Issuu on Google+

GOMISTERI

Adresa: Autostrada Durrës-Tiranë, Km 1 Cel: +355 69 67 02 648

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E ENJTE, 12.09.2013 VITI II - NR.555

MENDIMI POZITIV

...>>fq.5

Dashuri për njerëzoren! D

ashuria është eliksir. Një njeri Qendra e që jeton me dashuri, Mendimit Pozitiv është lumturuar prej saj dhe ka mbuluar të tjerët përreth me dashuri. Në fjalorin e njerëzimit, dashuria është jetë. Ne e ndiejmë dhe e kuptojmë njëri-tjetrin me dashuri. Krijuesi i Plotfuqishëm nuk ka krijuar një marrëdhënie më të fuqishme se dashuria, këtë zinxhir që lidh njerëzit me njëri-tjetrin. Në fakt, pa dashurinë që e mban në këmbë, bota nuk është gjë tjetër veçse një rrënojë. Xhindet dhe njerëzit kanë mbretërit e tyre. Bletët, milingonat dhe termitet kanë gjithashtu, mbretërit e tyre, për secilin ekziston një mbretëri dhe një mbret. Mbretërit dhe mbretëreshat vijnë në fuqi në rrugë të ndryshme dhe ngjiten në fronet e tyre shpesh me luftë dhe viktima. Kurse dashuria është mbret në zemrat tona, jo duke shkaktuar përleshje dhe viktima. Gjuha dhe buzët, sytë dhe veshët kanë vetëm një vlerësim për sa kohë mbajnë flamurin e dashurisë, ende dashuria është vetëm e çmueshme në vete dhe për vete. Zemra, pavioni i dashurisë, është shumë e vyer për atë që mban brenda. Kështjellat mund të mposhten pa gjakderdhje, por thjesht duke valëvitur flamujt e dashurisë në ballë të tyre. Mbretërit bëhen ushtarë të dhembshurisë kur mposhten prej ushtarëve të dashurisë. Ne jemi rritur në një atmosferë ku ngadhënjimi qëndron në sytë tanë, ndërsa në zemër kumbon gjëmimi i daulleve të dashurisë. Zemrat tona rrahin me gjallëri kur shohin të valëvitet flamurin e dashurisë. Krijesa është rezultat i ndezjes së fitilit të ... >> VIJON NË FAQEN 2

Qytetarët: Periferitë e kryeqytetit po mbulohen nga plehrat! Ja përse duhet të vizitojmë Korçën!........................fq.2 Banka e Shqipërisë: Ulen remitancat!.......................fq.3 Dhuna në familje, e dhunuara: Kërkoj mbrojtje!...fq.4 Hani hurdhëra dhe shpëtoni prej pickimit të mushkonjave!......................................................fq.6 Egjipti, axhendë e rëndësishme për Ankaranë zyrtare!..............................................fq.7 Vebi Alstafa: Muaji gusht, fluks pune në Shqipëri!..........................................................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


AKTUALITET

77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 12 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ja përse duhet të vizitojmë Korçën!

E

kanë quajtur qyteti i serenatave, i dashurisë, artit, birrës, kërnackave, "Parisi i vogël". Po të kërkosh, gjen plot epitete të tjera që cilësojnë vlerat dhe karakteristikat se përse duhet vizituar një qytet si Korça. E hapur qysh herët me botën, drejt perëndimit (shumë korçarë emigruan herët në Amerikë, por edhe shumë atdhetarë e intelektualë më herët, në Turqi e Ballkan), Korça është një qytet i qeshur e plot jetë, që të fton në çdo stinë të vizitosh rrugët e saj karakteristike, të mësosh për kulturën dhe historinë e saj, të kuptosh pse shumë atdhetarë që sot mbushin faqet e historisë së kombit, ishin pikërisht nga Korça.

Por, edhe për të pirë një birrë me kërnacka, do të ndjesh kënaqësi e mikpritje, sepse kudo në qytet apo në fshatrat e tij, gjëja e parë me të cilën do të takohesh, është pikërisht mikpritja e korçarëve. Korça u ofron turistëve një trashëgimni të pasur kulturore, në arkitekturë, urbanistikë, monumente kulturore, etj. Ekoturizmi është një fushë me interes të veçantë për të apasionuarit e natyrës së bukur korçare. Ky është një qytet gazmor dhe magjik, që me serenatat e tij është bërë i njohur në të gjithë botën. Për më tepër: www.77news.al

Sejdini: Lobim i përbashkët për qytetin tonë!

K

ryetari i Bashkisë së Elbasanit, Z. Qazim Sejdini zhvilloi një takim pune me reporterët e masmediave lokale dhe qendrore. Qëllimi i takimit ishte prezantimi i prioriteteve të punës së Bashkisë së Elbasanit për periudhën e mbetur të këtij viti dhe vitin 2014. Në fokus të këtij bashkëbisedimi me gazetarët ishte lobimi i përbashkët në dobi të zgjidhjes së problemeve më kyçe të qytetit të Elbasanit, të cilat do të jenë prioritet i punës së administratës bashkiake për vitin 2014: 1.Mjedisi, 2.Uji i pijshëm, 3.Shëndeti Publik

4.Projektet më të mëdha infrastrukturore në qytet. Gazetarët nga ana e tyre garantuan mbështetje dhe bashkëpunim në dobi të realizimit të prioriteteve që paraqet sot qyteti i Elbasanit. Takimi vijoi me pyetje dhe përgjigje mbi shumë aspekte të punës së Bashkisë dhe zhvillimit të qytetit. Aktualisht, Elbasani ka 3 televizione lokale, 4 radio, 2 gazeta të përjavshme të pavarura, si dhe rreth 15 korrespondentë vendorë të masmediave qendrore. Për më tepër: www.77news.al

është dashuria. Përtej efekteve, në tokësorët e dashuruar janë të tjera probleme që vetëm çelësat mistikë të dashurisë mund t'i zgjidhin. Është e pamundur që çdo vlerë në këtë botë të mund të kalojë ose të konkurojë njëlloj me dashurinë. Kartat e arit, argjendit, parave ose të çdo sendi tjetër me vlerë, janë pothuajse gjithmonë të mposhtura në këtë maratonë prej adhuruesve të dashurisë dhe vetë dashurisë. Kur dita vjen me gjithë shkëlqimin e saj, stili madhështor i jetës së pronarëve të pasurive materiale është shuar, arkat e tyre janë bosh, zjarri është shuar, kurse qiriri i dashurisë vazhdon të digjet për të ndriçuar dhe për ta përhapur atë në zemrat dhe shpirtrat tanë. Nëse jemi të aftë të kuptojmë dhe të çmojmë pasuritë e fshehura, ne do të kuptojmë si janë lidhur këto pasuri me Krijuesin e vërtetë dhe kështu ne do të pëlqejmë çdo gjë të gjithësisë, që është e bukur dhe e dashur. Ne jemi të gjithë të njëjtë, le t'i thërrasim çdo kujt prej zemrave tona, pa përdorurbuzët apo gjuhën.

Si janë bashkuar duart tona së bashku, ashtu të flasim dhe ne me zemrat tona të bashkuara! Dora nuk mund të kërkojë të krahasohet me këmbën, gjuha nuk mund të kritikojë buzën, sytë nuk mund të shohin shkarjet e veshëve, zemra nuk mund të përleshet me mendjen. Siç jemi të gjithë gjymtyrë të një trupi të njëjtë, duhet ta shuajmë këtë dualitet që prish pikërisht harmoninë tonë. Ne duhet ta pastrojmë udhën për të bashkuar njerëzit dhe kjo është një prej rrugëve më të mëdha në të cilën Krijuesi u dhuron sukses njerëzve në këtë botë. Kjo është rruga me të cilën Ai e shndërroi këtë botë në një parajsë. Duke ecur këtu, dera e parajsës do të jetë e hapur dhe gjerësisht në gjëndje të na japë një mirëseardhje të ngrohtë. Tani e tutje ne duhet t'i largojmë të gjitha mendimet dhe ndjenjat që na ndajnë dhe të nxitojmë të përqafojmë njëri-tjetrin me ndjenjën e dashurisë dhe bashkimit! *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ... qiririt të dashurisë, qiri për “qëniet që kuptojnë dhe shikojnë.” Nëse Krijuesi nuk e bën krijesën të dashur, nuk do të ketë as hënë, as diell, as yje. Qiellore janë të gjitha poezitë e dashurisë, kurse toka rimon me to. Në natyrë, goditja e rëndë e dashurisë është ndjenjë dhe në marrëdhëniet midis njerëzve, mund të shihen duke u valëvitur flamuri i dashurisë. Në shoqëri, nëse është një pëshpëritje që përmban vlera, është dashuria. Pesha e dashurisë është më e madhe edhe nëse kundërpesha është ar i kulluar, sepse dashuria peshon më rëndë se ari. Ari dhe argjendi mund ta humbin vlerën e tyre në tregje dhe vende të ndryshme, por dyert e dashurisë janë të mbyllura për çdo lloj pesimizmi dhe asgjë nuk mund të ndryshojë harmoninë dhe qëndrueshmërinë e saj. Deri në këtë moment, vetëm ata që janë zhytur në urrejtje, zemërim dhe armiqësi, planifikojnë të rezistojnë dhe të luftojnë kundër dashurisë. Për ironi, i vetmi mjekim që do t'i qetësonte këta shpirtra mizorë, Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 12 SHTATOR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Banka e Shqipërisë: Ulen remitancat!

T

ë ardhurat që emigrantët dërgojnë në familjet e tyre në Shqipëri ishin në nivelet më të ulëta historike në tremujorin e dytë të këtij viti. Kjo sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, duke reflektuar si tendencën ciklike, ashtu dhe krizën që po kalojnë Greqia dhe Italia. Prurjet ishin 105 milionë euro, niveli më i ulët historik, që nga viti 2004. Për gjashtëmujorin e parë, remitancat ishin vetëm 228 milionë euro, me një rënie prej 33%, në raport me një vit më parë. Trendi rënës i remitancave pritej për shkak të lëvizjeve ciklike (pas 20 vitesh emigrantët fillojnë e shkëpusin lidhjet nga vendi mëmë), megjithatë ai është përshpejtuar për shkak të krizës që po përjetojnë Greqia dhe Italia, që kanë lënë mijëra shqiptarë të papunë. Remitancat e emigrantëve përdoren kryesisht për financimin e konsumit në vend. Tkurrja e tyre u ndie dhe në verën e këtij viti, teksa monedha vendase nuk fitoi pikë ndaj euros, siç ndodhte rëndom në këtë periudhë, kur një pjesë e emigrantëve vinin për pushime në atdhe. Për më tepër: www.77news.al

Mbyllen regjistrimet në kopshte!

R

reth 8.700 fëmijë do të frekuentojnë kopshtet publike të kryeqytetit për vitin mësimor 2013-2014. Numri i regjistrimeve të reja për këtë vit ka qënë më i ulët se një vit më parë për shkak të rikonstruksionit të 8 kopshteve në Tiranë. Grupet në kopshte do të kenë rreth 35 fëmijë. Ashtu sikurse u bë regjistrimi në gjimnaze, është bërë edhe në kopshte. Bëhet e ditur se nuk është lejuar që të merren parasysh preferencat e prin-

dërve për të regjistruar fëmijët e tyre atje ku dëshirojnë apo në kopshtin më të afërt. Regjistrimet do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në muajin dhjetor vetëm për ata fëmijë, të cilët mbushin moshën 3 vjeç gjatë këtyre muajve. Për këta vogëlushë janë parashikuar vende te lira me qëllim sistemimin e tyre. Fëmijët do të nisin arsimin parashkollor më datën 16 Shtator. Për më tepër: www.77news.al

Bailiff Services Albania sh.p.k kërkon jurist/e, dërgoni CV në e-mail: bailiffservicesalbania@gmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

Adresa: Shëngjin, Lezhë Cel: +355 67 20 11 033 Tel: +355 281 22500/501 E-mail: rafaeloltb@yahoo.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E ENJTE, 12 SHTATOR 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Dhuna në familje, e dhunuara: Kërkoj mbrojtje!

Foto ilustruese

Ë

shtë grua punëtore, e zgjuar dhe e fortë. E di se vetëm me shumë punë mund të zgjidh kërkesat minimale për fëmijët dhe jetën e saj. F. është martuar me një djalë, të cilin nuk e kishte parë kurrë para martese. Më pëlqeu se ishte i pashëm, jetonte në qytet me të ëmën, kishin shtëpi, tokë, tregon F. për qendrën ‘’Drejtësi dhe Solidaritet’’. Zonja në fjalë vjen nga një familje e varfër fshatare. Gjërat shkonin mirë dhe unë isha e kënaqur që kisha krijuar në shtëpi një ambient të ngrohtë e plot dashuri. Një ditë burri im erdhi i dehur në shtëpi. Nuk e kisha parë ndonjëherë në atë gjëndje, më erdhi keq dhe e ndihmova të shtrihej. Ndërkohë, ai filloi të më rrihte për hiç gjë dhe nuk donte ta kundërshtoja. Fëmijët janë të vegjël, i mbylla në dhomë për të mos dëgjuar. Kam menduar shumë

herë për të ikur nga shtëpia, por nuk kam ku të shkoj me dy fëmijë të vegjël. Kështu, në këto kushte jetoj gati dhjetë vjet. Gjatë këtyre viteve të mundimshme, me shumë sakrifica për të rritur fëmijët nën presion dhe akte dhune, për herë të parë po marr guximin të flas për gjëndjen time tepër të vështirë. Madje, do të kërkoj edhe divorcin, por nuk jam akoma e gatshme. E pyetur për këtë rast mjaft të rëndë, se cila është arsyeja e një dhune kaq makabër psikologia A.P thotë : "Një nga faktorët e mëdhenj që lidhet me mosmarrëveshjen në çift, është ekonomia e dobët". Po të vihet re, dhuna dhe vrasjet e shumta po ndodhin në ato vende ku është e ndjeshme varfëria, e sidomos në ato zona rurale ku çiftet kanë një status ekonomik, i cili lë për të dëshiruar.

Kjo sjell kontradikta, probleme dhe diskutime të shpeshta që përfundojnë në sherre, dhunë fiziko – psikologjike, deri në vrasje. Për më tepër ndiqni intervistën me të dhunuarën. A keni kërkuar ndonjëherë ndihmë? Kurrë! Sa shumë kam ëndërruar që dikush të m’i dëgjonte hallet, edhe pse nuk mund të përshkruash një jetë me dhunë. Po dridhem e tëra dhe kam frikë të kërkoj ndihmë. Kam frikë për fëmijët. Por, edhe në këtë gjëndje nuk jetohet më gjatë. Kam dëgjuar dhe kam pyetur fshehurazi, se në Tiranë është një shoqatë që ndihmon gratë e dhunuara, por përsëri kam frikë nga im shoq. Nëse nuk do të kisha fëmijët, do të largohesha mjenjëherë. Për hir të krijesave të pafajshme (fëmijëve) po duroj edhe torturat. Si e mendon zgjidhjen e këtij problemi? Në momentin që do të jem e sigurt nga ndonjë institucion për mbrojtjen time, do të shkëputem, sepse jeta që po bëj është shtazarake. Për këtë iu bëj thirrje institucioneve përkatëse të më sigurojnë mbështetje dhe mbrojtjen e fëmijëve. Jam e rrezikuar bashkë me fëmijët nga momenti në moment. Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale i kërkoj që rasti im të merret në konsideratë dhe të krijohet mundësia për shkëputjen nga kjo jetë e vështirë që aktualisht po bëj. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Kërkohen operator inbound, dërgoni CV në e-mail: segreteria@multiserviscenter.com / Për më tepër www.njoftime.com

MOBILERI “ERALD”

Mobilje për: - Zyra - Shkolla - Hotele - Shtëpi Adresa: Qerekë, Krujë, Cel: +355 68 20 65 007 E-mail: mobilerierald@gmail.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 12 SHTATOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Qytetarët: Periferitë e kryeqytetit po mbulohen nga plehrat!

P

lehrat po mbulojnë shumë lagje të Tiranës. Stina e verës i nxjerr në pah më shumë këto problematika që komuniteti ynë ka në lidhje me shërbimet publike. E gjitha kjo, për arsye se kazanët janë të paktë në numër dhe pastrimi i tyre duhet të jetë më i shpeshtë. Një zonë shumë problematike është edhe Njësia nr. 4, në rrugën “Niko Avrami”. Kemi stërgrumbullim të mbeturinave, të

cilat nuk largohen për ditë të tëra, madje shpeshherë përhapen edhe nga mbledhësit e kanaçeve. Ky konstatim u bë nga gazetari i qendrës për “Drejtësi dhe Solidaritet”, pas shumë ankesave të qytetarëve. Një punëtor i komunales, i cili preferoi të jetë anonim (emri i të cilit disponohet pranë redaksisë sonë), u shpreh: “Ne kemi orare shumë të rralla për pastrimin e koshave, nëse do ta krahasoje me shpejtësinë dhe intensitetin e lartë që duhet për t’u mbushur një kazan me mbeturina. Për shkak të rritjes s�� konsumit në stinën e verës, duhet të rritet dhe numri i pastrimeve, ose të shkurtohet koha ndërmjet tyre”. Mund të më flisni pak për jetën dhe lagjen në të cilën jetoni? Unë quhem Adem Gjoni dhe jetoj në Allias, në Njësinë nr. 4. Nipërit e mi nuk kanë ambient argëtimi, pasi hapësirat publike janë zënë të gjitha dhe pastrimi i tyre lë për të dëshiruar. Gjithashtu, dua të përmend faktin se në afërsi të shkollës “Bajram Curri” mbeturinat pastrohen një herë në dy tre-ditë, por ka raste që shkon edhe një javë. Nipi im edhe shumë fëmijë të tjerë, rrezikohen nga sëmundjet për shkak të ndotjes së ambientit. Më konkretisht, ç’mund të më thoni për nivelin e ndotjes dhe kujdesin e komunales për pastrimin e ambientit? Mendoj se problem është edhe numri

tepër i vogël i koshave të plehrave që janë vendosur në këto lagje. Mungesa e koshave në lagjet e largëta të kryeqyetit bën që mbeturinat e tyre të sillen me mjete nga më të ndryshme në lagjen tonë. Derdhja e mbeturinave jashtë koshave, lë të hapur mundësinë që fëmijët e shkollës "Bajram Curri" të marrin ndonjë infeksion. Gjithashtu, si pasojë e tejmbushjes së madhe të koshave, kemi grumbullimin e insekteve duke lëshuar kështu aroma të pakëndshme nën temperaturat e larta të stinës së verës. Apeli juaj? I bëj apel Njësisë Bashkiake nr. 4 që të marrë masa sa më shpejt për përmirësimin e kësaj situate të padurueshme. Kërkoj që përpara se të fillojë shkolla të shtohen nismat për të patur një kryeqytet të pastër. Ndërkohë, apeli im shkon edhe për qytetarët që të kontribuojnë në mbajtjen pastër të ambientit. Bashkia nuk ka ngritur asnjë grup kontrolli, për të parë situatën e pastrimit dhe mirëmbajtjes së mjedisit. Tirana ka nevojë për më shumë kosha nëpër lagje dhe për pastrimin më të shpeshtë të tyre. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Abissnet sh.a kërkon specialist prokurimi, dërgoni CV në e-mail: b.njerezore@abissnet.al / Për më tepër www.njoftime.com

Restaurant Hotel “Ujvara e Mirushës”

Adresa: Km 10-të i magjistrales Klinë - Kosovë Tel: +377 (0) 44 50 83 36 / +386 (0) 49 50 83 36 E-mail: ferroraci@hotmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 12 SHTATOR 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Hani hurdhëra dhe shpëtoni prej pickimit të mushkonjave! M

ushkonjat, ato që nuk lënë të qetë askënd, të mëdhenj e të vegjël, që janë me pushime apo jo, duket se nuk gjendet asgjë për t'i mbajtur larg. E nëse pavarësisht të gjithave, vazhdon të kërkosh diçka që të të shpëtojë 24 orë në 24, atëherë provo hurdhërën. Funksionon si të ishte një ilaç i vërtetë kundër insekteve falë përbërësit kryesor të saj, alicilinën. Kjo substancë eliminohet edhe përmes djersës, duke i dhënë lëkurës një aromë dhe shije të hidhur që është e padëshirueshme për këto insekte të bezdisshme. Nuk i ha hudhrat se lënë pas një aromë të keqe? Mjafton të hash më pas majdanoz dhe problemi zgjidhet menjëherë. Për më tepër: www.77news.al

10 përfitime nga banania dhe lëvorja e saj!

B

ananet janë fruta ushqyese që marrin pjesë në rolin e kujdestarit të shëndetit tonë. Ushqim i shijshëm me vetëm 100 kalori, mënyrë natyrale për zbukurim të lëkurës, ilaç kundër vjelljes dhe kapsllëkut, burim i energjisë. Të pasura me vitamina, minerale dhe fibra, ky frut i verdhë tropikal përveç shijes së ëmbël, sjell edhe shumë përfitime. 1- Aleat kundër akneve. 2- Ilaç kundër fryerjes të shkaktuar nga

sindromi paramenstrual. 3- Zvogëlim i kruarjes nga pickimi i mushkonjave. 4- Banane + Ujë = Ilaç kundër dehjes. 5- Parandalim i neveritjes gjatë udhëtimit. 6- Rrezik i zvogëluar nga sulmi në tru. 7- “Karburant” para ushtrimeve. 8- Sistem digjestiv i shëndoshë. 9- Ilaç natyral kundër psorijazës. 10- Maskë për lëkurë të butë pa rrudha. Për më tepër: www.77news.al

Carrefour kërkon menaxher Sigurimi, dërgoni CV në e-mail: hr_albania@carrefour.com / Për më tepër www.njoftime.com

VENDIMI I DUHUR UDHËHEQ TË ARDHMEN!

Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në Fakultetet: Kjo ofertë vlen për 10 personat e parë! Deri më 19 Shtator

Ekonomi-Turizëm / Drejtësi Shkenca Politike / Shkenca Edukimi

550 € / 1 vit Pa asnjë detyrim tjetër!

TER

MAS VE

TËM

1000

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705 , E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 12 SHTATOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Egjipti, axhendë e rëndësishme për Ankaranë zyrtare!

ryeqyteti turk, Ankaraja e filloi javën me një axhendë të ngjeshur në lidhje me Egjiptin. Presidenti Abdullah Gyl në Pallatin Presidencial Çankaja priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kajro, Avni Botsallë të thirrur në Ankara për konsultime. Ambasadori Botsallë në presidencë, e informoi presidentin në lidhje me grusht shtetin e jetuar në Egjipt. Pas largimit nga presidenca, Botsallë pati një takim edhe me Ministrin e Jashtëm, Ahmet Davutogllu. Në fund të këtij takimi, Botsallë mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Këtu ambasadori Botsallë informoi qeverinë në lidhje me situatën e fundit në Egjipt.

Lëvizja

Stambolli mirëpret ekspozitën nga shtypi botëror!

Kajro, Egjipt

K

Ndërkaq, në këtë mbledhje u bisedua edhe për iniciativat që do të merren për lirimin e gazetarit të Radio Televizionit të Turqisë, TRT, Metin Turan, i cili mbahet i burgosur në Egjipt. Në vlerësimet e bëra në Ankara, krahas iniciativave diplomatike për të vënë në veprim shoqërinë ndërkombëtare pas masakrës së javës së kaluar, do të bisedohet edhe në lidhje me marrëdhëniet me Egjiptin. Minisamiti për Egjiptin që duhej të mbahej në Stamboll me pjesëmarrjen e Presidentit Abdullah Gyl, Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan dhe të Ministrit të Jashtëm Ahmet Davutogllu, do të mbahet ditën e enjte në Ankara. Ndërsa Kryeministri Erdogan u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të

“Ekspozita e fotografive nga shtypi botëror” e natyrës së një reviste vjetore të fotoreporterëve botërorë është hapur për të pasionuarit të fotografisë. Në fotografitë e ekspozuara janë paraqitur dhimbja dhe lotët, shpresa me gëzimin. Këto fotografi mbresëlënëse përfshinë të gjitha këto në një kuadër. Ekspozita është një revistë vjetore e fotoreporterëve botëror. Fotografitë pothuajse janë një dokument i gjallë i ngjarjeve më të rëndësishme të vitit të kaluar. Në Konkursi e sivjetmë të “Fotografive të Shtypit Botëror”, ku marrin pjesë me mijëra fotografë nga 124 vende të ndryshme të botës, për çmim u pa i denjë edhe një fotograf turk. Ekspozita ku janë të shfaqura 150 fotografi do të jetë e hapur deri më 3 shtator. Për më tepër: www.77news.al

Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Muammer Tyrker, në selinë e Kryeministrisë. Më pas u organizua një mbledhje e Këshillit Qendror Ekzekutiv në selinë e Partisë AK. Tema kryesore e kësaj mbledhjeje ishte paketa e demokratizimit dhe masat që duhen marrë për zgjedhjet vendore që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Për më tepër: www.77news.al

Aida Travel & Tours kërkon agjente udhetimi, dërgoni CV në e-mail: aidatravel2012@gmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E ENJTE, 12 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Vebi Alstafa: Muaji gusht, fluks pune në Shqipëri!

S

ipërmarrësi, Vebi Alstafa në një intervistë të dhënë për Unionin e Sipërmarrësve Shqiptarë, foli rreth punës që ai drejton dhe vështirësitë e të qënit drejtues i një biznesi. Sa e vështirë është të drejtosh një biznes? Çdo biznes ka shumë vështirësi, por unë

si sipërmarrës jam munduar të bëj më të mirën e mundshme që t’ia dal mbanë dhe të eci sa më mirë me biznesin që drejtoj. Deri më sot, çdo gjë ka shkuar mirë. Klientët janë të kënaqur me shërbimet që ne ofrojmë. Prej sa vitesh e menaxhoni këtë aktivitet?

"Alstafa Servis" është hapur në vitin 1994 e deri më sot vazhdon suksesshëm aktivitetin. Çfarë shërbimesh ofron "Alstafa Servis"? Servisi "Alstafa" ofron këto shërbime: shitje makinash të ndryshme, si vetura, kamiona, furgona, etj. , pjesë të përdorura për çdo lloj makine, si Sprinter, Furgona Benz Ford, Fuoristrada, Mitsubishi, Nisan. Merremi edhe me riparim makinash, me pjesë këmbimi të përdorura të ardhura nga Gjermania dhe Anglia. Të gjitha pjesët e makinave janë origjinale dhe cilësore. Mundohemi t'iu ofrojmë klientëve shërbim sa më cilësor. Cili është sezoni me fluksin më të madh të punës? Këtu asnjëherë nuk mungon puna. Çdo ditë rregullojmë makina, shesim pjesë këmbimi, pasi pjesët janë origjinale dhe çdo individ kërkon më të mirën për mjetin e tij. Ne e ofrojmë këtë shërbim me shumë kënaqësi, çdokush del i kënaqur. Por, në muajin korrik dhe gusht fluksi i punës është më i madh për shkak të ardhjes së emigrantëve në Shqipëri. Për më tepër: www.77news.al

Vijojnë praktikat klinike në Bursa të Turqisë!

N

ë kuadër të kryerjes së praktikave klinike, studentët e Universitetit "Vitrina" vijojnë të qëndrojnë në Bursa. Nën asistimin e mjekëve specialist në të gjithë sektorët e kësaj qendre spitalore, studentët po kryejnë praktikën klinike. Qëndrimi i tyre është koordinuar në reparte

të ndryshme, me qëllim përfitimin e sa më shumë njohurive rreth rasteve që trajtohen në këto reparte. Studentët e Universitetit "Vitrina" janë pjesë aktive e aktiviteteve të ndryshme si, rasti i ceremonisë së specializimit të një mjeku ligjor të spitalit, etj. Për më tepër: www.77news.al

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me South Bank University, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 19 Shtator 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.a l , www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77 News Botimi Nr.554