Issuu on Google+

HOTEL-BAR-RESTORANT

AMERIKA

www.77news.al

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E HËNË, 02.09.2013 VITI II - NR.545

MENDIMI POZITIV

Adresa: Lagjia nr. 5, Kukës Cel: +355 68 20 37 874 ...>>fq.2

Puna, shëndeti i shpirtit!

P

una është si një mik i besueshëm, Qendra e nga i cili nuk bën të Mendimit Pozitiv ndahesh kurrë. Një orë punë, të mbush me gjallëri dhe të largon plogështinë. Një orë punë është më e dobishme se një muaj lot. Të jetosh, do të thotë të kesh vullnet për të jetuar. Askush nuk mundet ta monopolizojë suksesin, pasi suksesi është pronë e atyre që punojnë, atyre që paguajnë çmimin. Puna është shëndet i trupit, i mendjes dhe i shpirtit. Puna largon helmet nga trupi, por edhe iluzionet nga mendja. Dora prodhuese është dorë që kontribuon, që jep, është dora sublime. Puna e individit është shkëndija që ndez llampën në rrugë. Zgjidh lodhjen, pasi ajo është ushqimi i shpirtit dhe ilaçi i halleve të tua. Lodhja e trupit, sjell dëlirësinë e zemrës. Për hir të një rilindje të vërtetë, duhet ndryshuar orari i zgjimit. Zgjohu herët dhe fillo punën plot gjallëri dhe entuziazëm. Sekreti i mrekullisë japoneze qëndron në rrënjëzimin e kulturës së punës, disiplinës, sakrificës dhe perfeksionimit. Sakaq, sekreti i plogështisë dhe prapambetjes, është sipërfaqësia, bërja bisht dhe parazitizmi. Gjithmonë, zanafilla nis me diçka të thjeshtë. Korrigjimi i qëndrimit që kemi ndaj punës, është garant që të na rrisë efikasitetin, guximin, të na forcojë identitetin, përmirësojë mirëqenien dhe të na shtojë lumturinë. Çdo individ e ka një energji, të cilën duhet ta provokojë dhe ngacmojë, në të kundërt, i shndërrohet në plogështi dhe depresion. Problemi nuk qëndron tek pushimi, por nëse mendja jonë merr pushimet. Përse vallë shpërblimi për një arritje u dashka të jenë disa ditë pushimi më shumë?! E çfarë kuptimi... >> VIJON NË FAQEN 2

Strategjia ekonomike do të rigjallërojë ndërtimin! Hiqen pengesat doganore në kufirin Shqipëri- Kosovë!..................................................fq.3 Shehu: Në QSUT duhet të blesh çdo shërbim!........fq.4 Zani: Linja urbane "Uzina Autotraktori-Qendër" po degradon, bashkia hesht!...............................fq.5 Arra, pastrues i përsosur i fytyrës suaj!................fq.6 Urat e famshme turke mahnisin vizitorët e huaj!.......................................................fq.7 Dorela Muço: Printo më shumë, shpenzo më pak!.fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 02 SHTATOR 2013

AKTUALITET

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Strategjia ekonomike do të rigjallërojë sektorin e ndërtimit!

K

riza ekonomike, rënia e dërgesave të emigrantëve, mungesa e kreditimit, janë arsyet që kanë frenuar ndjeshëm sektorin e ndërtimit. Shitjet e apartamenteve të reja kanë rënë ndjeshëm, ndonëse ndërtuesit janë përpjekur të ulin çmimin për të nxitur shitjen. Ilir Hebovija, nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve, në një intervistë për AS tregon mbi situatën aktuale në sektorin e ndërtimit. "Kriza që prej vitit 2007 vazhdon të jetë prezente në tregun e realestate, sidomos kur flasim për ndërtimin e banesave. Shitjet kanë rënie të ndjeshme sepse janë disa faktorë. Në radhë të parë është kriza, pjesa tjetër ka të bëjë edhe

me një 'ngopje' të tregut të ndërtimeve, jo në interesat e njerëzve, por ndërtimet në qendrat e banuara ose rreth qendrës së qyteteve e ka bërë të pamundur shtrirjen në periferi dhe krijimin e zonave të veçanta", thotë Hebovija. Në përpjekje për nxitur kërkesën e qyetarëve ndërtuesit kanë ulur çmimin e apartamenteve deri në 20%, por prap shitjet mbeten të pakta. "Në pjesën ku çmimet shkojnë nga 350-550 euro mungon infrastruktura e nevojshme, mjedisi urban, çdo gjë që mund ta lehtësonte jetesën për këtë kategori njerëzish që duan të jetojnë mirë. Ka një trend

uljeje të çmimeve nga 10-20% në zona të caktuara. Nuk është vetëm ky problemi. Problemi është pamundësia e qytetarëve për të shkuar drejt banesave. Janë bllokuar edhe nga sektori bankar; marrja e kredive sot është bërë thuajse e pamundur. Pritet zhvillimi ekonomik, hapja e mundësive të reja në ekonomi që t’i krijojë njerëzve mundësi për të patur akses në tregun e banesave", thotë Hebovija. Stoku i ndërtimeve pa leje në gjithë vendin sipas Shoqatës së Ndërtuesve shkon në 12 mijë apartmanete, kryesisht në zonat bregdetare dhe kryeqytet. "Flitet për rreth 12 mijë apartamente, kryesisht në Tiranë - Durrës, por edhe në vijat bregdetare që është Vlora, Shëngjini dhe qytete të tjera bregdetare që vuajnë nga bllokimi i tregut të shitjeve, sidomos bregdeti, për shkak se nevoja për të blerë një shtëpi të dytë ra në mënyrë të ndjeshme dhe qytetarët sot gjithë kursimet që kanë i ruajnë duke menduar ose të kalojë kriza ose për të parë si do të vijë situata nesër", thotë Hebovija. Sipas Hebovisë planet rregulluese do të krijojnë hapësira për projekte të reja për sektorin e ndërtimit dhe do të krijojnë vende të reja pune. Por edhe qeveria e re duhet të hartojë strategji ekonomike, që nxisin zhvillimin e sektorit të ndërtimit. Për më tepër: www.77news.al

për të ndihmuar të tjerët. Që tani, çfarëdo përkufizimi për jetën, duhet të përmbajë konceptin e vullnetarizmit dhe shërbimit komunitar. Shpirti i iniciativës, fillon që nga largimi i një mbeturine nga rruga dhe vazhdon me shtrimin e rrugëve të suksesit për këdo që e pëlqen këtë linjë, sikur të jemi ne ata që do e korrin këtë sukses. T’u japësh njerëzve më shumë se sa presin prej teje, do të thotë t’i falësh lumturi vetes në radhë të parë, por edhe atyre. Edhe në çastet e fundit të jetës, duhet të mos mungojë dëshira për punë, edhe pse nuk do i shohësh frytet e saj. Të tjerët mbollën, ti korre. Duhet të mbjellësh që të korrin të tjerët. Po të mos ishte bashkëpunimi me të tjerët për të përmbushur një qëllim sado i vështirë të jetë, jeta do të na dukej krejt bosh. Energjia është vetë shpirti që kemi në

trupin tonë, e nëse e humbasim, përplasemi përtokë, të paaftë për të bërë gjërat që duam. Çfarë të bësh? Një urim, një vizitë të një sëmuri, një ngushëllim, një vizitë tek një i afërm, , një aktivitet në shkollë, një bisedë të ngrohtë me miq. Merru me sport, lexo, debato, shërbeju prindërve, miqve dhe shokëve.Përse ta bësh? Që të përmbushësh veten. Që të shprehësh energjitë e tua. Që të ndjesh vlerën e kohës. Që të ushtrohesh me arritjet dhe suksesin. Që të ndihesh i lumtur. Që të forcosh identitetin dhe përkatësinë tënde, jetën dhe vendlindjen. Që të gëzosh shëndet të plotë, mendor dhe fizik. Që të ruash vitalitetin tënd. Që të plotësosh nevojat e tua. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ... ka pushimi pa punë? Çfarë kuptimi ka çlodhja pa lodhje? Çfarë kuptimi ka jeta, pa një projekt dhe qëllim? Mëso nga milingona dhe bleta si të mos i injorosh energjitë e tua! Mëso prej tyre si ta vlerësosh punën! Le ta mësojmë, nëse nuk e dimë, si ta shijojmë punën, si ta bëjmë më tërheqëse dhe të dashur, jo ta shohim si një barrë të rëndë dhe të neveritshme. Gabime ndodhin, vetëm ata që nuk bëjnë asgjë nuk rrëshqasin. Një nga sekretet e lumturisë së fëmijërisë dhe pafajësisë së saj, janë pikërisht lëvizjet e shumta plot energji, ajo dëshira e papërmbajtur për t’u gjendur herë në një vend e herë në një tjetër. Ti e vret fëmijën kur i kërkon të gozhdohet në një vend, ia ke ndrydhur energjitë e fshehura. Nuk ka gjë që i bën të shpërthejnë energjitë tona të fshehura, siç është dëshira Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 02 SHTATOR 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Zhduket biomasa peshkore në Liqenin e Fierzës!

G

jatë këtij viti mjedisi ujor i Liqenit të Fierzës ka pësuar dëmtimin më të madh të 20-viteve të fundit. Specialistët japin alarmin e zhdukjes së biomasës peshkore ku para viteve 90 qarku I Kukësit nga ujrat e liqenit siguronte 3000-ton peshk në vit . Z. Arben Palushi biolog i peshkut shprehet se shtimi i lëndëve helmuese dhe mos hedhja e rasadit kanë bërë që të zhduken shumë popullata peshqish. Në një situatë të tillë asnjë prej institucioneve nuk ka reaguar. Mosndërhyrja e tyre ka bërë

që shumë lloje peshqish të mos ekzistojnë më në këtë liqen. Zgjidhja e vetme sipas biologut është kontrollimi i liqenit nga policia e peshkimit. Sipas specialistëve peshqit kanë kaluar kufirin dhe janë përqëndruar në rrjedhën e Drinit të Bardhë dhe të Zi përtej kufirit me Kosovën, ku rrjedha sjell ushqim për peshqit. Në këtë liqen vitet e tjera rriteshin 15 lloje peshqish dhe shërbente si pikë transporti e Kukësit me vendet e tjera. Për më tepër: www.77news.al

Hiqen pengesat doganore në kufirin Shqipëri- Kosovë!

P

as shumë peripecive dhe zvarritjeve, merr fund problematika e zhdogani-

mit të mallrave që hyjnë nga Shqipëria për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas.

Pas më shumë se një muaji kur u shfaqën edhe problemet e para dhe pas një sërë protestash të organizuara në doganën e Morinës nga ana e përfaqësuesve të sipërmarrjes së tri shteteve, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, është arritur edhe marrëveshja e kërkuar. Tashmë çdo gjë po i rikthehet normalitetit dhe në përputhje të dispozitave ligjore në fuqi dhe kodit doganor të Kosovës, kanë filluar të zhdoganohen maunet e para që qëndronin në radhë. Sipas përfaqësuesve të sipërmarrjes nga Tirana dhe Prishtina, ndryshimet e kryera prej më shumë se një muaji dëmtonin financat e kompanive dhe se e vetmja që përfitonte nga e gjithë kjo praktikë ishte Serbia. Kjo e fundit do të kishte mundësi më të mëdha për futjen e mallrave të saj në Kosovë, duke konkuruar kështu me pa të drejtë bizneset e tri vendeve. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune shitese butiku. Dërgoni CV-të tuaja në: ilir.rajta@gmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

HOTEL-BAR-RESTORANT

AMERIKA

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E HËNË, 02 SHTATOR 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Shehu: Në QSUT duhet të blesh çdo shërbim!

K

orrupsioni në instuticionin shëndetësor më të madh në vend si duket po rritet dita ditës. Arsyeja e këtij fënomeni është mungësa e kontrollit nga shteti. Në lidhje më këtë problem gazetarët e qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet intervistuan qytetaren nga Durrësi e ardhur në QSUT për operimin e nënës së saj. Znj.Shehu u shpreh se: doktori që mori përsipër operacionin e nënës sime nuk më mati tënsionin derisa i dhash para ai më sororollati gati një orë pastaj u detyrova ti jap parat në këmbim të shërbimit shëndetësor. Nga ana tjetër i pyetur për këtë problem Kirurgu M.H mohoi totalisht faktin se ka ndodhur një gjë e tillë madje kërkoj që mos të bëhet gabim për të publikuar këtë fenomen. Por sigurisht qendra për drejtësi dhe solidaritet vijon në mbrojtjen e drejtësise së qytetarëve, kështu që ky problem do të pubikohet edhe do

të mërren masa ndaj këtij fenomeni famkeq. Për më tepër ndiqni intërvistën me qytetaren. Përse gjendeni sot në ambjentet e QSUTsë? Unë gjendem sot këtu për problemin shëndetësor të mamasë sime e cila sot po kryen nje operacion për tiroidet. Aktualisht ajo gjendet në sallën e operacionit ndërkoh atë e shoqëroj unë edhe babai. Gjendja e saj është goxha e rëndë pasi doktori tha se problemi ka zgjatur në koh duhet të kishte ardhur më herët. Kështu që unë bashkë me babain jemi në pritje të përfundimit të operacionit dhe rezultatit të tij.U irritova shumë, ndërkoh që mamaja ime po bëhëj gati për t’u future në sallën e operacionit unë nuk u ndjeva mirë pata një luhatje tensioni edhe me ra gjendje të fikti. Në këtë moment babai im i kërkoj doktorit që të

më bëntë një vizitë për të parë se çfarë kam. Por ky i fundit nuk reagoj. Babai nxori 1000 lek edhe ja dha pastaj doktori më mati tënsionin i cili fatkeqësisht ishte i ulët. Është për të ardhur keq për sjelljen dhe abuzimin që bëjnë doktorët e këtij instuticioni, sinqerisht këtu vjen shëndosh edhe kthehesh në shtëpi i sëmurë edhe me xhepa bosh. Si e mendoni ju zgjidhjen e këtij problem? Unë mendoj se ky problem mund të zgjidhet vetëm duke ndërhyr shteti ose Ministria kompetente për këtë instuticion. Publikimi i këtij problemi shpresoj që të zgjoj nga gjumi dimëror, strukturat shtetërore pasi ky fenomen nuk është hera e parë që ndodh. Unë e them sinqerisht se më ka zënë frika të vi më në spital. Këtu vetëm stesohësh edhe tmerrohesh. Nuk e kuptoj sesi këta njerëz aspak të përgjegjshëm guxojnë të tallën më shëndetin dhe hallin e qytetarëve. Por sigurisht që ata janë të lirë dhe bëjnë sipas mendjes dhe qefit të tyre. Ligji në vendin tonë nuk funksionon por mbetet vetem ne letra i shkruar. Ky është mendimi im dhe shpresoj që ky problem të meret në konsideratë nga të gjithë pa përjashtim, si nga strukturat drejtuese shtetërore ashtu edhe nga vetë qytetarët. Duhet të ngrem zerin për të drejtën. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Sistemuese marketi. Të interesuarat të telefonojnë në: 00355682073730 / Për më tepër www.njoftime.com

PARUKERI & ESTETIKË LORI

Adresa: Qytet Studenti, Tiranë

Lëvizja

Cel: +355 69 78 17 677 +335 69 42 65 434

e-mail: orangeshop001@gmail.com parukerilori@gmail.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 02 SHTATOR 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Zani: Linja urbane "Uzina Autotraktori-Qendër" po degradon, bashkia hesht!

D

uke u nisur nga shqetësimet e vazhdueshme të qytetarëve tw cilwt përdorin për të udhëtuar linjën Uzina Autotraktori – Qendër në lidhje me shërbimin jasht çdo lloj norme, qendra për “Drejtësi dhe Solidaritet” kontaktoi drejtërdrejt përdorues të kësaj linje dhe bëri publik shqetësimin e tyre. Ato shprehen për vonesa të pajustifikueshme, vjedhje në autobbuz për shkak të tejmbushjes si dhe mosaktivizimin e kondicionerve në mjaft raste. Por nga na

tjetër përgjegjesi i dispençerisë së linjës së Uzinës Autotraktori i cili preferoi te rrinte anonim tha për “ 77 News ”: “Unë çuditem se si Bashkia e Tiranës e lejon një shoqeri transporti të tillë që të reduktojë sa herë të dojë numërin e autobuzëve e për rrjedhim të krijojë vonesa të pajustifikueshme për qytetarët e kësaj linjë. Unë e kuptoj që situata është vështirësuar për shkak të rritjes së çmimit të karburantit por të pagush punonësit me abone si dhe të prishësh orin e linjës këto janë të patolerueshme por në vendin tone po lejohen tw ndodhin. Për më tepër ndiqni intervistën. Si quheni dhe ç’mund të më thoni për shërbimet publike në vend? Unë quhem Muharrem Zani dhe jam nga Tirana. Jam 57 vjeç dhe më shqetëson fakti që kaluam rreth 23 vite demkraci dhe nuk po arrijmë as stndartet më minimale. Shoh që shumë kompani apo shoqata nuk u përmbahen kontratave të nënshkrura dhe bëjnë sipas kokës së tyre, pra punojnë vetëm për interesa personale. Prishja rregullave nga linjat e transportit urban më shqetëson jashtzaknisht, pasi mirfunksionimi i tyre është i lidhur drejtpërdrejt me qytetarwt e thjeshtw si dhe i shërben me një pjesë të madhe të shoqerisë. Më konkretisht ju çfar problemesh konstatoni në linjë Uzina Autotraktori – Qendër? Unë kohët e fundit kam vënë re që punonjësit dhe përgjegjësit e këtyre linjave

po neglizhojnë me oraret e nisjes dhe po e bëjnë një linjë të pa frekuentueshme. Unë më emergjente shoh frekuncat e nisjes të cilat po rrollohen aq shumë saqë nëse do isha më i ri në moshë nuk do më interesonte të ushëtoja me autobus. Gjithashtu një problem tjetër madhor është edhe edhe mbajtja fikur e kondicionerëve edhe në pikun e të nxehtit. Ndërkohë kam konstatur që vonesat e mëdha të nisjes së autubbuzëve sjellin tjembushjen e autobuzëve duke e kthyr udhëtimin nw stres dhe mjaft të parehatshëm. Ndwrkow tejmbushja e autobuzit favorizon edhe fenomenin e vjedhjes, fenomen ky i përhapur mjaft në transportin urbanin në vendin tonë. Apeli juaj ndaj Bashkisë së Tiranës? Unë i bëj apel Bashkisë së Tiranës që të rregullojë intineraret e lëvizjes dhe të punoj për mirfunksionimin e këtij shërbimi publik i cili ështëmjaft i domosdoshëm për qytetarët. Kërkoj që të mern masa sa më shpejt pasi linja Uzina Autotraktori – Qendër po shkatërrohet dita ditës. Përderisa këta qyetarë paguajnë taksa si dhe kanë zgjedhur drejtues institucionesh, këta të fundit duhet të mbajnë përgjegjësi për shërbimie kaq të dobëta që u ofrohen. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune Prezantuese produkti. Të interesuarat të telefonojnë në: 0682052161/ Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS Lëvizja

E HËNË, 02 SHTATOR 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Mjalti dhe kastraveci kundër rrudhave!

K

emi dëgjuar shumë për dobitë dhe të mirat që ka kastraveci për fytyrën sidomos për rrathët e zinj të syve dhe enjtjen e tyre, kjo pasi kastraveci përmban rreth 95% ujë dhe e hidraton mjaft mirë lëkurën. Por nuk e kemi dëgjuar asnjëherë se mjalti dhe kastraveci të përziera sëbashku janë trajtimi më I mirë për të reduktuar rrudhat në fytyrë. Ju nevojitet një kastravec dhe një lugë mjaltë. Lyejeni fytyrën me mjaltë, kryesisht në vendet ku keni rrudha, ndërsa kastravecin e qëruar dhe të prerë në feta vendoseni mbi mjaltin. Lëreni kështu për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën tuaj me ujë të vakët. Për më tepër: www.77news.al

Arra, pastrues i përsosur i fytyrës suaj!

A

rra me origjinë nga deti Kaspik, konsiderohet një përbërës I shkëlqyer për lëkurën. Siç e dimë të gjithë arra përdoret gjërësisht në kozmetikë. Të grira imët arrat janë një pastrues shumë I mirë I lëkurës, largojnë papastërtitë dhe qelizat e vdekura të saj. Ja një recetë për ju, në kushtet e shtëpisë: Marrim dy lugë kos dhe dy lugë arra të grira mirë, I përziejmë mirë e mirë. Pasi kemi lagur fytyrën me ujë të vakët, shtojmë këtë masë të përftuar në fytyrë dhe me lëvizje rrethore masazhojmë fytyrën përrreth 20 minuta duke ruajtur zonën rreth gojës dhe syve. Më pas e shpëlajmë fytyrën me ujë të vakët. Për më tepër: www.77news.al Ofrohet vend pune part time Sanitare. Të interesuarat të kontaktojnë ilir.rajta@gmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

FUQIA E ZGJEDHJES QË PËRCAKTON TË ARDHMEN!

Çdo regjistrim në SH.L.U.P “Vitrina” në Fakultetet: Ekonomi-Turizëm / Drejtësi Shkenca Politike / Shkenca Edukimi

Kjo ofertë vlen për 10 personat e parë! Deri më 04 Shtator

530 € / 1 vit Pa asnjë detyrim tjetër!

TER € MAS M 800 Ë VET

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705 , E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E HËNË, 02 SHTATOR 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Urat e famshme turke mahnisin vizitorët e huaj!

D

uke i shikuar një nga një urat e Turqisë shohim se secila prej tyre ka karakteristika të veçanta. Nëse shikojmë në urat më të njohura dhe më të përdorura që dalin në pah me historitë, konstruksionet estetike dhe rrethinat e tyre pa dyshim se vendin e parë e zë Ura Këpryçaj që gjendet në Kanjonin Këpryçaj në Detin Mesdhe dhe që pëlqehet nga të pasionuarit pas raftingut. Ndërsa një urë tjetër antike që është edhe ndalesa e parë e pasionistëve të raftingut është Ura Byrym. Edhe Ura Belkës, që u rinovua vitin e kaluar, tërheq vëmendjen e turistëve që vizitojnë Aspendosin. Urat zakonisht krahasohen me “gjerdanin apo varësen”. Një urë e tillë gjendet mbi Lumin Këzëllërmak në Liqenin Kapulukaja, në fshatin Këpykëj që ndodhet në afërsi të qytetit të Kërëkkale. Ura e magjeps dhe e emo-

Lëvizja

Ankaraja shton masat e sigurisë në kufirin me Sirinë!

cionon njeriun që në pamje të parë me arkitekturën e saj. Ajo shfaq një bukuri të jashtëzakonshme edhe me strukturën interesante të shkëmbinjëve që ka përreth. Ura është ndërtuar me gurë të latuar dhe me një sistem ku gurët janë të gërshetuar me njëri-tjetrin dhe ka arritur t’u rezistojë viteve. Urat si piktura mbi përrenjtë Ikizdere dhe Fërtëna të Rizes, në Çamllëheshin, Ura me Tjegulla që gjendet mbi rrugën Symela të Trabzonit, urat Nigavur dhe Berta në Artvin, kënaqin me bukuritë që ofrojnë vizitorët. Ura Mëhllëçaj që gjendet mbi përronin Mëhllëçaj dhe që është kufiri ndërmjet Çanakkalasë dhe Ballëkesirit si dhe ndërmjet Jeshiljurtit me Alltënolluk, dikur nuk ekzistonte rruga e bregdetit ka shërbyer për karvanët, ndërsa sot ajo shërben si shëtitje në natyrë e trekking. Edhe urat si ajo e Rafshnaltës Kozak në Bergama, Ura Ortahisar në Nevshehir, Ura e fshatit Ihlara mbi përronin Melendiz, Ura Kemerdere e mbetur nga periudha e Romakëve që lidh qytetin Amasra me ishullin, Ura Malabadi në Dijarbakër, Ura Çenegir në Kërshehir, ende mbajnë magjinë misterioze të mjedisit që i rrethon. Ndërsa Ura Xhendere, e njohur me shtyllat e saj që gjendet në nëpërefekturën Kahta të Adëjamanit mbushet me turistë që vijnë për të parë lindjen apo perëndimin e diellit në Malin Nemrut.

Në repartin ushtarak në vendin e quajtur Myrshitpënar të qytezës Suruç të prefekturës Shanllëurfa janë dërguar një numër i madh forcash dhe mjetesh ushtarake. Në kodrat dominuese përreth repartit ushtarak janë pozicionuar pajisje e sisteme ushtarake, ku bëjnë pjesë edhe tanke de sistem të mbrojtjes raketore. Mësohet se tanket dhe sistemet e raketave grykat i kanë orientuar nga Siria. Për më tepër: www.77news.al

Ura Xhendere është 55 km larg qytetit të Adëjamanit (Adıyaman) dhe gjendet në një vendbanim të vjetër antik që sot njihet me emrin Eskikale. Kjo është ura e dytë më e gjerë me harqe e ndërtuar nga romakët. Ajo është e gjatë 120 metra dhe e gjerë 7 metra. Ura është e përbërë prej 92 shkëmbinjve, secili me peshë 10 ton. Është ndërtuar në emër të gruas dhe të bijëve të Perandorit Romak Severi, 146-211. Dihet se ura origjinale ka pasur 4 shtylla. Dihet që dy nga këto shtylla në anën e Kahtas ishin dedikuar Severit dhe gruas së tij, ndërsa dy të tjerat në anën e Sinxhikut ka qenë dedikuar bijve të tij. Ura është rinovuar në vitin 1997 dhe mbi të lejohet kalimi i mjeteve trasportuese deri në 5 ton. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune KASIERE. Të interesuarat të telefonojnë në +355694290047 / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Realizimin e specializimeve të mjekëve në të gjitha specialitetet e mundshme në mjekësi dhe infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E HËNË, 02 SHTATOR 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Dorela Muço: Printo më shumë, shpenzo më pak!

D

orela Muço në një intervistë për Unionin e Sipërmarrësve Shqiptarë foli shkurtimisht mbi biznesin që ajo drejton dhe mënyrën se si arrin t’i rezistojë konkurrencës. Sa e vështirë është të drejtosh një biznes? Në kohët e sotme është shumë e vështirë të drejtosh një biznes, pasi bizneset e këtij formati janë shtuar së shumti dhe rrjedhimisht konkurenca është më e lartë. Gjithsesi në fund cilësia është ajo që bën diferencën. Prej sa kohësh e ushtroni këtë biznes? Me këtë lloj biznesi meremi që dy vjet,dhe deri më sot, kemi hasur vështirësi por e kemi përballuar me përkushtim dhe çdo gjë ka ardhur në rritje të biznesit që ne ushtrojmë. Sipas saj, kur merr përsipër të drejtosh një biznes duhet të jesh shumë e kujdesshme

ndaj çdo detaji. Çfarë të veçante ka biznesi juaj në krahasim me konkurentët e tjerë në treg? E veçanta e këtij dyqani është që menaxhohet nga gjinia femërore. Gjithashtu korrektësia në dorëzimi e produktit si dhe mbajtja e përgjegjësisë ndaj klientit në lidhje me garancinë dhe kualitetin që ne ofrojmë. Në dyqanin tonë ka mall eksporti dhe produkte që riciklohen në ambjentet e laboratorit tonë. 3 gjërat kryesore të këtij biznesi janë Shpejtësi, Garanci, dhe Kualitet. Cili është sezoni kur keni më shumë fluks pune? Përveç sezonit të gushtit, e gjithë pjesa tjetër ka punë. Gushti është ai që bie fluksi i punës, pasi të gjithë klientët janë me pushime. Për më tepër: www.77news.al

Zbulohet në Kosovë mozaiku shumëngjyrësh i periudhës romake!

N

jë mozaik shumëngjyrësh i periudhës romake është zbuluar në fshatin Dresnik, të komunës Klinë në Kosovë. Mozaiku konsiderohet një nga gjetjet më të rëndësishme në Kosovë në katër de-

kadat e fundit. Gërmimet nisën në shtator të vitit 2012, nën drejtimin e arkeologut Masar Valla. "Vitin e kaluar bëmë disa gërmime paraprake në zonë dhe gjetëm një pjesë të mozaikut. Këtë vit kemi patur rezultate të mira. Kemi gjetur katër hapësira, të gjitha të mbuluara me mozaikë. Këta janë të epokës romake dhe datojnë nga shekulli i dytë ose i tretë. Mendojmë se duhet të ketë qenë një ndërtesë publike ose ndonjë vilë qytetëse", thotë arkeologu Valla. Arkeologu beson se objekti është i shpërndarë në një zonë prej rreth 50 hek-

tarësh. Deri tani ata kanë hapur 200 metra katrorë, që mendohet se është kati përdhes i ndërtesës. Pronarja e tokës ku po bëhen gërmimet, Sladja Smigic, ka jetuar aty gjithë jetën e saj. "Kur babai im ishte ende gjallë para 30 vjetësh, ai thoshte se nën truallin tonë ndodhet një qytet i lashtë. Në fakt ne kurrë nuk e punuam këtë tokë", rrëfen ajo. Mendohet se objekti ndodhet në rrugën e vjetër romake 'Via Lissus-Naissus' që lidhte qytetin e Lezhës me Nishin në Serbi, thotë arkeologu Masar Valla. Për më tepër: www.77news.al

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me “South Bank University”, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 04 Shtator 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


Gazeta 77 News