Page 1

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E SHTUNË, 10.08.2013 VITI II - NR.522

MENDIMI POZITIV

...>>fq.5 ...>>fq.2

Mendimet krijojnë të ardhmen tuaj!

N

ë rrjedhën e jetës, ne mund të Qendra e bombardohemi me Mendimit Pozitiv mendime negative, energji apo skenare që mund të vijnë nga brenda dhe jashtë vetes ose nga të tjerët. Mendjet tona mund të jenë burime frymëzimi i këtyre mendimeve dhe dëshirave, ose edhe kritika të cilat më pas bëhen një pjesë e ndërgjegjes sonë nëse nuk jemi të kujdesshëm. Këto mendime janë si rryma elektrike, të cilat edhe pse të fshehta, mund të ndjehen dhe të prodhojnë efekte të brëndshme. Ndërsa ne bëhemi objekte të energjive të tilla, këto mendime dhe vibracione ndaj të cilave jemi të ekspozuar, mund të ndikojnë në cilësinë e jetës sonë, qëllimet, dhe në mënyrën sesi ne mendojmë për veten. Prandaj, për të siguruar suksesin dhe lumturinë në jetë, ne duhet të mësojmë se si të mbrojmë veten nga këto ndikime të jashtme, nga mendimet negative ose materialiste apo veprimet që mund të vijnë nga vetja ose që shkaktohen nga të tjerët. Sistemi bën të mendoni se lumturia juaj duhet të jetë sipas diktatit dhe standarteve të vendosuara nga të tjerët, si: prindërit, mësuesit, supervizorët e kompanisë, politikanët, ose çfarë shihni ju në televizor dhe në revista. Mos kini frikë të dilni jashtë rrjedhës edhe nëse mbani një profil të ulët në shoqëri. Disa nga njerëzit më të fuqishëm në planet dhe më të lumtur, janë ata që kurrë nuk e dinë sesi është bota. Në një nivel personal, sa më të shquar të bëheni në shoqëri, më shumë njerëz do të përqëndrojnë mendimet dhe energjitë e tyre mbi ju. Disa njerëz mund të kenë zili. Ose, nëse jeni një politikan, njerëzit mund t’ju fajësojnë për problemet e tyre. Megjithatë, keqkuptimet e përditshme gjithmonë... >> VIJON NË FAQEN 2

Rrjeti i OJQ: Më shumë mbështetje për arsimin parauniversitar! Gjuha e urrejtjes online përballet me sanksione ligjore!................................fq.2 CEZ-Shpërndarje ndërpret energjinë për institucionet buxhetore!......................................fq.3 Xheçuka: Varfëria e tejskajshme më detyron të kërkoj punë edhe në ditë festash!.........................fq.4 Erdogan-Obama, bisedë telefonike për zhvillimet në Siri dhe Egjipt!............................fq.7 Bregdeti turk, më i preferuari i artistëve shqiptarë!.fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

POLITIKË

E SHTUNË, 10 GUSHT 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gjuha e urrejtjes online përballet me sanksione ligjore!

N

ëse mendon se duke qënë anonim online, mund te fyesh, të kërcënosh apo të denigrosh tjetrin pa të hyrë gjemb në këmbë e ke gabim! Gjuha e urrejtjes online e rritur në përmasa galopante kohët e fundit ka nisur të përballet me sanksionet ligjore. Hapi parë është kër-

kimi ndjesës.“I kërkoj ndjesë tetë femrave britanike që janë dëmtuar në twitter. Fyerjet, për të cilat ka patur dhe viktima, nuk janë të pranueshme në botën reale dhe s’ka sesi kjo të ndodhë në twitter”. Krahas ndjesës së Drejtorit të Përgjithshëm të twitter-it Toni Wang, theksoi se

rrjeti social po merr masa që ngjarje të tilla të kufizohen. Ofendimet dhe sharjet e rënda të personave publik ose jo, të cilët fshihen pas një pseudonimi, gjenden rëndom në blogje e agjenci lajmesh e faqesh çfarëdo online. Por çfarë parashikon ligji shqiptar në rast të fyerjeve apo kërcënimeve në rrjetet sociale e blogje? Në kodin penal nuk parashikohet specifikisht një dënim për fyerjen në të ashtuquajturën botë virtuale. Megjithatë, juristët thonë se një person i cili ka fyer, dënohet duke interpretuar nenin 119, në të cilin thuhet: “Fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.” Ndërkaq, kodi penal parashikon shprehimisht në nenet 119 / a dhe b shpërndarjen e materialeve raciste nëpërmjet sistemit kompjuterik dhe fyerjet raciste. Në të dyja rastet, dënimi që personi merr për këtë kundravajtje penale është dënim me gjobë ose burgim deri në dy vjet. Në Shqipëri nuk ka mungesë legjislacioni, por thjesht nuk ka shumë raste në dyert e gjykatës! Dhe përgjegjësi dhe gjobë nuk marrin vetëm anonimët por edhe publikuesit e tyre. Për më tepër: www.77news.al

Objektivi kryesor në një situatë të tillë është për t’iu dhënë atyre më shumë nga energjia dhe mirëkuptimi juaj. Falni ata që ju urojnë fatkeqësi, ose ata që kanë humbur në zemërimin e tyre dhe hidhërimin ndaj botës në përgjithësi. Falja juaj zvogëlon aftësinë për t’ju dëmtuar, sepse energjia pozitive kundërvepron me energjinë negative. Mos harroni të aplikoni shkencën e dashurisë në të gjitha rrethanat. Mbrojtja më e mirë që ne mund të sigurojmë për veten tonë është një ndjenjë e fortë e dashurisë dhe dhembshurisë për veten dhe të tjerët. Ne duhet të mendojmë dhe të veprojmë në mënyrë dinamike, pozitive dhe të mbajmë një dashuri për veten tonë në mënyrë që të ndjejmë kuptimin e plotë të lumturisë që duam të kemi. Pa dashuri të mjaftueshme nga brenda, juve do t’ju

mungoje forca e nevojshme për të mbrojtur veten nga sulmet e vazhdueshme të energjisë negative. Dashuria e brendshme do t’ju lejojë për të shmangur këtë energji të dëmshme dhe të largoni efektet shkatërruese nga vetja juaj. Një nga mënyrat që energjia negative mund të dëmtojë jetën tuaj është kur ju e ushqeni veten më mendime negative për periudha të gjata kohore. Këto mendime akumulohen dhe shfaqen në jetën tuaj. Si rezultat, ato bllokojnë përmirësimin në jetën tuaj dhe ju do hasni shumë pengesa dhe vështirësi në arritjen e qëllimeve tuaja. Megjithatë, energji të tilla negative mund të lirohen nga trupi dhe vetëdija juaj me anë të metodave të tilla si falja dhe meditimi. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 do të zhvillohen në mes të njerëzve. Pra, për të ndihmuar veten nga sulmet verbale apo fizike nga të tjerët, praktikoni ngritjen e vetëdijës së atyre që përpiqen për t’ju sulmuar. Së pari, mbani mend se nëse ju nuk e pranoni sulmin, ai nuk ndodh. Së dyti, mos harroni, dashuria është esenca e lumturisë. Dhe në të gjitha veprimet që njerëzit mund të kryejnë, mjeti i cili ata duan më shumë është lumturia, ajo është qëllimi i tyre primar. Përveç strehimit, ushqimeve dhe veshmbathjes, lumturia është nevoja më e madhe e të gjitha qënieve të gjalla. Kjo është në thelb natyra e shpirtit të njeriut. Pra, mos harroni për t’ju përgjigjur thirrjeve për dashuri me dashuri. Gjithashtu ju duke dhënë dashuri, ndihmoni edhe njerëz të tjerë për të menduar pozitivisht. Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 10 GUSHT 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

CEZ-Shpërndarje ndërpret energjinë për institucionet buxhetore!

P

as apelit të përsëritur për shlyerjen e faturave të energjisë, CEZ- Shpërndarje nisi ndërprerjen e energjisë elektrike për institucionet buxhetore dhe jo buxhetore të cilat janë debitore. Në një njoftim të saj,

CEZ-Shpërndarje ka theksuar se asnjë nga institucionet nuk ka reaguar për shlyerjen e faturave të prapambetura. “U la një afat i arsyeshëm të gjitha këtyre institucioneve për të paguar detyrimet e

prapambetura, por asnjëra prej tyre nuk ka reaguar për shlyerjen e debisë. Ky ishte një apel i përsëritur që CEZ-Shpërndarje i bënte këtyre institucioneve. Para disa muajsh këto institucione ishin njoftuar zyrtarisht për detyrimet ndaj kompanisë si dhe pjesa më e madhe e tyre ka pranuar se janë debitorë. CEZ shpreh vendosmëri për të mos furnizuar me energji asnjë nga institucionet debitore derisa ata të paguajnë”, thuhet në deklaratë. Ndërkohë data 7 gusht ishte afati i fundit që CEZ- Shpërndarje kishte vendosur për institucionet dhe ujësjellësat për të paguar faturat e energjisë elektrike. Në total detyrimi i institucioneve pa llogaritur kamatvonesat është në vlerën e 65 milionë dollarëve. Për më tepër: www.77news.al

ISHP: Përdorimi i vajit të skuqur, rrezik për sëmundje kancerogjene!

N

jë pjesë e mirë e restoranteve dhe fast food-eve në Tiranë, e ripërdo-

rin vajin që gatuajnë deri në shndërrimin e tij në përbërje kancerogjene. Ky është rezultati i studimit trevjeçar të Institutit të Shëndetit Publik, që ka matur praninë në vaj të “produkte polare”, të cilat janë tregues i shkallës së degradimit të vajit. Shefja e laboratorit kimik në ISHP Donika Boçari tregon se masa e lejuar në vaj e këtyre produkteve është 25%, ndërsa në disa lokale prania e tyre shkon deri në 70%. Por edhe pse kaq i dëmshëm, ky vaj u shitet furrave të bukës për të lyer tepsinë apo pularive për ushqim të shpendëve. Sipas specialistëve të shëndetit, ai mund

të përdoret vetëm për makina edhe aty pas përpunimit. Nuk ka standarde për numrin e herëve që mund të përdorësh të njëjtin vaj, por ai kuptohet kur bëhet i papërdorshëm. Për shkak të njohurive të pakta, mund të rrezikohet shëndeti i familjarëve. Vaji i ullirit është më i thjeshti për t’u shpërbërë ndaj nuk rekomandohet për skuqje. Sipas specialistëve, më rezistenti në temperaturat e larta është vaji i Palmës i cili duron temperaturë deri në 220 gradë, që gjendet lehtë në supermarkete. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune kamarier/e,banakier/e, nd/kamarier, kuzhinier/nd/kuzhinier. Kontaktoni në: 00355 697574523 / Për më tepër www.njoftime.com

Hotel Exclusive

Adresa: Veleshtë, Strugë - Maqedoni Tel./Fax: +389 (0) 46 793 017 Cel: +389 (0) 70 232 181 Lëvizja

www.hotelexclusivestruga.com

e-mail: info@hotelexclusivestruga.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E SHTUNË, 10 GUSHT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Xheçuka: Varfëria e tejskajshme më detyron të kërkoj punë edhe në ditë festash!

E

gjen çdo ditë në afërsi të "Ushtarit të Panjohur". Bëhet fjalë për M. Xheçuka, i cili del çdo ditë të kërkojë punë, për të siguruar të ardhura për familjen e tij. Ai, por edhe një pjesë e madhe qytetarëve tanë nuk kanë para mjaftueshëm për të përballuar jetesën. Papunësia është

ulur këmbëkryq dhe si rrjedhim jetesa dhe plotësimi i kushteve bëhet i pamundur. Ushqimet dhe shpenzimet që konsumon një familje janë pothujse sa dyfishi që marrin punëtorët e thjeshtë në vendin tonë. Shkalla e papunësisë është raporti midis numrit të papunëve te regjistruar dhe numrit të popullsisë aktive për punë. Forca e punës përbën pjesën e popullatës e cila është në moshë pune dhe është në kërkim të vazhdueshëm për punë. Ja si u shpreh për gazetën "77 News" M. Xheçuka. Më flisni pak për jetën dhe kushtet tuaja ekonomike. Unë quhem M. Xheçuka dhe jam nga Tirana. Jam në një gjendje të mjerueshme ekonomike pasi nga të gjithë pjestarët e familjes sime vetëm unë përpiqem të punoj. Fëmijët i kam në shkollë dhe për shkak se janë të vegjël në moshë, nuk kanë mundësi të kontribuojnë me të ardhura në familje. Të jem i sinqertë edhe sot që është ditë feste nuk më “ mbante” shtëpia brenda. Për shkak të varfërisë në familjen time nuk është ndierë atmosferë feste. Deri para 4-5 muajsh kam punuar relativisht mirë, por kohët e fundit puna ka rënë ndjeshëm dhe për pasojë edhe të ardhurat në familjen time janë zvogëluar. Si e gjeni punën dhe a mundni ti përballoni shpenzimet e familjes? Unë dal çdo ditë këtu tek “Ushtari i Panjohur” që të gjej ndonjë punë. Ka mbi 6

ditë që nuk po gjej punë, dhe pavarsisht kësaj, familja do ushqim dhe veshmbathje. Jetoj me 4000 lekë të reja ndihmë ekonomike dhe me to mund të plotësoj kërkesat fëmijëve të mi. Jeni regjistruar si i papunë pranë ndonjë institucioni? Po. Jam regjistruar në bashki, por nuk kam marrë asnjë përgjigje pozitive. Kam konstatuar se ata nuk e marrin në konsideratë se në çfarë gjendje jemi ne dhe se sa fëmijë kemi për të ushqyer. Kërkesat tona i ruajnë në rafte sa për statistika. Apeli juaj ndaj Ministrisë së Punës dhe Bashkisë së Tiranës? Unë i bëj apel Ministrisë së Punës që të punojnë në hapjen e vendeve të reja të punës, të rrisnin prodhimin vendas duke kontribuar në investime në bujqesi dhe fusha të tjera në mënyrë që Shqipatrët të punojnë dhe siguriojnë jetesën në vendin e tyre. Siç po e shihni sot në këtë ditë të bekuar kam dalë për të fituar ndonjë lekë që të çoj diçka në darkë pranë familjes për të festuar Fiter Bajramin. Kërkoj që të rritet ndihma ekonomike në mënyrë që kushtet minimale ti kenë edhe ato familje që që nuk kanë të ardhura të tjera. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune në pozicionin teknike/shites/e DYQAN KOMPJUTERASH. Për më tepër telefononi në CEL.069 20 40 141 / Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 10 GUSHT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Rrjeti i OJQ: Kërkohet më shumë mbështetje për arsimin parauniversitar!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

N

jë raport vlerësues i një grupimi organizatash joqeveritare arriti në përfundimin se Shqipëria zë vendin e fundit në rajon për investimet e arsimimit të fëmijëve. "Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve" kishte si synim që të "fotografonte" gjendjen e arsimit parauniversitar në Shqipëri, që do të thotë sistemin e edukimit të fëmijëve nga cikli parashkollor dhe deri në përfundim të shkollës së mesme. Studimi përfshiu një sërë aspektesh thelbësore që lidhen në radhë të parë me arsimimin e fëmijëve, pjesëmarrja në arsim, reforma e kurrikulës dhe ndikimin që ka pasur ajo në përmirësimin ose jo të kushteve të mësimdhënies dhe mësimnxënies, trupa pedagogjike e angazhuar, kualifikimi i mësuesve etj., deri tek tregues të aplikimit të teknologjisë dhe burimet e tjera brenda dhe jashtë orëve të mësimit, infor-

matizimin e shkollave, por dhe investimet konkrete që merr procesi edukativ në këto nivele. Jo vetëm fokusi i studimit vlerësues ishte i rëndësishëm, por dhe koha e zhvillimit të tij, pasi për organizatorët hulumtimi ndodhi në periudhën e realizimit të reformave në arsimin parauniversitar. Frekuentimi i shkollës mbetet problematik Njëri prej anëtarëve të grupit të punës, Altin Hazizaj, nga Qendra Shqiptare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve thotë për DË-në se studimi përfshinte dhe çështjen e braktisjes së shkollës nga fëmijët, gjendja e edukimit të fëmijëve romë, shtresat vunerabël, mënyra e edukimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, respektimi i të drejtave të fëmijëve, etj. "Po t’i referohemi të dhënave të përftuara shikojmë se në një kohë që në vendet e rajonit dhe të BE ndihet një rritje e numrit të nxënësve të moshës shkollore, në vendin tonë shifrat japin tjetër tablo. Psh., niveli i regjistrimit në shkollat fillore është në nivelin 95 - 96 %; niveli i frekuentimit tek parashkollorët luhatet nga 50 deri 54 %; fëmijët që kanë arritur deri në klasën e 5-të janë në kuotën 90 %, regjistrimi në shkollat e mesme arrin deri në 73 - 75 %. Në vendin tonë numri i fëmijëve që frekuentojnë shkollën nga një nivel në nivelin tjetër arsimor vjen në ulje, thuajse me 10 % në çdo 5 vite". Dhe duke iu referuar shifrave të studimit rezulton se në klasën e pestë regjistrohen 10 % më pak e fëmijëve që kanë

nisur shkollën, ndërkohë që në shkollën e mesme regjistrohen rreth 20 % më pak e tyre. Kjo përqindje po sipas studimit është më e lartë tek vajzat. "Ky është një faktor shumë shqetësues pasi do të thotë që afër 20 % e popullatës së asaj moshe largohet nga shkolla pa marrë një formim profesional ose të përgjithshëm, gjë që do e bënte integrimin e tyre në tregun e punës shumë të vështirë", thotë Hazizaj. Investimi në arsim të shdërrohet në zhvillim Problematike rezulton sipas studimit dhe prirja se investimet publike në arsim nga viti në vit kanë ardhur duke u ulur duke mos iu përgjigjur nevojave për zhvillim të arsimit parauniversitar. Duke bërë një krahasim të investimeve në arsim në nivel rajonal dallohet qartë se Shqipëria është në një sërë drejtimesh në fund të listës së vendeve që investojnë seriozisht arsimimin e fëmijëve. "Ne shpresojmë që qeveria e re që fillon punë në shtator ta trajtojë me seriozitetin që i takon këtë çështje, pasi investimi në arsim përkthehet në zhvillim, më pak varfëri, më pak krime dhe më tepër mirëqënie. Koalicioni sigurisht që do të lobojë me Kuvendin dhe Ministrinë e Arsimit që rritja progresive në investime të fillojë që në muajin janar 2014 e të vijojë kështu përgjatë të gjithë viteve në vijim" - thuhet ndër të tjera në pjesën rekomanduese të studimit vlerësues realizuar nga Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune në dyqan lulesh. Për më tepër telefononi në: Tel. 042234551 / Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E SHTUNË, 10 GUSHT 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Laptopi me energji diellore! K

oha në të cilën duhet të endemi vërdallë në kërkim të një prize në një lokal, për të karikuar laptopin tonë mund të jetë drejt fundit. Një firmë kanadeze telekomukacioni ndërtoi një laptop, të pajisur me panele diellorë, që është në gjendje të karikohet duke përdorur energjinë e diellit. Karikimi do dy orë që të jetë i plotë, ndërsa bateria mund të zgjasë deri në dhjetë orë.

Lëvizja

Laptopi është dizenjuar për t’u shpërndarë në vendet në zhvillim, ku energjia elektrike është e kufizuar dhe sidomos në Afrikë, ku ndriçimi diellor është shumë më i lartë. Megjithatë, sipas ndërtuesve të kësaj pajisje, potenciali i zhvillimit të këtij kompiuteri është shumë i madh dhe shumë shpejt ai mund të shndërrohet në një trend të ri blerjesh nëpër botë. Për më tepër: www.77news.al

Lulet në tavolinën e punës zvogëlojnë lodhjen!

S

tudimi i fundit tregon se, bimët e vendosura mbi tavolinën e punës ose në dhomë janë të mira për shëndetin. Sipas shkencëtarëve, bimët në vazo mund të zvogëlojnë lodhjen. Për nxjerrjen e këtij

rezultati janë marrë në analizë rreth 385 punëtorë. Është studiuar dhe është vëzhguar numri i punëtorëve, që mungonin në punë për shkak të sëmundjes. Studiuesit

u interesuan për të ditur nëse ata kishin bimë në zyrat e tyre. Rezultatet treguan se shumica e punëtorëve që kishin bimë në zyra, nuk mungonin në punë për shkak të sëmundjeve. Dheu i këtyre bimëve ka një organizëm që ka ndikim tek shëndeti, sipas studiuesve. Kjo dëshmon se bimët mund të zvogëlojë nivelin e stresit. Një studim tjetër është bërë nga “Washington State University”, ku deklarohet se bimët në zyrë janë shumë të dobishme, sidomos për punonjësit, të cilët nuk kanë një pamje nga dritarja. Nga studimi vjen edhe një fakt tjetër, punëtorët që kanë bimë në zyra janë më produktivë dhe të shpejtë për të reaguar. Ata nuk kanë stres, gjithashtu kanë presion të ulët të gjakut. Për t’u ndjerë mirë dhe të qetë në punë apo në shtëpi duhet të jeni të rrethuar me sa më shumë lule. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune agjent shitje në zyre. Dërgojnë CV në italisht, në adresën: marketing@multiserviscenter.com / Për më tepër www.njoftime.com

ZGJIDHNI OBJEKTIVA TË ARRITSHME!

Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në Fakultetet:

Mjekësi,Inxhinieri,Arkitekturë,Ekonomi-Turizëm,

Drejtësi,Shkenca Politike,Shkenca Edukimi

Kjo ofertë vlen për 10 personat e parë! Deri më 14 Gusht

500 € / 1 vit Pa asnjë detyrim tjetër!

R ELO H C BA ASTER &M

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705 , E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 10 GUSHT 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Erdogan-Obama, bisedë telefonike për zhvillimet në Siri dhe Egjipt!

K

ryeministri Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi një bisedë të gjatë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Kryeministria, të dy liderët shkëmbyen mendimet në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri dhe Egjipt. Kryeministri Erdogan i shprehu Presidentit Obama shqetësimin në lidhje me veprimtarinë e grupeve ekstremiste në shtetin fqinj. Z. Erdogan tërhoqi edhe një herë vëmendjen se bashkësia ndërkombëtare dhe sidomos

Organizata e Kombeve të Bashkuara duhet të lëvizë më shpejt për ndalimin e gjakderdhjes në Siri dhe për gjetjen e një zgjidhje politike. Në këtë bisedë liderët qëndruan edhe mbi rëndësinë e mbështetjes së opozitës siriane e cila është e bashkuar dhe mbart në vetvete të gjitha shtresat. Zhvillimet e fundit në Egjipt ishin një çështje tjetër për të cilën liderët biseduan. Të dy liderët të cilët shprehën shqetësimin e tyre për dhunën e përjetuar në Egjipt, thanë se duhet treguar përpjekje e përbashkët për hedhjen e një

Lëvizja

Davutogllu, takime intensive në Kryeqëndrën e Iranit! Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutogllu gjatë vizitës së tij në Teheran ku ndodhet për pjesëmarrje në ceremoninë e betimit të Presidentit të Iranit Hasan Ruhani, ka zhvilluar edhe kontakte të shumta dypalëshe. Në takimet që pati me homologët e tij nga Kuvajti, Brazili dhe Afrika e Jugut gjatë vizitës në Teheran, Davutogllu bisedoi në lidhje me Sirinë dhe zhvillimet e fundit në Egjipt. Homologu i tij nga Afrika e Jugut, e informoi Davutollun në lidhje me takimin e delegacionit të Unionit Afrikan me Presidentin Mursi dhe në lidhje me kontakte tjera në këtë vend. Ndërkaq edhe Ministri Davutogllu e informoi homologun e tij në lidhje me iniciativat e Turqisë për rivendosjen e demokracisë në Egjipt. Davutogllu në takimin e tij me Ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riad Malki i bëri një vlerësim procesit paqësor në Lindjen e Mesme. Ndërsa gjatë takimit me presidentin e Turkmenisë, Gurbanguli Berdimuhamedov, Davutollu i bëri një vlerësim marrëdhënieve ekonomiko-tregtare mes dy vendeve. Për më tepër: www.77news.al hapi demokratik dhe gjithëpërfshirës. Në bisedë Kryeministri Erdogan dhe Presidenti Amerikan Barack Obama, ndanë të njëjtin mendim intensifikimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune marketing. Të interesuarat të kontaktojnë në Cel. 0696060287 / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E SHTUNË, 10 GUSHT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Bregdeti turk, më i preferuari i artistëve shqiptarë!

Antalia, Turqi

M

egjithëse sezoni i verës është një kohë mjaft e mirë për koncerte, artistët shqiptarë nuk lënë pas edhe pushimet. Kështu, pjesa dërmuese e personaliteteve publike kanë destinacion Turqinë, e cila mbetet vendi më i preferuar i pushimeve verore. Këngëtarja Mihrie Braha, pas një pushimi të shkurtër që kishte bërë në Antalia, pretendon të bëjë edhe një pushim tjetër në shtator. “Muaji korrik dhe gusht janë muajt më të angazhuar për mbrëmjet tona muzikore. Por unë muajin e kaluar kam shfrytëzuar disa ditë pushimi për të qëndruar në plazhet e bukura të Antalias'', ka thënë ajo. Mihria është e dhënë pas pushimit, andaj edhe shpenzon shumë për to. Këngëtarja Çiljeta Xhilaga pushimet ve-

rore i ka bërë në Vlorë dhe ajo shprehet e kënaqur që për herë të parë po pushon me bebushin e saj. ''Këtë vit po ndjehem e lumtur për këto pushime verore për faktin se po pushoj me bebushin dhe bashkëshortin tim. E veçanta e këtij pushimi është që për herë të parë jemi në pushime të tre'', thotë ajo. Çiljeta planifikon të bëjë edhe një pushim tjetër gjatë muajit të ardhshëm. Rovena Stefa pas një pushimi disaditor që ka bërë në Antalia dhe Alanya, ka në plan edhe për një pushim tjetër pas përfundimit të disa mbrëmjeve muzikore që ka gjatë këtij muaji. Ajo është njëra nga këngëtaret që shpenzon mjaft për pushime. ''Preferoj që pushimet t’i kaloj ashtu siç unë dua, pa kursyer, por pushimet e mia nuk zgjasin shumë gjatë sezonit veror për shkak të angazhimeve të

mëdha që i kam nëpër koncerte e mbrëmje muzikore'', shton ajo. Edhe këngëtarja Gjyste Vulaj ka gjetur pak kohë të lirë për të bërë një pushim në Sukruq të Tuzit, ku plazhin e ka shfrytëzuar gjatë ditës për t’u mbushur energji për mbrëmjet që do të këndojë. ''Pushim ende nuk kam bërë, mirëpo meqë gjatë ditës kam qenë e lirë, kam shfrytëzuar të bëjë pak plazh. Ndërsa në mbrëmje vazhdoj të jem e angazhuar me koncerte muzikore. Planifikoj që në shtator të bëjë një pushim të këndshëm diku jashtë vendit'', thotë ajo. Për këngëtaren Eliza Hoxha, bregdeti shqiptar vazhdon të mbetet vendi më i dashur për pushime. Ajo thotë se ka kaluar disa ditë të bukura në plazhin e Dhërmiut bashkë me familjen dhe miqtë e saj. Ndërkaq planet edhe për një pushim tjetër janë të mundshme. Fjolla Morina është e dhënë pas pushimeve dhe gjatë një viti bën më shumë se dy pushime.“Jam e dhënë pas pushimeve, këtë vit përveç pishinave ende nuk kam bërë një pushim të këndshëm ashtu siç dua unë. Por planifikoj që gjatë gushtit dhe shtatorit t'i bëjë së paku dy-tre pushime në disa vende të botës, ku nuk kam qënë më parë. Planifikoj në ndonjë ishull, por ende nuk e kam caktuar se në cilin ishull do të jem'', thotë ajo. Edhe për Besjana Kasamin, Turqia mbetet vendi më i pëlqyer për pushime. Ajo ka vendosur që gjatë këtyre ditëve të shkoj në Antalia. Por atje do të ketë edhe disa angazhime për një projekt të ri. ''Pushimet verore do t’i kaloj në Turqi”, u shpreh ajo. Për më tepër: www.77news.al

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me “South Bank University”, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 14 Gusht 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

10 gusht  

Gazeta 77News, e perditshme informative organi mediatik i Partise Levizja Shqiperia e Re

Advertisement