Issuu on Google+

www.77news.al

Adresa: Unaza e re, pranë Astirit, Tiranë.

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E HËNË, 18.11.2013 VITI II - NR.621

MENDIMI POZITIV

...>>fq.3

Falni dhe heshtni! “Të dënosh është njerëzore, të falësh është Qendra e hyjnore ” Mendimit Pozitiv Kur një njëri e shohim në rrugë na duhet vetëm një vështrim i thjesht pamor për të ditur se çfarë rrobash ka veshur, mban apo jo syze, çfarë ore mban, modelin e krehjes së flokëve etj.,por për të ditur përafërsisht se çfarë fshihet prapa shpirtit të tij, karakterin, mendimet, ndjenjat është shumë më e vështirë, por jo plotësisht e pamundur. Mirësia dhe ligësia gjenden brenda në secilin prej nesh dhe kanë edhe formën dhe mënyrën e shfaqjes së tyre të jashtme. Një mendje dhe shpirt i disiplinuar kultivon në mënyrë maksimale të mirën brenda vetes duke lënë tejet të vogël apo eleminuar krejtësisht hapësirën ku të qëndrojë e keqja, ashtu si edhe një mendje e shkurtër dhe një shpirt i paditur ushqejnë në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme të ligën brenda tyre sa tek ta rrallë mund të gjesh një pikë mirësie. Të lejosh që urrejtja, xhelozia, frika, zilia, dëshira e hakmarrjes, dëshira për të ndryshuar atë që është e pamundur të ndryshohet, të jetë përherë e pranishme brenda nesh do të thotë të punosh pandërprerë që vetes t’i shkaktosh probleme serioze psiqike dhe fizike, probleme me zemrën, me tensionin, me stomakun, me gjumin, me dhimbjen e kokës etj. Urrejtja dhe bashkëpërcjellëset e saj, ndonëse nuk shihen,njësoj si ndonjë gaz i helmueshëm, vrasin, gjymtojnë, shkatërrojnë. Mund të tingëllojë qesharake, por si duket urrejtja, zilia, dëshira e hakmarrjes kanë format e tyre të padukshme dhe brenda atij të cilit banojnë shëtisin nëpër tërë trupin, grisin, çjerrin, kafshojnë duke shkaktuar sëmundje, gjakderdhje të brendshme, armiq të imagjinuar. Dashuria, mirësia, mëshira..>> VIJON NË FAQEN 2

Një Moment me pak Koment...

Pleqëria vjen me kusure! Mungesa e kredidhënies nga bankat, bien investimet!......................................................fq.2 Dy vëllezërit: Na nxorën nga baraka, jetojmë në rrugë!....................................................fq.4 Çuni: Nëse shijoni picën tonë, do të bëheni klient i rregullt!................................fq.5 Ngjyrat e frutave dhe specifikat e tyre!..................fq.6 Turqi, investime gjigande në energjinë e erës!.................................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E HËNË, 18 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Mungesa e kredidhënies nga bankat, bien investimet!

Bizneset me aktivitet në shërbime, ato të industrisë, ndërtimit dhe jo vetëm, kanë ulur ndjeshëm nivlein e investimeve gjatë 2013-ës. Shkak mungesa e kredidhënies nga bankat e nivlet të dytë. Bankat po kreditojnë gjithnjë e më pak

biznesin dhe këto të fundit për rrjedhojë, po investojnë më pak në fushat ku operojnë. Rënie e kreditimit për investime vihet re edhe në shifrat e publikura nga Banka e Shqipërisë. Sipas këtyre të dhënave, kredia e re për investime këtë vit ka rënë me një të tretën. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 9-mujorin e këtij viti bizneset kanë marrë gjithsej 20.6 miliardë lekë kredi për investime, në rënie me 33% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë. Dobësia e kërkesës së brendshme dhe hendeku negativ i prodhimit, kanë ulur nivlein e investimeve të reja nga sipërmarrja. Vrojtimet e besimit të biznesit tregojnë se shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve është e ulët dhe planet për të kryer investime të reja janë mjaft të vakta. Vrojtimi i BSH-së tek bizneset ka nxjerrë në pah se sektori i shërbimeve në tremujorin e tretë tregoi se 82% e bizneseve nuk kanë kryer investime të reja, ndërsa në sektorin e industrisë shkalla e sipërmarrjeve që nuk kanë kryer investime arrin

në 89%. Për sa i përket sektorit të industrisë, më pak se 15% e bizneseve kanë parashikuar të kryejnë investime të reja në të ardhmen e afërt. Prirja e dobët për investime të reja dëshmohet edhe nga shifrat e importit të makinerive dhe pajisjeve. Sipas INSTAT, importet e këtij grupi gjatë 9 muajve të këtij viti kanë rënë me 10.5% krahasuar me vitin e kaluar. Ngërçi i marrëdhënieve mes biznesit dhe bankave ka ardhur si pasojë edhe e borxhit të akumuluar nga qeveria, ndaj biznesit. Kjo ka vënë në vështirësi bizneset, të cilat në shumë raste janë regjistruar si kreditorë me probleme për shkak të vonesave në pagesat e kësteve, apo pamundësisë për të shlyer huanë. Sipas Ministrisë së Financave, borxhi ndaj kompanive llogaritet në 560 milionë dollarë. Qeveria ka premtuar kthim të këtij borxhi, i cili pritet të përmirësojë marrë-dhënien bankë-biznes. Për më tepër: www.77news.al

një jetë të lumtur. Domosdoshmëria e heshtjes! “Nuk ka gjë më të keqe për njeriun se sa të flasë tepër.” - Heshtja është pika kulmore e moralit të lartë. - Njeriu që hesht dhe nuk flet gjëra të kota ka shpëtuar prej rreziqeve të kësaj bote dhe botës tjetër. - Heshtja ndaj së kotës është adhurimi më i rëndësishëm. - Ka shpëtuar ai njeri, i cili heshtjen e ka të mbushur me meditim, që shikimin e ka të pajisur me aftësinë e të nxjerrit mësim dhe që ka shumë paragrafe në librin e veprave të tij. - Qëndroni sa më afër atij që është fjalëpak, sepse ai njeri ia ka arritur urtësisë me siguri. - Heshtja është urtësi dhe njerëzit që e kanë një virtyt të tillë janë të paktë. Ai që flet gjëra boshe bën detyrimisht shumë gabime. - Shumë gabime njerëzore burojnë nga gjuha. - Braktisja e fjalëve të tepërta e të panevojshme dëshmon për moralin e bukur të njeriut. - Lum ai që ka nën kontroll (sundim) gju-

hën e tij, ai të cilit shtëpia e vet i duket e gjerë dhe e rehatshme e që përlotet për gabimet e tij. - Ajo që i ka hije një njeriu të mençur është të mos flasë për diçka tjetër, përveç çështjeve të jetesës (çështjeve ekonomike për të siguruar ekzistencën). - Heshtja është rroba më e bukur e njeriut. - Atij që qesh shumë i pakësohet madhështia. Ai që flet shumë gabon shumë dhe një njeriu të tillë i pakësohet ndjenja e turpit. - Njeriu është fshehur nën gjuhën e tij. Bëjeni të flasë dhe atëherë do të kuptoni se sa shumë e sa shpejt ka për t’i humbur vlerat e tij. - Ushqeji të uriturit, jepu ujë të eturve, urdhëro për mirë dhe ndalo të keqen. Nëse nuk ke mundësi t’i bësh këto, atëherë ruaje gjuhën tënde prej fjalëve të padobishme. - Për sa kohë zemra e njeriut të mos jetë e drejtë, as besimi i tij nuk mund të jetë i drejtë. Për sa kohë gjuha e tij të mos jetë e drejtë, as zemra e tij nuk mund të jetë e drejtë. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1... toleranca, falja punojnë pa ndërprerë për ta mbajtur sa më në formë trupin dhe shpirtin e njeriut, ato vrapojnë shpejt për të rigjeneruar një simptomë të shfaqur, për të lëmuar një rrudhë, për të mos lejuar që të shfaqet një thinjë apo për të ledhatuar si një nënë e mirë, për të bërë një gjumë sa më të rehatshëm. Cilido qoftë lëndimi, mashtrimi apo fyerja që na kanë bërë të tjerët, duhet të gjejmë forcën për të falur për hir të shëndetit tonë. A i keni parë njerëzit që s’mund të falin e që urrejnë të gjithë e çdo gjë që s’është bërë prej tyre, se si kanë fytyrë të mpirë e plot me rrudha të parakohshme, pa asnjë arsye bëjnë ngërdheshje cinike, sytë e tyre shkëlqejnë nga një dritë armiqësore, buzët stërhollohen e fytyra herë u skuqet e herë u zverdhet. Ata e bëjnë këtë sepse kështu i urdhëron e keqja brenda tyre duke i helmuar e duke mos lejuar të falin të tjerët e më këtë të falin vetveten. Njerëz falni dhe largoni të keqen nga vetvetja, ajo nuk ju lë të jetoni, ajo në fillim do të rezistojë, por këmbëngulja juaj do ta mund atë dhe do t’i hap rrugë dashurisë, mirësisë dhe mëshirës që do t’ju sigurojnë Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 18 NËNTOR 2013 Lëvizja

Një Moment me pak Koment...

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Pleqëria vjen me kusure! Në mungesën e një parku, mosha e tretë zgjedh rrugën për të kaluar kohën e lirë. Mjafton një karton dhe një stol! Përgatiti: S.Ll

Një Moment me pak Koment...

Ish-Parku i Autobusëve, Tiranë

Na e kanë zënë gjithë rrugën! Trotuarët e rrugës "Xhanfize Keko" janë të zëna nga makinat që parkojnë shoferët për orë të tëra vend e pa vend. Përgatiti: S.Ll

Trotuarëve të Tiranës

Një Moment me pak Koment...

Ofrohet vend pune Menaxhere furnitore. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0688115818/ Për më tepër www.biznesunion.al

Konkursi "77News Report", shpall fituesit: Vendi i l: Elueda Hasimllari "Çezma e tharë"

Lëvizja

Vendi i ll: Xhevahire Haka "Pedonalja me tapet shtruar"

Vendi i lll: Sibora Lleshi "Uji është jeta"

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E HËNË, 18 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Dy vëllezërit: Na nxorën nga baraka, jetojmë në rrugë!

Dy vëllezërit Roland dhe Dritan Zani, nga Tirana, të cilët prej 12 vitesh jetonin në një barakë, jo shumë larg, rrethrrotullimit të “Zogut të Zi”, kanë përfunduar në rrugë për shkak se ambienti ku ata jetonin është pronë private. Kohë më parë “77 News” ka konstatuar në vendngjarje ambientin ku jetonin në kushte skandaloze dy vëllezërit jetimë, të kërcënuar nga uria dhe të braktisur në mëshirë të fatit. Prishja e barakës “Ne kishim 12 vite që qëndronim në këtë barakë. Në fillim na lajmëruan se duhet të merrnim objektet që t'i nxirrnim jashtë. Ne kundërshtuam, por pasi na prishen barakën u detyuruam të iknim dhe përfunduam në rrugë të madhe. Jemi ankuar edhe në komisariat, por asgjë nuk është bërë” shprehet më i vogli i vëllezërve Dritani, 35 vjeçar. “Jam rritur në jetimoren e “Zyber Hallullit”

dhe aty kam qëndruar pesë vjet, më tej jam rritur në rrugë”. Nga ana tjetër, Rolandi 38 vjeçar tregon se prindërit nuk i ka njohur kurrë, por sipas fjalëve të disa të afërmve të tyre, kanë vdekur për shkaqe shëndetësore. “Unë kam qenë i martuar më parë dhe nga martesa solla në jetë një fëmijë, por për shkak të varfërisë u ndava. Vajza aktualisht duhet të jetë 13-vjeç, por unë kam vite që nuk e kam takuar”, tregon 38 vjeçari problemin më të madh të jetës së tij. “Kam mësuar që vajza ka humbur, madje para divorcit më kanë pyetur në polici që të dëshmoja në lidhje me humbjen e vajzës, pasi dikush kishte shpifur për mua që unë isha në dijeni të humbjes së saj. Në fakt unë e dhashë dëshminë time dhe kjo histori është mbyllur. Fëmija është jeta ime, kurrë se kam menduar që të shes fëmijën, në çdo lloj rethane”.

Varfëria Sipas dëshmive të banorëve të zonës, jeta e dy vëllezërve të rritur jetimë është tepër e vështirë, duke u detyruar të mbledhin kanaçe e bukë të thatë e më pas për t'i shitur, për të fituar ndonjë të ardhur sa për të mbajtur frymën gjallë. Gjithashtu, banorët e zonës së “Zogut të Zi”, i ndihmojnë vëllezërit me mundësitë që kanë. “Jemi drejtuar në zyrat e punësimit prej vitesh, por emri ynë nuk ka dalë me qëllim që të fillojmë ndonjë punë”, shprehet Dritani. “Unë gëzoj statusin e jetimit, por formalisht sepse, ndaj meje nuk ka pasur asnjë përkujdesje të veçantë nga shteti apo shoqatat. Ju e shihni edhe vetë, kushtet ku jetojmë janë tepër të vështira. Qëndrojmë me ditë të tëra pa ngrënë, pa ujë e pa rroba në mes të rrugës”. Të dy vëllezërit shprehen se gjithmonë qëndrojnë bashkë duke ndihmuar njëri-tjetrin, pasi nata është e frikshme. “Gjithashtu përeth ka edhe drogaxhinj që janë shumë të rrezikshëm”, shprehen të dy vëllezërit. Qëndra për “Drejtësi dhe Solidaritet” po përgatit të gjithë dokumentacionin e duhur me qëllim referimin e rastit në institucionet kompetente, që kanë për detyrë zgjidhjen e tij. Përgatiti: K.I «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Audit i Brendshëm. Dërgoni CV-të tuaja në: burimenjerezore@megateksa.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lokal serioz ku vijnë të gjitha moshat si dhe shumë familjarë! Adresa: Kryqëzimi i Klinikës dentare Elbasan, Albania Cel: +355 69 73 08 777

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 18 NËNTOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Çuni: Nëse shijoni picën tonë, do të bëheni klient i rregullt!

"Pizzeria Pikante" është një nga piceritë më të frekuentuara në rrugën "Myslym Shyri". Ajo gjendet rreth 100 metra larg nga Unaza. Na tërhoqi vëmendje shërbimi i kulturuar në këtë ambient, por kur provuam dhe specialitetin e picerisë, mbetëm pa fjalë. Është një nga të paktat në Tiranë që kryen pjekjen me furrë druri. Znj. Flora Çuni, me origjinë nga Burreli, administratore e këtij biznesi na foli rreth specialiteteve që ofron kjo piceri. Znj. Çuni, prej sa vitesh kryeqytetasit

shijojnë produktet e Picerisë tuaj? "Pizzeria Pikante" ka rreth 6 vjet që ushtron aktivitetin e saj këtu në "Myslym Shyri". Jemi përpjekur maksimalisht t'i ofrojmë klientit cilësi. Çdo picë, tost apo sanduiç përgatitet para syve të klientit. Për biznesin tonë Klienti gjithmonë ka të drejtë dhe trajtohet si mbret. Nëse shijoni njëherë picën tonë, atëherë do të bëheni, klient i rregullt, ashtu siç janë bërë shumë të tjerë nga qyteti i Tiranës apo edhe nga rrethet tjera të

Shqipërisë. Kjo është e sigurt! Edhe unë jam bërë tashmë klient i "Picës Pikante" që sapo shijova këtu. Por pyetja ime është, cili është sekreti i gatimit tuaj të mrekullueshëm? Themeluesi i biznesit tonë është im bir, Dardani. Ai ka punuar për shumë vite në Itali si picier dhe meqënëse i zotëronte këto aftësi na dha si ide të hapnim një Piceri. Është ai që arriti të sillte Kuzhinën Italiane këtu në zemër të Shqipërisë. Por sot, po pate lëndën e parë cilësore, kushtet teknike dhe picier të kualifikuar është e mundur t'i ofrosh klientit produktet ushqimore më të mira, gjë që shumë piceri të tjera e nuk e arrijnë dot. E theksoj dhe njëherë, ne çdo lloj produkti e pjekim me furrë druri, pra me pak fjalë, ofrojmë pjekje "BIO". Nuk do të zhgënjeheni as nga shërbimi e as nga cilësia e ushqimit që del nga furra e druve. Klientit i ofroni shërbim "Taxi"? Patjetër që po! Ne e ofrojmë këtë shërbim me një shtrirje pothuajse në të gjithë Tiranën, nga Kombinati në Kinostudio deri në orët e vona të mbrëmjes, çdo ditë. Pra mesa kuptova, ju nuk bëni pushim? E kam merak këtë punë dhe më duhet të jem prezente çdo ditë. Faleminderit për intervistën, znj. Çuni! Faleminderit "77 News"! Përgatiti: A.K Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Specialiste Marketingu. Dërgoni CV-të tuaja në: burimenjerezore@megateksa.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

Pastiçeri Nela

Lëvizja

Adresa 1 Yzberisht - Tiranë

Adresa 2 Tek “Petro Nini” -Tiranë Cel: +355 68 20 48 811

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

KURIOZITETE

E HËNË, 18 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ngjyrat e frutave dhe specifikat e tyre!

Çdo ngjyrë që gjendet tek frutat dhe perimet, ka edhe përfitimet e saj specifike. Ne ju sjellim një listë të frutave dhe ngjyrave të tyre, si dhe çfarë përfaqësojnë ato. Frutat e kuqe

Frutat e kuqe ju mbrojnë kundër sëmundjeve të zemrës, parandalojnë mpiksjet e gjakut dhe ndihmojnë në qarkullimin e gjakut. Gjithashtu ato janë të pasura me antioksidantë, të cilët mbrojnë kundër

sëmundjeve të kancerit. Ato përmbajnë likopen, i cili njihet si një antioksidant i fuqishëm dhe i jep frutave të kuqe ngjyrën. Frutat e gjelbërta Frutat e gjelbërta ndihmojnë në rritjen e sistemit imunitar. Ato gjithashtu përmirësojnë mendjen, si dhe ndihmojnë shumë lëkurën. Frutat e verdha dhe portokalli Frutat e verdha dhe të portokallta përmbajnë sasi të lartë të karotenit, i cili përdoret nga trupi për të prodhuar vitaminën A. Ato gjithashtu janë burim i mirë i vitaminës C dhe janë të rëndësishme për sytë dhe lëkurën. Frutat e bardha Frutat e bardha janë të mira për uljen e kolesterolit, rregullojnë presionin e gjakut dhe parandalojnë kancerin. Për më tepër: www.77news.al

Lakra, çelësi i mbrojtjes nga rrezet e trajtimit të sëmundjeve! Hulumtuesit pohojnë një kompleks nga perimet si, lakra, lulelakra dhe brokoli, i ka mbrojtur minjtë dhe të vegjlit e tyre nga doza vdekjeprurëse e rrezatimit. Studimi i tyre sugjeron se kompleksi, tashmë i dëshmuar për sigurinë e njerëzve, mund të mbrojë indet normale gjatë terapisë së rrezatimi për trajtimin e kancerit dhe për të parandaluar ose zbutur sëmundjet e shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezatimit.

Përbërja, e njohur si DIM (ose, 3'-diindolylmethane), më parë është gjetur të ketë efektet parandaluese të kancerit. “DIM është studiuar si një agjent për parandalimin e kancerit për vite me radhë, por ky është indikacioni i parë që DIM gjithashtu mund të veprojë si një mbrojtës nga rrezatimi”,- thanë shkencëtarët. Hulumtimi është publikuar në “Proceedings”, revistë e Akademisë Kombëtare të Shkencave. Për më tepër: www.77news.al

Ofroj vend pune Shitëse marketi. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0688115818/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 18 NËNTOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Turqi, investime gjigande në energjinë e erës!

Ministrat e 15 vendeve më të rëndësishme të energjisë do të mblidhen në Stamboll në mbledhjen e Këshillit të Energjisë Atlantike dhe në mbledhjen ekonomike mes vendeve. Në mbledhjen e organizuar do të bisedohet për tema të ndryshme dhe për problemet në këtë sektor kyç të ekonomisë. Kjo mbledhje do të mbahet në Stamboll në datat 21-22 nëntor. Përfaqësuesi turk i këtij Këshilli, Orhan Taner ka deklaruar se në këtë mbledhje do të bisedohet rreth eksportimit të naftës së SHBA dhe shtimit të rezervave të naftës në vende të ndryshme të botës. Në këtë mbledhje do të marrin pjesë disa nga zyrtarët më të lartë të shtetit, duke filluar nga Presidenti Abdullah Gyl, zv.Kryeministri Ali Babaxhan, Ministri i Energjisë dhe burimeve natyrore Taner Jëlldëz, Ministri i Ener-

Lëvizja

Simpozium ndërkombëtar për dijetarin Imam Rabbani!

gjisë së SHBA Ernest Moniz, ish Ministri i Punëve të jashtme të SHBA, Madeilene Albright, si dhe biznesmenë të ndryshëm. Turqia është gati të nisë një bashkëpunim strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në sektorin e energjisë. Korporata Energjitike e “General Electric” së shpejti do të bëjë një investim gjigand prej 5 miliardë dollarësh në një central të erës në Turqi. Turqia vazhdon të jetë qendra e investimeve për disa kompani gjigande në botë. Në vizitën e ardhshme në Turqi, sekretari amerikan i energjisë Ernest Moniz, do të japë shpjegime të mëtejshme rreth këtij investimi dhe do të firmosë marrëveshjen e partneritetit strategjik midis dy vendeve. Brenda këtij kuadri, kompania gjigande e energjisë “General Electric”(GE) do të zhvillojë një investim prej pesë miliardë

Një simpozium ndërkombëtar me emrin e një dijetari të shquar Islam, Imam Rabbani, nisi të premten në Stamboll. I njohur si "Rigjallëruesi i mijëvjeçarit të dytë", dijetari indian sjell mesazhe rinovimi përtej shekujsh. Simpoziumi tre ditor i organizuar nga Fondacioni i Stambollit dhe Qendra e Studimeve Mistike, filloi me një ceremoni të hapjes, në Qendrën e Kongresit Haliç në Stanboll. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë presidenti i Drejtorisë së Çështjeve Fetare turke, Kryetari i Parlamentit, Çemil Çiçek dhe Zëvendës Kryeministri Bekir Bozdaë, si dhe më shumë se 40 akademikë nga bota. Ahmed el-Faruqi el-Sirhindi (1564-1624)i njohur si, Imam Rabbani ishte një dijetar islam indian, jurist dhe anëtar i shquar i rrymës mistike, Nakshibendi. Ai është përshkruar si "Muxheddid Alf Thani", që do të thotë "Rigjallëruesi i mijëvjeçarit të dytë", për punën e tij të madhe që ka bërë. Më i famshmi nga veprat e tij është një koleksion prej 536 faqesh, Maktubat (Letrat), i cili ndodhet në bibliotekën e Stambollit. Për më tepër: www.77news.al

dollarësh për ndërtimin e termocentralit 3000 megavat të erës. Faktori më i rëndësishëm në këtë marrëveshje konsiston në transferimin e teknologjisë në Turqi. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Kuzhinier/e. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0694053314/ Për më tepër www.biznesunion.al

ę:À•çį'íŕŒ¦į7Ľæ•ıíğĚįį9ğ•ĤÀŒçįÂį+Ãğ‚Ãı• S H KO L L E B A S H K E KO H O R E E A R S I M I T P RO F E S I O N A L E LIÇENSUAR NGA MINISTRIA E ARSIMIT ME 6 DEGE TE REJA…

Adresa: Rruga “Shën Vinçenso De Paoli” - Rrëshen

Cel:+355 69 27 36 361

shkolleprofesionalerreshen@gmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

E HËNË, 18 NËNTOR 2013

77 ENERGY

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat nga 15 Nëntor deri me 30 Nëntor 2013

Lulebasani

Oferta më e mirë!

PËRDORIMI: Në 2 L ujë hidhni 3-4 lule basani të thara e të grimcuara. Këto i zieni për 20-30 min. Pasi përgatesa të ftohët e kulloni dhe shtrydhni. Çaji pihet gjatë ditës nga 1-2 gota, pak i vakët dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës.

VETITË: Lulebasani është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme në zona të ulëta. Bima ka efekte antiseptike Përdoret në plagë, puçrra dhe djegie Lufton sëmundjet e aparatit tretës, të mëlçisë dhe tëmthit Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson tensionin nervor Lufton pagjumësinë Lufton sëmundjet e veshkave. Lufton hemorragjitë e mushkërive dhe të aparatit tretës

Lulebasani

180 lekë

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 16:30 E Dielë 08:00 - 16:30

Eri: +355 68 56 82 580 Festimja: +355 68 56 82 634 Lisa: +355 68 56 82 511

CITY PARK

O

fertë Për blerje mbi 10.000 lekë, transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese


18 nëntor