Page 1

77 NEWS

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E MARTË, 14.08.2012 VITI I - NR.161

...>>fq.3

MENDIMI POZITIV

6 mënyra për të qetësuar veten!

M

eqenëse jemi të gjithë të ndryQendra e shëm dhe gjithashtu Mendimit Pozitiv ndryshojmë çdo ditë. Këtu janë 6 mënyra për t’u marrë në konsideratë kur je nën stres dhe kur “zëri i vogël” është jashtë kontrollit. Këto 6 mënyra bëhen të përdorshme nëse ke mendimet që vijojnë, “Unë duhet të kem… Unë mund të kem…ose unë do të doja të kisha. Unë nuk dëshiroj të bëj gabime. Unë nuk jam mjaftueshëm i mirë dhe shumë e më shumë”. 1. Teknikat “do të, duhet, mund të kem”! Kur nuk je i lumtur me një rezultat, zëri ynë i vogël çmendet. Në këtë teknikë, ju do të bëni një listë të këtyre zërave. Pastaj shikojeni listën dhe çuditërisht, ti do të fillosh të shikosh humor në këto pika. Madje mund të fillosh të luash me to dhe t’i bësh ato realisht të largohen nga mendja jote. Kjo rrit energjitë e tua dhe e ndalon zërin e vogël veçanërisht përsa i përket aspektit të fajit. 2. Festoni gabimet! Kjo do ta riprogramojë trurin tuaj. E njëjta gjë për të festuar fitoret, përveç rasteve kur do ta bësh këtë me të dyja duart dhe duke i përplasur ato në ajër, e duke bërtitur “Po”! Kështu, sa herë që bëni një gabim, ju do të festoni. Nëse e filloni këtë veprim të ri, ju po i tregoni trurit tuaj së është mirë të marrësh rrezik. Kjo gjithashtu do të thotë që ju mund të festoni çdo gjë, fitoret dhe gabimet tuaja. Nëse jeni me njerëz të tjerë ju mund të festoni së bashku. 3. Teknika e “ankorimit të dashurisë”! Teknika e tretë është të sjellësh mbrapsh një ndjenjë të një kohe kur e dije se ishe i dashur plotësisht dhe pa kushte...

>> VIJON NË FAQEN 2

Ndotja akustike në Vlorë, gjoba dhe pezullime për lokalet! Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Laç!............................f.2 Imuniteti, PD: Asgjë nuk mund të bllokojë të drejtën e qytetarëve!..........................f.3 Varfëria, prindërit: Fëmijët s’do t’i çojmë në shkollë, s’i blejmë dot librat!........f.4 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Departamenti i Mekatronikës dhe Telekomunikacionit te “Vitrina”!.f.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: info@77news.al, web: www.77news.al


E MARTË, 14 GUSHT 2012

POLITIKË

77 NEWS

Welcome to Albania!

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Lëvizja Shqipëria e Re, tryezë debati me të rinjtë në Laç!

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”!

T

ë rinjtë e qytetit të Laçit i janë bashkuar Lëvizjes Shqipëria e Re me propozimet e tyre për arsimin, punësimin dhe shërbimet sociale. Në tryezën e rrumbullakët nën moton “Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”, e cila ka ardhur në vijimësi të takimeve të këtij lloji edhe në qytete të tjera. Ata kanë ngritur problemet kryesore që i shqetësojnë në jetën e tyre të përditshme dhe kanë dhënë ide konkrete për zgjidhjen e tyre. Koordinatorja Vilma Kërçiku sqaroi se qëllimi i këtij takimi është mbledhja e propozimeve dhe përcjellja e tyre tek institucionet përkatëse. Dritan Lleshi emigrant, ka përshëndetur iniciativën e Lëvizjes Shqipëria e Re dhe ka vënë në dukje se dy partitë e mëdha nuk po bëjnë asgjë për të ndryshuar realitetin. Ai

ka propozuar që të hartohen politika për të rikthyer emigrantët shqiptar. Lleshi ka shtuar më tej se mungon besimi në shtet dhe siguria, të cilat duhet të rikthehen. Studentja e infermierisë Tamara Lleshi, ka vënë në dukje se në sistemin shëndetësor në Laç nuk ofrohen shumë shërbime dhe ka mungesë ilaçesh, megjithëse fondet ekzistojnë. Studenti Anton Prodani ka propozuar që në Laç duhet të ketë patjetër arsim profesional, i cili mungon. Vladimir Prenga, inxhinier ndërtimi e ka vënë theksin tek niveli i kriminalitetit, duke iu referuar ngjarjeve më të fundit të përfshirjes së të rinjve në vepra kriminale. Gjithashtu ai është ndalur tek mungesa e arsimimit. Sipas tij familjet përqendrohen më shumë tek sigurimi i një jetese më të mirë, duke lënë në harresë edukimin dhe arsimimin.

Ndër të tjera Prenga ka theksuar nevojën për të forcuar praninë e psikologëve dhe sociologëve nëpër shkolla. Ermal Gega e shikon pozitivisht liberalizimin e universiteteve. Sipas tij kjo ul nivelet e korrupsionit, pasi i jep të drejtën kujtdo që të arsimohet. Për të bërë seleksionimin për punësimin ai propozon konkursin, si mënyrën më të mirë për të zgjedhur më të aftët në tregun e punës. Ai thekson se mundësia e arsimimit nuk duhet t'i mohohet askujt. Shaholli është ndalur tek turizmi, që sipas tij është lënë në harresë. “Jemi një vend turistik, Patoku është një ndër plazhet më të bukur, por fatkeqësisht është lënë në harresë”, është shprehur Fabian Shaholli. Gjithashtu ai ka evidentuar se mungon gjelbërimi dhe këndet e lojrave për fëmijët. Arisa Prenga, mësuese e matematikës është ndalur tek problematika e numrit të madh të nxënësve nëpër klasa. Kjo sipas saj bën që mësuesi të mos ketë kohën e mjaftueshme për t'i kushtuar vëmendje të gjithë nxënësve nëpër klasa. Secili prej të rinjve prezentë në tryezën e rrumbullakët solli shqetësimet dhe propozimet për zgjidhjen e tyre. Koordinatorja Vilma Kërçiku mbylli takimin, me premtimin se Lëvizja Shqipëria e Re do të vijojë të jetë në kontakt me të rinjtë dhe se idetë dhe propozimet e tyre do të sugjerohen në institucionet me fuqi vendimmarrëse. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

tendencë të kemi mendime negative.“Zëri i vogël” brenda nesh mund të na frenojë disa herë. 4. Teknika “ndalo”! Kjo teknikë është e thjeshtë dhe e lehtë për t’u kujtuar në çdo situatë. Teknika ka të bëjë më atë që thjesht duhet të thuash “ndalo” kur diçka është e pamundur. 5. Teknika “pranoje varfërinë”! Përballu me të. Gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu si ne dëshirojmë. Kur kjo ndodh, bisedimi me veten duhet të jetë me zë të lartë. Para së gjithash, mos i merr gjërat personale. Mos thuaj gjëra si këto, “kjo më ndodh gjithmonë mua”. Kujtoi

vetes që çdo incident është i ndarë dhe i izoluar. Kjo teknikë kërkon praktikë. 6. Festimi i fitoreve! Kur diçka e mirë ndodh në jetën tuaj, thuaj: ‘‘Po unë e dëshiroj këtë sukses dhe kjo energji e madhe do të më vijë gjatë gjithë javës”. Ju mund ta përdorni gjithashtu këtë veprim për të parë tek të gjithë gjërat e mira në jetën tuaj dhe kushtojuni atyre vëmendje ndërkohë që e bëni këtë veprim. Kjo teknikë do t’iu orientojë të kuptoni kur jeni i suksesshëm dhe ta përgëzoni më shumë veten. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1... Kjo iu çon në një gjendje plot burime kur përballeni me një sfidë, që ju nxjerr jashtë zonës tuaj të komfortit. Mendoj se kjo do të jetë një ndihmesë dhe se në situatën tjetër stresante ju do të kujtoni se ka teknika që të çojnë në një gjendje plot burime. Jeta duhet jetuar në gjendje gëzimi dhe këto teknika mund të na ndihmojnë ne të kthehemi mbrapsh në një situatë të gëzueshme. Me vetëzhvillim ka shumë gjëra që mund të zbulohen. Një nga aspektet më të rëndësishme të sfidave është karakteri ynë i brendshëm, i cili na frenon të bëjmë ato që dëshirojmë. Kur përballemi me situata stresuese, ne kemi Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 14 GUSHT 2012

AKTUALITET

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Ndotja akustike në Vlorë, gjoba dhe pezullime për lokalet!

G

joba deri në mbyllje të aktiviteteve për baret, diskotekat apo lokalet që gjenerojnë zhurma dhe ndotje akustike

në qytetin bregdetar të Vlorës. Për këtë arsye, është ngritur stuktura e posaçme e task forcës që përfshin një bashkëpunim

të gjerë institucionale, për të reduktuar fenomenin e ndotjes akustike në Vlorë, sidomos përgjatë vijës bregdetare. Sipas sekretarit të përgjithshëm të prefekturës, Kasem Cenaj, çdo ditë inspektorë të Agjencisë Rajonale të Mjedisit , Drejtorisë së Shëndetit Publik, prefekturës së qarkut por edhe forcave të rendit, patrullojnë për të kontrolluar zbatimin e draft-udhëzimit për shmangien e muzikës mbi normën e lejuar në afërsi të zonave të banuara nga subjektet private. Sipas tij, ecuria e sezonit turistik vlerësohet e mirë, pasi bashkëpunimi midis institucioneve që janë pjesë e task forcës ka sjellë efikasitet në zbatimin e ligjit. Këto masa janë marrë pas ankesave të shumta të qytetarëve dhe pushuesve, pasi subjektet private prodhojnë ndotje akustike deri në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Imuniteti, PD: Asgjë nuk mund të bllokojë të drejtën e qytetarëve!

P

artia Demokratike shprehet e vendosur për të hequr imunitetin me referendum popullor. Zëdhënësja e Partisë Demokratike Silvi Bardhi, përmes një deklarate për shtyp është shprehur se heqja e imunitetit është pengesa kryesore në luftën kundër korrupsionit dhe në aspiratën e shqiptarëve për integrimin europian. Ajo ka shprehur vendosmërinë e demokratëve për të shkatërruar këtë pengesë me votën popullore, në kushtet kur opozita refuzoi ta votojë draftin e përbashkët për heqjen e imunitetit më 6 gusht. “Partia Demokra-

tike deklaron edhe një herë publikisht se asgjë nuk do të mund të bllokojë të drejtën e qytetarëve të lirë shqiptarë për të zhveshur me votën e tyre zyrtarët e këtij vendi nga imuniteti, maska dhe mburoja e zezë e pasurimit të tyre të paligjshëm. Vendimi i mazhorancës është thirrja e referendumit popullor për heqjen e imunitetit, shembjen e murit të korrupsionit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian”, është shprehur Bardhi. Në deklaratën e saj, Partia Demokratike akuzon opozitën se duke mos votuar heqjen e imunitetit, po

tenton të bllokojë statusin e vendit kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Reagimi i selisë blu, erdhi si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të deputetit socialist Pandeli Majko, gjatë një takimi të zhvilluar në Jalë me forumin e të rinjve eurosocialist. Bardhi ka theksuar se në deklaratën e tij Pandeli Majko dëshmoi qartë se negociatat PD-PS për heqjen e imunitetit kanë qenë një farsë dhe se opozita po tregon se nuk do ta votojë heqjen e imunitetit as në shtator. Nga Denisa Plaka Për më tepër: www.77news.al

Alb Pastrim kërkon të punësojë punonjëse pastrimi. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 069 60 58 155/ për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 14 GUSHT 2012

HISTORI NJERËZORE

77 NEWS

Welcome to Albania!

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Varfëria, prindërit: Fëmijët s’do t’i çojmë në shkollë, s’i blejmë dot librat!

Familja Mema

L

egjislacioni në Shqipëri parashikon arsimin 9-vjeçar të detyrueshëm dhe falas (në shkollat publike) për të gjithë nxënësit, por në fakt fëmijët e Almir dhe Tonina Memës nga Paskuqani, këtë vit duket se nuk do e frekuentojnë dot shko llën, për shkak se nuk kanë mundësi që t’i blejnë librat, si dhe mjetet mësimore. Familja Mema, e cila jeton në kushte tepër të vështira ekonomike, është përjashtuar nga çdo politikë sociale, që nga vëmendja e shtetit në arsim dhe deri tek shërbimi

mjekësor që duhet të kishte fëmija i mitur, i cili është operuar katër muaj më parë. Nëna e tre fëmijëve Tonina Mema tregon gjithçka për ‘’77 News‘’, nëpërmjet kësaj interviste. Ku banoni dhe sa janë të ardhurat e familjes suaj? Ne banojmë prej 12 vitesh në Paskuqan në një dhomë shumë të vogël. Nga martesa kemi sjellë në jetë tre fëmijë, të cilët janë në një moshë të vogël. Prej vitesh jetojmë në kushte minimale, sepse bashkëshorti edhe unë jemi pa punë. Unë kam kërkuar punë, por e kam të pamundur që të gjej, kurse bashkëshorti prej 10 vitesh del tek “Ushtari i Panjohur”, për të kërkuar punë. Ai punon një ditë ose dy ditë në muaj dhe mund të marrë 5 mijë apo 10 mijë lekë (të vjetër) në ditë. Të ardhurat tona në muaj mesatarisht janë 25 mijë lekë (të vjetër) dhe që nuk na dalin as për një thes miell. Këto ditë po mendoj sesi do t’i çoj fëmijët në shkollë, sepse ata kërkojnë libra dhe çanta. Përse fëmijët nuk i marrin librat falas? Jo vetëm që librat ne duhet t’i marrim me lekë, por edhe roja i shkollës kërkon për çdo fëmijë nga 5 mijë lekë me qëllim që t’i mbikëqyrë që të mos dalin në rrugë (shkolla Paskuqan). Vjet unë nuk i dhashë këto lekë, sepse nuk kam pasur mundësi ekonomike. Gjithashtu, për librat duhet që të paguajmë, sepse

vajza hidhet në klasë të tretë, kurse djali në klasë të parë. Ndërkohë për djalin që është në klasë të parë kam shumë vështirësi, sepse nuk tërheq dot certifikatën nga komuna Babrru, pasi duhet të paguaj 2 mijë lekë. Në televizion kam dëgjuar që librat për fëmijët e sistemit 9-vjeçar jepen falas, por të gjithë ne atje paguajmë lekë. Dy persona vijnë dhe i shesin librat në mjediset e shkollës. Si është gjendja shëndetësore e fëmijëve tuaj? Po kalojmë një moment tepër të vështirë, madje edhe fëmija ynë i parë na ka vdekur në moshën 3 vjeç e gjysëm për shkaqe shëndetësore. Kurse djali 4 vjeç para katër muajsh theu krahun dhe ne siguruam 400 mijë lekë borxh me qëllim kurimin e tij. Gjithçka në spital e blemë me lekët tona që nga proteza metalike, narkoza, serumi, gjilpërat, si dhe lekët e tjera që dhamë për operacionin dhe nuk na u dha asnjë faturë. Cili është apeli juaj në lidhje me problemet që treguat më parë? Ajo që ne kërkojmë është punësimi ynë, pasi jemi të rinj si dhe strehimi, sepse jetojmë vetë i pestë në një dhomë shumë të vogël. Gjithashtu, duam librat falas për fëmijët, sepse në të kundërt jemi të detyruar që të mos i çojmë në shkollë. Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet një vend punë i lirë si kamerier. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e tel: 0695367931/Për më tepër: www.njoftime.com

Ofertë unike

për regjistrimet në shkollën e Mesme "Vitrina". Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 60 euro deri më datë 20.08.2012

Me profilet: -E Përgjithshme, -Mjekësore, -Ekonomike, -Hoteleri - Turizëm, -Elektronike Kjo ofertë vlen vetëm për 37 personat e parë të regjistruar deri më datë 20.08.2012.

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik! Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë Durrës, pranë “City Park”.

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 14 GUSHT 2012

SOCIALE

Welcome to Albania!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Braca rrugësh sot, kriminelë nesër...!

Foto ilustruese

D

imrin e shkuar, kur dëbora në zonat malore u shkarkua në trashësi të madhe, më rastisi që të bëja një rrugëtim të vështirë nga Rrësheni në drejtim të Lurës. Në dhjetëra kilometra ishte tejet e vështirë për të ecur pikërisht nga trashësia e madhe e dëborës, përpos 15 kilometra të një rruge në ndërtim e sipër që do të lidhë Rrëshenin me Urakën dhe Klosin e Matit. Në mirëmbjatjen e rrugës, heqjen e dëborës në mënyrë sistematike, ishte një adoleshent, tek të 17at, i cili manovronte një fadromë gjigande dhe gërmuese. Pata idenë se djali do të qe vendas dhe mbase prindi i tij manovrator i kishte dhënë mjetin e rëndë thjesht për pro-

va “kalamajsh”, por kur e pyeta, mu përgjigj se ishte nga Tirana dhe se kishte ardhur me babain e tij për të punuar në ditë pushimesh. D.m.th. punonte nga e premtja pasdite kur mbaronte mësimet deri të dielën dhe çdo pushim dimëror apo veror për disa muaj. Po gjithë ky mjet, i them, si e manovron me kaq lehtësi?! Ma ka dhënë zanatin babai që i vogël fare, e kam shoqëruar kantier më kantier dhe tashmë kam përcaktuar dhe të ardhmen time për të qenë manovrator i makinerive të rënda, që punojnë në vepra të tilla të rëndësishme si rrugët, etj. M’u kujtua ky episod interesant me këtë djalë të urtë, punëtor dhe të vyeshëm për familjen e shoqërinë, pikërisht kur dëgjova për vrasjen makabër të pak ditëve më parë tek ish-Fusha e Aviacionit, nga një thuajse moshatar me djalin manovrator. Po mendoja, sa rrugë të ndryshme kanë marrë djali punëtor që na lehtësonte udhëtimin tonë e të banorëve të zonës përmes dëborës dhe sërës tjetër, që u del si ai gjahtari në pritë nënave dhe motrave tona në rrugët dhe rrugicat e Tiranës, për t’u rrëmbyer çantën, varëset e byzylykët, e nësë ndonjëra reziston, i fusin dhe thikën pa pikën e teklifit, thua se nuk janë pjellë nënash. Mbase po të kishte ndenjtur rrugëve të Tiranës, nëpër diskoteka, pub-e, duke iu kthyer në ves pija, qejfi, deri dhe droga e mjetet e tjera të çthurjes, me siguri dhe djaloshi manovrator, nuk do i binte ndër mend të vinte në rrugët e Veriut për pastruar dëborën në mes të dimrit nga mëngjesi në darkë, por si

“gjahtarë” duke mprehur shqisat për të bracur e grabitur nëpër rrugica apo mjete të transportit publik, apo duke thyer dyer e portat e shtëpive të qytetarëve të pafajshëm. Mirëpo prindi i tij ka menduar krejt ndryshe, më mirë duke e angazhuar në punë dhe aq më tepër për t’i përcjellë zanatin e fituar ndër vite të jetës së tij. Prej këtu lind pyetja: Ç’bëjnë prindërit me fëmijët e tyre që kërthinj, a mendojnë se dy rrugë ka: ose fëmijë të ndershëm dhe të angazhuar në punë e zanate, ose braca e hajduta rrugësh. Mirëpo braci i vogël, është i destinuar të shkojë drejt veprimeve më të mëdha, të kthehet në një hajdut më të sofistikuar e deri në një kriminel të rrezikshëm. Askush nuk lind kriminel dhe këtë e shpjegojnë mjaft mirë psikologët, por bëhet. Bëhet prej mungesës së predispozitës, kryesisht të prindit për t’i dhënë drejtimin e duhur në jetë. Pastaj ka dhe nga ata prindër që ia bekojnë rrugën e bracnisë, pa e kuptuar se pak e nga pak janë ata që e çojnë fëmijën e tyre në rrugën e krimit. Nga ana tjetër është dhe vetë sistemi arsimor, në të shumtën e rasteve, rezulton i dështuar. Ndërkohë që do duhej më shumë shkollim profesional, po krijohet armata e të rinjve pa zanat, me ca njohuri empirike dhe aq më keq shpura e analfabetëve që të vetmin zanat marrin atë të bracit të rrugës, me destinacion kriminelin e nesërm! Nga Gjergj Marku Për më tepër: www.77news.al

Kërkohet project manager & network engineer. Të interesuarit të dërgojnë Cv tek adresa e e-mailit: gh@first.al/ Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


77 NEWS

Welcome to Albania!

E MARTË, 14 GUSHT 2012

KURIOZITETE Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Zbulim i ri mbi parashikimin e fisit Maya!

N

ë një dhomë sekrete të groposur për mijëra vjet brenda një tempulli guri në Meksikë, është zbuluar diçka e errët dhe e tmerrshme. Kështu besojnë mbështetësit e teorisë së fundit të botës. Vendosjet astrologjike dhe formulat numerike, sipas tyre nuk mund të gabojnë: më 21 dhjetor të këtij viti do të ndodhë apokalipsi i parashikuar 5125 vjet më

parë nga fisi Maja dhe bota do të marrë fund. Majat, një civilizim i famshëm dhe i avancuar, kanë tërhequr sërish vëmendjen në shtetin meksikan, Yucatan dhe në Guatemala. Deri tani provat për teorinë e fundit të botës vërtiteshin rreth një pllake të vetme guri të gjetur në Amerikën Qendrore në një tempull të Majave, e cila e përshkruante kalendarin e Tokës deri më 21 dhjetor 2012. Me gjithë skeptikët e kësaj teorie, mbetet fakt që Majat kanë qenë vëzhgues e njohës astronomikë të jashtëzakonshëm dhe të pasur me njohuri të përparuara matematike. Nëse ata kanë menduar se kalendari nuk duhej të shkruhej përtej vitit 2012, duhet të ketë pasur ndonjë arsye. Kjo çështje e ka tërhequr kaq shumë vëmendjen e publikut, sa edhe NASA ka një sektor që i dedikohet teorisë së fundit të botës. Ndonëse referimet për këtë ishin vendosur mbi pllakën e gurit të gjetur në Tortuguero, Meksikën jugore në vitet ’60, pak ditë më parë në tempullin e Comalcalcos u gjet një tje-

tër pllakë, e groposur thellë në dhomën sekrete të tij, e cila mbante të njëjtat shifra që parashikonin fundin e botës. Sipas një përshkrimi në pllakat e gurit, një zot i tmerrshëm lufte i Majave do të zbresë nga qielli në këtë ditë. Pllaka e dytë daton e gdhendur 1300 vjet më parë dhe tani po mbahet në Institutin Nacional të Antropologjisë dhe Historisë në Meksikë. Fakti se faqja e pllakës ishte mbuluar me një lloj stukoje, gjë që tregon se data është mbajtur sekrete dhe për vetë popullin Maja që vizitonte tempullin, ka shtuar akoma më shumë frikën për fundin e botës. Mijëra amerikanë po telefonojnë NASA-n, duke e pyetur nëse duhet të vrasin veten përpara kësaj dite. Shkencëtarët thonë se nuk ka një kërcënim të vërtetë në horizont, ndërsa ekspertët e Majave nuk e mohojnë rëndësinë e kalendarit të këtij fisi, por thonë se shifrat e tij mund të jenë keqinterpretuar. Nga Amazona Kadriu Për më tepër: www.banka-ideve.com

Pija Mai-Tai Polinezi! Kjo pije e veçantë vjen nga Polinezia me përbërësit bazë rum, Curacao liker dhe lëng gëlqere.Thuhet se kjo pije lindi në një restorat të Kalifo r n i s ë t ë v i t i t 1 9 4 4 , p o r n j ë r i va l i këtij restoranti pretendon se e ka krijuar këtë pije në vitin 1933 në

H o l l y w o o d . N ë f a k t f j a l a M a i - Ta i do të thotë “mirë” p or emri i pijes ë s h t ë s h k r u a r s i d y f j a l ë t ë n d a ra . Polinezia përb ëhet prej një mijë ishuj të ndryshëm dhe pija është shumë e njohur në ato rajone. Për më tepër : www.new news.al

Kompania T.E.A sh.p.k kërkon specialist elektriçist të mesëm. Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e tel: 067 20 09 610/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


E MARTË, 14 GUSHT 2012

PROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!

Departamenti i Mekatronikës dhe Telekomunikacionit te “Vitrina”!

Klodian Dhoska

N

77 NEWS

ë një intervistë për ''77 News'' përgjegjësi i departamentit të Mekatronikës dhe Telekomunikacionit, MSc. Ing. Klodian Dhoska tregon për punën e vitit akademik dhe praktikën e studentëve. Si ka rezultuar viti akademik 2011-2012 për degën e Mekatronikës dhe Telekomunikacionit? Viti akademik ka qenë i gjatë dhe i mbushur me punë. Në këtë degë krahas rëndësisë që ka dhënia e literaturës dhe teorisë bazë, rëndësi të madhe merr zhvillimi i praktikës. Studentët të paktën një ditë në javë zhvillojnë orët e praktikës

në laboratorët që ofron vetë kampusi universitar ''Vitrina'', por edhe jashtë kampusit, në institucionet publike dhe jopublike. Çfarë literature dhe metodash përdoren në mësimdhënie? Studentët krahas teksteve mësimore, kanë edhe ciklet e leksioneve të përcaktuara, por edhe leksione shtesë. Ne si pedagogë e ndjejmë si detyrë dhe përgjegjësi t'i sjellim studentit informacionet më të fundit, krahasime dhe përqasje, duke qenë se dega ku ata studiojnë është gjithnjë në evoluim dhe ndryshim nga ana konstruktive dhe teknologjike. Sa ndihmesë jep zhvillimi i praktikës në formimin profesional të studentit? Pedagogët ndjekin hap pas hapi ecurinë e studentit, qoftë edhe në zhvillimin e praktikave mësimore. Studentët kanë treguar mjaft interes për zhvillimin e praktikave, kjo pasi atyre u jepet mundësia të konkretizojnë njohuritë teorike. Formim praktik shumë të rëndësishëm ata kanë marrë gjatë praktikës në hidrocentrale, ku studentët kanë parë të gjitha komandimet që u bëhet pajisjeve. Përmend edhe praktikën në koncesionare automobilistike, ku studentët kanë diagnostifikuar dhe rregulluar defektet e makinave. Nga Daniela Sula Për më tepër: www.77news.al

Welcome to Albania!

Lëvizja

HOROSKOPI DITOR Dashi: Perspektiva shumë të mira në planin material. Urani do iu tregojë rrugën e duhur për të shkuar atje ku duhet. Demi: Nëse jeni në çift bëni kujdes nga keqkuptimet që mund të lindin. Mundohuni që t’i shmangni ato me sa të mundeni. Binjakët: Mos harxhoni para pa kursim sepse do jetë e vështirë ta ekuilibroni buxhetin sërish. Gaforrja: Plutoni do i ndihmojë çiftet të krijojnë mjedisin e përshtatshëm për të dashuruar qetësisht. Luani: Shikoni mirë atje ku do shkelni në sektorin e financave sepse mund të rrëzoheni. Hiqni disa kursime mënjanë. Virgjëresha: Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes. Planetet mund të ndikojnë negativisht tek ju. Peshorja: Jeta në çift do jetë më e këndshme dhe më harmonike. Do flisni më tepër se disa ditë më parë me njëri-tjetrin. Akrepi: Mbikëqyrini mirë financat dhe paguajini faturat që keni. Kujdes duhet të tregoni edhe me shpenzimet. Shigjetari: Bëni kujdes ju çifte sepse Neptuni do ndikojë negativisht. Do keni vështirësi të mëdha për të komunikuar. Bricjapi: Klima në sektorin financiar nuk do jetë e zymtë, megjithatë tregohuni të mençur me menaxhimin e buxhetit. Ujori: Nëse kohët e fundit problemet kanë pushtuar lidhjen tuaj, sot ka ardhur koha të bëni ndryshime. Peshqit: Iniciativat që do ndërmerrni në planin financiar do jenë të rrezikshme por me sukses.

Kompania Klar sh.p.k. kërkon të punësojë menaxhere. Të interesuarat të dërgojnë Cv tek adresa e e-mailit: info@klar.al/Për më tepër: www.njoftime.com

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!


Welcome to Albania!

E MARTË, 14 GUSHT 2012

PROFIL

77 NEWS

Bëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!

Welcome to Albania!

Lëvizja

Përmet, mirësevini në fastfood dhe piceri “Stiljani”!

A

i është një burrë me sy të qeshur, që punon nga mëngjesi e deri vonë në mbrëmje. Sipërmarrja e tij është një fastfood dhe një piceri, e shquar për aromat përmetare të gatesave, që nxjerr nga duart e arta usta Stiljan Jankulla. Vite më parë, pas ndryshimeve të mëdha në fillim të viteve ’90, ai shkoi në mërgim në vendin fqinj, Greqi. Atje jetoi dhe punoi për gati 10 vjet në një piceri në qytetin e Volosit. Mësoi sekretet e zanatit dhe në vitin 2004 u kthye në vendlindje dhe hapi punën e tij. Zgjodhi qendrën e qytetit. Adresa e fastfoodit: rruga Sami Frashëri, përballë bashkisë së qytetit, Përmet. Qysh nga ai vit, nuk i është ndarë më punës. Tek fastfood-piceri “Stiljani” i gjen të gjitha, picat e shijshme të specialitetit përmetar, gatuar në mënyrë të veçantë me produkte mishi dhe zarzavate nga ato të fushave dhe kopshteve përmetare. Pica të specialitetit përmetar “Stiljani”, pica Margarita, pica me proshutë dhe me djathë vendi, nga ai i Përmetit, që u ndihen aromat deri në fund të shëtitores, pica vegjetariane, pica me kërpudha. Ndërsa pulat e pjekura, tek usta Stiljani janë gjithashtu të famshme në gjithë Përmetin. Pula të pjekura, me aroma dhe erëza nga më të ndryshmet. Të famshme janë edhe sufllaqet me mish derri dhe mish pule, ose pitat me gjiro, siç quhen ndryshe. Të mbledhura kaush, ose të hapura, shoqëruar veç mishit edhe me patate të skuqura, me të gjitha zarzavatet dhe pikantet, me majonez dhe salca të ndryshme. Sufllaqe të specialitetit “Stiljani”, me të cilat kënaqen të rinjtë sidomos. Por picat “Stiljani” i frekuentojnë shumë edhe turistët e huaj dhe vendas. Ndërsa sallatat e ndryshme, gatuar me domate, tranguj, sallatë jeshile, perime të pjekura në furrë, mezetë me salcë kosi dhe me djathë, me xaxiq dhe kajmak gjize, janë të rralla dhe

Stiljan Jankulla

të bëjnë të bësh dy porosi, njëra pas tjetrës. ”Usta Stiljani, dy pita me gjiro, të lutem!”, porosit një djalë përmetar, që ka ardhur i shoqëruar me një bjonde, që bie në sy që nuk është vendase. “Gati, gati…dhe për të pirë”?, vajza bjonde porosit lëng qershie, nga ai i fermave përmetare, ndërsa djaloshi merr një gotë verë të bardhë Riesling, edhe ky nga kantinat e Përmetit. Ndërkaq, bie telefoni. Një familje bën porosi për pica “Stiljan”. Më pas edhe një porosi tjetër, edhe një tjetër… Ndërsa një burrë mustaqelli, bashkë me nipcen për dore, porositin në banak një pulë të pjekur, shoqëruar me patate të skuqura.

Ofertë unike për regjistrimet te Universiteti "Vitrina". Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 250 euro deri më datë 20.08.2012 Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi. E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestar është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master.

Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 20.08.2012.

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

Ai zgjedh në frigorifer edhe dy akullore dhe disa birra vendi. Largohet i kënaqur, duke i dhënë edhe uratën mjeshtër Stiljanit dhe zonjës së tij, që punojnë të dy, pa u lodhur dhe vetëm me buzën në gaz. “Puna, cilësia, korrektësia dhe buzëqeshja janë sekreti i mbarësisë në fastfoodin tonë!”, përfundon Stiljan Jankulla, njeriu që e njeh tashmë i gjithë qyteti i Përmetit; qyteti i Vjosës dhe i Gurit të rëndë ndanë brigjeve të lumit. Përmeti, qyteti i luleve dhe i njerëzve me zemër të bardhë. Nga Agim Pipa Për më tepër: www.77news.al

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë.

........................................... Email: info@77news.al Cel: +355 69 46 14 130

Tel: +355 42 27 47 49

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë Durrës, pranë “City Park”.

Welcome to Albania!

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri!

Lëvizja

Welcome to Albania!

Gazeta 77 News Botimi Nr.161  

Gazeta 77 News e përditshme informative organ I Lëvizjes Shqipëra e Re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you