Issuu on Google+

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E SHTUNË, 17.08.2013 VITI II - NR.529

MENDIMI POZITIV

Adresa: Në hyrje të qytetit të Kavajës, në drejtim të Rrogozhinës Cel: +355 68 20 98 176 E-mail: agronkalaja@hotmail.com

...>>fq.4 ...>>fq.2

Të sjellësh paqe dhe bollëk! T

rupi është shërbyesi i mendjes. Ai Qendra e i bindet operacioneve Mendimit Pozitiv të mendjes, qofshin ato të zgjedhura me kujdes, me paramendim apo të shprehura automatikisht. Nën urdhër të mendimeve të liga, trupi shpejt fundoset në sëmundje dhe shkatërrim. Nën komandën e mendimeve të gëzueshme dhe të bukura, ai bëhet i veshur me freski dhe me plot bukuri. Sëmundja dhe shëndeti i kanë rrënjët në mendim. Mendimet shëndetliga do ta shprehin veten përmes trupit të sëmurë. Mendimet e fuqishme, të pastra dhe të lumtura e ndërtojnë trupin në vrull dhe me hijeshi. Trupi është instrument delikat dhe plastik, që i përgjigjet me gadishmëri mendimeve nga të cilat impresionohet dhe shprehitë e mendimit do t'i prodhojnë efektet e veta, të mira apo të këqija. Prej zemrës së pastër vjen jetë e pastër dhe trup i pastër. Prej mendjes së ndotur rrjedh jetë e ndotur dhe trup i prishur. Mendimi është gurra e veprimit, e jetës dhe e manifestimit, bëje gurrën të pastër dhe të gjitha do të jenë të pastra. Ndryshimi i dietës nuk ndihmon njeriun që nuk do të ndryshojë mendimet e tij. Kur njeriu i bën mendimet e tij të pastra, ai dëshiron ushqim të pastër. Mendimet e pastra bëjnë shprehi të pastra. Ai që ka forcuar dhe ka pastruar mendimet e tij, nuk ka nevojë që ta përfillë mikrobin e dëmshëm. Nëse do të që ta mbrosh trupin, ruaje mendjen. Nëse do të do që ta përtërish trupin, zbukuro mendjen. Mendimet e ligësisë, të lakmisë, të zhgënjimit, të dëshpërimit e robërojnë trupin nga shëndeti dhe nga hijeshia. Fytyra e thartë nuk vjen rastësisht, ajo bëhet nga mendime të tharta. Rrudhat e gjymtuara janë të... >> VIJON NË FAQEN 2

Selimi: Detyrohem të laj xhamat e makinave në semafor për të mbijetuar! Plani i ri urbanistik i kryeqytetit, mundësi për të gjallëruar ndërtimin!...................fq.2 Mjediset e përbashkëta, rënie vullnetarizmi dhe dështim i administratorit!.............................fq.3 Ismaili: Biblioteka Kombëtare është kthyer në serë, Minisri i Kulturës të zgjidhë rastin!......................fq.5 Turqia në hartën e re të Lindjes së Mesme!..........fq.7 Tymnaja toksike zgjon turistët në Himarë!.....................................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS

Lëvizja

E SHTUNË, 17 GUSHT 2013

AKTUALITET

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Plani i ri urbanistik i kryeqytetit, mundësi për të gjallëruar ndërtimin!

Plani urbanistik i Tiranës

S

hitblerjet e apartamenteve këtë vit kanë qenë në nivelin më të ulët historik. Shoqata e Ndërtuesve mendon se

këto rënie lidhen kryesisht me rënien e të ardhurave nga emigrantët, si dhe pasiguria e qytetarëve për të investuar

në prona të paluajtshme. Shitjet e apartamenteve kanë rënë ndjeshëm edhe në zonat bregdetare. Qytetarët nuk po blejnë shtëpi, por zgjedhin që ato shpenzime që planifikojnë për shtëpinë, të pushojnë në pika të ndryshme turistike. Po ashtu dhe infrastuktura nuk e favorizon shumë tregun. Rënia e kërkesës për apartamente është shoqëruar edhe me ulje të cmimeve, megjithatë ndërtuesit pohojnë se ende këto çmime mbeten të larta për shkak të kostos gjithmonë e në rritje të ndërtimit. Plani i ri urbanistik i kryeqytetit shihet si një mundësi e mirë për të rigjallëruar tregun, pasi nga ky plan priten të hapen zona të reja ndërtimi. Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Maksim Muci, tha se ky plan parashikon disa zona në zhvillim e sipër, për të cilat sipërmarrjet e ndërtimit janë të interesuara të konkurojnë me projekte arkitekturore mjaft të dobishme. Për më tepër: www.77news.al

Masat shtrënguese të bankave ulin interesin e sipërmarrjeve për kredi!

I

nteresi i sipërmarrjes për të marrë kredi muajt e fundit ka qenë në nivelet më të

ulëta. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin maj kredia për sektorin

privat u ul me 0.2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përfaqësues të sipërmarrjes mendojnë se arsyet lidhen kryesisht me pasigurinë për të investuar, mungesa e ideve të reja, si dhe politika shtrënguese që aplikojnë bankat. Kryetari i Bashkimit të Dhomave të Tregëtisë, Ilir Zhilla thotë se Shqipëria ka potenciale ku mund të investohet dhe biznesi duhet t’i shfrytëzojë ato. Në frenimin e kreditimit ndikim ka dhënë dhe situata e përgjithshme ekonomike. Kreu i Shoqatës së Sipërmarrjes thotë se dalja e eurozonës nga reçensioni do të japë efekt pozitiv në ekonominë shqipatare. Për më tepër: www.77news.al

rrudha të bëra nga simpatia, të tjera nga mendimi i fuqishëm e i pastër dhe të tjera janë të gdhendura nga zemërimi. Për ata që kanë jetuar ndershmërisht, mosha është e qetë, plot paqe dhe e pjekur butësisht, sikur perëndimi i diellit. Nuk ka mjek si mendimi plot gëzim, për t’i daravitur të këqijat e trupit, nuk ka ngushëllues që krahasohet me dashamirësinë, për t’i shpërhapur hijet e hidhërimit dhe të pikëllimit. Të jetosh vazhdimisht në mendimet e keqdashjes,

cinizmit, dyshimit dhe të lakmisë është të kufizohesh në një birucë të burgut që e ke bërë vetë. Por, të mendosh mirë për të gjitha, të jesh plot gëzim me të gjitha, të mësosh që me durim ta gjesh të mirën te të gjithë, mendimet e tilla jovetjake janë vetë portat e parajsës dhe të jetuarit ditë pas dite në mendime të paqes ndaj secilës krijesë, do të sjellë paqe me bollëk për poseduesin e tyre. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 vizatuara nga budallëku, zemërimi dhe krenaria. Ashtu si nuk mund të keni shtëpi të ëmbël dhe të shëndetshme kur nuk e lejoni ajrin dhe dritën e diellit të hyjë lirshëm në dhomat tuaja, ashtu edhe një trup i fuqishëm dhe një shprehje e fytyrës që është e ndritshme, e lumtur apo paqësore, mund të rezultojë vetëm nga të lejuarit e lirë në mendje të mendimeve të gëzimit, të dashamirësisë dhe të qetësisë. Në fytyrat e personave të moshuar ka Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 17 GUSHT 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Mjediset e përbashkëta, rënie vullnetarizmi dhe dështim i administratorit!

K

ohë më parë mirëmbajtja e pallateve dhe oborreve bëhej nga banorët, përmes aksioneve të përbashkëta qytetare. Në ditët e sotme, për këtë proçes në mjediset e reja është caktuar një administrator, por mjediset e përbashkëta vijojnë të mbeten të papastra, të ndotura dhe me indiferencë të theksuar nga qytetarët. Në një kompleks në

kryeqytet pastërtia, gjelbërimi dhe rregulli janë disa nga kriteret pse qytetarët zgjedhin të jetojnë aty. Por kur bëhet fjalë për mirëmbajtjen e konkretisht për pagesat mujore të shkallëve, të ashensorit apo të pastrimit, zor se banorët bëhen të gjithë në një mendje. Qytetarët ankohen, se jo të gjithë paguajnë dhe kjo vjen për shkak të gjendjes ekono-

mike dhe kulturës së munguar të detyrimeve të jetesës në komunitet. Ndërsa një administrator në rrugën Don Bosko, i cili ndeshet me hallet e banorëve thotë se pensionistët janë më të rregullt në pagesa, sesa familjet e reja. Ai administron disa pallate dhe thotë se has vështirësi në mbledhjen e detyrimeve mujore. Por, situata është më problematike në pallatet e vjetra. Mungesa e një administratori të përbashkët e bën menaxhimin e hapësirave komunitare edhe më të vështirë. Mirëmbajtja mbetet në vullnetin e lirë të familjeve. Disa vite më parë qeveria miratoi ligjin për asamblenë e bashkëpronarëve, që parashikon një pagesë fikse të qytetarëve për administrimin e hapësirave të përbashkëta. Ky ligj parashikon krijimin e një bashkësie qytetarësh, të cilët zgjidhen me shumicë votash dhe merren me menaxhimin e punëve. Edhe pse ligji parashikon penalitete për banorët që nuk paguajnë, si shumë të tjerë, vështirë të zbatohet. Për më tepër: www.77news.al

Të rinjtë e Korçës, shembull për gjithë qytetarët!

N

jë iniciativë e rreth 20 të rinjve të grupmoshave 14-24 vjeç të lagjes nr. 8 në qytetin e Korçës janë mbledhur së bashku me qëllim pastrimin e zonës së kodrave të qytetit. Një veprim ky, i cili kishte për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për të kontribuar në ruajtjen dhe mbajtjen pastër të ambientit ku jetojmë. Gjithashtu të rinjtë korçarë përcollën mesazhin te pjesa tjetër pasive e banorëve, që duhet të tregohen më të kujdess-

hëm ndaj ambientit, të hidhen mbeturinat në vendin e caktuar në mënyrë që kjo zonë të bëhet më e bukur. Ndërmarrja e një iniciative të tillë ishte shumë e domosdoshme dhe e nevojshme. Ky hap u lavdërua dhe u mirëprit edhe nga banorë të tjerë. Fryma ambientaliste duhet të mbizotërojë tek çdo qytetar i Korçës, por jo vetëm. Kjo punë vullnetare nuk mbeti pa u vlerësuar edhe nga turistët. Për më tepër: www.77news.al

Farmaci ORIEN kërkon farmaciste, kontaktoni në cel: 069 20 54 446 / Për më tepër www.njoftime.com

AU

P O T

SERVIS JESË

Shesim dhe blejmë makina Auto pjesë të përdorura nga Gjermania

BASHA

Adresa: Autostrada Kukës-Prizren Lëvizja

Pjesë këmbimi për të gjitha llojet e makinave

Cel: +355 68 55 42 321

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E SHTUNË, 17 GUSHT 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Selimi: Detyrohem të laj xhamat e makinave në semafor për të mbijetuar!

N

ë rrugët e Tiranës, sidomos në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë semaforëve ka me dhjetra fëmijë, që kanë braktisur shkollën dhe kërkojnë të fitojnë të holla duke larë xhamat e makinave. Jetët e tyre rrezikohen nga lëvizja e automjeteve. Shumica e tyre janë fëmijë rom. Këta fëmijë bëjnë një jetë mjaft të vështirë dhe pa asnjë mbështetje nga institucionet. Madje prindërit e tyre shprehen se si qeveria edhe shoqëria civile në Shqipëri nuk kanë realizuar asnjë projekt për të triumfuar në luftën kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve rom. Nga ana tjetër në lidhje me këtë fenomen një punonjës i poplicisë së rendit u shpreh: “Unë dua të theksoj, se është e jashtëligjshme, si dhe burim aksi-

denti lypja e fëmijëve rom nëpër semaforë. Mendoj që Ministria e Punës duhet të zbatojë projektet për rehabilitimin dhe arsimimin e këtij komuniteti”. Nëpërmjet të përditshmes 77 News, po ju përcjellim historinë e një 15-vjeçari, jetim nga Elbasani. Ai detyrohet të punojë pranë semaforëve duke larë xhamat e makinave. Më flisni pak për jetën tuaj? Unë quhem A. Selimi dhe jam nga Elbasani. Ndërsa në Tiranë vij për të siguruar ndonjë lek, pasi jam në një gjendje mjaft të vështirë ekonomike. Babai më ka vdekur, ndërsa nëna është martuar me një tjetër. Jam 15 vjeç dhe vitin që vjen futem në klasë të 5-të, shkak për ketë vonesë janë problemet që kalova pas humbjes së babait dhe braktisjes së nënës. Më pelqen ta ndjek shkollën pavarësisht mundësive të mia ekonomike dhe mungesës së mbështetjes. Gjithashtu kam një motër, e cila është më e madhe se unë, por ajo nuk më ndihmon dot pasi vazhdon shkollën e mesme. Çfarë e vështirëson më shumë jetën tuaj? Siç e thashë edhe më lart humbja e babait në një moshë ku e kisha të domosdoshme ndihmën dhe udhëzimet e tij më kanë vështirësuar të ardhmen. Gjithashtu nuk e mendoja kurrë që nëna ime do të martohej dhe s’do mendonte më për ne. Mendoj se nëse babai im do të ishte gjallë unë s’do të isha duke larë xhamat e makinave në rrugët e Tiranës. Jetoj pjesën më të madhe të kohës rrugëve nën presionin e frikës, mos na rreh

ndonjë qytetar apo mos vjen policia dhe na dërgon në komisariat. A ju duket e drejtë të lani xhamat e makinave, pa ua kërkuar kush këtë shërbim? Jo, nuk është se më duket e drejtë, por është e vetmja mënyrë për të fituar të ardhura për të siguruar mbijetesën. Tani në këtë kohë krize nuk të jep kush lek kot, prandaj ne zgjedhim të bëjmë një shërbim të vogël në mënyrë që qytetarët ta vendosin dorën në zemër. Ne i lajmë xhamat e makinave me qëllimin që shoferët të vlerësojnë sjelljen tonë dhe të na lajpin ndonjë gjë, por ka raste që ndodh e kundërta, ku ato acarohen dhe na kërcënojnë. Cili është apeli juaj? Unë kërkoj nga organet kompetente që si jetim të më lidhet paga, ashtu siç e parashikon dhe ligji. Madje dua që të mos diskriminohemi dhe të mos keqtrajtohemi, por të vihet dorë mbi komunitetin tonë, si për rehabilitim ashtu edhe për krijimin e kushteve për arsimim. Jemi njerëz si gjithë pjesa tjetër e komunitetit, pavarësisht ngjyrës së lëkurës. Institucionet e vendit tonë duhet të zbatojnë me përpikmëri të lartë dhe ndershmëri projektet e fondet që vijnë për shtresat e tilla. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

OSKAR kafe në Fier kërkon agjent shitje, dërgoni CV në e-mail: eprofka@hotmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

Adresa: Rr.Korçë-Bilisht . Km 1 Tel/Fax: +355 82 247 681 sh.p.k

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 17 GUSHT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ismaili: Biblioteka Kombëtare është kthyer në serë, Minisri i Kulturës të zgjidhë rastin!

Rexhep Ismaili

B

iblioteka Kombëtare, një nga institucionet kulturore më të rëndësishme në vend akoma vazhdon që të mos plotësojë standartet ndaj përdoruesve të saj. Këta të fundit, personalitete të vendit, ku pjesa më e madhe janë të moshuar, detyrohen të studiojnë në mes të vapës për shkak të mosfunksionimit të kondicionerëve. (një difekt për furnizimin e duhur me energji elektrike). Ja sesi u shpreh për qendrën për “Drejtësi dhe Solidaritet”, përdoruesi i Bibliotekës Kombëtare, Rexhep Ismaili.

Prej sa kohësh studioni në Bibliotekën Kombëtare? Unë kam rreth 30 vite që studioj në Bibliotekën Kombëtare. Madje nuk mungoj asnjë ditë. Në këto ambiente kam parë që vijnë profesorë e shkrimtarë të nderuar si: Koli Xoxe, Sherif Delvina, Mark Tirja, Skënder Demelia e shumë të tjerë. Biblioteka Kombëtare është qendra e kulturës shqiptare, ku mund të gjesh materiale nga të gjitha fushat. Pa frikë mund të them, që përsa i përket pasurisë së saj është nga bibliotekat më të mira në Ballkan. Kam parë që këtu vijnë edhe shumë të huaj, të cilët shfrytëzojnë materialet e arkivuara. Përpos këtyre të mirave, ka edhe një të metë që po na shqetëson së tepërmi, sepse në këto ditë të nxehta vere përsëri mungon kondicioneri. Një pjesë e jona që lexojmë e studiojmë këtu jemi të moshuar. Kjo gjë rrezikon shëndetin tonë, pasi ne jemi të detyruar që të qëndrojmë në nxehtësi ku mbytemi nga djersa dhe nga ajri i ndotur. Këtu është më nxhehtë sesa në serë. Kjo gjë u bie në sy edhe të huajve, të cilët na kanë thënë se përse nuk ankohemi. A jeni ankuar për të zgjidhur këtë problem? Në fakt një pjesë e jona ia kanë thënë këtë problem Drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari (në mënyrë miqësore), por ai është justifikuar. Madje në derën e sallës shkencore prej më shumë se një viti qëndron një njoftim për përdoruesit

e bibliotekës ku thuhet: “Gjatë funksionimit të sistemit të ajrit të kondicionuar të Bibliotekës Kombëtare, specialistët vunë re që tensioni i ulët i rrymës elektrike rrezikon dëmtimin e pajisjeve të centralit kryesor. Institucioni po bën të gjitha përpjekjet e mundshme me kompaninë “CEZ Shpërndarje” për të normalizuar situatën e furnizimit me energji elektrike brenda parametrave normal teknikë”. Por, mesa shohim edhe këtë verë ne po presim që të vijë dimri dhe të kalojmë vapën. Unë studioj në lidhje me çështjet e mia në fushën e drejtësisë, si dhe lexoj shtypin ditës. Kjo është një gjë shumë e mirë, por koha është e reduktuar, sepse fillon vapa. Preferoj më mirë që të qëndroj në ndonjë lokal pranë për t’u freskuar dhe të pres sa të vijë pasditja që të vazhdoj studimet. Prandaj nëpërmjet gazetës suaj i bëj një kërkesë publike ministrisë përkatëse që të reagojë për zgjidhjen e këtij problemi. Madje i bëj apel edhe drejtuesit më të lartë të këtij institucioni Ministrit të Kulturës që të vijë personalisht e të shohë gjendjen. Në meritojmë disa të drejta që janë minimale, në këtë institucion publik që ka kaq vlera të mëdha për të gjithë shqiptarët. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

ENZO 26 kërkon operator interneti, kontaktoni në cel: 0696876909 / Për më tepër www.njoftime.com

Adresa 1: Autostrada Kavajë – Rrogozhinë, km.1, pranë Eurodrin, Kavajë Adresa 2: Pranë kryqëzimit të Cërrikut, Elbasan

SOBA OXHAKE KALORIFERE

Cel: +355 69 26 04 687 E-mail: ilirblloshmi1973@yahoo.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E SHTUNË, 17 GUSHT 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Zbulohet edhe një gjitar i ri!

S

hkencëtarët amerikanë kanë bërë me dije se kanë zbuluar një gjitar të rrallë.

Bëhet fjalë për një kafsh të ngjashme me ariun, por i përmasave shumë herë më të

vogla. Kjo lloj kafshe ka lidhje familjare me rakun dhe kalon shumicën e kohës në pemë në pyjet e Andeve. Ngjyra e qimeve është e përzier mes portokallit dhe kafes, gjithashtu raportohet se ai ushqehet me fruta. Ky është lloji i parë i gjitarëve të zbuluar në hemisferën perëndimore në dekada. Në Institutin Smithsonian në Washington, zoologjisti Kristofer Helgen, ka thënë se kjo kafshë për një kohë të gjatë është ngatërruar me një lloj tjetër gjallese. Ai ka thënë se në Kolumbi dhe në shtetet e tjera mund të gjenden mijëra krijesa të tilla më e vogël se një metër, por vendbanimet e tyre janë në rrezik për shkak të aktiviteteve njerëzore. Për më tepër: www.77news.al

Lepujt që ndriçojnë në errësirë!

S

hkencëtarët në Hawai dhe në Stamboll kanë krijuar lepuj normalë, por e veçanta e tyre është se ndriçojnë në errësirë. Hulumtuesit turq kanë përdorur një teknikë aktive transgjenike të zhvilluar nga hulumtues mjekësorë në Universitetin e Hawait, raporton agjencia Reuters. Në dritë normale, lepujt janë të bardhë si çdo lepur tjetër, por kur errësohet mjedisi ku ata qëndrojnë, të dy lepujt marrin edhe një ngjyrë të ndezur të gjelbër. Gjatë fazës së tyre embrionale, të tetë lepujve u ishte injektuar një proteinë fluoreshente nga ADN-ja e kandilave të

detit. Embrionet pastaj janë vendosur sërish te nëna lepur, raporton Reuters, dhe dy nga lepujt e sapolindur dolën se kishin “gjene që ndriçojnë. ”Ky çift lepujsh nuk është çifti i parë i prodhuar në laborator dhe që bën dritë, por i pari që është zhvilluar me këtë teknikë. Hulumtimi ka për synim futjen e një gjeni të ri fitimprurës te lepujt femra dhe pastaj mbledhjen e proteinave të bëra në qumështin e prodhuar nga femrat lepuj. Kjo mund të çojë në prodhimin e ilaçeve për njerëzit, thonë shkencëtarët. Për më tepër: www.77news.al

GLOBE kërkon nënpupunës finance, dërgoni CV në e-mail: financa@distribrands.net / Për më tepër www.njoftime.com

JINI TË VENDOSUR DHE KËMBËNGULËS! Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në Fakultetet:

Mjekësi / Inxhinieri / Arkitekturë Kjo ofertë vlen për 10 personat e parë! Deri më 21 Gusht

600 € / 1 vit Pa asnjë detyrim tjetër!

R ELO H C BA ASTER &M

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705 , E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 17 GUSHT 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Turqia në hartën e re të Lindjes së Mesme!

Lëvizja

Ambasadori i Turqisë në Egjipt mbërrin në Ankara! Sipas një deklarate për shtyp thuhet se Ambasadori i Turqisë në Egjipt, Huseyin Avni Botsali është thirrur nga Ministria e Jashtme Turke për të mbajtur një konsultim mbi zhvillimet e fundit në Egjipt. Ai do të mbajë një konsultë me diplomatët turq. Do të bisedojnë mbi këtë situatë të rëndë dhe do të vendosin qëndrimin që duhet të mbajë shteti Turk pas ngjarjeve që ndodhën këto ditë në Egjipt. Për më tepër: www.77news.al

Ankara, Turqi

D

uke marrë parasysh luftën civile në Siri dhe kërcënimin që ky konflikt përbën për vendet fqinje, kanë filluar debatet rreth pasojave të tyre të mundshme gjeopolitike në rajon. Analistët thonë se harta e Lindjes së Mesme mund të ndryshojë për herë të parë në një shekull, raporton korrespondenti i VOA Henry Ridgwell. Kulmi i Luftës së Parë Botërore në vitin 1918 sinjalizoi rënien e Perandorisë Osmane dhe ndryshimin e hartës politike në Lindjen e Mesme. Madje, para se të pushonin armët Britania dhe Franca ranë dakord për copëtimin e tokave të perandorisë osmane, duke përfshirë Sirinë, Libanin, Jordaninë dhe Palestinën. Ky është çelësi për të kuptuar historinë moderne të Lindjes së Mesme, thotë Michael Clarke, Drejtues i Institutit Royal United Services

në Londër. “Bota arabe është krijuar në vitin 1916 nga britanikët dhe francezët në bazë të marrëveshjes Sykes-Picot. Që atëhere ka patur shumë pak ndryshime. Nuk ka patur asnjë ndryshim strategjik që nga themelimi i shtetit të Izraelit në vitin 1948. Dhe tani, për herë të parë, harta e Lindjes së Mesme po fillon të ndryshojë”. Kjo po ndihet më shumë në Siri. Vendi mund të ndahet, thotë Robert Lowe i Qendrës për Lindjen e Mesme në Shkollën Ekonomike të Londrës. “Balanca e pushtetit midis kaq shumë elementëve konkurrentë në këtë moment duket pothuajse e barabartë. Është e vështirë të mendohet se një fraksion mund të marrë kontroll më të madh. Kurdët kanë marrë kontrollin mbi qytetet e tyre dhe po luftojnë për ta ruajtur atë”. Lufta e Parë Botërore mbaroi me nën-

shkrimin e Traktatit të Versajës, i cili i ndau kurdët në katër shtete, në Siri, Turqi, Iran dhe Irak. Rënia e Sadam Huseinit në 2003 dhe autonomia kurde në Irakun verior i dhanë shpresa përpjekjeve të kurdëve për një shtet të pavarur. Por, Iraku ka treguar zell, thotë profesori Saad Jawad i Shkollës Ekonomike të Londrës. “Së pari, ata nuk kanë prirje për të filluar një luftë civile si ajo në Liban në vitet 1970. Së dyti, nuk ka synime të vërteta për ndarjen e vendit, madje as në Kurdistanin e Irakut, përveç disa partive politike”. Plagët e luftës së fundit civile të Libanit janë ende të dukshme në kryeqytetin e vendit, Bejrut. Ekziston frika se edhe ky vend mund të përfshihet nga lufta pasi konf likti sirian mund të risjellë rivalitetet politike në Liban. Në muajt e fundit, dhjetëra njerëz janë vrarë në përleshjet në mes të militantëve suni dhe militantëve shiitë. Për më tepër: www.77news.al

Fitness Club kërkon recepsioniste, dërgoni CV në e-mail: FitnessClub012@gmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Specializimin e mjekëve në të gjitha fushat e mundshme në Mjekësi dhe Infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E SHTUNË, 17 GUSHT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Tymnaja toksike zgjon turistët në Himarë!

Q

endra “Drejtësi dhe Zhvillim”, pjesë e strukturës së Partisë Lëvizja Shqipëria e Re ka funksion kryesor mbrojtjen e sipërmarrjeve dhe bizneseve shqiptare që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në bazë të ligjeve dhe që janë paguesit kryesorë të taksave në vendin tonë. Këto ditë është përqëndruar te problemi i plehrave në bregdetin shqiptar, problem që e vuajnë qytetarët, pushuesit nga vende të ndryshme, por në këto kushte më shumë e ndjen si shqetësim biznesi shqiptar. Shqetësimi vjen nga banorët e zonës. Buzë rrugës kryesore në hyrje të qytetit (kur vjen nga Vlora), shumë pak metra larg saj digjen tonelata të tëra mbeturinash, djegia e të cilave çliron tymnaja toksike, mbulojnë qiellin në të gjithë plazhin e Jalës dhe të Himarës.

Për shkak të mungesës së një landfieldi në Himarë, kjo gjendje përveçse është e turpshme, anormale, por është edhe dëmtuese për veprimtarinë e atyre njësive turistike dhe restoranteve në këto ditë pushimesh. Për vende që fokusin kryesor ka turizmin bregdetar dhe ofrimin e vijës detare përrallore, që i ka falur zoti është e pafalshme neglizhenca e këtij fenomeni nga organet përgjegjëse. Këtu përfshihet edhe imazhi negativ që lëmë ne tek turistët që më të drejtë shijojnë bukuritë tona bregdetare. Disa turistë nga Rusia shprehnin habi nga ballkoni i bukur i një ambjenti privat në Jalë, se si është e mundur që nuk merren masa për këtë gjendje, duke vështruar me habi masivin e resë toksike qe kish mbuluar qiellin dhe duke e fotografuar atë pamje

të shëmtuar që çlironte gazra helmues me sfondin magjepës të bregdetit Jon. Sigurisht që ky është një krim i rëndë mjedisor, por jo vetëm natyra dëmtohet prej saj, dëmtohen edhe veprimtaria e këtyre bizneseve. Menaxheri i një kompleksi turistik në Himarë, M.Jano u shpreh: -Është një situatë e përditshme kjo që duket këto ditë dhe është panorama më shqetësuese për në karshi pushuesve të huaj! Organet vendore janë të pafuqishme të parandalojnë këtë problematikë të rëndë, mbytëse dhe helmuese, por edhe Ministria e Mjedisit tregon mosekzistencën e saj ligjore. Mjedisi shqiptar është me probleme të mëdha dhe nuk ka asnjë stategji zgjidhjesh. QDZH do të bëjë me dije organet kompetente, për zërin shqetësues të këtyre bizneseve turistike, si shprehje e reagimit për të ndryshuar këtë gjendje dhe për të ndërmarrë strategji të shpejta për këtë situatë mjaft shqetësuese për turizmin, mjedisin, imazhin dhe shëndetin e qytetarëve. I bëjmë thirrje Ministrisë përkatëse në detyrë të bëjë detyrën, të marrë masa dhe të bëjë cfarë është e mundur për parandalimin e kësaj situate, minimalisht deri në fund të sezonit turistik, në mbrojtjen e interesave turistike dhe kombëtare mjedisore. Inkurajojmë çdo operator biznesi në bashkëpunim me shoqatat apo bashkimet organizative që mbrojnë interesat e tyre të jenë aktive në çështje të tilla problematike, që dëmtojnë interesat e tyre gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik. Për më tepër: www.77news.al

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me “South Bank University”, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 21 Gusht 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


17 gusht