Page 1

HOTEL RESORT BALLKAN

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E MËRKURË, 02.10.2013 VITI II - NR.575

MENDIMI POZITIV

Adresa: Rr. Elbasan-Librazhd, km 15, Mirakë

Cel: +355 69 31 09 646

E-mail: info@resortballkan.com Web: www.resortballkan.com ...>>fq.4

Njeriu, thelbi i elementit jetësor!

K

rijesa njerëzore është esenca dhe elementi jetësor për ekzistencën, treguesi dhe bërthama e universit. Krijesat njerëzore janë në qendër të krijimit, të gjitha gjërat e tjera, të gjalla ose jo, formojnë rrathët koncentrikë përreth tyre. Duke gjykuar të gjitha privilegjet që i janë dhuruar njerëzimit, në krahasim me pjesën tjetër të krijimit, krijesa njerëzore mund të shohë dhe të dëgjojë zërin që shpreh natyrën e gjërave, natyrën e ngjarjeve, dhe sigurisht, natyrën e të Gjithfuqishmit që është prapa gjithçkaje, po ashtu edhe krijesën e kuptuar si një zemër që ngërthen të gjithë universin. Me krijesat njerëzore, krijimi ka gjetur interpretin e tij dhe përmbajtja ka nxjerrë thelbin nëpërmjet njohjes për njerëzit, duke zbuluar domethënien e tij shpirtërore. Monitorizimi i gjërave është një aftësi e veçantë e krijesave njerëzore, aftësia e tyre për të lexuar dhe interpretuar librin e universit është një privilegj dhe cilësimi i tyre për gjithçka me Krijuesin është një bekim i jashtëzakonshëm. Introspektimi i qetë është soditje, ligjërata e tyre është urtësi dhe interpretimi përfundimtar për të gjitha gjërat është dashuri. Njerëzit janë të vetmit të cilëve u janë dhënë privilegje për të drejtuar dhe për të vënë në funksionim krijimin dhe, njerëzit janë të vetmit që zbulojnë të gjitha pamjet e vërteta prapa fenomeneve natyrore. Njerëzit ndiejnë dhe dallojnë marrëdhënien në mes krijesës njerëzore dhe universit,një marrëdhënie që i drejton ata tek dijet. Ata zbulojnë potencialet dhe thellësitë e tyre, siç janë të sigurtë në aftësitë për të pasqyruar madhështinë e oqeanit në një pikë uji... >> VIJON NË FAQEN 2 Qendra e Mendimit Pozitiv

Shoferët: Të mos përdoret korsia e autobusëve nga makinat e tjera! Turizmi në Elbasan, rruga e Krastës drejt përfundimit!............................................................fq.2 Korçë, qendra e qytetit shndërrohet në vendparking!......................................................fq.3 Policia e Shtetit, procedim penal për ndërtimet pa leje!..................................................fq.5 Ulliri, një ushqim me veti kuruese!.........................fq.6 Konferencë për shtyp, Erdogan zbulon paketën e demokratizimit!........................................fq.7

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


AKTUALITET

77 NEWS

Lëvizja

E MËRKURË, 02 TETOR 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Elbasan, rruga e Krastës drejt përfundimit!

Krastë, Elbasan

K

rasta shumë shpejt do të jetë e arritshme dhe një mundësi për

shlodhjen dhe argëtimin e qytetarëve të Elbasanit. Punimet e rrugës kanë arritur deri në majë të kodrës ndërkohë që mbetet hedhja e asfaltit. Bashkia e Elbasanit ka fituar me anë të granitit konkurues çimin që kap vlerën e 49 milion lekëve. Punimet kanë ecur me ritme të avashta, pas ndërprerjes, për shkak të vonesës së lejes për disa prerje të pishave. Paralelisht po punohet për sistemin e kanalizimeve, shtrimin të rrjetit të ujësjellsit dhe linjës elektrike. Në anë të rrugës janë parashikuar vendosja e stolave, ndërkohë që edhe ndriçimi do të jetë bashkëkohor. Në pjesën fundore, pikërisht aty ku ndodhet edhe kurora e gjelbërt e Krastës,

do të ngrihen kampingje ditore dhe do të funksionojë një rrjet shërbimesh për plotësimin e nevojave të qytetarëve dhe turistëve që do e frekuentojnë Krastën. E projektuar si park, në Krastë nuk do të lejohet asnjë objekt me themel, por vetëm objekte provizore dhe druri. Qytetarët e kanë pritur me padurim projektin e kthimit të saj në park, kjo për faktin se brenda në qytet hapësirat e gjelbërta janë ngushtuar shumë, veç faktit që Elbasani renditet ndër qytetet me shkallën më të lartë të ndotjes. Banorët e konsiderojnë Krastën si vendin ideal për të thithur ajrin e pastër dhe për t’u shkëputur nga tymi helmues që vazhdimisht mbizotëron mbi qytet. Për më tepër: www.77news.al

Qyteti i Kukësit mbulohet nga tymi!

Q

yteti i Kukësit është mbuluar nga tymi për shkak të djegieve të mbeturinave në hyrje të qytetit. Nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë, pasi kjo gjë përsëritet shumë shpesh dhe megjthatë, Bashkia e Qarkut të Kukësit nuk ka marrë masa për ta ndaluar këtë fenomen. Qytetarët e Kukësit shprehen të pa kënaqur

për këtë fakt. Ata kanë frikë nga përhapja e ndonjë sëmundje nga smogu që krijohet nga djegia e këtyre mbeturinave dhe bëjnë apel që të ndërhyhet sa më shpejt për të marrë masa parandaluese për këtë fenomen, i cili po bëhet shqetësues për jetën e këtyre qytetarëve. Për më tepër: www.77news.al

qënë dhe janë forcë lëvizëse e brendshme. Toka është e kushtëzuar nga drita që shpërndahet prej njerëzimit. Ky favor special ka privilegjuar njerëzimin duke e bërë atë trëndafilin më të rrallë në këtë kopsht të bukurisë. "Paraqitja e krijimit nuk mund të jetë më estetike, më e mrekullueshme ose më mahnitëse! "Njerëzimi mund të shihet si bilbili i vetëm në këtë botë, një botë e cila është një hije e parajsës. Nuk do të jetë e tepruar të themi që këto ballkone, të cilat gjenden njëri pas tjetrit, janë skicuar dhe sistemuar vetëm për njerëzimin. Nuk mund të jetë e zmadhuar nëse themi që kjo botë është krijuar si një kopsht për këta trëndafila të rrallë. Deti i ekzistencës është krijuar si një thellësi për këtë perlë. Ky deri diku është një përshkrim modest për gjendjen e vërtetë të gjërave. Si një çështje në fakt, e tërë ekzistenca, në

një drejtim, është interpretuar dhe shfaqur me udhën e njerëzimit, për njerëzimin, dhe në shërbim të njerëzimit. Në fakt, nevojat e natyrës njerëzore janë aq të mëdha, sa mund të mbulojnë të gjithë krijimin. Janë aq të thella, sa shtrihen deri në përjetësi. Dëshirat dhe kërkesat e qënieve njerëzore janë të pafundme dhe shpresat e tyre janë të pakufizuara. Edhe nëse e tërë bota do t'i ishte dhënë natyrës njerëzore, oreksi i saj nuk do të ishte plotësuar ose ambicja e saj nuk do të reshte. Njerëzit që mund ta ndiejnë dhe kuptojnë vërtetësinë në pamjen e gjërave dhe në ndodhitë dhe që janë të vetëdijshëm për pozicionin e tyre në univers, janë në këtë udhëtim. Në të njëjtën kohë, këta njerëz janë mirënjohës për veten dhe janë të hapur për të treguar respekt për Krijuesin tyre. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1... të vetme dhe të reflektojnë të gjithë diejt brenda një atomi të vetëm. Nëse ne e mendojmë të tërë ekzistencën si një oqean të paanë, atëherë krijesa njerëzore është perla më e çmuar e tij. Nëse universi është një sallë ekspozimi, me të gjithë shkëlqimin e shfaqur, atëherë krijesa njerëzore mbetet gjithmonë vizitori i saj më i çmuar. Nëse gjërat dhe ngjarjet janë një harmoni magjepsëse e ekuilibrit, atëherë krijesa njerëzore është një spektator tepër i ndjeshëm. Në dritën e besimit, mendimi i orientuar dhe vetëdija e shëndoshë njerëzore, të cilat ngjajnë të qeta dhe rrethuar nga errësira, janë ndriçuar dhe kanë fituar bukuri. Kurse zemrat tona ndihen sikur ne të ishim në parajsë. Krijesa njerëzore ka qënë gjithmonë kurora e krijimit. Kjo është e vërteta për sa kohë që besimi është burim gëzimi është kodi i jetës, për aq kohë sa njohuritë për dashurinë kanë Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 02 TETOR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Has: Vazhdon gjuetia e pa kontrolluar!

N

dërsa sezoni i dimrit po afron, për gjuetarët e shumtë të rrethit të Hasit shqetësimi kryesor është rreziku i

zhdukjes së shumë prej kafshëve e shpendëve të egra, si rrjedhojë e gjuetisë pa kriter e me mjete shfarosëse. Një gjueti e tillë dalëngadalë ka ndikuar në uljen e numrit të disa kafshëve e shpendëve të egër në masivet pyjore të këtij rrethi. Të tilla si, lepuri, dhelpra, derri i egër, ariu, kaprolli, dhia e egër, etj., apo e shpendëve si, thëllënza, pëllumbi, harabeli, mullëza e ndonjë tjetër. “Ndonjë prej tyre thuajse është zhdukur krejtësisht”, thotë Artan Dauti, punonjës i ndërmarrjes së shfrytëzimit pyjor të rrethit. Sipas tij, edhe pse sezoni ende nuk ka nisur, thuajse çdo ditë ndeshemi në masivet pyjore, veçanërisht afër kufirit me Kosovën, me gjuetarë që gjuajnë jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e natës, duke e shtuar kështu rrezikun e zhdukjes së shpendëve.

Në këto kushte, mbrojtja e kësaj pasurie me shumë vlera për banorët e këtij rrethi kërkon angazhimin e të gjitha strukturave të pushtetit vendor, por edhe të komunitetit. “Janë disa gjuetarë vendas, që kundrejt një shpërblimi, shoqërojnë në orët e natës shumë gjuetarë që vijnë nga zona të tjera, apo gjuetarë të huaj”, thotë Hasan Demiri, një prej anëtarëve të paktë të shoqatës së gjuetarëve të rrethit. Në rrethin e Hasit me 17 mijë banorë, disponojnë armë gjuetie mbi 400 persona, ndërsa në shoqatën e gjuetarëve marrin pjesë vetëm 60 prej tyre. Gjysmën e sipërfaqes së këtij rrethi prej 45 mijë ha, e zënë pyjet me mbi 25 mijë ha të saj. Për më tepër: www.77news.al

Korçë, qendra e qytetit shndërrohet në vendparking!

Q

endra e qytetit të Korçës, përkatësisht sheshi përpara Teatrit “Andon Z.Çajupi”, ku makinat duhet të qarkullonin lirisht, tashmë është kthyer në një parking gjigand. Shumë drejtues automjetesh e kanë parë më të lehtë parkimin e automjetit të tyre përpara këtij sheshi, duke shkaktuar një kaos makinash të parkuara dhe një hapësirë fare të vogël për automjetet që qarkullojnë. Për këtë shqetësim qytetarët e Korçës kanë ngritur disa herë zërin, por deri më tani gjithçka është si më parë. Pritet reagimi i bashkisë për të rregulluar këtë gjendje kaosi në qendër të qytetit. Për më tepër: www.77news.al Ofrohet vend pune Mësuese e gjuhës angleze. Dërgoni CV, në: gjuhetehuaja@hotmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

HOTEL TURIZËM



E-mail: kristiano_ko@hotmail.com Cel: +355 69 32 64 960

Ë

Ç KOR

Albania

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E MËRKURË, 02 TETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shoferët: Të mos përdoret korsia e autobusëve nga makinat e tjera!

S

humë qytetarë të Tiranës, por në veçanti zona e Institutit dhe Kamzës, shprehen mjaft të shqetësuar për vonesat tej çdo norme që vijnë nga trafiku, i cili fillon nga "Kthesa e Kamzës" deri në "Zog të Zi". Ata shprehen se më shqetësues është fakti që Policia e Qarkullimit dhe organet kompetente nuk po marrin asnjë masë të paktën të "çlirojnë" korsinë e autobusëve nga parkimet dhe përdorimet e palejuara të makinave të ndryshme. Një shqetësim dhe stres po kaq të madh kanë edhe drejtuesit e autobusëve dhe

shoqatat e trasportit qytetas. Ja se si u shpreh për gazetën “77 News” në lidhje me këtë problem shoferi A. LL Si shkon puna në linjën tuaj dhe cilat janë problemet që hasni? Unë punoj prej më shumë se 15 vitesh si shofer, por për transport udhëtarësh kam mbi 10 vjet që punoj. Linja e Insititutit, Kamzës, Kasharit si dhe Tirana e Re çdo mëngjes, por edhe gjatë ditës në orare të caktura, po hasin vështirësi në qarkullim. Kjo, si pasojë e zënies së korsisë së autobusëve dhe parkimeve të gabura. Për shkak të këtyre problemeve dhe neglizhencës së policisë së qarkullimit për të kontribuar në lehtësimin e qarkullimit të autobusëve shumë shpesh po ndeshemi edhe me fenomenin e mosrespektimit të orarit dhe vonesa të pajustifikushme për udhëtarët. Si vlerësoni punën e Policisë së Qarkullimit? Punën e Policisë së Qarkullimit për mendimin tim e vlerëson efiçenca në rregullimin dhe mirëfunksionimin e trafikut, gjë e cila në Tiranë, por sidomos në Laprakë, deri në "Zog të Zi" lë për të dëshiruar. Të zihet korsia e autobusëve dhe polici i qarkullimit të mos reagojë, kjo nuk është për ta vlerësuar, por për ta larguar nga puna. Mendoj se për të vendosur rend dhe ligj duhet të kemi seriozitetin e duhur, objektiva, të cilat duhet të përmbushen nga

çdo punonjës dhe kërkesë të mjaftueshme llogarie nga ana e eprorëve. Si e mendoni zgjidhjen e këtij problemi? Sot, në Tiranë, metropolin e vendit, mund të ngelesh në trafik me orë të tëra për të përshkuar rrugë, të cilat normalisht duhet të përshkohen maksimumi për 1015 minuata. Prandaj, mendoj se duhet të merren masa të menjëhershme në përcaktimin e korsisë së autobusëve, në ndalimin e parkimeve të gabuara, si dhe respektimin e rregullores së qarkullimit me efikasitet. Pra, të dënohen shkelësit e rregullores. Kërkoj që shërbimet e policisë rrugore të punojnë më fort për konstatim dhe verifikim të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor në mënyrë që të parandalojmë në maksimum aksidentet rrugore dhe të krijojmë edhe lehtësira për një qarkullim normal. Gjithashtu, kërkoj nga qeveria e re që të punohet për të stabilizuar gjendjen e vendit, si nga ana e qarkullimit dhe ajo e rendit, pasi mendoj se shteti i ka të gjitha mundësitë për të sjellë ndryshimin pozitiv, "frymën" e së drejtës, e cila është vrarë nga shkelësit e ligjeve. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Punëtor Magazine. Dërgoni CV, në: burimenjerezore@megateksa.com / Për më tepër www.njoftime.com

GIPSO Adresa: Kombinat, Tiranë Cel: +355 69 39 42 912 +355 69 23 27 003

Lëvizja

Tavane të varura Ndarje gipsi Korniza allçi Çimentato Patinime-Lyerje Zbatim Projekti

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 02 TETOR 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Hikmete Meha: Pije pa alkool për një jetë të shëndetshme! M enaxherja për marketing, Hikmete Meha, në një intervistë të dhënë për Unionin e Sipërmarrësve Shqiptarë, foli rreth biznesit që ajo drejton dhe menaxhon. Sipas saj, biznesi duhet menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme, që të ketë sa më shumë sukses dhe zhvillim. Sa e vështirë është të drejtoni dhe menaxhoni një biznes, pasi dihet që vështirësitë janë të shumta? Vështirësitë janë të ndryshme në çdo lloj biznesi, ç'ka do të thotë se nuk ka punë pa lodhje, por me punë çdo gjë arrihet. Prej sa kohësh e ushtroni këtë aktivitet? Kompania Sinalco ka 2 vite që është në treg dhe ofron 5 produkte të ndryshme që janë, sinalco kola, sinalco limonada, sinalco oringe, sinalco ujë mineral dhe ujë të

Hikmete Meha

thjeshtë. Çfarë të veçante ka kompania juaj në krahasim me bizneset e tjerë në treg? Kompania Sinalco funksionon me një kapacitet të lartë dhe me teknologji kryesisht gjermane. Gjithashtu, kjo kompani mbulon të gjithë territorin e Kosovës me pije sinalco, e cila është shumë e preferuar nga të gjithë klientët. Bëjmë promocione të ndryshme nëpër shkolla, ku ofrojmë pije. Cili është sezoni kur keni më shumë fluks pune ? Puna është e vazhdueshme gjatë gjithë vitit. Kompania Sinalco ka filluar të korrë shumë sukses, dhe të preferohet nga një masë e madhe konsumatorësh. Për më tepër: www.77news.al

Policia e Shtetit, procedim penal për ndërtimet pa leje!

N

ë një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit njoftoi se ka filluar procedimi penal për 11 persona të cilët kanë abuzuar duke ndërtuar objekte pa leje përkatëse. Gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e policisë kanë bllokuar dhe objektet që po ndërtoheshin pa leje në Shkodër, Tiranë dhe Korçë. Policia e Korçës ka filluar procedimin në gjendje të lirë për 6 persona për ndërtime abuzive, përkatësisht: Rodrik B. vjeç 64 banues në Korçë, pasi në lagjen Nr.10 ka

ndërtuar një objekt pa leje. Theodhoraq Z. vjeç 66, banues në Korçë, pasi në lagjen Nr.6 ka ndërtuar një objekt pa leje. Enver D. vjeç 56 banues në Korçë në lagjen Nr.1. Adriatik K. vjeç 49 banues në fshatin Sovjan. Hymet F. vjeç 62 banues në fshatin Hyrseli. Hyrsel T. vjeç 53 banues në fshatin Libonik, pasi është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Banakiere. Dërgoni CV-të tuaja, në: hr@alwsd.com / Për më tepër www.njoftime.com

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me South Bank University, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 02 Tetor 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.a l , www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

KURIOZITETE

E MËRKURË, 02 TETOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Jargavani, bima e parfumeve!

J

argavani e ka prejardhjen nga lindja, ndërsa në shekullin e XVI - të është sjellë në hapsirat e Europës, ku është ambientuar shumë shpejt. Nga Stambolli është bartur fillimisht në Hollandë e më pas edhe në

viset e tjera. Është bimë, lulet e së cilës përdoren shumë edhe për prodhimin e parfumeve. Jargavani lulëzon në pranverë, nga prilli deri në maj. Lulet kanë formë piramide,

secila me përmasë prej 1cm, me ngjyrë vjollce, të bardhë, të verdhë apo të kuqerremtë të zbehtë, por ka lloje edhe me ngjyrë të mbyllët burgundi. Kurora me katër petale dhe një gyp të ngushtë është e gjatë prej 5 deri në 20 milimetra. Ato janë me dy gjini me stigmë dhe pluhror në çdo lule. Disa lloje kanë aromë të fortë . Degët i ka me përmasa prej 20 deri në 30 cm, ndërsa gjethet janë të vendosura përballë njëra-tjetrës me formë të thjeshtë, formë zemre apo shtize të gjerë te shumë lloje, por mund të haset me forma të tjera në llojet e ndryshme. Kjo bimë, që në fazën e lulëzimit lë pamje të paharrueshme, bën pjesë në familjen Oleaceae, që nënkupton se i takon grupit të njëjtë me ullinjtë. Për më tepër: www.77news.al

Ulliri, një ushqim me veti kuruese!

U

lliri (Olea europaea) është bimë subtropike nga familja "Oleaceae" . Trungu i tij ka një formë jo të rregullt me gunga dhe me degëzime të shumta. Ulliri ka gjethe ovale me ngjyrë të gjelbërt të errët në anën e sipërme. Në anën e poshtme të bardhë në të argjendtë. Në periudhën e lulëzimit zhvillon lule të vogla të bardha në tufa, ndërsa fryti varësisht nga lloji është në formë vezake i zgjatur pak me ngyrë jeshile të errët deri në të zezë. Fryti është i pasur me vaj, i cili përdoret

si ushqim dhe ka veti të shumta shëruese. Gjethet e ullirit(Oleae Folium) në sajë të heterozideve(oleuropeozid dhe oleosid) dhe të acidit glikolik, veprojnë drejtëpërdrejtë kundër hipertensionit, sidomos në fazën fillestare. Ka dhe veti të ulë ethet e të pakësojë sasinë e sheqerit në gjak. Hipokrati vajin e ullirit e rekomandonte për shërimin e më shumë se 60 sëmundjeve, ndërsa fituesve në lojërat olimpike në kokë u vendoseshin kurora prej degëve të ullirit. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Marketing. Dërgoni CV-të tuaja në: hr@alwsd.com / Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E MËRKURË, 02 TETOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Erdogan zbulon paketën e demokratizimit!

Rexhep Tajip Erdogan

K

ryeministri i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, shpalli paketën e demokratizimit në vend me anë të një konference për shtyp, mbajtur në selinë e re të Kryeministrisë në Ankara. Ai theksoi se kjo paketë do t'u përgjigjej njëherësh të gjitha nevojave të demokracisë dhe nuk do të mund të ishte racionale. Shefi i ekzekutivit turk sqaroi se paketa nuk mund t'i eliminojë të gjitha skoriet, por do të jetë etapë e rëndësishme. "Demokratizimin do ta materializojmë bashkë me të gjithë qytetarët tanë", tha Erdogan dhe shtoi se tashmë në Turqi do të mbizotërojë një koncept shtetëror, që

Lëvizja

Turqia dënon sulmet terroriste në Pakistan!

përmbush kërkesat e popullit. Kryeministri turk vuri në pah se është marrë parasysh vetëm ndjeshmëria dhe shqetësimet e popullit, ndërsa tërhoqi vëmendjen se paketa e demokratizimit është me rëndësi maksimale nga aspekti i dhënies fund terrorit dhe ndaljes së gjakderdhjes. "Në rast se vlerësohet pa paragjykime, do të shikohet se kjo paketë zgjidh probleme dhjetëravjeçare të vendit", nënvizoi ai. Kreu i qeverisë turke cilësoi se kuota 10 për qind e pragut zgjedhor është një sistem, që nuk është vendosur nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, prandaj në këtë pikë kanë hapur për debat 3 mekanizma të ndryshme rreth sistemit zgjedhor të ri. "Mund të vijojmë me pragun zgjedhor 10 për qind. Ndoshta do të zbatojmë një sistem zgjedhor me zona më të vogla, duke krijuar grupime pesëshe dhe duke e ulur pragun zgjedhor në 5 për qind. Kurse opsioni i 3-të parashikon heqjen e pragut zgjedhor në shkallë vendi dhe ndërtimin e një sistemi zgjedhor me zona të vogla", u shpreh Erdogan dhe deklaroi se paketa e demokratizimit do të mundësojë propagandën politike në gjuhë dhe dialekte të ndryshme. Pengimi i përmbushjes së detyrimeve fetare, që bën pjesë në kuadrin e të drejtave dhe lirive themelore, është përfshirë në çështjet penale. Krahas gërmave të alfabetit

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë ka dënuar me forcë sulmet terroriste në Pakistan. "Republika e Turqisë dënon fuqishëm çdo lloj akti terrorist, që synon të prishë qetësinë, sigurinë dhe stabilitetin e Pakistanit mik e vëlla", theksohet në komunikatën e publikuar me këtë rast nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë. Për më tepër: www.77news.al

aktual të gjuhës turke, është hapur rruga gjithashtu për përdorimin e disa shkronjave të tjera si "W", "Q" dhe "X". Kryeministri Erdogan nënvizoi se rregullimet administrative, që zënë vend brenda paketës së demokratizimit, do të mund të ndryshohen me qarkore dhe rregullore. Numri 1 i Ankarasë zyrtare bëri të ditur se me ndryshimin e rregullores së veshjes, do të hiqet ndalimi i mbajtjes së shamisë në institucionet publike. "Sot po ndryshojmë rregulloren e veshjes dhe po heqim ligjin, që ndalon mbajtjen e shamisë së kokës në institucionet publike. Duke ndryshuar nenin nr: 5 të rregullores së veshjes, hiqet shkelja diskriminuese mbi veshjet e nëpunëseve femra", tha ai gjatë konferencës për shtyp mbi paketën e demokratizimit, duke përjashtuar këtu anëtarët e Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Policisë, gjykatësit e prokurorët. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Asistente administrative. Dërgoni CV, në: hr@alwsd.com / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Lëvizja

E MËRKURË, 02 TETOR 2013

77 ENERGY

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Perime dhe mollë të thata, vetëm 110 lekë

Makarona Prima, vetëm 60 lekë

SUPERMARKET

* *

GY ER

77 ENERGY

* * * * *

* * * * *

*

GY ER

RMARKET 77 PE EN U S

RMARKET 7 PE 7E SU N Vaj ulliri, vetëm 400 lekë

Vegeta, vetëm 130 lekë

Çajnik, vetëm 645 lekë

Miell "Farina" për byrek, vetëm 70 lekë

Adresa: Autostrada Tiranë - Durrës, në Kampusin Universitar "Vitrina" pranë "City Park" Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

02 tetor  

Gazeta 77 News e përditshme informative, organi mediatik i Partisë Lëvizja Sgqipëria e Re

Advertisement