Page 1

Partia www.shqiperiaere.al

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MARTË, 16.07.2013 VITI II - NR.497

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! ...>>fq.5 ...>>fq.2

E rëndësishme është të ndihesh mirë!

S

hpesh herë jeni të veçantë në gjërat Qendra e që hani, në makinën Mendimit Pozitiv që keni dhe në rrobat që vishni.Të mësosh të drejtosh mendimet e tua në mënyrë të qëllimshme drejt një aspekti apo subjekti që ju bën të ndjheni mirë, do të ketë një impakt shumë më të madh në përmirësimin e jetës, sesa zgjedhja e një ushqimi, makine apo plaçke. Momentin kur lexoni këto fjalë dhe ndieni rezonancën personale, me kuptimin dhe fuqinë e saj, asnjëherë nuk do të ndjeni emocione negative pa e kuptuar se po merrni udhëzime të rëndësishme për t’ju asistuar në udhëzimin e mendimeve, në një drejtim më produktiv dhe përfitues. E thënë ndryshe, nuk do të ndjeni asnjëherë emocione negative, nuk do ta kuptoni se jeni në proçesin e tërheqjes së diçkaje të padëshiruar. Diçka domethënëse po ndodh brenda jush dhe kështu, duke i kuptuar emocionet tuaja, keni kontroll në eksperiencat jetësore. Sa herë që ndiheni më pak se mirë, ndaloni dhe thoni: “ Asgjë nuk është më e rëndësishme, se sa unë të ndihem mirë. Tani dua të gjej një arsye që të ndihem mirë”. Do të gjeni një mendim të përmirësuar, i cili do t’ju çojë tek një tjetër, pastaj tek një tjetër e kështu me rradhë. Kur mësoheni duke kërkuar mendime që ju bëjnë të ndiheni mirë edhe rrethanat do të përmirësohen. Ligji i Tërheqjes e kërkon këtë. Kur ndiheni mirë, përjetoni ndjesinë sikur ju hapen të gjitha dyert dhe Universi bashkëpunon me ju. Kur ndiheni keq, ju ndiheni sikur të gjitha dyert i keni të mbyllura dhe bashkëpunimi ndalon. Sa herë që ndjeni emocione negative, jeni në rezistencë të marrjes së... >> VIJON NË FAQEN 2

Enkeleda Lleshi: Lulishtet e ndotura, vend i narkomanëve! ILDKP do të kontrollojë pasuritë e 90 zyrtarëve të lartë!............................................fq.2 Shkumbini i ndotur, pengohet turizmi!..................fq.3 Pacienti: Mungojnë kushtet higjeno-sanitare, rrezikoj të infektohem!............................................fq.5 Kosova dëshmon mbështetje pro Kryeministrit Erdogan!............................................fq.7 Televizioni turk: Udhëtim në Pogradec, në qytetin e traditave!............................................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

E MARTË, 16 KORRIK 2013

POLITIKË

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

ILDKP do të kontrollojë pasuritë e 90 zyrtarëve të lartë!

I

nspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konf liktit të Interesave (ILDKP) në një njoftim në sajtin e këtij institucioni, bën me dije se do të kontrollojë rreth 90 zyrtarë të lartë, mes të cilëve gjyqtarë, prokurorë, rektorë, prefektë, kruyekomunarë, kryebashkiakë, punonjës të tatimeve dhe doganave etj. Më poshtë po paraqesim listën e plotë të zyrtarëve që do të kontrollohen. Ata janë Adnand Kosova, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme; Agim Shehu, nëndrejtor i Përgjithshëm në D.P. Tatimeve; Agim Hoxha, kryetari i Komunës Xhafzotaj, Durrës; Agim Sema, kryetar i Komunës Krutje, Fier; Agim Ferizaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit; Agron Papajani, gjyqtar në Gjykatën e Apelit; Aleksandër Goga, prokuror në Prokurorinë e Apelit; Alfred Progonati, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme; Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit; Amarildo Laçi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda; Andrea Mano, Prefekt; Arben Dollapaj, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme; Arlinda Mulgeci, Zv/Drejtore e Përgjithshme në D.P. Doganave; Arqilea Koça, Prokuror në

Prokurorinë e Përgjithshme; Artan Haxhi, rektor i Universitetit të Shkodrës; Artan Lulaj, prokuror në Prokurorinë e Apelit Krimeve të Rënda; Artur Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit; Astrit Haxhialushi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit; Astrit Kalaja, gjyqtar në Gjykatën Apelit; Besnik Fuçia, kryetar i Komunës Kashar, Tiranë; Bilbil Mete, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme; Brunilda Orhani, gjyqtare në Gjykatën Apelit; Bujar Hoxhaj, Prefekt; Bujar Hoti, prokuror në Prokurorinë e Apelit; Dritan Bici, Kryetar i Bashkisë së Gramshit, Elbasan; Edmond Hyka, prokuror në Prokurorinë e Apelit; Edmond Gogo, gjyqtar në Gjykatën e Apelit; Eduart Veçani, Prefekt; Elez Gjoza, kryetar i Njësisë Bashkiake Nr.2, Tiranë; Elez Maçi, Prefekt; Elvis Malasi, drejtor i Përgjithshëm i Prokurimeve Publike, Tiranë; Endri Hasa, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit; Erion Koka, kryetar i Njësisë Bashkiake Nr.7, Tiranë; Fahri Danaj, prokuror në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda; Fatjon Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Aeroportit “N.Tereza”; Fatos Rexha, kryetar i Komunës

Paskuqan, Tiranë; Fatos Tushe, kryetar i Bashkisë, Qarku Fier; Fehmi Petku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda; Fëllanza Alku, prokuror në Prokurorinë e Apelit; Ferdinand Elezi, prokuror në Prokurorinë e Apelit; Festim Adri, kryetar i Komunës Vreshtas, Korçë; Feti Zeneli, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Trajtimit të Kredive; Flamur Shehu, Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Fato Nuredini, Drejtor i Portit Detar Vlorë; Fuat Vjerdha, Kryetar i Gjykatës së Apelit; Gazmir Tahiri, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Detare; Gazmir Spahija, Drejtor i Përgjithshëm në D.P. Tatimeve; Genci Alizoti, Prefekt; Genti Xholi, prokuror në Prokurorinë e Apelit; Gëzim Çapoj, Kryetar i Bashkisë Orikum, Vlorë; Gezim Dhima, Kryetar i Komunës Mbrostar, Fier; Gramoz Levanaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit; Henrik Hysenbegasi, Drejtor i Përgjithshëm Bashkia Tiranë; Hysen Xhura, kryetar i Njësisë Bashkiake nr.4, Tiranë; Hysni Demiraj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit; Iliba Qirko, gjyqtare në Gjykatën e Apelit; Ilir Çela, kryetar i Bashkisë Ballsh, Fier; Indrit Buka, kryetar i Bashkisë Shijak, Durrës; Irena Brahimi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit; Irma Balli prokuror në Prokurorinë e Apelit; Irodhis Dalani, kryetar i Komunës Livadhja, Vlorë; Isa Jata, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme; Jorgo Goro, kryetar i Bashkisë Himarë, Vlorë; Kastriot Rapaj, Kryetar i Komunës Velabisht, Berat; Kliton Spahiu, gjyqtar në Gjykatën e Apelit; Kujtim Luli, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme; Lirim Nehanaj, kryetar i Komunës Gruemirë, Shkodër; Luljeta Laze, Drejtor i Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor; Mariana Semini, Drejtor i Përgjithshëm në Shkollën e Magjistraturës etj. Për më tepër: www.77news.al

farë kuptimi mban për gjërat që keni identifikuar si të dëshiruara, deri sa të arrini një vibrim përputhës me to dhe t’ja lejoni vetes manifestimin e tyre. Derisa të gjeni një mënyrë për tu ndierë mirë edhe pse akoma nuk janë manifestuar në eksperiencat tuaja, mund t’ju duket sikur ato janë vetëm prapa derës të cilën nuk po e hapni

dot. Ndërkohë që kërkoni për aspekte pozitive në gjërat që mbushin mendimet tuaja dhe me qëllim, zgjidhni anën pozitive të këtyre mendimeve, ajo derë do të hapet dhe ato që ju dëshironi do të hyjnë lehtësisht në jetën tuaj. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 asaj që dëshironi dhe kjo rezistencë ju pushton komplet. Kjo rezistencë e pushton trupin fizik dhe ju ndalon në marrjen e gjërave të mrekullueshme në eksperiencat tuaja. Gjatë proçesit të jetesës, vini re gjëra që dëshironi dhe që nuk i dëshironi, kështu keni krijuar një ritëm vibrues që në një Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 16 KORRIK 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shkumbini i ndotur, pengohet turizmi!

Lumi Shkumbin

U

ji i ndotur i lumit të Shkumbinit, pengon turizmin në qytetin e Librazhdit. Shkak për një fenomen të tillë, mbetet shfrytëzimi i shtratit të lumit dhe

hedhja e mbeturinave në të. Duke filluar që nga jugu i qytetit të Elbasanit dhe deri në dalje të qytetit të Librazhdit, bukuritë e Shkumbinit këtë vit janë fashitur në tërë

gjatësinë e tij prej afro 40 kilometrash. Janë produkte inertesh dhe papastërti të llojeve të ndryshme, që firmat private dhe qytetar anonimë kanë hedhur në këtë lumë. Sasi të tilla turbullojnë ujin e lumit, pushtojnë sheshet e vogla të rërës për pushim dhe pengojnë rrjedhën e ujit. Qyetarët e Librazhdit në pamundësi për të frekuentuar detin, ngushëllohen në ujrat e lumit që harkon ngjitur unazën e qytetit. Lugina e Shkumbinit, me të gjitha resurset e saj natyrore, por dhe ato që ka krijuar njeriu, për çdo stinë verore, ka thithur qindra pushues vendas dhe të huaj. Banorët e Librazhdit e kalojnë fundjavën gjatë bregut të lumit. Pushuesit janë kryesisht gra e fëmijë, ndërsa kryefamiljarët ose janë të angazhuar në punë, ose ndodhen në emigracion. Për më tepër: www.77news.al

Ambalazhi plastik i rrezikshëm, qytetarët të pavetëdijshëm!

A

ksionet e ndërmarra nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në furrat e bukës, për të eliminuar shitjen e saj me qese plastike, nuk ka dhënë efektin e pritur. Mjafton një vëzhgim në furrat e kryeqytetit, për të evidentuar se rastet ku buka shitet e ambalazhuar me qese, janë të shpeshta. Shqetësimi kryesor që ngrenë mjekët dhe përfaqësuesit e AKU-t lidhet me ndërgjegjësimin e publikut, për efektet që ka në shëndet përdorimi i qeseve, pasi në shumë raste pasojat mund të jenë fatale. Përfaqësues të AKU-t shprehen se vetëm gjatë këtij viti janë kryer mbi 1

mijë inspektime në zona të ndryshme. Ndërkohë që sanksionet kanë shkuar deri në pezullim të aktivitetit. Përveç efekteve të rënda në shëndet, mjekët shprehen se qesja në shumë raste shkakton edhe humbje të vlerave ushqimore. Shpërbërja e tyre është shumë herë më e vogël, se e ambalazheve të tjera siç është letra. Buka në qese nuk duhet blerë. Shumë furra buke e shesin vetëm me këtë ambalazh, duke rrezikuar shëndetin. Një formë për të ndihmuar të kundërtën, është duke e nisur nga vetja: mos blini bukë nëse nuk është ambazhuar në letër të riciklueshme. Për më tepër: www.77news.al

Kërkohet Asistente Ekzekutive (F). Të interesuarat të dërgojnë CV-të në adresën e e-mailit: info@ashp.al / Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E MARTË, 16 KORRIK 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Pacienti: Mungojnë kushtet higjeno-sanitare, rrezikoj të infektohem!

Foto ilustruese

P

acienti E. Lleshi 56-vjeçari nga Mamurasi, pas operacionit të kryer, prej dy muajsh kurohet në spitalin Nr.3, në QSUT. Gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, por problem mbetet rreziku i infektimit të plagës. Pasi ambjentet e pavionit ku pacienti është shtruar, nuk janë efikase. Pas një vizite në këto ambiente, s'ka si të mos bien në sy edhe mbetjet e hedhura gjithandej Si quheni dhe nga jeni? Unë quhem E.Lleshi, nga Mamurrasi dhe

jam shtruar para dy muajsh në QSUT. U operova nga gurët në tëmth dhe vazhdoj të kem dhimbje, por doktorët më thanë që duhet të dal nga spitali. Në fakt, më mirë të dal, pasi kushtet janë të papërshtatshme. Sikur të kisha mundësi do të shkoja në një spital privat. Por e kam të pamundur financiarisht. Mundësitë e mia ekonomi ke nuk ma lejojnë të bëj më të mirën për shëndetin. Jeni ankuar në institucionet spitalore për këtë gjë? Deri në momentin kur u shtrova në spital,

më ra në sy mungesa e higjenës. Kam ngritur zërin shpeshherë duke thënë: "pastroni dhomat dhe korridoret, janë shumë të papastra", por askush nuk kthen përgjigje. Po të vini re, ashensorët që shërbejnë për lëvizjen e pacientëve nga njëri pavion në tjetrin, janë jashtë standarteve minimale të higjenës. Është shqetësues fakti se në një instuticion publik shëndetësor mbizotëron një mungesë e theksuar higjene dhe nuk merren masat e duhura për këtë problem. Jam shumë i pa kënaqur nga kjo situatë. Cili është apeli juaj në lidhje me këtë problem? Ju bëj thirrje të gjitha strukturave shtetërore, veçanërisht Ministrisë së Shëndetësisë, që të marrë masa për problemin që paraqita më lart, sepse jeta e pacientëve në këtë pavion rrezikohet seriozisht. Ndërkohë, dua që të merren masa edhe ndaj atyre mjekëve, të cilët nuk “dëgjojnë” kur pacientët paraqesin një problem brenda spitalit. Ata krahas përgjegjësisë që kanë për kurimin e pacientëve, duhet të dëgjojnë edhe shqetësimet e tjera që paraqiten në lidhje me problemet, të cilat rrezikojnë shëndetin dhe jetën e pacientëve. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Kërkohet part time Pedagog/e për lëndët e Fakultetit Ekonomik / Kontabilitet. Konktaktoni në e-mailin: info@ashp.al / Për më tepër www.njoftime.com

Agro-Korani Shpk Adresa: Autostrada Kavajë-Rrogozhinë, Pranë “EURO-DRINI”, Kavajë Cel: +355 69 20 34 881 / +355 68 23 34 870 E-mail: agronkorani@yahoo.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 16 KORRIK 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Enkeleda Lleshi: Lulishtet e ndotura, vend i narkomanëve!

Enkeleda Lleshi

Q

ytetarët e Tiranës, në veçanti frekuentuesit e lulishtes pranë 9-katsheve, u shprehën pranë qendrës "Drejtësi dhe Solidaritet", se shërbimi nga punonjësit e lulishtes po bëhet në orare të papërshtashme dhe po kthehet në shqetësim për qytetarët, të cilët dalin të pushojnë në këto ambjente. Gjithashtu ata u shprehën, se prezenca e narkomanëve në territorin e kësaj lulishteje përbën një problem mjaft të madh për qytetarët e Tiranës. Për më tepër, ndiqni intervistën me qytetaren Enkeleda Lleshi.

Si quheni dhe nga jeni ? Unë quhem Enkeleda Lleshi dhe jam nga Tirana. Jam e martuar dhe kam një djalë, i cili është 5 vjeç. Jetoj në Tiranë prej më shumë se 20 vite dhe bëj një jetë relativisht të qetë. Kohën më të madhe e kaloj larg familjes, por edhe kur dua të shëtis djalin, nuk ka një vend të përshtashëm për fëmijë. Çfarë ju shqetëson më shumë dhe pse jeni e pakënaqur me shërbimin publik? Si qytetare, kam të drejtë të shëtis dhe të pushoj në vende të caktura, si vende publike. Më konkretisht, pak më parë se të bisedoja

me ju, djali im u zhyt ne baltë, pasi punonjësit që mirëmbajnë dhe ujisin lulishten, kanë punuar jashtë çdo lloj rregulli dhe norme në një orar krejtësisht të papërshtatshëm. Është ora 17:00 dhe kjo kohë shfrytëzohet nga ata që dalin shëtitje dhe jo për të ujitur barin. Gjithashtu një problem mjaft shqetësues është edhe prezenca në ambjentet e lulishtes, e narkotikëve dhe prostitutave, në të njëtin ambjent me pjesën tjetër të qytetarëve dhe japin modele shumë të deformuara për fëmijët. Cili është apeli juaj? Unë i bëj apel bashkisë që të marrë masa dhe të jetë e prerë në caktimin e orareve për punonjësit që shërbejnë pranë lulishteve, njëkohësisht që të marrë masa dhe për krijimin e kushteve më të mira, si stola, ambjente të tjera për fëmijët, më shumë pemë etj. Kërkoj që sipas rregullave dhe parimeve të vendeve më të zhvilluara, ujitja e lulishtes pranë 9 -katsheve, por edhe të lulishtet e tjera, të bëhet herët në mëngjes pasi lulishtet janë vend për pushues dhe jo për t’u berë baltë dhe për të krijuar shqetësime për frekuentuesit. Gjithashtu kërkoj që të merren masa nga Policia e Rendit që ti largojnë sa të jetë e mundur tipat si: pirës hashashi, narkotikë dhe prostituta pasi kanë një efekt shumë negativ tek fëmijët. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Kërkohet Inxhinier Zbatimi (firmë ndërtimi). Të interesuarit të dërgojnë CV-të në adresën e e-mailit: ashp_al@hotmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E MARTË, 16 KORRIK 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Çfarë duhet të dini për papagajtë! P

apagalli është një zog shtëpie shumë popullor. Secili lloj ka pupla, madhësi, jetëgjatësi dhe temperament të ndryshëm. Grupet e papagajve përfshijnë ndër të tjerë papagajtë afrikanë dhe papagajtë e Amazonës. Papagajtë ndjehen shumë më mirë kur mbahen në mjedise të mëdha sesa në një kafaz. Ata kërkojnë shumë hapësirë dhe kujdes, por falë shoqërisë besnike dhe personalitetit të tyre ia vlen të investoni energjinë dhe kohën e nevojshme për t’u marrë me këtë zog të veçantë. Me stërvitjen e duhur, disa lloje papa-

gajsh mund të krijojnë një fjalor të madh e të dëfrejnë të zotët dhe vizitorët e tyre. Zgjidhni papagaj në moshë të vogël dhe merruni me ta për t’i mësuar me njerëzit gradualisht. Zgjidhni një zog aktiv, me pendë të shëndetshme dhe me temperament të gëzueshëm dhe çojeni për ekzaminim tek veterineri menjëherë pasi e blini. Jetëgjatësia e papagallit ndryshon sipas species, por shkon nga 40 deri në 100 vjeç. Një papagall i vogël mund të jetojë mesatarisht nga 10 deri në 15 vjet. Disa specie të mëdha mund të jetojnë më gjatë se njerëzit. Për më tepër: www.77news.al

Delfinët që "peshkojnë" salmonë!

K

ur salmonët përgatiten të nisin udhëtimin pranë burimeve të lumenjve, me qëllim që të fillojnë proçesin e riprodhimit, delfinët janë të kënaqur për “mezenë” që u ofrohet.Fotografi Alister Kemp ka fiksuar disa momente interesante, ku një tufë prej 20 delfinësh gjuajnë salmonë. Kemp, i cili është banor i zonës, ka njohuri të mjaftueshme për delfinët. Ai thotë se ata mund të qëndrojnë për orë të tëra duke luajtur në ujë dhe duke ngrënë edhe peshqit e vegjël njëkohësisht.Duket se ky është ushqimi më i dashur për ta. Për më tepër: www.77news.al Ofrohet vend pune Recepsionist/e. Dërgoni CV në email : hr@promarketingal.com / Për më tepër www.njoftime.com

Cel: +355 68 60 52 204 Cel: +355 68 20 82 528

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 16 KORRIK 2013 Lëvizja

TURQIA

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Kosova dëshmon mbështetje pro Kryeministrit Erdogan!

K

77 NEWS

ryeministri turk, i cili po përballet me kritika nga e gjithë bota, ende mund të llogarisë miqtë e tij në Prishtinë. Për sa kohë Erdogan përballet me kritika ndërkombëtare për shtypjen e dhunshme të protestave antiqeveritare në Turqi, mbështetja nga Kosova ka mbetur e patundur, sidomos nga turqit atje. Në Prizren, qyteti me popullsinë më të madhe turke në Kosovë, disa qindra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor “Shadervan” më 26 qershor, për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj kryeministrit turk. Demostruesit mbanin flamuj turq dhe kosovarë, së bashku me postera me fytyrën e kryeministrit turk dhe pankarta me parrulla si “Kosova të do” dhe “Erdogan, miku më i madh i kosovarëve”. “Në vitin 2010, kryeministri i Kosovës ishte këtu me kryeministrin turk Rexhep Tayip Erdogan. Kush e do Kosovën? Recep Tayyip Erdogan”, i tha Burim Shpejti, nga organizata

AKEA, turmës në ngjarjen e organizuar nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, KDTP. “Ne kosovarët që jemi të mbledhur këtu, edhe pse jetojmë jashtë Turqisë, kemi nevojë për të dëshmuar para botës se jemi duke ndjekur atë që po ndodh në Turqi. Jemi të lumtur për sukseset e Turqisë, gjithashtu ndajmë pikëllimin me ta”, i ka thënë Festim Avdyli turmës. “Ne ndihemi sikur ngjarjet atje po ndodhin këtu dhe ne ngremë zërin tonë kundër çdo lloji destruktiviteti dhe jemi në mbrojtje të Turqisë. Këta njerëz po shënjestrojnë kryeministrin Erdogan”, shtoi Avdyli, duke thënë se qëllimi kryesor i tubimit në Prizren është për të shprehur kundërshtimin ndaj protestave të fundit në Turqi. KDTP-ja politikisht konservatore, pretendon të ketë mbështetje nga partitë e tjera të pakicave të Kosovës si partia boshnjake DSSP, Shoqëria e Rinisë Kosovare, Partia Konservatore (PK)

Lëvizja

Kuvendi i Turqisë rifillon punimet në 1 tetor 2013! Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë duke përfunduar punimet vjetore, do të jetë në pushim deri në datën 1 tetor 2013. Pas një maratone të gjatë punimesh, Asambleja e Përgjithshme Parlamentare përfundoi punimet e periudhës së 24-tët të vitit të 3-të legjislativ. Sipas rregullores, viti i ri legjislativ do të fillojë në datën 1 tetor 2013, por Parlamenti mund të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme në kuadër të punimeve për përgatitjen e kushtetutës së re. Thirrjes së Kryeministrit Erdogan për miratimin e 48 neneve të Kushtetutës së Re, i kishte ardhur përgjigje pozitive nga opozita. Për më tepër: www.77news.al dhe organizata Sharski Behar e pakicës gorane. KDTP-ja gjithashtu pohoi të ketë mbështetje nga Partia Demokratike e Kosovës në pushtet, edhe pse PDK-ja ende nuk e ka mbështetur publikisht fushatën pro-Erdogan. KDTP-ja përfaqëson pakicën turke në Kosovë, e cila numëron rreth 18,700 njerëz, pak më shumë se 1 për qind të popullsisë, sipas regjistrimit të vitit 2011. Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, i cili vjen nga radhët e KDTP-së, ishte i pranishëm në mitingun e Prizrenit, por nuk e ka adresuar turmën. Forumi i të rinjve të KDTP-së, i bazuar në Mamushë, komuna e vetme me numrin më të madh të turqve në Kosovë, gjithashtu shprehu mbështetje të fortë për Erdoganin.“Ai është shumë i pëlqyer këtu”, thotë kreu i forumit, Mirat Morina. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune menaxher, punonjës fast-food. Dërgoni CV-të, në kolonatdurres@gmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E MARTË, 16 KORRIK 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

TRT: Udhëtim në Pogradec, në qytetin e traditave!

Pogradeci

P

ogradeci vazhdon të na tërheqë. Bashkë me një familje durrsake, si çdo vit, i drejtohemi këtij qyteti. Do të ishte mëkat të mos shikonim tunelin e Qafë Kërrabës dhe sapo kalojmë në qetësinë që krijon siguria e udhëtimit brenda tij ,“përplasemi” edhe një herë me zagushinë që kemi lënë pas në Tiranë. Fusha e Bradasheshit dhe Elbasani, qyteti “në kërthizë të Shqipërisë”, mbeten pas dhe ngjitemi gjithnjë e më lart, kundër rrjedhës së Shkumbinit, i cili zbret me zhurmën monotone të valëve që përplasen në zhavorret e bregut. Korijet buzë lumit i bëjnë hije pushuesve nga Librazhdi, që pa u larguar shumë nga shtëpia, bëjnë banjo dielli dhe uji, ndërsa në rrugën piktoreske mes plepave dhe gjelbërimit, fillon të ndjehet rëndesa e trafikut.“Këtu duhet bërë kujdes, më thotë Shpëtimi, drejtuesi i autoveturës sonë, ndërsa rruga me kthesa sa

Lëvizja

vjen e bëhet më piktoreske. Më shumë se gjithçka ndiehet freskia e ajrit. Pogradecin e gjejmë njëlloj si para një viti. Njerëzit janë tepër mikpritës dhe përshëndetjet në rrugë nuk kanë nevojë patjetër për njohje paraprake. Në mbrëmje dallohen lehtë vendalinjtë që vishen shumë lehtë dhe të ardhurit nga qytetet e Shqipërisë së mesme.“Keni bërë shumë mirë që keni marrë trikot, thotë Marjana, një grua nga Tirana, e cila çdo vit prenoton një dhomë në një nga shtëpitë buzë liqenit. Mes dy shëtitoreve pranë liqenit, shiriti i madh e i gjelbërt, i mbushur me pemë, ta shton ndjesinë e freskisë dhe të qetësisë që ka rrezatuar gjithmonë qyteti buzë ujit. Tashmë Pogradeci ka lënë pas dy problematika të mëdha që i përkasin së kaluarës. Qyteti furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm, ndërsa sistemi i kanalizimeve i ka ndërprerë lidhjet me liqenin: ujrat e papastër për-

fundojnë në depuratorin e Zagorçanit, i ndërtuar në fushën nën Qafën e Plloçës. “Nuk do t'i mbanim dot gjatë turistët, pa i zgjidhur këto shqetësime", tregon Syrjai, nga fshati Vërdovë, i cili zbret përditë në Pogradec, për një biznes të vogël pranë liqenit. Është ende freskët, por ne jemi përgatitur që të na vijnë më shumë mysafirë dhe tregon me kokë rradhën e hoteleve që vazhdojnë deri në Tushemisht. Meço, një nga bashkëpronarët e hotel “EuroKorça”, thotë se gjatë dimrit kanë kryer disa rikonstruksione në dhomat dhe mjediset e përbashkëta.“Kur pushuesit vijnë, duhet edhe t’iu përgjigjesh kërkesave të tyre", thotë Meço. Ndërkaq, buzë liqenit, një grua e moshuar me përparëse të bardhë ka nisur të pjekë lakrorë. Pushuesit janë kuriozë dhe qëndrojnë pranë banakut, bashkë me ata që kanë kryer porosinë. Më tej, dikush shet “bukë pe qiqre”, ndërsa në një banak të gjatë janë vendosur punime prej balte dhe leshi. Të gjitha të punuara nga gra të pasionuara. Shëtisim mes njerëzve dhe na pëlqen të qëndrojmë në një nga baret simpatike, të hapur në një nga banesat tradicionale njëkatëshe, buzë rrugës. Fatkeqësisht, ajo duket e vetmuar mes pallateve 5-6-katësh që popullojnë fushën, ku më parë dallonte vetëm stadiumi i Pogradecit. Edhe qyteti buzë liqenit nuk i ka shpëtuar tundimit të betonit. Një këngëtar që luan në tastierë këndon serenata korçare, ndërsa në pistën rrumbullake, çifte të rinjsh kërcejnë pranë njëri-tjetrit, sikur pjesa tjetër e botës të mos ekzistonte, ndërsa siluetat e bronxta të Lasgushit dhe Mitrushit duken që larg të heshtura, sikur t'i vinin ende vesh valëve të liqenit… Për më tepër: www.77news.al

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

16 korrik  

Gazeta 77News, e perditshme informative

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you