Issuu on Google+

Blini - @ E sh.p.k.

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E DIELË, 18.08.2013 VITI II - NR.530

MENDIMI POZITIV

Cel: +355 68 60 52 204 Cel: +355 68 20 82 528 info@wateralba.com www.wateralba.com ...>>fq.4 ...>>fq.2

Lëshoje dëshirën dhe lejoje Zotin! D

içka e mrekullueshme po Qendra e ndodh, potenciali Mendimit Pozitiv gjëndet kudo. Gjithçka që e sheh në univers, është shprehje e një fuqie të pafundme. Kjo fuqi rrjedh gjithmonë mbi ty. Shkencëtarët thonë se gjithçka është energji. Shekuj me radhë ka qenë një grup i zgjedhur i njerëzish, që janë mendimtarë të vërtetë. Këta individë gjithmonë e kanë ditur se është një fuqi që përhapet, depërton dhe i mbush hapësirat e universit dhe se gjithçka që e sheh përreth është shprehje e asaj fuqie. Fuqia operon në mënyrë shumë të saktë, që përgjithsisht quhet ligj. Me fjalë tjera, gjithçka vjen nga një burim dhe ajo fuqi që rrjedh e punon, gjithmonë është pranë teje. Imazhi që ke formuar mund të jetë në rrafshin fizik të jetës sipas ligjit dhe besimit. Çdo gjë që e arrin në jetë do të jetë në proporcion të drejtë me intensitetin dhe këmbënguljen e besimit tënd. Intensiteti në proçesin krijues është të relaksohesh dhe ta shohësh veten tashmë në posedim të së mirës. Ndërtimi i imazhit është ta lëshosh dëshirën dhe ta lejosh Zotin. Gjithmonë duhet ta ndërtosh imazhin dhe ta dish në zemër që ai do të materializohet. Duhet ta shikosh Krijuesin si furnizues të madh dhe të padukshëm që e përshkon çdo fije të jetës dhe duhet ta kuptosh, se sapo ta formosh imazhin në mendjen tënde, Krijuesi do të niset të punojë në mënyrë të përsosur dhe do të fillosh të ndihesh ndryshe. Ndjenja e re është në të vërtetë duke punuar, edhe pse ndonjëherë mund ta shprehësh ngazëllimin tënd duke thënë se ndihesh entuziast. Fjala entuziazëm është me prejardhje nga greqishtja e hershme... >> VIJON NË FAQEN 2

Vëzhgimi nga QDS: Tregu i “Pazarit të Ri” i papastër, burim i mundshëm epidemie! Hotelet në Korçë nuk kanë kapacitet për të përballuar 40.000 turistë!..........................fq.2 Sipërmarrësit: CEZ na faturon gjoba abuzive!.......fq.3 Pacienti i QSUT: Të mos parkohen makinat në ambientet çlodhëse!........................................fq.4 Gyl: Rigjallërimi i Rrugës së Mëndafshit rrit peshën botërore të Ankarasë!........................fq.7 Qeveria holandeze, programe zhvillimi për fuqizimin e sektorit të bujqësisë!...................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E DIELË, 18 GUSHT 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Hotelet në Korçë nuk kanë kapacitet për të përballuar 40.000 turistë!

H

otelet në Korçë nuk përballojnë numrin e Turistëve! Këto ditë vere qyteti i Korçës është mbushur plot me turistë. Shkak për ardhjen e shumë turistëve ka qënë edhe "Festa e Birrës" në Korçë, tashmë e afirmuar si festa më e madhe në Shqipëri. Turistë vendas dhe të huaj, kanë mbërritur enkas në Korçë për t’u bërë pjesë e festimeve dhe për të shijuar “mbretëreshën” e kësaj feste “Birrën Korça”. Reth 40.000 persona kanë mbushur plot e përplot rrugët e Korçës. Menaxherët e hoteleve në Korçë u shprehën se këtë

vit është shënuar numri rekord i turistëve të akomoduar në hotelet e tyre. Njerëzit që kanë vendosur të bashkohen këto ditë me atmosferën festive në Korçë e kanë patur shumë të vështirë të gjejnë vende nëpër hotelet e qytetit. I pranishëm gjatë ditëve të festës ka qenë dhe Ambasdori Gjerman, Helmut Hoffman, Ambasadori i OSBE-së, Robert Wilton, John Grogan, pjesë e Parlamentit Britanik deri në vitin 2010, diplomat të akredituar në Shqipëri, si dhe shumë personalitete të tjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë. "Festa

e Birrës" në Korçë, tashmë, një festë e njohur në gjithë Shqipërinë dhe rajon është nderuar me çmimin shqiptar të turizmit, akorduar nga Ministria e Turizmit Rinisë dhe Sporteve si dhe Shoqata e Turizmit Shqiptar. Juria e përbërë nga emra të njohur dhe ndërkombëtarë kanë vlerësuar Bashkinë e Korçës për projektin e saj “Festa e Birrës” si më i miri dhe si një praktikë e veçantë në llojin e vet për të promovuar Korçën si destinacion turistik. Për më tepër: www.77news.al

të ndodhë, përderisa mbani imazhin e të mirës që dëshiron të rrënjosur në mendje. Nuk duhet të ketë detyrim të shoqëruar me manifestimin e imazhit, sepse detyrimi mohon. Tentimi për ta bërë në mënyrën tënde, duke i detyruar gjërat që të ndodhin, nuk është patjetër mënyra e Krijuesit. Mësohu ta ndjekësh zërin e qetë përbrenda, që flet në ndjenja e jo në fjalë. Ji i vetëdijshëm se zëri i qetë përbrenda të thotë shpesh gjëra që shkojnë kundër mënyrës, se si i jetojnë jetët shumica e njerëzve. Por, mos u merakos shumë për këtë. Le të zhytet imazhi thellë në thesarin e të nënvetëdijshmes. Lëre veten të përfshihet plotësisht dhe emocionalisht

me imazhin, sepse duke e bërë këtë je duke e lëshuar dëshirën dhe duke e lejuar Krijuesin. Nëse lëkundesh dhe shkon sipas mënyrës tënde, në minutën që e pranon gabimin dhe e ripohon imazhin, shpirti do të vazhdojë aty kur ke zgjedhur ta marrësh kontrollin. Pastaj do të kthehesh menjëherë në rrugën korrekte, që çon në sukses në jetë. Përcilli udhëzimet vijuese deri në shkronjën e fundit. Relaksohu dhe shihe veten tashmë në posedim të të mirës që e dëshiron. Lëshoje dëshirën dhe lejoje Zotin! *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ‘en theos’ që do të thotë Zot. Qëndrimi entuziast do të ndryshojë veprimet e tua dhe do të fillosh të sillesh ndryshe. Do të tërheqësh njerëz të tjerë me mendje të ngjashme. Gjëra të çuditshme dhe të mrekullueshme do të fillojnë të të ndodhin dhe me një rregull të tillë sa që s'do të kesh fjalë ta shpjegosh e as ta kuptosh se çfarë po ndodh . Kuptoje se është "Mënyra e Forcës Krijuese" dhe pranoje të mirën, ndërsa vjen dhe prit më shumë nga ajo në të ardhmen. Mund të duket se gjërat nuk po shkojnë mirë dhe mund të brengosesh, se po shkon në drejtim të gabuar. Por ju siguroj, se kjo nuk do Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 18 GUSHT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Sipërmarrësit: CEZ na faturon gjoba abuzive!

Foto ilustruese

K

ompania CEZ e ka zhytur në gjoba sipërmarrjen private. Sipërmarrësit janë ankuar për shuma abuzive të gjobvënies që shkojnë në 1 milionë lekë të reja. Lidhur me këtë çështje ka reaguar Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë, e cila denoncoi publikisht gjobat abuzive të CEZ. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka thotë se bëhet fjalë për fatura të

lëshuara me vonesë nga punonjësit e CEZ- Shpërndarje, por që përllogariten si kamatvonesë për energjinë e papaguar. Shqetësimet e sipërmarrësve që kanë mbërritur në Dhomën e Tregtisë argumentojnë se CEZ-Shpërndarje dërgon në mënyrë abuzive në selitë e tyre gjoba për kamatvonesat të papaguara në shifra marramendëse. Kemi të bëjmë me rastet kur faturat janë lëshuar me vonesë nga CEZ-Shpërndarje dhe tani përllogarisin sikur kompanitë apo sipërmarrjet nuk i kanë shlyer këto detyrime në kohë. Kemi të bëjmë me një presion të hapur që i bëhet sipërmarrjes. Realisht gjobat variojnë nga 500 mijë deri në 1 milion lekë të reja, por ka edhe gjoba mbi këtë shifër, thotë Jaka. Ndërprerja e energjisë Më tej z.Jaka thotë se ka pasur raste kur ndaj këtyre bisneseve është marrë masa e ndërprerjes së energjisë elektrike po në mënyrë abuzive. ''Ka raste kur CEZ operon nëpërmjet gjykatës, pa e njoftuar fare subjektin. Me anë të urdhër-ekzekutimeve bllokohet llogaria bankare dhe

më pas ndërpritet energjia elektrike'', tha Jaka. Dhoma e Tregtisë i kërkon CEZ Shpërndarje të heqë dorë nga gjobat abuzive ndaj biznesit, siç shprehet z.Jaka dhe të përmirësojë furnizimin me energji për sipërmarrjet që kohët e fundit ka munguar si pasojë e defekteve të ndryshme. Situata Ndonëse CEZ Shpërndarje raporton se që nga janari (kohë kur kompania ka kaluar nën administrimin e qeverisë) është përmirësuar performanca e kompanisë dhe janë rritur arkëtimet, gjobat abuzive ndaj biznesit vërtetojnë të kundërtën. Në fakt krahas bisnesit janë me qindra familje në Shqipëri që nuk paguajnë energji elektrike dhe që janë debitorë ndaj CEZ. Paralajmërimet ndaj tyre nuk kanë reshtur, po ashtu edhe ndërprerjet e energjisë, por ndërgjegjësimi i popullatës mbetet në nivelin zero. Vjedhja e energjisë dhe mospagimi i saj janë fenomene që nuk po gjejnë zgjidhje në vendin tonë, pavarësisht drejtimit të kompanisë CEZ, nga pala shqiptare apo ajo çeke. Për më tepër: www.77news.al

Durrës, dizinsektim kundër mushkonjave!

B

ashkia e qytetit bregdetar të Durrësit, një nga qendrat më të madhe turistike në vend, ka marrë masa serioze në luftën kundër mushkonjave dhe insekteve të tjera. Drejtoria e Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale thotë se lulishtet e qytetit dhe shëtitorja “Taulantia” trajtohen dy herë në javë me dizinsektantë, duke synuar krijimin e kushteve normale

për pushuesit e shumtë që vizitojnë qytetin bregdetar. Shëtitorja bregdetare dhe plazhi i Durrësit mbeten territoret më të rrezikuara, kryesisht nga mushkonjat, për shkak të papastërtive dhe ujërave të ndenjura në disa zona të caktuara. Proçesi kryhet zakonisht në orët e para të ditës. Për më tepër: www.77news.al

CINEPLEXX International kërkon kontabilist/e, dërgoni CV në e-mail: tom.ofner@constantinfilm.at / Për më tepër www.njoftime.com

Adresa: Rruga “Lidhja e Prizrenit”, pranë Gardës - Tiranë

Cel: +355 68 22 42 709 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E DIELË, 18 GUSHT 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Pacienti i QSUT: Të mos parkohen makinat në ambientet çlodhëse!

N

ë ambientet e QSUT-së, përpara pavionit të “Onkologjikut” të sheh syri çdo lloj makine, si: autobusë, furgonë, mikrobusë, taksi, por asnjë m2 vend për çlodhjen e të sëmurëve, të cilët e kanë mjaft të domosdoshme qetësinë dhe ajrin e pastër. Nisur nga kërkesat e shumta të pacientëve qendra për “Drejtësi dhe Solidaitet” vendosi ta pasqyrojë këtë fenomen nëpërmjet gazetës 77 News që në ambientet e spitalit të ketë sa më shumë vende çlodhëse. Përpos intervistës që bëmë me një të sëmurë, ne morëm mendimin e një shoferi, i cili bënte rrugën e Fierit dhe kishte parkuar makinën në ambjentet e spitalit. Ai u shpreh, se parkimi nuk është i drejtë në këto ambiente, por në kushtet e një parkimi me lekë, kjo ishte zgjidhja më e mirë. Për më tepër në lidhje me pasojat e këtij problemi ndiqni intervistën e zhvilluar

me një pacient të QSUT-së. Më flisni pak për jetën tuaj? Unë jam B. V. nga qyteti i Tiranës. Jam i martuar dhe familja ime përbëhet nga 4 anëtarë. Jetoj dhe punoj prej më shume se 17 vitesh në Tiranë. Kam probleme shëndetësore dhe jam diagnostikuar me tumor, për këtë arsye vitet e fundit i kam kaluar nëpër siptale. Doktorët më kanë premtuar se do të shërohem, por si fillim duhet të luftoj me sëmundjen dhe të bëj sistematikisht terapitë, që të shërohem. Sikur për pacientët të mos mjafojnë lufta me sëmundjen dhe shpenzimet e mëdha, po shfaqet rëndom edhe parkimi i furgonave dhe mirobusëve në ambientet e destinuara për të sëmurët. Pra, në ambientet e QSUT-së është mjaft e vështirë të gjej një vend të qetë larg tymit dhe zhurmës së makinave.

A ndjeni përmirësime me shëndetin? Unë kam përmirësime të dukshme të gjendjes shëndetësore, pavarësisht se jam rrënuar ekonomikisht. Ne, pacientët nuk kemi një lulishte, si dhe është mjaft e besdisshme të lëvizësh në ambientet e QSUT-së pasi, këtu përveç prezencës së taksive dhe makinave të vogla kanë filluar të kthejnë ambientet çlodhëse në stacion për makinat e Korçës, Fierit, Kuçovës dhe Beratit. Si e mendoni zgjidhjen e këtij problemi? Unë mendoj që ky problem zgjidhet duke mos lejuar pazare midis institucioneve shtetërore të QSUT-së me kompani private, të cilat zhvasin para nga mjetet e parkuara pa menduar për pasojat që u shkaktohen të sëmurëve nga zhurma dhe tymi i tyre. I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa sa më parë për parandalimin e parkimit të furgonave në ambientet spitalore. Gjithashtu kërkoj që administrata e re që do vijë, të krijojë një mjedis të përshtatshëm për të sëmurët, pjesë kjo e shoqërisë që meriton përkujdesje të veçantë. Mendoj që është mjaft e papranueshme një situatë e tillë dhe kërkoj t’i jepet rëndësi jetës së qytetarëve dhe jo interesave të ngushta të personave që kanë qëllim zhvatjen dhe rrënimin e vendit. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Cigarette One kërkon shitëse, kontaktoni në Cel.: 0697854734 / Për më tepër www.njoftime.com

Klinika Mjekësore

Pro Life

Adresa: Tiranë, Rruga “Nikolla Tupe” Nr.02, ish Blloku,mbi Qendrën Tuttestetica, Tiranë Tel:+355 4 22 37 897 Tel/Fax:+355 4 22 377 56 Cel:+355 4 67 20 82 745 e-mail:poliklinikaprolife@gmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 18 GUSHT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Vëzhgimi nga QDS: Tregu i “Pazarit të Ri” i papastër, burim i mundshëm epidemie!

T

regu i “Pazarit të Ri” pranë “Sheshit Avni Rustemi” Tiranë nuk plotëson kushtet higjieno-sanitare. Nga një vëzhgim që bëri qendra për “Drejtësi dhe Solidaritet”, rezultoi se këto ambiente tepër të papastra janë një rrezik serioz për qytetarët, sidomos në këto ditë të nxehta vere. Vëzhgimi Është ora nëntë e mëngjesit. Qytetarët sa vijnë e po shtohen dhe po blejnë mallra nga më të ndryshmet në treg, veçanërisht fruta– perime. Kudo vërehen pirgje me papastërti, diku të mbledhura, e diku të shpërndara shumë afër mallrave që shesin tregëtarët. Për më tepër, një koloni me qen po loz shpërfillshëm në ambientet e tregut. Ngjitur me tregun e fruta - perimeve ndodhen dyqanet e peshkut. Era e peshkut të ndotur kundërmon kudo. Ky produkt duket

qartë që nuk plotëson asnjë standart për shitjen e tij, pasi nuk freskohet nga akulli, njëkohësisht mizat që gjenden kudo, janë një burim i mundshëm epidemie. Qytetarët “Kjo situatë e tregut është anormale”, shprehet A. Nako, një frekuentuese e rregullt e këtij tregu. “Ju i shihni vetë plehrat, askush nga bashkia nuk vjen t’i marrë këto pirgje që i kanë grumbulluar tregtarët që nga dita e djeshme. Tregtarët paguajnë taksat, nga ana tjetër bashkia duhet të bëjë punën e vet”. Për më tepër qytetarja u shpreh se edhe vet tregtarët shesin mallra të shtrenjta jashtë çmimeve të lejuara, si dhe nuk plotësojnë standartet e mallit cilësor. Ndërkohë, vihet re që pastrimi i qytetit nga bashkia bëhet më shumë përgjatë bulevardeve, duke anashkaluar zona të caktuara të

qytetit, siç janë në rastin konkret, tregjet. Legjislacioni Legjislacioni në Shqipëri, i cili garanton mbrojtjen e konsumatorit shpesh herë është i pazbatueshëm. Edhe pse rregullat janë të qarta dhe konkrete ne kostatuam që ato shkelen hapur. Për shembull në nenin 4 të ligjit Nr.9902 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, parashikohet si një nga të drejtat e konsumatorëve "E drejta e mbrojtjes së shëndetit, mjedisit dhe sigurisë së jetës". Në fakt nga pamjet duket qartë se shëndeti i qytetarëve rrezikohet seriozisht, veçanërisht në këto ditë të nxehta vere për shkak të ndotjes së mjedisit dhe mallrave që qëndrojnë në ambiente të papërshtashme, pa plotësuar kushtet e ruajtjes së ushqimeve. Reagimi Juristët e qendrës për “Drejtësi dhe Solidaritet” po përgatisin një dosje të plotë për t’iu drejtuar institucioneve, si: Ministrisë së Shëndetësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Kryetarit të Bashkisë, që të merren masa të menjëhershme në të gjitha tregjet e Tiranës me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve, të cilët përpos çmimeve të shtrenjta, rrezikojnë shpesh herë jetët e tyre. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Shoqëria BRUNES sh.p.k k kërkon kopshtar, dërgoni CV në e-mail: humanresources@brunes.al / Për më tepër www.njoftime.com

PJESË KËMBIMI SELA Adresa: Unaza e Kënetës, Durrës Cel: +355 68 20 00 645 / +355 68 58 55 395 E-mail: selnel.sn@gmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E DIELË, 18 GUSHT 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Pullmonarja dhe efekti shërues! P

ullmonarja është bimë barishtore shumë vjeçare. Bima lulëzon në muajt mars-prill dhe rritet rrëzë pyjeve gjethërënëse dhe në shkurre me lagështi mesatare. Gjethet e bimës përmbajnë taninë, saponide, rrëshirë, acide, flavonoide etj. Përdoret në formë çaji kundër sëmundjeve të mushkërive, bronkitit, laringitit, pezmatimit të zgavrës së hundës dhe kundra diares. Në formë kompresash përdoret për shërimin e hemoroideve dhe plagëve. Një lugë supë me gjethe të imtësuara përvlohen me 3 l ujë dhe lihet mbuluar 15 minuta, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me mjaltë dhe pihet nga 100 ml disa here në ditë, efikasiteti i rritet nëse i shtojmë gjethe të mëllagës bardhë. Për më tepër: www.77news.al

Vuani nga pagjumësia? Ja kura për ta mposhtur!

N

jë ndër produktet që renditet në listën e ilaçeve kundër pagjumësisë është edhe një mënyrë natyrale tepër efikase dhe pa kosto. Studiuesit në Northumbria University di Newcastle në Mbretërinë e Bashkuar, kanë pohuar se marrja e ekstraktit të këtij fruti të kuq, shton në organizëm nivelin e melotoninës ose e thënë ndryshe hormoni përgjegjës për rregullimin e gjumit. Për të arritur këtë përfundim studiuesit kanë mbajtur nën vëzhgim një

grup vullnetarësh, të cilët i kanë ndarë në tre grupe, njërit i është dhënë lëng qershie, tjetrit tortë me qershi dhe grupi i tretë ilaç për gjumin. Nga krahasimi i rezultateve doli se ata persona që kishin pirë mesatarisht dy gota lëng qershie në ditë, flinin mesatarisht 30 minuta më shumë dhe nëse pirja e këtij lëngu vazhdonte për një kohë të gjatë dhe rregullisht, cilësia e gjumit përmirësohej ndjeshëm u shprehën studiuesit. Për më tepër: www.77news.al

Multiservis Center Sh.p.k. kërkon operator inbound, dërgoni CV në e-mail: adakotoni@gmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

JINI TË VENDOSUR DHE KËMBËNGULËS!

Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në Fakultetet: Ekonomi-Turizëm / Drejtësi

Shkenca Politike / Shkenca Edukimi

Kjo ofertë vlen për 10 personat e parë! Deri më 21 Gusht

510 € / 1 vit Pa asnjë detyrim tjetër!

TER € MAS M 600 Ë VET

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705 , E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E DIELË, 18 GUSHT 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Gyl: Rigjallërimi i Rrugës së Mëndafshit rrit peshën botërore të Ankarasë!

Ankara, Turqi

P

residenti i Turqisë, Abdullah Gyl tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë që ka rigjallërimi i Rrugës së Mëndafshit për botën turke. Ai deklaroi se përfundimi i projektit “Baku-Tbilis-Kars” do të mundësojë një lidhje të drejtpërdrejtë nga Kina në Evropë, duke kaluar nga Azia Qëndrore.“Me inaugurimin brenda këtij viti të hekurudhës dhe projektit 'Marmaray’, që mundëson kalimin e Ngushticës së Bosforit, një tren do të mund të shkojë pa ndërprerje nga Europa Perëndimore në brigjet e Kaspikut dhe prej atje deri në Shangai e Seul”, theksoi kreu i shtetit turk. Pasi vuri në dukje se ndërtimi i kësaj linje do të garantojë lidhje hekurudhore të pandërprerë nga Britania e Madhe deri

në Kinë, niveli i mirëqenies së popujve të rajonit do të ketë një rritje të jashtëzakonshme, Abdullah Gyl u shpreh me këto fjalë: “Ky do të jetë një projekt i madh dhe strategjik, që do të ndryshonte lojërat. Ndikimi i botës turke në arenën politike dhe atë të qytetërimit ka rënë, kur ajo ka mbetur jashtë ekonomisë globale dhe rrugëve të tregtisë botërore, kjo është një ngjarje e vërtetë historike. Në këtë aspekt, Rruga e Mëndafshit është çelësi i mirëqenies ekonomike dhe efikasitetit politik të botës turke. Prandaj, rigjallërimi i Rrugës së Mëndafshit duhet të jetë një përparësi strategjike për ne”. Në fund të fjalimit të tij, Presidenti Gyl tha se me anë të një vendimi, që do të merret për rigjallërimin

Lëvizja

Vëllezërit Myslimanë nuk tërhiqen nga përpjekja e tyre! Nga palët në Egjipt vazhdojnë të vijnë deklaratat në lidhje me masakrën që bënë puçistët të mërkurën. Vëllezërit Myslimanë përmes një komunikate bënë të ditur se ata nuk do të tërhiqen nga përpjekja e tyre. Kryetari i Këshillit Udhërrëfyes të Vëllezërve Myslimanë, Muhamed Bedi në një deklaratë me shkrim tha se “populli i Egjiptit, i cili e shijoi lirinë e revolucionit të 25 janarit dhe dha dëshmorë në këtë revolucion, tani nuk do të heqë dorë pavarësisht kostos që mund ketë kjo dhe se nuk do të pranojë që të hyjë sërish nën hegjemoninë e ushtrisë”. Bedi tha se masakra që u bë në sheshet “Raiat’ul Adevije” dhe “Nahda” të Kajros mund të pranohet si “krim lufte”. Kurse në mesnatë qeveria e grushtit të shtetit i ktheu përgjigje deklaratës kritikuese të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga zyra e Adli Mansurit, i caktuar në krye të presidencës nga puçistët, në lidhje me deklaratat e Obamës u tha se “Ndjehet shqetësimi se disa deklarata të pabazuara në të vërteta mund të inkurajojnë grupet e armatosura që përdorin dhunën”. Për më tepër: www.77news.al e Rrugës së Mëndafshit, do të mundësohet unifikimi i praktikave në doganat ndërmjet republikave turke. Për më tepër: www.77news.al

USA LAPTOP TR kërkon shitës kompjutersh, dërgoni CV në e-mail: dusalaptop@albaniaonline.com / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E DIELË, 18 GUSHT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Qeveria holandeze, programe zhvillimi për fuqizimin e sektorit të bujqësisë!

A

mbasada holandeze në Tiranë dhe Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) po diskutojnë mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë. Sekretari i dytë i ambasadës holandeze, Gilles Bauwens gjatë një takimi që zhvilloi ditët e fundit në zyrat e KASH-it me Drejtorin Ekzekutiv, Gjon Gaspri dis-

kutuan për mundësitë e reja të bashkëpunimit 2013 – 2014 mes dy vendeve në sektorin e bujqësisë. Bauwens bëri të njohur platformën e disa programeve ku mund të përfitojnë SME-të bujqësore në stade të ndryshme të zhvillimit. Për çdo SME në agrobiznes, që ka nevojë për ndihmën e një eksperti në fushën e zhvillimit të pro-

duktit, strategjive të marketingut, pozicionimit dhe zgjedhjes së tregjeve u shërben Programi i Ekspertit të Lartë, tha ai. Ndërsa projekti "Lehtësimi në Përputhje" është një program tjetër që i shërben bizneseve në zhvillim që kanë një eksperiencë mbi dyvjeçare në treg dhe kërkojnë klientë të rinj potencialë, pajisje të ndryshme të përshtatshme për linjat e tyre të prodhimit apo një partner për vazhdimësinë e biznesit të tyre. Sipas Bauwens, "Investimet ne Sektorin Privat" është programi që i vjen në ndihmë të gjitha atyre SME-ve të konsoliduara dhe që janë të interesuara të krijonë Joint-Venture me një kompani holandeze. Në këtë program jepet mundësia që të përfitohet ndihmë nga qeveria holandeze në masën 50% të investimit dhe 50% partnerët, sipas marrëveshjes që mund të realizojnë vetë ata për përqindjen e kapitalit të investuar. Për më tepër: www.77news.al

Në ujërat e territorit të Shqipërisë "flenë" miliona euro pasuri!

D

uke punuar si fason, përfitimi i industrisë shqiptare është minimal, ndërkohë që në ujërat e territorit të Shqipërisë "flenë" miliona euro pasuri. Ekspertët e këtij sektori shprehen se ka ardhur koha që t’i rikthehemi një industrie peshkimi me standarte të reja. Sipas tyre, ashtu si bujqësia, edhe peshkimi është një invesim i vështirë. Pikërisht për këtë, nevojitet mbështjetja e qeverisë dhe

politika më vizionare për të. Ekspertët vlerësojnë se flota nuk mund të krijohet me nismë private. Por krijimi i një pakete mbështetjesh do të ngrinte flotën e peshkimit dhe investimi në peshkim nuk do të ndihmonte vetëm industrinë, por shtimi i peshkut në tregun e brendshëm do të përmirësonte cilësinë e jetesës në Shqipëri. Për më tepër: www.77news.al

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me “South Bank University”, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 21 Gusht 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


18 gusht