Issuu on Google+

Adresa: Fushë-Krujë Cel: +355 68 20 40 407 e-mail: eli.costruzioni@alice.it

PLLAKA - HIDROSANITARE

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MARTË, 03.09.2013 VITI II - NR.546

MENDIMI POZITIV

...>>fq.4

Parandaloni stresin!

S

tresi i tepërt është mbytës i kreativiQendra e tetit. Në disa ditë, Mendimit Pozitiv duket sikur stresi vjen me “paketën” e jetesës, kur endeni si gjethe, kur lëvizni nga dhoma në dhomë, kur dilni për të kryer ndonjë porosi dhe kur ktheheni përsëri.Disa ditë, ndoshta edhe në shumicën prej tyre, trullosja vjen si një i huaj që ju mundon, ulur pranë në metro. Papritur, nuk ka ajër të mjaftueshëm dhe shpejt bëhet e padurueshme. Kjo lloj gjëndjeje nuk e mbështet krijimtarinë. Ndërsa nuk mundeni plotësisht të eliminoni stresin nga ditët tuaja, ka disa mënyra se si të krijoni një mjedis të qetë dhe kështu mund të jeni më të përqëndruar. Kreativiteti lulëzon në qetësi. "Paqja e brendshme, lidhja me dëshirat e brendshme dhe spontaniteti, ju lejojnë të rikrijoni peisazhin e mendjes dhe të krijoni “të renë". Këtu janë katër mënyra për të promovuar paqen e brendshme dhe ta bëni kreativitetin një prioritet.Mendoni për "eksperiencën kreative më të mirë dhe pasuruese që mund të imagjinoni. Kjo mund të jetë një largim për dikë, një punë interaktive ose vetëm kohë për të luajtur me projektet tuaja. 1. Bëni një inventar të stresit. Për një javë, shkruani gjëra të ndryshme që po shterojnë kreativitetin tuaj. Pastaj, kuptoni nëse mund t'i shmangni ose modifikoni çdo faktor stresant. Nëse nuk është një opsion, mendoni se si mund të përballeni me këto faktorë stresantë. 2. Rezervoni kohë për heshtje. Në jetën e përditshme, ne përballemi me shumë zhurmë, qoftë kjo nga njerëzit apo nga teknologjia. Koha e qetë është... >> VIJON NË FAQEN 2

QDS: Punonjësit e policisë abuzojnë me simbolet e institucioneve! Arsimimi i romëve, detyrim i strukturave shtetërore!............................................................fq.2 Metaj: Pritja në Kardiologji krijon probleme për pacientët!.......................................................fq.5 Studimi: Ushqimi i tepërt zvogëlon trurin!..........fq.6 Panair madhështor i kulturës midis Turqisë dhe Koresë së Jugut!...............................................fq.7 Klaudio Lula: Në biznes duhet të jesh shumë i kujdesshëm ndaj çdo detaji!..............................fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

E MARTË, 03 SHTATOR 2013

AKTUALITET

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Arsimimi i romëve, detyrim i strukturave shtetërore!

F

enomeni i neglizhimit të shkollës nga fëmijët romë, ka qënë objekti i takimit që u zhvillua midis Bashkisë Elbasan dhe përfaqësuesve të Drejtorisë Arsimore Rajonale, UNDP-së, Qendrës Komunitare Rome, drejtues së shkollës 9-vjeçare “Hamit Mullisi” dhe organizata jofitimprurëse që punojnë

me fëmijët. Dy ishin çështjet në fokus të takimit: Vijueshmëria e arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar nga fëmijët e komunitetit rom, si dhe nisma për hapjen e një kopshti parashkollor për afro 50 mijë romë të grupmoshës 5-6 vjeç.

Pjesëmarrësit në këtë takim pohuan se braktisja e arsimit të detyrushëm nga fëmijët e komunitetit rom, apo neglizhenca në vijueshmërinë sistematike të mësimit, vjen nga shumë faktorë si: kushtet social-ekonomike, mentaliteti, diskriminimi, mungesa e edukimit parashkollor etj. Pas diskutimeve dhe rrahjeve të mendimeve se çfarë mund të bëhet ndryshe për ta minimizuar sadopak këtë fenomen, pjesëmarrësit ranë dakort se prindërit e këtij komuniteti tashmë duhet të kuptojnë se arsimimi i fëmijëvë të tyre më shumë se një e drejtë e çdo fëmije, duhet të shihet dhe si një detyrim ndaj të cilit hallkat shtetërore do të shtrojnë më shumë trysni në të ardhmen. Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me shoqatën “Në dobi të gruas” vendosi të hapë një kopësht për parashkollorët bazuar në nevojat e fëmijëve rom për edukim parashkollor, i rëndësishëm në arsimin e mëtejshëm të këtyre fëmijëve. Ky kopësht parashikon të ketë një kapacitet prej jo më shumë se 50 fëmijë, të cilëve do t’u afrohen kushte dhe metodologji bashkëkohore në mësimdhënie. Për më tepër: www.77news.al

Korçë, përfundon investimi i aksit Ura e Ngurtë - Lubonjë!

K

a përfunduar investimi prej 35 milionë lekësh të reja për rrugën Ura e NgurtëLubonjë, kryqëzimi i Vithkuqit. Kjo rrugë prej 4.2 km, bën të mundur lidhjen e 3 fshatrave Lubonjë, Rehovë dhe Roshaj. Rruga e gjerë 4m ka qënë një plan i fondit të vitit 2012 dhe tashmë ka përfunduar me sukses. Ky investim ka përmirësuar mjaft jetesën e popullsisë përreth, duke shtuar një komoditet në lëvizje. Për më tepër: www.77news.al

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ... çelësi për të dëgjuar mendimet tuaja. Ndërtoni rregullisht kohë të qetë. 3. Shijoni stinën. Çdo stinë ka mrekullitë e saj, mund të ndihmojë për të zbutur stresin dhe për të kultivuar krijimtarinë. Merrni verën si një shembull. "Si një fëmijë, shumica prej nesh e do verën për lirinë, aventurat dhe afërsinë me natyrën." 4. Rishikoni jetën tuaj. Ndoshta stresi që ju po ndjeni po buron Lëvizja

nga brenda, është një pëshpëritje ose një ulërimë që po përpiqet t’ju tregojë se keni nevojë të ndryshoni drejtimin tuaj. "A po shkoni në drejtimin që dëshironi, apo keni humbur në një shteg anësor?" Jini të ndershëm me veten dhe identifikoni rrugën që do të dëshironit të merrnit. Pastaj angazhohuni ta ndiqni atë. Bota jonë e dualitetit ndryshon ngadalë. Shumë prej nesh shohin njëri-tjetrin, për cilët jemi dhe pse jemi këtu.

Çdo aspekt i jetës sillet rreth mënyrës se si ne mendojmë e ndihemi për veten dhe personat rreth nesh. Nëse ne e kuptojmë se çfarë kemi nevojë të pranojmë në jetën tonë për të ecur përpara, jeta do të jetë thjeshtë, shumë më e lehtë. Praktikoni të pranoni këto katër gjëra dhe pikëpamja juaj në jetë do të ndryshojë shumë shpejt. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 03 SHTATOR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Autobusë falas nga bashkia për linjën Tiranë-Vorë!

N

isja e punimeve për bulevardin e ri të Tiranës ka diktuar nevojën e nisjes së zhvendosjes së shinave të trenit. Për këtë arsye, duke nisur nga dita e hënë, Stacioni i Trenit do të zhvendoset në Vorë. Për t’iu krijuar të gjithë lehtësirat e nevojshme udhëtarëve që përdorin linjën e trenit për të udhëtuar, Bashkia e Tiranës vë në dispozicion autobusë falas, për transportin e pasagjerëve të trenit, nga Tirana në Vorë dhe anasjelltas. Nisja e autobusëve bëhet nga stacioni aktual i trenit, sipas orareve të nisjes së trenit dhe anasjelltas. Për të përdorur shërbimin falas të autobusëve, pasagjerët duhet të kenë biletën e trenit ose abonenë që i identifikon si përdorues të linjës së trenit. Zhvendosja e shinave të trenit, përveç se i

Foto ilustruese

hap rrugën realizimit të një projekti strategjik, siç është ndërtimi i bulevardit të ri, do t’i japë fund ankthit të banorëve që jetojnë përgjatë zonës ku shtrihen shinat e trenit. Aksidente të shumta, me pasojë edhe humbje jete njerëzish janë shkaktuar në këtë zonë, si pasojë e kalimit të qytetarëve dhe automjeteve mbi shinat e trenit. Kryebashkiaku Basha u premtoi banorëve të kësaj zone, zhvendosjen e shinave të trenit, në vitin 2011, një premtim që do të kthehet në realitet së shpejti. Investimi që e pason këtë hap të parë, pra ndërtimi i bulevardit të ri do të sjellë një cilësi të re jete për banorët, mundësi për punësim dhe zhvillim ekonomik. Për më tepër: www.77news.al

Kukës, prej 5 ditësh mungon energjia elektrike!

N

jë numër i madh biznesesh dhe lagjia nr. 1 e qytetit të Kukësit prej 5 ditësh janë pa energji elektrike. Transformatori i njërit prej kabinave elektrike është djegur nga ngarkesa e

madhe në rrjet duke lënë në errësirë këtë bllok të madh biznesesh dhe familjesh. Ata shprehen se megjithëse nuk janë debitorë dhe e kanë paguar energjinë elektrike, CEZ nuk mer masa për rregullimin e trans-

formatorit. Disa nga biznesmenët shprehen se ne nuk jemi debitorë dhe që kemi paguar energjinë elektrike çdo muaj, ndërsa familjarët janë ata që janë debitorë. Nuk kemi pse të ngelim dhe ne pa energji elektrike për shkak se nuk paguajnë ata. Ndërsa CEZ -shpërndarje thekson se po merren masa për bizneset që të vendoset një linjë e re nga një kabinë tjetër elektrike. Ndërsa familjarët janë debitorë dhe si të tillë nuk rregullohet transformatori pa shlyer energjinë elektrike. Në Kukës niveli i arkëtimeve mbetet në shifra shumë të ulëta, por bizneset janë ata që kanë treguesit më të mirë të shlyerjes së detyrimeve të energjisë elektrike. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Kamarier. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0673762571 / Për më tepër www.njoftime.com

L U X Lëvizja

A d re s a : Rruga: "Besim Alla” Ce l : + 3 5 5 69 6 3 8 5 5 3 0

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E MARTË, 03 SHTATOR 2013

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

QDS: Punonjësit e policisë abuzojnë me simbolet e institucioneve!

N

ga një vëzhgim që ka bërë qendra për “Drejtësi dhe Solidaritet” në rrugët e Tiranës, rezulton se dhjetra drejtues automjetesh përdorin logot e institucioneve shtetërore në makinat e tyre private. Stemat dhe parullat e Policisë së Shtetit, Policisë së Qarkullimit Rrugor, Prokurorisë, Policisë Bashkiake, Presidencës, Gjykatës Kushtetuese, etj. qëndronin në xhamat e parë të makinave, pjesa më e madhe e tyre me targa të huaja apo të parkuara në trotuar. QDS disponon targat e makinave dhe po përgatit një raport me qëllim denoncimin e plotë të këtyre rasteve, ku punonjës administrate të papërgjegjshëm ose civilë abuzojnë duke ekspozuar në makinat e tyre private stemat, emrat apo simbolet e institucioneve. Legjislacioni Nga një kërkim që bënë juristët e qëndrës për “Drejtësi dhe Solidaritet”, rezulton

se këto shkelje (ku në makinat private vendosen simbolet e administratës), bien në kundërshtim me rregulloret e brendshme të institucionit të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera. Nga ana tjetër, këta përdorues automjetesh mund t’i shmangen detyrimit për të paguar taksa, si dhe përgjegjësisë në rastet e kryerjes së aksidenteve automobilistike. Avokati Ndërkohë, Avokat Astrit Osmani në lidhje me këtë fenomen u shpreh se legjislacioni nuk të lejon që të vendosësh në makinën private stemat apo logot e institucionit. Sipas tij, kjo gjë në përgjithësi ndodh, sepse këta punonjës të papërgjegjshëm, kur shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duan që ndaj tyre të mos vendosen gjoba, duke treguar që përfaqësojnë një institucion.“Punonjësit e policisë nuk duhet të abuzojnë në këtë

mënyrë, pasi makina e shtetit nuk ka lidhje me makinën civile. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që në të tilla raste të telefonojnë menjëherë Policinë e Qarkullimit Rrugor për ta denoncuar rastin”, theksoi avokati. Qytetarët Gjithashtu një pjesë e madhe e qytetarëve që u pyetën nga QDS, u shprehën se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë dhe nuk duhet abuzuar në këtë mënyrë. “Unë mendoj se në Shqipëri ekziston perceptimi se po të punosh në shtet mund të shkelësh edhe ligjin, por kjo është një gjë jo pozitive”, u shpreh i riu I. S në lidhje me rastin. Denoncimi Menjëherë në lidhje me këto shkelje qendra për “Drejtësi dhe Solidaritet” ka vënë në dijeni në rrugë institucionale Policinë Rrugore Tiranë, e cila u shpreh e gatshme që ti verifikojë këto raste me qëllim normalizimin e situatës. Gjithashtu, juristët e qendrës disponojnë si provë edhe fotografitë e targave të këtyre makinave, të cilat jo vetëm që përdoren në kundërshtim me ligjin, por nga ana tjetër shkelin çdo ditë rregullat e qarkullimit rrugor duke dëmtuar imazhin e institucioneve publike, që kanë për detyrë të sigurojnë rendin dhe qetësinë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Sekretare. Dërgoni CV-të tuaja në email: centre.access@gmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

BOYS

Tek kullat përballë Parlamentit Përballë qendrës tregtare Vesa Lëvizja

TIRANË

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 03 SHTATOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Metaj: Pritja në Kardiologji krijon probleme për pacientët!

A

.Metaj 52- vjeç nga Tirana, shpreh për gazetën “77News” problemin e tij të pritjes në radhë të gjata në institucionin shëndetësor QSUT, Tiranë. Metaj thekson mungesën e përgjegjësisë së mjekëve të pavionit të kardiologjisë, spitali duhet të ketë një orar zyrtar për pacientët në mënyrë që pritjet në radhë të gjata të marrin fund. Ndërkohë, kardiologia e këtij pavioni Dr. N.R e pyetur për këtë problem pohon se, është e vërtetë që pritjet janë të gjata në radhët e pacientëve, por këta të fundit zgjedhin vetë që të presin kaq gjatë, sepse pavioni ku ajo operon, nuk mund të realizojë të gjitha vizitat dhe dhënien e shërbimeve shëndetësore në një kohë të shkurtër.

"Ka edhe pavione të tjera krah pavionit tonë, por qytetarët zgjedhin që t’i kryejnë vizitat tek i njëjti mjek kështu që radhët e pritjes shtohen". Për më tepër ndiqni intervistën me pacientin. Cili është problemi juaj? Problemi që më shqetëson së tepërmi është pritja e gjatë në pavionin e kardiologjisë. Sot kam gati katër orë që pres për të bërë një vizitë, pasi vuaj nga aritmia (nivel i ulët i rrahjeve të zemrës). Ky shqetësim shëndetësor ka nisur që para dy viteve edhe vazhdon të jetë prezent akoma. Erdha këtu me shpresën se do të bëja vizitën sa më shpejt, pasi më duhet të largohem para orës 14:00. Para një jave doktorët më thanë se e kam të domosdoshme të bëj edhe një

operacion, por sot gjendem para të njëjtit pavion dhe më lënë të pres me orë të tëra. Unë e them me bindje të plotë por njëkohësisht me keqardhje se spitalet ne vendin tonë janë kthyer në një kasaphanë. Doktorët të shikojnë nga xhepat jo nga fytyra. Gjithashtu, komunikimi i tyre është në një nivel shumë të ulët. Këtu, në këtë ambient ku zëri i pacientëve i kalon limitet, mjekët vazhdojnë të mos reagojnë. Mesazhi juaj në lidhje me këtë problem? Kërkoj që shteti të marrë masa ndaj këtyre abuzuesve të qytetarëve, njëkohësisht edhe të institucionit. Doktorët arrijnë deri aty, sa të thonë troç “nuk bëhet asgjë, nëse nuk e ke xhepin plot”. Prandaj, na duhet të presim me orë, ditë ose javë të tëra. Nuk kam asgjë personale me askënd, por kërkoj drejtësi dhe ndëshkimin e atyre që abuzojnë dhe që po shkatërrojnë një institucion kaq të rëdësishëm. I ka rënë vlera totalisht këtij spitali. Unë personalisht erdha këtu vetëm se nuk kam mundësi të shkoj në spital privat. Por edhe ky që mbahet si spital shtetëror, tarifat e vizitave ose marrjes së shërbimit i ka më të larta. E gjithë pesha bie mbi qytetarët, njëri nga të cilët jam edhe unë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet punë Inxhinier Elektronik/Informaticien. Të interesuarit të kontaktojnë në Cel. 0692023355/ Për më tepër www.njoftime.com

Princ Balliu Adresa: Rruga "Muzakaj", Zona Industriale - Korçë Cel:+355 82 24 40 49 E-mail: princballiu@gmail.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E MARTË, 03 SHTATOR 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Studimi: Ushqimi i tepërt zvogëlon trurin!

S

hkencëtarët australianë kanë zbuluar një lidhje të drejtpërdrejtë mes diabetit të tipit 2 dhe reduktimit të funksioneve cerebrale. Apeli i tyre, sidomos për moshat e mëdha është: Mos abuzoni me sasinë e ushqimit. Studimi është kryer në institutin “Garvan” në Sidnei dhe sipas tij, të moshuarit që konsumojnë sasi të mëdha ushqimi janë të ekspozuar ndaj rrezikut të tkurrjes së trurit dhe demencës. Diabeti i tipit 2 zhvillohet kur një person gjenetikisht i prirur kalon peshën normale trupore dhe nuk arrin të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër: www.77news.al

Orizi nuk është vetëm një ushqim!

O

rizi është një nga artikujt ushqimor themelor në tërë botën. Por, jashtë kuzhinës, orizin mund ta përdorni për një

varg punësh shtëpiake. Ja disa shembuj të dobishëm: Parandalon krijimin e topthave të kripës. Mund të jetë mjaft e mërzitshme dhe lodhshme kur në enë krijohen topthat e kripës që nuk dëshirojnë të dalin jashtë. Këtë mund ta parandaloni duke vendosur disa kokrra orizi që do të absorbojnë lagështinë. Kompresa e nxehtë Orizi e mban nxehtësinë shkëlqyeshëm. Qesen e vogël të pambukut ose çorapen mbusheni me oriz, vëreni në mikrovalë për disa sekonda dhe do të keni kompresë të nxehtë. Pastrimi i mullirit për kafe. Nëse në mullirin për kafe grumbullohet pluhur dhe yndyrë, nëpër të kaloni pak oriz dhe do ta zgjidhni këtë gjë, të paktën kështu

pohon prodhuesi amerikan i kafes dhe pajisjes për kafe Blacksmith Coffee Roastery. Tharja e pajisjeve elektronike. A ju është lagur ndonjëherë telefoni? Apo rastësisht keni derdhur gotën me ujë në teledirigjues? Para se të blini pajisjen e re, provoni me oriz. Pajisjen futeni në enën e mbushur me oriz dhe lëreni disa orë ose gjatë tërë natës. Sikurse edhe tek kripa, orizi do të absorbojë lagështinë e tepërt, dhe nëse keni fat, pajisja do të punojë përsëri. Pastrimi i enëve të palara. Me oriz pastroni edhe enët plastike. Mbuloni fundin e enës me oriz dhe shtoni sasinë e dyfishtë të ujit. Mbylleni mirë enën dhe tundeni. Orizi do të largojë papastërtitë. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune pasticier. Të interesuarit të kontaktojnë në: dsava@hotmail.it / Për më tepër www.njoftime.com

FUQIA E ZGJEDHJES QË PËRCAKTON TË ARDHMEN!

Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në Fakultetet:

Mjekësi / Inxhinieri / Arkitekturë Kjo ofertë vlen për 10 personat e parë! Deri më 04 Shtator

800 € / 1 vit Pa asnjë detyrim tjetër!

R ELO H C BA ASTER &M

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705 , E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 03 SHTATOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Panair madhështor i kulturës midis Turqisë dhe Koresë së Jugut!

Rexhep Tajip Erdogan

E

ra koreane në Stamboll do të fryjë përgjatë 23 ditëve të ardhshme. Panairi Botëror i Kulturës i organizuar ndërmjet Stambollit dhe qytetit Giyong-cu të Koresë së Jugut, u hap me një ceremoni madhështore, ku morën pjesë edhe kryeministrat e të dy vendeve. Në fjalën e hapjes, Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan vuri theksin në lidhjet historike që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve. Këto marrëdhënie kanë filluar që në periudhën e Gëkturqve dhe në Luftën e Koresë kaluan në një fazë të re, cilësoi Erdogan duke shtuar se Lufta e Koresë ndërtoi lidhje të përhershme vëllazërore ndërmjet popujve turq e korean, të cilët i bashkuan

fatet e tyre në vijën e frontit të luftës, duke eleminuar largësinë gjeografike mes tyre. Kryeministri turk kërkoi që aktiviteti të shërbejë si një rast për paqen dhe vëllazërinë në botë. “Kam bindjen se ky takim domethënës që realizohet sot, në një periudhë kur në Siri dhe Egjipt vriten me mijëra njerëz dhe kur kemi nevojë më shumë se asnjëherë tjetër për paqen, do të jetë një themel i rëndësishëm edhe për takimin e qytetërimeve”, tha Erdogan. Kurse kryeministri koreanojugor nga ana e tij tha se “Kombi ynë nuk e ka harruar dhe nuk ka për ta harruar kurrë sakrificën që ka bërë për ne populli turk”. Në kuadër të festivalit do të organizohen

Lëvizja

Erdogan: Vëllezërve të kësaj hapësire u dëshirojmë paqe! Ne si Republikë e Turqisë përpiqemi për unitetin e rajonit, u shpreh Kryeministri Erdogan duke shtuar se vëllezërve tanë në këtë hapësirë gjeografike ne u sugjerojmë qetësi, stabilitet, paqe”. Në vlerësimin që bëri lidhur me mundësinë e një ndërhyrjeje të jashtme në Siri Erdogan tha se për momentin Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk është në gjendje të kryejë misionin. Kryeministri turk vuri theksin në koalicionin e shteteve vullnetare. – Tani ka ardhur koha për të hedhur një hap në lidhje me këtë, cilësoi Erdogan. Turqia ka fituar admirimin dhe konsideratën e miliarda njerëzve me qëndrimin e saj të patundur dhe që nuk heq dorë nga parimet e saj, nënvizoi Erdogan.“Gjatë këtij procesi të vështirë Turqia nuk ka fituar armiq, por miq të rinj, ka fituar miq të sinqertë. Turqia me qëndrimin e saj kokëlartë duke i cilësuar grushtet e shtetit grushte shteti dhe masakrat masakër i ka dhënë botës edhe leksione demokracie, edhe leksione njerëzore”, theksoi ai. Për më tepër: www.77news.al

28 aktivitete të ndryshme. Festivali do të zgjasë 23 ditë. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Stomatolog. Të interesuarit të dërgojnë CV në email: f_nandi09@hotmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E MARTË, 03 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Klaudio Lula: Në biznes duhet të jesh shumë i kujdesshëm ndaj çdo detaji! I riu nga Skrapari, Klaudio Lula në një intervistë për Unionin e Sipërmarrësve Shqiptarë tha se për të drejtuar një biznes duhet shumë mund, shumë përkushtim dhe kujdes. Ai ka vendosur që biznesin e tij ta ndërtojë në Tiranë, në një nga zonat më të frekuentuara, duke siguruar në këtë mënyrë klientelën, e cila është domosdoshmëri e biznesit. Gjatë intervistës ai tregon shkurtimisht ecurinë e biznesit tij. Sa e vështirë është të drejtosh një biznes? Në kohët e sotme është shumë e vështirë të drejtosh një biznes, pasi konkurenca është tepër e madhe. Që të rezistojë një biznes duhet të jesh shumë i kujdesshëm ndaj çdo detaji. Këtu tek ne çdo gjë është e përpiktë, stafi përbëhet nga 13 punonjës, të cilët punojnë me mund dhe përkushtim, që biznesi të shkojë sa më mirë dhe klienti të dalë sa më i kënaqur.

Prej sa kohësh merreni me biznes? Me këtë lloj biznesi merremi që prej 15 vitesh , dhe deri më sot. Çfarë të veçante ka biznesi juaj në krahasim me konkurentët e tjerë në treg? E veçanta e këtij lokali është se këtu është një ambjent tepër i mrekullueshëm, i qetë, çdo gjë është korrekte, shërbimi është tepër i mirë dhe frekuentohet nga të gjitha grupmoshat. Këtu e nis ditën me një kafe dhe çdo gjë është relaks.Lokali BISS CLUB është 24 orë hapur në shërbim të klientëve. Cilësia është e mirë, etj. Cili është sezoni kur keni më shumë punë? Këtu puna nuk mungon kurrë, i gjithë viti ka punë, kjo është një gjë pozitive pasi klientët janë të kënaqur me shërbimin dhe puna nuk mbaron kurrë. Motoja jonë është Aty ku kënaqësia bëhet realitet. Për më tepër: www.77news.al

“Lëndina e lotëve” në Korçë vend i nostalgjisë!

N

jihet si vendi i përcjelljes së mërgimtarëve në shek XIX. Korça është qyteti i vetëm që ka një vend të tillë që ruhet, dedikuar zanafillës së mërgimit, kur “aty ku mbaronte qyteti” mes qirinjve dhe lotëve, gratë prisnin burrat e ikur, ose lajmin se janë shëndoshë dhe mirë. Gjatë shek XIX, kjo lëndinë u kthye në tempullin e mërgimtarëve. Kur Korça kishte jo më shumë se 12 mijë banorë, "Lëndina e lotëve" ishte vendi ku ndaheshin rrugët. Një shekull më parë, kjo

lëndinë ndodhej buzë rrugës për në Manastir dhe Selanik, prej nga ku shqiptarët nisën mërgimin drejt Turqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Amerikës. Mërgimi do të mbante gjallë jo vetëm ekonominë e qytetit, por edhe do të ndikonte në kulturën e vendit duke sjellë në vend atë që sot ka mbetur si trashëgimi nga e shkuara.“Lëndina e lotëve” që edhe sot mban të njëjtin emër, është një hapësirë rekreative për qytetarët. Për më tepër: www.77news.al

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me “South Bank University”, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 04 Shtator 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77 News