Page 1

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MARTË, 19.11.2013 VITI II - NR.622

Adresa: Rr. “Dervish Hima” (përballë Ambasadës Amerikane) • Tel : + 355 44 50 3840 • Cel: + 355 68 40 12 129 • E-mail: targetmilano@hotmail.com • Web: www.dentital.al

ë ëë ...>>fq.2

Edmond Vlashaj: A jemi ne Shqiptarët një komb me mend në kokë? MENDIMI POZITIV

Për një fund të lumtur! Është e vërtetë, që sidomos në këto Qendra e kohë që po jetojmë, Mendimit Pozitiv mendjet tona janë të prirura të bien pre e shumë ndotjeve serioze, madje edhe në vendet më të sigurta dhe të mbrojtura. Të gjitha këto, me kalimin e kohës, fillojnë dhe marrin nën kontroll të gjitha, si mendjen ashtu edhe kujtesën. Këto të ....>> VIJON NË FAQEN 2

E që ta dish dhe ti o mik, unë e kam emrin "Trafik"!...fq.2 Ristani: Tre muaj pa marrë pensionin, autoritetet të reagojnë!..........................................fq.4 Çakuli: Korrektësia me klientin është "hallka" kryesore e një biznesi!....................fq.5 E ardhmja e automjeteve elektrikë: 500 milje vetëm me bateri!......................................fq.6 Erdogan: Shekulli 21 do të jetë shekulli i Turqisë!....................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


AKTUALITET

77 NEWS Lëvizja

E MARTË, 19 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Edmond Vlashaj: A jemi ne Shqiptarët një komb me mend në kokë?

Pra pushtetit të turmës. Si mund të vihet në lëvizje turma? Ky është një leksion që mund qëndisni si të doni, e kur të doni, por shembulli më i kjartë dhe më i freskët është ky i javës që kaloi në Tiranë dhe në rrethe. Turma e gjimnazistëve në Tiranë e vënë përballë gogolit të panikut, pompuar me hamendësime dhe vëzhgime analistësh, bazuar në asgjë nga njëra anë dhe dëshirës "për tu engletisur", për të lënë pa bërë ndonjë orë mësimi, dhe për të përfituar nga trendi i fundit i organizimeve të mëdha në facebook, arriti të mbushë hapësirën e vendimmarrjes politike duke imponuar një jo, e cila kurrkund nuk lidhet me drejtësinë e vendimmarrjes në nivel strategjik për dobinë e të gjithë shqiptarëve kudo ku janë në Ballkan e më tej në të gjithë botën. Ku shkuan mirënjohja dhe besa si virtyte të shqiptarit? Ku shkoi shpirti i sakrificës tipik për shqiptarin? Ku shkoi proamerikanizmi 100% i shqiptarëve?

A thua turma prej 5000 gjimnazistësh jo në moshë madhore për të gjykuar dhe për të vepruar, 50 ambjentalistësh në të drejtën e tyre, prej 5 opinionistësh që përhapin panik dhe prej 5 politikanësh anti amerikanë e anti kombëtarë, ishin përfaqësuesit e "dellit të turmës" që shumëzon me zero të gjitha këto vlera që i kemi mbrojtur me kohë në karakterin tonë kombëtar? Unë besoj se jemi akoma në kohë për të thënë po, dhe për të kompletuar në bashkëpunim me Aleatin tonë më të madh SHBA, të gjithë ato mangësi apo mungesa kapacitetesh që do të duheshin për të përmbushur realizimin me sukses të demontimit të armëve kimike të Sirisë, si dhe për të treguar me dinjitet gatishmërinë tonë për të qënë partnerë seriozë në këtë plan ndërkombëtar humanitar dhe specifik e shumë të rëndësishëm. Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo shqiptar është më i fuqishëm dhe më i sigurtë. Jemi në kohë për të përmbushur të gjitha kërkesat e këtij projekti të fuqishëm partneriteti dhe për të qenë në lartësinë e situatës në shfrytëzimin pozitiv të rolit që SHBA dhe historia e njerëzimit është duke na dhënë. Jemi akoma në kohë që PO-në në parim, ta shndërrojmë në Po reale dhe konkrete, sidomos tanimë që edhe opinioni publik po sqarohet pak e nga pak e po shkundet dita ditës nga paniku. Pushteti i turmës nuk mundet kurrsesi të imponojë padrejtësi në vendimmarrjen tonë strategjike kombëtare. Paniku dhe panikndjellësit janë të destinuar të dënohen me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila në këtë rast duhet të zbatohet si në çdo rast tjetër me shumë përpikmëri. Edmond Vlashaj, PLSHR.

meve që shkatërrojnë dhe jetën. Me kalimin e kohës, këto gabime formësojnë një nënvetëdije që fillon e shkatërron edhe ëndrrat. Kur njeriu është duke fjetur duhet të mundohet si e si ta ruajë pastërtinë e tij. Lëvizja me kujdes e një njeriu, padyshim që është shumë e rëndësishme për jetën e tij. Duhet ditur, se çdo qëllim, apo përpjekje e tij regjistrohet në fletoren e veprimeve. Madje, sipas rasteve, përpjekja për

mos-ndotjen e imagjinatës, për të mos rënë në trysninë e një shtrese të nënndërgjegjes, mund të jetë e rëndësishme. Mirëpo, ç’e do se shëtitja e njeriut nëpër botë të pastra edhe në ëndrrat e tij, duke shëtitur ndër kopshte të pafundme jaseminësh, është e lidhur ngushtë me një përdorim sa më të frytshëm të vullnetit të tij të madh. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

Edmond Vlashaj

Jo vetëm kësaj radhe ne dëshmuam padrejtësinë që mund të ushtrojë pushteti i turmës, ndaj interesave tona strategjike dhe afatgjata. Mungesa e kthjelltësisë dhe gjakftohtësisë për të marrë vendime që bazohen në informacionin e marrë, për të vënë në "peshore farmacie", edhe kontekstin edhe rrethanat, por edhe interesat tona afatgjata dhe strategjike, ka bërë që gjithmonë të jemi ne ata që ankohemi me të njëjtin refren se shqiptarët janë "e Zeza e Vedit". Më kujtohen skenat e gjyqeve komuniste ku disidentët dhe kundërshtarët e regjimit dënoheshin paraprakisht prej turmës se ekzaltuar në thirrjet: -Me varje në litar, me pushkatim, kriminel, sabotator, armik i popullit, kulak, etj, etj, gjithçka kurdisur paraprakisht në zemrekun e injorancës dhe zemërimit kolektiv të turmës që prodhoi jo më pak se mijëra të pushkatuar, e qindra mijëra të burgosur politikë, e qindra vite prapambetje, gjithçka justifikuar në emër të pushtetit të popullit.

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ... dhëna që zënë vend atje, fillojnë ta ngacmojnë mjaft seriozisht njeriun, derisa brenda tij fillojnë e nxiten disa ndjenja të caktuara. Këto piktura që shfaqen përpara shikimit të njeriut, pasi marrin nën kontroll gjithë botën e tij të ndjenjave dhe mendimeve, fillojnë t’i parashtrojnë atij kërkesat dhe dëshirat e veta. Madje, po gjetën rastin, ia paralizojnë dhe vullnetin, derisa e rrokullisin drejt gabiLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 19 NËNTOR 2013 Lëvizja

Një Moment me pak Koment...

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

E që ta dish dhe ti o mik, unë e kam emrin "Trafik"! Kryqëzimi tek "Shkolla e Baletit" ç'ta thërrasësh. Hyrje-dalje në mishmash. Nuk e merr vesh i pari të dytin. Kur të përplasen,qofshin në humor! Përgatiti: L.B

Një Moment me pak Koment...

Rruga e Elbasanit, Tiranë

Xhamia e Nazareshës në Elbasan! Rikonstruktohet Xhamia e Nazareshës, ndërtuar në vitin 1955 në qytetin e Elbasanit. Prej kohësh kjo Xhami ishte lënë jashtë vëmendjes së autoritetve. Përgatiti: A.Ç

Një Moment me pak Koment...

Elbasan

“REAL”

Ofrohet vend pune Agjente Shitjeje. Dërgoni CV-të tuaja në: studio.kontabel@yahoo.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E MARTË, 19 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ristani: Tre muaj pa marrë pensionin e invaliditetit, autoritetet të reagojnë!

Ministria e Punës

Të dëgjoje përgjigjen e një të moshuari dhe njëkohësisht invalid, teksa punonjësja e Njësisë Bashkiake nr. 5 e pyeti se kë kërkon, ishte mjaft e dhimbshme dhe tepër prekëse. Ai iu përgjigj “Ndoshta ti je e ngopur, por unë s'kam para për të ngrënë bukë. Pres të marr parat e shpërblimit të invalidëve, të cilat po vonojnë prej më shumë se tre muajsh”. Ndërkohë, në lidhje me ketë problematikë u ntervistua edhe drejtoresha e Njësisë Bashkiake nr. 5, e cila u shpreh: “Më shqetëson fakti që shpërblim i invalidëve është vonuar jashtëzakonisht shumë, shpërblime të cilat për këtë shtresë janë mjaft të domosdoshme. Unë kam ngritur një komision i cili do të verifikojë ku qendron problemi, si dhe do të punojë që shpërblimet e akorduara për këtë shtresë mjaft në nevojë të shpërndahen sa më parë”. Për më tepër, ndiqni intervitën me invalidin Ll. Ristani nga Tirana.

Mund të më flisni mbi jetën dhe gjendjen tuaj shëndetësore? Unë quhem Ll. Ristani dhe jam me origjinë nga Fieri, por jetoj në Tiranë prej më shumë se 20 vitesh. Jam i martuar dhe kam dy djem. Gjatë një aksidenti kam dëmtuar rëndë këmbën e majtë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shëruar, dëmtimi ishte i parikuperueshëm dhe mund të më rrezikonte edhe jetën, prandaj mjekët vendosën që të ma hiqnin këmbën e majtë. Dua të theksoj që kam një të kaluar mjaft të vështirë dhe me mjaft probleme shëndetësore. Ajo që më shqetëson është mohimi i të drejtave dhe zvarritja e shërbimeve minimale nga ana e instituconeve. Më konkretisht cili është problemi juaj? Unë dua të theksoj gjendjen e vështirë ekonomikë në të cilën gjendet familja ime, pasi jemi të gjithë anëtarët e familjes pa punë. Është e pamundur që të jetohet me një pension invaliditeti prej 7000 lekësh. Këto të ardhura për familjen time nuk mjaftojnë as për të siguruar shërbimet më minimale dhe jetike. Gjithashtu, jam mjaft i pakënaqur me drejtuesit e Mnistrisë së Punës, pasi nuk po përpiqen të dëgjojnë hallet dhe problemet e popullit. Kam mbi dy muaj që përpiqem të bëj një takim me ministrin Veliaj, por asnjë përgjigje pozitive. Cili është apeli juaj për Ministrinë e Punës? I bëj apel Ministrisë së Punës që të akordojë

fondet e invalidëve në kohë dhe të presë në takime qytetarët ashtu siç e meritojnë. Jemi ne ata që i kemi zgjedhur këta drejtues institucionesh dhe si rrjedhim s’duhet të ngrihen barriera burokratike, por të na dëgjojnë dhe ndihmojnë në zgjidhjen e halleve dhe problemeve që kemi. Kërkoj që Ministria e Punës të akordohet me Njësitë Bashkiake në mënyrë që të gjejnë sa më parë zgjidhjen e këtij problemi mjaft të rëndësishëm për një shtresë si invalidët, të cilët janë mjaft të ndjeshëm nga ana e ekonomisë. Kërkoj nga Ministria e Punës që për shkak të rrethanave në të cilat jam të më ndihmojë që të paktën një pjestarë i familjes sime të punësohet. Gjithashtu, kërkoj që të sundojë ligji, pasi një shtet ligjor nuk lejon për asnjë çast shkeljen e së drejtës së fituar me ligj, veçanërisht kur kjo lidhet me pagesat e vetme e me karakter jetik.Paralajmëroj të gjithë funksionarët e këtij shteti, të cilët në përmbushjen e funksionit të tyre publik kanë për detyrë realizimin e këtyre pagesave që të jenë të ndjeshëm ndaj kësaj situate, pasi do të dalim edhe në protesta. Përgatiti: A.H «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Menaxhere Shitjesh (F). Dërgoni CV-të tuaja në: jugperendim@arstlgroup.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

Pastrim Kimik STELA

Adresa: Rr.”Perlat Rexhepi” , Pall.EDILAL Tel: +355 69 29 70 923 E-mail: agrondusha@libero.it Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 19 NËNTOR 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Andrea Çakuli: Korrektësia me klientin është "hallka" kryesore e një biznesi!

Andrea Çakuli

Në zonën e Kamzës, brenda në qendrën tregtare "Casa Italia" është për t'u vënë re nga çmimet ekonomike që ofron një Agjenci Udhëtimesh. Aty takuam sipërmarrësin e saj, z.Andrea Çakuli. I riu nga qyteti i Sarandës, ka jetuar 15 vjet në Greqi. Ai vendosi të kthehet në Shqipëri për të vazhduar studimet e larta dhe nuk u largua më. Filloi punë në pozicionin "Stuart" në një kompani ajrore dhe më pas arriti të drejtojë disa agjenci udhëtimesh. Z. Çakuli, prej sa kohësh e ushtroni këtë

biznes? Kam rreth katër vjet që merrem me këtë biznes dhe është kënaqësi të punosh në këtë profesion. Ndonjëherë më duket vetja sikur jam edhe unë bashkëudhëtarë me klientët. Sa agjenci udhëtimesh disponon sipërmarrja juaj? Ne kemi dy agjenci në Tiranë, një në Durrës, Laç dhe Lezhë. Çfarë ofron ndryshe nga agjencitë e tjera sipërmarrja juaj për udhëtarët shqiptarë

dhe të huaj? Në radhë të parë është korrektesa që ne i ofrojmë klientit, çmimet ekonomike, transporti nga zona ku ai banon, deri në pikën e nisjes, qoftë aeroport, stacion autobusi apo port bregdetarë. Ne ofrojmë dhe shumë paketa turistike në të gjitha destinacionet, për një person, çift apo edhe grup. Ju jeni ende i ri, nuk keni mbushur akoma 26 vjeç. Si arritët për një kohë relativisht të shkurtër të drejtoni katër agjenci udhëtimesh? Më duhet të falenderoj familjen time, e cila më dha mbështetje të fortë financiare, për idetë e mia, për këtë që kam arritur dhe vazhdoj të mendoj akoma se si të hapim dhe agjenci të tjera. Pak më parë ju thashë që sapo mbarova studimet e larta, fillova punë në një kompani ajrore për rreth një vit. Aty krijova shumë kontakte. Fillova të mendoja më vonë për të pasur një punë timen. Erdhi momenti të shfrytëzoja kontaktet që kisha krijuar. Kisha oferta të leverdisshme për udhëtarët, isha korrekt me ta dhe pas pak vitesh arrita të krijoj një klientelë të qëndrueshme. Duke ju uruar suksese të mëtejshme në synimet tuaja, ju falenderojmë për intervistën dhe kohën që na kushtuat. Faleminderit "77 News" dhe lexuesve të saj! Përgatiti: A.K Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Parukier/e. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0692320897/ Për më tepër www.biznesunion.al

Adresa: Rr. Mahmut Fortuzi Cel: +355 69 24 75 720 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

KURIOZITETE

E MARTË, 19 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ja kur mund të fillojnë fëmijët të konsumojnë thjerëza!

Thjerëzat janë konsideruar ushqime shumë të vlefshme, në rritjen dhe zhvillimin e organizmit, sidomos tek fëmijët e vegjël.

Efikasiteti i tyre fillon nga energjia që janë në gjendje të japin nëpërmjet proteinave që përmbajnë. Një pjatë e mirë me thjerra të thata, e shoqëruar me një sasi të moderuar oriz ose makarona, është në gjendje të japë një sasi proteinash të barabarta, shpeshherë më shumë se sa mishi, veza dhe djathi. Përveç përmbajtjes së bollshme me proteina, aminoacidet esenciale si, lizina dhe threonina, thjerrat janë të pasura me fibra, hekur, fosfor, potasium, kalcium dhe vitamina të ndryshme të grupit B, të cilat janë një thesarë i vërtetë nëse marrim në konsideratë faktin se janë të varfëra me yndyrna. Edhe për thjerëzat, ashtu si për pjesën më të madhe të ushqimeve, ekziston një moment specifik në të cilin duhet të futen në regjimin ushqimor tek më të vegjlit: kështu mund të nisin nga muaji i 8 me bizele e

thjerrëza. Rreth muajit të 9-të ose të 10-të mund të marrin edhe fasule. Pavarësisht llojit të thjerëzave, është mirë që t'i jepet një dozë e vogël e shoqëruar me ndonjë metodë përgatitje të këndshme. Duhet të keni parasysh, se kur i jepni thjerëza fëmijëve, është mirë të mos shoqërohen me ushqime të tjera, si mishi ose djathi, sepse edhe këto të fundit janë mjaft të pasura me proteina. Udhëzimet e vetme që nuk duhen harruar asnjëherë janë sasia dhe shpeshtësia me të cilat duhet të konsumohen thjerëzat nga fëmijët : është e rëndësishme mos të teprohet në konsumimin javor dhe ditor, sepse jo vetëm celuloza e pranishme në lëkurën e jashtme, por edhe disa karbohidrate që gjenden tek thjerëzat mund të shkaktojnë fryrje dhe diarre. Për më tepër: www.77news.al

E ardhmja e automjeteve elektrikë: 500 milje vetëm me bateri! Nevoja për vargjet e gjata të udhëtimit, disponueshmëria e një burimi karburanti më të përballueshëm dhe infrastruktura e besueshme e energjisë i ktheu shpejt motorët me djegie të brendshme në mjetet e transportit me motor mbizotërues. Tani shoferët janë duke marrë parasysh një lëvizje larg që benzina të kthehet në energji elektrike si një burim ideal për pushtet e automobilave, por sfida të mëdha mbeten. IBM dhe partnerët janë duke punuar

në zgjidhjen e një nga pengesat më të mëdha për të përhapur prodhimin e automjeteve elektrike: gamë e baterisë të kufizuar. Duke ditur këtë, IBM filloi projektin Battery 500 në vitin 2009 për të zhvilluar një tip të ri litium-ajër të teknologjisë së baterisë që pritet të përmirësojë densitetin energjisë dhjetëfish dhe duke rritur sasinë e saj, mund të gjenerojnë këto bateri në dyqan. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Picjer. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0692349109/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 19 NËNTOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Erdogan: Shekulli 21 do të jetë shekulli i Turqisë!

Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se politika e tyre është e bazuar në shërbimin e tërë kombit pa diskriminuar asnjë qytetar. “ Turqia nuk do të ndalet nga asnjë fuqi, shekulli 21 do të jetë shekulli i Turqisë, ky është qëllimi i qeverisë sonë”, tha kryeministri turk në qytetin Ergani të provincës juglindore turke, Dijarbakër. Erdogan tha se askush nuk është diskriminuar në Turqinë e re për shkak të gjuhës, sektit fetar, etnisë apo identitetit të tij. Ai theksoi gjithashtu se ata, me vullnetin e Perëndisë dhe mbështetjen e popullit, do të sjellin paqe dhe prosperitet në Turqi, pa bërë ndonjë diskriminim. “Kjo është

arsyeja pse ne themi "komb të vetëm", u shpreh Erdogan duke shtuar se kombi i vetëm mbulon turqit, kurdët, llazët, gjeorgjianët, boshnjakët dhe 76 milionë njerëzit që jetojnë në Turqi. Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se një proces i ri, një klimë e re dhe një atmosferë e re është duke përjetuar në këto momente jo vetëm Turqia, por i gjithë rajoni. Tashmë rajoni ynë po ndryshon, ndërsa Turqia po ndryshon akoma me shumë shpejtësi, kjo ndodh pasi rajoni po fiton pushtet, ndërkohë Turqia e ka pushtetin e fituar dhe po e përdor për të bashkuar gjithë rajonin me të vetmen arsye për të

Lëvizja

Stamboll, nis maratona e 35-të e atletëve! Rreth 20 mijë atletë konkurruan në garën e njohur dikur si maratona “Eurasia”. Gjatë maratonës u realizua një kalim mbi urën Bosforit ku morën pjesë rreth 100 mijë njerëz. Maratona, e cila ofron një çmim total prej një milion dollarësh, krenohet me kursin e vetëm në botë që përfshin dy kontinente në një garë, Azinë dhe Evropën. Gara kryesore e maratonës është e përbërë nga tre etapa me gjatësi totale, 42-km e cila filloi 300 metra pas Urës së Bosforit dhe finalizoi në një rrugë në lagjen historike, Sulltanahmet. I ftuari i nderit në garë këtë vit ishte atleti turk Elvan Abeylegesse i lindur në Etiopi, i cili ka qenë ish-rekorder bote i garave 5 mijë metra. Për më tepër: www.77news.al

sjellë paqe. Kështu vazhdon të shprehet kryeministri ku dhe deklaroi se ditë më të mira do vijnë për qytetarët tanë, ku secili do të trajtohet i barabartë dhe do të jetë i lirë para shtetit dhe ligjit. Gjithashtu Erdogan ka cituar: "Le të qëndrojmë të fortë kundër çdo provokimi për prishjen e paqes. Ne nuk do ua japim këtë kënaqësi, pasi ne kemi punuar shumë mbi procesin e paqes dhe duket qartë që ajo tashmë është bërë pjesë e jona". Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Menaxher. Të interesuarit të kontakltojnë në: 0696199011/ Për më tepër www.biznesunion.al

HOTEL TURIZËM KOÇIBELLI E-mail: kristiano_ko@hotmail.com Cel: +355 69 32 64 960

ÇË Albania R O K

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

E MARTË, 19 NËNTOR 2013

77 ENERGY

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat nga 15 Nëntor deri më 30 Nëntor 2013

Çaj Jeshil

Oferta më e mirë!

VETITË: Forcon sistemin e imunitetit. Ngadalëson plakjen. Ul nivelin e sheqerit. Lufton rënien e flokut. Parandalon aknet. Lufton alergjitë. PËRBËRËSIT: Arotenoid Klorofile Vitamine C, E Kalium Mangan, etj PËRDORIMI: Merrni 1-2 lugë çaji dhe futeni në një filxhan me ujë të zier. Pasi ta lini për 5 min. sa uji të marri vlerat e çajit më pas me anë të një site shtijeni lëngun në një gotë me akull nëse e pëlqeni të ftohtë. Rekomandohet të pihen 3 filxhana çaj në ditë.

180 lekë

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 16:30 E Dielë 08:00 - 16:30

Eri: +355 68 56 82 580 Festimja: +355 68 56 82 634 Lisa: +355 68 56 82 511

CITY PARK

O

fertë Për blerje mbi 10.000 lekë, transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese

19 nëntor  

Gazeta 77 News e përditshme informative, organi mediatik i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you