Issuu on Google+

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MARTË, 10.12.2013 VITI II - NR.643

MENDIMI POZITIV

A d re s a : D i v j a k ë , A l b a n i a e-mail: shkozaenri@yahoo.it Cel: +355 66 22 60 000 +355 69 22 60 999 ...>>fq.4

Si ta kthejmë disfatën në fitore! Ne qeniet njerëzore jemi krijesa kureshQendra e tare. Jemi të shpejtë Mendimit Pozitiv në pranimin e nderimit të plotë për fitoret tona. Kur fitojmë, duam që bota ta dijë për këtë. Është natyrale të duash që tjerët të të shikojnë dhe të thonë: "Ja ku po kalon personi që e bëri këtë e këtë". Por qeniet njerëzore janë po aq të shpejta në fajësimin e dikujt tjetër për secilën pengesë. Është natyrale për personat në shitje t'i fajësojnë klientët kur humben shitjet. Është natyrale për ekzekutivët t'i fajësojnë punonjësit apo ekzekutivët e tjerë kur gjërat dalin nga binarët. Është natyrale për burrat t'i fajësojnë gratë dhe gratë t'i fajësojnë burrat për grindjet dhe problemet familjare. Është e vërtetë se në këtë botë komplekse të tjerët mund të na bëhen pengesë. Është po ashtu e vërtetë se më shpesh po se jo, ne zëmë në thua te vetja. Ne humbim për shkak të papërshtatshmërisë personale; ndonjë gabimi personal. Kushtëzoje veten për sukses në këtë mënyrë. Kujtoja vetes se dëshiron të jesh po aq perfekt sa është e mundur për njeriun. Ji objektiv. Vëre veten në një epruvetë dhe shihe veten si do ta shihte situatën një palë e tretë e painteresuar. Shihe nëse ke ndonjë dobësi që nuk e ke vërejtur kurrë më parë. Nëse ke, ndërmerr veprim për ta korrigjuar atë. Shumë njerëz janë kaq të mësuar me veten sa që dështojnë t'i shohin mënyrat për përmirësim. "E dashur, ki guxim të përballesh me të metat, defektet e tua". Të jesh vetë-kritik është konstruktive. Të ndihmon ta ndërtosh fuqinë dhe efikasitetin personal që nevojitet për sukses ......>> VIJON NË FAQEN 2

QDS: KLD të shqyrtojë çështjen e të moshuarës Lefterie Bregu! Nafta e ''Bankers'', doganat kontroll 24 orë depozitave!....................................fq.2 E ndërtuam qytetin, e bëmë fshat!...........................fq.3 Shyqyri Sako: Sipërmarrja është frut i jetës sime artistike!...............................................fq.5 Shmangni produktet farmaceutike, duke konsumuar luleshtrydhe!..............................fq.6 Erdogan: Me Bashkimin Europian do të hapim një kapitull të ri!...................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E MARTË, 10 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Nafta e ''Bankers'', doganat kontroll 24 orë depozitave!

ndërmarrë nga doganat, pas kontrolleve të ushtruara nga ky institucion pranë kompnisë "Bankers Petroleum", nga ku u konstatua shmangie e pagesës së akcizës nga kjo kompani. Dyllosja e depozitave është bërë edhe në kompani të tjera që operojnë në fushën e kërkimet dhe prodhimit të naftës. Burimet sqarojnë se para se të bëheshin ndryshimet në dogana, pas ndërimit të pushteteve, lëvizjet e sasive të naftës në depozitat e "Bankers Petroleum", nuk janë bërë nën survejimin e agjentëve doganorë. Nga fundit i muajit nëntor, Drejtoria e Për-

gjithshme e Doganve bëri publike shklejet në fushën e akcizës nga kompania "Bankers Petroleum". Strukturat e Departamentit të Akcizës në bashkëpunim me Degën e Doganës Fier, gjatë kontrollit të ushtruar tek subjekti ''Bankers Petroleum Albania LTD'' konstatuan se ky subjekt ka përdorur 627.505 litra produkt energjitik D1 Diesel 10 ppm për qëllime të ndryshme, nga ai për të cilin produkti është përjashtuar nga detyrimi i akcizës. Doganat konsutatuan se ''Bankers Petroleum Albania LTD'' me këtë veprim që klasifikohet si kundërvajtje administrative ka shmangur detyrimin e akcizës në shumën 23.217.685 lekë. Për këtë shkelje subjekti u penalizua me shumën 46.435.370 lekë. Në total (detyrim i munguar dhe penalitet) 69.653.055 lekë. Sipas ligjit kompania Bankers Petroleum duhet të paguajë gjobën e vendosur nga doganat në vlerën 670 mijë dollarë, brenda 30 ditëve nga vendosja e saj dhe më pas mund të bëjë ankimim për gjobën. Deri më tani burime nga doganat bëjnë të ditur se Bankers Petroleum, ende nuk e ka bërë pagesën e detyrimit prej 69 milionë lekë. Për më tepër: www.77news.al

Në vend se ta fajësosh fatin, hulumtoji ato pengesa. Nëse humb, mëso. Shumë njerëz kalojnë nëpër jetë duke e shpjeguar mediokritetin e vet me "fat të vështirë", "fat të keq", "fat të hidhur". Këta njerëz janë ende si fëmijë, të papjekur, duke kërkuar keqardhje. Pa e kuptuar, ata dështojnë t'i shohin shanset për t'u rritur, forcuar e bërë më të mbështetshëm në veten. Ndale fajësimin e fatit. Fajësimi i fatit kurrë nuk e ka çuar askënd aty ku ka dashur të shkojë. -Përzieje këmbënguljen me eksperimentim. Duhet të kemi këmbëngulje. Mirëpo këmbëngulja është vetëm njëri nga përbërësit e fitores. Mund të provojmë e të provojmë, dhe të provojmë e të provojmë e të provojmë prapë, dhe prapë të dështojmë, nëse nuk e kombinojmë këmbënguljen me eksperimentim. Këmbëngulja në një drejtim nuk është garanci e fitores. Mirëpo këmbëngulja e përzier me eksperimentim e garanton

suksesin. Njerëzit që kanë këmbëngulje të madhe, që mund të kapin diçka dhe të mos i ndahen, e kanë një cilësi esenciale të suksesit. Ja një sugjerim për zhvillimin e fuqisë më të madhe për të eksperimentuar, përbërësi që, kur përzihet me këmbënguljen, i sjell rezultatet. Thuaji vetes, "është një mënyrë". Të gjitha mendimet janë magnetike. Sa t'i thuash vetes "Jam këputur". Nuk ka mënyrë të mposhtet ky problem”, tërhiqen mendime negative dhe secili nga ata të bind se ke të drejtë, se je mundur. Në vend të kësaj, beso "Është një mënyrë për ta zgjidhur këtë problem", dhe mendimet pozitive vërshojnë në mendjen tënde për të të ndihmuar ta gjesh një zgjidhje. Ajo që ka rëndësi është besimi se ka një mënyrë. Kur beson se është një mënyrë ti automatikisht e shndërron energjinë negative (të heqim dorë, të kthehemi) në energji pozitive (të vazhdojmë, të lëvizim para). *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

Foto ilustruese

Asnjë pikë naftë e kompanisë Bankers Petroleum nuk do të mund të dalë nga depozitat e naftës bruto të saj, pa u raportuar pranë autoriteteve doganore. Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganve bëjnë me dije se depozitat e naftës bruto të "Bankers Petroleum" janë dyllosur nga autoritet doganore dhe monitorohen 24 orë nga inspektorët. Ky veprim është ndërmarrë nga doganat, për të monitoritar destinacionin dhe sasinë reale të naftës që hyn e del nga këto depozita. Burimet e mësipërme sqarojnë se një vendim tillë është

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ... Fajësimi i të tjerëve është destruktiv. Nuk fiton asgjë nga "vërtetimi" se dikush tjetër është gabim. Ji vetë-kritik në mënyrë konstruktive. Mos ik nga papërshtatshmëritë. Ji sikur profesionistët e vërtetë. Ata i kërkojnë defektet dhe dobësitë e veta, pastaj i korrigjojnë. Kjo i bën profesionistë ata. Natyrisht, mos provo t'i gjesh defektet e tua që të mund t'i thuash vetes, "Ja edhe një arsye pse jam humbës". Në vend të kësaj shihi gabimet e tua si: "Ja edhe një mënyrë për ta bërë veten fitues më të madh". "Dështimi është një njeri që ka bërë gabim trashanik por nuk është i aftë ta kthejë përvojën në para". Ndale fajësimin e fatit Shpesh e fajësojmë fatin për pengesat tona. Themi, "Epo, kështu kërcen topi", dhe e lëmë me kaq. Por ndalu dhe mendo. Topat nuk kërcejnë në mënyra të caktuara për arsye të pasigurta. Kërcimi i topit është i përcaktuar nga tri gjëra: topi, mënyra si gjuhet dhe sipërfaqja që e qëllon. Ligjet definitive fizike e shpjegojnë kërcimin e një topi, jo fati. Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 10 DHJETOR 2013 Lëvizja

Një Moment me pak Koment...

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

E ndërtuam qytetin, e bëmë fshat! Njëra pjesë e rrugës "Pjetër Budi" u shtrua, pjesa tjetër është kthyer në llogore për shpimin e gomave të makinave, pse jo, edhe ndonjë këmbe me pulle. Përgatiti: L.B

Një Moment me pak Koment...

Pasqyrë moj pasqyrë! Shiko çik poshtë, ujë i kulluar na buron nga balta duke gurgulluar. Para godinave 26-27,në Qytetin Studenti. Përgatiti: L.B

Një Moment me pak Koment... Ofrohet vend pune Instruktore Aerobie. Të interesuarat të kon taktojnë në: 044519016/ Për më tepër www.biznesunion.al

Adresa: Synej, Kavaje Kontakt: +355 (0) 68 40 66 006 +355 (0) 68 40 66 004 e-mail:mireli.shpk@hotmail.com www.mireli.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E MARTË, 10 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

QDS: Inspektoriati i KLD-së të shqyrtojë çështjen e të moshuarës Lefterie Bregu!

Qendra për "Drejtësi dhe Solidaritet" i është drejtuar me një shkresë zyrtare Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në lidhje me çështjen e të moshuarës Lefterie Bregu, e cila ka kundërshtuar vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë, që ndan fëmijët (nipin dhe mbesën) nga njëri – tjetri, duke përcaktuar një kujdestari të padrejtë. Kërkesa Në kërkesën e qendrës për "Drejtësi dhe Solidaritet" sqarohet fakti se gjatë gjykimeve të mëparshme në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe Gjykatën e Apelit është caktuar Z.Altin Bregu, (babai i fëmijëve) për rritjen dhe edukimin e fëmijëve, duke qënë se ai së bashku me nënen e tij, gjyshen e fëmijëve Znj.Lefteri Bregu janë kujdesur për ta,

Lëvizja

që nga momenti, kur nëna e fëmijëve i ka braktisur. “Gjykata e Shkallës së Parë (pas rishqyrtimit), padrejtësisht në vendimin Nr.9335, datë 20.09.2013, lidhur me ushtrimin e përgjegjësisë prindërore mbi fëmijët vendosi përfundimisht ndarjen e tyre (femijëve nga njëri-tjetri). Ushtrimi i përgjegjësisë prindërore mbi djalin iu la babait Altin Bregu, dhe ushtrimi i përgjegjësisë prindërore mbi vajzën iu la nënës, duke mos marrë në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës të parashikuar në nenin 2 të Kodit të Familjes, pasi dy fëmijët përpos faktit që ndahen nga njëri prind, duhet të ndahen edhe nga njëri-tjetri dhe kjo gjë do të shkaktojë një ndarje të dyfishtë të tyre me pasoja të rënda psikologjike. Mos harrojmë faktin që fëmijët (vëlla e motër) janë socializuar shumë me njëri – tjetrin dhe njëri prej tyre kundërshton që të qëndrojë me nënën”, theksohet në kërkesë. Zvarritja e gjyqit Për më tepër, në informacionin e dhënë për Këshillin e Lartë të Drejtësisë theksohet fakti se, ky proces gjyqësor ka vazhduar për 3 vite me radhë duke u zvarritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës dhe në Gjykatën e Apelit. “Në këto kushte, theksojmë se është shkelur, neni 5/d i Vendimit "Mbi kriteret matëse të veprimtarisë gjyqësore" të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që parashikon se:

“Gjykimet e mosmarrëveshjeve familjare në Gjykatën e Shkallës së Parë, vazhdojnë jo më tej se 3 muaj”. Në këtë rast meqënëse bëhet fjalë për një zgjidhje martese dhe caktimin e përgjegjësisë prindërore, çështja duhej të zgjidhej brenda nje afati kohor të arsyeshëm”, specifikohet në shkresën e përpiluar nga juristët e QDS-së. Vlerësimi psikologjik Në shkresën drejtuar inspektoriatit të KLDsë theksohet se në dhënien e vendimit gjyqtarja u bazua në vlerësimin psikologjik të datës 15.07.2013, i cili në gjykimin tonë është kontradiktor dhe i pa bazuar në ligj” . Gjithashtu theksohet se, në gjykimin e kësaj çështjeje, gjyqtarja nuk ka marrë parasysh Vendimin e Gjykatës së Apelit Nr. 1594 të datës 06.07.2011, e cila ka lënë si detyrë se duhet të hetohet dhe analizohet, për të përcaktuar vërtet e saktësisht kushtet reale të dy prindërve, lidhur me rritjen dhe edukimin e fëmijëve, dhe ka kërkuar që në kthimin e çështjes për rigjykim, duhet të mbahen parasysh vërejtjet e kësaj gjykate lidhur me marrjen dhe administrimin e provave në proces. Përgatiti: K.I «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 10 DHJETOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shyqyri Sako: Sipërmarrja është frut i jetës sime artistike!

Shyqyri Sako

Këtë herë, "77News" sjell për lexuesit një intervistë paksa të veçantë nga herët e tjera. Ai është Artisti i Merituar, piktori Shyqyri Sako, i cili lindi në vitin 1937 në Kolonjë të Korçës. Jeta e artistit Shyqyri Sako është e lidhur ngushtësisht me skenografine e filmit artistik. Sako renditet ndër atistët që ka vënë themelet dhe që krijoi fizionominë e dekorit në filmat shqiptar, pas kthimit nga Moska ku u kultivua në këtë fushë. Përshëndetje z. Sako. Mund të na tregoni shkurtimisht rreth karierës tuaj artistike? Me pikturën jam lidhur në moshën e

lojës, kur isha 7 vjeç dhe vizatoja "shgarravinat" e para. Në shtëpinë e Pionierit në Korçë mësimet e para i mora nga Vangjosh Mio dhe Guri Madhi, ndërsa në Lice nga Kaçeli e Buza. Këtij të fundit ia dedikoj punën në akuarel. Studiova 3 vjet në Moskë në Institutin e Artit VGIG për piktor filmi. Pa mundur t'i përfundojë studimet. Më tej u diplomva në Tiranë dhe në vitin 1963 fillova punë në Kinostudio, ku mora pjesë si piktor në realizimin e filmit tim të parë "Detyrë e posaçme" dhe pastaj filmat e tjerë gjer në filmin e fundit "Plumba prej Plasteline"

në vitin 1997, kur dola në pension. Janë dhe shumë filma të tjerë nga jeta ime artistike si, Dekori i filmit “Kapedani”, “Njësitë guerrile”,“Rrugët e bardha”,“Mësonjtorja”, Shpella e Piratëve”, etj. Cili është filmi që ju ka mbetur në mendje? Për mua është e vështirë të veçoj nje realizim, por peng më mbetet mos realizimi i skenografisë së filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Pasionin e kam të ndezur për realizim skenografie dhe jam gati, për çdo ofertë. Aktualisht me se merreni? Për ne artistët nuk duhet të ketë dalje në pension, por tashmë kam krijuar një folezë të ngrohtëqë që ja kam dedikur pikturës. Papafingon e kam dekoruar me skenografi, e plot piktura ku kryevendin e zë e dashura vjeshtë, frymëzim që më mbush sapo dal në ballkon. Gjithë krijmtarinë e filmave tashmë e kam përmbledhur në një album, dedikim nga im bir, Ergi në bashkëpunim me Arkivin e Filmit, ku përmblidhet gjithë kontributi im në kinemanë shqiptare. A janë pikturat tuaja në shitje për adhuruesit e veprave të artit? Patjetër që po, është im bir që merret me këtë pjesë. Dihet që pensioni që marrim ne artistët nuk është në nivelin që duhet, prandaj jam i detyruar shpeshherë të shes dhe pikturat e mia. Z. Sako ju falenderoj për intervistën. Gjithashtu, faleminderit ju. Përgatiti: A.K Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Ndihmes kamarier. Të interesuarat të kontaktojnë në: 0674092738/ Për më tepër www.biznesunion.al

L��vizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

KURIOZITETE

E MARTË, 10 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shmangni produktet farmaceutike, duke konsumuar luleshtrydhe!

Mjekët nutricionistë gjithmonë këshillojnë ushqimet ku mund të gjejmë elementët për të cilët ka nevojë organizmi ynë, duke bërë që të shmangim produktet farmaceutike. Një ndër këto ushqimeve janë edhe luleshtrydhet. Të shijshme, të freskëta

dhe plot lëng, ato “fshehin” edhe një sërë potencialesh të tjera që i vijnë në ndihmë mirëqenies së organizmit. Ato janë të pasura me vitaminë C dhe konsumi i tyre sjell në organizëm një sasi fibrash që rregullon problemet e tretjes. Vitamina C dhe acidi

citrik që gjenden te luleshtrydhet kanë edhe një rol tjetër, pasi duke zhvilluar një reaksion alkalizues, ato arrijnë të dezinfektojnë urinën. Acidi salicilik kryen një funksion antikoagulant dhe është gjithashtu një aleat i mirë kundër inf lamacioneve. Për shkak të numrit të vogël të kalorive, luleshtrydhet mund të konsumohen nga ata që duan të heqin kilet e tepërta. Vitamina C në përbërje të këtyre frutave zhvillon një veprim antioksidant, duke luftuar radikalet e lira, pra plakjen. Studime të kryera vitet e fundit sugjerojnë se fibrat që gjenden te luleshtrydhet nxisin përthithjen e karbohidrateve dhe ekuilibrojnë nivelin e sheqerit në gjak. Luleshtrydhet janë të pasura me hekur, vitaminë E, fosfor, potas e magnez, elementë të domosdoshëm për organizmin që i bëjnë akoma më joshëse frutat e vogla të kuqe që tashmë janë në stinën e tyre. Për më tepër: www.77news.al

Pija që duhet të konsumoni çdo mëngjes! Shumica nga ne, punën e parë që bëjnë në mëngjes është të pinë një gotë me kafe që të kthjellen për tërë ditën, por shumë pak e dinë se ekziston një pije që preferohet më shumë se kafeja. Kjo pije është shumë e mirë për organizmin tuaj dhe konsumimi i tij duhet të bëhet një ritual i rregullt. Receta është shumë e thjeshtë, në një gotë me ujë të vakët shtrydhni gjysmë limoni. Kjo do të

ju ndihmojë që ta forconi imunitetin dhe metabolizmin, ta pastroni organizmin, do të ju ndihmojë edhe ta zvogëloni ndjenjën për uri. Kjo pije është e pasur me vitaminë C dhe me këtë e forcon imunitetin, i cili i ndihmon organizmit që të luftojë kundër ftohjeve. Në të njëjtën kohë kjo pije lehtëson procesin e tretjes së ushqimit. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Operatore. Të interesuarat të kontaktojnë në: 0696014960/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 10 DHJETOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Erdogan: Me Bashkimin Europian do të hapim një kapitull të ri!

Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan vizitoi rajonin e Pinirhisarit një nga rajonet më të rëndësishme për partinë AK. Gjatë takimit, ai ka bërë një sërë inaugurimesh të rëndësishme dhe ka folur rreth arritjeve të partisë që ai drejton. Erdogan u shpreh se: "Me Bashkimin Europian do të hapim një kapitull të ri. Demokratizimi i Turqisë është një proces i pafund që do të rinovohet shumë herë për ta sjellë demokracinë në vend në nivelet më të larta. Kemi përgatitur një tjetër projekt-legjislacion me 18 artikuj dhe do ta dërgojmë atë

për miratim në parlament. Turqia ka përparuar në vitet e qeverisjes sonë. Ekonomia e saj rritet vazhdimisht. Kundërshtarët tanë nuk kanë çfarë të thonë, pasi faktet flasin vetë. Kur erdhëm ne në pushtet vendi ishte i zhytur në borxhe, por ne ia arritëm t'i shlyenim dhe tashmë ne i kemi dhënë hua FMN-së. Askush nuk mund të thotë të kundërtën, investime gjigante po kryhen në çdo sektor. Vendi tashmë është në një stad tjetër, ndrys-

Lëvizja

Hapet panairi i dytë i produkteve turke në Afrikë! Në shtetin algjerian të Afrikës është hapur një panair i ekspozimit të produkteve turke. Njerëzit e ekonomisë së dytë më të madhe në Afrikë, pritet të thyejnë rekord, duke vizituar këtë panair në të cilin do të ekspozohen produktet e 134 kompanive. Produkte të ndryshme industriale, mjekësore, stolisje, kuzhine, suvenire, kozmetike, ushqimore, etj., do të jenë në mesin e produkteve të ekspozuara që do të mund të zbulojnë algjerianët në panairin e dytë të organizuar në Afrikë nga Dhoma e Tregtisë së Stambollit (ICC). Panairi u hap të shtunën më 7-të dhjetor me një ceremoni të ndjekur nga ambasadori i Turqisë në Algjeri, Adnan Keçexhi, presidenti i ICC-së, Ibrahim Çallar dhe presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Algjeriane, Tahir Kelli. Presidenti i ICC-së (Dhoma e Tregtisë së Stambollit), Ibrahim Çallar tha se ata presin rreth 70.000 vizitorë, gati 1.000 vizitorë më shumë se shifra e vitit të kaluar. Panairi do të zgjasë deri më 10 dhjetorë, 2013. Për më tepër: www.77news.al

he nga ai i mëparshmi ku Turqia radhitej si një ndër vendet më të korruptuara dhe më të varfëra në botë. Ne arritëm të përmirësojmë imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare”, përfundoi Erdogan. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Arkitekte. Të interesuarat të kontaktojnë në: 0694070000/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 10 DHJETOR 2013

77 ENERGY

77 NEWS

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat deri më 31 Dhjetor 2013 Çaj për mjekimin e zemrës dhe uljen e yndyrnave

Oferta më e mirë!

VETITË: Ul yndyrnat në gjak Mënjanon kalcifikimin e arterieve Normalizon tensionin Përmirëson punën e zemrës

Leonuri i zemrës

PËRDORIMI: Në 2 litra ujë ziejmë për 5 minuta të gjithë bimën. Çaji pihet 3x1 gotë gjatë ditës. Çaji mund të përdoret 45 ditë dhe e ruan efektin veprues edhe për një kohë të gjatë pas pirjes.

Lule murrizi

Çaj i gjelbër

PËRBËRËSIT: Leonuri i zemrës, gjethe dhe frut murrizi, vjeshtull e bardhë, çaj i gjelbër, lëvore shelgu etj.

Çajra të tjerë: Bar Majasëlli, Lule Akja, Çaj për gurë dhe llum në tëmth, Çaj jeshil, Gjethe dafine, Çaj hithri, Kamomil, Aguliçe, Çaj natyral për mykun dhe alergjinë, etj.

180 lekë

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 16:30 E Dielë 08:00 - 16:30

Eri: +355 68 56 82 580 Festimja: +355 68 56 82 634 Lisa: +355 68 56 82 511

CITY PARK

O

fertë Për blerje mbi 10.000 lekë, transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese


10 dhjetor