Page 1

Rudi Alpin

ADRESA: Bogë, Rugovë / Pejë, Kosovë. E-mail: b_ nemuna@hotmail.com Tel:+377 44 12 76 37 / Tel:+386 49 12 76 37 Ylber_ rudi@yahoo.com

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MËRKURË, 16.10.2013 VITI II - NR.589

MENDIMI POZITIV

...>>fq.5

Mbështetuni në buzëqeshje!

B

uzëqeshja! Sa herë që e dhuQendra e rojmë dhe e marrim Mendimit Pozitiv provon shumë dallgë ngrohtësie dashamirësie, e pastaj neve na mbetet që shpirtin tonë ta përkundim në këto dallgë jete edhe pse jetëshkurtra, por tepër, tepër të këndshme. Gjithçka kur vishet me këtë ndjenjë të bukur, krijon tërësinë e shijeve me ëmbëlsi mjalti. Sa mirë do të ishte të krijonim një Ligj të Buzëqeshjes në jetë! Një ligj më tepër se i mirë! Do të harkoheshin shumë ura mirësie, dashurie e bukurie. Nën këto ura, do të rridhte pastërtia, dashuria dhe ngrohtësia shpirtërore. Mbështetu në buzëqeshje! Një nevojë e imja, por jo vetëm e imja, besoj e secilës qenie njerëzore në këtë univers. Në shumë momente jete, edhe pse ndoshta në mënyrë jo shumë shprehëse provohemi nga dy impulse të kundërta brenda nesh në vazhdimësi: Në njërën anë, një çiltërsi e thellë, me e thellë se vet çiltërsia, e në anën tjetër, prirja për ta fshehur nga të tjerët gjendjen tonë të vërtetë shpirtërore që e përjetojmë në shumë situata jetë. Shpesh këto i bëjmë për të mos e parë një lot të rrjedhë, për të mos e dëgjuar një thyerje, për të mos e ndjerë një dhembje pa zhurmë. Sa herë që në jetë gjërave iu falim pak më shumë besim, kur i trajtojmë me kujdes njerëzor, kur i dhurojmë më shumë kuptim se sa kohë, atëherë formësohen ylbere ndjesish nga më të këndshmet për t’u nisur me vrap drejt më të bukurës së gjërave. Vullneti, ai na mban të gjallë në këtë jetë! Ai bashkëpunon me shpresën! I japin puls jete veprimeve tona, e thellojnë gjakftohtësinë në momente tensioni, i japin fuqi vendosmërisë, këmbënguljes sonë për ....>> VIJON NË FAQEN 2

Gjyqtarët e Shkallës së Parë janë të korruptuar! Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, shtohen kompetencat!.............................................fq.2 Lindita Nikolla: Institucionet e arsimit janë me militantë partiakë!.....................................fq.3 Kurtaj: Struktura të bashkisë më persekutojnë si në monizëm!..........................fq.4 Ja si të forcojmë sistemin imunitar!.........................fq.6 Kryesia turke, mesazhe urimi për festën e Kurban Bajramit!..................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E MËRKURË, 16 TETOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, shtohen kompetencat!

stik Kombëtar më shumë kompetenca për të vepruar. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar INUK, i ushtron pa asnjë kufizim paraprak kompetencat e përcaktuara në nenet 9 dhe 10, të ligjit 97.80 të datës 16.07.2007 për inspektimin e ndërtimit, në çdo rast ku ai konstaton objekt të

kundërligjshëm me, ose pa leje ndërtimi në të gjitha zonat e përcaktuara si zonat me rëndësi kombëtare, akte nënligjore apo me vendim të këshillit kombëtar të territorit, thuhet në vendimin e qeverisë. Kompetencat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të tejkalojnë edhe kompetencat e inspektoriateve vendore, kur INUK do të konstatojë se ato nuk e kanë zbatuar si duhet ligjin. INUK do të njohë si të kundërligjshëm një objekt ndërtimi që është pa leje ndërtimi, ose është me leje ndërtimi, por ka shkelje të plotë të kushteve urbanistike të miratuara në lejen e ndërtimit; kur ka kaluar afati ligjor i përcaktuar në lejen e ndërtimit për përfundimin e objektit, ose objekti është braktisur nga investitori, subjekti ndërtues apo pronari; kur është pa dokumentacionin tekniko-ligjor që do të vërtetojë ligjshmërinë tekniko-ligjore të objektit, apo edhe kur objekti rezulton me shkeljen e lejes së legalizimit, ose me leje legalizimi të miratuar në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore, në fuqi për legalizimet. Për më tepër: www.77news.al

lonte pa e vërejtur. Unë nuk isha aty, në atë kohë - po mungoja në ato momente! Isha e harruar duke rikaluar nëpër copëzat e kësaj dite që iku në pakthim: Çfarë i dhurova kësaj dite që iku? Punë, përkushtim, seriozitet, respekt, pakëz ankth, shqetësim! Të gjitha këto! Po, çfarë ndodhi me buzëqeshjen time? Buzëqesha! E shkriva këtë moment në buzëqeshje. I dhashë emër! Buzëqesha në këtë moment vrapi jete. Pse mos ta kem si pushimore buzëqeshjen? U ndala të paktën për një moment nga ky vrap. Po si jam harruar në këtë vrapim?! Pse nxitoj në këtë mënyrë?! Çdo ngjitje sjell ankth, shqetësim, stres. Pse i zgjedhim këto ngjitje shkallësh, kur e dimë se atje lart gjejmë re ankthi të përziera me dromca e grimca stresi, e pastaj thellohet ftohja e ngjyrave dhe rriten distancat. Pse? Apo ndoshta na tërheq gjithmonë ajo e paarritura?! Gjithmonë dëshirojmë ta prekim të paprekurën, të arrijmë të paarriturën. Në çdo kohë jemi në kërkim të diçkaje, e

asnjëherë të kënaqur me atë momentalen! Kjo është natyra njerëzore, apo qëllimi i vetë jetës është që të kesh qëllim? Gjithmonë jemi kërkues! Realizimi shpesh sjell edhe ndjenjën e ngopjes, e kjo ndjenjë sjellë monotoni pastaj, andaj luftojmë, nxitojmë, vrapojmë të merremi me diçka tjetër, të kërkojmë e të harrohemi në atë kërkim. Harrojmë se numërimi drejt perëndimit ka filluar që nga frymëmarrja e parë! Harrojmë se një ditë ne vetë do të jemi të harruar nga vetë harresa. E di! E di se kam munguar edhe unë një kohë të gjatë! Kam qenë e pranishme diku tjetër me gjithë qenien time. Aty kam vërejtur çdo detaj! Aty në atë kohë kam qenë e plotë dhe e përkushtuar! Duke u munduar ta vendos të pavendosurën, ta zgjidhë të pazgjidhurën, ta zvogëloj të akumuluarën. Por, më duhet të të them se, po vazhdoj të jem ende aty e pranishme. Atëherë, sigurisht duhet të mungoj diku! *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Foto ilustruese

I

nspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të ketë fuqinë më të madhe vepruese në të gjithë territorin. Në mbledhjen e datës 30 shtator, qeveria për të realizuar ndërhyrjen në të gjithë territorin ndaj ndërtimeve pa leje, i ka dhënë Inspektoriatit Ndërtimor Urbani-

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1... ta sfiduar jetën edhe atëherë kur pengohen dhe nuk përkrahen ndjesitë tona. Në vullnetin e mirë qëndron Madhështia, Qetësia dhe Dashuria. Në vullnetin për të admiruar, adhuruar, simpatizuar, dashuruar, dhuruar, gëzuar, lumturuar njerëzit që na rrethojnë, atëherë, vërtetë jeta do ta kishte emrin Buzëqeshje! Me vullnetin tonë të mirë që të dhurojmë dritë më të ndritur se sa drita! Me këtë letër të pashkruar, por të lexuar në mendje, po vazhdoja të ecja rrugëve të qytetit e vetmuar. Iku edhe një ditë! S’po më linte rehat mendimi: jam lodhur! Ashtu edhe ndjehesha pastaj - e lodhur! "Ne jemi rezultat i asaj që mendojmë"! Teksa ecja rrugëve të ndriçuara, në një moment gjithçka përreth u shkri në terr të plotë. I gjithë qyteti u pllakos nga muri i heshtjes. Ishte një rutinë e krijuar për vite me radhë, por unë po vazhdoja të ecja dhe nuk po vëreja asgjë. Në fakt nuk kisha vërejtur asgjë përreth edhe kur hidhja hapat nën ndriçimin e dritave në rrugën e kaluar prej vitesh! Gjithçka më parakaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 16 TETOR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Nikolla: Institucionet e arsimit, të tejmbushur me militantë partiakë!

Lindita Nikolla

M

inistrja e Arsimit dhe Sportit Lindita, Nikolla ka raportuar përpara komsionit parlamentar të edukimit, problematikën që po shoqëron arsimin shqiptar. Ajo u shpreh se institucionet e arsimit

janë tejmbushur me militantë, apo dhe me njërëz që kanë arritur të fitojnë një status të caktuar, edhe me diploma që janë falsifikuar. "Në një prej dosjeve të një punonjësi që sot e ka aktualisht statusin e punojësit civil dhe që punon në një sektor të rëndësishëm që lidhet me IT dhe me i-learning, kemi një çertifikatë notash dhe një temë diplome, ku rezulton që nuk e ka marrë notën 8 dhe nga verifikimi ynë rezulton që e ka 6, dhe të gjitha notat e tjera që ka janë vetëm 5. Ja pra, se në çfarë katandie është sot administrata publike në Shqipëri. Gjatë muajit shtator 2013 janë emëruar pa proçedura konkurimi 23 mësues dhe drejtues shkollash", tha Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit. Problematika tjetër që kërkon zgjidhje emergjente, tha zonja Nikolla, është tejm-

bushja e arsimit me mësues. Ajo ka paralajmëruar shkurtime në shumë rrethe të vendit, ndërkohë që vendin e parë e zë Tirana. Për këtë vit, tha Nikolla, janë kërkuar 113 arsimtarë për kryeqytetin, ndërkohë që në realitet ndodh krejt e kundërta. Ministrja u shpreh se shumë shkolla në vend janë në gjendje të mjerueshme, ndaj kërkohet ndërhyrje emergjente. Ajo foli edhe për trajnimet e mësueve të cilët deri tani kanë blerë kredite dhe nuk janë specializuar si duhet. Ndërkaq ministrja Nikolla ka bërë një panoramë edhe të arsimit të lartë. Ajo u shpreh se janë bërë abuzime me fondin e ekselencës, ku rreth 53 kandidatë nuk kanë përfituar bursat e tyre. Ministrja ka deklaruar se edhe ky sistem do të hyjë në sitën e kontrolleve. Për më tepër: www.77news.al

Top Sekret, emrat e kompanive që abuzojnë me karburantet!

K

anë kaluar më shumë se dy muaj, nga aksioni i Drejtorisë së Metrologjisë, dhe ende nuk ka asnjë kallëzim penal ndaj

subjekteve që kanë abuzuar. As Drejtoria e Metrologjisë, as Ministria e Ekonomisë dhe as Prokuroria, nuk kanë bërë të ditur emrat e abuzuesve. Ndonëse çështja është nën hetim nga organi i akuzës, publikimi i emrave mbetet peng i mos cënimit të imazhit të kompanive që vjedhin qytetarët, raporton “VP”. Por nga ana tjetër, edhe pse konsumatorët vijojnë të penalizohen, për këtë pjesë askush nuk po mban përgjegjësi. Dhe nuk janë pak. Drejtoria e Metrologjisë, nga aksioni që zhvilloi në 801 pika tregtimi, konkludoi se 93 prej tyre kanë probleme,

duke i vjedhur qytetarët në peshën e karburantit, kur furnizojnë automjetin e tyre. Por dy muaj më pas, situata vijon të jetë e njëjtë. Pas aksionit Prokuroria nisi hetimet dhe mblodhi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, për të parë nëse ka vepër penale. Sipas burimeve nga organi i akuzës, hetimi në tregun e karburanteve është shtrirë jo vetëm në abuzimin me sasinë, por edhe me cilësinë. Por deri në këto momente, prokuroria ende nuk ka arritur në një përfundim të hetimeve. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune part time. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0696065415/ Për më tepër www.njoftime.com

IMPEX Adresa: Tiranë-Lezhë (km 40), Kryqëzimi i Kosovës, Fushë Milot Cel: +355 69 20 84 046 / +355 69 20 84 045 Tel: +355 55 32 21 016 E-mail: bibashpk@yahoo.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E MËRKURË, 16 TETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Kurtaj: Struktura të bashkisë më persekutojnë si në monizëm!

Beqir Kurtaj

S

orollatjet dhe padrejtësitë për qytetarët e Tiranës nga ana e bashkisë, nuk kanë fund. Më konkretisht, B.Kurtaj gjendet për disa ditë me radhë pranë këtij institucioni për një takim me krerët, pasi padrejtësisht

i kanë prishur një ndërtim në proces legalizimi. Ndërkohë, punonjësja e bashkisë shprehet: “Takimi juaj nuk më figuron në listën e takimeve, prandaj mund të aplikoni përsëri ose të sillni mandatin e kërkesës që keni bërë, për t'u takuar me kryetarin”. Për më tepër, ndiqni intervistën. Më flisni pak për jetën dhe kontributin tuaj? Unë quhem Beqir Kurtaj dhe jam me origjinë nga Mati, por jetoj prej vitesh në Tiranë. Jam i martuar dhe familja ime përbëhët nga 6 anëtarë. Kam jetuar dhe punuar gjithmonë me forcat dhe përpjekjet e mia, pa patur ndihmë nga politika. Ajo që më shqetëson është se po ndihem “I persekutuar” . Kam punuar që në moshë të re në minierë dhe po shumë i ri kam marrë përgjegjësi dhe angazhime mjaft të larta. Kam mbajtur pozicionin e teknikut të minierave në Martanesh, ku kisha përgjegjësi për 600 punëtorë që gërmonin nën tokë. Më pas jam transeferuar me banim në Tiranë për një prespektivë dhe të ardhme më të mirë për fëmijët e mi, por pengesat nuk po më lejojnë të jetoj dhe punoj normalisht në vendin tim. Më konkretisht cili është shqetësimi juaj? Institucioni i Bashkisë së Tiranës në vend që të jetë në përkrahje dhe të dëgjojë me kujdes shqetësimet e qytetarëve, po i sorollat këta të fundit, madje shpeshherë

nxitohet dhe merr vendime në dëm të tyre. Mua më kanë shkatërruar një dyqan rreth 30 m2 të cilin e kam patur në proces legalizimi. Ajo që më shqetëson është se pikërisht në ditën kur do merrej një vendim në gjykatë në lidhje me legalizimin e dyqanit, policia bashkiake padrejtësisht më shkatërroi dyqanin. Apeli juaj nda Bashkisë së Tiranës? Kërkoj që të zbatohet vetëm ligji dhe asgjë më shumë. Në rrethanat që jam unë, ajo që kërkoj është legalizimi me procedurë të përshpejtur i dyqanit, pavarsisht së është dëmtuar. Kërkoj që brenda mundësive dhe sipas rregullave të përcaktuar, të më mundësohet një takim me kryetarin e bashkisë. Në rast se nuk më jepet e drejta që më takon, më mbetet vetëm të kërkoj azil politik dhe të largohem nga Shqipëria. Liderët i zgjedhim për të na zgjidhur problemet dhe padrejtësitë, jo për të na shkelur me këmbë. Kërkoj që të dëmshpërblehem për çdo padrejtësi që më është bërë, si dhe t'i jepet fund nga këta drejtues institucionesh, pengesave vend e pa vend për qytetarët. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune part time operatore Telemarketing. Kontaktoni në: jobs@onlinenow.eu/ Për më tepër www.njoftime.com

Fa st Foeordi MEVLANI & Pic

Adresa: Qytet Studenti, pranë godinës nr. 1 - Tiranë Cel: +355 69 77 73 050 / +355 69 77 73 055

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 16 TETOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion: Gjyqtarët e Shkallës së Parë, të korruptuar!

Ndue Pjetra

N

ë një intervistë për qendrën për “Drejtësi dhe Solidaritet”, kreu i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, Ndue Pjetra shpjegon rëndësinë që ka fakti i transparencës së vendimeve që japin gjyqtarët. Sipas Pjetrës, (bazuar në një punë kërkimore të shoqatës) 60-70% e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë janë ndryshuar, gjë që tregon se gjyqtarët që kanë dhënë këto vendime, janë të korruptuar. Kur është krijuar shoqata juaj? Shoqata e Avokatëvë Antikorrupsion është krijuar në korrik të vitit 2013 me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, dhe mes shumë të drejtave që parashikohen në statusin e saj, ne kemi dhe të drejtën

e investigimit të vendimeve të padrejta të gjykatave, të prokurorisë, të policisë, dhe të gjitha vendimet e administratës publike, të cilat cënojnë liritë dhe të drejtat e njeriut. Nisur nga 10 - vjeçari i fundit, vendimet e gjykatës dhe pikërisht të një gjyqtari janë në kundërshtim me vetveten. Përshembull, në rastin konkret, e njëjta vepër penale (vendim i dhënë ndaj një personi), i cili është ndaluar nga policia me 3 gr drogë është dënuar me 5 vite burg, një person tjetër me një sasi droge 250 kg është liruar nga salla e gjyqit nga i njëjti gjyqtar, kurse një tjetër me 700 kg është dënuar me një vit burg, ç'ka do të thotë, një nga këto vendime është abuziv. Më konkretisht, përse i shërben publikut dhe drejtësisë trasparenca e vendimeve? Ne si shoqatë po bëjmë trasparencën e të gjitha vendimeve të të gjitha gjykatave të Shqipërisë, duke specifikuar punën e çdo gjyqtari, në lidhje me vendimet e dhëna gjatë 10 viteve të fundit. Nga këto rezultojnë se e shumta e vendimeve të gjyqtarëve të shkallëve të para janë kthyer për rigjykim, është dhënë pafajsia dhe janë ndryshuar mbi 60-70% e këtyre vendimeve. Ne jemi në pritje të fondeve nga donatorët dhe do të bëjmë transparencën e plotë. Këto fonde nevojiten, pasi kjo është një punë kolosale, që nga marrja e vendimeve, analiza e tyre, seleksionimi për çdo gjyqtar, krahasimi me legjislacionin, përgatitja e kërkesave etj. Kohët e fundit, kemi hasur vështirësi

në botimin e disa denoncimeve për shkak të konfliktit të interesit të mediave, duke mos i pranuar denoncimet e dërguara me e - mail. Prandaj, ne do të nxjerrim buletinin e shoqatës sonë. Bërja trasparente e vendimeve të gjyqtarëve, (ku një gjyqtari i janë kthyer një pjesë e konsiderueshme e vendimeve), lë për të dyshuar për paaftësi, ose korrupsion të gjyqtarit. Për mendimin tim, në të shumtën e rasteve, kemi të bëjmë me korrupsion. Kur dy vendime me të njëjtin objekt, e kërkues të ndryshëm, kanë qëndrime të ndryshme, përshembull një person e ka marrë pronën, e në të kundërt, personi tjetër nuk e ka marrë pronën. Si veproni konkretisht, kur konstatoni një performancë të tillë të gjyqtarit? Në lidhje me rastin e mësipërm, ne pasi pasi e konstatojmë dhe bindemi që dhënia e vendimit është e padrejtë kemi tagrat që ta denoncojmë në prokuroi, ta ndjekim në prokurori e deri në gjykatë, madje ta ndjekim deri në dhënien e dënimit të merituar, po të jetë e nevojshme ta dërgojmë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut. Kjo gjë do të sillte përgjegjësinë e dhënies së vendimeve të drejta nga gjyqtarët, gjë që i shërben përmirësimit të drejtësisë shqiptare. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Agjent shitjesh. Kontaktoni në: 0698459728/ Për më tepër www.njoftime.com

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me “South Bank University”, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën.

• Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 16 Tetor 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

KURIOZITETE

E MËRKURË, 16 TETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ja si të forcojmë sistemin imunitar!

E

kspertët thonë se një dietë e pasur me fruta dhe perime mund t'ju ndihmojë në zmbrapsjen e infeksioneve, si ftohja dhe gripi. E kjo është për shkak se këto ushqime përmbajnë antioksidantë, që forcojnë sistemin imunitar. Çfarë janë antioksiduesit? Ato janë vitamina, minerale, dhe materie

ushqyese të tjera, që mbrojnë dhe riparojnë qelizat nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Shumë ekspertë besojnë se ky dëm luan pjesërisht rol në shkaktimin e një morie sëmundjesh kronike, përfshi këtu edhe ngurtësimin e arterieve (artherosclerosis), kancerin dhe artritin. Radikalet e lira munden që gjithashtu të ndërhyjnë në sistemin imunitetit tuaj. Të luftosh dëmet përmes antioksiduesve, të ndihmon që të mbani sistemin imunitetit tuaj të fortë, duke iu bërë ju më të mirë në zmbrapsjen e ftohjes, gripit dhe infeksioneve të tjera. Antioksiduesit për imunitet: Ku mund ti gjeni? Tri Vitaminat antioksiduese kryesore janë beta-karoinet, vitamina C dhe vitamina E. Ju i gjeni ato në frutat dhe perimet shumëngjyrëshe, veçanërisht tek ato me ngjyrë të kaltër, kuqe, portokalli

dhe verdhë. Për t'i marr benificionet e antioksiduesve, konsumojini këto fruta ashtu si janë, ose ziejini paksa. Beta-karotinat dhe karotenoidet e tjera: Kajsitë, shparg, rrepa, brokoli, lulelakra, karotat, misri, speci i gjelbër, lakra jeshile, mango, rrepa, nektarinat, pjeshkët, grejpfruti vjollcë, kungulli, spinaqi, patatja e ëmbël, mandarinat, domatet dhe shalqiri. Vitamina C: Brokoli, lakër brukseli, pjepri, lulelakra, grejpfruti, nektar, lakër jeshile, kivi, mangot, nektarinë, portokalli, papaja, specat e kuq, të gjelbër dhe të verdhë, patatja e ëmbël, dredhëzat dhe domatet. Vitamina E: Brokoli, karotat, mustarde, mangot, arrat, papaja, kungulli, specat e kuqe, spinaqi dhe farat e lulediellit. Për më tepër: www.77news.al

Majdanozi ju zbukuron fytyrën!

M

ajdanozi është një dhuratë e bukur për fytyrën tuaj. Jo vetëm ta konsumoni me ushqime. Mundeni të pastroni edhe lëkurën me majdanoz. Bima e majdanozit është e mirë për kurimin e fytyrës, posaçërisht kundër piklave në trup dhe leqeve të fytyrës, sepse është i pasur me vitaminat C dhe A, po edhe më shumë minerale. Që të keni një fytyrë të pastër dhe të shëndetshme, duhet të përdorni tonik majdanozi të bërë në kushte shtëpie. Toniku pastron thellësisht lëkurën dhe sti-

mulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinit në lëkurën e fytyrës. Për ta përgatitur këtë përbërje, nevojiten tre lugë majdanoz të prerë imët dhe 200 ml ujë. Zieni majdanozin në ujë për rreth 15 minuta dhe pasi të ftohet përbërja, kullojeni dhe me ndihmën e pambukut, masazhojeni në fytyrën tuaj në mëngjes dhe në mbrëmje. Lëreni fytyrën më këtë përbërje për disa minuta dhe më pas pastrojeni me ujë të vakët. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune part time Operatore. Kontaktoni në: 0696014960/ Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 16 TETOR 2013

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kryesia turke, mesazhe urimi për festën e Kurban Bajramit!

Lëvizja

Erdogan falenderon Hollandën për raketat "Patriot"!

K

Medina, Mekë

D

rejtuesit më të lartë të shtetit turk, në mesazhet e tyre të urimit që publikuan me rastin e festës së Kurban Bajramit, theksuan rëndësinë që ka uniteti dhe solidariteti. "Me fuqinë e unitetit dhe solidaritetit, Turqia do të ngjitet në nivele më të larta", theksoi Abdullah Gyl në mesazhin e tij, ndërsa uroi që vlerat e larta që sjell me vete Bajrami, ndjenjat e ngrohta dhe të sinqerta që na integrojnë dhe bashkojnë, të përqafojnë të gjitha grupet e shoqërisë dhe këto ditë të shenjta të konsolidojnë edhe më shumë unitetin dhe solidaritetin. Rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit e nënvizoi në mesazhin e tij të urimit me rastin e festës së Kurban Bajramit edhe Kryetari i

Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Xhemil Çiçek. “Me rastin e Bajramit duhet të kuptojmë dhe rikujtojmë më mirë se sa e rëndësishme është vëllazëria, sepse uniteti dhe solidariteti është forca jonë më e madhe”, cilëson kryeparlamentari turk në mesazhin e tij. Një mesazh urimi me rastin e Kurban Bajramit publikoi edhe Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan. “Ne jemi një popull i ndershëm. Ajo që na bën edhe më të fortë janë ndjenjat e unitetit dhe solidaritetit, për të cilat nuk kemi bërë kurrë lëshime”, shprehet shefi i qeverisë së Ankarasë në mesazhin e tij. Gjithashtu, Erdogan theksoi në këtë mesazh se me anë të paketës së demokratizimit të mëtejshëm të vendit synohet konsoli-

ryeministri Rexhep Tajip Erdogan realizoi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Hollandës, Mark Rutte, i cili vizitoi bazën e raketave "Patriot" në Inxhirlik të Turqisë. Kërkesa për këtë bisedë erdhi nga kryeministri holandez Mark Rutte dhe u realizua në momentin që ky i fundit ishte duke vizituar e bashkëbiseduar me ushtarët holandezë me mision në sistemin e mbrojtjes kundërajrore, që është instaluar me raketat e tipit patriot në Bazën Ajrore Inxhirlik në Turqi. Përveç marrëdhënieve dypalëshe, të dy kryeministrat folën edhe për rëndësinë që ka siguria e kufijve të Turqisë. Kryeministri Erdogan e falenderoi homologun hollandez për ndihmën që qeveria e tij dha në marrjen e vendimit të NATO-s për dërgimin e sistemit raketor në Turqi. Kurse Mark Rutte nga ana e tij, nënvizoi se Hollanda, si një aleate brenda aleancës së NATO-s, i kushton një rëndësi të madhe sigurisë së kufijve të Turqisë. Kryeministri Erdogan tha se Turqia është e gatshme për të negociuar të gjithë kapitujt. Për më tepër: www.77news.al

dimi edhe më shumë i unitetit dhe solidaritetit dhe u uroi të gjithë qytetarëve dhe botës islame festën e Kurban Bajramit. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Mësuese e gjuhës italiane. Dërgoni CV-të tuaja në: gjuhetehuaja@hotmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi. Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina. Kush sjell 7 Miq për regjistrim te Vitrina: Përfiton FALAS një udhëtim njohës dhe kulturor në Gjermani ose Turqi. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 16 TETOR 2013

77 ENERGY

77 NEWS

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat nga 15 Tetor deri me 31 Tetor 2013 QUMËSHT LARA 1.5 % YNDYRË

Oferta më e mirë!

KORREKTOR

SHTYPËSE PËR LETRAT

150 lekë

150 lekë

ÇADRA

CROASANT MINI 7DAYS

380 lekë

130 lekë

1 COPË

1 COPË

1L

500 GR

1 COPË

NUCREMA

Oferta më e mirë!

400 GR

105lekë SODË BUKE

COLGATE HERBAL

10 lekë

135 lekë

20 GR

100 GR

255lekë

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 16:30 E Dielë 08:00 - 16:30 Për blerje mbi 10.000 lekë, Ofert ë transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Gita: +355 68 56 82 530 Eri: +355 68 56 82 580 Festimja:+355 68 56 82 634 Daniela: +355 68 56 82 426 Lisa: +355 68 56 82 511

CITY PARK

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese

16 tetor  

Gazeta 77 News e përditshme informative, organi mediatik i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re