Issuu on Google+

77 NEWS

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E HËNË, 16.07.2012 VITI I - NR.132

Haxhi Turja, invalidi 72 vjeçar ...>>fq.2

MENDIMI POZITIV

Disa mënyra për të dashur veten…

H

api i parë e ndoshta më i rëndësishQendra e mi, është të ndalojmë së Mendimit Pozitiv kritikuari veten. Ashtu si kemi thënë dhe më parë, nëse përsërisim se jemi persona të pëlqyeshëm pavarësisht se çfarë ndodh në jetë, mund të bëjmë të gjitha ndryshimet e nevojshme për t’u përmirësuar. Vetëm kur e përçmojmë veten, kemi shumë vështirësi të realizojmë objektiva të tilla. Të gjithë ndryshojnë, çdo ditë është një ditë e re dhe gjërat që bëjmë sot janë gjithmonë pak të ndryshme nga ato të djeshmet. Aftësia e përshtatjes ndaj proceseve të jetës është energjia që na lejon të bëjmë progres. Shumë të rritur në familje, të dominuar nga tensioni dhe ankthi, janë bërë shumë të përgjegjshëm e shumë kritik kundrejt vetes. Jo vetëm në rastet e mesazheve të marra në fëmijëri por nënvizojnë gjithmonë se ka diçka që nuk shkon tek ata. Mendojmë për një moment fjalët që përdorim për t’u vetëqortuar: “idiot, mizor, i paaftë, budalla, antipatik, jo i denjë, i çrregullt, i pandershëm, etj” dhe këto janë më të zakonshmet. Nuk është e vërtet ndoshta? Në realitet kemi një nevojë dëshpëruese për t’u vlerësuar e konsideruar. Kur nuk ia arrijmë sepse nuk jemi në lartësinë e duhur, jemi të aftë ta bëjmë jetën tonë jo të lumtur duke krijuar sëmundje dhe vuajtje, duke iu referuar zgjedhjeve që mund të na ndihmojnë, duke keqtrajtuar trupin tonë me alkool, ushqime dhe drogë. Jemi të gjithë të qartë se kjo pasiguri është sepse ne jemi qenie humane e ndaj nuk duhet me patjetër të aspirojmë të jemi perfekt. Nëse e bëjmë, i imponojmë një tension të tmerrshëm vetes,...

>> VIJON NË FAQEN 2

Invalidi 72-vjeçar: Nuk paguaj dot qiranë, e shtyj jetën me borxhe! Lëvizja Shqipëria e Re çel degën e saj në Lushnjë Kandidatët shpalosin platformat, ja prioritetet!....f.3 Gjendet e gjakosur 19 vjeçarja: Më dhunuoi policia!.f.5 Raporti i BB: Kompensimi i pronave pas 30 vitesh!.f.3 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/ Sukses në diplomimin e studentëve të Shkencave Politike! ...... ................f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia publike e pedagogut Dritan Zaimi...........f.4

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS

E HËNË, 16 KORRIK 2012

SOCIALE

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Invalidi 72-vjeçar: Nuk paguaj dot qiranë, e shtyj jetën me borxhe!

Haxhi Turja

A

ktualisht mosha e tretë, përpos diskriminimit moshor nga shoqëria përjeton dhe diskriminimin social dhe ekonomik nga institucionet, që kanë përgjegjësi krijimin e kushteve minimale të jetës së kësaj kategorie. Haxhi Turja, 72 vjeç shprehet për “77 News” se pjesën më të madhe të jetës së tij e ka shtyrë me borxhe, pasi në shumë raste familja e tij s’ka patur bukë që të hajë. 72-vjeçari jo vetëm që është invalid prej vitesh, por ai nuk përfiton dot strehim edhe pse gëzon statusin e invalidit. I moshuari shpreson që të paktën vajza e tij të punësohet me qëllim që të arrijë të shlyejnë

qiranë e shtëpisë, e cila është dyfish më e shtrenjtë sesa pensioni i tij minimal. Mund të më thoni me kë jetoni dhe sa është shuma e pensionit tuaj? Bashkëshortja ime fatkeqësisht më ka vdekur para 6 vitesh dhe që prej asaj kohe jetoj me familjen e vajzës, e cila është e papunë. Pensioni im është 122 mijë lekë të vjetër bashkë me shpërblimin që marr për invaliditetin. Ne jetojmë katër veta në një banesë me qira dhe paguajmë 200 mijë lekë në muaj. Lekët e pensionit nuk më mjaftojnë për asgjë. A punon vajza juaj? Vajza ka bërë kërkesë në bashki si e pastrehë, por punonjësit e institucionit i thanë që të përfitojë strehim duhet që të ketë të ardhura 300 mijë lekë. Këtë shumë lekësh familja jonë nuk mund ta ketë kurrë, kështu që kemi ngelur të pastrehë. Jetojmë në kushte shumë të vështira ekonomike. Sa janë shpenzimet tuaja mujore? 50 mijë lekë paguajmë dritat, 10 mijë lekë ujë, qiraja 200 mijë lekë, kurse për ushqime e rroba nuk ngelet asgjë. Kam vite që nuk kam pirë një kafe dhe të ulem në ndonjë lokal me lekët e mia. Që prej vitit 1967 jam invalid, pasi jam dëmtuar në kokë me paralizë parciale. Ilaçet këtë herë nuk i kam

marrë për shkak të gjendjes ekonomike, pasi e kam tepër të vështirë. Gjithashtu dhe ushqimet i marr me listë. Në shumë raste nuk kemi pasur bukë në shtëpi për të ngrënë dhe kam qenë i detyruar që të marr lekë borxh për të blerë bukë. Aktualisht banoj tek “Xhamlliku” dhe sa herë vi në qendër të paktën nuk paguaj për autobuzin, sepse gëzoj statusin e invalidit. Vajza ka probleme shëndetësore me fëmijën. Do të kisha dëshirë që të paktën ajo të punonte në ndonjë punë të thjeshtë, pasi jetojmë në një varfëri prej vitesh. A ka aplikuar vajza në zyrat e punësimit? Ka aplikuar në zyrat e punësimit, por aktualisht asgjë nuk është bërë. Një punë për të do të na ndihmonte që të paguanim qiranë e shtëpisë. Mua si invalid më takon me ligj që të përfitoja strehim, por askush nuk mendon për mua. Pjesën më të madhe të jetës e kam shtyrë me borxhe. Në datën 15 të muajit marr pensionin dhe duhet t’i shlyej sërish borxhin një personi, që më dha 40 mijë lekë pasi s’kisha bukë të haja. Nga lekët e pensionit do të më ngelen 80 mijë lekë të vjetra e me to nuk di çfarë të paguaj më parë, prandaj kërkoj ndihmë nga shteti! Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

funeralin e tyre. Shpeshherë adoptojmë sjellje të tilla edhe në jetën sociale ose emocionale. Nëse dikush nuk na thërret, vendosim menjëherë që jemi njerëz të mjerë e që nuk do arrijmë të krijojmë raporte të tjera, duke u ndjerë të pafuqishëm dhe të braktisur. Shpeshherë veprojmë kështu në fushën e punës, dikush na bën një vërejtje dhe fillojmë menjëherë të mendojmë që do pushohemi, duke i dhënë fillesë mendimeve negative që na paralizojmë. Skema të tilla mendore janë totalisht negative. Çdo herë që trembemi duhet të ndryshojmë mendim duke i bërë apel imazheve të tilla e duke i thënë vetes : “Jo, nuk duhet të mendosh më. Do mendoj më mirë tramvajat në Paris, akullnajat…etj”. Duke menduar në këtë mënyrë do arrijmë të fshijmë çdo negativitet. Edhe në këtë rast gjithashtu është e nevojshme pak kohë. Një tjetër teknikë efikase është të jemi të sjellshëm e të duruar me veten tonë. Durimi është një instrument i jashtëzakonshëm. Shumë prej nesh vuajnë nëse nuk shohim

menjëherë pritshmëritë tona. Duke mos ditur të duroni, irritoheni. Shpeshherë ua bëjmë jetën të pamundur të tjerëve me padurimin tonë, që nga ana tjetër na pengon të mësojmë, të pretendojmë për një moment përgjigjen e pyetjeve tona pa dashur të mësojmë… Të provojmë ta konsiderojmë mendjen tonë si një kopësht. Fillimisht gjithçka është e çrregullt, e mbushur me gjemba e gurë, me pemë të vjetra e të shkurta, pikërisht si jemi ne plot me urrejtje kundrejt vetes, me dëshpërim, zemërim, shqetësim e frikë. Nëse do jemi të duruar, në fund pemët do rriten e do lulëzojnë. E njëjta gjë ndodh edhe me mendjen tonë. Seleksiononi mendimet për të “kultivuar”, duhet t’i ushqejmë me kujdes, duke krijuar në një farë mënyre eksperiencat që dëshirojmë. Në fazën e mësimit duhet të jemi të sjellshëm dhe të durueshëm me veten tonë. Kur një mendim negativ bën rrugë, do hiqet si bimë helmuese nga një kopësht i kultivuar. * Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1... që na ndalon të eleminojmë negativet ekzistuese tek ne dhe jeta jonë. Në fakt duhet të zbulojmë kreativitetin dhe individualitetin tonë, duke vlerësuar cilësitë që na dallojnë nga të tjerët. Çdo njëri nga ne është unik mbi tokë e duke kritikuar veten nuk bën gjë tjetër veçse të zbehë veçoritë e veta. Duhet të ndalemi së tremburi sa herë terrorizohemi me mendimet tona, duke i bërë situatat më keq sesa janë në realitet. Nga një mizë krijojmë një elefant e nga kjo pikëpamje shkatërrojmë ekzistencën duke pritur gjithmonë të keqen. Sa prej nesh shkojnë të flenë në darkë duke imagjinuar anët më këqija të situatës problematike që po përjetojnë? E njëjta sjellje mendore e fëmijëve që imagjinojnë mostra të frikshëm poshtë shtratit, që tremben e thërrasin mamin dhe babin. Ne jemi të rritur e për t’u qetësuar mund të veprojmë automatikisht. Njerëzit e sëmurë sillen zakonisht në këtë mënyrë, jetojnë duke pritur gjithmonë të keqen e arrijnë deri aty sa organizojnë Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 16 KORRIK 2012

POLITIKË

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Lëvizja Shqipëria e Re çel degën e saj në Lushnjë Kandidatët shpalosin platformat, ja prioritetet!

L

ufta kundër korrupsionit, politika për largimin e fëmijëve nga rruga dhe promovimi i turizmit të zonës janë prioritetet e kandidatëve për kreun e degës së Lëvizjes Shqipëria e Re në Lushnjë. Dhjetëra të rinj kanë shpalosur problematikat kryesore me

të cilat përballet qyteti i tyre, si dhe kanë prezantuar strategjitë e tyre për zgjidhjen e problemeve kyçe shqetësuese për komunitetin. Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Lëvizja Shqipëria e Re të pranishmit, aspirantë për të marrë kreun

e degës së qytetit të Lushnjës, kanë njohur organizatorët me strategjitë e tyre për zgjidhjen e problemeve më emergjente të këtij qyteti. Diskutimet u fokusuan në politikat që duhet të ndiqen për luftën kundër korrupsionit, zhdukjen e burokracive në zyrat e administratës publike, si dhe dhënien e hapësirave të nevojshme për integrimin e të rinjve në politikëbërje. Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Lushnjë, Enea Saladi pohon se korrupsioni i drejtësisë është zanafilla e të gjithë problemeve në vendin tonë. Sipas Saladit heqja e imunitetit është domosdoshmëri pasi do të pastronte sistemin e drejtësisë nga korrupsioni. Nga Ornela Manjani Për më tepër: www. 77news.al

Raporti i BB: Kompensimi i pronave në Shqipëri përfundon pas 30 vitesh!

B

anka Botërore në një raport të përditësuar për çështjen e pronës në Shqipëri, parashikon që me ritmet e deritanishme,

kompensimi financiar i pronarëve do të përfundojë pas 30 vitesh. Që ky proces të përfundojë më shpejt, Banka Botërore i sugjeron qeverisë shqiptare të zvogëlojë kompensimin financiar. Më pak para, më shpejt kompensim për pronat. Kjo është formula që Banka Botërore sugjeron për të zgjidhur problemin e pronës. Sugjerimi vjen pas një skaneri të BB-së për situatën e rëndë ku ndodhen të drejtat e pronës në Shqipëri. Kanë kaluar 20 vjet nga përmbysja e regjimit komunist që u mori shqiptarëve pronat, por ende kthimi dhe kompensimi i tyre mbetet një ekuacion me shumë të panjohura. Qeveritë e majta dhe të djathta nuk kanë arritur ta zgjidhin, duke

e lënë në krye të premtimeve elektorale të pambajtura. Kjo situatë sipas Bankës Botërore është pasojë e një historie të hidhur konfiskimesh gjatë regjimit komunist, e tranzicionit të trazuar post-komunist të Shqipërisë, e polarizimit të skajshëm politik dhe e sfidave që po përballon ekonomia e tregut. Shqipëria rezulton të jetë i vetmi rast nga ish-vendet komuniste të Europës që jep kompensim pa kufizim, me vlerën aktuale të tregut, vëren Banka Botërore. Me këtë formulë Shqipërisë i duhen 30 miliardë euro dhe 30 vjet që procesi i kompensimit të pronarëve të ligjshëm të përfundojë. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Kompania Dast sh.a kërkon të punësojë Magazinier. Të interesuarit të dërgojnë Cv me foto në adresën e e-mailit: info@dast.al /për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 16 KORRIK 2012

ZËRI I SË VËRTETËS

77 NEWS

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e pedagogut të Fakultetit të Ekonomi-Turizëm, Dritan Zaimi

Dritan Zaimi

D

ritan Zaimi, pedagog i Fakultetit të Ekonomi-Turizëm në universitetin "Vitrina", është ndjerë i zhgënjyer nga forcat e policisë më 17 janar. Ai shprehet për "77 News", se policia atë ditë jo vetëm që nuk garantoi sigurinë, por shtoi pasigurinë dhe terrorin. Megjithëse i duhej të lëvizte nga zyra e tij për të vijuar punën normalisht, pedagogu nuk është larguar për asnjë moment nga aty, pasi duke parë situatën e krijuar në kampusin universitar përmes dritares, pati frikë se mos shoqërohej njësoj si kolegët e tij, pa asnjë sqarim. -Ku ndodheshit ju më 17 janar? 17 janari filloi si një ditë intensive dhe

unë isha i përqëndruar në punë. Isha në zyrën time në katin e tretë të godinës së rektoratit. -Si u informuat mbi ngjarjen? Në një moment të caktuar pashë lëvizje të shpeshta në korridoret e katit të tretë dhe pedagogët të përqëndruar në dritare. Kthej kokën nga dritarja për të parë se çfarë po ndodhte jashtë. Nga dritarja e zyrës time duket porta hyrëse e kampusit universitar dhe që aty pashë një numër të madh forcash policie, të cilët shoqëronin njerëz në fugonat e policisë. Situata ishte shumë e rëndë dhe realisht u ndjeva i frikësuar. Natyra e punës më kërkonte që të lëvizja në një zyrë tjetër brenda kampusit, por nuk lëviza duke parë që forcat e policisë merrnin çdo person që i dilte para dhe e shoqëronin në rajon pa e pyetur dhe pa u sqaruar fare se për çfarë po i merrnin. Thjesht i merrnin duke u thënë se duhet të shkonin me ta, pa u dhënë asnjë shpjegim. U ndjeva i frikësuar. Mu prish e gjithë mbarëvajtja e punës atë ditë, pasi e kisha të pamundur të isha i qetë. Nuk arrija të kuptoja se pse duhet të kishte aq shumë forca policie në një mjedis universitar. -Kur u larguat ju nga kampusi a kishte ende policë? Atë ditë jam larguar më vonë se zakonisht. Deri nga pasditja vonë ka patur policë në kampus, në një numër më të vogël,

por gjithsesi ata kanë qenë prezent. -Si e përjetuat ju këtë ngjarje? Edhe nëse ka ndodhur një incident, për të cilin mësova se kishte ndodhur disa orë më parë, nuk kishte arsye për të bërë aq rrëmujë dhe zhurmë, gjithçka mund të zgjidhej në mënyrë paqësore. Incidente të tilla ndodhin kudo, madje edhe shumë pranë rajonit të policisë, por nuk e kemi parë këtë shpejtësi të forcave të policisë, megjithëse do të dëshironim që ta shihnim. Në rastin e incidentit që ndodhi në universitetin tonë, gjithçka mund të zgjidhej shumë qetë, personat ishin aty, lehtësisht të verifikueshëm dhe askush nuk kishte ikur në drejtim të paditur. Mendoj se është detyra e policisë që kur ka një incident ta izolojë dhe kur ka një konflikt ta zgjidhë, në mënyrë të tillë që të ketë një impakt sa më të vogël tek masa e gjerë. Realisht nuk ndodhi kështu. Ne të gjithë u terrorizuam, sepse nëse do të donim të shkonim diku kishim frikë të dilnim nga zyra, pasi mund të rrezikonim të shoqëroheshim, siç ndodhi me shumë nga kolegët tanë. Të gjithë u zhgënjyem nga reagimi i forcave të policisë. Nuk është kjo ajo çfarë ne presim nga policia. Ne presim që policia të na e shtojë sigurinë në mjediset tona të punës, por realisht u frikësuam. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Qendra Europiane e Studimit punësojë mësuese gjuhës italiane. Dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: info.esc2008@gmail.com/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 16 KORRIK 2012

HISTORI NJERËZORE

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Gjendet në rrugë e gjakosur 19 vjeçarja: Më ka dhunuar policia!

19-vjeçarja nga Burreli, V.V.

D

huna ndaj gruas në vendin tonë sipas shifrave që raportojnë qendrat apo edhe organizatat e ndryshme joqeveritare duket se është në rritje. Në shumë zona të Shqipërisë denoncimi nuk bëhet, pasi mungojnë strukturat mbrojtëse apo edhe përkujdesëse kundrejt viktimave të dhunës. Historia e V.V. është një ndër rastet e shumta që shpreh qartë këtë fenomen të shëmtuar. 19-vjeçarja nga Burreli kishte ardhur në Tiranë për t’u vetëvrarë. Pas një historie dashurie që kishte përfunduar me ndarje, vajza e dëshpëruar ishte nisur në drejtim të kryeqytetit pa dijeninë e familjarëve të saj. Sipas një dëshmitari të ngjarjes ajo është gjetur në rrugën “Mine Peza” e rrahur dhe e gjakosur. Vajza nuk ka mundur dot të lëvizte por ka treguar pak për historinë e

saj. Dëshmitari i ngjarjes e ka shoqëruar 19- vjeçaren së bashku me nënën e saj pranë spitalit Ushtarak ku ajo ka marrë mjekimin. I pyetur nga “77 News” djaloshi tregon bisedën që ka zhvilluar me V.V. -Si u ndodhët në vendngjarje dhe si paraqitej gjendja e vajzës? Unë po kaloja rastësisht së bashku me mikun tim në rrugën “Mine Peza”. Në trotuar pashë vajzën e cila bërtiste “më jepni diçka të vras veten”. U afrova për ta ndihmuar. Në atë kohë erdhën edhe shumë njerëz të tjerë. E pyeta për të marrë vesh çfarë i kishte ndodhur dhe ajo më tha se e kishte rrahur policia, pasi rreth orës 07.00 të mëngjesit ajo kishte tentuar të priste damarët, pra t’i jepte fund jetës tek piramida në bulevardin e kryeqytetit. Ajo ishte në një

gjendje të dëshpëruar pasi ishte ndarë nga i dashuri i zemrës, i cili aktualisht sipas saj banonte në Tiranë. -Çfarë ndodhi më pas, a iu drejtuat policisë? Po njoftuam policinë, por ata na thanë se ajo ishte me probleme mendore. Më pas morëm ambulancën, urgjencën por sërish askush nuk na dha një zgjidhje. Ne i njoftuam duke u thënë se kjo vajzë pretendonte se është rrahur nga policia por përgjigja që morëm ishte “Na vjen keq, nuk merremi me këtë punë, duhet ta çoni në psikiatri”. Në atë moment mbërriti e ëma e vajzës, e cila ishte njoftuar nga bluzat blu. Gruaja ishte nisur tek komisariati nr.3, por policët i kishin thënë se vajza kishte ikur. Më pas gruaja kishte parë të bijën në rrugë të rrethuar nga dhjetëra njerëz. Menduam të merrnim një taksi për ta shoqëruar në spital. Sapo hipëm në taksi, nuk e di rastësisht apo jo erdhi një ambulancë. Atëherë u nisëm në spitalin Ushtarak. Mjekët e njohën vajzën pasi policia e kishte shoqëruar në mëngjes teksa e kishte kapur në tentativë për t’u vetëvrarë. E ëma e vajzës bërtiste duke thënë se policia i kishte dhunuar të bijën. Në atë kohë policët e njoftuar nga spitali më morën drejt rajonit për të dëshmuar. Pasi tregova gjithçka u ktheva në shtëpi. E bëra publike këtë ngjarje pasi është e shëmtuar dhe aspak normale të shohësh në rrugë një vajzë të re e cila ishte katandisur si mos më keq. Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Genesis sh.p.k ofron vend pune si operator telefonik. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e tel: 0696763386/ Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77 NEWS

E HËNË, 16 KORRIK 2012

KURIOZITETE

Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Japoni, kriza bërthamore e shkaktuar nga njeriu!

Kriza në reaktorët bërthamorë të Fukushimës u shkaktua kryesisht nga njeriu. Ky ishte përfundimi që arriti komisioni hetimor në Japoni. ”Katastrofa

mund dhe duhet të ishte parashikuar e parandaluar, ndërsa rrjedhojat negative të tërmetit u shumëfishuan nga përgjigja e ngadaltë dhe e papërshtatshme e përgje-

gjësve”, shkruhej në raportin qeveritar. Në këtë raport, dokumentoheshin gjithashtu një seri problemesh si në planin qeveritar të emergjencës, ashtu edhe në reagimin e “Tepco-s”, firmës që operon reaktorët. Në syrin kritik vendoseshin edhe besimet e zakonshme kulturore dhe mungesa e nismës vetjake të drejtuesve të ulët, të prirur për të mos vendosur në diskutim urdhrat e marra. Gjashtë reaktorët në qendrën e Fukushimës u dëmtuam rëndë nga tërmeti dhe tsunami që pasoi në 11 mars 2011, duke krijuar një krizë bërthamore, e konsideruar gjerësisht si më e rënda që prej incidentit të Çernobilit. www.facebook.com/Banka e Ideve

Sardenjë, çifti gjerman bleu 500 euro dy arragosta dhe i lanë të lira! Kanë porositur dy arragosta në restorant për 500 euro, e më pas i kanë lënë të lira në det. Protagonistë të episodit të pazakontë kanë qenë një çift turistësh gjermanë, që këto ditë janë me pushime në Sardenjë. Mesa duket çifti ka qenë tepër i ndjeshëm për fatin e dy gjallesave të detit. Pronari i lokalit ka treguar se gruaja ka këmbëngulur tek i shoqi, që t’u rikthenin lirinë arragostave.Turistët kanë shkuar në Cala di Volpe, lokalitet jo shumë larg Porto Cervo, për një darkë

romantike që është përmbyllur me kërkesën e çuditshme për t’i blerë arragostat ende të gjalla e për t’i rikthyer në det. Dikush është përpjekur t’u ndryshoj mendje, duke u thënë se pavarësisht dëshirës së tyre arragostat nuk do të mund të mbijetonin ose do të ziheshin sërish nga rrjetat e peshkatarëve. Megjithatë çifti gjerman nuk u ka vënë shumë veshin, ka harxhuar 500 euro për t’i blerë dhe janë larguar të lumtur. Për më tepër: www.newnews.al

BFSH Farma kërkon farmaciste me kohë të plotë, me licensë dhe eksperiencë pune. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e cel: 0696154711/Për më tepër: www.njoftime.com

HEN 1 ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Fast Food

creperia ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Adresa: Kreperia - Rr. EPIKADEVE Adresa: Fastfood - Rr. Aleksandër Goga, pranë Drejtorisë së Policisë DURRËS - ALBANIA

Welcome to Albania!

Cel: +355 67 22 33 111 e-mail: klajdkarati@yahoo.it

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

CREPERIA

FAST - FOOD

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 16 KORRIK 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Sukses në diplomimin e studentëve të Shkencave Politike!

P

orojekti ‘’Vitrina në kampus’’ pasqyron një moment të rëndësishëm për Fakultetin e Shkencave Politike në SH.L.P “Vitrina”, pasi studentët e vitit të tretë finalizuan punë e tre viteve studimi nëpërmjet mbrojtjes së temave të diplomave. Ceremonia unike e kësaj dite u realizua në sallën “Sami Frashëri” në kampusin universitar “Vitrina”. Në këtë sallë ishin të pranishëm diplomantët, prindërit e tyre, përfaqësues të administratës dhe stafit akademik. Komisioni përbëhej nga Kryetari i komisionit, Prof. As. Dr. Bernard Zotaj, Phd. Ejona Isufaj, Dr. proc. Edit Kane, Msc. Denisa Shehaj, Msc. Meri Kraja, Dr. proc. Ervin Kujtila dhe Dr. proc. Bledar Komina. Zv/Rektorja e SH.L.P ‘’Vitrina’’ Phd. Ejona Isufaj mbajti fjalën përshëndetëse, duke përgëzuar e vlerësuar punën e studentëve në tre vite akademike. Studentët u paraqitën me tema që ishin të fokusuara te aktualiteti, por

edhe në vështrime dhe analiza diakronike dhe sinkronike, punime të mirfillta shkencore. Unike në këtë ditë ishte mënyra se si u realizua kjo ceremoni. Përpara çdo referimi, pedagogu udhëheqës jepte një vështrim të përgjithshëm për temën, për t’i lënë rradhën më pas referimit të studentit dhe pyetjeve të komisionit. Pas përfundimit të prezantimit të temës, komisioni diskutonte dhe para auditorit, jepej dhe vlerësimi, më pas pedagogu udhëheqës në shenjë vlerësimi vendoste mbi kokën e studentit kurorën me gjethe dafine. Një punë e madhe, përkushtim nga i gjithë stafi akademik dhe administrativ i SH.L.P ‘’Vitrina’’, por edhe i gjithë përkushtimi i studentëve u finalizua në mënyrën më të mirë dhe me rezultate të larta. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë. Jeta sentimentale do gjallërohet së tepërmi. Demi: Me financat do keni fat dhe kjo do iu bëjë të jeni më optimiste për të ardhmen. Binjakët: Do jetë ditë mjaft e qetë për ata që janë në një lidhje. Gaforrja: Shmangni operacionet e mëdha financiare dhe sidomos ato të rrezikshmet. Luani: Do bëni çmos që t’i përmirësoni financat, madje edhe të ulni shpenzimet. Bravo për iniciativën! Virgjëresha: Me Neptunin të pozicionuar mirë në qiellin tuaj do keni fat me financat. Shijojeni! Peshorja: Për çiftet do jetë një ditë për t’u menaxhuar me maturi. Sektori i financave do të dominohet nga Urani. Akrepi: Në planin financiar dielli do iu ndihmojë të menaxhoni mirë buxhetin. Situata do jetë pozitive. Shigjetari: Disa konflikte mund ta tronditin pak jetën në çift dhe ju do e keni të vështirë të ruani një klimë të qetë. Bricjapi: Dielli do iu shtyjë të bëni më shumë shpenzime sesa iu mban xhepi dhe financat do të pakësohen. Ujori: Në planin sentimental do keni më shumë se kurrë besim tek partneri. Do kaloni çaste të këndshme. Peshqit: Situata financiare do jetë e mirë dhe ju do keni fat me shumicë. Përfitoni për të kursyer!

Qelbanix Shop kërkon shitëse me part-time. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 0693923150/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E HËNË, 16 KORRIK 2012

PROFIL

77 NEWS Welcome to Albania!

Beji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Ada: Në “Five Stars Travel” gjeni paketa turistike për pushime ideale! S ezoni veror erdhi dhe të gjithë synojnë të kalojnë disa pushime të paharrueshme, pas një periudhe të gjatë pune. Për të zgjedhur vendin ideal, duhet të drejtoheni diku, ku dinë të të orientojnë në mënyrën e duhur. “Five Stars Travel” është agjencia e udhëtimeve që nuk iu zhgënjen kurrë. Në këtë agjenci merrni sugjerimet e duhura dhe korrekte. Në agjencinë e udhëtimeve “Five Stars Travel” klienti sqarohet në çdo detaj, në mënyrë që mos të mbetet i zhgënjyer nga agjencia.“Five Stars taravel” është një agjenci që ofron një shumëllojshmëri shërbimesh udhëtimi dhe turizmi me çmime konkurruese. Për menaxhimin e kësaj agjencie kujdeset Ada, duke u përpjekur që çdo gjë të shkojë në mënyrën e duhur. Ada ka mbaruar studimet për Ekonomik dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ka pasur disa eksperienca pune në shtet dhe në privat, por tashmë është fokusuar në biznesin e saj privat. Që në prill të këtij viti Ada ka hapur agjencinë e saj, e cila ndodhet në rrugën Myslym Shyri. Kur e pyetëm se përse zgjodhi të hapë një agjenci udhëtimesh, ajo u përgjigj: “Gjithmonë më ka pëlqyer të hulumtoj në internet. Sa herë kishim për të shkuar me pushime, unë isha ajo që merresha me prenotimin, ose me kërkimin e ofertave më të mira, jo vetëm për veten time, por edhe për të afërmit dhe shoqërinë, pasi të gjithë drejtoheshin tek unë. Në një moment mendova, pse mos të hap një agjenci udhëtimesh dhe kështu ndodhi”, tregon Ada duke buzëqeshur. Si fillim ajo ka punuar në një agjenci tjetër, më pas, pasi ka përvetësuar programet dhe e ka ndjerë veten të aftë se mund ta bëjë dhe vetëm atë punë, ka hapur agjencinë e

saj. Në “Five Stars Travel” ju ofrohen një sërë shërbimesh. Aty mund të gjeni bileta avioni, bileta trageti, paketa turistike, makina me qera, figuracione, etj. Adës i është dashur një muaj për të gjetur emrin e agjencisë “Five Stars Travel”, por në fund ka gjetur emrin e duhur. Ajo punon së bashku me motrën e saj dhe ndjehet shumë mirë, pasi ky fakt i jep më shumë hapësirë kohore për veten. Gjatë kohës që ne po realizonim intervistën me Adën, në agjencinë e saj hynin shumë klientë, të

SHIHE JETËN ME OPTIMIZËM! FAKULTETI I SHKENCAVE TË EDUKIMIT SHKOLLA E LARTE PRIVATE

Psikologji Sociologji Mësues i Ciklit të Ulët Mësues i Arsimit Parashkollor Gjuhë Angleze Gjuhë dhe Letërsi Arabe Deri më 16 Korrik

1 Vit Konvikt + Mensë = 1000 €

1350 € = 620 € 1350 € = 620 € 1350 € = 620 € 1350 € = 620 € 1350 € = 620 € 1350 € = 620 €

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al

Welcome to Albania!

cilët ishin të interesuar për të marrë informacione në lidhje me paketat turistike, ndërsa në anën tjetër kishte shumë klientë që telefonin për të prenotuar bileta. Ajo me shumë mirësjellje i sugjeronte vende të ndryshme, duke ja sqaruar me detaje kushtet reale të secilës paketë turistike, pasi ajo nuk kishte aspak dëshirë që klientët e saj të ktheheshin të zhgënjyer nga udhëtimi.. Nga Lisana Subashi Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë.

........................................... Email: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77news