Page 1

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E HËNË, 09.12.2013 VITI II - NR.642

Adresa: Rr. “Dervish Hima” (përballë Ambasadës Amerikane) • Tel : + 355 44 50 3840 • Cel: + 355 68 40 12 129 • E-mail: targetmilano@hotmail.com • Web: www.dentital.al

ë ëë ...>>fq.2

Edmond Vlashaj

Dita e Rinisë dhe Zëri i Amerikës si burim Lirie! MENDIMI POZITIV

Vlerësoni mirësinë! Ka me mijëra të mira madje dhe në jetët e Qendra e njerëzve që jetojnë Mendimit Pozitiv dhe në kushtet më të vështira. Megjithatë, njerëzit në vend që t’i kuptojnë dhe t’i gëzojnë këto të mira, përgjthësisht fokusohen te mungesat e tyre para së gjithash. Ato harrojnë ekzistencën e mijëra bukurive përreth tyre dhe mërziten për ato të mira ...>> VIJON NË FAQEN 2

Mos e mendo dy herë!...........................................fq.3 Muharremi: Mjekët në QSUT kërkojnë para në këmbim të shërbimit dhe vizitave!....................fq.4 Gëzim Janina: Për të qenë sipërmarrës, duhet guxim!...........................................................fq.5 Britania e Madhe teston baterinë më të madhe në Europë!......................................fq.6 Davutogllu spikat ngjarjet më të rëndësishme në vend!.....................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E HËNË, 09 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Dita e Rinisë dhe Zëri i Amerikës si burim Lirie!

në "çapkënllëqet" e saj, të përcillte me një të hedhur mënjanë të çelësit të valëve "të shkurtra", matanë Atlantikut, atje ku i thonin "Vois Of America", apo Zëri i Amerikës. Duket si paradoks, por Radio Kineze tani nuk punon më, te ne. Sepse në fakt i ka ikur koha. Kursimtar apo jo kursimtar, kapitalist apo socialist, djathtist konservator, apo majtist tipik, i angazhuar dhe aktiv, apo menefregist, prapëseprapë shumë kush prej nesh është i pajisur me "një gjë" në formë lloj-lloji, por fort të ngjashme me njera-tjetrën për nga funksioni, që dikur e quanin telefon, ndërsa tani me përkëdheli e quajnë "smartphone", e cila po ashtu është e prodhuar në Kinë në shumicën e rasteve, por që gjithmonë përcjell po ashtu, në shumicën e rasteve, Facebook, versionin

kontemporan të "Vois Of Amerika", këtë burim të pashterrshëm lirie. E ndërsa rikujtoj e shijoj çapitjet e kësaj jete intensive plot me fat dhe arritje, plot me sfida dhe vështirësi, plot me ulje dhe ngritje, por gjithsesi plot e përplot me liri prej lirisë, më bie ndër mend koha ime prej adoleshenti të turpëruar prej pantallonave me "televizora" apo arna, arna, të turpëruar prej qimeve të zeza mbi buzë apo mustakë të dalë para kohe, por krenar, fort krenar për sekretin e Radios Kineze që me një të shkapërcyer të butonit me valë "të shkurtra", kalonte matanë detit për nga Amerika. Ishte Sekreti më i madh i asaj kohe. Sekreti i cili më mbushte me ëndrra çdo darkë para se të flija. Kanë kaluar më shumë se 23 vite prej asaj kohe dhe prapë se prapë ai burim i pashterrshëm lirie gjendet gjithnjë frymëzues për njerëzit këtu në Shqipëri. Kanë kaluar vite të tëra dhe prapëseprapë, ky burim i pashterrshëm lirie tingëllon i dashur dhe fort i nevojshëm për të rinjtë e Shqipërisë, për të rinjtë e Kombit tim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin ata që udhëhoqën përpjekjen e të gjithë njerëzimit dhe ngadhënjimin mbi pushtetin e errësirës dhe të frikës. SHBA ishin Lideri i Botës së Lirë, burim frymëzimi për të gjithë njerëzit e vuajtur dhe të shtypur. Zëri i Amerikës ishte dhe është zëri i njerëzve krenarë me Lirinë! Zëri i Amerikës ishte dhe është Zëri i Rinisë Shqiptare! Edmond Vlashaj, PLSHR

gëzon, nuk mund të vlerësojë favoret ndaj tij dhe është i prirur të mendojë vetëm për mangësitë, atëherë ai kurrë nuk mund të jetë i lumtur. Sepse ajo se çfarë i mungon këtij personi nuk janë të mirat që nuk i ka, por më tepër aftësia për të vlerësuar mirësitë, dashurinë dhe të mirat. Për aq kohë sa ai dështon të mbajë dhe të vlerësojë thellësisht të mirat morale në këtë aspekt,edhe sikur të gjitha të mirat e kësaj botë t’i jenë dhënë atij, ai përsëri nuk do të jetë në gjendje të vlerësojë dhe t’i gëzohet këtyre të mirave. Jeta e kësaj botë nuk është krijuar që lumturia e vërtetë të arrihet vetëm nga gjërat materiale. Gëzimi për të mirat që burojnë

nga Krijuesi, është gëzimi më i madh që duhet të të kënaqë më tepër në të gjitha kushtet e situatat dhe në çdo moment. Dhe vërtet është një privilegj i madh dhe një bekim i madh për një person, i cili është i pajisur me një moral të tillë dhe mund të shohë shenjat e dashurisë së Krijuesit kudo ku ai hedh vështrimin. Sepse ky është burimi i një kënaqësie të madhe që kurrë nuk do të përfundojë. Për këtë arsye, në vend që të përqëndrohet në prezencën apo mungesën e të mirave, njeriu duhet më mirë të reflektojë mbi atë nëse mund të arrijë të fitojë këtë kuptim për të mirat e dhëna. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

Edmond Vlashaj

E ndërsa çapitem nëpër të tridhjeteshtatin vit të jetës sime, në natën e shtatë dhjetorit, në kapërcim të tetë dhjetorit, më kujtohet si një herë e një kohë para më shumë se njëzet e ca vitesh, një radio e mirë asokohe, një Radio Kineze! Një Radio Kineze, e cila kishte në vetvete magjinë e të qenurit një burim drite, burim shprese, burim informacioni dhe një burim Lirie për etjen time prej kureshtari sfidues. Shtëpia ime ishte e sajdisur në privilegj. Radio si ajo, Radio Kineze, mund ta kishte rrallë kush, ndoj shtëpi kursimtari si puna e prindërve të mi, përpos Sekretarit të Partisë dhe ndoj brigadieri shembullor, apo spiuni që kishte tejkaluar planin e plasjes në burg të turlilloj "armiku" të partisë e të pushtetit popullor. Një Radio Kineze e cila po të dije të hyjë

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ... që nuk mund t’i zotërojnë. Ato e konsiderojnë vetveten e tyre si të keqtrajtuar dhe të privuar nga gjërat më të mira të botës. E kalojnë shumicën e jetës së tyre duke menduar për gjërat që nuk i kanë dhe pengesat që kalojnë. Përderisa përqëndrohen tërësisht në këto gjëra, ato nuk ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë faktin se ka shumë të mira përreth tyre, të cilat janë krijuar për to, në çdo moment. Edhe ne qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni(në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës. Nëse dikush nuk mund t'i shohë kënaqësitë që Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 09 DHJETOR 2013 Lëvizja

Një Moment me pak Koment...

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Mirësevini në "Butik Ura e Lanës"! Në afërsi të zonës së Brrylit, shitësa ambulantë kanë zgjedhur të tregtojnë mbi Urën e Lumit të Lanës. Përgatiti: H.A

Një Moment me pak Koment...

Pranë "Brrylit", Tiranë

Mos e mendo dy herë! Duke ecur në Bulevardin "Bajram Curri " mund të përfundosh në ndonjë tavolinë kafeje. Lokalet dhe bizneset kanë zaptuar trotuaret dhe hapësirat. Përgatiti: H.A

Një Moment me pak Koment...

Bulevardi "Bajram Curri", Tiranë

Ofrohet vend pune Instruktore Aerobie. Të interesuarat të kon taktojnë në: 044519016/ Për më tepër www.biznesunion.al

Hotel - Bar - Restorant "Shtëpia e Gjuetarit"

Adresa: Dardhë, Korçë - Albania Lëvizja

Cel : +355 69 737 1772

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 09 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Muharremi: Mjekët në QSUT kërkojnë para në këmbim të shërbimit dhe vizitave!

QSUT, Tiranë

Qytetarëve po u kërkohen para për të blerë ilaçe pavarësisht faktit se mund të jenë të shtruar në spital. Nuk po e dimë se kur do marrin fund problemet me mungesën e ilaçeve dhe barnave me të cilat trajtohen pacientët në spitalet e vendit tonë. Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”, por edhe spitalet e tjera në kryeqytet kanë mangësi dhe problematika të mëdha dhe shërbimi që ofrojnë lë shumë për të dëshiruar. Reparti i Nefrologjisë, Hematologjisë dhe Pediatria janë shërbimet që kanë probleme me mungesat e barnave. Ndërkohë, mjekët në lidhje me problematikat në dhënien e shërbimeve për pacientët shprehen: “Nuk mund t'i blejmë ne ilaçet e pacientëve me rrogat tona, por po përpiqemi që t'u shërbejmë me aq sa kemi mundësi”. Për më tepër, ndiqni intervistën me pacientin E. Muharremi. Më flisni pak për gjendjen tuaj shëndetësore?

Unë quhem E. Muharremi dhe jam me origjinë nga Dibra. Kohët e fundit kam patur probleme të vazhdueshme shëndetësore dhe për të ditur me saktësi për gjendjen time shëndetësore vendosa të bëj analizat pranë spitalit nr.1 në QSUT. Pasi bëra analizat, mjekët konstatuan që kisha infeksion në veshka dhe duhej patjetër që të shtrohesha në spital për ta patur nën kontroll gjendjen time shëndetësore. Çfarë nuk shkon siç duhet me shërbimin në QSUT? Unë jam tejet i pakënaqur nga shërbimi që ofrohet për pacinentët pranë QSUT-së, sidomos nga mjekët e Repartit të Nefrologjisë. Nëse nuk ke para, në QSUT nuk të sheh askush me sy. Mjekët janë kthyer në "specie në zhdukje" në këto ambiente spitalore, për shkak se mjaft gjëra nuk funksionojnë siç duhet të funksiononin. Që në fillim kryeinfermierja mu përgjigj me një ton zëri aspak të përshtatshëm duke me thënë: “Ne nuk kemi ilaçet që të duhen ty, prandaj nëse dëshiron të shërohesh merr recetën që do të japë mjeku dhe ilaçet do t'i blesh në farmaci. Gjatë kohës kur u shtrova në spital duhet të bëja eko të veshkës, por mjeku më tha: "Nëse do të shohësh ecurinë e gjendjes tënde shëndetësore duhet të shkosh të blesh një “film” ( paisje e aparaturës, ekos), pasi unë si mjek s’mund ta blej me lekët e mia”. Për të bërë ekon duhet të blija paisjen

që kushtonte 1.500 lekë. Unë duhet ta bëja tre herë në javë ekon e ve-shkës, kështu që më duheshin 4.500 lekë. Apeli juaj ndaj Ministrisë së Shëndetësisë? Unë i bëj apel Ministrisë së Shëndetësisë që të punojnë shumë për t'i sjellë “imazhin “që meriton QSUT-së, pasi kështu si është vepruar deri më sot nuk ka premisa për zhvillim dhe rritje të cilësisë së shërbimit për pacientin shqiptar. Njëkohësisht i bëj thirrje drejtoreshës së QSUT-së që postin që mban ta shohë si një përgjegjësi shumë të madhe dhe jo si një mënyrë për t'u punësuar apo pasuruar. Gjithashtu kërkoj që të marrë fund sa më parë abuzimi me pacientët shqiptarë, pasi mund të jemi vend i rrallë në Europë që edhe pse mund të jesh i shtruar në spital duhet t'i blesh barnat me lekët e tua në farmaci. Ndërkohë, bëj apel që Ministria e Shëndetësisë të ngrejë grupe ekspertimi, ose ta ndjekë më nga afër funksionimin e aparaturave në QSUT, pasi pacientët për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore shpeshherë detyrohen që t'i blejnë këto shërbime me para. Përgatiti:A.H «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Dizajner. Dërgoni CV-në tuaj në: punesim@globe.com.al/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 09 DHJETOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gëzim Janina: Për të qenë sipërmarrës, duhet guxim!

Shumë të rinj në ditët e sotme krahas studimeve, kanë marrë përgjegjësinë për të qenë sipërmarrës. Gëzim Janina, prej 8 vjetësh administron një minimarket pranë Stadiumit "Selman Stermasi" në Tiranë të Re. Përshëndetje Gëzim. Shumë të rinj e kanë dëshirën për të qenë sipërmarrës, por pak janë atë që e kanë këtë mundësi. Na flisni pak rreth jetës tuaj, si dhe kush ju shtyu për të ushtruar këtë aktivitet privat? Në radhë të parë ju falenderoj për këtë

intervistë. Kam dëshirë ta nis me prejardhjen time. Unë jam 28 vjeç, me origjinë nga qyteti i Fierit. Kam ardhur në Tiranë në vitin 2004 me qëllimin për të vazhduar studimet e larta në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Si student që isha, shpenzimet ishin pak më të larta se kohën që isha në gjimnaz. Më duhej të gjeja punë për të përballuar shpenzimet e mia, por ishte e vështirë të punësohesha me kohë të plotë. Me pak

fjalë, më duhej të zgjidhja. Nëna ime më dha një version të tretë. Të hapnim një dyqan të vogël. Ajo ka punuar për shumë vite në sistemin e kaluar, si shitëse dhe zotëron aftësitë e duhura për të drejtuar një biznes, prej të cilës kam mësuar dhe unë . Për shumë njerëz që janë jashtë fushës së sipërmarrjes do të thotë të kesh më shumë të ardhura financiare dhe kohë të lirë për vete. Çfarë do të thotë kjo për ju? Po ju them me pak fjalë. Të jesh sipërmarrës, në radhë të parë duhet të jesh njeri i përgjegjshëm. Unë si individ, për të patur vazhdimësi biznesi që drejtoj i kam privuar shumë gjëra rinisë time. Ja dedikova arsimit dhe punës. Arsyeja është e thjeshtë, për të patur një të ardhme më të mirë.Të kesh ecuri pozitive në sipërmarrje duhet të jesh korrekt me klientët, nuk duhet të mashtrosh në lidhje me cilësinë e mallit për të vetmen arsye, sepse është ai që na ushqen. Të jesh sipërmarrës do të thotë të rriskosh. Korrektësi, cilësi, shërbim i kulturuar dhe jeta juaj do të përmisohet, por nëse nuk i ke këto virtytet e lartë përmendura, falimenti është i sigurt. Si nis dita juaj? Herët në mëngjes, sepse merrem me furnizimet. Pushoj në drekë dhe prapë në punë. Me pak fjalë në punë. Pres verën të largohem disa ditë për të pushuar. Faleminderit për intervistën tuaj. Faleminderit ju dhe “77 News”. Përgatiti: A.K Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Ndihmes kamarier. Të interesuarat të kontaktojnë në: 0674092738/ Për më tepër www.biznesunion.al

Market MANDRI Adresa: Rruga “Isuf Elezi”, Paskuqan - Tiranë Cel: +355 68 51 64 425 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

KURIOZITETE

E HËNË, 09 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Britania e Madhe teston baterinë më të madhe në Europë!

Një testim i baterisë më të madhe në Europë, e cila mendohet se do të transformojë rrjetin elektrik në Mbretërinë e Bashkuar dhe të rrisë energjinë e rinovueshme, do të fillojë në Leighton Buzzard, Bedfordshire. Teknologjia për ruajtjen e energjisë do të testojë metodat e reja, për kapjen e energjisë elektrike dhe për lirimin e saj në pe-

riudha të gjata. Gjetja e mënyrave për ruajtjen e energjisë, nga gjenerimi i turbinave me erë dhe paneleve diellore, është çelësi për ruajtjen e një burimi të vazhdueshëm të energjisë. Por teknologjia e ruajtjes ka qenë e vështirë për ta përkthyer, nga bateritë e vogla në bateri të shkallës së madhe, që nevojitet për të balancuar kërkesën dhe

furnizimin në rrjetin kombëtar. Në nënstacionin elektrik që furnizon Leighton Buzzard, tre kompani janë duke shpresuar për të vendosur një nga bateritë më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë, duke përdorur teknologjinë litium mangan. Projekti prej 25 milionë $ do të përbëjë thelbin e një testimi të magazinimit të energjisë, që mund të ketë ndikim të gjerë për sektorin e energjisë së rinovueshme. Të tre kompanitë – S & C Electric Europe, Samsung SDI dhe Younicos – kanë fituar tenderin për instalimin e një baterie me kapacitet 6 megavat, e cila do të thithë energjinë dhe do ta lirojë atë, për të përmbushur kërkesat e rrjetit elektrik. Rezultatet e para priten të dalin në vitin 2016. Nëse është e suksesshme, teknologjia e baterisë dhe ekspertiza e rrjeteve që shkon së bashku me të, do të përhapet në mbarë botën. Për më tepër: www.77news.al

Për muskuj të fuqishëm, konsumoni spinaq!

Hulumtuesit kanë zbuluar se të ushqyerit me spinaq i bën muskujt më të efektshëm.

Efekti është aq i fuqishëm saqë shihet pas vetëm tre ditëve.Sekreti nuk është tek

hekuri, por tek nitratet e bollshme në këtë lloj ushqimi.“Është si një karburant shtesë për muskujt, si dhe kjo i bën muskujt të punojnë më mirë dhe me efikasitet”, tha drejtuesi Dr. Eddie Weitzberg nga Krolinska Instituti në Suedi.Fillimisht mendohej se përmbajtja e hekurit në spinaq e bënte atë si ushqim të pasur. Tani shkencëtarët kanë mësuar se nitratet në perime janë përbërësit e vërtetë të energjisë së trupit. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Operatore. Të interesuarat të kontaktojnë në: 0696014960/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 09 DHJETOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Davutogllu spikat ngjarjet më të rëndësishme në vend!

Lëvizja

Çallajan: Thirrje vendeve islame për të rritur tregtinë! Ministri turk i Ekonomisë, Zafer Çallajan dhe Ministri turk i Integrimit Europian dhe kryenegociatori, Egemen Baësh morën pjesë në Kongresin e 4 Ndërkombëtar të Bizneseve të reja. Ministri Çallajan u bëri thirrje Organizatave të Bashkëpunimit Islamik (IOC) për të rritur tregtinë dhe të bashkojnë forcat gjatë këtij takimi për të negociuar mbi zhvillimin e vendeve. Ndërsa ministri turk në Bashkimin Europian tha se BE-ja duhet të vazhdojë politikat e saj mbi liberalizimin e vizave në mënyrë që të ndihmojë Turqinë në zgjerimin e tregtisë, duke theksuar se Turqia është një vend në zhvillim. Më tej ai shtoi se liberalizimi i vizave po pritet me padurim, pasi kjo hap një rrugë të re për të gjithë qytetarët turq, kryesisht për biznesmenët, duke cituar se arkitekti i procesit të liberalizimit të vizave është lideri ynë, Rexhep Tajip Erdogan. Për më tepër: www.77news.al

Ahmet Davutogllu

I ftuar në televizionin “Haberturk”, Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu i është përgjigjur të gjitha pyetjeve në lidhje me temat aktuale në rendin e ditës, duke përfshirë edhe marrëveshjen e eksportit të naftës me Irbilin, marrëveshjen e riparimit të BE-Turqi, marrëdhënien me Armeninë, dhe zhvillimet e politikës së jashtme të Turqisë. Në përgjigjje të kytyre pyetjeve, Davutollu tha se marrëveshja mes Ankarasë dhe Irbi-

lit mbi eksportin e naftës mund të shkojë pa krijuar asnjë shqetësim, duke theksuar që ai shpreson se Bagdadi dhe Irbili do të zbatojnë rregullat ligjore përsa i përket shkëmbimit të energjisë. Më tej, Davutollu tha se sfida më e madhe e Turqisë është të planifikojë një të ardhme të artë për vendin, pasi qëllimi ynë është që Turqia të jetë një ndër dhjetë ekonomitë më të mëdha në botë. Përpos kësaj ministri komentoi në lidhje me mundësinë e një

udhëtimi pa viza në Bashkimin Europian, ku detaje më të hollësishme rreth marrëveshjes së riparimit të liberalizimit të vizave do të jepen me 16 dhjetor ku dhe pritet të nënshkruhet marrëveshja. Pas marrëveshjes shumë gjëra mund të riparohen midis Turqisë dhe BE-së, duke siguruar një garanci të madhe dhe më të sigurtë për të ardhmen tonë, përfundon Davutogllu. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Arkitekte. Të interesuarat të kontaktojnë në: 0694070000/ Për më tepër www.biznesunion.al

Enes Lëvizja

Adresa: Përmet, Piskovë Cel: +355 68 27 25 646 e-mail: e-bezati@hotmail.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 09 DHJETOR 2013

77 ENERGY

77 NEWS

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat deri më 31 Dhjetor 2013 Çaj kundër ulçerës në stomak

Oferta më e mirë!

VETITË: Mënjanon shqetësimet në stomak. Lufton gastritin. Lufton ulçeran në stomak.

Lulebasani

PËRDORIMI: Në 2 L ujë ziejmë për 2-3 minuta 50 gr nga bima. Çaji pihet 3 herë nga një filxhan çaj para buke. Çaji është mirë të ëmbëlsohet me shurup arre, ose të konsumohen 3-4 kokrra gliko arre në ditë. Kura vazhdon për 45 ditë.

Milcë

Kamomil

PËRBËRËSIT: Lule bishtamithi, lulebasani, mëllëgë e bardhë, milcë, kamomil.

Çajra të tjerë: Çaj livando, Çaj për kollën dhe astmën, Çaj diabetik, Çaj antistres, Çaj kundër kapsllëkut, Çaj për normalizimin e punës së mëlçisë, Çaj Lule Bliri, etj.

180 lekë

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 16:30 E Dielë 08:00 - 16:30

Eri: +355 68 56 82 580 Festimja: +355 68 56 82 634 Lisa: +355 68 56 82 511

CITY PARK

O

fertë Për blerje mbi 10.000 lekë, transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese

09 dhjetor  

Gazeta 77 News e përditshme informative, organi mediatik i Partisë Lëvizja Shqipëria e re