Issuu on Google+

Furrë Buke Prodhime Brumi ofron:

-Kroasant -Panine Qumështi -Fokaçe -Bukë -Hamburger

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E ENJTE, 17.10.2013 VITI II - NR.590

MENDIMI POZITIV

Adresa: Maminas, Durrës

Cel: +355 69 34 06 889 ...>>fq.4

Krijues të Ferrit dhe Parajsës! S

a e sa pemë të lulëzuara, sa e sa Qendra e f luturime zogjsh, sa Mendimit Pozitiv e sa cicërima magjike të tyre, sa e sa pamje të këndshme e sa e sa peizazhe të bukura natyrore mbesin të papërjetuara nga ana jonë, shkak i mendimeve negative që na kanë vërshuar, shkak i hidhërimit, i zemërimit e tërbimit që na ka kapluar, shkak i sedrës sonë të fyer ose shkak i urrejtjes që kemi ndaj botës. Çdo ditë hasim në jetë, kudo e kurdo, njerëz me sy plotë ferr! Njerëz të tensionuar, të çekuilibruar. Tendosja u lexohet në sytë e përskuqur, në tensionin e fytyrës dhe kudo në shëmtinë e tyre, sepse njerëzit e tillë janë të shëmtuar. Ata nuk mund të jenë njerëz të bukur, sepse njerëz të bukur janë vetëm njerëzit pozitiv. Por çdo ditë hasim në jetë dhe njerëz me sy plot parajsë. Njerëz të çiltër, të ekuilibruar, të bukur, sepse, siç thamë, të shëmtuar e të bukur njeriun e bëjnë mendimet e veta. Njeriu, që kryesisht është përshkuar nga mendimet negative, nuk mund të jetë i bukur, ashtu siç njeriu kryesisht i përshkuar nga mendimet pozitive, me qëndrim pozitiv ndaj jetës e me sjellje të mirë, nuk mund të mos jetë i bukur. Kjo, besojmë thellësisht, është një konstante që qëndron. Pra, thjesht: parajsa dhe ferri ndodhen thellë në veten tonë. Ato janë potencialet pozitive dhe negative që ne posedojmë. Varet nga vullneti ynë i lirë se cilin prej këtyre potencialeve e aktivizojmë dhe ç’botë do t’i krijojmë vetes, për të jetuar. Me fjalë të tjera: vetvetes ia krijojmë parajsën dhe ferrin - me mendimet tona, me qëndrimet, e me sjelljet tona. Valëzimi simetrik. Në çdo rast, kur mendime... >> VIJON NË FAQEN 2

Dyert e bashkisë të mbyllura, e pamundur të takoj kryetarin! Mbiprodhimi i ullirit, fermerët e Elbasanit kërkojnë specialistë!..............fq.2 Alarmi i BSH: Kompanitë e sigurimeve nuk paguajnë dëmshpërblimet!...............................fq.3 Legisi: Dy vite më mohuan bursën, kërkoj drejtësi!......................................................fq.5 Prezantohet HTC One Max me ekran 5.9 inç!...........fq.6 Davutogllu: Regjimi sirian duhet të ndëshkohet për ato që ka bërë!..................................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


Lëvizja

E ENJTE, 17 TETOR 2013

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Mbiprodhimi i ullirit, fermerët e Elbasanit kërkojnë specialistë!

Z

ona e Elbasanit ka shfrytëzuar në maksimum territorin për të mbjellë plantacione me ullinj, duke bërë që kodrat

të jenë të mbjella dhe vetë banorët t’u shërbejnë duke fituar prodhimin e konsumit familjar, por edhe për të tregtuar. Edhe ullinjtë kanë sekretet e tyre dhe jo çdokush mund të mbjellë për të fituar sa më shumë prodhim. Ullishtet në zonën e Elbasanit ndodhen kryesisht në fshatin Kryezjarr, ku kodrat dhe pozicioni nga rrezet e diellit e bëjnë prodhimin shumë të favorshëm për mbjelljen e ullirit. Një prej banorëve, i cili është gjithashtu specialist në bujqësi thotë se pasi është kthyer nga Greqia, është kujdesur për ullinjtë dhe prodhimi është

i kënaqshëm. Fakti që ka mbiprodhim të ullirit, ka bërë që këta banorë të kërkojnë ndihmën e një specialisti të kësaj fushe. Gjë që deri tani askush nuk e kishte menduar. Për blegtorinë dhe bujqësinë ekziston një grup këshillimi që i shërben fermerëve në orientimin për produktet bujqësore, por numri i specialistëve sipas banorëve, është i paktë për të mbuluar të gjithë zonën. Një këshillë dhe një orientim për mbjelljet dhe përkujdesin e duhur në vazhdim, do të thotë më shumë prodhim dhe më shumë fitime për fermerët. Për më tepër: www.77news.al

Korçë, drejt përfundimit ujësjellësi Bilisht-Bitinckë!

U

jësjellësi i ri Bilisht – Bitinckë është financuar nga enti Austriak i kredive të buta dhe qeveria shqiptare. Afati i ndërtimit është janar 2012 – tetor 2013, ndërkohë punimet po realizohen nga firma nënkontraktuese “Trema Engineering 2” sh.p.k. Aktualisht punohet në dy procese kryesore: punime civile dhe instalim i rrjetit. Është gati për shfrytëzim pusi 170 m i thellë, ndërsa ka përfunduar dhoma e valvulave dhe janë bërë lidhjet mekanike. Nga ana tjetër, ka përfunduar rezervuari në burim dhe dhoma e transformatorëve

dhe pompave. Janë kryer 80% e punimeve në ndërtesën e administratës. Ka përfunduar edhe rezervuari i ri më kapacitet 500 m³ ujë dhe stacioni i pompave. Reabilitimi i rezervuarit ekzistues në pjesën e sipërme të qytetit ka filluar, ndërsa puseta e komandimit ka përfunduar. Ka përfunduar rrjeti kryesor i furnizimit dhe i shpërndarjes dhe janë bërë 818 lidhje të banesave të konsumatorëve nga 2500 që është numri i përgjithshëm i lidhjeve, si dhe janë siguruar të gjithë matësit e ujit. Për më tepër: www.77news.al

ne, që vetë e kemi krijuar. Është fatkeqësia më e madhe, që numri i njerëzve që urrejmë, që nuk mund t’i durojmë, që s’mund t’i shohim, s’mund t’i pranojmë. Thjesht, këto sulme të ferrit na e prishin disponimin, na trondisin botën e brendshme shpirtërore, na lëkundin harmoninë dhe në këto çaste, vjen duke u zgjuar ferri ynë. Ne nuk shohim gjë tjetër, përpos ferrit tonë. Dhe ne shohim e ndjejmë vetëm elementet e ferrit, që vetë e kemi krijuar. Dhe ne shohim e ndiejmë vetëm subjektin që na e shkakton ndjenjën e ferrit, të urrejtjes të indisponimit, të pakënaqësisë. Dëgjojmë vetëm fjalët e subjektit që për ne janë ferri, urrejtja, indisponimi, pakënaqësia. I kemi parasysh dhe i hasim kudo në mendimet tona vetëm sjelljet e tyre të liga, armiqësore, shkatërrimtare.

Prandaj, nuk i shohim, nuk i shijojmë e nuk i përjetojmë bukuritë e jetës... Sa e sa pamje e peizazhe të bukura, magjike, nuk i kemi parë e përjetuar, dhe nuk i shohim e nuk i përjetojmë. e të lulëzuara, sa e sa fluturime mahnitëse zogjsh, sa e sa cicërima magjike e këngë të këndshme, sa e sa trajta bukurish njerëzore, s’kemi mundur t’i shohim, t’i shijojmë e t’i përjetojmë, shkaku i ferrit tonë shpirtëror, që na verbon për t’i parë, për t’i shijuar e për t’i përjetuar. Ferri ynë shpirtëror, të cilin siç thamë e ndërtojmë ne vetë, e në të cilin pastaj vetë digjemi në të, na shtang të mos e shohim, të mos e shijojmë e të mos e përjetojmë parajsën e jetës, që ndodhet kudo rreth nesh, e shtrirë, në pafundësinë e kohës e të hapësirës. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1... të ndryshme orientohen në kahe pozitive, kur në jetë e kultivojmë mendimin pozitiv, kur qëndrimin, ndaj jetës, ndaj njeriut dhe ndaj çdo gjëje e kemi pozitiv, joegoist. Kur sjelljet tona janë tolerante, të matura e të dashura për rrethin, kemi krijuar parajsën shpirtërore, në të cilën kemi kënaqësinë dhe nderin të jetojmë. Pra, kush në shpirtin e vet kultivon dashurinë dhe mirëkuptimin, ka ndërtuar parajsën shpirtërore, ku do të jetojë vetë, por nga drita dhe dashuria e saj do të ndriçohen e do të ngrohen edhe të tjerët: miqtë dhe shokët, të afërmit dhe farefisi, si dhe të gjithë të tjerët që në një mënyrë a në tjetrën kanë të bëjnë me të. Shpërthimi i egos nga sytë tanë të skuqur paraqet zjarrin e ferrit të vërtet që është zgjuar në shpirtin tonë. Kjo është gjendje ferri, në të cilën digjemi Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 17 TETOR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Rënie ekonomike në ndërtim, tregti dhe transport!

Foto ilustruese

S

ektorët kryesorë me ndikim në rritjen ekonomike, kanë ulur ndjeshëm kontributin e tyre në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Ndërtimi, tregtia, transporti gjatë vitit 2013 kanë pësuar ulje. Ndërsa sektorët me ndikim pozitiv në ekonomi ,

me rritje të aktivitetit, kanë qenë industria dhe shërbimet. Sipas Bankës së Shqipërisë, ekonomia vendase u zgjerua me 1.7% për tremujorin e parë të vitit 2013 në terma vjetorë. Ndikimi pozitiv erdhi nga sektori i industrisë që shënoi një rritje prej 14.8%, duke dhënë kontributin më të lartë në rritjen ekonomike të kësaj periudhe, ndjekur nga sektori i bujqësisë me një rritje prej 2.1%. Ndërkaq sektori i shërbimeve, është rritur me vetëm 0.9%. Ndonëse me ritme më të ngadalta, sektori i ndërtimit vijoi tkurrjen, duke rënë me 4.8% gjatë kësaj periudhe. Në sektorin e shërbimeve, postë-komunikacioni vijoi të kontribuojë pozitivisht, duke u rritur me 15.4%, ndërsa tregtia dhe transporti patën një tkurrje prej përkatësisht 2.1% dhe 2.9% në periudhën e analizuar. Këta sektorë janë përkeqësuar, pasi

edhe marrëdhëniet e tyre me bankat janë në ngërç. Bankat nuk i kanë kredituar, pasi sektorët e ndërtimit, tregtisë, industrisë përpunuese dhe bujqësisë, janë klasifikuar si kredimarrës të këqinj. Këta sektorë kanë rritur nivlein e kredive me probleme, pasi nuk kanë mundur të likuidojnë në kohë bankat e nivelit të dytë. Të dhënat e BSH-së, tregojnë se në ndërtim, kredia e keqe u rrit nga 32,3 % në 2012, në 53,2 % në qershor të këtij viti. Sektori i tregtisë arriti në një nivel të kredive të këqija në 46 % në qershor 2013, nga 29. 2 % në fund të vitit të kaluar. Sipas të dhënave, për periudhën janar-qershor të këtij viti, kredia e keqe për gjithë ekonominë u rrit edhe me 100 milionë dollarë të tjera, duke arritur në mbi 1,4 miliardë dollarë gjithsej. Për më tepër: www.77news.al

Alarmi i BSH: Kompanitë e sigurimeve nuk paguajnë dëmshpërblimet!

Foto ilustruese

Q

ytetarët janë paguar disa herë më pak nga shoqëritë e sigurimeve, për dëmet që kanë pësuar gjatë vitit 2013. Kompanitë e sigurimeve kanë dëmshpërblyer afro 9 %

më pak dëme për 6-mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas raportit të fundit të BSH-së të Stabilitetit Financiar të 6-mujorit të parë të këtij viti, rezulton se tregu i sigurimeve për periudhën janar-qershor, paraqet ngadalësim të aktivitetit, me rënien e të ardhurave nga primet e shkruara bruto me rreth 2.4%, si dhe rënie e dëmeve të paguara me rreth 8.9%, referuar të njëjtës periudhë të një viti më parë. Si rezultat i kësaj ecurie, raporti dëme/ prime, i cili mat depërtimin e tregut të sigurimeve në sistemin financiar, ra në

nivelin 35%, nga 37% që ishte një vit më parë. Treguesit e kapitalizimit dhe mbulimit të humbjeve për këto kompani u ngadalësuan. Sipas këtij raporti, tregu vijon të mbetet i orientuar tek sigurimet e jetës, të cilat sollën 87.5% të vëllimit të përgjithshëm të primeve. Raporti i BSH-së raporton se shoqëritë e sigurimit shënuan fitim negativ në tremujorin e parë të vitit 2013, në nivelin 467 milionë lekë, i cili ndikoi në performancën e treguesve të këtij tregu. Për më tepër: www.77news.al

Caffe

Ofrohet vend pune Agjent shitjesh. Tëinteresuarit të kontaktojnë në: 0698459728/ Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 17 TETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Sali: Dyert e bashkisë të mbyllura, e pamundur të takoj kryetarin!

Bajram Sali

I

moshuari 70-vjeçar prej kohësh gjendet dyerve të Bashkisë së Tiranës me qëllim, që të arrijë të zgjidhë problemin e papunësisë së tejzgjatur të djalit të tij. Ai shprehet se nga institucioni i bashkisë ndihet i persekutuar, si dhe në anjë rast nuk ka marrë shërbimin që i takon. Ndërkohë, punonjësja e Bashkisë së Tiranës, në lidhje me këtë rast shprehet: "Zotëria duhet të

bëjë kërkesën për takim më përfaqësuesit e bashkisë edhe një herë nga fillimi, pasi qëllimi i takimit të tij për punësim e ka bërë të pamundur takimin me kryetarin e bashkisë". Për t'u njohur më shumë me shqetësimin dhe sorollatjen tej çdo norme të 70 vjeçarit, ndiqni intervitën. Më flisni pak për jetën dhe familjen tuaj? Unë quhem Bajram Sali. Jam me origjinë nga Erseka, por jetoj në Tiranë me familjen time. Kam qenë i përndjekur politik në kohën e monizmit. Kam vuajtur dhe jam stërmunduar, saqë s’më mjaftojnë fjalët që ta përshkruaj, por më e keqja është se akoma po vazhdoj të persekutohem nga institutcionet e këtij vendi, edhe pse prej 22 vitesh jetojmë në demokraci. Cili është problemi juaj? Siç e përmenda edhe më parë, unë erdha nga Erseka në Tiranë për një jetë më të mirë, si dhe për të patur mundësi punësimi për djalin tim. Ndërkohë, u bën rreth 2 vite që ai rezulton i papunë, pavarësisht kërkesës së vazhdueshme për punë pranë Bashkisë së Tiranës dhe zyrave të punës. Kam aplikuar për të punësuar djalin 2 herë pranë bashkisë, por asnjë përgjigje pozitive nuk kam marrë. Pse kreu i bashkisë Basha, flet për hapjen e mijëra vendeve të punës dhe asgjë konkrete nuk shihet? Po jetoj në kushte mjaft të vështira ekonomike, pasi jemi dy familje që banojmë në të

njëjtën shtëpi me qera pa asnjë të ardhur, përveç pensionit tim prej 13.000 lekësh, i cili nuk më del për të plotësuar as kushtet më minimale të jetesës. Kërkesa e djalit nuk ka patur pretendime për llojin e punës. Gjithashtu, sorollatja dhe neglizhenca vazhdon, pasi unë dhe shumë persona të tjerë të cilët nuk kemi njohje nëpër institucinet kompetente, na janë vonuar tej çdo limiti kohor marrja e dëmshpërblimit si të përndjekur politik. Ata gënjejnë duke na zvarritur me premtimin se do t'i ndajmë sot, do t'i ndajmë nesër. Cili është apeli juaj ndaj Bashkisë së Tiranës? Unë kërkoj që punonjësit e Bashkisë së Tiranës të më mundësojnë një takim me kryetarin ose një përfaqësues të lartë, ku të kem mundësi të shpreh shqetësimet dhe kërkesat e mia. Kërkoj që të shikohet me vëmendje mundësia e punësimit të djalit tim, pasi e ka mjaft të domosdoshme sigurimin e një page për të mbajtur familjen. Bëj apel që t'i jepet fund burokracirave dhe sorollatjes së njerëzve të thjeshtë nga institucionet e ketij vendi. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Kimist/e Industriale. Të interesuarit të kontaktojnë në: 034229406/ Për më tepër www.njoftime.com

“VËLLEZËRIT KAPITI” OFROJNË:

ÇADRA, TAVOLINA, KARRIKE, EKSPRES KAFE etj. Me qera për raste të ndryshme.

Tel: +355 68 25 45 762 +355 68 51 12 626 Adresa: Kamëz, Tiranë e-mail: vellezerit.kapiti@hotmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 17 TETOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Legisi: Dy vite më mohuan bursën, kërkoj drejtësi!

Foto ilustruese

N

ga praktikat e viteve të shkuara, janë të shumë kandidatët që kanë humbur të drejtën e përfitimit të bursës, për shkak të mosplotësimit të krediteve të kërkuara për të përfituar nga programi i bursave. Por studentja e Faktuletit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, pohon se i është bërë një padrejtësi gjatë dy viteve të studimit dhe kërkon këtë vit të përfitojë të drejtën e marrjes së bursës, që sipas saj i takon me ligj, pasi i përmbysh të gjitha kriteret. Ndër të tjera, ajo shton se dy vitet e kaluara ka aplikuar, por nuk mundi ta fitojë atë. Nga ana tjetër, burime nga sekretaria e fakultetit thonë se: Ndryshe nga më parë, dosja e dokumenteve të kërkuara për përfitim është më e ngjeshur këtë vit, ndërsa koha e përcaktuar për grumbullimin e tyre është më e paktë. Studentët kanë afat deri në datën 5 nëntor për të mbledhur të gjitha vërtetimet nga

institucionet përkatëse dhe për t’i dorëzuar në dosjen e aplikimit. Në çdo rast duhet të faktojnë situatën e të ardhurave përmes dokumenteve përkatëse, jo vetëm për veten e tyre, por edhe për të gjithë pjesëtarët e familjes. Ndërsa studentët që gjatë viteve të mëparshme nuk janë trajtuar me bursë, por ndërkohë plotësojnë kushtet e përcaktuara, mund të aplikojnë për programin e bursave që janë aprovuar gjatë këtij viti. Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave për vitet e para është data 15 dhjetor, ndërsa për vitin e dytë e lartë është data 15 nëntor, kohë në të cilën zbardhet edhe lista e fituesve që do trajtohen me bursë. Ku qëndron problemi që ju nuk keni marrë bursë studimi? Këtë e di sekretaria e fakultetit, pasi ata nuk me kanë dhënë asnjë sqarim të mëte-

jshëm. "Nuk keni përmbushur kriteret dhe dokumentacionet përkatëse"-më thanë. Unë jam pa punë, ashtu si e gjithë familja ime nuk kemi asnjë biznes privat, çertefikatën time personale dhe atë familjare i kam të rregullta, të gjitha kriteret përkatëse që duhen përmbushur, i kam bërë edhe gjatë dy viteve të kaluara. A ekziston një numër i caktuar bursash apo nuk është e përcaktuar? Unë di që ekziston një numër i caktuar, mjafton të përmbushësh kriteret bazë, por këta nuk japin shumë informacion të detajuar. Është problem mosdhënia e plotë e informacionit, jo vetëm për këtë rast, por edhe mbi raste të tjera. Unë vij nga një zonë rurale e largët dhe mundësitë e mia ekonomike janë të pakta, prandaj kam tentuar edhe po tentoj të përfitoj bursën këtë vit. Por shpresat janë të pakta pasi sekretaria më pohoi se, nëse nuk keni marrë vitet e kaluara bursë edhe këtë vit keni mundësi të mos përfitoni, pasi ata që përfitojnë më shumë janë vitet e para, por gjithsesi ju mund t’i sillni dokumentacionet të përfunduara dhe për këtë keni kohën e mjaftueshme. Dua ta përfitoj patjetër bursën e jo të mbetem me shpresa dhe me 'ndoshta'. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Ekonomiste. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0672017287/ Për më tepër www.njoftime.com

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me “South Bank University”, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën.

• Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 23 Tetor 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

KURIOZITETE

E ENJTE, 17 TETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Prezantohet zyrtarisht HTC One Max me ekran 5.9 inç!

H

TC ka prezantuar HTC One Max, një tablet që ka një pamje të jashtme të ngjashme me HTC One. Fillimisht për këtë smartfon filloi të flitej gjatë IFA Berlin në

shtator dhe u desh rreth një muaj që kompania të prezantonte zyrtarisht smartfonin. Por cilat janë surprizat? Një prej tyre është skanuesi i gjurmëve të

gishtave, i cili gjendet në pjesën e pasme të telefonit dhe tjetra, është kasa e pasme, e cila mund të hiqet. Në këtë mënyrë, ofrohet mundësia për ta zgjeruar kapacitetin me karta microSD deri në 64 GB. Përvëç këtyre veçorive, specifikimet janë ashtu siç ishin parashikuar: 16 GB ose 32 GB hapësirë kujtese, procesor 1.7 GHz quad-core Snapdragon 600, 2 GB RAM, kamera HTC 4-megapixel UltraPixel dhe Android 4.3, e zgjeruar me HTC Sense 5.5 UI. Ekrani gjigand prej 5.9 inç ofron rezolucione për video në 1080p, ndërkohë që bateria e përfshirë është në zonën 3,300mAh. Pritet të vijë në Europë dhe Azi në tetor dhe shumë pak kohë pas këtyre lançimeve (me shumë mundësi fillimi i muajit nëntor), edhe në SHBA. Për më tepër: www.77news.al

5 mite fals për ujin!

T

ashmë dihet që të pish shumë ujë i bën mirë organizmit. Madje, kjo bën mirë si për lëkurën, ashtu edhe për flokët. Teorikisht thuhet se ujë duhet të pijmë mesatarisht 1,5 litra në ditë. Përpos kësaj, mbeten disa pika të errëta të cilat po i shohim më poshtë: 1. 8 gota uji në ditë ndihmojnë mirë hidratimin e organizmit. Kjo nuk është e vërtetë.Organizmi është një vetërregullator i shkëlqyer, i cili lajmëron vetë se kur është momenti i duhur për të pirë ujë.

2. Pijet e ngrohta ndihmojnë dehidratimin. As kjo nuk është e vërtetë, edhe uji i ngrohtë është në gjendje të kënaqë nevojat e organizmit pa çuar në dehidratim të rritur. 3. Uji është i padëmshëm. Ne fakt edhe uji është “toksik”. 4. Uji i shisheve është me i sigurt se ai i rubinetit. As kjo nuk është e vërtetë. 5. Uji të ndihmon të humbasësh në peshë. Për të rënë në peshë çelësi qëndron te balanca ndërmjet kalorive që merr dhe atyre që harxhon. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Punonjëse shtëpie. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0692255888/ Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 17 TETOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Davutogllu: Regjimi sirian duhet të ndëshkohet për ato që ka bërë!

Lëvizja

Erdogan: Bota hesht ndaj atyre që ndodhin në vendet islame!

K

ryeministri Rexhep Tajip Erdogan Kurban Bajramin e priti në Stamboll. Namazin e Bajramit, Kryeministri e fali në xhaminë “Mimar Sinan” në lagjen Atashehir të Stambollit. Ndërsa po dilte nga xhamia, ai iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me aktualitetin. Kryeministri Erdogan tha se e gjithë bota vazhdon të heshtë ndaj atyre që ndodhin sot në botën islame, kryesisht në Siri dhe Egjipt.“Këshilli i Sigurimit të OKB-së po demonstron një neglizhencë ndaj të gjitha këtyre ngjarjeve, por do ta kenë të vështirë që të ballafaqohen një ditë me historinë, pasi historia një ditë do të kërkojë llogari për këto që po ndodhin”, tha shefi i qeverisë së Ankarasë. Për më tepër: www.77news.al

Ahmet Davutogllu

N

ë një intervistë dhënë për gazetën zvicerane “Neu Zürcher Zeitung”, shefi i diplomacisë turke tha se regjimi i Asadit ka përdorur armë kimike. “Krimineli nuk mund të quhet i pafajshëm kur hedh armën. Më shumë se 1 mijë e 400 persona kanë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armëve kimike. Regjimi duhet të ndëshkohet për këtë krim”, cilësoi Davutogllu. Në përgjigje të pyetjes se si e vlerëson ai Lëvizjen El Nusra në Siri, Ahmet Davutogllu tha: “Turqia nuk i përkrah dhe mbështet organizatat terroriste dhe forcat radikale

në asnjë vend të botës”. Për praninë e grupeve radikale në Siri, Davutogllu akuzoi regjimin e Asadit. “Shkaku i kaosit që është krijuar sot në Siri, janë ato që ka bërë Asadi. Përveç kësaj përgjegjësi kanë edhe organizatat ndërkombëtare. Sidomos Këshilli i Sigurimit të OKBsë”, shtoi ai. Davutogllu tha se Ankaraja përkrah lëvizjet legjitime në vendet që po jetojnë Pranverën Arabe, duke rikujtuar se përkrahin edhe Presidentin e Egjiptit, Mursi, si presidenti i parë në historinë e këtij vendi, që ka ardhur në pushtet me zgjedhje.

Davutogllu hodhi poshtë pretendimet se Egjipti është njëri prej vendeve që tregoi se politika “Zero Probleme” e Turqisë me vendet e rajonit kishte dështuar. "Politika 'Zero Probleme' përbën programin tonë parimor. Ne nuk kemi vetëm dy fqinj", nënvizoi shefi i diplomacisë turke. Davutogllu foli për marrëdhëniet që ka zhvilluar Turqia këto 10 vitet e fundit me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Greqinë, duke shtuar se marrëdhëniet janë në një stad më të mirë edhe me Armeninë. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune part time Operator. Na kontaktoni në: info1240@ids.al / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi. Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina. Kush sjell 7 Miq për regjistrim te Vitrina: Përfiton FALAS një udhëtim njohës dhe kulturor në Gjermani ose Turqi. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 17 TETOR 2013

77 ENERGY

77 NEWS

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat nga 15 Tetor deri me 31 Tetor 2013 TORTË QUICKBURY

Oferta më e mirë!

KEK QUICKBURY

ÇOKOKREM DAILY

170 lekë

160 lekë

BISKOTA ME KRIPË CIZI

PATATINA CHIPSY

25 lekë

40 lekë

400 GR

300 GR

400 GR

40 GR

65 GR

180 lekë LËNG FRUTASH AL WAHA 240 ML

ORIZ PERLA TEUTA

Oferta më e mirë!

1 KG

65 lekë

85 lekë

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 16:30 E Dielë 08:00 - 16:30 Për blerje mbi 10.000 lekë, Ofert ë transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Gita: +355 68 56 82 530 Eri: +355 68 56 82 580 Festimja:+355 68 56 82 634 Daniela: +355 68 56 82 426 Lisa: +355 68 56 82 511

CITY PARK

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese


17 tetor