Issuu on Google+

BOJRA PROFESIONALE GREKE

Tregtim bojrash plastike, acrelic monotiko, llak, vernik të cilësisë të lartë!

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E SHTUNË, 14.09.2013 VITI II - NR.557

Adresa: Aksi Korçë – Bilisht, Cangonj, Korçë Cel: +355 068 40 22 960 Tel: +355 087 380 718 E-mail : dulac2011@live.com

...>>fq.2

Vlashaj në Konferencën e III-të Ndërkombëtare të Liderëve të Industrisë së Arsimit dhe Kulturës në Kinë! MENDIMI POZITIV

Humanizmi, muzika e shpirtit!

D

ashuria nuk është vetëm një nga Qendra e temat më të frekuenMendimit Pozitiv tuara në diskutimet e ditëve tona, ajo është edhe një prej debateve më esenciale. Në të vërtetë, është një trëndafil në besimin ...>> VIJON NË FAQEN 2

Vendimarrja, studentë ballkanikë shkëmbejnë ide!.fq.3 Ballabani: Mungon e drejta e informimit për qytetarët, bashkia përgjegjëse!..............................fq.4 Devole: Kërkoj drejtësi, shëndeti i burrit po përkeqësohet pas aksidentit!...............................fq.5 NASA: Kunguj dhe brokol në hapësirë!..................fq.6 Kryeparlamentari i Irakut, takim me Kryeministrin Erdogan!...........................................fq.7 Halit Alimadhi: Biznesi që dhuron dije!................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS

Lëvizja

AKTUALITET

E SHTUNË, 14 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Vlashaj në Konferencën e III-të Ndërkombëtare të Liderëve të Industrisë së Arsimit dhe Kulturës në Kinë!

Në këtë konferencë ishin prezent autoritete të larta të qeverisë Kineze si dhe përfaqësues të qeverive, parlamenteve, si dhe të kompanive e institucioneve të

ndryshme nga shumë vende të botës. Të gjitha kontinentet përfaqësoheshin nga liderë të cilët sollën idetë dhe eksperiencën e tyre shumë të vlefshme për një zhvillim të mëtutjeshëm dhe të qëndrueshëm në harmoni me vlerat më të mira njerëzore, në respekt të mjedisit dhe nevojave të zhvillimit ekonomik dhe social. U diskutua për të gjetur mekanizmat e posaçëm për tërheqjen e investimeve në Industrinë e Arsimit dhe Kulturës, të cilat do të bënin të mundur rritjen e interesit publik dhe rritjen e hapësirave për punësim në këtë sektor shumë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe social në vendet tona. Në këtë konferencë pata rastin të komunikoj dhe të ndërtoj urat e para të bashkëpunimit me shumë nga përfaqësuesit e institucioneve dhe kompanive prezente, si psh: përfaqësuesit e institucioneve Kineze, ato Australiane, Kanadeze, etj, si dhe me përfaqësues të Universiteteve nga Tajvani, Hong Kongu, Lanzhou, Pekin, etj. Kjo konferencë hap perspektiva të reja për tërheqjen e mbështetjes si dhe investimeve më të mëdha kineze, në Shqipëri, e më tej në vendet shqipfolëse në rajon. Për më tepër: www.77news.al

Prej kësaj perspektive, njerëzimi “në mënyrë të ndërgjegjshme” merr pjesë në këtë simfoni që luhet në ekzistencë. Nga shfaqja e dashurisë në natyrën e vet të vërtetë, qëniet njerëzore hetojnë se si mund ta demonstrojnë atë në një rrugë njerëzore. Prandaj, pa shpërdorimin e dashurisë në mendje dhe për hir të saj, çdo njeri duhet të ofrojë ndihmën dhe mbështetjen e vet të vërtetë për të tjerët. Njerëzit duhet ta mbrojnë harmoninë e përgjithshme që ka qënë vendosur në thelbin e ekzistencës duke marrë parasysh si ligjet e natyrës, që janë krijuar për të administruar jetën njerëzore. Humanizmi është një doktrinë për dashurinë dhe ndjenjat, artikuluar në mënyrë të pamatur këto kohë dhe që ka një potencial lehtësisht të manipulueshëm nëpërmjet interpretimeve të ndryshme. Historia është ndërthurur me shumë akte të tilla humane: vepra që mbrojnë kafshët,

ashtu si mbrojnë njerëzit. Në strukturën e parimeve universale, shqyrtimi dhe mendimi për dashurinë është shumë i ekuilibruar. Shtypësit dhe agresorët e kanë mohuar këtë dashuri, sepse pikërisht shfaqja e dashurisë dhe e mëshirës, i ka bërë shtypësit më agresivë, i ka inkurajuar të shkelin të drejtat e të tjerëve. Për këtë arsye, mëshira nuk duhet të shfaqet te popujt që kërcënojnë dashurinë universale. Shfaqja e mëshirës për një shtypës është veprimi më i pamëshirshëm ndaj të shtypurit. Kështu, ne duhet të shfaqim mëshirë për ata që gabojnë pa dashje ose që ndiejnë pendim për gabimet e tyre. “Ndihmoni vëllezërit tuaj nëse ata janë shtypës ose viktima. Mësojini ata të ndalojnë shtypjen”. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Konferenca e Liderëve, Kinë

K

onferenca e tretë ndërkombëtare e Liderëve të Industrisë së Arsimit dhe Kulturës në Kinë u mbajt në qytetet Lanzhou, Chang Chou dhe Pekin.

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ... tonë, një mbretëri për zemrat që kurrë nuk vyshken. Mbi çdo gjë tjetër, vetëm Krijuesi i paanshëm e thur universin me tantellën e dashurisë, muzika më mahnitëse dhe më magjiplotë në gjirin e jetës është gjithmonë dashuria, marrëdhënia më e fortë midis individëve që i jep formë familjes, shoqërisë dhe kombit. Dashuria universale shfaqet kudo në kozmos, në faktin që çdo pjesëz ndihmon dhe mbështet një pjesëz tjetër. Si një zë i veçantë në korin universal, veprimi dhe sjellja e çdo krijese në mënyrën e njohur të tij, në harmoni me motivin magjik të marrë prej Krijuesit, është një melodi për dashurinë. Nëse ky shkëmbim me dashuri prej ekzistencës te ndjenjat njerëzore dhe prej një krijese në një tjetër, ka zënë vend përtej dëshirave të tyre, kjo ndodh sepse Vullneti Hyjnor i zotëron tërësisht ata. Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 14 SHTATOR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Vendimarrja, studentë ballkanikë shkëmbejnë ide!

N

ënkryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo është takuar me studentë nga vende të ndryshme të Ballkanit. Ky takim i organizuar nga “Fondacioni Frederich Herbert” dhe Bashkia Korçë, kishte si qëllim shkëmbimin e ideve për projekte të cilat kanë të bëjnë me përfshirjen e të rinjve

në vendimarrje apo implementimin e ideve të tyre në projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën në vendet respektive. Gjatë këtij takimi, Filo i prezantoi studentët me punët e Bashkisë në qytet, si dhe bëri një përmbledhje të të gjithë projekteve që bashkia ka kryer për të rinjtë gjatë

këtyre viteve. Studentët u shprehen se Korça jo vetëm është një qytet i bukur, por edhe i mbushur me aktivitete kulturore e artistike, me një infrastukturë moderne dhe tradicionale në të njëjtën kohë. Për më tepër: www.77news.al

Mungojnë shenjat sinjalistike në Kukës!

M

Foto ilustruese

ungojnë shenjat sinjalistike rrugore në qytetin e Kukësit, por edhe në rrugën e kombit, veçanërisht në aksin rrugor Kukës-Morinë. Banorët e fshatrave që ndodhen përgjatë rrugës Kukës-Morinë i shesin për skrap tabelat e sinjalistikës, gjë që ka sjellë shumë probleme me sinjalistikën rrugore. Drejtuesit e automjeteve shprehen se shpeshherë gjobitemi nga policia rrugore për shkak të moszbatimit të rregullave

të sinjalistikës rrugore, por tabelat nuk ndodhen në rrugë, ndaj kërkojmë që të gjendet një zgjidhje, sepse nuk është faji ynë që sinjalistikat nuk ekzistojnë. Fakt është që autostrada Kukës-Morinë ka sjellë aksidente të shumta tragjike, ndaj do të ishte mirë nëse do të kishim një sinjalistikë të rregullt rrugore për të mos patur raste të tilla të përsëritura. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Kasiere. Të interesuarat të kontaktojnë në: 0695356856 / Për më tepër www.njoftime.com

Agro-Korani Shpk Adresa: Autostrada Kavajë-Rrogozhinë, Pranë “EURO-DRINI”, Kavajë Cel: +355 69 20 34 881 / +355 68 23 34 870 E-mail: agronkorani@yahoo.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E SHTUNË, 14 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Ballabani: Mungon e drejta e informimit për qytetarët, bashkia përgjegjëse!

Sefer Ballabani

I

moshuari Sefer Ballabani gjendej prej tre ditësh pranë ambienteve të Bashkisë së Tiranës, pa marrë asnjë përgjigje nga punonjësit e këtij institucioni. Pakënaqësi ndaj shërbimit të ofruar nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës, ka nga një pjesë e

konsiderueshme e komunitetit. Protagonist kësaj rradhe është i moshuari i S.Ballabani i cili dëshiron të bëjë publik shqetësimin e tij në lidhje me çakordimet e orarit të trenit dhe mungesën e informacionit për qytetarët. Ai shprehet se një pjesë e konsiderueshme e premtimeve të bëra nga kreu i bashkisë kanë mbetur vetëm nëpër letra. Nga ana tjetër, punonjësit e bashkisë shprehen se: “ Të moshuarit S.Ballabani nuk mund t'i jepnim një përgjigje të saktë, prandaj e drejtuam te Drejtoria e Transporteve. Ne jemi në dijeni të lëvizjes së stacionit për në Vorë, por jo për specifikat e orareve dhe detajet që dëshironte të dinte S.Ballabani. Mund të më flisni pak për jetën dhe të kaluarën tuaj? Unë quhem Sefer Ballabani, nga Tirana. Jam 82 vjeç dhe jetoj me bashkëshorten e cila ka probleme të theksuara shëndetësore. Dua të them që kultura dhe etika e punës në përgjithësi po venitet dhe detyrat që u ngarkohen punonjësve të shërbimeve publike, nuk po kryhen në nivelin e duhur. Të gjithë po e shohim qartë mungesën e përgjegjësisë nga shumë punonjës institucionesh të vendit tonë. Nuk mund t'i flasësh një të moshuari ashtu siç flasin punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe të mbash qëndrime jo të mira ndaj tyre. Më konkretisht për çfarë problemi gjendeni pranë bashkisë? Unë jam i moshuar dhe në gjendje jo

të mirë ekonomike. Për këtë arsye, për të udhëtuar përdor trenin. Prania ime në ambientet e bashkisë nuk po shihej si rast për t'u zgjidhur, por më thoshin “hë fol ti xhaje, ku do të dalësh, mos do të udhëtosh falas?” Pas insistimit tim për të marrë një përgjigje, një nga punonjësit e bashkisë për shërbimin ndaj qytetarëve më thirri dhe më tha: -Duhet të konsultohesh me Drejtorinë e Transportit që të marrësh një informacion më të saktë dhe të detajuar. Ndërkohë, dua të shpreh hapur indinjatën time për mosmbajtjen e premtimit nga Kreu i Bashkisë në lidhje me krijimin e mundësive për të moshuarit që të udhëtojnë falas në autobusët urban”. Apeli juaj ndaj Bashkisë së Tiranës? I bëj apel Z.Basha që të punojë në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Kërkoj që të realizohet projekti për udhëtimin falas për të moshuarit, pasi premtimet e dhëna duhet të mbahen. Për shkak të fillimit të punimeve për ndërtimin e “Bulevardit të Ri”, kërkoj nga bashkia që të koordinojë dhe informojë qytetarët për lëvizjen e stacioneve dhe orareve të trenit, autobusëve dhe shërbime të tjera që ndryshojnë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Banakier. Të interesuarit të kontaktojnë në 0695356856 / Për më tepër www.njoftime.com

HOTEL DIPLOMAT

Adresa: New Veleshtë, Strugë, Macedonia E-mail: info@diplomatstruga.com Cel. +389 70 212 507 / +389 46 793 022 / +389 46 793 720

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 14 SHTATOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Devole: Kërkoj drejtësi, shëndeti i burrit po përkeqësohet pas aksidentit!

Sofie Devole

A

ksidentet automobilistike janë kthyer në një problem mjaft shqetësues për qytetarët, ku një pjesë e konsiderueshme e të dëmtuarve janë persona të moshës së tretë. E moshuara, Sofie Devole nga Kombinati tregon në qendrën për “Drejtësi dhe Solidaritet” rrethanat e aksidentit automobilistik, ku për pasojë, bashkëshorti i saj 76-vjeçar u dëmtua rëndë. Ndërkohë, juristët e qendrës kanë mbledhur prova të konsiderueshme, me qëllim zgjidhjen e rastit. Për më tepër, ndiqni intervistën me bashkëshorten e të aksidentuarit. Si u aksidentua bashkëshorti juaj? Në datën 13.08.2013, bashkëshorti im, Samoil Devole është nisur nga shtëpia për të pirë kafe me shokët e tij. Pasi u nda prej tyre, rreth orës shtatë e gjysëm të darkës, ai pëson një aksident

automoblistik në rugën “Llambi Bonata”, në Kombinat. Burri im po kalonte rrugën, duke u hedhur nga njëri kah i saj, në kahun tjetër, për të ardhur në shtëpi. Kjo është një rrugë dytësore, ku qëndrojnë edhe taksitë për të kryer shërbim ndaj klientëve. Në një moment vjen një makinë, që unë nuk e di se çfarë tipi kishte, por di vetëm që drejtohej nga një femër 25 vjeçe. Sipas dëshmitarëve, ajo fliste në telefon dhe ecte me shpejtësi e për pasojë përplasi burrin tim. Makinës iu thye xhami i parë, kurse burri im u përplas në tokë. Nga dëmtimet ka thyer shpatullën, krahun e majtë si dhe dëmtime të mëdha në trup. Sipas dëshmitarëve, aty ndodhej një taksist që i dha ujë bashkëshortit. Taksisti i thotë drejtueses së automjetit: -merre çoje në spital të moshuarin, sa të lajmëroj njerëzit e tij të afërm. Nga ana tjetër, në vendngjarje, vjen i fejuari i vajzës dhe e çojnë bashkëshortin në spital. Unë menjëherë shkova në reanimacion në Spitalin Ushtarak, por nuk pata mundësi ta shihja, derisa e nxorrën në pavion. Ai ka dëmtime të rënda dhe çdo ditë ka dhimbje. Kam harxhur shuma të konsiderueshme parash, sepse çdo dy javë e çoj në spital, ku i bëj grafitë dhe vizitat. Njëkohësisht, për një muaj rresht e kam mbajtur me serum. Është vuajtje e madhe psikologjike dhe morale, që në këtë moshë përjetoj momente të tilla kaq të vështira.

A u përpoqët që ta zgjidhni me marrëveshje këtë çështje? Familjarët e vajzës erdhën atë ditë në spital, i fejuari, nëna, babai dhe një i afërm i tij. Ata thanë se të gjitha shpenzimet e dëmit ndaj bashkëshortit do paguheshin nga ata. Të nesërmen, në ambientet e spitalit, ka ardhur një i afërm me emrin Gimi dhe vjehrri i vajzës, të cilët më takuan në korridor , por iu thashë: -mos më shqetësoni këto dy tre ditë, më pas, ejani të bisedojmë me marrëveshje”. Ata na falenderuan që të dy, por më pas as kanë komunikuar me mua. U kam dërguar dhe porosi që të vijnë, ndërkohë, sipas një bisede me dy persona të afërm të tyre, më thanë që do ta bisedojmë, por përsëri heshtje. Ndërkohë, kam mësuar në prokurori që çështja mund të mbyllet, por dua të njoftohem, për të kërkuar të drejtën time. Disponoj foto të dëmtimit të bashkëshortit, si dhe dokumenta të spitalit, prandaj dua të jepet dënimi maksimal për këtë person, që për pak i mori jetën bashkëshortit tim. Tani po ndjek të gjitha procedurat ligjore dhe kërkoj që ligji të zbatohet me përpikmëri. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Elektromekanik. Dërgoni CV-të tuaja në: adee.shpk@gmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

- Hotel - Bar - Restorant

Lëvizja

KORABI

Adresa: Peshkopi, Albania Tel: 068 20 70 107 069 20 70 107 / 106 e-mail:hotelkorabi@yahoo.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E SHTUNË, 14 SHTATOR 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

NASA: Kunguj dhe brokol në hapësirë!

Ç

farë mund të ishte më i çuditshëm se kultivimi i perimeve në hapësirë? Nuk bëhet fjalë për fantashkencë, por për një projekt të NASA-s. Astronaut i Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (Iss) Don Pettit, ka rrëfyer se në hapësirë kanë nisur të rriten kunguj dhe brokol. Sipas përllogaritjeve të para të ekspertëve, projekti do të ishte shumë i vlefshëm nëse në Tokë përfundojnë rezervat ushqimore, pa llogaritur edhe faktin se një “perime hapësinore” do të ishte shumë e mirë për astronautët që qëndrojnë për një kohë të gjatë me misione në hapësirë. Për më tepër: www.77news.al

Ushtrimet në fëmijëri parandalojnë frakturat në pleqëri!

S

ipas një studimi të bërë nga shkencëtarët suedezë është parë se ushtrimet e rregullta fizike janë parandalues të frak-

turave të kockave në pleqëri. Hulumtuesit e Spitalit Universitar “Skane” në Malmo kanë vërtetuar se aktivitetet fizike

të kryera në mënyrë të rregullt, që nga mosha e hershme, kanë ndikim direkt në masën e kockave duke parandaluar zvogëlimin e saj në moshën e pleqërisë. Në studim kanë marrë pjesë 2.300 fëmijë prej moshës 7 deri në 9 vjeç, si dhe 2.100 pjesëmarrës të moshës mesatare prej 69 vitesh. Janë ndjekur aktivitetet fizike të kryera nga ky grup studimi dhe shpeshtësia e tyre, ku hulumtuesit kanë matur zhvillimin e kockave te fëmijët dhe shpeshtësinë e frakturave dhe dendësisë së mineraleve në kocka. Sipas tyre, rezultatet e reja janë konfirmim i dobisë afatshkurtër dhe afatgjatë nga aktivitetet e rregullta fizike. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Magazinier. Të interesuarit të kontaktojnë në 694290047 / Për më tepër www.njoftime.com

VENDIMI I DUHUR UDHËHEQ TË ARDHMEN!

Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në Fakultetet: Kjo ofertë vlen për 10 personat e parë! Deri më 19 Shtator

Ekonomi-Turizëm / Drejtësi Shkenca Politike / Shkenca Edukimi

550 € / 1 vit Pa asnjë detyrim tjetër!

TER

MAS VE

TËM

1000

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705 , E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 14 SHTATOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Kryeparlamentari i Irakut, takim me Kryeministrin Erdogan!

Lëvizja

Turqi, përpjekje për shpëtimin e pilotëve të rrëmbyer në Liban! Ambasadori i Turqisë në Bejrut, Inan Ëzjëlldëz, ka realizuar bashkëbisedime me një nga ish presidentët e Libanit, si dhe njëkohësisht liderin e Partisë Kristjane Kataeb, Emin Xhemajel. Ëzjëlldëz kërkoi ndihmën e Xhemajelit për shpëtimin e pilotëve turq. Edhe Emin Xhemajel premtoi se do të ndihmojë me të gjitha mundësitë për shpëtimin sa më parë të pilotëve turq të rrëmbyer në Liban në 9 gusht. Ai gjithashtu kërkoi ndihmën e Turqisë nga Ambasadori Ëzjëlldëz, për lirimin e 9 pelegrinëve shiitë libanez të rrëmbyer në rajonin Azaza të Sirisë. Për më tepër: www.77news.al

G

jatë vizitës që zhvilloi me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Xhemil Çiçek, Kryetari i Kuvendit të Irakut, Usame Nuceyfi u takua edhe me Kryeministrin, Rexhep Tajip Erdogan. Në tryezë u shtruan çështje të ndryshme duke filluar nga Lindja e Mesme, deri në marrëdhëniet Siri, Turqi e Irak. Kryetari i Kuvendit të Irakut, Usame Nuceyfi, pas takimit me Kryeministrin Erdogan u takua edhe me Kryeparlamentarin Çiçek.

Çiçek, në pritje vlerësoi përdorimin e armëve kimike nga Siria dhe tha: “Kemi ardhur në pikën ku nuk mund të vrasësh me armë kimike, por mund të vrasësh me tanke e me armë”. Në takim u vu theksi edhe mbi sigurinë dhe stabilitetin ndërmjet Turqisë dhe Irakut. Nuceyefi bëri të ditur se kanë rënë dakord me qeverinë turke për të kthyer në rrugën e normalizimit marrëdhëniet që ishin tensionuar kohët e fundit.

Po ashtu, edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutogllu në një intervistë që dha për një kanal televiziv lidhur me këtë temë tha se do të ishte një zhvillim pozitiv nëse një vend do të asgjësonte armët kimike, por këtu nuk duhet shpërfillur fakti se është kryer një krim njerëzor. Davutogllu tha se, propozimi që është duke vijuar përreth boshtit të debateve, nuk ka për të kënaqur askënd. Ai theksoi se, zgjidhja për heqjen dorë nga ndërhyrja, mund të nxisë diktatorët e tjerë të ngjashëm me Asadin. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune part time Asistente. Dërgoni CV-të tuaja në: klajdi_77@live.com / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E SHTUNË, 14 SHTATOR 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Halit Alimadhi: Biznesi që dhuron dije!

Halit Alimadhi

S

ipërmarrësi, Halit Alimadhi në një intervistë të dhënë për Unionin e Sipërmarrësve Shqiptarë, theksoi se, biznesi që ai drejton është një biznes që të çon drejt dijes. Sa të vështirë e shikoni drejtimin e bizne-

sit? Është bukur të merresh me një biznes që ka në bazë librin, pasi aty gjen dije e kulturë. Megjithatë, edhe biznesi i librit ka vështirësitë e veta, duke qënë se futet tek

gjërat e luksit dhe jo çdo individ ka mundësi ta blejë atë. Prej sa kohësh e ushtroni këtë biznes? Këtë biznes e ushtroj prej 20 vitesh. Më ka pëlqyer gjithmonë puna që bëj. Është një biznes që dhuron dije. Sa më shumë libra të lexosh aq më shumë dije merr. Tek libri njerëzit mësojnë, edukohen, marrin dije, dhe eksperienca të ndryshme. Cili është sezoni me fluksin më të madh të punës? Muaji shtator është periudha kur ka më shumë fluks pune. Kjo, për arsye se fillojnë dhe shkollat, dhe të gjithë blejnë libra parashkollorë, për të mësuar apo përgatitur fëmijët. Ndërsa në sezonin e verës, leximi i librit bie ndjeshëm. Për më tepër: www.77news.al

Korçë, një varrezë për ushtarët francezë!

P

as Luftës së Parë Botërore në Gadishullin e Ballkanit u vranë qindra ushtarë të forcave franceze, të cilët

padyshim mbronin dhe luftonin për interesat e shtetit të tyre. Sipas arkivave të kohës, ata mbetën të vrarë në Korçë. Qeveria franceze tregonte kujdes të madh për dëshmorët e saj edhe pse ishte luftë. Ajo vendosi t’i gruponte në një vend dhe kur lufta të përfundonte t’i tërhiqte drejt vendit të saj. Duke pasur marrëdhënie bashkëpunimi me parinë e Korçës dhe drejtuesit e Lëvizjes Patriotike të kohës, Komanda Ushtarake Franceze mendoi që të krijonte varrezën e ushtarëve të vrarë në Korçë. Sipas dokumenteve që ruhen në muzeun e qytetit, Këshilli Krahinor dhuroi truallin ku do të ndërtohej varreza e ushtarëve francezë të rënë në Luftën e Parë Botërore. Ky

truall ndodhej në veri të qytetit. Gjatë viteve të luftës e në vazhdim, francezët sollën për prehje të përjetshme në varrezat në periferi të Korçës të gjithë ushtarët e tyre të rënë në Gadishullin Ballkanik. Numri i tyre arriti në 640 vetë. Nuk ishin të gjithë me kombësi franceze, pasi Franca mobilizoi gjatë viteve të kësaj lufte ushtarë edhe nga vendet koloniale. Për rrjedhojë, në këto varreza ka eshtra ushtarësh me kombësi franceze, italiane, marokene, algjeriane, koreane e vietnameze. Qytetarët korçarë janë kujdesur gjithnjë për këtë varrezë. Për më tepër: www.77news.al

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me South Bank University, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 19 Shtator 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.a l , www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77 News Botimi Nr.556