Issuu on Google+

77 NEWS

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E DIELË, 19.08.2012 VITI I - NR.166

...>>fq.3

MENDIMI POZITIV

Të jesh i preferuar nga të tjerët…!

V

epro me qetësi ndërmjet zhurQendra e mës dhe nxitimit e Mendimit Pozitiv kujto çfarë paqe mund të jetë në qetësi. Për sa mundesh, pa dështim, mbajini raport mirë me të gjithë. Shpreh opinionin tënd me qetësi e qartësi dhe dëgjo të tjerët. Edhe sikur të jenë të pashkolluar, kanë edhe ata një histori të tyren. Evito njerëzit prepotentë që janë shqetësues për shpirtin. Nëse insiston të përballesh me të tjerët rrezikon të bëhesh arrogant, sepse gjithmonë do ekzistojnë persona të mirë e të këqinj. Shijoji sukseset dhe projektet e tua. Mbaj interesin për profesionin tënd, sa do i ulët të jetë ai, përbën një pasuri të vërtetë me kalimin e kohës. Përdor kujdes në punën e tua, sepse bota ka edhe mashtrim. Ji vetvetja. Mbi të gjitha mos u shtir në dashuri. Mos ji cinik drejt dashurisë sepse përballë çdo lloj zhgënjimi e mërzitje, ajo qëndron si një bimë shumëvjeçare me gjelbërim të përhershëm.Pranojini me mirësi këshillat e moshës, duke kaluar me qetësi gjërat e rinisë. Kultivo forcën e shpirtit, për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë e papritura. Mos e torturoni veten me fantazi, shumë gjendje frike lindin nga shtangia dhe vetmia. Një disiplinë e shëndetshme thotë: Ji tolerant me veten tënde. Ti je bir i universit dhe ke të drejtë të ekzistosh dhe i bindur ose jo që ti je. Ndaj qëndro në paqe me zotin, pavarësisht konceptit që ke për të. Kushdo qofshin kujdesjet dhe aspirimet e tua, mbaj në paqe shpirtin tënd. Pavarësisht nga iluzionet tuaja, vuajtjet dhe ëndrrat e thyera, kjo është ende një botë e bukur. Ji i kujdesshëm! Përpiqu të jesh i lumtur. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Lëvizja Shqipëria e Re uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fiter Bajramin! E moshuara: Më mashtroi qiramarrësi, përfundova në rrugë!..............................................f.4 Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Lezhë!..........................f.2 Intervistë/ Qoshku: Të gjenden rrugë për punësimin e të rinjve!..............................f.5 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Diplomat e psikologeve të reja, me tema të mprehta të shoqërisë!..............f.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


Welcome to Albania!

E DIELË, 19 GUSHT 2012

AKTUALITET

77 NEWS

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Lezhë!

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”!

P

unësimi i të rinjve që mbarojnë studimet ka qenë një nga shqetësimet kryesore që është ngritur në tryezën e rrumbullakët me temë “Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”, të organizuar nga Lëvizja Shqipëria e Re në Lezhë. Nën moderimin e koordinatores Vilma Kërçiku, të rinjtë e këtij qyteti, kanë dhënë propozimet e tyre për zgjidhjen e problemeve kryesore që shqetësojnë komunitetin. Viktor Ndoka, futbollist që jeton në Itali, ka propozuar arsimin profesional, si një nga mundësitë më të mira për hapjen e vendeve të punës dhe për reduktimin e dyndjes në universitete. “Unë jetoj në Itali dhe kam vënë re që atje ka shumë shkolla profesionale. Këtu mungojnë zanatet, për të cilat Shqipëria ka nevojë. Një zanat të jep një vend pune të sigurt, prandaj mendoj se për këtë kanë nevojë të rinjtë shqiptar”, është shprehur Ndoka. Frederik Turkaj i diplomuar në Fakultetin Ekonomik, ka vënë në dukje se të rinjtë kanë shumë probleme për t’u punësuar, pasi nuk kanë eksperiencën e duhur, që mund t’ia japë praktika, që deri

tani ka munguar. Ndërsa Elisabeta Gjokaj, gjimnaziste, e ka vënë theksin tek infrastruktura. Ajo ka theksuar se deri tani kanë munguar hapësirat për zhvillimin e mësimit, pasi nuk ka patur kushtet e duhura. Megjithatë ajo u shpreh optimiste për të ardhmen, pasi sipas saj është gati një godinë e re për pritjen e nxënësve. Studentja e Fakultetit të Mjekësisë, dega Shëndeti Publik, Laureta Prenga ka propozuar subvencionimin nga shteti për disa degë të veçanta, në mënyrë që studentët që përfundojnë studimet me rezultate të mira, të kenë mundësi të punësohen në bizneset private. Ndërsa Elsuida Noka, studente e infermierisë, ka bërë apel që të ndihmohen më shumë të varfërit dhe të hartohen politika për nxjerrjen e tyre nga varfëria. Elda Mandreca ka evidentuar se në Lezhë ka numër të lartë nxënësish, por mungesë shkollash. Gjithashtu ajo theksoi se një shkollë mbulon disa fshatra. Ajo ka propozuar që çdo fshat të ketë shkollën e tij dhe të ngrihen godina të reja në qytet. Ndërsa përsa i përket shërbimeve sociale ajo u shpreh se mungon informacioni për

to. “Nëse njerëzit nuk e dinë ekzistencën e këtyre shërbimeve nuk kanë si t’i kërkojnë ato. Pra mendoj se duhet të ketë më shumë informacion për shërbimet sociale”. Klodian Prenga ka bërë një përmbledhje të potencialeve kryesore të qytetit të Lezhës, që mund të shfrytëzohen për hapjen e vendeve të reja të punës. “Kalaja, memoriali i Skënderbeut, deti, lagunat mund të shfrytëzohen shumë mirë për turizmin. Porti i Shëngjinit, teknologjia e riciklimit janë dy fusha të tjera që mund të shfytëzohen për hapjen e vendeve të reja të punës”, është shprehur Prenga. Bledar Bardhi, i diplomuar për administrim biznesi, ka vënë në dukje se ka një keqmenaxhim të arsmimit të lartë. “Liberalizimi i universiteteve ka krijuar vështirësi për punësimin”, ka theksuar ai. Gentian Zefi, i diplomuar për Ekonomi-Turizëm ka nënvizuar se mungon praktika pas studimeve. Kjo sipas tij bën që të ketë shumë të diplomuar, por të mos ketë profesionistë. Përsa i përket shërbimeve sociale, ai është ndalur tek mungesa e teatrove, kinemave dhe hapësirave të tjera të argëtimit. Erjon Fizi i diplomuar për ekonomi-biznes, ka propozuar që të hapen zyra punësimi për studentët, ku ata të mund të informohen dhe të kërkojnë punë. Kjo sipas tij do të ishte një mundësi e mirë për t’i motivuar të rinjtë. Në përfundim të takimit koordinatorja e Lëvizjes Shqipëria e Re Vilma Kërçiku, vlerësoi idetë e të rinjve duke theksuar se të gjitha propozimet e tyre do të jenë pjesë e një platforme për zgjidhjen e problemeve në sektorët e përmendur. Ajo premtoi se Lëvizja Shqipëria e Re do të mbetet në kontakt me ta, ashtu si me të gjithë të rinjtë e qyteteve të tjera. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Bizneset në Përmet drejt falimentimit, s'paguajnë dot taksat!

P

ër shkak të krizës që ka filluar të ketë ndikim edhe në vendin tonë, bizneset e vogla në qyteti jugor të Përmetit e kanë ndërprerë marrëdhënien e tyre me bashkinë. Ata nuk po paguajnë më detyrimet, pra taksat e veprimtarive të veta, për shkak të vështirësive financiare. Autoritetet e këtij pushteti vendor kanë evidentuar mbi 55 për qind të bizneseve që nuk janë paraqiWelcome to Albania!

tur pranë zyrave të bashkisë për të shlyer detyrimet edhe pse veprojnë taks-forca për mbledhjen e taksave. Nënkryetari i bashkisë së Përmetit, Vasil Pano tha se nga mosmbledhja e taksave, të ardhurat e bashkisë po kërcënohen. Por një tjetër problem i veprimtarisë ekonomike në këtë vend, është ai mosidentifikimit të biznesve. Kjo ndodh sepse një pjesë e

bizneseve kanë shpallur falimentimin, ndërkohë që veprimtaria ekonomike e tyre është ende aktive. Në këtë rast, vjelja e detyrimeve është e vështirë. Bashkia e Përmetit thotë se do të marrë masa ndaj këtij fenomeni të fshehjes së veprimtarisë, sepse sipas tyre, shuma e debitorëve kap shifra të larta. Për më tepër: www.77news.al

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E DIELË, 19 GUSHT 2012

POLITIKË

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Kryeministri iftar për Muajin e Ramazanit: Të bashkuar në diversitet!

Përulem me nderim të thellë ndaj të gjithë atyre, të cilët e shndërruan këtë muaj në muajin e sakrificës fisnike, në muajin e përkushtimit të madh ndaj Zotit dhe vlerave hyjnore që frymëzojnë njeriun”. Ka qenë ky mesazhi që kryeministri Sali Berisha ka përcjellë gjatë një iftari që ka shtruar në nderim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, për besimtarët mysliman, në një prej rezi-

dencave qeveritare. Kjo darkë mblodhi së bashku drejtues dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vend, përfaqësues të pushtetit lokal, si dhe drejtues të shoqatave të ndryshme fetare. Kryeministri në këtë vit jubile vlerësoi kontributin e udhëheqësve të kombit të të gjitha besimeve.

“Këtë vit, që kemi edhe vitin e 100-vjetorit të pavarësisë së vendit është një rast për të shprehur një mirënjohje të thellë ndaj udhëheqësve të kombit të të gjitha besimeve, të cilët dhanë një kontribut historik në pavarësinë e Shqipërisë, në pavarësinë e shqiptarëve, në lirinë e shqiptarëve. Një vlerësim të veçantë ai dha për tolerancën fetare të shqiptarëve. Kreu i qeverisë kujtoi se Shqipëria aktualisht mban presidencën e Këshillit të Europës, motoja e të cilit “Të bashkuar për diversitet”, është në sinkron të plotë me traditën e shqiptarëve. “Këtë vit, këtë 6 mujor, ne kryesojmë institucionin më të vjetër demokratik të Europës të pasluftës, Këshillin e Europës dhe ky është një nder shumë i madh për ne dhe një nga motot e këtij drejtimi që kemi përzgjedhur, është "Të bashkuar në diversitet" dhe këtë moto ne shqiptarët mund ta ilustrojmë bukur me trashëgiminë tonë shpirtërore, me respektin tonë të madh të ndërsjellë për besimin e tjetrit, me tolerancën fetare të shkëlqyer që ne kemi”, ka theksuar kreu i qeverisë. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja Shqipëria e Re uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fiter Bajramin!

M

e rastin e përfundimit të muajit të madhërueshëm të Ramazanit, Lëvizja Shqipëria e Re uron gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë: Gëzuar Fiter Bajramin! Paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë në familjet tuaja kjo festë e shënuar! Duke

qenë kremtimi më i dobishëm dhe më i bekuar, Fiter Bajrami i nxit njerëzit për angazhime të mëtejshme dhe krijimin e një të ardhme më të lumtur. Urimet dhe vizitat me rastin e Fiter Bajramit janë një traditë e çmuar e popullit tonë. Le të na shërbejë

kjo festë të gjithëve për më shumë mirësi, afrimitet, paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit. Zoti e bekoftë atdheun dhe kombin tonë! Për më tepër: www.77news.al

Qendra Davidi kërkon mësues për gjuhë të huaja. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën: qendra_davidi@yahoo.com/për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E DIELË, 19 GUSHT 2012

HISTORI NJERËZORE

77 NEWS

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

E moshuara: Më mashtroi qiramarrësi, përfundova në rrugë!

Inxhie Ogranaja

I

nxhie Ogranaja, e moshuara 70-vjeçare ka pothuaj 20 vjet që është e pastrehë (edhe pse dikur ka qenë pronare e një banese) dhe kërkon nëpër institucione shtëpinë e dikurshme, të cilën e la me qira, pasi do të takonte në Gjermani djalin e saj emigrant. E moshuara pretendon se është bërë pre e mashtrimit nga qiramarrësi, i cili ka regjistruar pronën e saj në emrin e vet. Aktualisht 70-vjeçarja banon e vetme në një shtëpi me qira dhe të gjithë pensionin e saj e harxhon për të fituar të drejtën. Gjithsesi, Ogranaja si ka humbur shp-resat tek drejtësia dhe në muajin shtator do t’i drejohet sërish gjykatës me një padi të re. Nga jeni dhe cili është problemi juaj? Unë kam 43 vjet që banoj në Tiranë dhe nga martesa kam një fëmijë, i cili ka 17 vjet që banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1991 unë u largova nga Shqipëria

që të takoja djalin, i cili atëherë ishte si emigrant në Gjermani. Në atë kohë shtëpinë time, që aktualisht ndodhet në rrugën Irfan Tomini, lagjia nr. 18, pallati 18 ia lashë me qira një qytetareje (e njohura e mikut tim Pjetër Deda). Madje ky i fundit në bashkëpunim me qiramarrësen më dhanë 100 mijë lekë të vjetër si shpërblim. Në fakt unë tre vjet nuk u interesova për qiranë e shtëpisë dhe për këtë gjë e pësova gjithë jetën, pasi u bëra pre e mashtrimit. Sa kohë qëndruat në Gjermani? Kur u ktheva pas tre vjetësh nga Gjermania qiramarrësja bashkë me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët më tha se nuk mund të dilte nga shtëpia ime. Madje jo vetëm kaq, por për 16 vjet ajo e ka lënë me qira tek një person tjetër, edhe pse unë disponoj kontratën e rregullt të shtëpisë, si dhe autorizimin e asaj kohe që isha pronare. Gjithashtu para dy vjetësh shkova edhe tek qiramarrësit aktualë, por edhe ata nuk më lejojnë që të kthehem në shtëpi. A iu drejtuat gjykatës me gjithçka kishte ndodhur? Në këto kushte unë i jam drejtuar edhe gjykatës ku kam paditur shtetasin Kujtim Beshiri, i cili posedonte banesën time, por Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur në favor të personave të paditur, duke hedhur poshtë pretendimin se unë paskam bërë një deklaratë në vitin 1991, sikur kam shprehur vullnetin dhe kam ndërruar banesën time me banesën e të paditurit. Madje në këto kushte duke qenë se banesa ime ishte më e madhe sesa ajo që këmbeva, ky shtetas më

ka dhënë mua shumën prej 100 mijë lekësh. Kjo gjë nuk është fare e vërtetë, gjithçka ka qenë një mashtrim i hapur që është bërë ndaj meje. Gjithashtu edhe Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, ku konstaton që unë kam qenë pronare e shtëpisë që është objekt gjykimi dhe sikur këtë banesë e kam ndërruar me banesën e të paditurit. Si përfundim dua të theksoj dhe pyes, se cila ka qenë kjo banesë tjetër që unë kam këmbyer. Kush e ka atë aktualisht? Në të dyja vendimet gjyqësore nuk përmendet asgjë në lidhje me këtë fakt. Pra një banesë e tillë nuk ekziston sepse nuk ka patur një deklaratë mes meje dhe këtij shtetasi. Unë i jam drejtuar edhe prokurorisë por jam e pafuqishme që ta ndjek këtë çështje për shkaqe ekonomike. Çfarë do të bëni në të ardhmen në lidhje me këtë çëshje? Unë tashmë jam e moshuar dhe e vetme, me një djalë emigrant jashtë shtetit dhe pa bashkëshortin. Jam e detyruar që t’i kaloj ditët e vetme në një banesë me qira, edhe pse kam një shtëpi timen ku qëndrojnë të tjerët padrejtësisht. Në muajin tetor do të shkoj përsëri në gjykatë, sepse të drejtën time do ta kërkoj deri në fund. Unë kam autorizimin e shtëpisë, atëherë si është e mundur që të mos kem asnjë pasuri, të paktën atë që këmbeva, nëse do të ekzistonte një fakt i tillë. Ju lutem më ndihmoni që të zgjidh problemin tim se jam shumë e pafuqishme. Më mashtroi qiramarrësi dhe kam përfunduar në rrugë. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Kompania A.K.S.A kërkon të punësojë menaxher/e restoranti. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën: hr@kaonbeer.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Ofertë unike

për regjistrimet në shkollën e Mesme "Vitrina". Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 60 euro deri më datë 20.08.2012

Me profilet: -E Përgjithshme, -Mjekësore, -Ekonomike, -Hoteleri - Turizëm, -Elektronike Kjo ofertë vlen vetëm për 37 personat e parë të regjistruar deri më datë 20.08.2012.

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik! Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë Durrës, pranë “City Park”.

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E DIELË, 19 GUSHT 2012

INTERVISTË

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Librazhd!

Qoshku: Të gjenden rrugë për punësimin e të rinjve!

Olimbi Qoshku

L

ëvizja Shqipëria e Re vijon takimet dhe tryezat e rrumbullakëta me temë "Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021". Në kuadër të kësaj nisme Lëvizja Shqipëria e Re u ndal në qytetin e Librazhdit. Zonja Olimbi Qoshku, me profesion arkëtare ndau me ne nëpërmjet ''77 News'' idetë e saj mbi problematikat që lidhen me këto çështje. Si shfaqet situata e punësimit në qytetin e Librazhdit? Në qytetin e Librazhdit punësimi është në nivel shumë të ulët. Nuk ka vende

pune dhe ka pak mundësi punësimi, si për studentët të cilët kanë mbaruar një shkollim të lartë. Kjo situatë i detyron të rinjtë të ikin nga qyteti i Librazhdit për të kërkuar punë diku tjetër, qoftë në kryeqytet apo edhe jashtë kufijve të vendit. Zgjidhja e kësaj situate është që në këtë qytet të ndërtohen fabrika dhe ndërrmarje të ndryshme. Kjo mendoj se do të sillte një perspektivë të re për punësimin e të rinjve. Çfarë mendoni mbi sistemin arsimor në Shqipëri? Mendoj se ka vend për përmirësime, por

ajo që do të kërkoja unë është që shkollat e larta t’u japin mundësi studentëve për një punësim të sigurt pas përfundimit të një dege të caktuar. Është një praktikë që zhvillohet në vendet europiane, do të ishte mirë që të bëhet diçka në këtë drejtim. Si funksionojnë shërbimet sociale në Librazhd? Në këtë drejtim unë nuk kam hasur probleme të theksuara, përsa i përket qytetit të Librazhdit. Me një menaxhim më të mirë mund të evitohen edhe ato pak probleme që mund të hasin qytetarët. Lëvizja Shqipëria e Re do të organizojë një tryezë të rrumbullakët në qytetin e Librazhdit, ku fokusi do të jetë arsimi, punësimi dhe shërbimet sociale. Të gjitha idetë dhe propozimet e të rinjve do të mblidhen dhe do t’i përcillen institucioneve përkatëse për zgjidhje. Si e vlerësoni ju këtë nismë? Unë dua ta falënderoj Lëvizjen Shqipëria e Re për këtë nismë që më duket shumë pozitive. Të gjithë të rinjtë duhet të ngrihen dhe të kërkojnë të përmirësojnë, por edhe të ndryshojnë situatën ku ndodhet sot arsimi dhe punësimi. Nëse nuk ndryshohet kjo situatë, mundësia që të rinjtë të hyjnë në rrugë të gabuar dhe të kenë problem të shumta është e madhe. Të ndryshohet situata sa më shpejt të jetë e mundur. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

Avenue Grill kërkon të punësojë ndihmës/e kuzhinier. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 0672951760/ Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77 NEWS

E DIELË, 19 GUSHT 2012

KURIOZITETE

Welcome to Albania!

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

E verdha e vezës përshpejton sëmundjet e zemrës! arterioskleroza. Ky është një çrregullim i arterieve ku pllakëzat formohen në muret e arteries. Si një komponent kyç i një mëngjesi tradicional anglez, zbulimi i ka ardhur në ndihmë shumë njerëzve. Duke anketuar 1.231 burra dhe gra, Dr. Spence, në Universitetin e Western Ontario, Londër, Kanada ka rezultuar se personat kishin pasur probleme me zemrën. Këputja e pllakave është shkaku i zakonshëm i goditjeve në zemër dhe tru. Studimi përfshin pacientë me moshë mesatare prej 61.5, të ndjekur në klinikat vaskulare parandaluese në Ontario. Me ultratinguj është krijuar një matje e zonës së pllakave totale dhe pyetësorët janë plotësuar në lidhje me jetesën e pacientëve. Hulumtimi gjeti se zona karotide e pllakave është rritur në përputhje me moshën pas 40 dhe u rrit mbi rritjen mesatare të viteve të pirjes së duhanit të rregullt dhe konsumit të të verdhës së vezës.

S

hkencëtarët kanë zbuluar të vërtetën që të hash të verdhën e vezës është pothuajse aq e keqe sa pirja e duhanit për

rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek njerëzit. Problemi qëndron në një rritje të rrezikut të forcimit të arterieve, të njohura si

Nga Amazona Kadriu Për më tepër: www.banka-ideve.com

Majmunët xhuxh! K ë t o k r i j e s a i g j e j m ë n ë B ra z i l d h e j a n ë 1 3 c m t ë g j at ë , d u ke përjashtuar gjatësinë e bishtit t ë ty r e. Ka n ë s t r u k t u r ë t ë v o g ë l trupore dhe është shumë e vës h t i rë p ë r t’ i g j e t u r n ë p y l l , p o r megjithatë ato mund të hidhen

1 6 m l a r t ë s i , e c i l a m e t ë vë r t e t ë ë s h t ë n j ë d i s ta n c ë e g j at ë p ë r n j ë krijesë kaq të vogël. Këta majmunë nuk rriten në pemë, por ngjiten nëpër degë për të gjetur u s h q i m i n e ty re. Për më tepër : w w w.n ew n ew s. a l

Kërkohet punonjëse për Casino. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 0696697180/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E DIELË, 19 GUSHT 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Diplomat e psikologeve të reja, me tema të mprehta të shoqërisë!

P

77 NEWS

rojekti ‘’Vitrina në kampus’’ sjell sot në vëmendje një prej detyrave më të mira të prezantuara nga studentët e vitit të dytë në degën e Psikologjisë në universitetin “Vitrina”. Studentet e kësaj dege, Edlira Koxhaj, Elva Lika, Fabiola Hyka, Irena Dervishi në një intervistë për “77 News” treguan mbi këtë detyrë dhe ku është fokusuar ajo. ‘’Stigma dhe diskriminimi i skizofrenëve nga shoqëria’’ mban titullin ky punim, i cili fillon duke sjellë në vëmendje formulimin e skizofrenisë, në mënyrë që të jepet një përshkrim i saktë mbi këtë sëmundje. Punimi është ndërtuar duke marrë informacione nga literatura të ndryshme, është paraqitur genograma e skizofrenisë dhe janë dhënë statistika mbi rezultatet e skizofrenisë. Konkretisht në këtë punim janë paraqitur shtri-

met e personave me skizofreni në QSUT për periudhën janar-maj 2012. Më tej punimi jep masat strategjike që mund të reduktojnë diskriminimin, si edhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së të sëmurëve me skizofreni. Nga kjo intervistë mësuam se si vetë studentet kishin ndryshuar mënyrën e të menduarit për të prekurit nga kjo sëmundja, falë studimit në këtë degë por edhe njohjes nga afër të rasteve konkrete. Të katër studentet e universitetit “Vitrina” përcollën një mesazh sensibilizimi, që të gjithë qytetarët të marrin sa më shumë informacion në lidhje me skizofreninë, në mënyrë që të jenë më pak diskriminues dhe të luajnë rol ndihmues për këto persona. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Të ardhurat më në fund do përmirësohen ndjeshëm. Nuk do mendoheni shumë para se të bëni një investim. Demi: Marsi do e shtojë dëshirën tuaj për të qenë sa më afër partnerit dhe për të provuar emocione të reja. Binjakët: Në planin financiar do keni fat. Shmangni ndërmarrjen e operacioneve shumë të mëdha. Gaforrja: Jeta sentimentale do të influencohet nga Marsi. Mjedisi do jetë i ngrohtë dhe pasionant. Luani: Financat do të përmirësohen. Do kryeni edhe disa transaksione të rëndësishme. Virgjëresha: Situata financiare do përmirësohet ndjeshëm. Tashmë do keni mundësi të shlyeni borxhet që keni pasur. Peshorja: Në planin financiar do keni ide të mira për ta stabilizuar situatën. Gjithsesi mos e humbni maturinë me shpenzimet. Akrepi: Nëse jeni në çift, lidhje juaj do të përforcohet edhe më tepër falë një komunikimi më të mirë. Tregohuni më të kuptueshëm. Shigjetari: Saturni do ndikojë pozitivisht tek financat. Do tregoheni të matur me shpenzimet dhe do vendoset ekuilibri. Bricjapi: Falë mbështetjes së Uranit, marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet ndjeshëm. Ujori: Mos bëni asnjë hap të nxituar. Shmangni shpenzimet e mëdha sot nëse nuk doni të përballeni me probleme të mëdha. Peshqit: Falë përkrahjes së Neptunit gjatë kësaj kohe në planin financiar do keni mundësi të stabilizoni buxhetin.

Restorant “Verona” kërkon të punësojë kamerier. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e tel: 0692096400/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E DIELË, 19 GUSHT 2012

PROFIL

77 NEWS

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Bujtina Ndoc Dedë Gjeçaj në Theth! B

anesa e Ndoc Dedë Gjeçaj është në afërsi të qendrës. Është shtëpi karakteristike e zonës, e ndërtuar me mure guri në dy kate dhe me një çati (papafingo). Është e përbërë nga 5 dhoma, 3 prej të cilave janë ndërtuar me mure guri, ndërsa dyshemeja dhe tavani janë të punuara me dërrasë druri. Tre dhoma janë me nga tre krevate, tek të cilat mund të bëhen krevat dopio dhe një tek për familjarë. Dhoma ka ujë, dush, tualet, dollap, tharëse flokësh, hekur për hekurosje, komodinë, shërbim lavanderie e cila mund të vihet në dispozicion. Dy dhoma janë në çati, të cilat kanë një banjo të përbashkët. Çdo gjë në dhomë është e punuar me dorë, jorganët janë prej leshi deleje dhe shërbimi është si në shtëpinë tuaj. Dhoma e ngrënies është me oxhak dhe e përshtatur që ju të ndiheni sa më mirë. Hani ofron për turistët ushqim tradicional të zonës, ku spikatin prodhimet e bulmetit, qumësht, gjalpë, djathë, vezë, mjaltë, mish gici, mish qengji, patate, barbunja, luleshtrydhe të freskëta, lloje të ndryshme reçelërash të bëra në fshat, esenca të thanës, esencë luleshtrydhe, esencë manaferre, etj. Të gjitha ushqimet janë biologjike të freskëta dhe të pro-dhuara nga vetë familja. Ka kopësht ku mund të gjeni misër, fasule, kumbulla, mollë, etj. Shoqëruese mbeten dhe aktivitetet shumë të këndshme që ne organizojmë rreth natyrës së zemrës së alpeve, alpinizëm, speleologji, etj. Rajoni i Thethit përbën në fakt zemrën e alpeve shqiptare. Ai ndodhet në alpet perëndimore të Shqipërisë, 70 km larg

nga qyteti i Shkodrës. Me vlera klimaterike dhe të biodiversitetit. Në parkun e Thethit gjenden ahe shekullore dhe shumëllojshmëri lulesh. Fauna e parkut përbëhet nga 50 lloje shpendësh.

Ofertë unike për regjistrimet te Universiteti "Vitrina". Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 250 euro deri më datë 20.08.2012 Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi. E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestar është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master.

Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 20.08.2012.

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

Ndër vendet më interesante për t’u vizituar nga turistët janë Ujëvara e Grunasit, shpella e Birrëve me rrathë dhe burimet e ujërave të Okolit. Nga Olta Zhilla Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë.

........................................... Email: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë Durrës, pranë “City Park”.

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Gazeta 77 News Botimi Nr.166