Page 1

HOTEL DIPLOMAT

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MARTË, 03.12.2013 VITI II - NR.636

MENDIMI POZITIV

Adresa: New Veleshtë, Strugë, Macedonia E-mail: info@diplomatstruga.com Cel. +389 70 212 507 / +389 46 793 022 / +389 46 793 720

...>>fq.2

Të jesh i kënaqur! Çfarë i bën njerëzit të lumtur? Qendra e Është në natyrën e Mendimit Pozitiv njeriut që lumturinë ta shohë për një periudhë të ardhme. Beqarët mendojnë se do të jetojnë të lumtur pasi të martohen, të martuarit mendojnë se pasi të lindin fëmijë do të jenë të lumtur, prindërit mendojnë se pasi t'u rriten fëmijët do të jenë të lumtur, kur u rriten mendojnë se pasi të jenë martuar do të ndihen të lumtur, të punësuarit mendojnë se pasi të dalin në pension do të ndihen të lumtur e kështu me radhë. Në fakt, lumturia është diçka që përjetohet në çast pa pritur të nesërmen. Lumturia është kur ti beson se jeta që bën është e lumtur, me të mirat dhe të këqijat e saj. Lumturia është nëse je i kënaqur me jetën tënde. A je i kënaqur me veten tënde? A je i kënaqur me gjendjen tënde? Është mirë të ëndërrosh për të nesërmen, por a je i kënaqur sot? Sa vend zë të qenët i kënaqur në jetën tënde? Një ndër shkaktarët kryesorë që njerëzit ndihen të vuajtur dhe jo të lumtur, është se ata nuk janë të kënaqur me atë që posedojnë. Sot, as të varfërit nuk janë të kënaqur dhe as të pasurit, as ato gra që janë martuar dhe kanë lindur fëmijë nuk janë të kënaqura dhe as ato që janë privuar nga jeta familjare. As të papunët nuk ndihen të kënaqur dhe as të punësuarit. As ato vajza të cilave nuk u ka trokitur kush në derë nuk janë të kënaqura dhe as ato të cilat refuzojnë disa djem çdo ditë. As ata që e kanë punën afër banesës nuk janë të lumtur, as ata që përshkruajnë kilometra të tëra çdo ditë. As ata që jetojnë në vendin e tyre nuk janë të kënaqur, as ata që kanë emigruar për një jetë të mirë. As të sëmurët nuk janë të kënaqur, as të shëndetshmit nuk janë të kënaqur. A je i kënaqur me shtëpinë dhe banesën tënde? A je i kënaqur me jetesën që bën? A je i kënaqur me....>> VIJON NË FAQEN 2

Vjedhjet e energjisë, përqindje e lartë e humbjeve të saj! Duhet kthyer në identitet!......................................fq.3 Shoqata e Bashkive: Të koordinohen auditimet e KLSH ndaj administratës vendore!..........................fq.4 Pojani: Biznesi ka nevojë për korrektësi që të jetë jetëgjatë!................................................fq.5 Trumza, ja ku gjen përdorim kjo bimë mjekësore!.............................................fq.6 Erdogan: Ne ecim drejt së ardhmes me frymëzim nga historia!........................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

AKTUALITET

E MARTË, 03 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Vjedhjet e energjisë, përqindje e lartë e humbjeve të saj!

Shqipëria të ketë një përqindje të lartë të humbjeve të energjisë, krahasuar me vendet e rajonit. Ky shqetësim ngrihet nga ekspertët e kësaj fushe, të cilët thonë se humbjet e energjisë janë të shtrira në

të gjithë vendit dhe kryesisht në stinën e ftohtë të dimrit. "Këto janë nivele shumë të larta krahasuar me nivelin e humbjeve elektrike në rajonin tonë që janë 12%. Në Republikën e Shqipërisë janë afro 40%, gjë që është shumë e madhe. Nëse këto humbje reduktohen 50%, është njësoj si në rrjetin tonë të futësh një energji nga HEC e kaskadës, si psh Komani, pra është rëndësia e luftës së reduktimeve të këtyre humbjeve e cila është shumë e madhe"- tha Agim Nashi. Specialistët i kërkojnë strukturave përkatëse që të ngrejnë grupe të posaçme, për evidentimin e këtyre personave, pasi situata mund edhe të përkeqësohet. "Ne sugjerojmë një mobilizim më të madh të njerëzve të koorporatës, njerëzve direkt në punë për të kryer kontrolle, organizim të mirë të punës, luftë për çdo shkelje në të gjithë republikën, për të evidentuar shpërdoruesit e energjisë elektrike, ata të cilët hyjnë në mënyrë violente në energji elektrike"- u shpreh Nashi. Përballë kësaj situate kohët e fundit, CEZ Shpërndarje ka nisur një seri aksionesh për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e furnizimit me energji elektrike, si dhe të abonentëve që nuk shlyejnë detyrimet dhe kanë një borxh të akumuluar. Për më tepër: www.77news.al

Edhe pse ai ëndërron një varkë më moderne dhe më të madhe, është i kënaqur me atë që ka dhe kujdeset çdo ditë për mirëmbajtjen e saj. Një familje ka një shtëpi të vogël dhe punon që të sigurojë një tjetër më të madhe. Megjithatë, ata janë të kënaqur me shtëpinë që kanë dhe e mirëmbajnë atë. Njeriu që është i kënaqur me atë që ka, jep rendimente më të larta se një tjetër në të njëjtin nivel shoqërorë. Të qenurit i kënaqur, të pajis me energji dhe fuqi të pazakonta, për të realizuar ambiciet e tua. Të kënaqurit apo durimi? Çfarë ishte më e vlefshme të kënaqurit apo durimi? Është të kënaqurit. Kjo, sepse durimi shoqërohet me pezmatim dhe hidhërim, ndërkohë që kjo nuk ndodh me të kënaqurit. Në udhë të drejtë... Pa një vullnet të fortë, njeriu nuk mund

të ndihet i lumtur, edhe pse mund të ketë zemër të pastër nga urrejtja dhe mllefi, të jetë i dashur me të tjerët dhe zemërgjerë. Që të kesh sukses në këtë botë, duhet të kesh vullnet të çeliktë. Që të kesh sukses në raportet me Krijuesin, duhet të kesh vullnet të hekurt. Lumturia përbëhet nga 3 pjesë, ajo racionale, materiale dhe psiqike. Që t’i garantosh vetes lumturinë maksimale në këtë botë, duhet të kesh lidhje të forta me Krijuesin, duhet të ndjekësh udhën e tij të drejtë. Gjatë jetës së tij, njeriu shpeshherë gjendet në kryqëzime të shumta. Rrugët që i dalin përpara, janë të gjata dhe plot pusi e gremina. Vetëm njëra prej tyre është e drejtë dhe e çon në destinacionin e kërkuar. "Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë". *Qendra e Mendimit Pozitiv, Për më tepër: www.77news.al

Foto ilustruese

Ndërhyrjet abuzive në rrjetin e energjisë në vend kanë sjellë një shpërdorim të madh të saj. Vjedhjet nga persona të ndryshëm në rrjet për përfitimet e tyre, kanë bërë që

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ....punën, specializimin dhe të ardhurat mujore? Ka njerëz, të cilët manifestojnë pakënaqësi edhe për pamjen fizike të tyre. Për këtë, hidhi një sy numrit të operacioneve plastike që bëhen çdo ditë në spitale. Nuk mund të jetosh i lumtur në këtë botë, po nuk u ndjeve i kënaqur me ato që ke. Të qenurit i kënaqur është porta më e madhe e cila të çon te Krijuesi. Aty gjeni prehje dhe qetësi, aty është parajsa e kësaj bote. Çfarë do të thotë të jesh i kënaqur? Të jesh i kënaqur, do të thotë ta pranosh gjendjen që je sot dhe të kesh ambicie për ditën e nesërme. Të jesh i kënaqur është për të sotmen, ndërkohë që ambiciet janë për të nesërmen. Ambiciet e mia për të nesërmen, nuk kanë përse të ndikojnë në kënaqësinë e ditës së sotme. Një peshkatar, siguron jetesën me një varkë të vogël, me të cilën gjuan peshk çdo ditë. Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 03 DHJETOR 2013 Lëvizja

Një Moment me pak Koment...

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Kur të ketë dhënë shpirt, gropën e ka gati! Sikur të ishim në kohë lufte as zili nuk do e kishim gjendjen e kësaj rruge. Rruga"Nasi Pavllo" në Tiranë. Përgatiti: L.B

Një Moment me pak Koment...

Pranë Ambasadës Amerikane, Tiranë

Duhet kthyer në identitet! Këshilli Bashkiak i Tiranës i dha titullin “Qytetar Nderi i Tiranës”. Në gjendjen që ndodhet sot, ndoshta do të duhet ndonjë tender për ta kthyer në identitet. Përgatiti: K.I

Një Moment me pak Koment...

Rruga"Urani Pano", Tiranë

Ofrohet vend pune Përfaqësues Shitjesh. Dërgoni CV-të tuaja në: info@vibtis.al / Për më tepër www.biznesunion.al

Bar-Restorant

Prenotime për gëzime familjare! Bar - Rest oran t

Adresa:

Rruga Nacionale Fushë Krujë - Shkodër Cel: +355 68 20 61 725 +355 68 22 09 774

Ju mirëpresim! Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS Lëvizja

E MARTË, 03 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shoqata e Bashkive: Të koordinohen auditimet e KLSH ndaj administratës vendore!

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe me mbështetjen e Fondacionit “Hanns Seidel” organizoi seminarin dy-ditor me temë: “Për një menaxhim të shëndoshë të financave të njësive të qeverisjes vendore”. Në këtë takim u mbajtën tema të rëndësishme si: KLSH si institucioni përfaqësues i auditimit të jashtëm në sektorin publik”; Konkluzionet dhe rekomandimet e KLSH-së gjatë auditimit të njësive vendore; Problematika e transferimit të pronave publike; Bashkëpunimi i kontrollit të brendshëm dhe atij të jashtëm, etj. Konkluzione Sipas Shoqatës së Bashkive një nga kon-

kluzionet kryesore ishte nevoja për t'u intesifikuar bashkëpunimi i SHBSH-së me KLSH-në për të ndihmuar bashkitë në performancën e tyre duke theksuar që auditimi është një vlerë e shtuar për bashkitë me qëllim për të shmangur dublimet në auditimet e KLSH-së me prefekturën, për të koordinuar veprimet midis auditimeve të ndryshme dhe për të rritur rolin e auditimit të brendshëm të bashkive dhe për ta përmirësuar atë sipas standardeve të njëjta të auditimit me KLSH-në. Ky bashkëpunim do të shërbejë për të propozuar në bashkëpunim ndryshimet ligjore të nevojshme dhe shpërndarjen nga ana e shoqatës së rekomandimeve të KLSH-së në të gjitha

bashkitë. Marrëveshja Ndëkohë, si rrjedhojë e këtij takimi lind nevoja e hartimit të një bashkëpunimi me KLSH-në. Marrëveshja e Bashkëpunimit të firmoset nga përfaqësuesit e të dy Institucioneve. “Ne kërkojmë të koordinohen nëse është e mundur auditimet e KLSH-së me ato të Prefekturës për të shmangur auditimet e njëpasnjëshme, gjë që shkakton tulatje të administratës. SHBSH në bashkëpunim me KLSH-në dhe organet e tjera të auditimit të respektojë Rekomandimin e Raportit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës (CLRAE) miratuar në 31 Tetor 2013 në Strasburg. Të kufizojë mbikqyrjen e autoriteteve lokale për të siguruar pajtueshmërinë me ligjin dhe të përjashtojnë çdo mbikëqyrje të veprimeve që janë brenda zonës së përgjegjësisë së vetë të autoriteteve lokale; për të siguruar që parimet e subsidiaritetit dhe të proporcionalitetit mbeten aspekte kyçe të çdo mbikëqyrjeje, administrative nga autoritetet e nivelit më të lartë”, theksohet në njoftimin publik të Shoqatës së Bashkive. Përgatiti: K.I «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Për më tepër: www.77news.al Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Arkitekte. Të interesuarit të kontaktojnë në: 0694070000/ Për më tepër www.biznesunion.al

CAFFE - RESTAURANT

ILIRIA

Adresa: Vërmicë, Prizren, Kosovë Cel: +377 44 11 34 00 / +377 44 19 18 62 E-mail: Res.iliria@live.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 03 DHJETOR 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Muhamet Pojani: Biznesi ka nevojë për korrektësi që të jetë jetëgjatë!

Muhamet Pojani

Greqia eshtë një nga shtetet që ka më shumë emigrantë shqiptarë, por për shkak të papunësisë që është shtuar këto vitet e fundit, shumë familje emigrantësh u detyruan të kthehen në Shqipëri. Disa prej tyre investuan kursimet e emigracionit për të nisur aktivitet privat, kurse shumë të tjerë për të blerë një apartament,kryesisht në kryeqytet. Tirana tashmë është kthyer në qytetin e shpresës për këta emigrantë. Përfaqësuesi i Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë, këtë herë zhvilloi një takim me sipërmarrësin, Muhamet Pojani me origjinë nga Tirana, i cili ka hapur një minimarket në Tiranë të Re. Ka qenë emigrant në shtetin fqinj, Greqi për 15 vjet rresht së bashku me familjen dhe dy vajzat.

Z. Pojani, prej sa kohësh e ushtroni këtë aktivitet? Kam rreth 5 vjet që kam hapur këtë minimarket dhe punoj me bashkëshorten. Unë vij dhe e hap herët dyqanin, ndërsa në kohën e drekës kur pushoj pak dhe më duhet të largohem për tu marrë me furnizimet, vjen ime shoqe dhe më zëvendëson. Ajo është një mbështetje e fortë për mua, ma bën më të lehtë punën, sepse ndryshe nuk do ta përballoja dot. Me klientelën duhet të jemi korrekt dhe ta respektojmë. I kushtojmë shumë rëndësi furnizimit, mundohemi mos të na mungojë asnjë produkt ushqimor dhe mos të abuzojmë me çmimet. Për mua si individ është mëkat të abuzosh me çmimet në ushqime. Dihet që gjendja ekonomike e familjeve

shqiptare nuk është në ditët më të mira, shumë janë edhe me lista, por ky është risku im dhe unë do vazhdoj të jap për njerëzit në nevojë. Shpresoj që dhe situata ekonomike të rregullohet për qytetarët shqiptarë. Sa e vështirë ishte për ju të ktheheshit përfundimisht në atdhe? Të them të drejtën kur ngela pa punë as vetë nuk e besoja që më duhej të merrja një vendim kaq të vështirë, për t'u kthyer prapë në Shqipëri. Punoja në ndërtim për shumë kohë dhe të ardhurat më mjaftonin për të paguar qeranë e shtëpisë dhe të mbaja familjen. Dy vajzat e mia ishin në shkollë, kurse ime shoqe punonte në një fabrikë këpucësh. Kur u kthyem në fillim na dukej vetja si të huaj. Çdo gjë kishte ndryshuar, qyteti, njerëzit na dukeshin ndryshe, domethënë mentalitet tjetër. Fillimisht blemë një apartament, për mos t'u kthyer më në Greqi. Vajzat e mia u ambientuan shumë shpejt këtu në Tiranë. Sot ato janë të martuara me dy djem të mrekullueshëm dhe unë jam bërë gjysh. Nipi dhe mbesat janë gëzimi im. Është një kënaqësi e veçantë kur vijnë dhe më takojnë pas një lodhje të gjatë në punë. Cili është synimi juaj? Synimi im është, të jem korrekt me klientët dhe biznesi ynë të ketë jetëgjatësi. Faleminderit për intervistën z. Pojani! Faleminderit ju dhe “77 News”. Përgatiti: A.K Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Marrëdhënie me Publikun. Të interesuarit të kontaktojnë në: 052 228 995/ Për më tepër www.biznesunion.al

Engjell Bar Adresa: Rr.”Njazim Meka”, P. 6 E-mail: barengjell@hotmail.com Cel: +355 69 22 85 042 Lëvizja

Tiranë, Albania

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

KURIOZITETE

E MARTË, 03 DHJETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Trumza, ja ku gjen përdorim kjo bimë mjekësore!

Trumza ndikon në normalizimin e rrahjeve të zemres, forcon nervat, përmirëson disponimin dhe ndihmon tek pagjumësia. Përveç përmirësimit të shëndetit, Trumza është përdorur në gatim, si melmesë. Fle-

tët e grimcuara imët mund të shtohen në sallatë, picë, vezë, specialitete nga grilli. Trumza (Thymus serpyllum), është bimë shumëvjeçare, gjysmëshkurre me kërcell të gjatë me bazë drunore të shtrirë. Në të zhvillohen rrënjët adventive dhe në majë mbaron me fletë rozete (të dekoruara). Kjo bimë medicinale bimore lulëzon nga qershori deri në gusht. E gjithë bima është me shumë erë aromatike dhe me shije të këndshme, sidomos kur fërkohet. Ajo rritet në vende me diell dhe të thata përgjatë skajeve të pyjeve, livadheve, rrugëve. Përbërësit medicinal sherues janë gjetur në gjethe dhe lule, kështu që duhet që t'i mbledhim me kujdes. Gjethet dhe kërcelli i trumzës përmbajnë vajra esenciale, përfshirë 'Thymol' dhe 'Carvacrol' dhe 'Flavonoids' që i relakso-

jnë muskujt. Për çfarë mund të përdoret trumza? Vaji esencial i trumzës ka efekt pozitiv në sistemin kardiovaskular, sepse normalizon punën e zemres, forcon nervat, përmirëson disponimin, ndihmon ndalimin e pagjumësisë, etj. Gjithashtu, trumza ndikon në kapilarë, duke bërë zgjerimin e tyre. Çajrat nga kjo barishte kanë një efekt të dobishëm për organet e tretjes dhe janë përdorur për trajtimin e traktit respirator, sepse nxit largimin e mukusit. Përveç përmirësimit të shëndetit, trumza është përdorur në gatim, si një melmesë. Të copëtuara imët mund të shtohen në sallatë, pica, vezë, specialitete të pjekura në zgarë, supë dhe salca. Ajo është përdorur gjithashtu për përgatitjen e guackave dhe kafshëve të egra. Për më tepër: www.77news.al

Çokollata shëron kollën! Shkencëtarët këshillojnë konsumimin e çokollatës në vend të shurupëve të ndryshëm, të dëmshëm në kurimin e kollës tek të rinjtë nën moshën 18 vjeç dhe fëmijët. “The Telegraph” njofton se studiuesit theksuan se përbërësi “teobromin” i gjendur tek kakao dhe çokollata, ndihmon në heqjen e kollës. Pasi të testohet për dobinë e tij do të hidhet në treg në trajtë ilaçi brenda dy vjetësh. Në studimin e realizuar nga Instituti Ndërkombëtar i

Anglisë për mushkëritë dhe zemrën u vërtetua se përbërësi “Teobromin” i gjendur tek kakao dhe çokollata ndihmon në heqjen e kollës. Duke pohuar se lënda “Teobromin” është më efektive se shurupët në heqjen e gërvishtjes së fytit dhe kollës, studiuesit bënë të ditur se lënda “Codeine” e gjendur në shurupët e kollës është një lëndë shumë e dëmshme për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeç. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Banakier. Të interesuarit të kontaktojnë në: 042266582/ Për më tepër www.biznesunion.al

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 03 DHJETOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Erdogan: Ne ecim drejt së ardhmes me frymëzim nga historia!

Rexhep Tajip Erdogan

Erdogan tha se Turqia është njohur si vendi, i cili mbron drejtësinë dhe lufton për vlerat e drejta dhe të duhura. “Ne jemi duke ecur drejt së ardhmes me frymëzim, ne kemi marrë nga historia jonë”, tha Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan. Gjatë një takimi me simpatizantët e Partisë AK, (Drejtësi dhe Zhvillim), kryeministri turk u ndal mbi incidentet e fundit në Egjipt dhe Siri. Ai u shpreh se nëse Turqia do të kishte heshtur ndaj incidenteve në Egjipt, Siri, Irak,

Liban, Palestinë, Afganistan dhe Somali dhe nëse nuk do të kishte dhënë ndihmën e saj për viktimat e tërmetit në Filipine, Haiti dhe Gjeorgji, ata nuk do të mund të bëheshin një vend i fuqishëm dhe nuk do mund të rrisnin ekonominë e tyre. Duke vënë në dukje se vendet e fuqishme kanë miq dhe kundërshtarë, Erdogan tha se Turqia është njohur si vendi, i cili mbron drejtësinë dhe lufton për vlerat e drejta dhe të duhura. Erdogan preku gjithashtu edhe fushën e turizmit në Turqi, ku tha se ajo vizitohet nga rreth 13 milionë turistë në

Lëvizja

Kombet e Bashkuara përgëzojnë Turqinë! Forcat e sigurisë turke në 9 muajt e parë të vitit 2013 kanë konfiskuar 137 ton drogë dhe gjatë këtyre konfiskimeve kanë kapur 37 mijë e 928 të dyshuar, duke i bërë kështu forcat turke të policisë, xhandarmërisë, rojet bregdetare dhe veçanërisht forcat e trafikimit të drogës dhe rrjeteve kriminale një nga rrjetet më të suksesshme në luftën kundër lëndëve narkotike. Përpjekja dhe lufta e Turqisë kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ka marrë gjithashtu përgëzime dhe vlerësime edhe nga arena ndërkombëtare. Kombet e Bashkuara në Raportin Botëror të Lëndëve Narkotike e përmendin me falënderim dhe përgëzim luftën e Turqisë kundër trafikimit të drogës. Në raport thuhet se në rang Europian është arritur konfiskimi i 38% të lëndës narkotike, heroinë duke theksuar se Turqia llogaritet në vendin e parë të konfiskimit të lëndëve narkotike. Për më tepër: www.77news.al

vit, duke e çuar numrin total të turistëve në 35 milionë e 700 mijë persona deri në fund të vitit, 2012. “Disa njerëz thanë se asnjë nga turistët nuk do të vizitojë Turqinë kur Partia AK mori pushtetin, sepse ajo do të ndalojë turizmin”, tha ai duke shtuar se të ardhurat nga turizmi para 10 viteve ishin rreth 8.5 miliardë dollarë, ndërsa sot kanë arritur në 29 miliardë dollarë. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Mekanik Automjetesh. Dërgoni CV-të tuaja në: info@artinel.al./ Për më tepër www.biznesunion.al

Euro Biçaku Adresa: Autostrada DR-TR Km. 4, Mbikalimi Fllakë, Durrës ALBANIA email: info@eurobicaku.com

Lëvizja

tel/fax: (+355) 48 30 31 91 tel/ (+355) 69 20 73 513 www.eurobicaku.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MARTË, 03 DHJETOR 2013

77 ENERGY

77 NEWS

www.77energy.al facebook/77energy

Energy Supermarket

Ofertat deri më 31 Dhjetor 2013 Çaj për gurë dhe infeksione në veshka

Oferta më e mirë!

PËRDORIMI: 50 gram me bimën e ziejmë në 6 litra ujë për 2-4 minuta. Çaji pihet 2 litra gjatë ditës. Fëmijët përdorin nga 2-4 gota në ditë. Kura për infeksionet zgjat 10-12 ditë. Për gurët: deri në shkrirjen e gurit.

VETITË: Lufton infeksionet në veshka, kristalet, azoteminë dhe albuminurinë. Shkrin gurrët në veshkë. PËRBËRËSIT: Rrush ariu Trëndafil i egër Gjuhnusja Dëllinjë, etj.

180 lekë

Çajra të tjerë: Çaj livando, Çaj për kollën dhe astmën, Çaj diabetik, Çaj antistres, Çaj kundër kapsllëkut, Çaj për normalizimin e punës së mëlçisë, Çaj Lule Bliri, etj.

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, në Kampusin Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Hënë - E Shtunë 08:00 - 16:30 E Dielë 08:00 - 16:30

Eri: +355 68 56 82 580 Festimja: +355 68 56 82 634 Lisa: +355 68 56 82 511

CITY PARK

O

fertë Për blerje mbi 10.000 lekë, transporti në dispozicion! Mjafton një telefonatë dhe porosia do të jetë në duart tuaja!

Energy

RRU GA TIRA NË DUR RËS

Çmimet mund të ndryshojnë në rast gabimesh tipografike apo ndryshime të ligjeve fiskale - Artikujt mund të jenë në sasi të kufizuar - Fotot kanë thjesht vlerë treguese


03 dhjetor  

Gazeta 77 News e përditshme informative, organi mediatik i Partisë Lëvizja Shqipëria e re

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you