Page 1

Motel Restaurant

HANI

www.Restaurant-hani.com

Restaurant HANI Shtupeq i Madh- Rugovë KM 11 Pejë - Kosovë Tel: +377 45 307-305 / +377 44 600-521 / +386 49 337-732 Email: info@restaurant-hani.com Web: www.restaurant-hani.com

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PREMTE, 06.12.2013 VITI II - NR.639

MENDIMI POZITIV

...>>fq.4

Lartësoje veten! Shumë të rinj dhe të reja, sidomos adoleQendra e shentë, ka çaste kur Mendimit Pozitiv përjetojnë lumturi dhe gëzim të papërs hkr uesh ëm. Por këto çaste janë shumë të shkurtra dhe pasohen nga çaste dëshpërimi, pezmatimi dhe stresi. Si është i mundur një ndryshim kaq i shpejtë? Si është e mundur që të transformohet njeriu nga një person i lumtur në një të vuajtur brenda pak çastesh?Ashtu si besimi që forcohet dhe dobësohet, ashtu dhe lumturia përjeton rritje dhe zbritje. Po cilat janë shkaqet që na e turbullojnë lumturinë tonë? Ku e kanë burimin këto shkaqe? A janë ato shkaqe të jashtme, apo e kanë burimin te bota e brendshme e njeriut? Nëse ti ke vlerësim të lartë për veten, nuk do ta poshtërosh dhe fyesh atë. Poshtërimi është turbulluesi i lumturisë. Është në natyrën e njeriut që ta shohë veten e tij dinjitoze dhe të respektuar. Çdo njeri pret që të tjerët ta vlerësojnë dhe ta respektojnë. Prandaj mos lejo që ta ulësh veten dhe ta poshtërosh atë si në vetmi, ashtu edhe para njerëzve. Çasti kur njeriu nuk e vlerëson veten, madje e poshtëron atë, i ngjan rënies së lirë të ashensorit të shkëputur nga litarët mbajtës. Kur u krijua njeriu, u pajis me tre instikte: Instikti i të ushqyerit, instikti i riprodhimit dhe instikti i dinjitetit. Po çfarë do të thotë të kesh dinjitet? Të kesh dinjitet, do të thotë të respektosh veten, të kesh vlerësim të lartë për veten, të synosh një nivel vlerësimi të lartë nga familjarët e tu, shokët dhe njerëzit e tjerë. Dy instiktet e para, të ushqyerit dhe riprodhimi, janë për të siguruar vazhdueshmërinë e jetës mbi tokë. Por instikti i dinjitetit dhe i të qenit krenar, përse i shërben njeriut? Përse njeriu që kur lind, lind me dëshirën për të qenë i vlerësuar? Përse është pajisur njeriu me këtë instikt...>> VIJON NË FAQEN 2

Ballo: Pres vendimin e Strasburgut para se të vdes! Përgjysmohet borxhi, Cani: Audit kontratave me biznesin!...............................fq.2 Pak hapësirë të gjelbër ju lutem!............................fq.3 Medi Kamberi: I gatshëm në çdo orë për klientin!...........................................fq.5 Ja si mund ta forcojmë sistemin imunitar!................................................fq.6 BE, hapa drejt heqjes së vizave për shtetasit turq!.....................................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E PREMTE, 06 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Përgjysmohet borxhi, Cani: Audit kontratave me biznesin!

kopjet e kontratave dhe që lidheshin me këtë borxh. Një burim i të dhënave në fakt që u kryqëzua me atë që ka bërë Deloitte, ishin edhe të dhënat e publikuara në websiten e kërkuar nga bizneset. I gjithë ky proces solli atë që Deloitte identifikoi shifrën 24.6 miliardë lekë që buxheti i shtetit i detyrohet edhe njëherë'', tha Shkëlqim Cani, Ministër i Financave. FMN parashikonte një borxh ndaj biznesit 560 milionë dollarë, Deloitte e nxori borxhin 24.6 miliardë lekë, afro 250

milionë dollarë. Ndërkohë, ministria para se të shlyejë detyrimet do të verifikojë cilësinë e punimve. Ministri Cani i pyetur nëse vlera e nxjerrë nga Deloitte ka gjasa të përgjysmohet nga verifikimi i cilësisë së punimeve, u përgjigj: ''Unë po flas vetëm për pjesën e parë, po flas për borxhin që qeveria i ka biznesit dhe që është kjo shifër që unë sapo u deklarova. A do të vijohet me procesin e verifikimit në vend të punimeve dhe të verifikimeve? Ky proces tashmë ka filluar në çdo ministri të linjës dhe kështu çdo njëra ministri është e angazhuar në këtë proces dhe me t'u mbyllur dhe kjo fazë, natyrisht që do të fillojmë me pjesën tjetër që është faza e shlyerjeve. Do të kuptohet sesa do të dalë shuma dhe se çfarë do të dalë nga verifikimi, nuk e kam unë në xhep, atë pres kur të realizohet". Ministri bëri me dije se për pjesën tjetër të borxhve do të ketë auditim të dytë dhe kompania do të përzgjidhet me tender. Për të nxjerrë këto të dhëna Deloitte ka verifikuar faturë pas fature 150 biznese, të cilat zënë 78.2 % të totalit të borxhit të qeverisë. Ndërsa vetëm pjesa e infrastrukturës, zë 65 % e kësaj shume dhe më pas shëndetësia, arsimi, e sektorë të tjerë. Për më tepër: www.77news.al

cili sinjalizon sa herë që ai e cënon dinjitetin e tij me vepra të këqija. Sistemi i alarmit i instaluar tek njerëzit, është pikërisht ndërgjegja e secilit prej nesh. Në çastin kur cënojmë dinjitetin tonë me një vepër të ligë, ky alarm aktivizohet duke e bërë njeriun të skuqet, të djersijë, i thahet pështyma, dridhet dhe nuk e gjen dot fjalën. Si e poshtëron njeriu veten? Të gjitha gabimet janë ndaluar, pasi cënojnë dinjitetin e njeriut, e poshtërojnë atë. Konsumuesit e alkoolit radhiten te poshtëruesit e vetes. A i keni parë si tallen të gjithë me ta? A i keni parë që nuk i kontrollojnë dot nevojat e tyre fiziologjike? A i keni parë që shndërrohen në qënie pa dinjitet? Nuk ka fyerje më të madhe për njeriun se të ftohet për të konsumuar gjëra që i cënojnë dinjitetin dhe burrërinë e tij. Hajduti që vjedh pasuritë e të tjerëve është njeriu më i ulët dhe pa dinjitet, sidomos në çastin që zbulohet. Kurrë mos prano ta poshtërosh veten! Në çdo hap që të hedhësh, pyet veten nëse e cënon dinjitetin

tënd. Ne jemi qenie që gabojmë, por nëse një herë e ke poshtëruar veten me diçka, mos e përsërit për së dyti. Është e palogjikshme që një person sa herë që del nga shtëpia, të rrëzohet në të njëjtën gropë. Problemi kryesor me të cilin përballen sot shoqëritë tona, është se janë mësuar me vetëposhtërimin dhe nuk u bën më përshtypje. Është pikërisht ky shkaku kryesor i shumë vuajtjeve tona. Sa më shumë që teknologjia zhvillohet dhe përparon, aq më shumë na shtohen vuajtjet dhe stresi. Si t’ia kthej vetes dinjitetin? Që sot, shkëputu nga gjithçka që të ul para njerëzve dhe para vetes tënde. E dyta, pendohu sa më parë për gabimet që vepron. E treta, mbuloju të metat njerëzve, që të t’i mbulojë Krijuesi ty. Nëse e ke të vështirë të shkëputesh nga ai gabim, të paktën ruaje veten dhe mos vepro në publik. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

Shkëlqim Cani

Ministri i Financave publikoi rezultatet e auditimit të kompanisë Deloitte & Touche, për borxhin e qeverisë ndaj biznesit. Qeveria i detyrohet biznesit 24.6 miliardë lekë, vetëm për punët dhe shërbimet e kryera. Në këtë auditim nuk është përfshirë bor-xhi që institucionet fiskale i kanë biznesit. Ministri tha se Delioitte kishte për detyrë të verifikonte vetëm atë pjesë të borxhit që qeveria kishte vetëm ndaj biznesit deri në datën 3 gusht 2013. "U kërkua informacioni i detajuar mbi

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ... që kur Krijuesi e krijoi njeriun e parë mbi tokë dhe vazhdon me çdo njeri cilado qoftë feja e tij, ngjyra e lëkurës, raca dhe mosha? Edhe fëmijët e vegjël, nëse poshtërohen dhe u cënohet dinjiteti, fillojnë të qajnë. Përgjigja e pyetjeve të mësipërme, është: Sepse kështu njeriu nuk mund të devijojë nga ligjet e Krijuesit mbi tokë. Ky instikt, i detyron shumë njerëz të ruhen nga veprat e ulëta si pasojë e frikës së skandalit dhe cënimit të dinjitetit. A e imagjinoni si mund të ishte jeta mbi tokë nëse njerëzimi nuk do të ishte i pajisur me këtë instikt? Ne sot ankohemi për korrupsionin, krimet dhe veprat e liga që janë përhapur. Imagjinojeni se në çfarë nivelesh do të ishin, nëse instikti i dinjitetit dhe i dëshirës për të qenë i vlerësuar nuk do të ekzistonte te njeriu! Nëse njeriu e poshtëron veten, qoftë dhe në vetmi, ai humbet çdo vlerësim dhe konsideratë për veten. Prandaj, poshtërimi i vetvetes, që bëni në vetmi apo haptazi, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në nivelin e lumturisë. Brenda çdo njeriu ekziston një sistem alarmi, i Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 06 DHJETOR 2013 Lëvizja

Një Moment me pak Koment...

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kjo nuk përtypet o Ali! Të ishte në periferi, edhe përtypej kjo gjendje, por të jetë në qendër të kryeqytetit jo se jo! Pale kur makinat vijnë nga të dy krahët, kalimtarët bëjnë sehir. Përgatiti: L.B

Një Moment me pak Koment...

Rr: "Ali Baushi", pranë "9-Katësheve", Tiranë

Pak hapësirë të gjelbër ju lutem! A thua ky është vendi ideal i pushimit? Shesh i bukur, po ku është hapësira e gjelbëruar? E vjen një moment kur dhe betoni plaket me pleqtë. Përgatiti: L.B

Një Moment me pak Koment...

Sheshi "Jozef Shtraus", Tiranë

Ofrohet vend pune Magazinier. Të interesuarit të kontaktojnë në: 068 60 28 929/ Për më tepër www.biznesunion.al

TË PARËT PËR TË PARIN!

Tel.&Fax +355 4 2235 932 Cel: +355 67 20 50 324/ +355 67 20 50 325/ +355 67 20 50 329 e-mail: klinikasyrit-internacional@hotmail.com Adresa: Rr.”Myslym Shuri” Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E PREMTE, 06 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

I moshuari Nazim Ballo: Pres vendimin e Strasburgut para se të vdes!

Gjykata e Strasburgut

I moshuari 81 vjeçar, Nazim Ballo nga Durrësi ka 10 vite që i është drejtuar Gjykatës së Strasburgut (ka paditur shtetin Italian), ku kërkon dëmshpërblimin nga autoritetet italiane në lidhje me dëmtimin që iu shkaktua gjatë marrëdhënieve të punës. Cili është profesioni juaj, si dhe më tregoni problemin që ju shqetëson? Unë në profesion kam qenë mekanik dhe kam punuar prej 60 vitesh në anije të ndryshme. Ndryshe më njohin edhe me emrin “marinar”. Historia ime fillon në datë 14 janar të vitit 2000 kur u sekuestrua trageti “Orestes” në Portin e Barit të Italisë. Theksoj se në këtë traget unë punoja si mekanik. Ky ishte një traget në pronësi të pronarit grek. Sekuestrimi ndodhi për motive financiare, sepse pronari falimentoi. Komanda e anijes, pas sekuestrimit më caktoi mua

dhe 2 persona të tjerë të ruanim anijen nga zjarri. Në këtë moment, ne pyetëm avokatin e sekuestrimit të anijes me shtetësi italiane që,“A duhet të qëndrojmë në anije dhe a na mbulohen shpenzimet e jetesës dhe ditët e punës”. Ai u përgjigj se, “do ju mbulohen të gjitha shpenzimet”. Por këtu filluan telashet, jo vetëm që nuk na u mbulua asnjë shpenzim, por asnjë pikë uji nuk na është sjellë nga autoritetet italiane. Që të tre personat në anije konsumonim ushqimet e skaduara, si konservat që ishin në anije. Pas 6 muajsh punë në anije unë humba të dyja veshkat për shkak të ujit që e pinim nga depot me ndryshk dhe për shkak të ushqimit të keq. A iu dha ndihmë mjekësore? Unë u shtrova vetë në siptal dhe aty ndenja 2 vite e gjysëm, duke bërë një herë në dy ditë dializë. Më pas në shtetin italian erdhi

gruaja dhe më dhuroi veshkën, sepse në të kundërt vdekja ishte e sigurt. Ajo më dhuroi veshkën dhe pas një operacioni të vështirë kam 11 vite që jetoj pa shumë probleme të rënda shëndetësore. Gjithsesi, për gjashtë vite të tjera sërisht unë shkoja në anije ku bëja ndonjë pastrim dhe ndonjë punë të vogël. Në fakt, anija u shit në vitin 2007 dhe unë mora 3 mijë e 900 euro nga autoritetet italiane, pra një shumë qesharake. Si vijuat për të kërkuar të drejtën? Pas shumë seancash gjyqësore në shtetin Italian, çështja ndodhet në Strasburg, ku unë kërkoj të dëmshpërblehem për dëmin e madh, që më është shkaktuar, si dhe të më jepet paga për shtatë vite punë, sipas dokumentave që disponoj. Ndërkohë, kam edhe një korrespodencë me këtë gjykatë dhe shpresoj që të më japin të drejën që më takon me ligj, ku unë kam paditur shtetin Italian. Theksoj se marr një pension prej 13 mijë lekësh dhe është tepër e vështirë që të jetoj në këtë mënyrë. Dokumentat kanë 10 vite në Strasburg dhe kërkoj që të jepet drejtësia sa më shpejt. Në shtator të vitit 2012 kam patur korrespodencën e fundit. Tani pres vendimin e Strasburgut para se të vdes. Përgatiti: K.I «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Inxhinier i Sigurimit Teknik. Dërgoni CV-të tuaja në: stafi@hres.al/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 06 DHJETOR 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Medi Kamberi: I gatshëm në çdo orë për klientin!

Medi Kamberi

Në vendin tonë ka shumë sipërmarrje të vogla dhe të mëdha. Gjithashtu ka dhe njerëz të vetëpunësuar, siç janë shoferët e linjave urbane apo taksive. Përfaqësuesi i Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë zhvilloi një intervistë me z.Medi Kamberi, i cili është drejtues i një automjeti tip furgon dhe bën linjën taksi, Vorë-Tiranë dhe anasjelltas. Z. Kamberi, prej sa vitesh e keni filluar

këtë profesion? U bënë rreth 17 vjet që punoj shofer taksi në këtë linjë. Kam kaluar kohë të vështira dhe të bukura në këtë profesion. Keni qenë ndonjëherë në emigracion? Absolutisht jo! Fëmijët e mi kanë qenë të vegjël në ato vite kur shqiptarët filluan të largohen drejt Europës apo dhe kontinenteve të tjera. Nuk mund ta lija vetëm familjen dhe kë-

shtu u detyrova të vihesha në kërkim të punës. Pagat në ato vite kanë qenë shumë të ulta dhe ishin të pamjaftueshme për të mbajtur familjen. Më shkoi në mendje për të blerë një furgon, pasi shihja që kërkesat për transportin ishin të larta. Arrita të blija një furgon dhe të punoja linjën Vorë- Tiranë. Më vonë mora liçensën dhe punoja nga mëngjesi deri në mbrëmje. Vazhdoj edhe sot me këtë linjë. Dihet që kjo zonë është kthyer në vend industrial. Gjithashtu ka disa Qendra Tregtare të njohura dhe institucione të larta arsimore. Ka fluks lëvizjesh, jo vetëm nga banorët, por edhe nga punëtorët dhe studentët. Përpiqem të jem aktiv, korrekt dhe i kujdesshëm me klientin. Unë nuk kam abuzuar kurrë me tarifat. Mundohem të mbaj pastër automjetin, sepse është sipërmarrja ime e vogël që më ka ushqyer familjen. Me këtë profesion arrita të ndërtoj shtëpinë. Cili është sezoni që keni më tepër punë? Periudha, shtator-maj ka më tepër fluks pune. Në sezonin e verës shkollat mbyllen, punëtorët fillojnë lejet dhe kështu bie fluksi i lëvizjeve. Është periudha kur unë dhe familja ime mundohemi të pushojmë disa ditë. Z. Kamberi ju falenderoj për intervistën! Gjithashtu, ju falenderoj ju dhe lexuesit dhe "77 News" . Përgatiti:A.K Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Inxhinier Miniere Nëntokë. Dërgoni aplikimet tuaja në: stafi@hres.al/ Për më tepër www.biznesunion.al

KANTINA E PIJEVE Gjergj Kastrioti

R r. “ B a j r a m Tu s h a ” , R r u s h b u l l - D u r r ë s

Te l : + 3 5 5 5 2 2 6 4 6 2 8 / + 3 5 5 5 2 2 6 4 8 6 2 Fax: +355 52 264627 info@kantinaskenderbeu.al w w w. k a n t i n a s k e n d e r b e u . a l Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

KURIOZITETE

E PREMTE, 06 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ja si mund ta forcojmë sistemin imunitar!

Ju ka ndodhur ndonjëherë të dëgjoni t’ju thonë se sistemi juaj imunitar i trupit ka rënë? Çfarë nënkuptojmë me këtë shprehje? Ekspertët kanë dhënë disa mënyra se si mund ta forcojmë sistemin imunitar. Në organizmin tonë sistemi imunitar

vepron vazhdimisht duke pakësuar çdo lloj sulmi të jashtëm ose të brendshëm. Për ta ndihmuar në punën e tij mbrojtëse, ai duhet forcuar, duke pasur një edukatë të mirë të ushqyerjes dhe duke përdorur substanca që e ndihmojnë. Ekspertët kanë dhënë disa mënyra se si mund ta forcojmë sistemin imunitar: - Sistemi imunitar forcohet, nëse lejon organizmin të pushojë sa duhet, forcohet nëse nuk pi ose ul ndjeshëm pirjen e duhanit dhe alkoolit. - Veprimtaria fizike ndikon në forcimin e tij, por më mirë nëse nuk është një veprimtari fizike e ngjeshur. - Mënyra e duhur e të ngrënit. Të bësh një jetë të rregullt duke krijuar një rutinë në veprimtaritë që kryen, ndihmon uljen e stresit që është një prej shkaqeve kryesore jopatologjike të funksionimit të keq të sistemit imunitar.

- Shumë mendojnë që sistemi imunitar ndikon vetëm në nivel fizik, por nuk është kështu, duke qenë se trupi ynë është vetëm një prej tri elementeve të një sistemi mjaft kompleks, ku përfshihet edhe mendja, edhe emocionet. Prandaj shmangni emocionet negative: ankth, stres, frikë, kështu do ta ndihmoni të forcohet. - Disa substanca të caktuara na ndihmojnë të forcojmë sistemin tonë imunitar. E tillë është vitamina C, e cila duhet të jetë e përditshme në organizëm. Betakaroteni që gjendet në frutat me ngjyrë të kuqe ose portokalli, kontribuon rritjen e qelizave që janë në gjendje të reagojnë ndaj infeksioneve dhe t’i luftojnë ato. Këto që përmendëm më lart janë disa nga këshillat që kanë përcjellë ekspertët, që ne të ndihemi më mirë dhe sistemi imunitar i trupit tonë të jetë më i fortë. Për më tepër: www.77news.al

Energjia e Biomasës! Energjia termike e lëshuar nga vetëtimat ndonjëhere shkaton zjarr, njeriu parahistorik filloj të mbroj prushin që i ka mbetur nga zjarri. Zbulimi i zjarrit ishte një çelës i shpikjeve të reja dhe të mrekullushme që e ndihmoi jashtëzakonisht përmirësimin e kushteve të jetesës. Biomasa prodhohet nga materiet organike, kryesisht nga lëndët vegjetariane dhe shikohet si një formë e depozitimit të energjisë së diellit. Nëpërmjet

përdorimit të saj të gjerë në të shkuarën, biomasa sot përdoret kryesisht në vendet e zhvilluara, ku gjatë viteve të fundit janë futur teknologji të reja për përdorim efikas. Biomasa është përdorur si burim energjie për shekuj me radhë, duke mbetur akoma si burim kryesor i energjisë në vendet në zhvillim me 35 % të sasisë së përgjithshme të burimeve të energjisë, që e përdorim kryesisht për gatim dhe ngrohje. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Inxhinier Ndërtimi. Dërgoni aplikimet tuaja në: contact@hres.al/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 06 DHJETOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Bashkimi Europian, hapa drejt heqjes së vizave për shtetasit turq!

Bashkimi Europian ndërmori hapa drejt heqjes së vizave për shtetasit turq, në përpjekje për të zbutur marrëdhëniet e ngrira mes Ankarasë dhe bllokut me 28 anëtarë. Dy palët ranë dakord të nënshkruajnë një marrëveshje që u lejon qeverive të BE-së të kthejnë emigrantët e paligjshëm që futen në Europë nga Turqia. Në shkëmbim, BE bie dakord të fillojë diskutime zyrtare lidhur me kërkesën që të hiqen vizat për shtetasit turq që udhëtojnë drejt Europës. Turqia, kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndodhet në një rrugë të rëndësishme të trafikut të emigrantëve të paligjshëm nga Afrika dhe Lindja e Mesme drejt Europës. Por bisedimet për marrëveshjen e riatdhesimit, që parashikon kthimin e emigrantëve të paligjshëm, kishin ngecur prej vitesh, pasi Turqia nuk ishte e bindur se BE do të ofrojë liberalizim vizash

në shkëmbim për politikën e re, transmeton Zëri i Amerikës. Në një tjetër sinjal të përmirësimit të marrëdhënieve, Turqia dhe Bashkimi Europian filluan një raund të ri bisedimesh për anëtarësimin në nëntor. Bisedimet ishin pezulluar nga BE-ja në shenjë proteste pas shtypjes së demonstratave antiqeveritare në Turqi. “Sot është një ditë historike”, u shpreh Davutogllu, në një konferencë shtypi në Bruksel me komisionerët e Çështjeve të Brendshme dhe të Zgjerimit, Cecilia Malmström dhe Stefan Füle.“Ramë dakord të fillojmë më 16 dhjetor në Ankara procesin e liberalizimit të vizave dhe të nënshkrimit të marrëveshjes. Ky ishte objektivi i Turqisë që prej shumë vitesh”, shtoi ai. Procesi do të çojë në heqjen e vizave “brenda jo më vonë se tre vjet e gjysmë”, tha ai. Për më tepër: www.77news.al

Lëvizja

Stamboll, së shpejti tuneli i dytë nën det! Qyteti i Stambollit do të ketë së shpejti tunelin e dytë nën ngushticën e Bosforit pas tunelit “Marmaraj” që u inaugurua muajin e kaluar. Spekulimet në lidhje me një tunel të dytë janë bërë pasi Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim bëri të qartë se tunelit "Marmaraj" që do t'i jepet një "binjak". Puna në tunelin “Euroaziatik” 106 metra të thellë ka filluar, me qëllim reduktimin e kohës së udhëtimit nga pjesa aziatike në atë Europiane të Stambollit në 15 minuta. Tuneli “Euroaziatik”, së bashku me tunelin “Marmaraj”, do të reduktojnë ndjeshëm trafikun e ngjeshur të qytetit Stamboll me një popullsi prej rreth 14 milionë banorë. Ndërtimi i tunelit është ndërmarrë nga kompania me eksperiencë rreth 26 vjeçare turko-koreane, “ATAS” (Kompania e Investimeve dhe Konstruktimeve të Tuneleve Euroaziatike) dhe do të vendoset 2 kilometra në jug të tunelit aktual, "Marmaraj". Tuneli do të ketë një gjatësi prej 4-5 kilometra dhe do të kushtojë 1.1 miliardë dollarë, do të jetë i kalueshëm vetëm për automjetet e lehta, nuk do të përdoren nga kamionët, autobusët dhe motoçikletat. Tuneli do të ketë strukturën e tuneleve që përdoren në Nju Jork, Paris dhe Kuala Lumpur, të cilët janë modeli më i sigurt, më praktik dhe ekologjikisht miqësor për transportin në qytet. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Dizajner & Koordinator webi. Dërgoni aplikimet tuaja në: hr@neptun.al/ Për më tepër www.biznesunion.al

KARBURANT

ERI

Tek ne do të gjeni gjithçka dhe në çdo kohë!

Adresa: Autostrada Tiranë-Lezhë, Km 30, Mamurras Cel: +355 68 20 20 136 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E PREMTE, 06 DHJETOR 2013

77 ENERGY

77 NEWS

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat deri më 31 Dhjetor 2013

Trëndafil i egër

Oferta më e mirë!

VETITË: Medikament dhe çaj rifreskues, Ndalon diarrenë (te fëmijët) Kundër skorbutit (dobësi, anemi, hemorragji në lëkurë). Rrit rezistencën e organizmit ndaj sëmundjeve infektive (grip etj.) Është ndër burimet kryesore të vitaminës C. Përdoret në acarimet e rrugëve urinare.

Trëndafil i egër

PËRDORIMI: Në 1 gotë me ujë që valon hidhen 7-8 kokrra të copëtuara të trëndafilit. Zihen për 10-15 min. Pihet 2 herë nga1 gotë çaj në ditë.

Çajra të tjerë: Bar Majasëlli, Lule Akja, Çaj për gurë dhe llum në tëmth, Çaj jeshil, Gjethe dafine, Çaj hithri, Kamomil, Aguliçe, Çaj natyral për mykun dhe alergjinë, etj.

180 lekë

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 16:30 E Dielë 08:00 - 16:30

Eri: +355 68 56 82 580 Festimja: +355 68 56 82 634 Lisa: +355 68 56 82 511

CITY PARK

O

fertë Për blerje mbi 10.000 lekë, transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese

06 dhjetor  

Gazeta 77 News e përditshme informative, organi mediatik i Partisë Lëvizja Shqipëria e re

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you