrugën e shërbimit për popullin” ia kushtoi më së shumti ngjarjeve nëpër rrugë. Duke vënë në dukje se ngjarjet e kanë vënë Turqinë në një provë serioze të demokracisë dhe ekonomisë, Kryeministri Erdogan vuri theksin mbi rëndësinë e unitetit dhe so-

lidaritetit. Ai tha se përveç protestuesve që në mënyrë të sinqertë protestuan për ambientin dhe pemët, të tjerët janë bërë pjesë e një synimi, një skenari të madh në një kohë që Turqia po përjeton muajin më të shkëlqyer, duke u përdorur si aktorë të kësaj loje në mënyrë të vetëdijshme ose jo. Duke tërhequr vëmendjen mbi lojën që po mundohet të luhet mbi Turqinë, Erdogan vuri në dukje se në këto kohëra demokracia dhe ekonomia janë duke kaluar nga një provim serioz. “Demokracia jonë e ka kaluar këtë provim me sukses. Edhe procesi

Lëvizja

Kryeministri i Turqisë, së shpejti në Gaza! Vizita e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan në Gaza vazhdon të ruajë vendin në rendin e ditës. Lidhur më këtë vizitë Ministri i Punëve të Jashtme Ahmet Davutogllu tha: “Kjo vizitë do të realizohet në një kohë të shkurtër dhe në momentin e drejtë”. Lajmet se vizita e Kryeministrit Erdogan në Gaza do të realizohet në 5 korrik, e ka vënë në lëvizje Ankaranë. Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme Ahmet Davutollu bëri me dije se data e vizitës nuk është përcaktuar ende. Për më tepër: www.77news.al i zgjidhjes nuk është ndikuar nga këto synime. Në sajë të maturisë së popullit tonë, vëllazëria ka vazhduar të fitojë fuqi. Kurse provimin dhe suksesin më të bukur e ka treguar ekonomia turke. Në rast se një gjë e tillë do të ndodhte 10 vjet e gjysmë më përpara, ekonomia turke do të ishte ndikuar shumë thellë, do të kishte pësuar humbje të mëdha dhe populli do të ishte detyruar të paguante fatura dhe kosto të mëdha”, tha Kryeministri turk. Erdogan shtoi se Turqia nuk është një vend që mund të bësh operacione mbi të, ose të jetë pjesë e lojërave të ndotura. Duke tërhequr vëmendjen edhe mbi gabimet e bëra në të kaluarën, Kryeministri tha se Turqia nuk është më një vend që ka qenë në të kaluarën, ajo nuk drejtohet nga minoranca por mazhoranca, në të kundërtën ajo nuk do të ishte një vend demokratik, ligjor dhe social. Për më tepër: www.77news.al

Kompania SPEEDTAXI''five stars'', ofron vend pune drejtues/e automjetesh (taxi 4+1). Të interesuarit të kontaktojnë në: 0664040030 / www.njoftime.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 01 KORRIK 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Projekti TAP, Shqipëria do të përfitojë 1 miliard euro!

P

as shpalljes fitues të projektit TAP në Baku, nga konsorciumi Shah Deniz 2, qeveria e re pritet të miratojë lejen për ndërtimin e tij në vendin tonë. Tashmë për këtë projekt është hartuar dhe miratuar një Plan Kombëtar Sektorial. Në një intervistë për për një televizion kombëtar, Stavri Dhima, Përgjegjës në Sektorin e Menaxhimit të Projekteve Hidrokarbure

në METE, bën të ditur se leja e ndërtimit pritet t'i hapë rrugë fillimit të punimeve të gazësjellësit, rreth 6 mujorit të dytë të vitit 2014. "Këshilli Kombëtar i Territorit e ka shpallur projektin TAP, si projekt të rëndësisë kombëtare dhe tashmë ka kaluar në shqyrtim në KKR plani kombëtar sektorial i tij. Me miratimin e tij do të fillojë procesi i përgatitjes të projektit teknik për

marrjen e lejeve për ndërtimin e projektit e cila mendohet që të paraqitet për shqyrtim në KKT në përiudhën shtator- tetor të këtij viti. Në gjashtëmujorin e parë të 2014, do të startojë fillimi i punimeve", tha Dhima. 210 kilometra të këtij gazësjellësi kalojnë në Shqipëri, duke hyrë nga Greqia për të përfunduar në Leçe të Italisë. "Janë rreth 38 komuna. Do të ketë një pikë hyrje në zonën e Bilishtit, do të vazhdojë në qarkun e Korçës, do të kalojë në zonën e Skraparit, do të kalojë në luginën e Osumit, do të dalë në zonën e Urës Vajgurore, do të shkojë në drejtim të qarkut të Fierit dhe dalja e tij në Adriatik do të jetë në zonën e Semanit, deri në Leçe të Italisë, tha Dhima. Investimi në total i projektit TAP që transporton gazin nga Azerbajxhani drejt Europës, do të jetë rreth 40 miliardë dollarë, ku Shqipëria do të përfitojë afro 1 miliard euro. Projekti i gazësjellësit nga Azerbajxhani kalon në Greqi, Shqipëri dhe përfundon në Itali me një gjatësi rreth 870 km. Për më tepër: www.77news.al

Pagjumësia, mjekët rekomandojnë të mos teprohet me medikamentet! Për më tepër: www.77news.al

HOTEL

BALLKAN

Adresa: Rr. e Llixhave, km. I Peshkopi Cel: +355 67 20 87 193 +355 68 63 74 392

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


1 korrik