Issuu on Google+

BAR

www.77news.al

internet wireless

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E HËNË, 04.11.2013 VITI II - NR.607

MENDIMI POZITIV

...>>fq.4

Dituria, fuqia që kalon pengesat! Në të gjitha përpëlitjet nëpër letra e Qendra e gërma, njeriu, prapë Mendimit Pozitiv mbetet te pika e fillimit që quhet njohje. Dituria është fuqia e parë për tejkalimin e pengesave, por kësaj duhet t’i shtohet edhe e vërteta tjetër se dituria, është fuqia e parë për tejkalimin edhe të gjitha pengesave dhe sëmundjeve në jetën e brendshme të njeriut. Elektriciteti gjithnjë ka qenë në retë e qiellit. Aty është dhe aty do të jetë gjithmonë. Sot, dihet çdo gjë për elektricitetin dhe prandaj, ne e komandojmë dhe e përdorim për nevojat tona. Dija është shndërruar në fuqi të dorës së parë. Hidhërimi i brendshëm është pikërisht elektriciteti, si rrufetë. Hidhërimi është këshilltar i keq. Asnjëherë, askujt në botë, hidhërimi nuk i ka dhënë këshillë të mirë. Hidhërimi i shkallës së lartë shkakton edhe çmendinë kalimtare. Hidhërimi i brendshëm është rrymë që po të njihet mirë, mund të shndërrohet në shërbëtor të dëgjueshëm, por nëse nuk njihet, ai është padron që komandon, një padron tepër i shëmtuar që shkakton të gjitha përplasjet dhe shqetësimet e trazuara shpirtërore. Personi që nuk përjeton hidhërim të vërtetë, është person i dobët, i brishtë. Hidhërimi është energji. Edhe mendimet e njeriut janë energji. Në qoftë se e kupton këtë energji dhe në qoftë se di ta orientosh, atëherë tërë kjo energji transformohet dhe shndërrohet në mundësi për fuqizim, për ngritje, për shërim, për kreativitet, por në qoftë se nuk e kupton ligjin e rrjedhës, atëherë përballja me shëmtinë është e paevitueshme. Si duket kjo njohje? Në fillim duhet ta gjesh "pikën tënde të qetësisë". Derisa të arrish këtë njohje, pra gjetjen e pikës... >> VIJON NË FAQEN 2

Caritas Albania: Të fuqizohen shërbimet sociale për të moshuarit! Të ndryshoj ligji farmaceutik, Jaupllari: Sistemi me njerëz të paaftë!.....................fq.2 Krenari e qepur me arna!........................................fq.3 Hodo: Për të patur biznes të fortë duhet të kesh familje të fortë!...............................fq.5 Avantazhet e ushqimit bio organik, ja pse duhet ta konsumojmë.....................................fq.6 Turqi, tre kompani gjigande do të investojnë 3 miliardë dollarë!.........................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


AKTUALITET

77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 04 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Sistemi farmaceutik me njerëz të paaftë, të ndryshojë ligji! Ligji farmaceutik duhet të ndryshojë. Vetëm kështu mund t'iu jepet fund problemeve që ka ky sistem në vend. Kjo deklaratë vjen nga urdhëri i farmacistëve. Kreu i tij Arjan Jaupllari, thotë se sistemi farmaceutik është mbushur me njerëz të paaftë, ndërkohë që nuk zbatohet as kriteri i hapjes së farmacive. "Ndryshimet duhet të nisin nga legjislacioni farmaceutik. Sistemi farmaceutik ka pasur ndryshime ose ecje hapash mbrapa, që lidhen me heqjen e kritereve teknike të hapjes së farmacive, hapjen e shkollave profesionale që prodhojnë farmacistë

pakufi, në nivelin e dobët të formimit në këto shkolla profesionale dhe probleme të tjera që lidhen me çmimin e barnave dhe me pullën e sigurisë së tyre," tha Arjan Jaupllari. Ai shprehet se, shumë shpejtë të gjitha propozimet do t'ia përcjellin ministrit të shëndetësisë, nga i cili kanë marrë dhe mbështetjen kryesore. Këto deklarata u bënë gjatë konferncës së dytë kombëtare të farmacistëve të mbajtur në Tiranë, gjatë së cilës janë shkëmbyer ide dhe probleme, ku për këto të fundit, është kërkuar zgjidhje emergjente. Për më tepër: www.77news.al

Patentat dixhitale me pikë, pas 30 qershorit të 2015!

Pas datës 30 qershor 2015, çdo drejtues mjeti do të pajiset me një patentë dixhitale. Patenta e fundit në format karton, del nga qarkullimi pikërisht në këtë periudhë. Leja e drejtimit dixhitale, e pranishme tashmë në treg, pritet të kryejë funksionin e patentës me pikë. Pikët do të hidhen në sitemin elektronik, të DSHTRR dhe do të lexohen

në patentën dixhitale sa herë që mund të kontrollohen nga policia rrugore. "Aktualisht ne kemi në përdorim dy leje qarkullimi, të modelit dixhital dhe të modelit të kartonit. Modeli dixhital ka filluar të aplikohet në 2005 dhe ka vazhduar të aplikohet pa asnjë lloj problemi. Në kohën që është ndërtuar, është ndërtuar me standarde të Komunitetit Europian. Leja e drejtimit me karton, e fundit që është lëshuar, është lëshuar më 10.06.2005. Teorikisht, afati që mbaron është 30 qershori i 2015", tha Lekë Gjoni, Drejtor i Lejeve të Drejtimit, në DSHTRR. Pas miratimit të ligjit për aplikimin e lejeve të drejtimit me pikë, tashmë mbetet zabtimi i saj në aspektin teknik. Pikëzimi do realizohet automatikisht, në drejtorinë tashmë të dixhitalizuar të patentave.

"Në konceptin që do ta ketë lejen me pikë, leja nuk ndryshon. Personit i hidhen pikët në sistemin elektronik. Çdo person i interesuar të dijë gjendjen e pikëve nëpërmjet numërit të lejes së drejtimit dhe faqes së web-it të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, verifikon numrin e pikëve të tij" , tha Lekë Gjoni, Drejtor i Lejeve të Drejtimit në DSHTRR. Rinovimi i lejes së qarkullimit, ka një kosto prej 3500 lekë, shoqëruar me dokumentacionin përkatës, bashkë me raportin mjekësor. Aktualisht në treg janë 700 mijë patenta dixhitale dhe 50 mijë leje në format kartoni. Sipas regjistrit, janë 530 mijë automjete në qarkullim, ku 51.317 automjete janë ç'regjistruar. Për më tepër: www.77news.al

pa e gjetur këtë karakteristikë, është shumë vështirë të depërtohet më thellë. Krakateristika kryesore e individit është faktori themelor, çelësi kryesor për të hyrë në vetinë themelore që posedon energjinë kryesore. Dhe asnjëherë mos u mbështet në përvojën e të tjerëve, sepse karakteristika kryesore e dikujt tjetër, në asnjë rast nuk mund t’i përngjajë (e lere më të jetë identike) karakteristikës tënde kryesore. Pas identifikimit të saktë të burimit kryesor të energjisë, pason hyrja në qetësi. Vetëdijësimi i plotë për qendrën e energjisë, hyrja në qetësi duke u shndërruar në qendër të

dëshmitarit, që e sheh dhe e ndien valën e lartë të energjisë, tërë rrjedhën e energjisë prej burimit deri në dalje të jashtme, atëherë, ky vetëdijesim, ky vrojtim i vëmendshëm ta mundëson të shndërrohesh në sundimtar, në padron të rrjedhës. Vetëdijësimi, qendra e dëshmitarit, të ndihmon të depërtosh në pikën tënde të qetësisë, që më pas, t’i orientosh valët e energjisë tënde andej nga do ti dhe në mënyrën që e dëshiron ti. Sepse tashmë nuk je rob, por pronar i burimit kryesor të energjisë. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1... personale të qetësisë, gjithnjë do të mbetesh rob i instinkteve, ndikimeve emocionale dhe i ndikimeve të tjera. Dituria të udhëheq në brendi, atje ku duhet të krijosh laboratorin tënd personal. Ti je univers. Gjeje se ç’janë vërtetë energjitë e tua. Energjitë e qenies njerëzore, në asnjë rast, nuk janë armiqtë e njeriut. Gjeje me kujdes se ç’është kryesore për ty. Zbuloje me kujdes a është karakteristikë kryesore e qenies tënde hidhërimi, seksualiteti, xhelozia, urrejtja, lakmia, dëshira për t’u dukur apo cila tjetër? Kjo duhet gjetur, patjetër duhet të arrihet kjo njohje, sepse Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 04 NËNTOR 2013 Lëvizja

Një Moment me pak Koment...

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Krenari e qepur me arna! Ish dyqani i “Rakos”, kohë më parë frenkuentohej nga fisnikëria korçare. Tashmë është kthyer në një vend grumbullim plehërash. Mbetur nën rrënojat e vetvetes!

Një Moment me pak Koment...

Streha e fundit e vëmendjes është pavëmendja! Jemi në Korçë. Ç'është e rrezikshme duket si lehtaz e pranueshme. Dita-ditës situata degradon në pritje të ndonjë epidemie. Mos qoftë e thënë!

Një Moment me pak Koment...

Ofrohet vend pune : Programues/IT .Dërgoni CV-të tuaja në : infoalbcommit@gmail.com / Për më tepër www.biznesunion.al

Konkursi "77News Report", shpall fituesit: Vendi i I: Algert prifti "Pusi i gazut në zonën e banimit"

Lëvizja

Vendi i II: Anduel Bani "Luks apo Mbijetesë"

Vendi i III: Kasrtijot Haka "Kungulli i Hallween-it"

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 04 NËNTOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Caritas Albania: Të fuqizohen shërbimet sociale për të moshuarit!

Foto nga Seminari

Në kuadër të promovimit të të drejtave të të moshuarve në Shqipëri, Caritas Albania, në mbështetje të projektit NET-Age (Programi IPA CBC Adriatik), zhvilloi një takim me shoqërinë civile si dhe autoritete të pushtetit qendror e vendor. Ky projekt ka për qëllim të nxisë zhvillimin social rajonal, duke inkurajuar punën në rrjet të aktorëve publik dhe vullnetarëve, për të nxitur inovacione në shpërndarjen e shërbimeve sociale dhe shëndetësore për të moshuarit. Në këtë takim, ishte ftuar edhe qendra për “Drejtësi dhe Solidaritet”, me koordinatorin Kondi Ilia në profesion jurist dhe gazetar, i cili dha ndihmesën e tij, bazuar në kontributin dhe shërbimin vullnetar ligjor e mediatik që ofron kjo qendër, kundrejt njerëzve pa përkrahje. Së pari, përfaqësuesja e Caritas Albania, Elona Memetaj (Menaxhere e Projektit) bëri një prezantim të hartës së rrjetit të shërbimeve sociale për të moshuarit në Shqipëri, të ofruara nga subjektet publike dhe private,

si dhe një prezantim të Analizës SWOT mbi shërbimin në banesë për të moshuarit. Për më tepër, seminari punoi në grupe, me qëllim përcaktimin e instrumentave, për bashkëpunim efikas midis sektorit publik dhe privat, si dhe daljen me rekomandime (që më pas do të përpunohen), për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe sociale për të moshuarit në Shqipëri. Disa nga rekomandimet e këtij workshopi ishin: Evidentimi që duhet të bëhet nga Shërbimi Social Shtetëror në nivel shtetëror, duke marrë këto të dhëna (nevojat e moshës së tretë) nga pushteti vendor me qëllim që ky institucion (SHSSH), të luajë rolin e koordinatorit dhe vlerësuesit midis pushtetit qendror dhe nevojave që ka pushteti vendor për të moshuarit; Çdo person i moshës së tretë të trajtohet si person me nevoja të veçanta; Çdo qytet të ketë një qendër ditore, ku personat e moshuar të kenë transport falas për tek qendra ditore. “Kërkojmë në të ardhmen bashkëpunim të pushtetit qendror dhe vendor, me qëllim fleksibilitetin e tyre; ndërkohë, pushteti vendor duhet të ketë hartën e nevojave, dhe sa përputhen këto nevoja me shërbimet e ofruara. Gjithashtu, ne kërkojmë nga qeveria të miratohet projektligji “Për kujdesin ndaj personave të Moshës së Tretë”, u shprehën specialistët e grupeve të punës në këtë seminar. Ndërkohë, juristi Kondi Ilia propozoi që të kemi një rregullim ligjor, i cili përcakton që studentët e çdo univiver-

siteti publik dhe privat të kryejnë praktikat e tyre profesionale në OJF të ndryshme, kjo nëpërmjet një koordinatori të pozicionuar pranë autoritetit të pushtetit vendor, më konkretisht, pranë njësive bashkiake dhe komunave, me qëllim prioritar nxitjen e vullnetarizmit, pa përjashtuar të moshuarit. “Duhet urgjentisht që ISSH (Instituti i Sigurimeve Shoqërore) të kalojë në varësi të Ministrisë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe jo në varësi të Ministrisë së Financave, duke u bazuar edhe në praktikat e të gjitha vendeve të zhvilluara të Europës. Ne kërkojmë që të ngrihet një Komision Shtetëror Ndërministror për zbatim të Planit Ndërkombëtar të Veprimit mbi Moshimin - Madrid 2002, për të kërkuar të drejtat e moshës së tretë, me përfaqësues nga Ministritë përkatëse, si dhe me përfaqësues (pjesa me e madhe) nga shoqëria civile”, u shprehën pjesëmarrësit në takim. Ndërkohë, u evidentuan dhe tematika të tjera me rëndësi për moshën e tretë si mungesa e një drejtorie të posaçme për moshën e tretë në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë; mungesa e shërbimit mjekësor në familje, si dhe mungesa e qendrave rezidenciale dhe ditore, në bazë të numrit të popullsisë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune : Shitëse. Dërgoni CV-të tuaja në : hr@delta.al/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 04 NËNTOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kristina Hodo: Për të patur biznes të fortë duhet të kesh familje të fortë!

Kristina Hodo

"Kodra e Diellit" në Tiranë shquhet si një nga lagjet që të ofron ajër të pastër dhe një qetësi ndryshe nga ajo që na ofron qendra e kryeqytetit. Gjithë kjo panoramë, duke e shoqëruar me një çaj të ngrohtë, kthehet në kënaqësi. Në këtë zonë, ka disa kafeteri, por "BarKafe Kristi" të bie menjëherë në sy për ambientin e mrekullueshëm. Mbi të gjitha, buzëqe-shja që të uron mirëseardhjen, nga

Znj. Kristina Hodo, menaxherja e kafeterisë. Përshëndetje znj. Hodo! Prej sa kohësh e keni hapur këtë biznes? U bënë gati 8 vjet që jemi kthyer nga emigrimi me familjen dhe si gjithë shqiptarët e porsakthyer, menduam fillimisht të kemi dhe ne shtëpinë, por mbi të gjitha, aktivitetin tonë. Normalisht çmimet ishin më të lira para

disa vitesh në këtë zonë, kështu që pas një pune 10-vjeçare në emigrim na u dha mundësia që të gëzonim shtëpinë tonë dhe të kemi këtë ambient të vogël, ku ne po bashkëbisedojmë sot. Unë merrem me manaxhimin e lokalit. Çfarë të veçante ofron ky biznes? Pyetje e vështirë, por po bazohem te një shprehje, "Klienti është mbreti" dmth, përveç pamjes brilante që të ofron ky ambient, është edhe pastërtia. Përpiqemi të ofrojmë cilësi dhe shpejtësi, mos harrojmë buzëqeshjen, sepse kjo mungon në disa raste në bizneset shqiptare. Pak më parë ju më thatë që keni dhe dy fëmijë. Nuk ju pengon puna në marrëdhënien, nënë-fëmijë? Lokali jonë është shumë afër me shtëpinë dhe kjo është një nga arsyet që e manaxhoj unë biznesin. Normalisht që orari i zgjatur në punë kthehet në pengesë për familjen, sidomos për një grua, mbi të gjitha që janë dhe detyrimet e tjera familjare, të cilat i kuptoni dhe ju nga tradita shqiptare, por gjithë kjo sakrificë është për fëmijët, që të kenë një të ardhme më të mirë nga ajo që kemi pasur ne në moshën e tyre. Fëmijët e mi kanë edhe gjyshen në shtëpi, e cila kujdeset në momentet kur jemi në punë. Shumë faleminderit znj. Hodo për intervistën! Faleminderit ju dhe 77News! Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune : Recepsioniste . Dërgoni CV-të tuaja në : info@delta.al / Për më tepër www.biznesunion.al

ODA E JUNIKUT

Lëvizja

Adresa: Agim Ramadani pn, 51050 Junik, Kosovë Tel. +377 044 182 / +377 044 912 +377 049 766 / +377 049 824 E-mail: odaejunikut@hotmail.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 04 NËNTOR 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Ja si zbulohet gazi natyror!

Satelitët me sensorë, sistemet e përcaktimit të vendndodhjes në glob, sizmologjia me reflektim dhe kompjuter, kanë ndihmuar për të bërë hamendësime sa më të sakta për vendndodhjen e gazit. Sizmologjia me reflektim, bazohet në parimin se tingulli

reflektohet nga shtresat shkëmbore nëntokësore, duke u dhënë kështu shkencëtarëve një panoramë akustike se çfarë ka nën tokë. Ata që studiojnë vendndodhjen e gazit, zakonisht shkaktojnë valë zanore me sasi të vogla eksplozivi ose me vibratorë të vendosur në kamionë të veçantë. Valët e shkaktuara nga tronditja përshkojnë koren e tokës dhe reflektohen në aparaturat e monitorimit, që i ndihmojnë shkencëtarët të sigurojnë imazhe kompjuterike tridimensionale të formacioneve shkëmbore. Nga ana tjetër, këto imazhe mund të japin shenja të depozitave të mundshme të gazit. Në eksplorimet në det, valët zanore krijohen me pajisje të veçanta që shtijnë ajër të kompresuar, avull ose ujë në det. Valët e shkaktuara nga presioni, depërtojnë në shtratin e detit dhe kthehen e përplasen

në hidrofonë, që janë lidhur me një kabllo prapa anijes së vëzhgimit. Ashtu si në tokë, studiuesit i përdorin sinjalet për të siguruar imazhe në kompjuter, që t’i analizojnë. Në një fushë duhet të ketë gaz të mjaftueshëm për të justifikuar koston e nxjerrjes së tij. Prandaj, gjeologët duhet të sigurohen si për presionin, edhe për vëllimin e rezervave. Presioni mund të përcaktohet mjaft saktë me aparatura matëse. Kurse vëllimi është më i vështirë për t’u përcaktuar me saktësi. Një mënyrë është duke lexuar presionin fillestar, duke çliruar një sasi të caktuar gazi dhe pastaj duke e lexuar presionin përsëri. Një rënie e vogël në presion tregon një rezervë të madhe gazi, ndërsa një rënie e madhe nënkupton një rezervë të vogël. Për më tepër: www.77news.al

Avantazhet e ushqimit bio organik!

Produktet biologjike kanë shpesh sukses më të madh, sepse ofrojnë garanci interesante :

Respekti për natyrën dhe kafshët. Bujqësia biologjike ndihmon për uljen e ndotjes së ambientit, që shpesh lidhet me përdorimin e antiparazitëve dhe nitrateve. Mungesa e substancave toksike. Me këto produkte nuk ka pse të keni frikë se mos ushqeheni me OMGJ, mbeturina organike dhe antiparazitarë: ato nuk i përmbajnë. Një shije më e fortë – e pandryshuar. Ushqimet, sidomos frutat dhe perimet, rigjejnë shijen e tyre origjinale. Më shumë vlera ushqyese, edhe pse nga ky këndvështrim, diferenca me produktet

klasike nuk është dhe aq e rëndësishme. Nga pjesa më e madhe e studimeve të fundit, rezulton se ushqimet biologjike sjellin një sasi më të madhe mikroushqyesish, pra patatet, domatet, pjeshkët, sallata, lakra, spinaqi, përmbajnë pak më shumë vitaminë C, magnez, hekur. Mishi , peshku dhe bulmetrat janë më të pasur me Omega 3. Zgjedhja e ushqimeve bio duhet të jetë, para së gjithash, një zakon, me qëllim final respektin për ambientin dhe shëndetin personal. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune : Inxhinier Elektronik/Informaticien . Dërgoni CV-të tuaja në : alket_beqaraj@hotmail.com / Për më tepër www.biznesunion.al

NJË ZANAT TA BËN JETËN TË BEGATË! Një kurs nëntëmujor për:

TEKNIK KOMPJUTERI Kursi i IT System, Administrim Sistemi, Arkitekturë Kompjuterike, Administrim Rrjeti. nsë Me

ikt+

v Kon

it /1 v € 0 200

Deri më 06 Nëntor 2013

444

Euro

Regjistrohu tani dhe përfito FALAS praktikat mësimore në Turqi.

Kush sjell 7 Miq për regjistrim te Vitrina: Përfiton FALAS një udhëtim njohës dhe kulturor në Gjermani ose Turqi. Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: +355 68 20 61 561, +355 68 57 20 705, E-mail: info @vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 04 NËNTOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Turqi, tre kompani gjigande do të investojnë 3 miliardë dollarë!

Tre kompanitë më të rëndësishme të cilat ndikojnë edhe në ekonominë e Turqisë, "Sabanci Holding", "Grupi Dous" dhe "Borusan Holding" kanë deklaruar se do të investojnë 3 miliardë dollarë vitin e ardhshëm në Turqi. Investimin më të rëndësishëm do ta kryejë Sabanci Holding. Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Zafer Kurtul, ka deklaruar se çdo vit është investuar 2 miliardë dollarë nga ana e kësaj kompanie dhe se në vitin 2014 do investohet po e njëjta shumë. Kjo kompani ka investuar në sektorin e energjitikës shuma të konsiderueshme dhe qëllimi i kësaj kompanie, është rritja e kapacitetit të prodhimit të energjisë për vitin 2014 në 2 mijë e 900 megavat (MW),ndërsa për vitin 2020, 7 mijë e 500 megavat. Investimi i kom-

panisë, "Dous Holding" për vitin 2014, do të arrijë në 600 miliardë dollarë. Ajo planifikon të investojë në turizëm dhe në pajisjet teknologjike. Kompania "Borusan Holding" planifikon të investojë shumën e 400 milionë dollarëve për vitin 2014 dhe do të investojë kryesisht në sektorin e logjistikës dhe të turizimit. Ndërkohë, Apple do të hapë dyqanin e parë zyrtar për shitjet nëpërmjet internetit. Përveç i-Phone, Mac, i-Pad dhe i-Pod, dyqani do të ofrojë pajisje të ndryshme për konsumatorët turq. E vendosur në adresën; store.apple.com / tr, dyqani online ofron të gjitha produktet e fundit të Apple, duke shtuar kështu një dimension të ri të blerjeve online në Turqi. Apple, e cila u rendit si marka më e mirë globale nga Interbrand në vitin 2013, është

Lëvizja

Antalia, hapet për vizitorët qyteti antik “Seleuki”! Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit ka hapur për publikun qytetin e lashtë të Seleuki (Lybre), i cili gjendet në fshatin Buxhaksëhlar të qytetit Antalia në Truqi. Qyteti antik është zbuluar gjatë një gërmimi të udhëhequr nga një profesor i huaj, 41 vjet më parë. Për këtë qytet antik është shkruar edhe një libër me titull; "Lybre, një qytet i lashtë në malet Taurus". Seleuki, është një nga nëntë qytetet që ishin themeluar në emër të Mbretit të Parë, Nikator Seleucus, një gjeneral i Aleksandërit të Madh. Në një përpjekje për ta kthyer vendin në një vend mikpritës dhe të arritshëm për turistët, të gjitha shenjat brenda dhe përreth qytetit antik, Seleuki janë përkthyer në disa gjuhë. Për më tepër: www.77news.al

e njohur për fokusin e saj në plotësimin e kënaqësive të konsumatorit. Një favor plus që e bën Apple të veçantë, është se edhe nëse një konsumator ka blerë një produkt nga Apple dhe nuk është i kënaqur, ai ka mundësinë që ta kthejë produktin brenda 14 ditëve, pa asnjë kosto. “Apple Online Store”, ofron edhe mundësinë e ngritjes së një plan pagese deri në 12 muaj dhe një zbritje për konsumatorët që paguajnë me para në dorë. Apple ofron gjithashtu edhe një gamë të metodave të sigurta të pagesave online. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune : Inxhinier/Teknik Laptopësh. Dërgoni CV-të tuaja në : alket_beqaraj@hotmail.com / Për më tepër www.biznesunion.al

Pista e vogël “ILIRIA”

Lëvizja

Adresa: Rr. “Pavarësia”, Plazh, Durrës Cel: +355 69 64 32 051 E-mail: ervin_iliria@hotmail.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 04 NËNTOR 2013

77 ENERGY

77 NEWS

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat nga 31 Tetor deri me 15 Nëntor 2013

Çaj Jeshil

Oferta më e mirë!

VETITË: Forcon sistemin e imunitetit. Ngadalëson plakjen. Ul nivelin e sheqerit. Lufton rënien e flokut. Parandalon aknet. Lufton alergjitë. PËRBËRËSIT: Arotenoid Klorofile Vitamine C, E Kalium Mangan, etj PËRDORIMI: Merrni 1-2 lugë çaji dhe futeni në një filxhan me ujë të zier. Pasi ta lini për 5 min. sa uji të marri vlerat e çajit më pas me anë të një site shtijeni lëngun në një gotë me akull nëse e pëlqeni të ftohtë. Rekomandohet të pihen 3 filxhana çaj në ditë.

180 lekë

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 16:30 E Dielë 08:00 - 16:30 Për blerje mbi 10.000 lekë, Ofert ë transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

+355 68 56 82 580 Festimja: +355 68 56 82 634 Lisa: +355 68 56 82 511 Eri:

Mbushni Çantat!

CITY PARK

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese


Gazeta 77 news