Page 1

Cafe & Bar

CELONA Adresa: Rr. e Elbasanit, pallati Diamant përball Postës Shqiptare Cel: +355 66 31 13 660 e-mail: cafebarcelona@yahoo.com

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E SHTUNË, 07.09.2013 VITI II - NR.550

MENDIMI POZITIV

...>>fq.5

Imagjinata, ky mjet lundrues!

K

ur imagjinata jonë portreQendra e tizon gjëra, i nxjerr Mendimit Pozitiv fotot nga magazina e trurit dhe i vendos në skenën e syrit. Imagjinata është tregues i zgjuarsisë. Ka goxha dyshime rreth vërtetësisë së kësaj thënie, por disa persona mendojnë se imagjinata e shfrenuar e fëmijës është një fazë dhe kalon shpejt. Rregullat e shtëpisë, shkollës dhe institucioneve të edukimit e injorojnë imagjinatën e njeriut, duke u bazuar kryesisht në memorizim, përsëritje, diktim, ushtrim dhe bindje. Sakaq, imagjinata është strukur në një qoshe fëminore të trurit. Kur imagjinojmë dikë duke shtrydhur një limon të thartë, nga i cili rrjedh lëngu karakteristik, menjëherë na lëshon goja lëng. Ajo është një ndjesi, e cila shpërthen nga burime të brendshme. Kur imagjinojmë një bukuri përrallore, ndiejmë të na shpërthejë një energji e brendshme, sikur jemi duke e parë realisht. Kur dëgjon zërin e telefonuesit, menjëherë truri e portretizon imazhin e tij, duke e bërë të përkojë menjëherë me intonacionin e zërit. Kur imagjinoni një person të shtrenjtë, për të cilin ju merr malli, harroni gjithçka dhe gjithkënd që keni përreth. Në ato çaste, duket sikur po i flisni dhe sikur ju përgjigjet, sikur i përcillni ndjenjat tuaja të vërteta. Mendja dhe truri juaj kanë udhëtuar drejt tij, duke e lënë trupin mes njerëzve që e rrethojnë. Trupi është me mua, kurse shpirti tek ju. Trupi është emigrant, kurse shpirti në atdhe. Trup pa shpirt dhe shpirt pa trup. Imagjinoni sikur para shtëpisë tuaj rrjedh një lumë dhe ju laheni pesë ... >> VIJON NË FAQEN 2

Rruga “Danish Jukniu”në Sauk, burim vdekjesh! Elbasan, rriten tarifat e strehimit në konvikt!......fq.2 Projekti “Farm-Tour” promovon agroturizmin!....fq.3 Nimetzyberi: Të rritet përgjegjshmëria e institucioneve ndaj komunitetit rom!..................fq.4 Tulipani, lulja e dashurisë!.....................................fq.6 Ankaraja paralajmëron rritjen e krizës së refugjatëve sirianë!................................................fq.7 Edmir Lila: Firma jonë konkuron me cilësi dhe çmim!..............................................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


Lëvizja

E SHTUNË, 07 SHTATOR 2013

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Elbasan, rriten tarifat e strehimit në konvikt!

Qyteti i Elbasanit

K

onvikti i universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan nuk plotëson

as 50% të kërkesave të studentëve për strehim. Veç kësaj, konvikti në fjalë, këtë vit

do t’i presë studentët me tarifa më të larta. Rreth 3 mijë kërkesa paraqiten çdo vit nga studentët që vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit, por aty mund të akomodohen vetëm 1200 studentë. Drejtori i konviktit, Albert Hajrullai bën të ditur se këtë vit janë kryer investime të rëndësishme për një akomodim sa më të mirë të studentëve dhe po punohet që të sigurohet një tjetër godinë, nisur nga numri i madh i kërkesave. Studentët shprehen se e kanë të vështirë të përballojnë tarifat e larta të shtëpive me qera dhe në rast pamundësie të regjistrimit në konvikt, strehon 5-6 persona në një shtëpi. Sipas tyre, me gjithë rritjen e tarifave, konvikti është përsëri më i përballushëm. Me një fond prej 60 milion lekësh, në këtë konvikt u ndërhy për të siguruar kushte më të mira qëndrimi, ngrohje dhe ujë për 24 orë. Për më tepër: www.77news.al

Korçë, shtohet numri i divorceve!

P

ranë Gjykatës së Apelit në qytetin e Korçës, në 8 mujorin e parë të vitit 2013 janë paraqitur rreth 226 çështje për zgjidhje martese. Sipas të dhënave, vihet re se divorci po merr një dimension të madh social. Rreth 216 raste tashmë kanë përfunduar dhe janë në procedurë 10 të tjera. Vitin e kaluar, numri i kërkesave ishte rreth 331 dhe gjykohet se kërkesat në 65% të rasteve bëhen nga femrat. Kjo për shkaqe të ndryshme si: largësia nga bashkëshorti për shkak emigrimi, dhuna në familje që vitet e fundit është shtuar mjaft, si dhe nga kushtet e vështira ekonomike. Për më tepër: www.77news.al

Qyteti i Korçës

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ...herë në ditë. A do u mbetej papastërti në trup? Nëse nuk e keni imagjinuar më parë, s’kam dyshim se do e imagjinoni tani, në këto çaste. Koha dhe jeta juaj janë shumë të vyera dhe s’keni përse t’i kyçni vetëm në kufijtë kohorë të aktualitetit, sikur mendja të ishte një i burgosur i hekurave të çastit aktual. Imagjinata e mundëson njeriun të jetojë në mesin e ngjarjeve, i përfshirë totalisht prej tyre dhe jo si një vëzhgues i jashtëm. Është e pamundur t'i vihet fre trurit dhe të Lëvizja

mos orvatet ta imagjinojë. Çdo ndryshim në jetë, paraprihet nga imagjinata. Imagjinata është mjeti lundrues i yni, të cilin e përdorim për të mbërritur tek qëllimet tona. Nëpërmjet tij, mendja thith presionet e jetës, na bën ta shohim të ardhmen më të bukur, të sfidojmë vështirësitë dhe të zgjidhim problemet. Mjafton të imagjinoni imazhin e synuar apo imazhin e shoqërisë që kërkon të jetë, për të filluar rrugëtimin. Qëllimet e tua, janë një imazh imagjinar i

mënyrës se si e sheh të ardhmen. Ëndrrat e kanë zanafillën tek imagjinata, e cila thuret nga mendja dhe zemra. Nëse ashpërsia e aktualitetit të çon atje ku nuk fantazon dhe imagjinon dot ndryshimin, thjesht po jeton më gjatë, duke shtuar vuajtjet e tua. Hapi i parë drejt ndryshimit, është fantazimi dhe imagjinata. Ajo të çon përtej dyerve të mbyllura. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 07 SHTATOR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Projekti “Farm-Tour” promovon agroturizmin!

P

rojekti “Farm-Tour” i përket Zhvillimit të Agroturizmit në zonat Veriore të Shqipërisë dhe atyre Lindore të Malit të Zi. Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit IPA Cross Border ShqipëriMali i Zi. Është projekti i fundit që është

duke u implementuar nga RASP, si aplikant kryesor dhe nga organizata partnere, Organizata Rajonale e Turizmit Bjelasica & Komovi në Mal të Zi. Projekti e koncepton agroturizmin, si një turizëm që lidhet me fshatin dhe aktivitetin bujqësor, përfshirë edhe praktikat tra-

dicionale të prodhimit, përpunimit apo përdorimit të produkteve. Zonat ku shtrihet projekti, janë më shumë të njohura për blegtorinë se sa për bujqësinë. Konkretisht, projekti zhvillohet në tre komuna të Shqipërisë, në Margegaj, Shishtavec dhe Fierzë, si dhe në 2 komuna në Malin e Zi, Plavë dhe Andrejevicë. Qëllimi i projektit është të zhvillojë dhe promovojë turizmin e qëndrueshëm. Kjo arrihet nëpërmjet ngritjes së aktiviteteve pilot të agroturizmit në zonat kufitare të Shqipërisë Veriore dhe zonës Lindore të Malit të Zi, bazuar në përdorimin e burimeve natyrore, kulturore dhe në përfshirjen e madhe të qeverisjes lokale, duke patur si partnerë kryesorë komunat e sipërpërmendura. Një rrjet prej 20 fermash pilote do të ngrihet nga të dyja anët e kufijve shqiptarë dhe të Malit të zi, të cilat do të shërbejnë si një model i zhvillimit të agroturizmit, që ngrihet mbi traditat lokale, trashëgiminë kulturore të secilit rajon në mënyrë që t’i ofrohet vizitorëve një eksperiencë turistike unike. Për më tepër: www.77news.al

Spitali i Kukësit pa ujë, mjekët e pacientët të detyruar ta blejnë!

S

pitali rajonal i qytetit të Kukësit “Meriman Braha” vazhdon akoma të përballet me mungesën e ujit të pijshëm. Kriza e ujit që mbizotëron prej kohësh në këtë qytet nuk mund të linte pa prekur edhe këtë institucion të rëndësisë së veçantë, i cili furnizohet vetëm një orë në ditë me ujë të pijshëm.

Pavarësisht ankesave të Drejtorisë së këtij spitali pranë ndërmarrjes së Ujësjellësit, situata vazhdon të jetë e njëjtë, ku qindra pacientë dhe stafi mjekësor janë të detyruar ta blejnë ujin e pijshëm. Mungesa e ujit ka rënduar edhe higjenën e ambienteve, ku më problematike mbeten pa dyshim tualetet dhe reparti i Kirurgjisë.

Në spitalin e Kukësit ekziston një depo uji për grumbullimin dhe ruajtjen e tij, por asnjëherë nuk është mbushur për shkak të prurjeve mjaft të ulëta nga rrjeti kryesor i Ujësjellësit. Në spitalin rajonal të Kukësit marrin shërbim shëndetësor pacientë nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Jurist. Të interesuarit të kontaktojnë në Cel : 0682067884 / Për më tepër www.njoftime.com

Adresa: Rr. “Aleksandër Goga”, Durrës Tel: +355 55 22 79 28 Cel: +355 69 20 57 205/ +355 69 20 57 207 e-mail: gb4454@gmail.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E SHTUNË, 07 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Nimetzyberi: Të rritet përgjegjshmëria e institucioneve ndaj komunitetit rom!

Fatmir Nimetzyberi

Q

endra për “Drejtësi dhe Solidaritet” ka konstatuar që në shumë raste ushtrohet dhunë dhe bëhen ofendime ndaj anëtarëve të komunitetit rom dhe egjiptian. Nga ana tjetër, gazetari i QDS-së, për të gjetur arsyet pse ndodh ky fenomen negativ, pyeti disa punonjës të Policisë së Rendit në lidhje me ankesat që kanë ardhur në drejtim të tyre. Këta të fundit e mohuan faktin që ky komunitet të jetë dhunuar dhe ofenduar. Për më tepër, ndiqni intervistën e dhënë për gazetën “77 News” nga i riu Fatmir Nimetzyberi.

Mund të më flisni për jetën dhe problematikat që hasni ju dhe komuniteti juaj? Unë quhem Fatmir Nimetzyberi dhe jam me origjinë nga Shkodra, por jetoj në Kombinat prej vitesh. Jam 28 vjeç, i martuar dhe kam tre fëmijë. Në familjen time, por edhe në shumë familje të tjera që njoh nga komuniteti egjiptian dhe rom, jetohet në kushte të mjerueshme ekonomike. Në familjen time jetojnë mbi 20 veta në një shtëpi me dy dhoma dhe një korridor të vogël. Unë dua të bëj publike dhe të denoncoj dhunën dhe ofendimet që Policia e Ren-

dit dhe Policia Bashkiake ushtrojnë ndaj lypsëve që dalin për lëmoshë në rrugë. Gjithashtu, kërkoj që edhe institutcionet e vendit të jenë më të drejta në vendimarrje dhe të mos ketë diferencime për shkak të ngjyrës së lëkurës. Është mjaft e rëndësishme që ky komunitet të ndihmohet me vizita pranë spitaleve edhe në rastet kur nuk kanë mundësi të paguajnë tarifat e caktuara. Apeli juaj ndaj organeve kompetente? Unë kërkoj që të rritet përgjegjshmëria e institucioneve të qeverisë si dhe të kontribuohet për arsimimin dhe integrimin e këtyre shtresave në nevojë. Kërkoj që të merren masa sa më parë për ndalimin e dhunës, sharjet dhe ofendimet e ndryshme ndaj komunitet egjiptian dhe romëve. Gjithashtu, kërkoj që të përfitojnë ndihmë ekonomike dhe banesa sociale, të gjithë ata që plotësojnë kushtet dhe që e meritojnë në bazë të drejtësisë. I bëj thirrje bizneseve dhe kompanive të fuqishme, që të jenë më solidare dhe të ndihmojnë fëmijët e të varfërve për të ndjekur shkollën, apo të kontribuojnë ekonomikisht sado pak për ta rritur cilësinë e jetës së tyre. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Kuzhinier. Të interesuarit të kontaktojnë në Cel : 0682069315 / Për më tepër www.njoftime.com

Kështjella

HOTEL - BAR - RESTORANT

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 07 SHTATOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Policia Rrugore ia faturon përgjegjësinë Bashkisë!

Vëzhgimi i QDS: Rruga “Danish Jukniu” në Sauk, burim vdekjesh!

Q

ytetarë të shumtë janë ankuar pranë qendrës për “Drejtësi dhe Solidaritet” në lidhje me aksidentet e shumta që ndodhin në rrugën “Danish Jukniu”, në Sauk, (degëzohet me rrugën nacionale Tiranë Elbasan,100 m larg objektit të Policisë Ushtarake) me pasojë vdekjen dhe plagosjen e drejtuesve të automjeteve apo kalimtarëve. Banorët e kësaj zone, (Njësia Bashkiake Nr 2) kërkojnë që institucionet kompetente të marrin masat e duhura duke vendosur pengesa plastike në këtë rrugë me qëllim që autojmetet të zvogëlojnë me detyrim shpejtësinë, pasi në të kundërt pasojat mund të jenë akoma më të mëdha. Nga ana tjetër, qendra për “Drejtësi dhe Solidaritet”, në lidhje me rastin, vuri në dijeni Policinë Rrugore. Në rrugë zyrtare, Shefi i Komisariatit të

Policisë Rrugore, Genc Peka u shpreh: “Kjo është një kompetencë e bashkisë për të vendosur tabela në këtë zonë, nuk është kompetencë e jona”. Gjithsesi, shqetësimi i qytetarëve nuk është vendosja e sinjalistikës, por parandalimi i aksidenteve në këtë rrugë. Ndërkohë, juristët e qendrës po përgatisin dosjen e plotë juridike për t’ia drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha. Aksidentet Sipas qytetarëve, që banojnë në zonën ku ndodhin aksidentet, mësojmë se në dy vitet e fundit, si pasojë e aksidenteve automobilistike kanë vdekur katër drejtues automjetesh dhe dhjetra të tjerë janë plagosur. Gjithashtu, këto aksidente shkaktojnë dëme të mëdha materiale, që kanë vlerë të konsiderueshme dhe kosto të madhe për qytetarët. “Para dy javësh, një këngëtari i doli makina jashtë kontrollit dhe goditi një vinç në krahun e djathtë pranë derës së Policisë Ushtarake”, shprehet qytetari Skënder Hasmeta, teksa e pyesim në lidhje me rrezikshmërinë që paraqet kjo rrugë. Qytetari “Kjo rrugë është bërë shumë problematike, sepse ka formë të harkuar. Makinat vijnë me shumë shpejtësi dhe përpiqen të frenojnë, por nuk e shmangin dot aksidentin”, tregon “të fshehtat” e kësaj rruge banori

i kësaj zone, Z. Hasmeta. “Përpos katër vdekjeve dhe 12 plagosjeve, edhe familjarët tanë janë të rrezikuar në këtë rrugë. Ndërkohë, të moshuarit apo fëmijët duhet të tregojnë një kujdes maksimal, pasi mundet që në të ardhmen aksidentet të vazhdojnë të shtohen”. Ankesat Banorët e zonës, (afër rrugës “Danish Jukniu”) shprehen se i kanë dërguar ankesa të shumta bashkisë dhe policisë ku kanë kërkuar vendosjen e pengesave plastike horizontale në këtë rrugë, me qëllim që të mos ndodhin aksidente të mëtejshme. “Dëmet në këtë rrugë janë shumë të mëdha. Jetë njerëzish, plagosje, shtylla ndriçimi të këputura, tabela qëndrimi të dëmtuara, bizneset përreth gjithashtu të dëmtuara…”, tregon qytetari D. T, i cili ka një biznes pranë kësaj rruge dhe ka qenë dëshmitar i aksidenteve të ndodhura në këtë rrugë. “Bashkia vuri vetëm disa tabela për kufizimin e shpejtësisë, që nuk eleminojnë rrezikun dhe nuk zbatohen nga drejtuesit e automjeteve”, përfundon dëshminë e tij qytetari. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Prezantuese e produktit. Të interesuarit të kontaktojnë në Cel: 0682052161 / Për më tepër www.njoftime.com

BAR-RESTORANT-HOTEL

Adresa: Valbonë – Tropojë Cel : +355 67 30 14 637 e-mail:alfred@yourneytovalbona.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E SHTUNË, 07 SHTATOR 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Tulipani, lulja e dashurisë!

T

ulipani, lulja kombëtare e Hollandës që çel në pranverë, është simbol i dashurisë.

Kjo lule ka me mijëra varietete, nëpërmjet të cilave ajo plotëson koloret e shumta të

ngjyrave. Si lule e prerë ajo formon buqeta të mrekullueshme, të vlerësuara nga gjithkush që i merr. Kjo lule e ka origjinën nga rajoni i Himalajeve dhe më pas u bë popullore në Lindjen e Mesme. Ashtu si modelet e flokëve në vendet Lindore, edhe lulet mund të marrin një numër të konsiderueshëm ngjyrash. Çdo tulipan i dhuruar përçon një mesazh dashurie. Por jini të kujdesshëm në zgjedhjen e ngjyrës së tulipanëve që do të dhuroni. Një tulipan i verdhë simbolizon një dashuri të pamundur, ndërsa një tulipan i kuq është shenjë e një pasioni të çmendur dhe mund të kuptohet si një deklaratë dashurie. Nëse ngjyra e zgjedhur është e rrallë, kjo do të thotë se ju jeni të gatshëm të bëni gjithçka për personin e dashur. Për më tepër: www.77news.al

Lepujt ndriçues!

H

ulumtuesit turq kanë përdorur një teknikë aktive transgjenike, të zhvilluar nga hulumtues mjekësorë në Universitetin e Hawait. Në dritë normale, lepujt janë të bardhë si çdo lepur tjetër. Kur errësohet mjedisi ku ata qëndrojnë, të dy lepujt marrin një ngjyrë të gjelbër të ndezur. Gjatë fazës së tyre embrionale që të tetë lepujve u ishte injektuar një proteinë fluoreshente nga ADN-ja e kandilave të detit. Embrionet pastaj janë vendosur

sërish te nëna lepur dhe dy nga lepujt e sapolindur dolën se kishin “gjene që ndriçojnë.” Ky çift lepujsh nuk është çifti i parë i prodhuar në laborator dhe që bën dritë. Hulumtimi ka për synim futjen e një gjeni të ri fitimprurës tek lepujt femra, dhe pastaj mbledhjen e proteinave të bëra me qumështin e prodhuar nga femrat lepuj. Kjo mund të çojë në prodhimin e ilaçeve për njerëzit, thonë shkencëtarët. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Shites/e. Të interesuarit të kontaktojnë në info@alternativ.al / Për më tepër www.njoftime.com

DREJTIMI PËRCAKTON DESTINACIONIN! Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në Fakultetet:

Inxhinieri

Inxhinieri Elektronike, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Inxhinieri Informatike, Inxhinieri Elektrike, Mekatronikë, Inxhinieri Telekomunikacioni

Mjekësi

Arkitekturë

900 € / 1 vit

Mjekësi, Infermieri, Stomatologji, Farmaci Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi BACHELOR & MASTER

Kjo ofertë vlen për 10 personat e parë! Pa asnjë detyrim tjetër! Deri më 11 Shtator 2013 Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705 , E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E SHTUNË, 07 SHTATOR 2013

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ankaraja paralajmëron rritjen e krizës së refugjatëve sirianë!

jendja e sirianëve të strehuar në vendet fqinje këto ditë, u trajtua edhe në Takimin e Ministrave të Vendeve Fqinje të Sirisë, mbajtur në Gjenevë të Zvicrës. Takimi u realizua nga Komisariati i Lartë i OKB-së për refugjatët dhe në të morën pjesë ministrat e jashtëm të Turqisë, Irakut, Jordanisë dhe Ministri i Punëve Sociale të Libanit. Takimi kishte për qëllim tërheqjen e vëmendjes së opinionit publik ndërkombëtar mbi situatën e sirianëve të strehuar në vendet fqinje. Në takim u trajtuan strategjitë që do të ndiqen në të ardhmen, për çështjet që kanë të bëjnë me ndarjen e barrës së refug-

Lëvizja

Davutogllu i uron hebrenjve Vitin e Ri!

Ahmet Davutogllu

G

jatëve ndërmjet bashkësisë ndërkombëtare dhe vendeve pritëse. Ministri i Jashtëm Ahmet Davutogllu, i cili përfaqësoi Turqinë në këtë takim, theksoi se mbështetja e komunitetit ndërkombëtar ndaj vendeve që strehojnë refugjatët sirianë është e pamjaftueshme. Në konferencën e shtypit organizuar pas takimit, shefi i diplomacisë turke reagoi edhe një herë ndaj qëndrimit të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me çështjen e refugjatëve sirianë. Davutogllu rikujtoi faljen që kishte bërë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun shumë vite pasi kishte ndodhur

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë ka uruar hebrenjtë me rastin e Vitit të Ri, Rosh Hashanah. Me këtë rast, Ministri i Jashtëm Ahmet Davutollu u takua me Krye-rabinin e Turqisë, Rav Isak Haleva. Në mesazhin që Davutollu dha me këtë rast, vuri në dukje se Turqia ka një trashëgimi historike ku komunitete të ndryshme për shekuj me radhë kanë bashkëjetuar në paqe, qetësi dhe dashuri. Ministri Davutollu vuri në dukje se qytetarët hebrenj, të cilët i japin një ngjyrë më shumë pasurisë kulturore të Turqisë, gjatë gjithë historisë kanë përbërë një element të pandashëm të shoqërisë sonë dhe i uroi të gjithë bashkësisë hebrenje festën e Vitit të Ri. Për më tepër: www.77news.al

genocidi i Srebrenicës, i cili u mori jetën mijëra muslimanëve boshnjakë për shkak të ndërhyrjes së jashtme të vonuar, ndërsa nënvizoi edhe një herë domosdoshmërinë e një ndërhyrjeje të jashtme për të mos lejuar përsëritjen e të njëjtës tragjedi edhe në Siri. Ahmet Davutogllu cilësoi se kriza e refugjatëve do të rritet akoma edhe më shumë, nëse komuniteti ndërkombëtar nuk do të reagojë ndaj përdorimit të armëve kimike. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Arkitekt. Të interesuarit të dërgojnë CV, në info@dajti-construxion.com / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E SHTUNË, 07 SHTATOR 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Edmir Lila: Ne konkurojmë me cilësi dhe çmim!

G

jatë një interviste të dhënë për Unionin e Sipërmarrësve Shqiptarë, Edmir Lila, theksoi se, për të drejtuar një biznes nuk është as e lehtë, dhe as e vështirë, por është një punë mjaft e ngarkuar. E rëndësishme është të dish të menaxhosh sa më mirë biznesin, që ti si sipërmarrës drejton, u shpreh ai. Sa e vështirë është të drejtosh një biznes? Sigurisht që ka vështirësi të ndryshme, por duhet të përballesh me to, për t’i eleminuar, në mënyrë që biznesi të ecë sa më mirë. Kjo është më kryesorja për ta ngritur sa më lart biznesin ose aktivitetin që ushtron. Prej sa kohësh e ushtroni këtë aktivitet? Firma “Lila” ka 11 vite që ushtron aktivitetin e saj. Biznesi ka ardhur duke u zgjeruar. Kjo është një firmë cilësore, të cilën e karakterizon korrektësia maksimale me klientët.

Çfarë të veçante ka biznesi juaj në krahasim me konkurentët e tjerë ne treg? E veçanta e biznesit tonë është se çmimet janë shumë konkuruese. Cilësia dhe kualiteti i lartë janë primare në firmën "Lila”. Gjithashtu, avantazh kryesor është se çdo gjë prodhohet dhe importohet nga kompania jonë. I gjithë malli që tregtohet është i dorës së parë. Kemi makineri për prerje dhe përpunim. Gjithashtu, në këtë firmë bëjmë punime të ndryshme si: gurë dekorativë, mermer, granite, gurë të çregullt, mermer të punuar, panorama guri, forma betoni, çezma mermeri, oxhak guri, gurë të prerë, etj. Cili është sezoni kur keni më shumë fluks pune? Është sezoni i fillimit të verës, por puna nuk mungon edhe gjatë vitit. Për më tepër: www.77news.al

INSTAT: Çmimet e konsumit shënojnë ulje!

I

NSTAT publikon të dhënat, për indeksin e çmimeve të konsumit për muajin gusht. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, INSTAT thekson se çmimet e konsumit në muajin gusht shënuan një ulje prej 0.1 %, krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor i indeksit në këtë muaj është 1.2 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2.8 %. Indeksi i grupit ”Transporti” ka shënuar një rritje prej 0.5 %. Brenda këtij grupi çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.8 % dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.3 %. Për më tepër: www.77news.al

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me South Bank University, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 11 Shtator 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.a l , www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gazeta 77 News Botimi Nr.550  

Gazeta 77 News e përditshme informative organ i Partisë Lëvizja Shqiperia e Re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you