Issuu on Google+

HOTEL RESORT BALLKAN

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E ENJTE, 05.12.2013 VITI II - NR.638

MENDIMI POZITIV

Adresa: Rr. Elbasan-Librazhd, km 15, Mirakë

Cel: +355 69 31 09 646

E-mail: info@resortballkan.com Web: www.resortballkan.com ...>>fq.4

Lumturia nuk blihet! "Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë", Qendra e Mendimit Pozitiv është një parim shumë i mençur. Sigurisht, për të jetuar qetësisht është e nevojshme të keni një minimum të sigurisë dhe të mos keni shqetësime për të nesërmen, sepse është e vështirë të jeni të lumtur në qoftë se ju do të jetoni nën vijën e varfërisë. Nëse flasim për ata, të cilët i kanë përmbushur të gjitha nevojat e tyre themelore, është e qartë se gëzimi i jetës nuk është në proporcion të drejtpërdrejtë me llogarinë bankare, numrin e makinave apo ekranet plazma. A nuk është tani rasti të ndaloni së besuari reklamave që “bërtasin me zë të lartë” që vetëm nëse arrini të bëni pasuri ju mund të gjeni lumturi absolute? Kush dëshiron shumë, nuk merr asgjë! Ideja që pasuria është një burim lumturie është sfiduar qysh nga kohët e lashta, por sigurisht aspiratat tona dhe mënyra jonë e jetesës nuk duhet të vihen në diskutim. Personat të cilët kanë si qëllim të vetëm të grumbullojnë lekë, famë, shtëpi, makina, janë të njëjtët që gjykojnë jetën e tyre të pakënaqshme dhe duket se shumica vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Mos ndoshta akumulimi i të mirave materiale “ndriçon” vetëm portofolin tonë? Megjithatë, shumë nga ne kanë instinktin që të blejnë për t’u “plotësuar”, edhe pse momenti i lumturisë është gjithmonë i rrufeshëm. Thjeshtojeni jetën Nuk është e mjaftueshme të vesh në diskutim konsumet tona të përditshme. Ajo që duhet të ndryshojë është shoqëria ku jetojmë. Mesazhi është imediat: të pasurohesh dhe të konsumosh nuk janë elementët e vetëm për t’u ndierë të gjallë dhe ......>> VIJON NË FAQEN 2

Ibo: Prokuroria pushon çështjen e djalit, gjykata e dënon! FMN në Tiranë, sugjerime për buxhetin e vitit 2014!.......................................fq.2 Këta nuk mbajnë dot veten e tyre!..........................fq.3 "Mobileri Dralo", ne dimë t'i japim rehati ambienteve!...................................fq.5 Gjenerator elektrik me reaksion kimik, e ardhmja e elektricitetit!....................................fq.6 Punësimi, pavarësia ekonomike e grave turke është në progres!.................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E ENJTE, 05 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

FMN në Tiranë, sugjerime për buxhetin e vitit 2014!

Ministria e Financave

Fondi Monetar Mbërrin në Tiranë për të dhënë sugjerimet për buxhetin e vitit 2014 dhe ndryshimit të taksave. Ndonëse ministri i Financave Shkelqim Cani ka mbledhur rreth vetës ekspertët më të mirë për hartimin e buxheti të vitit 2014 dhe paketës fiskale që e shoqëron atë, ''çertifikimin'' e këtij buxheti e kërkon nga FMN-ja. Misioni i FMN-së që ka mbërritur në 3 dhjetor në Tiranë, ka nisur takimet me

drejtuesit e Ministrisë së Financave, ku në qendër të diskutimeve do të jenë temat e buxhetit të 2014-ës, ndryshimet e paketës fiskale, mbi nivlein e ri të taksimit dhe vendosja e një marrëveshje të re mes qeverisë dhe Fondit. Misioni do të qëndrojë në Tiranë deri në datë 17 dhjetor, ku pritet që gjithcka të ketë përfunduar dhe FMN të ketë dhënë ''Bekimin'' për paketën fiskale, e cila mbetet krejt e paqartë. Ndërkaq, të gjithë grupet e interesit presin me padurim diskutimin mbi paktën fiskale për të bërë edhe kërkesat e tyre prezente, me qëllim që të përfshihen tek kjo paketë. Qeveria ka përcaktuar datën 10 dhjetor si afat për diskutimin e paketës fiskale me grupet e biznesit. Sipërmarrja gjatë këtyre ditëve ka bërë publike në media disa kërkesa për t'u marrë parasysh nga Ministria e Financave në paketën fiskale, por deri më tani nuk ka ende asnjë përgjigje. Burimet e Ministrisë së Financave bënë të ditur se ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë takuar fillimisht me drejtorët e Borxhit, Buxhetit dhe Politikave Fiskale, për t'u njohur më në detaje me

këtë paketë. Misioni do të zhvillojë takime edhe me ministrin e Financave dhe kryeministrin. Takimi i FMN-së me ekspertët e financave ka gjasa të nxjerrë në dritë sa më parë draftin e paketës fiskale, e cila më pas do të diskutohet me grupet e interesit, kryesisht organizatat e biznesit. Misioni po interesohet për buxhetin e vitit që vjen, për nivlein e parashikuar të të ardhurave, borxhin dhe defiçitin që do të përcaktohet. FMN dhe qeveria janë drejt krijimit të një marrëdhënie të re, që do të finalizohet me një marrëveshje. Burime nga Financat thanë se do të diskutohet edhe për mundësinë e marrjes nga ky institucion financiar i një shume të konsiderueshme për të paguar borxhin që qeveria i ka biznesit për punë dhe shërbime publike tashmë të kryera. Në fund të qëndrimit të vizitës së misionit në Tiranë, do të mbahet edhe një konferencë për mediat nga kreu i Fondit për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Për më tepër: www.77news.al

ja e kohëve moderne, stresi dhe ankthi. Të shumtë janë njerëzit që ndihen të stresuar për shkak të së ardhmes së tyre dhe të fëmijëve. Për shkak të stresit njerëzit e shohin të ardhmen si të frikshme dhe të errët. Për të jetuar i lumtur, i duhet thënë “jo” stresit dhe ankthit. Yjet e artit, të muzikës dhe të sportit përjetojnë ankth dhe stres më shumë se kushdo tjetër. Ruajtja e famës është një sëmundje më e rëndë se pasioni për ta arritur atë. Në përgjithësi, ankthi dhe stresi akumulohen në pavetëdijen tonë, e cila i shndërron në realitet. Pavetëdija beson gjithçka që i pasqyrohet dhe e përjeton atë. Ajo nuk bën dallime mes realitetit, imagjinatës dhe iluzionit, përderisa ti ia pasqyron dhe i beson. Shumë sëmundje, si ulçera, rënia e flokëve, rrudhat e kanë burimin tek stresi dhe ankthi. Vetë mjekët pohojnë se 70% e të sëmurëve të tyre, mund të vetëkurohen nga sëmundjet, nëse largojnë stresin dhe ankthin. Stresi të mban në tension, gjendje e cila

ndikon në nervat e stomakut, duke penguar aktivitetin e tyre normal. Kështu shkaktohet ulçera, por dhe sëmundje të tjera me burim stresin. Ka edhe sëmundje që nuk kanë burim stresin dhe ankthin, por që rëndohen për shkak të tij. Përse të zgjedhim rrugën plot gropa, shkurre e ferra dhe të mos zgjedhim rrugën e shtruar dhe të drejtë? Përse të zgjedhim rrugën e stresit e të ankthit dhe të mos zgjedhim atë të qetësisë shpirtërore. Cila është zgjidhja atëherë? Stresi dhe ankthi nuk mund të zhduken nga jeta e njeriut, por mund të reduktohen në maksimum, me qëllim që njeriu të jetojë i qetë dhe i lumtur. Jeto të sotmen dhe harroje të nesërmen. Mos i lejo retë e së nesërmes që të pengojnë rrezet e diellit të sotëm. Mendo dhe llogarit më të keqen që mund të ndodhë. Kështu, nëse të ndodh e ke pritur dhe llogaritur, në të kundërt do të jesh i lumtur. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ...të lumtur. Të mos harrojmë se momentet më intensive të lumturisë shpesh janë gëzimet e vogla të çdo dite. Ku mund të gjendet lumturia? Nëse lumturia nuk mund të blihet, cili është sekreti i mirëqënies së brendshme? Rrugët e përmbushjes personale janë të shumta, por disa prej tyre janë ato më thelbësoret: Të ndihesh i/e lirë dhe i/e pavarur; Të ndihesh i/e dobishme; Të keni lidhje të forta me personat që keni pranë; Duke pasur vetëbesim; Përtej këtyre vlerave thelbësore është detyrë e secilit që të gjejë rrugën e mirëqenies. Lumturia nuk mund të blihet me katalog. Ankthi një ndër elementët që pengon lumturinë! Kush e turbullon dhe e pengon lumturinë tonë? Ankthi është një prej tyre, urrejtja, dashakeqësia, zilia, nevrikosja përbëjnë rrezik dhe kërcënojnë jetën tonë të lumtur. Turbulluesi më i madh i lumturisë është sëmundLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 05 DHJETOR 2013 Lëvizja

Një Moment me pak Koment...

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Këta nuk mbajnë dot veten e tyre! Investime të destinuara për t’u shkatërruar dhe më pas për t’u harruar. Askush nuk është kujdesur për mirëmbajtjen e tyre. Bëhet fjalë për stolat pranë Pediatrisë, QSUT. Përgatiti: H.A

Një Moment me pak Koment...

Pranë Spitalit Pediatrik, QSUT

Dhjetori i festave troket me zbukurime! Dhjetori i festave troket me zbukurime në Tiranë. Në rrugët e kryeqytetit janë ndezur dritat. Tani gati për ditën e fundvitit. Përgatiti: L.B

Një Moment me pak Koment...

Në rrugët kryesore të Tiranës

Ofrohet vend pune Marketing. Dërgoni CV-në tuaj në: revistacoffee@gmail.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

Internet & Computer Klaudio

Adresa: Bulevardi “Gjergj Kastrioti”, Lagja 10, pranë parukeri Iden, Korçë Tel: +355 082 253 657

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E ENJTE, 05 DHJETOR 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ibo: Prokuroria pushon çështjen e djalit, gjykata e dënon!

Merita Ibo

Merita Ibo nga Bilishti, invalide e grupit të parë shprehet se ka rreth tre vite që sorollatet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Korçës në lidhje me çështjen e djalit të saj. Ky i fundit detyrohet që të paguajë një shumë të konsiderueshme parash pas vendimit të gjykatës (civile), edhe pse prokuroria ka pushuar çështjen në ngarkim të tij, sepse nuk ekziston asnjë vepër penale. Cili është problemi juaj? Unë jam me origjinë nga fshati Poloski i Bilishtit. Në datën 5 shtator të vitit 2010, djali im 22 vjeç ishte duke drejtuar automjetin në mes të fshatit. Ndërkohë, në momentin që do kthehej për në shtëpi, mori me vete edhe një 12 vjeçar me lejen e babait të tij dhe e zbriti te shtëpia. Pasi im bir u largua për një moment nga shtëpia, 12 vjeçari kishte shkuar në objek-

tin tonë (traktor), 300 metra larg shtëpisë dhe ishte rrëzuar. Më pas im bir e çoi me makinë në spital dhe rezultoi që i mituri kishte thyer këmbën. Në këtë kohë erdhi policia dhe e mori në pyetje në lidhje me faktin se a ishte ndezur traktori dhe djali e mohoi, madje edhe i ati i të miturit të plagosur konfirmoi të njëjtën gjë. Gjithashtu ka lëshuar një deklaratë që im bir nuk ka faj. Pas 2 muajve, familja e të miturit iu drejtua prokurorisë dhe ky institucion e pushoi çështjen, sepse nuk kishte ndodhur asnjë aksident automobilistik dhe nuk vërtetohej asnjë nga elementet e veprës penale. Prindërit e fëmijës iu drejtuan Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës, e cila padrejtësisht, u shpreh me vendim dhe na ngarkoi ne në mënyrë të padrejtë që të paguajmë

16 milionë lekë (të vjetër). Kjo është një gjë e padrejtë, pasi prokuroria pushoi hetimin dhe djali im nuk kishte faj. Atëherë si mundet kjo gjykatë të vendosë për fajësinë e djalit në kundërshtim me vendimin e prokurorisë. Së dyti, në seancën gjyqësore janë bërë disa ekspertime që janë kontradiktore me njëra-tjetrën. Njëri ekspert nxjerr konkluzion se djali nuk ka dëmtime të rënda, kurse eksperti tjetër shpreh të kundërtën dhe kërkon dëmshpërblim 27 milionë lekë. Çfarë rruge do të ndiqni për zgjidhjen e çështjes suaj? Unë këtë çështje do ta apeloj në Gjykatën e Apelit të Korçës, pasi në këtë çështje nuk është pyetur djali i dëmtuar, një nga ekspertimet është i padrejtë, gjithashtu nuk mundet që gjykata të japë një vendim ku nuk ekziston fajësia vërtetuar edhe nga vendimi i prokurorisë, si dhe dëshmitarët që kanë thënë në seancë që traktori nuk ka qenë i ndezur. Kërkoj që Ministria e Drejtësisë ta hetojë këtë çështje që po zvarritet kaq shumë. Unë jam një invalide e verbër e grupit të parë dhe ndjek me prokurë çështjen e djalit. Ne nuk kemi mundësi ekonomike që të sorollatemi gjyqeve dhe kërkojmë një orë e më parë të vendoset drejtësia. Përgatiti: K.I «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Sistemues. Dërgoni CV-në tuaj në: hr_albania@carrefour.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

H. ER GOMISTERI GJOKA TË REJA DHE TË PËRDORURA

CEL: 068 20 24 374

ADRESA: Autostrada Fushë-Krujë - Mamurras, kryqëzimi i patokut, Fushë Mamurras Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 05 DHJETOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

"Mobileri Dralo", ne dimë t'i japim rehati ambienteve!

Sotir Çera

Unioni i Sipërmarrësve Shqiptarë lufton për të qenë sa më afër sipërmarrësve shqiptarë, kudo që ata janë. Me anë të gazetës "77 News" lexuesit informohen rreth problematikave, vështirësive që has një biznes, por dhe si mund të jesh një sipërmarrës i suksesshëm. Këtë herë ishim të pranishëm në "Mobileri Dralo". E veçanta e kësaj mobilerie nga shumë të tjera, është se në 99% të rasteve mund të porosisësh Mobiljen e çdo katalogu që ekziston në tregun ndërkombëtar dhe

ata e relizojnë. Me pak fjalë, ofrojnë jo vetëm mobilje moderne, por edhe klasike. Më tepër do na tregojë administratori, z. Sotir Çera. Z. Çera, prej sa vitesh është në treg "Mobileri Dralo"? Ushtroj këtë aktivitet prej vitit 1996 në Tiranë, por eksperienca ime në këtë profesion është shumë më e gjatë. Fillimisht u largova nga Shqipëria drejt Greqisë në vitin 1991, punova atje për disa vite. Fati im është që kisha të afërm në Greqi dhe gjeta mbështetje atje. Shumë

shpejt gjeta punë në profesionin tim, paga ishte e konsiderushme. Dëshira ime ishte të kthehesha pranë familjes dhe të hapja një mobileri timen. Pas pesë vitesh, vendosa të kthehem. Me të ardhurat që kisha mbledhur nga emigracioni arrita të blej një apartament dhe makineritë e mobilerisë, kurse ambientin e mora me qera. Përse klienti duhet të zgjedhë mobilerinë tuaj? Vizioni i "Mobileri Dralo" është që të krijojë një jetë më të mirë për njerëzit në ambientet e tyre familjare, të punës, studimit dhe argëtimit. Ne dimë se si të arredojmë dhe t'u japim jetë, rehati dhe kënaqësi këtyre ambienteve. Kjo, duke kuptuar nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë dhe duke ofruar zgjidhje optimale, të pëlqyeshme dhe brenda buxhetit. Klientët tanë përfitojnë dhe kursejnë nga shërbimi ynë. Përfitojnë cilësi dhe kursejnë dy herë; në vlerën e blerjes dhe në kohëzgjatje, për shkak të garancisë që ne ofrojmë. Përshtatja është çelësi i suksesit. Nëse klientët dëshirojnë thjesht produktet tona, apo na i besojnë ne ambientet e tyre që t'ua mobilojmë plotësisht, ata gjithmonë mbeten të kënaqur. Ju falenderoj për intervistën, z.Çera! Faleminderit ju. Është një privilegj për mua. Përgatiti: A.K Për më tepër: www.77news.al

Ofrohe vend pune Ekonomiste. Dërgoni CV-në tuaj në: humanresources@thg-shpk.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E ENJTE, 05 DHJETOR 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Gjenerator elektrik me reaksion kimik, e ardhmja e elektricitetit!

Një burim i ri i papritur energjie të gjelbër është zbuluar nga studiuesit e Grupit të Mjedisit dhe Teknologjisë në Universitetin "Wageningen" në Holandë. Bëhet fjalë për një gjenerator elektrik, që përdor reaksionin kimik, ndërveprimin e natyrshëm mes rrënjëve të bimëve dhe baktereve të tokës për prodhimin e energjisë elektrike. Projekti "Bimët" mund të sigurojnë së shpejti elektricitet. Në një formë me përmasa të vogla, ato

po e bëjnë një gjë të tillë në laboratorët kërkimor dhe serat e projektit. Drejtoresha e projektit “Bimët”, Marjolein Helder jep hollësi rreth projektit. "Kjo është një bimë që rritet mes përbërjeve karbonike dhe ky material organik mes rrënjëve në fakt shpërbëhet nga bakteriet dhe kështu çlirohen elektrone. Ne grumbullojmë elektronet me pëlhura karboni, që përdoren si elektroda". Bimët varen nga energjia diellore, për t’u rritur në një proces të quajtur fotosintezë, gjatë të cilit bimët prodhojnë materien organike. Rreth 70 për qind e kësaj materie transportohet nëpërmjet rrënjëve në tokë, ku ajo shpërbëhet nga bakteriet. Procesi i degradimit bën që të çlirohen elektrone, të cilat më pas tërhiqen nga elektrodat. Elektronet dhe protonet shndërrohen në

prodhuese të energjisë, nga ku ato shkojnë në katoda,ku oksigjeni, elektronet dhe protonet prodhojnë ujë. Megjithëse teknologjia është premtuese, studiuesit thonë se ajo nuk është zhvilluar ende plotësisht. Teknikat për ta bërë sistemin të ripertëritshëm dhe të përdorshëm duhet të vazhdojnë të përmirësohen, ndërkohë që duhen gjetur mënyra për të kufizuar sasinë e materialit të përdorur nga elektrodat. Vendosja e elektrodave në një pozicion sa më të përshtatshëm përreth bimës bën që të shtohet prodhimi i elektricitetit dhe të përdoret shumë më pak material. Në zona të largëta, kapaciteti aktual i gjeneratorit elektrik me reaksion kimik po e bën atë një rival ekonomik të paneleve diellore. Për më tepër: www.77news.al

Ushqimet përgjegjëse për intoksikacionet! Perimet janë pjesë e domosdoshme e ushqyerjes tonë, por sipas një kërkimi amerikan, është ushqimi ai që mbart më shumë intoksikacione që shkaktojnë infeksion. Janë perimet dhe jo frutat e detit që mbartin numrin më të madh të infeksioneve. Sipas një studimi të kryer nga Qëndra e Kontrollit të sëmundjeve në Atlanta janë perimet, sidomos ato me gjethe si spinaqi e sallata që shkaktojnë infeksione.

Shifrat e bazuara në të dhënat e mbledhura nga 1998 në 2008, flasin për 9.6 milionë persona të intoksikuar dhe 1500 të vdekur. Sipas ekspertëve bëhet fjalë për infeksione nga noroviruset në rastin e perimeve. Megjithatë nuk duhet të anashkalohen edhe infeksionet që vijnë nga mishi i pulës, të cilat në shumicën e rasteve shkaktohen nga salmonella dhe listeria. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohe vend pune Topograf. Dërgoni CV-në tuaj në: mag_tir@yahoo.com/ Për më tepër www.biznesunion.al

TREGOJE VETEN!

Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në Fakultetet:

1222 € / 1 vit

MJEKËSI BACHELOR dhe MASTER

Regjistrohu tani dhe përfito FALAS një Laptop, ose një Smartphone (Iphone 5, Samsung Galaxy S4 ose Nokia Lumnia 1020) me 6 muaj internet të paguar. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: +355 68 20 61 561, +355 68 57 20 705, E-mail: info @vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al

Lëvizja

nsë

+Me

vikt Kon

1 0 €/ 200

vit

D Dh eri je më to r2 01 3

INXHINIERI

07

ARKITEKTURË

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 05 DHJETOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Punësimi, pavarësia ekonomike e grave turke është në progres!

Foto ilustruese

Pavarësisht nga pjesëmarrja e femrave në tregun e punës, shumica e tyre janë të punësuara, pasi ato kërkojnë më pak kualifikime për një pozicion pune. Gjithashtu, pjesëmarrja e femrave në pozicione drejtuese të kompanive ishte në mënyrë të konsiderueshme, por theksojmë se vitet e fundit gjërat kanë ndryshuar. Aktualisht janë në total 3.1 milionë punëtore femra që vetëm 7.7 % e tyre marrin sigu-

racione dhe kryesisht punojnë në arsim, shëndetësi, institucione të ndryshme, etj. Treguesi në lidhje me pjesëmarrjen e grave në jetën e biznesit në Turqi shprehet se pjesëmarrja e grave në forcën e punës dhe të punësimit është në rritje nga viti në vit. Kjo tregon se pavarësia ekonomike e grave është në progres. Është shumë e rëndësishme që punësimi i grave u rrit nga 5.3 milionë në vitin 2007

Lëvizja

Kompania gjermane “CPBAU” do të investojë në Turqi! Kompania e njohur gjermane "CPBAU", e cila operon në sektorin e ndërtimit dhe në sektorin e energjitikës ka vendosur të bashkëpunojë me kompaninë turke në sektorin e ndërtimit "Agaoglu". Drejtori i Përgjithshëm i kësaj kompanie, Rolf Heinecke u shpreh: ”Ne gjermanët nuk vendosim pa u siguruar që ky investim do të vlejë. Projektet që kompania “Agaoglu” ka realizuar janë mjaft cilësore. Së shpejti do të vendosim për bashkëpunimin. Ne kemi realizuar një sërë projektesh në Gjermani të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Qëllimi ynë është investimi në vende të tjera dhe rritja e xhirove vjetore deri në 5-10 miliardë euro. Ne kemi marrë tenderin për ndërtimin e 35 mijë urave në të gjithë Gjermaninë dhe këtë shpresojmë ta bëjmë bashkë me Agaoglu. Ka vite që e ndjekim Turqinë dhe kemi vërejtur që vendi juaj në 10 vjet ka përparuar në çdo sektor, investimet në Turqi janë mjaft të sigurta. Ne duam t’i drejtojmë shumicën e investimeve drejt Turqisë, përfundoi ai. Për më tepër: www.77news.al

në 7.7 milionë në vitin 2013, e cila do të thotë se Turqia po bëhet një vend akoma më demokratik, ku forca punëtore e grave pritet të regjistrojë progres të madh, sipas Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK). Për më tepër: www.77news.al

Ofrohe vend pune Parukiere. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0695269249/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 05 DHJETOR 2013

77 ENERGY

77 NEWS

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat deri më 31 Dhjetor 2013

Rozmarinë

Oferta më e mirë!

VETITË: Ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut. Lehtëson dhimbjet e shkaktuara nga entjet e duarve dhe të këmbëve nga të ftohtit. Qetëson nervat. Parandalon rënien e flokëve. Është aleate e fortë e qelizave të lëkurës në luftën kundër plakjes. Larja e trupit me lëngun e rozmarinës i jep lëkurës shkëlqim dhe e mbron atë nga sëmundjet që mund të prekin lëkurën.

PËRDORIMI: Një lugë të vogël të gjetheve të thata dhe të prera imët të rozmarinës vendoseni në 250 ml ujë që vlon, lëreni të qëndrojë 15 minuta dhe pastaj filtrojeni përbërjen. Pas kësaj çaji është gati për t’u konsumuar.

Çajra të tjerë: Çaj për mjekimin zemrës dhe uljen e yndyrnave, Çaj për prostatën, Çaj për Majasëllin dhe Kolitin, Çaj për kollën dhe astmën, Çaj diabetik, etj.

180 lekë

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 16:30 E Dielë 08:00 - 16:30

Eri: +355 68 56 82 580 Festimja: +355 68 56 82 634 Lisa: +355 68 56 82 511

CITY PARK

O

fertë Për blerje mbi 10.000 lekë, transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese


05 dhjetor