Issuu on Google+

Dëshirë për të Udhëtuar Filloi loja promocionale

*GËRVISHT DHE UDHËTO MË LIRË* Tani edhe vetëm me 300 L mund të udhëtosh për në ITALI. TË GJITHA biletat janë FITUESE me 10-40 euro secila.....Shitjet kanë filluar. Biletat janë të limituara dhe janë të vlefshme deri në shtator të 2014. www.77news.al

Na kontaktoni: +355 69 53 24 014 +355 42 26 40 29 / +355 52 22 16 04

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

e-mail: collina.turizëm@gmail.com

E SHTUNË, 16.11.2013 VITI II - NR.619

MENDIMI POZITIV

...>>fq.3

Mos u hidhëro! Njerëzit, si domosdoshmëri e krijimit, Qendra e janë të detyruar të Mendimit Pozitiv jetojnë gjithmonë bashkë në këtë botë, që është një vend prove me të gjitha anët e saj të ëmbla e të hidhura.Nëse në jetën e përbashkët nuk u përmbahemi disa rregullave, nuk mund të sigurojmë qetësinë dhe kënaqësinë shoqërore. E një prej faktorëve shpirtërorë që e shtyjnë njeriun për të vepruar në mënyrë të menjëhershme dhe të vrullshme, është hidhërimi, zemërimi, i cili përkufizohet sipas psikologjisë si: “shtytje e brendshme për t’i shkaktuar dhimbje dikujt që kërkon të na bëhet pengesë gjatë zbatimit të prirjeve tona”. Ky njeri i zemëruar i ngjan anijes që kapet pas furtunave të mëdha nën ciklonet e fuqishme, duke i humbur ekuilibrin krejtësisht, i zemëruar e i hidhëruar, e shan atë që ka përballë dhe e dhunon. Për të mos rënë në këtë grackë të hidhërimit e të zemërimit duhet të përmbahemi e të jemi të durueshëm, sepse sprovohen ata që janë më të mirë. Njerëzit sprovohen në bazë të besimit të tyre. Ai i cili ka besim më të fortë sprovohet më tepër. Kush ka besimin më të dobët ka edhe sprovimin më të dobët…” Prandaj; Mos u hidhëro: Sepse hidhërimi, të shqetëson ty për të kaluarën, të frikëson për të ardhmen e kështu të ikën si pa kuptuar e tashmja… Mos u hidhëro: Sepse zemra ligështohet, fytyra vrenjtet, shpirti shuhet dhe shpresa venitet… Mos u hidhëro: Sepse gëzohet ai që nuk të do, zemërohet miku, kënaqet me ty ziliqari, si dhe keqinterpretohet e vërteta… Mos u hidhëro: Sepse ky hidhërim nuk ta kthen atë që ke humbur apo atë që shkoi, as nuk ngjall të vdekur, as nuk ndryshon ...>> VIJON NË FAQEN 2

Një Moment me pak Koment...

Po nuk ra një nga ura, ura nuk rregullohet! KLSH: Të bëhen ndryshime në ligjin për funksionimin e BSH!.........................................fq.2 Ballo: Kërkoj drejtësi për vrasjen e djalit!...............fq.4 Vjollca Habipaj: Ngrohtësia familjare, sukses i sigurt në sipërmarrje!..............................fq.5 Karakteristikat e banesave në një vend me klimë të thatë dhe të nxehtë!............fq.6 "Dita turko-qipriote" në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!....................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E SHTUNË, 16 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

KLSH: Të bëhen ndryshime në ligjin për funksionimin e BSH!

shpërblimeve të punonjësve të saj, si dhe të këshillit Mbikqyrës së BSH-së. Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj e bëri këtë propozim para deputetëve të Komisionit të

Ekonomisë. "Nga auditimi i kryer në Bankën e Shqipërisë, vërejtëm që sipas ligjit për BSH të vitit '97, këshilli mbykqyrës i bankës ka të drejtën për të përcaktuar nivelin e bankave dhe të shpërblimeve të kandidatëve të Shqipërisë, ku u konstatua një mosrespektim i së djeshmërisë qytetarë në lidhje me nivelin shumë të lartë të pagave për drejtuesit, krahasuar me nivelet e pagës në trajtimet e punonjësve të institucioneve të tjera në gjithë administratën e Shqipërisë."tha Bujar Leskaj, kreu i KLSH-së. Kreu i KLSH-së ishtë në Komisionin eEkonomisë për të prezantuar Raportin Vjetor të institucionit të tij, mbi buxhetin faktit të vitit 2012. KLSH ka konstatuar një dëm ekonomik 15.2 miliardë lekë, në fushën e të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit. Ndërkohë, detyrimet debitore ndaj shtetit janë në vlerën 82.6 miliardë lekë. Për më tepër: www.77news.al

ke fëmijë…, atëherë përse hidhërohesh?! Mos u hidhëro: Nëse ti je i varfër, shiko poshtë teje, ka edhe më keq se ty, ai i cili është i zhytur në borxhe…, e nëse nuk ke mundësi t’i hipësh një mjeti për të udhëtuar, ke këmbët e tua, por ka edhe më keq se ty, se ka të tjerë që nuk i kanë…, e nëse ankohesh nga ndonjë dhimbje, ka shumë të tjerë që dergjen në shtrat e nuk lëvizin…, e nëse humb ndonjë fëmijë, të tjerë kanë humbur edhe më shumë se ti… Mos u hidhëro: Nëse gabon pendohu, nëse lëndon dikë kërko falje, nëse bën padrejtësi rregulloje atë, riparoje, sepse mëshira është e madhe dhe dyert e saj janë të hapura, falja, ndjesa është e gjerë e fisnike dhe pendimi është i pranuar… Mos u hidhëro: Sepse kur bëhesh nervoz, temperamenti yt tronditet, lëkundet, e për rrjedhojë zemra të lodhet e të kaplon pagjumësia… Mos u hidhëro: Sepse fati është i pashmangshëm, e lapsat u thanë dhe fletët u mbyllën e çdo gjë është aty ku duhet të jetë…e ky hidhërimi yt as nuk e afron atë që do të ndodhë e as nuk e largon, as nuk e shton e as nuk e pakëson… Mos u hidhëro: Sepse hidhërimi është si ajo era e keqe që përhapet në atmosferë sikur aroma e luleve të kalbura në kopësht… Mos u hidhëro: Sepse ai që është i hidhëruar i ngjan lumit të tërbuar që merr me vete

gjithçka që i del para dhe shkatërron… Mos u hidhëro: Jeta është shumë e shkurtër dhe nuk të sjell dobi nëse atë e mbush me hidhërim, në vend që ta mbushësh me dashuri e qetësi, e po ashtu nuk të sjell dobi kur netët i mbush me shqetësime e mundime se dhe ajo dashuri që ke të venitet. Mos u hidhëro: Sepse sado pasuri të kesh apo kështjella të larta të zotërosh, nëse je i hidhëruar e i dëshpëruar, ato nuk ndikojnë dhe nuk gjen rehati, përkundrazi, të shtohet edhe më tepër hidhërimi, vetmia, brengosja e pikëllimi dhe të duket sikur të përpin ajo sipërfaqe e madhe që zotëron… Mos u hidhëro: Sepse edhe sikur të kishe të gjitha mjekimet e mjekëve më të njohur, ilaçet e farmacistëve apo edhe sugjerimet e psikologëve, nuk do të sillnin ndonjë dobi tek ty e nuk do të të gëzonin, sepse zemra jote u bë vendqëndrim për hidhërimin, sytë e tu u bënë shtrat për të, gjymtyrët e tua u hapën për të e ndërsa lëkura jote e maskoi, e fshehu atë… Mos u hidhëro: Sepse në të vërtetë Krijuesi krijoi për ty tokën dhe gjithçka ka në të e mbi të, krijoi për ty kopshte, lulishte, parqe etj…, me lule e pemë të shumëllojshme, e po ashtu krijoi edhe yjet ndriçues, hënën, diellin dhe gjithçka ka në qiell, e çdo gjë e krijoi në harmoni. E ti përsëri hidhërohesh?! *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

Bujar Leskaj

Kontrolli i Lartë i Shtetit i propozon Kuvendit të bëjë ndryshime në ligjin për funksionin e Bankës së Shqipërisë, me qëllim uljen e pagave tepër të larta dhe

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ...fatin e nuk të sjell dobi… Mos u hidhëro: Sepse hidhërimi bën që të dëshpërohet i pamunduri, i pafuqishmi, e të të mërzitet e sotmja dhe hyn në një brengosje të vazhdueshme… Kështu zhgënjen atë që është i sigurtë dhe i bindur, dështon në arsyetim… “…E pa dyshim, se pas vështirësisë vjen lehtësimi. Vërtet pas vështirësisë vjen lehtësimi…” Mos u hidhëro: A nuk ishe ti që e provove këtë mërzitje dje dhe nuk të dha dobi…?! Fëmija yt nuk e kaloi provimin, e ti u hidhërove, por a e mori ai atë (provimin)? Ndërroi jetë një prej të afërmve të tu, e ti u hidhërove, por a u kthye ai përsëri…? Humbe në tregti e u hidhërove, por a u kthye kjo humbje në fitim…? Mos u hidhëro: Në të vërtetë ti hidhërohesh nga një fatkeqësi që të bie, por pëson edhe më shumë fatkeqësi nga ky hidhërim…, sepse nëse hidhërohesh për varfërinë, ajo të shtohet, e nëse hidhërohesh nga fjalët e atyre që nuk të duan, atëherë bie pre e tyre e mundohesh më shumë… Mos u hidhëro: Sepse hidhërimi ta paraqet ujin e ftohtë si të nxehtë, trëndafilin si një lule gjembaçe, bahçen me lule si shkretëtirë dhe jetën si një burg që nuk durohet… Mos u hidhëro: Ti ke shtëpi ku të banosh…, ke ushqim për të ngrënë…, ke ujë për të pirë…, ke rroba për të veshur…, ke grua, Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 16 NËNTOR 2013 Lëvizja

Një Moment me pak Koment...

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Po nuk ra një nga ura, ura nuk rregullohet! Nuk mund të ecim përsëri kështu, apel Bashkisë së Tiranës për rritjen e numrit të investimeve. Përgatiti: H.A

Një Moment me pak Koment...

Në afërsi të Rr. së Elbasanit, Tiranë

Rregullore më vete! Këta qytetarë mund të kenë ndonjë rregullore më vete! Nuk është e rastësishme ndodhja e aksidenteve me shumicë në vendin tonë. Përgatiti H.A

Një Moment me pak Koment...

Nëpër Tiranë

Ofrohet vend pune Shitëse Butiku. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0682120300/Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E SHTUNË, 16 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

81-vjeçari Nazim Ballo: Kërkoj drejtësi për vrasjen e djalit!

Nazim Ballo

Nazim Ballo nga Durrësi, në moshën 81-vjeçare po përjeton një tragjedi të vërtetë. Para një viti atij i ka vdekur djali në shtetin Italian, ndërkohë endet nëpër institucionet shqiptare me qëllim që të gjejë të drejtën për këtë çështje. Për më tepër, i moshuari me pensionin e tij të pakët detyrohet të mbajë nipin dhe mbesën që kanë mbetur jetimë. Si quheni dhe ku banoni? Mua më quajnë Nazim Ballo, jam me origjinë nga Delvina dhe banoj në Durrës që prej vitit 1945. Aktualisht jam 81 vjeç dhe kam dy vajza. Profesioni im ka qenë kryemekanik anijesh. Gjithë jetën kam punuar me mund dhe me përkushtim, për të siguruar të ardhura për familjen time. Aktualisht marr një pension prej 150 mijë lekësh.

Çfarë ka ndodhur me djalin tuaj? Në datë 23 dhjetor të vitit 2012 djali im i vetëm Amir Ballo (emigrant me dokumenta të rregullta), i martuar me dy fëmijë të mitur u vra nga elementë kriminalë në Itali. Ai ishte kamionist dhe vrasja e tij ishte e rastësishme, pasi ishte planifikuar që të qëllohej një tjetër person. Për këtë gjë ka shkruar shtypi italian dhe shqiptar. Pra, të gjithë e komentuan vrasjen e djalit tim, si dhe faktin që ishte i pafajshëm. Pas vrasjes së djalit unë kam shkuar në Itali dhe më pas kreva ceremoninë mortore në Shqipëri. Kush kujdeset për fëmijët e djalit tuaj? Aktualisht familja e djalit jeton në Durrës në kushte çnjerëzore, në një gjëndje të vështirë ekonomike, pa asnjë lloj pensioni dhe përkrahjeje nga shteti.

A jeni interesuar për të kërkuar të drejtën? Në fillim shkova në Kosullatën Italiane në Tiranë dhe aty kosullja më priti e qëndroi në takim më shumë se një orë. Për këtë gjë i jam shumë mirënjohës. Më pas kontaktova me një avokat italian që u interesua, i cili bëri kërkesë që të merrte të gjithë praktikën nga Italia. Por edhe pse ka kaluar një vit, akoma nuk i ka ardhur asnjë lloj dokumenti, as siguracioni i punës së djalit. Më vonë kontaktova një avokate italiane dhe një avokate shqiptare në Itali, të cilat akoma nuk kanë nxjerrë gjë në dritë. Nga sa kam mësuar pjesa e shëpërblimit për dëmin që më është shkaktuar nga kjo padrejtësi duhet të merret nga fondi i elementëve kriminalë. Cili është mesazhi juaj drejtuar institucioneve? Kërkoj përshpejtimin e kësaj çështjeje, me qëllim dhënien e drejtësisë në kohë. Jo vetëm kaq, por unë jam në kushte të vështira ekonomike dhe jam i detyruar që me pensionin tim të mbaj edhe familjen e djalit. U bëj apel autoriteteve që ta shohin këtë çështje me përparësi, pasi është e veçantë dhe është jetike për mua. Zemra ime e plagosur nuk duron dot më. Përgatiti: K.I «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Kuzhinier/e. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0694053314/ Për më tepër www.biznesunion.al

Arkitra dhe Kasete Grile

EDILCASS VB PRODHIM - MONTIM - SERVIS TË ÇERTIFIKUAR

Adresa: Lagja 13. Rruga Shkozet - Plepa (Unaza e Plazhit) Durrës-Albania e-mail 1: info@edilcassvb.com Lëvizja

Tel: +355 52 261498 Cel: +355 69 2094676 / +355 67 2089036 e-mail 2: edilcasvb@yahoo.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 16 NËNTOR 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Vjollca Habipaj: Ngrohtësia familjare, sukses i sigurt në sipërmarrje!

Vjollca Habipaj

Takimin e rradhës, Unioni i Sipërmarrësve Shqiptarë e e pati me sipërmarrësen, Vjollca Habipaj në zonën e Liqenit. Kjo zonjë me origjinë nga Përmeti, ka nisur aktivitetin e saj privat me një minimarket të vogël në këtë lagje. Jeton me bashkëshortin dhe dy djemtë, të cilët i ka krah në biznes. Znj. Habibaj, sa kohë keni që ushtroni këtë aktivitet? U bënë rreth katër vite që kam hapur

këtë minimarket, por është im shoq ai që më dha dorën e parë në lidhje me financat. Bashkëshorti im, Ylli ka punuar për shumë vite në Greqi dhe më dha mundësinë të filloja një aktivitet privat. Tashmë, ai është kthyer përfundimisht nga emigrimi, djemtë u rritën dhe unë ndihem më e fortë për ta zgjeruar më tepër biznesin tonë. Cilat janë synimet tuaja? E shpreha dhe pak më parë, synimi ynë

është të hapim një supermarket dhe më pas ku i dihet, ndoshta kthehemi në kompani. Dihet që “Lënda e Parë”, për qytetarin është ushqimi prandaj ne mundohemi të ofrojmë ato më cilësoret dhe me çmime ekonomike për tregun. E ka ndjerë biznesi juaj “Krizën Ekonomike” që ka prekur këto vitet e fundit disa shtete të Europës? Kjo krizë preku familjen time fillimisht. Bashkëshorti im la emigracionin, i njëjti fenomen ndodhi për shumë familje shqiptare. Popullsia është shtuar këtu në Tiranë. Shitja e produkteve ushqimore ka njohur rritje, por është pak problemi i listave, sepse janë ulur dhe dërgesat e parave nga emigrantët. Jam shumë optimiste që kjo periudhë negative për xhepat e shqiptarve do kaloj. Më pëlqen shumë aktiviteti që unë drejtoj për shumë arsye. Kryesorja është se më bën të ndihem një grua e fortë dhe krenare. Znj. Habibaj, ju uroj suksese në rrugën e biznesit dhe ju falenderoj për intervistën! Faleminderit “77 News” që i jep mundësinë sipërmarrësve shqiptarë të shprehin shqetësimet dhe të promovojnë bizneset e tyre. Kjo është një nismë vërtetë për t'u përgëzuar. Përgatiti: A.K Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune part- time Mësues/e. Dërgoni CV-të tuaja në: private.course_language@yahoo.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

Kështjella

HOTEL - BAR - RESTORANT

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

KURIOZITETE

E SHTUNË, 16 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Manaferrat ndalojn�� plakjen e mendjes!

Konsumimi i rregullt i luleshtrydheve dhe manaferrave mund të frenojë plakjen e

mendjes për më shumë se dy vite. Disa studiues thonë se konsumimi i mana-

ferrave dhe luleshtrydheve mund të ndihmojë në frenimin e plakjes së mendjes në moshë të thyer. Ata kanë zbuluar se plakja e trurit mund të shtyhet deri në dy vite e gjysmë tek gratë e moshuara nëse konsumojnë sasi të mëdha të manaferrave. Këto zbulime vijnë nga një studim i gjatë i eksperimenteve mjekësore, i cili përfshin gratë, por mund të përdoret edhe nga meshkujt. Ekspertët besojnë se përfitimet vijnë nga përmbajtja e lartë e flavonoideve tek manaferrat, si dhe antioksidantët që gjenden tek bimët dhe që mund të mbrojnë nga shumë sëmundje. Zbulimet sugjerojnë se rritja e konsumimit të manaferrave ngadalëson plakjen e receptorëve njohës tek femrat e moshuara. Për më tepër: www.77news.al

Karakteristikat e banesave në një vend me klimë të thatë dhe të nxehtë!

- Prezenca e mureve të trashë për të minimizuar absorbimin e rrezatimit diellor.

- Dritare me përmasa të vogla për shkak të rrezatimit të fortë, ventilimi bëhet i

padëshirueshëm dhe dritaret duhet të mundësojnë vetëm ndriçimin. -Ngjyrat e hapura të sipërfaqeve të jashtme për të ulur thithjen e rrezatimit diellor dhe të hapësirave të brendshme për të ndihmuar shpërhapjen e dritës. - Mbulesat e sheshta që mund të shfrytëzohen gjatë natës, pasi ftohen më shpejt. Ndërtesat janë të vendosura afër njëratjetrës për të siguruar hijëzimin e tyre dhe të hapësirave publike. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Agjente Shitje. Të interesuarat të kontaktojnë në: 0682012024/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 16 NËNTOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

"Dita turko-qipriote" në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Në Rejbërn, një nga ndërtesat e Kongresit amerikan, u organizua "Dita Turkoqipriote". Krahas kongresmenëve Edi Bërnis Xhonson dhe Sheila Xheksën Li, në këtë aktivitet morën pjesë edhe shumë autoritete të Kongresit amerikan. Përfaqësuesi diplomatik i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) në Uashington, Ahmet Erdengiz, në një deklaratë për gazetarin e Agjencisë Anadolli (AA), tha se falë aktivitetit kanë gjetur shansin që ta informojnë Kongresin e SHBA-ve për turkoqipriotët. "Qëllimi ynë është që t'u shpjegojmë anëtarëve të Kongresit dhe ndihmësve të tyre kulturën e historinë turkoqipriote, t'i paji-

sim ata me informacione dhe broshura në lidhje me këtë temë. Këtë aktivitet e organizuam për herë të parë vitin e kaluar. Edhe këtë vit po organizojmë një aktivitet të suksesshëm. Këto lloj aktivitetesh janë jashtëzakonisht të dobishme, sepse falë tyre gjejmë shansin që t'u shpjegojmë anëtarëve të Kongresit kulturën, historinë, madje dhe praninë turkoqipriote në ishull", u shpreh Erdengiz. Gjatë këtij aktiviteti, ku u prezantua historia dhe kultura e pasur e RTQV-së, të pranishmit u qerasën me djathin karakteristik "Hallum" të Qipros, shije të ndryshme të kuzhinës turke, ndërsa në fund me kafen e famshme turke. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

Alijev, vizitë në fabrikën e prodhimit të helikopterëve "ATAK"! Në kuadër të vizitës së parë zyrtare jashtë shtetit pas rizgjedhjes president i Azerbajxhanit, Alijev i shoqëruar nga Presidenti Gyl vizitoi të martën korporatën e Industrisë Turke të Aeronautikës (TAI). Presidenti i Azerbajxhanit ndodhet në Ankara, në kuadër të vizitës së parë zyrtare jashtë shtetit pas rizgjedhjes president i vendit, vizitë të cilën është duke e realizuar në Turqi. Pas takimit, dypalësh Alijev bashkë me Presidentin Abdullah Gyl vizituan korporatën e Industrisë Turke të Aeronautikës (TAI). Këtu Alijev pa nga afër helikopterin "ATAK", i cili sot për Forcat Ajrore Turke është i rëndësishëm sa "bebja e syrit", avionin e strukturimit "HÜRKUS" dhe mjetin e fluturimit pa pilot "ANKA". Për Alijevin u bë edhe një fluturim demonstrues me helikopterin prodhim turk të tipit "ATAK". Presidenti mysafir demonstrimin e ndoqi nga kulla e kontrollit të fluturimeve bashkë me Presidentin Abdullah Gyl. Drejtuesit e korporatës i bënë Alijevit edhe një prezantim në lidhje me mjetet fluturuese pa pilot, plotësisht prodhim vendor. Në fillim të këtij viti Azerbajxhani ka porositur 60 helikopter të tipit ATAK. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Operator/e telefonikë. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0696370768/ Për më tepër www.biznesunion.al

Zgara

Cel: +355 66 70 10 600 +355 67 38 19 930

Ofertë

+355 68 58 87 776 +355 69 67 57 733

Prej datës 16/11 – 26/11 2 lakrorë të vegjël + 1 coca-cola = 1000 lekë 2 lakrorë të mesëm + 1 coca-cola = 1400 lekë 2 lakrorë të mëdhenj + 1 coca-cola = 1800 lekë

Për çdo lakror merr 1 coca-cola falas!

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E SHTUNË, 16 NËNTOR 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Liderët e PLSHR, trajnim dhe vizita në AK Parti në Bursa të Turqisë!

Pas vizitës trajnuese pesë ditore në Bursa të Turqisë, rikthehen më datë 15 nëntor liderët e PLSHR. Gjatë këtyre ditëve ata patën mundësinë të njihen më nga afër me qytetin e Bursës, institucionet më kryesore të saj, por dhe me pikat më të rëndësishme social-kulturore. Gjithashtu u zhvilluan takime të rëndësishme me Degën e AKP Parti në Bursa, ku u njohën me mënyrën e organizmit të kësaj force politike, historikun e fitoreve të saj të njëpasnjëshme. Dita e parë nisi me vizitën në Bashkinë e Bursës. Aty u njohën më nga afër me organizimin e saj, historikun, mënyrën e përzgjedhjes së Kryetarit të Bashkisë, si dhe të Këshillit përkatës Bashkiak. Më tej u vijua me njohjen e Departamentit

të Medias, ku drejtori i këtij institucioni z. Safet prezantoi mbi organizimin dhe rëndësinë që mbart departmenti i cilësuar si zemra e informacionit të Bursës. Departamenti i Projekteve ishte po aq i rëndësishëm në njohjen dhe trajnimin rreth mënyrës së vendimarrjes dhe strukturimit të projekteve më të rëndësishme për qytetin e Bursës, projekte urbanistike si dhe dosja për aplikim në UNESCO. Departamenti i Transporteve BURULAS, mirëpriti gjithashtu liderët e PLSHR. Aty ata u njohën me strukturat përkatëse të transportit që ofronte qyteti i Bursës për banorët e tij. Projektet në zhvillim të përparimit të këtij sektori kaq me rëndësi për jetën e një qyteti dhe jo vetëm, por ndër-

lidhës i rëndësishëm për provincat përreth. Vizita në Departamentin e Zjarrfikësve shënoi fundin e ditës së parë të këtij aktiviteti në Bursa. Instruksione mbi evidentimin dhe parandalimin e rasteve të zjarreve, rreziqeve nga përmbytjet, u bënë pjesë e paketës informuese për liderët e PLSHR në këtë veprimtari. Në ditën e dytë, me rëndësi të veçantë ishte vizita në Këshillin e qytetit të Bursës. Me pritje të përzemërt nga përfaqësuesit dhe drejtuesit kryesorë të këtij këshillimi, miqtë u ndanë me përshtypjet më të mira mbi punën e deritanishme dhe projektet e tyre afatgjata. Po gjatë kësaj dite, rëndësi mori dhe vizita në stadiumin në ndërtim në formën e Krokodilit, simbol ky i skuadrës përfaqësuese të Bursës. Ky stadium pritej të përfundonte në mesin e vitit të ardhshëm, me një kapacitet prej 45 mijë vendesh. Inxhinieri i këtij projekti u shpjegoi më nga afër punën e bërë deri tani në ndërtimin e këtij stadiumi që pritet të jetë më i madhi në Bursa. Vizita në kompleksin e shtëpisë së pleqve, shënoi një moment tjetër emocional për miqtë në Bursa. Ata patën mundësinë të takojnë dhe të prezantohen me banorët e kësaj shtëpie të madhe, që falte kaq shumë dashuri e përkujdesje për këtë shtresë në nevojë. Përshtypjet më të mira, u shoqëruan me një dhuratë të përgatitur nga artizanët e kësaj shtëpie, një tabaka e punuar me dru, në shenjë respekti për miqtë. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Recepsioniste. Të interesuarat të kontaktojnë në: 0692312324/ Për më tepër www.biznesunion.al

BULMET ISA BASHA

BULMET

ISA BASHA

CILËSI

KONKURENCË

BESIM

Cel: 069 20 87 496. Kamëz-Qendër. Tiranë Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


16 nëntor