Issuu on Google+

Dëshirë për të Udhëtuar Filloi loja promocionale

*GËRVISHT DHE UDHËTO MË LIRË* Tani edhe vetëm me 300 L mund të udhëtosh për në ITALI. TË GJITHA biletat janë FITUESE me 10-40 euro secila.....Shitjet kanë filluar. Biletat janë të limituara dhe janë të vlefshme deri në shtator të 2014. www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PREMTE, 13.12.2013 VITI II - NR.646

Na kontaktoni: +355 69 53 24 014 +355 42 26 40 29 / +355 52 22 16 04 e-mail: collina.turizëm@gmail.com

...>>fq.2

Edmond Vlashaj

Mbështetje për Reformën në Shërbimet Sociale! MENDIMI POZITIV

Beso në sukses! S u k s e s i n ë n ku p ton shumë gjëra të Qendra e mrekullueshme, Mendimit Pozitiv pozitive. Suksesi nënkupton: një shtëpi të mirë, pushime, udhëtim, gjëra të reja, siguri financiare, etj. Suksesi nënkupton të fitosh admirim dhe respekt në shoqëri. Suksesi domethënë ...>> VIJON NË FAQEN 2

Çfarë keni bërë kështu more?!................................fq.3 Ndotja akustike, problemi që shfaqet çdo prag festash!.....................................................fq.4 Qehaja: Arti në mobilerinë tonë njeh dimensione të reja!..........................................fq.5 Biodizeli, bioetanoli dhe biogasi, karburante ekologjike!.........................................fq.6 Kërkesa e brendshme dhe industria nxitën ekonominë turke!..............................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E PREMTE, 13 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Mbështetje për Reformën në Shërbimet Sociale!

Edmond Vlashaj

Mbështetje maksimale për Kryeministrin Edi Rama, si dhe ministrin e Mirëqenies

Sociale, Erion Veliaj në përpjekjen e tyre për shkatërrimin e rrjetit të korrupsionit

në zhvatjen financiare që korrupsionistët dhe kriminelët batakçinj, i kanë bërë fondit të ndihmës sociale. PLSHR, edhe në platformën e vet politike por edhe në komunikimet e përditshme nëpërmjet gazetës "77 News", e ka denoncuar me forcë këtë fenomen duke kërkuar gjithashtu një zgjidhje radikale për pastrimin njëherë e mirë të listave të ndihmës sociale prej familjarëve, kushërinjve dhe miqve të këshilltarëve të komunave dhe bashkive apo funksionarëve politikë, pa asnjë lidhje me kriteret e ndihmës sociale, apo me pensionet e invaliditetit. "Padrejtësia e të fortit", kundrejt pafuqisë së të ligështit, duhet të marrë fund një herë e mirë, sot! Me ndëshkim ligjor! Si dhe me prodhimin e një sistemi që imponon respekt të ligjit, drejtësi dhe ndershmëri. Edmond Vlashaj, PLSHR

PLSHR krenare për krijimin e Agjencisë së Supervizimit të Administratës Publike! Kryeministri Rama ka marrë vendimin për krijmin e Drejtorisë së Antikorrupsionit dhe Supervizimit të punës së Administratës Publike, pranë Kryeministrit. Kjo është një iniciativë shumë e vlefshme në luftën e shtetit shqiptar kundër korrupsionit! PLSHR është krenare për kontributin e dhënë në idetë dhe propozimet publike të ngjashme të shpërndara nëpërmjet platformës së saj politike në qindramijëra kopje në qershorin e këtij viti. Do të ishim shumë vlerësues nëse do të krijohej edhe

"Agjencia Publike e Supervizimit të Administratës Publike" e cila do të supervizonte punën dhe performancën e Administratës Publike në mënyrë të pavarur nga pushteti apo Qeveria dhe e varur nga përzgjedhja direkte nëpërmjet votimit të drejtëpërdrejtë me vota popullore. Kjo Agjenci do të kompletonte boshtin e përballimit të luftës kundër korrupsionit, përballim i cili duhet të furnizohet edhe me elemente dhe iniciativa të tjera që do të krijonin realitetin e përballjes me sukses të korrupsionit dhe

devijimeve ndaj ligjshmërisë, drejtësisë dhe ndershmërisë së ofrimit të shërbimeve të dobishme që administrata publike e ka për detyrë t'ua ofrojë popullit dhe shteti shqiptar. Kryeministri Rama ka të gjithë mbështetjen e mijëra të rinjve të PLSHR, për të gjitha iniciativat antikorrupsion, ka maksimalisht mbështetjen tonë qytetare, publike dhe njerëzore, edhe pse nuk kemi të njëjtën qasje apo drejtim politik. Edmond Vlashaj, PLSHR.

të tjerët të jenë konfidentë me ty. Besimi në rezultate të mëdha është forca shtytëse, fuqia prapa të gjithë librave të mëdhenj, shfaqjeve të mëdha dhe zbulimeve shkencore të mëdha. Besimi në sukses është prapa çdo biznesi të suksesshëm. Besimi në sukses është përbërësi themelor, absolutisht esencial i njerëzve të suksesshëm. Beso, vërtet beso, se mund t’ia dalësh, dhe do t’ia dalësh. Qëndrimi “Në rregull do të provoj, por s’ma merr mendja se do të funksionojë” prodhon dështime. Mosbesimi është fuqi negative. Kur mendja nuk beson apo dyshon, mendja tërheq “arsye” për ta përkrahur mosbesimin. Dyshimi, mosbesimi, vullneti i nënvetëdijshëm për të dështuar, mosdashja vërtet të kesh sukses, është përgjegjës për shumicën e dështimeve. Mendo

dyshim dhe dështo. Mendo fitore dhe ki sukses. Është mirë të respektohet lideri. Mëso nga ai. Vëzhgoje atë. Studioje atë. Por mos e adhuro. Beso se mund ta tejkalosh. Beso se mund të shkosh përtej. Ata që e ushqejnë në mendje qëndrimin ‘i dyti pas më të mirit’ bëhen pa ndryshim të dytët pas më të mirit. Personi është produkt i mendimeve të veta. Beso në Përmasa të Mëdha. Nise ofensivën tënde të suksesit me besim të ndershëm, të sinqertë se mund t’ia dalësh. Beso në përmasa të mëdha dhe rritu. Beso në vetvete, dhe gjërat e mira do nisin të ndodhin. Mendja jote është “fabrikë e mendimeve”. Është fabrikë e zënë, që prodhon mendime të panumërta në një ditë. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ... liri: liri nga brengat, frikërat, frustrimet dhe dështimi. Suksesi domethënë vetë-respekt, të gjesh vazhdimisht më shumë lumturi dhe satisfaksion të vërtetë nga jeta, të jesh i aftë të bësh më shumë për ata që varen nga ti. Suksesi, arritja është qëllimi i jetës! Një fjalë e urtë thotë: Nëse ke besim mund të lëvizësh malet. Beso, vërtet beso, se mund ta lëvizësh një mal dhe mundesh. Jo shumë njerëz besojnë se mund t’i lëvizin malet. Pra, si rezultat, jo shumë e bëjnë këtë. Mendo sukses, mos mendo dështim. Besimi punon kështu. Besimi, qëndrimi “Jam pozitiv, unë mundem”, e gjeneron fuqinë, shkathtësinë, dhe energjinë e nevojshme për ta bërë. Besimi i fuqishëm, e nxit mendjen t’iu bjerë në fije mënyrave dhe mjeteve dhe si ta bëjë. Dhe besimi se mund t’ia dalësh i bën Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 13 DHJETOR 2013 Lëvizja

Një Moment me pak Koment...

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kemi pllaka për të shtruar! Dëm të madh s'paska bërë, kusuri pllakat e rrugicës paska shkulur! Ka dhe më keq! Pamje nga rrugica përgjatë rrugës "Arben Broci". Përgatiti: L.B

Një Moment me pak Koment...

Në Qytetin Studenti, Tiranë

Çfarë keni bërë kështu more?! Nuk ka më shumë se një vit që e kanë krijuar këtë shesh pushimi që ndodhet para Bashkisë, dhe e kanë katandisur në këtë pamje që e shikojmë edhe ne. Përgatiti: A.Ç

Një Moment me pak Koment...

Pranë Bashkisë së Elbasanit

Ofrohet vend pune Financiere. Dërgoni CV-të tuaja në: humanresources@brunes.al/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E PREMTE, 13 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Ndotja akustike, problemi që shfaqet çdo prag festash!

Foto ilustruese

Ndryshe nga sa ndodh në botë, në vendin tonë ndotja akustike është një nga problemet më shqetësuse për qytetarët. Përveç zhurmave të përditshme, stres dhe ndotje akustike qytetarët shqiptarë e përjetojnë çdo prag festash. Një shqetësim i tillë nga kapsollet dhe lëndët plasëse ka nisur të "zbresë" dalëngadalë në lagjet e kryeqytetit. “Perceptimi i zhurmave në jetën e përditshme ka një rëndësi të madhe për mirëqënien e shëndetit të popullatës”, shprehen specialistët e shëndetit publik. Në qoftë se ka një "bombardim" të përditshëm nga zhurma, me kalimin e kohës, kjo ndikon edhe në shëndet. Qytetarët Shqetësimin nga lëndët plasëse, si fishekzjarre, kapsolle e kanë ndjerë dhe po e ndi-

ejnë të gjithë qytetarët shqiptarë. Madje mund të jemi ndër vendet e rralla që i nisim zhurmat dhe festimet muaj përpara festave të fundvitit. Thënia “Liria ime mbaron aty ky cënohet liria e tjetërit” në vendin dhe shoqërinë tonë është shumë pak e praktikueshme. Nuk është aspak e ndaluar të festojnë dhe argëtohen fëmijët, por të argëtohen duke dëmtuar veten dhe komunitetin nuk është aspak e drejtë, madje është e dënushme. "Kapsollet dhe fishekzjarret nuk duhet të tregtohen dhe përdoren nga qytetarët një muaj përpara dhe një muaj pas festave të fundvitit, por vetëm gjatë natës së ndërrimit të viteve" u shpreh një qytetar për gazetën "77 News". Tregtarët Tregtarët reagojnë ndaj këtij fenomeni me modesti, duke vendosur veten në rolin e prindërit, por edhe duke mos harruar interesin e madh që ata kanë, për të shitur lëndët plasëse sa më shumë përgjatë festave të fundvitit. Iliri, një tregtar shumice në lidhje me këtë problematikë u shpreh: “Kjo është një tregti sezonale dhe fitimprurëse, pavarësisht se vitet e fundit nuk ka qenë në masën e viteve të mëparshme. Unë personalisht mundohem që të tregohem sa më i përpiktë në shpjegimin e metodatve të përdorimit të këtyre lëndëve plasëse që nganjëherë bëhen mjaft të rrezikshme. Fëmijët përjetojnë festat më hareshëm se çdo moshë tjetër, prandaj nëse ata duan që të plasin kapsolla dhe fishekzjarre përse

të mos ua plotësojmë dëshirën? Unë i bëj shërbim punës sime duke shërbyer me lodrat, të cilat fëmijët nuk dëmtohen, por argëtohen në maksimum. Uroj që festat e këtij fundviti të kalojnë pa ndonjë incident apo të lënduar. Mesazhi Në vendin tonë duhet të eleminohen përdorimet masive të lëndëve plasëse dhe fishekzjarreve nga të rinjtë, pasi pasojat janë provuar dhe stërprovuar në festat e kaluara. Të reflektojmë përpara se të ndodhin lëndime në sy, veshë, djegie apo lëndime të tjera, pasi fëmijët të cilët i përdorin këto lëndë plasëse nuk janë të aftë të dinë pasojat fatale që mund të kenë. Të ulen në maksimum rreziqet ndaj popullsisë civile nga lëndët plasëse të pakontrolluara, si dhe të reduktohet sa më shumë mundësia e tregtimit e fishekzjarreve dhe lëndëve të tjera plasëse me fuqi të lartë. Sigurisht, duhet ndërhyrja e organeve kompetente që të mos lejohet tregtimi në tregje dhe dyqane i lëndëve plasëse, por njëkohësisht duhet edhe sensibilizimi i gjithë shoqërisë që të punojnë me fëmijët e tyre për t'i bindur për pasojat negative që kanë plasjet e këtyre lëndëve. Përgatiti: A.H «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Inxhinier Informatik. Dërgoni CV-të tuaja në: recruitment.al@seiconsulting.it/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 13 DHJETOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Qehaja: Arti në mobilerinë tonë njeh dimensione të reja!

Mhill Qehaja

Përfaqësuesi i Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë sjell për lexuesit e "77 News" një intervistë me sipërmarrësin, Mhill Qehaja. Mobileria që ai drejton gjendet vetëm pak minuta larg qendrës tregtare të shumicës, tek ish fabrika e qumështit dhe e mishit në Tiranë. Për nga shumëllojshmëria e prodhimeve të saj, për nga cilësia dhe arti i punimeve, që kryhen në atë fabrikë, emri i kësaj sipërmarrjeje tashmë i ka kaluar kufinjtë e Tiranës dhe të Shqipërisë. Z. Qehaja, preja sa kohësh e keni filluar këtë aktivitet? Prej vitit 1994 kam nisur këtë aktivitet së bashku me bashkëshorten, e cila është një manaxhere e shkëlqyer.

Mund të na flisni pak për historikun? Unë jam në profesion inxhinier ndërtimi, ndërsa Tina, ekonomiste e lartë. Ne si firmë punojmë kryesisht vetëm me porosi. Prodhimet tona kryesisht janë: dhoma gjumi, biblioteka, kuzhina të brendshme, bare dhe minibare familjare dhe për biznese; Veç këtyre: punime druri në komplekse pallatesh me firma të mëdha; punime druri dhe arredime në fshatra turistike në periferi të Tiranës, kryesisht në Sauk dhe Lundër; shkallë të brendshme apartamentesh, punime këto që zenë gati 30% të kontratave me porositësit. Punime klasike janë kryer gjithashtu në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë; në Kosovë (Prishtinë dhe Prizren), në Maqedoni,

Itali dhe aktualisht jemi drejt përfundimit të disa porosive speciale, për mobilimin e brendshëm me dru të tre vilave shumë larg Shqipërisë, në Moskë. Sekreti i porosive dhe kërkesave është shumë i thjeshtë për t’u kuptuar: Mobileri “Qehaja” kryen punime të një cilësie shumë të lartë, me një gamë dhe larmi të lakmueshme modelesh dhe punimesh, që shkojnë drejt artit të aplikuar në dru. Përse klientët zgjedhin mobilerinë tuaj? Ne, në rrugëtimin tonë si sipërmarrës, kalojmë gjithnjë përmes sfidash, të cilat deri më tani i kemi fituar. Ju e shihni dhe vetë që kudo gjenden punime druri të mëdha dhe të imta, me gdhendje artistike, me motive që të kujtojnë artin dhe kulturën tonë, atë të veriut të vendit sidomos. Gdhendje të “qendisura”, që duket sikur flasin nga brendësia, ngrohtësia e drurit dhe e objekteve, që vezullojnë sikur të ishin të gjalla. A ka Mobileri “Qehaja” një staf që të merret me dizajnin? Mbi tavolinë, sapo kam vendosur një set projektesh, të gjitha të konceptuara dhe të ideuara nga specialistët që punojnë në zyrën e dizajnit të sipërmarrjes. Për këtë, më është dashur të kontraktoj dhe të kem si pjesë të trurit të biznesit, një arkitekte shumë të njohur serbe dhe një arkitekt gjithashtu shumë të njohur shqiptar, përveç sa e sa mjeshtrave duarartë, gdhendësve, punëtorëve që dinë të "qendisin" në torno druri. Përgatiti: A.K Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Ndihmes kamarier. Dërgoni CV-të tuaja në: bn@kaonbeer.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

ODA E JUNIKUT

Lëvizja

Adresa: Agim Ramadani pn, 51050 Junik, Kosovë Tel. +377 044 182 / +377 044 912 +377 049 766 / +377 049 824 E-mail: odaejunikut@hotmail.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

KURIOZITETE

E PREMTE, 13 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Biodizeli, bioetanoli dhe biogazi, karburante ekologjike!

Biodizeli, bioetanoli dhe biogasi janë biokarburantet ekologjikisht të pranueshme në botë, jo nafta, jo qymyri dhe jo gazi. Dihet se karburantet nga lënda organike

bio po gjejnë përdorim gjithnjë e më të madh në vende të ndryshme të botës, aq sa shtetet si Brazili mbajnë diku tek gjysma e nevojave të vendit për qarkullim automjetesh nga kjo lëndë, sa ekologjike aq edhe miqësore me mjedisin. Por edhe shtetet si Gjermania, këtu në Europë po e nxisin këtë lloj karburanti në atë masë sa që e kanë vënë në ligj objektivin e zëvendësimit në masën prej 20%, deri në vitin 2020, të karburanteve konvencionalë me karburante alternative në fushën e transporteve, ku edhe vendet e tjera nuk kanë si t’i shpëtojnë këtij ligji. Meqënëse në shtypin e përditshëm, është folur pak për to, si duket ka ardhur koha që karburantet jo fosile (jo naftë, jo qymyr, jo gaz etj.), të ngrihen në nocion masiv sot, në mënyrë që nesër të dimë të mbështesim zbatimin praktik të saj.

Karburantet bio janë një formë alternative karburantesh, miqësorë ndaj mjedisit dhe një nga prodhimet kryesore, që rezultojnë nga përpunimi i biomasës. Prodhohet nga një sërë farëzash vajore të bimëve, që prodhojnë energji, si dhe nga yndyrnat dhe mbeturinat. Përdorimi i tyre nuk e rëndon mjedisin dhe në të njëjtën kohë përbëjnë formën më të mirë dhe më rentabël të karburanteve. Biodizeli, bioetanoli dhe biogazi kanë karakteristiket e tyre. Ato mund të zëvendësojnë ose të përzihen me naftën dizel dhe benzinën dhe të përdoren në transport. Kjo gjë është e drejtëpërdrejtë rezultative, pasi nuk është e nevojshme të bëhen ndryshime në sistemin e shpërndarjes së karburanteve dhe në motorrët e makinave. Për më tepër: www.77news.al

Vitaminat A dhe B ju lirojnë nga stresi! Stresi shkakton ndryshime në relacionet metabolike dhe zvogëlon kompleksin e vitaminave B dhe vitaminën C. Mungesa e vitaminës B, shkakton nervozen dhe zemërimin. Disa komplekse të vitaminave B përmbajnë edhe vitaminën C, prandaj përdorimi i tyre është ideal për lirimin nga stresi dhe rregullon ekuilibrin shëndetësor. Përveç kësaj, vitaminat B (B1, B2, B6, B9, B12) janë të nevojshme për lirimin e energjisë që e marrim me anë të ushqimit, prandaj

janë të rëndësishme dhe duhet marrë rregullisht. Shumica e njerëzve e njohin vitaminën C për dobitë e saj në forcimin e imunitetit. Por, vitamina C mund gjithashtu të ndihmojë nëse vuan nga stresi kronik apo stresi i tepruar. Kjo vitaminë posedon përbërës antistresues dhe mund ta ndihmojë turpin tuaj në prodhimin e serotonit, një neurotransmetues që ka efekt qetësues. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Mekanik Automjetesh. Dërgoni CV-të tuaja në: info@artinel.al/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 13 DHJETOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Kërkesa e brendshme dhe industria nxitën ekonominë turke!

Zafer Çallajan

Ekonomia e Turqisë u rrit më shumë se parashikimet në tremujorin e tretë, në sajë të kërkesës së brendshme dhe investimeve private. Ashtu si ekonomitë e tjera në zhvillim,Turqia është duke luftuar me efektet e tërheqjes së stimulit monetar të SHBA. Por të dhënat tregojnë se ekonomia e vendit është e qendrueshme dhe se treguesit makro ekonomik janë të qëndrueshëm. Sipas të dhënave prodhimi në tre mujorin e tretë të vitit 2013 u rrit me 4.4 për qind. Kjo ishte dy herë më shumë se pro-

dhimi i vitit të kaluar, ku eksportet e forta ndihmuan ekonominë e vendit të rritet. "Të dhënat e sotme tregojnë se PBB është zhvilluar në drejtim të konsumit privat, investimeve nga shpenzimet publike dhe nga eksportet pozitive",tha ekonomisti Haluk Burumcekci. "Duke pasur parasysh se performanca ishte më e mirë se sa pritej në pjesën e dytë, ne jemi duke parashikuar rritje të PBB-së në 3.8 për qind për vitin 2013", tha ai. Ministri i Ekonomisë Zafer Çallajan tha gjithashtu se rritja ekonomike

Lëvizja

Turqia, donatori i katërt i ndihmave humanitare! Turqia ka shtuar ndihmat e saj në vende të ndryshme të botës, duke dyfishuar fondet për vendet e varfëra në 10 vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare. Turqia ka rritur aktivitetet mbështetëse humanitare dhe të zhvillimit në mbi 100 shtete në të gjithë kontinentet. Sipas Drejtorisë së Koordinimit të Diplomacisë Publike, ndihma e Turqisë drejt këtyre vendeve kap vlerën e 3.4 bilionë dollarëve. Sipas të dhënave të shtetit turk, ndihma financiare për zhvillimin e këtyre vendeve për vitin 2012 ishte 2.23 bilionë dollarë. Turqia ishte në mesin e vendeve të OECD të cilat kanë dhënë ndihmën kryesore në zhvillimin e vendeve të ndryshme të pazhvilluara. Sipas Asistencës humanitare Globale(GHA) në vitin 2012,Turqia u bë donatori i katërt më i madh i ndihmës humanitare në të gjithë botën, duke kontribuar mbi 1 miliard dollarë. Për më tepër: www.77news.al

për vitin 2013 mund të jetë mbi objektiv dhe se qeveria po pret një rritje prej 3.8 për qind për këtë vit. "Zhvillimet në prodhimin industrial, kërkesës së brendshme dhe konsumit të energjisë në tremujorin e tretë sinjalizuan se rritja ekonomike do të jetë më e lartë se pritshmëritë. Rritja në tre muajt e fundit të vitit mund të jetë pak më e ulët, por ne do të arrijmë të përmbushim objektivat", tha Çallajan. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Përfaqësues mjekësor. Dërgoni CV-të tuaja në: ashehaj@fufarma.al/ Për më tepër www.biznesunion.al

Cel: +355 68 60 52 204 Cel: +355 68 20 82 528

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS Lëvizja

E PREMTE, 13 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Fillon Forumi Shkencor Ndërkombëtar në SHLUP "Vitrina"!

Fillon Forumi Shkencor Ndërkombëtar – International Scientific Forum (ISF 2013). Ky forum organizohet në ambientet e Kampusit Universitar “Vitrina” deri në datën 14 Dhjetor 2013. ISF 2013, është një ngjarje e rëndësishme në fushën akademike dhe shkencore, rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Institutit Shkencor Europian, SHLUP “Vitrina” dhe Unversitetit të Azores ( Portugali). Ky event është një eksperiencë tepër e rëndësishme për të gjithë pjesëmarrësit, si dhe një mundësi e mirë për të diskutuar

punimet e tyre shkencore, paraqitjen e arritjeve të reja akademike, si dhe shkëmbimin e eksperiencave të përbashkëta në fushat e tyre të interesit. Të gjitha materialet janë të publikuara në njërën prej revistave shkencore ndërkombëtare, European Scientific Journal (ESJ). Me pjesëmarrjen e personaliteteve të fushës akademike nga vende të ndryshme të botës, ky forum është një eksperiencë e mirë ku do të ketë shkëmbime të përvojave, ideve dhe projekteve të shumta. Fjala e hapjes u mbajt nga Rektori i SHLUP

“Vitrina”, Prof. Dr. Mario Kedhi. Një fjalë mirënjohjeje mbajti Presidenti i Bordit të Institutit Shkencor Europian z. Jovan Shopovski. Më pas e mori fjalën zv.Rektori i SHLUP “Vitrina” Dr. Teki Kurti, i cili bëri një prezantim mbi arritjet e Institucionit. Folësi kryesor i Sesionit ishte Dr. Zoltan Veres përfaqësues i Shkollës së Biznesit, Budapest-Hungari. Në përfundim të Sesionit, pjesëmarrësit e kësaj konference u nisën për një vizitë turistike në qytetin e Krujës. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Përfaqësues mjekësor. Dërgoni CV-të tuaja në: ashehaj@fufarma.al/ Për më tepër www.biznesunion.al

Vëllezërit Hoxha sh.p.k

adresa: kryqëzimi i Bushatit ,Shkodër tel: +355 69 55 17 777 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


13 dhjetor