Issuu on Google+

Kopështi Buçko

E PËRDITSHME INFORMATIVE

BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E ENJTE, 01.08.2013 VITI II - NR.513

MENDIMI POZITIV

Adresa: “Rruga Mahmut Fortuzi” Tiranë. Tel: 0692475720

...>>fq.5 ...>>fq.2

Shikoni anën e mirë të çdo gjëje!

M

endimi pozitiv ka impakt Qendra e të madh tek njerëMendimit Pozitiv zit. Ajo që është e vështirë të kupohet është: përse mendimi pozitiv është kaq shumë i fuqishëm. Kjo përfshin edhe një studim se si punon mendimi pozitiv. Mendimi pozitiv funksionon në tre mënyra të ndryshme. -Së pari, funksionon për ju dhe për sjelljen tuaj të përgjithshme. -Së dyti, funksionon për personat pranë jush. -Dhe së fundmi, ka një mënyrë të influencuari në mjedis. Megjithatë, mënyra se si funksionon mendimi pozitiv është i hapur për debat. Disa njerëz besojnë se mendimi pozitiv lidhet më ligjin e karmës. Ajo që bëni do t’ju kthehet sërish mbrapsht. Të tjerë njerëz mendojnë që mendimi pozitiv është diçka mendore që tërheq gjëra pozitive. Pavarësisht besimeve tuaja, fuqia e mendimit pozitiv nuk mund të dyshohet. Se sa i fuqishëm është mendimi pozitiv, mund të shihet shumë qartë. Në momentin që do të filloni të përdorni mendimin pozitiv në jetën tuaj, do të shihni se si ai do të punojë për ju. Do të filloni të kërkoni vetëm gjërat e mira dhe ato gjëra që do t’ju bëjnë të lumtur. Do të pakësohen shanset që ju të ndiheni keq dhe do ta lejoni mendimin pozitiv që të drejtojë mendimet tuaja të lumtura. Do të filloni të bëni gjithcka në mënyrën më pozitive, duke përfshirë edhe mënyrën se si i trajtoni të tjerët. Kjo do të shkojë pa u vënë re. Ndërveprimi me të tjerët luan një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Mendimi juaj pozitiv do të influencojë shumë njerëz... >> VIJON NË FAQEN 2

Foto ilustruese

Rexha: Të largohen lojërat e fatit nga qyteti, rrezik për adoleshentët! Formulari A2, Ministria e Arsimit shtyn afatin e plotësimit nga maturantët!....................................fq.2 Lvovski: Në Shqipëri pritet rimëkëmbje ekonomike!...fq.3 Meraj: Njësia bashkiake nr. 3 ndërpreu ndihmën ekonomike për dy familje!.........................................fq.4 Udhëtim në kohë!....................................................fq.6 Rilindja e Turqisë së madhe të Erdoganit!...............fq.7 Itali- Kroaci -Shqipëri, projekt i përbashkët për lehtësimin e qarkullimit të turistëve! ..............fq.8

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 68 51 83 923. E-mail: gazeta77news@gmail.com, web: www.77news.al


77 NEWS

Lëvizja

AKTUALITET

E ENJTE, 01 GUSHT 2013

E duam Shqipërinë paKorrupsion, Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë! E duam Shqipërinë e Re pa Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Formulari A2, Ministria e Arsimit shtyn afatin e plotësimit nga maturantët!

preferencat e tyre për degët që duan të studiojnë nga 300 programe studimi, autoritetet e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës kanë vendosur që ta mbyllin këtë proces në datën 5 gusht. Gjithashtu për çdo rreth të

vendit do të ketë një datë të caktuar. Ndërkaq drejtuesi i Agjensisë Kombëtare të Provimeve Alfons Harizaj thotë se të rinjtë, në momentin që do të marrin një përgjigje në e-mailin e tyre, do të thotë që e kanë plotësuar në rregull A2, por ata që nuk do të munden ta plotësojnë në datat e caktuara, autoritetet e arsimit thonë se do të ketë një afat shtesë. “Do ketë një afat shtesë që ne do ta deklarojmë në ditët në vijim pas përfundimit për të gjithë që është data 5. Mbasë datës 5 do të këtë edhe një shtyrje tjetër. Kur përfundon edhe dërgon formularin atij i shkon në adresën e vet të e-mailit njoftimi për veprimin që ka bërë ‘Ju plotësuat formularin A2, zgjodhët këto preferenca dhe është kjo pamje që keni plotësuar’. Veç kësaj ai mund të bëj një print të kopjes që ka plotësuar. Ne ia kemi krijuar mundësinë që ai mund ta printojë, mund ta mbajë si provë në çdo rast në evidencë të asaj që ka ai ka plotësuar”, tha Alfons Harizaj. Edhe këtë vit të rinjtë kanë të drejtë të kryejnë ankimimin në rast se do të vënë re parregullsi. Rezultatet e formularit A2 pritet të përpunohen pas mbylljes së procesit në të gjitha rrethet e vendit, ndërkohë që fituesit e universitetetve, rreth 30 mijë të rinj pritet të shpallen në fillim të muajit shtator. Për më tepër: www.77news.al

gjithçka do t’ju pengojë automatikisht. Gjithsesi, kur mendoni pozitivisht do të jetë më pak e mundur t'i shikoni gjërat negativisht dhe si rrjedhojë mjedisi juaj do të ndryshojë. Ka shumë mundësi që të filloni të vini re gjërat e vogla që më shumë se asnjëherë më parë do të ndikojnë për mirë tek ju.Mendimi pozitiv do t’ju lejojë të besoni tek vetja. Do t’ju lejojë të besoni që ju mund ta arrini diçka nëse e vendosni si synim. Do të jeni ta aftë të vendosni qëllime dhe ti arrini ato sepse, do të besoni që mund të arrini gjithçka. Nuk do të keni mendime negative që t’ju pengojnë.Mendimi pozitiv ka një ndikim shumë të madh. Ai i jep formë gjithkujt dhe gjithçkaje dhe shumë shpejt mund të arrini të shihni fuqinë e tij të madhe. Duhet të bëni një përpjekje për ta lënë mendimin pozitiv që të kthejë të gjitha

mendimet dhe idetë tuaja nga pozitivja. Varet nga ju për t'i larguar mendimet negative nga koka dhe të filloni të lini mendimet pozitive që t’ju udhëheqin. Kur t'i gjeni këto mendime, është përgjegjësia juaj që t'i largoni ato negativet dhe t'i zëvendësoni me pozitive. Mësojeni veten që të shikoni vetëm anën e mirë të çdo gjëje. Fuqia e mendimit pozitiv ka një fuqi të pamohueshme. Është diçka shumë delikate. Do të ketë një impakt aq të madh në ju dhe në jetën tuaj, saqë do të çuditeni se si e keni jetuar jetën para se ta bëni të funksionojë në jetën tuaj. Fuqia e vërtetë e mendimit pozitiv është që ajo ju lejon të jetoni një jetë në potencialin e saj më të madh për gjithë atë që duhet të ofrojë pa e lejuar negativitetin t’ju lëndojë. *Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Ministria e Arsimit

P

ër të eleminuar mbingarkesën në sistemin e vendosur nga Agjensia Kombëtare e Provimeve (AKP) gjatë plotësimit të formularit A2 por edhe për t’iu lënë më shumë kohë të rinjve që të rendisin dhjetë

MENDIMI POZITIV << VIJON NGA FAQJA 1 ... të tjerë. Ju do të filloni ta shikoni këtë kur të fillojnë t’ju trajtojnë ndryshe. Të tjerë do ta vërejnë mendimin tuaj pozitiv dhe do t’ju shikojnë më pozitivisht. Dikush që është shpesh i pasjellshëm dhe jo i vëmendshëm ndaj jush, ka shumë mundësi që do të fillojë t’ju trajtojë më mirë ose t’ju kushtojë më shumë vëmendje. Do të vini re që njerëzit do të fillojnë t’ju ndihmojnë kur të keni nevojë. Me siguri do të bëjnë gjëra të mira, do të mbajnë derën e tyre hapur ose thjesht do t’ju japin një buzëqeshje. Sjellja juaj pozitive mund të jetë ngjitëse. Ju mund të filloni ti shihni njerëzit me të cilët rrini me një sjellje dhe mendim pozitiv. Mendimi pozitiv ka një mënyrë në influencimin e mjedisit tuaj, por ndoshta jo në mënyrën që ju mendoni. Vetëm sepse mendoni që pozitivja nuk do të thotë Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 01 GUSHT 2013 Lëvizja

AKTUALITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

“Huffington Post”: Sfida e qeverisjes kundër korrupsionit në nivelet më të larta!

P

ortali amerikan i lajmeve “Huffington Post”, në një artikull për Shqipërinë, nga gazetari i specializuar për zhvillimet ndërkombëtare, Fron Nazi tregon sfidat e vështira që e presin kryeministrin e ri, veçanërisht për çrrënjosjen e korrupsionit. “Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama, ka trashëguar një vend në prag të kolapsit

social dhe financiar. Për të mbushur arkën e tharë të shtetit dhe për të tërhequr investimet e huaja, kaq shumë të nevojshme, Rama e ka vendosur si prioritet kryesor luftën ndaj korrupsionit”. Gazeta thekson se Z. Rama do të ketë nevojë për ndihmë emergjente dhe të qëndrueshme nga qeveritë e tjera.“SHBA dhe BE, ku Shqipëria aspiron të anëtarësohet, duhet të mbështesin ankesat për korrupsion duke u angazhuar në mënyrë aktive. Ata nuk duhet të jenë më thjesht tifozë të qeverisjes së mirë, por të bashkojnë forcat për të prerë tentakulat e mafies shqiptare”. “Huffington Post” raporton se kjo mafie është shtrirë në të gjithë kapilarët e vendit, duke përfshirë gjykatësit, oficerët e policisë dhe gazetarët, të cilët janë në listat e pagesave të sindikatave të krimit të organizuar. Sipas portalit, që

citon edhe një kabllogram të ambasadës amerikane, të vitit 2009, i publikuar nga Uikiliks, korrupsioni është shtrirë në nivelet më të larta. Kjo media vijon, duke thënë se në Shqipëri, shkelësit e ligjit janë kthyer në ligjvënës. Vetëm në fushën e karburanteve, nënvizohet në artikull, mendohet se Shqipëria humbet 300 milionë dollarë në të ardhura tatimore çdo vit.“Shqipëria nuk ka nevojë për superheronj. Ajo ka nevojë për nëpunës publikë që i binden ligjit dhe fonde për shërbimet qeveritare që të përmirësohet jeta e qytetarëve”, thotë gazetari i “Hunffington Post”. Sipas tij, kjo mund të arrihet vetëm nëse Rama do ta çlirojë Shqipërinë nga kthetrat e krimit të organizuar dhe kjo është e mundur me ndihmën e miqve. Për më tepër: www.77news.al

Kseniya Lvovski: Në Shqipëri pritet rimëkëmbje ekonomike!

Kseniya Lvovski

S

hefja e Bankës Botërore për Shqipërinë, Kseniya Lvovski thotë se situata ekonomike në Shqipëri për këtë vit do të jetë më e mirë, megjthatë rreziqet janë ende

në horizont. Në një intervistë për DË, Lvovski thotë se pritet një rimëkëmbje ekonomike, por e ngadaltë dhe e brishtë. “Vitin e kaluar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor patën tregues negativë për rritjen ekonomike, me në krye ekonominë serbe. Në këtë vit situata do të jetë më e mirë. Shpresohet që goditja e ekonomisë nga sektori energjitik të shmanget, por reçensioni do të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim. Pra, ne presim rimëkëmbje, por ajo do të jetë e ngadalshme dhe rritja e ekonomike për rajonin dhe Shqipërinë do të jetë e ulët në dy vitet e ardhshme.

Faktorë të tillë si huatë e këqia, rimëkëmbja e ngadaltë e kredisë, tkurrja e sektorit privat do të vazhdojnë të ushtrojnë një ndikim negativ ndaj kërkesës së brendshme dhe rimëkëmbjes në vendet e Europës Juglindore dhe në Shqipëri”, thekson ajo. Sipas shefes së Bankës Botërore për Shqipërinë, niveli i lartë i papunësisë, veçanërisht rritja e papunësisë në radhët e rinisë dhe përkeqësimi i treguesve të reduktimit të varfërisë janë dy faktorët që shqetësojnë Bankën Botërore. Për më tepër: www.77news.al

Ofrohet vend pune Agjent Shitje. Dërgoni aplikimet në adresën elektronike: punesimi@arstlgroup.com / Për më tepër www.njoftime.com

Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

E ENJTE, 01 GUSHT 2013

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Lëvizja

Meraj: Njësia bashkiake nr. 3 ndërpreu ndihmën ekonomike për dy familje!

Agron Meraj

K

ryetari i shoqatës Egjiptiano-Ballkanase “Drita”, Agron Meraj denoncon pranë qendrës “Drejtësi dhe Solidaritet”, faktin që Njësia bashkiake nr. 3 me kryetar Ilir Kokona, ka ndërprerë ndihmën ekonomike për dy familje të këtij komuniteti. Për më tepër ndiqni intervistën. Kur u njoftuat nga këto familje për ndërprerjen e ndihmës ekonomike? Këto familje banojnë në rrugën “Sadik

Petrela” nr. 20 Tiranë, më saktësisht në Njësinë bashkiake nr 3. Në datën 23.07.2013 jam njoftuar nga Z. Bledar Hima, anëtar i shoqatës që unë përfaqësoj se i ishte ndërprerë ndihma ekonomike, njëkohësht e njëjta gjë ka ndodhur dhe me familjen e Arjan Himës nga i njëjti komunitet. Menjëherë i sqarova që duhet të deklaronin me shkrim këtë shkelje që është bërë nga minibashkia me qëllim që unë ta ndiqja çështjen në rrugë institucionale. Cili ishte shkaku i heqjes së ndihmës ekonomike? Pretendimet e këtyre familjeve janë se ndihma u është ndërprerë menjëherë pas zgjedhjeve dhe nënkryetarja e kësaj njësie u ka thënë që ju nuk keni votuar për një subjekt të caktuar politik. Njëkohësisht nuk ka dhënë asnjë shkak tjetër ligjor për ndëprerjen e ndihmës ekonomike. Madje, ky person nuk i ka pritur në zyrë me qëllim sqarimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje. Si është gjendja ekonomike e këtyre dy familjeve? Është shumë e varfër ashtu si dhe pjesa më e madhe e komunitetit egjyptian. Ata janë në një gjendje ekonomike shumë të keqe, pa punë dhe të pa arsimuar. Ju çfarë rruge do të ndiqni për zgjidhjen e këtij rasti? Unë kam përgatitur një shkresë zyrtare ku kërkoja takim me kryetarin e kësaj njësie bashkiake për të sqaruar rrethanat e ndëprerjes së ndihmës ekonomike,

njëkohësisht për të diskutuar në lidhje me papunësinë e komunitetit egjyptian si dhe strehimin e tyre. Por punonjësja e protokollit të kësaj njësie nuk ka pranuar shkresën (që e kam dërguar me një anëtar të shoqatës z. Ilir Tufi) dhe na ka sugjeruar që ta çojmë atë me postë. Në fakt kërkesat në administratën publike drejtohen edhe nëpërmjet protokollimit të tyre direkt në administratë, pa qenë e nevojshme që ta çosh në rrugë postare. Mendoj që kjo barrierë vjen për shkak të diskriminimit që i bëhet komunitetit tonë, ku personat që kanë dhënë urdhër për ndërprerjen e padrejtë të ndihmës ekonomike, nuk kanë asnjë argument ligjor për të justifikuar veprimin e tyre të padrejtë. Nuk ka asnjë shkak për t'i hequr ndihmën ekonomike këtyre familjeve të papuna që e merrnin ndihmën prej më tepër se 10 vite. Ky është një precedent shumë i rrezikshëm që rrezikon anëtarët e komunitetit tonë, që në vend të përkrahen nga administrata, ndodh e kundërta dhe diskriminohen. Prandaj kërkoj publikisht takim me Z.Ilir Kokona për të parashtruar kërkesat e mia qytetare dhe për të zgjidhur çështjen në fjalë. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofron vend pune Specialst/Menaxher/e e Burimeve Njerëzore. Dërgoni CV në adresen e emailit: punesimi@arstlgroup.com / Për më tepër www.njoftime.com

HOTEL RESTORANT PACILI

Adresa: Adresa: Lagja 4, Rr.Sotir Polena, Koritsa, Korçë Cel: +355 069 20 79 797 / Tel: +355 082 244 004 / E-mail: HotelPacili@yahoo.com Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 01 GUSHT 2013 Lëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Rexha: Të largohen lojërat e fatit nga qyteti, rrezik për adoleshentët!

Foto ilustruese

K

atet e para të pallateve në qytetin e Tiranës, janë janë kthyer në qendra bixhozi dhe llotarish. Krijimi i kësaj industrie lojërash të rrezikshme në shumë vende të botës është mbyllur, ndërsa në disa vende është eliminuar ose të paktën janë zhvendosur larg ambjenteve të qyteteve. Qytetarët e Tiranës shprehen se nuk po merret asnjë masë për ndalimin e këtij fenomeni negativ për shoqërinë tonë. Ata tregojnë pranë qendrës “Drejtësi dhe Solidaritet” se po lejohen edhe fëmijët nën moshë që të luajnë në makineritë e fatit. Ja si shprehet A.Rexha, babai i djalit 17 vjeçar, i cili i frekuenton pa asnjë pengesë kazinotë dhe llotot. Si quheni dhe nga jeni? Unë quhem A.Rexha dhe jam nga Tirana.

Jam i martuar dhe familja ime përbëhet nga 6 anëtarë. Unë së bashku me bashkë shorten dhe djalin e madh punojmë në një lokal, të cilin e kam marrë me qera në afërsi të Kinostudios. Kohët e fundit puna ka rënë ndjeshëm dhe sikur të mos mjaftonte kjo, të dy djemtë e mi, por në veçanti djali i vogël është mpleksur pas lojërave të fatit dhe po më shkatërron edhe ekonomikisht edhe psikologjikisht. Si e kuptuat që djali juaj luan bixhoz? Para dy–tre viteve djali im ka rënë pre e këtyre lojërave që po degradojnë njerëzimin. Nuk më shkonte në mend një gjë e tillë dhe i besoja për lekët që shpenzonte, pasi ai më thoshte “ kam blerë disa libra për shkollën” ose “ i dhashë një shoku 10.000 lekë borxh”. Pas njëfarë kohe fillova të

dyshoj pasi në xhepat e tij kur ulej të flinte gjumë nuk gjendej asnjë qindarkë, por vetem lloto sporti. I jam shumë mirënjohës një shokut tim, i cili më tregoi se djali luante në një kazino dhe lloto në qendër të qytetit Cili ishte reagimi juaj? Në fillim u trondita shumë, por mendova që të bëj një veprim që të ndikojë në përmirësimin e sjelljes së djalit dhe jo ta acaroj më tepër situatën. Një ditë thirra nipin tim për t'i lënë lokalin për disa orë dhe po vëzhgoja djalin se çfarë bënte dhe ku i çonte paratë. Nuk zgjati shumë dhe e vërtetova atë që shoku dhe miku im më tregoi. Apeli juaj ndaj bashkisë? Unë i bëj apel Bashkisë së Tiranës që të marrë masa sa më parë për të larguar kazinotë dhe llotot të cilat kanë “pushtuar” kryeqytetin. Kërkoj që ndryshimi të ndodhë sa më shpejt për shkak se është mjaft e dëmshme që sytë e këtyre fëmijëve të shohin rreth e qark vetëm mundësi për t’u angazhuar në bixhoz e lojëra fati. Gjithashtu edhe qeveria e re duhet të nxisë investime dhe t'i japë përparësi rregullimit të kushteve në të cilat po rriten këta breza të rinj. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet», Lëvizja Shqipëria e Re Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 68 51 83 923 Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Ofrohet vend pune agjent/e dhe koordinator/e per shitje. Të interesuarit të dërgojnë aplikimet në: auron.cava@gmail.com / Për më tepër www.njoftime.com

XHI-EFFE MERMER

Adresa: Perondi - Kuçovë / E-mail: xhi.effe.me@gmail.com Cel: +355 69 35 94 891 Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E ENJTE, 01 GUSHT 2013

KURIOZITETE

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Udhëtim në kohë!

D

y matematikanë rusë kanë sugjeruar se thërrmuesi gjigand i atomeve që po

ndërtohet në CERN, Qendra Europiane për Kërkimet Nukleare pranë Gjenevës, është

në gjendje të krijojë kushtet për të udhëtuar prapa dhe përpara në kohë. Në thelb, Irina Aref dhe Igor Voloviç besojnë se pajisja që po ndërtohet në CERN, e cila do të vihet në punë për herë të parë gjatë këtij viti, do të jetë në gjendje të krijojë "vrima krimbi" të vogla në hapësirë. Këto mund të lejojnë disa forma të limituara udhëtimi në kohë. Në rast se rezulton e vërtetë, ngjarja do të shënojë rastin e parë në historinë njerëzore kur është mundur të krijohet makina e kohës. Në rast se kthimi prapa në kohë është i mundur, teorikisht do të jetë i mundur vetëm kthimi në çastin kur është krijuar makina, që do të thotë se udhëtuesit kohorë të së ardhmes do të kenë mundësi të na vizitojnë. Për më tepër: www.77news.al

Bletët mund të nuhasin minat pesë kilometra larg!

S

hkencëtarët kroatë kanë kultivuar një lloj blete e cila në një distancë prej pesë kilometrash mund të “nuhasë” minat e groposura në tokë, duke e ndërlidhur erën e ushqimit me erën e eksplozivit. Ata i kanë ushqyer bletët me sheqer të përzier me aromë eksplozivi. “Ideja ishte që bletët të nisin ta ndërlidhin erën e ushqimit me erën e eksplozivit. Është punë e

sigurt dhe ato janë shumë më të shpejta se çfarëdo qeni. Përparësia tjetër është se kur nuk punojnë, prodhojnë mjaltë shumë të shijshëm”, pohon trajnuesja e bletëve, profesoresha Mateja Janesh. Projekti kishte filluar më 2007 në Fakultetin e Agronomisë, kur bletët i ushtronin në një çadër të hapur në një livadh pranë fakultetit. Për më tepër: www.77news.al

Hotel Vila 3 ofron vend pune Recepsioniste. Të interesuarat të dërgojnë CV me foto në reception@vila3.com / Për më tepër www.njoftime.com

ZGJEDHJA QË PËRMIRËSON JETËN TUAJ! Çdo regjistrim në SH.L.U.P. “Vitrina” në Fakultetet:

Mjekësi,Inxhinieri,Arkitekturë,Ekonomi-Turizëm, Drejtësi,Shkenca Politike,Shkenca Edukimi

BACHELOR & MASTER Deri më 07 Gusht 2013

400 € / 1 vit Pa asnjë detyrim tjetër!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705 , E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


E ENJTE, 01 GUSHT 2013 Lëvizja

TURQIA

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Rilindja e Turqisë së madhe të Erdoganit!

Rexhep Tajip Erdogan

R

exhep Tajip Erdogan lindi më 26 shkurt 1954 në Stamboll. Ai u bë Kryeministër i Turqisë më 14 mars 2003, pesë ditë pasi fitoi në zgjedhjet e përsëritura në provincën Siirt. Udhëheqës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), Erdogan mori kontrollin e funksionit të Kryeministrit nga zëvendëskryetari i partisë së tij, Abdullah Gul, i cili kryesoi qeverinë pas fitores së përgjithshme të AKP-së në zgjedhjet e nëntorit 2002. Karriera Politike Pas Grushtit të Shtetit më 12 shtator 1981, Erdogani u bë pjesë e Partisë “Refah”’. Në vitin 1994 Erdogani ishte kandidat dhe u zgjodh Kryetar Bashkie në Stamboll. Gjatë kohës së qeverisjes së tij, si Kryetar Bashkie, ai luftoi për asgjësimin e kontrabandave në Stamboll.

AKP Pasi Gjykata Kushtetuese e mori vendimin që të mbyllet Partia e “Fazilet”, deputetët e këtij subjekti politik, filluan të punojnë për një parti të re dhe deputetët u ndanë në dy rrugë. Atë të “Tradicionalistëve” dhe “Reformistëve”. Me udhëzimin e Recai Kutan u formua Saadet Parti, që u krijua nga Tradicionalistët. Ndërsa Erdogan vazhdoi rrugën duke krijuar Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (turq; Adalet ve Kalkinma Partisi), ku u zgjodh lideri i këtij subjekti. Politika e Jashtme Me të ardhur në pushtet, Erdogan ka shprehur hapur Politikën e Turqisë për Bashkimin Europian. Ka nënshkruar disa marrëveshje me Bashkimin Europian dhe ka bëre ndryshime ligjore në favor të bashkëjetesës sociale dhe kulturale. Insistimet e Turqisë për anëtarësim në BE, bëri një përshtypje të re që Turqia u orientua nga Perëndimi. Protagonist i rikthimit të Turqisë Protagonist i politikës ndërkombëtare për shkak të pozicionimeve luftarake dhe aftësive të tij për të ndjekur një politikë autonome, të pavarur nga aleatët e tij “tradicionalë”, me biografinë e tij, Kryeministri Erdogan duket se pasqyron kontradiktat dhe identitetet që përbëjnë imazhin kaleidoskopik të Turqisë së mijëvjeçarit të ri. Për më shumë se 80 vjet, Turqia ka treguar një imazh zyrtar të vetes që përfaqësonte pak mendimin dhe idetë e njerëzve të thjeshtë. Mustafa Kemali, babai i famshëm i turqve,

Lëvizja

Notarët e Kosovës garojnë në Stamboll!

P

ërfaqësuesja e Kosovës në not, është ftuar të marrë pjesë në garën që do të mbahet në Stamboll më 2 e 3 gusht. Gara "29th International Prince Islands Swimming Championship" organizohet nga Federata Turke e Notit dhe klubi i notit "Kinallada", garë që është edhe në kalendarin e Federatës Europiane të Notit, ka njoftuar të martën Federata e Notit e Kosovës. Pjesëmarrës nga Kosova në këtë garë do të jenë: Rita Zeqiri, Vlera Llalloshi, Lum Zhaveli, Ardit Hysejni, Melisa Zhdrella, Flaka Pruthi, Edison Krasniqi dhe Eda Zeqiri. Në këtë garë pritet të marrin pjesë edhe shumë notarë nga shtete të ndryshme si: Gjermania, Bullgaria, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Turqia, Serbia, Kroacia e disa shtete të tjera. Për më tepër: www.77news.al

e kishte drejtuar popullin e tij drejt konsolidimit të një shteti – komb modern dhe shekullar, duke abroguar autoritetin e Perandorisë Otomane “e sëmura e madhe e Europës”, që shembej nga goditjet e lëvizjeve indipendentiste. Qysh atëhere, klasa e re drejtuese turke ka ndjekur me fanatizëm ideologjinë kemaliste dhe ka kërkuar që të eliminojë çdo mbeturinë të së kaluarës perandorake dhe ta bëjë Turqinë më të ngjashme me Europën fqinje. Për më tepër: www.77news.al

Kërkohet punonjëse për supermarket. Të interesuarat të kontaktojnë në Cel. +355692875229 / Për më tepër www.njoftime.com

Në Partneritet me Qendrën Spitalore Universitare të Bursës në Turqi ne ofrojmë: 1. Realizimin e çdo shërbimi mjekësor duke filluar nga Check-up total, me të gjitha llojet e analizave deri në operacionet më të vështira me një tarifë minimale dhe me garanci maksimale, pranë Spitalit Bursa. 2. Specializimin e mjekëve në të gjitha fushat e mundshme në Mjekësi dhe Infermieri. Çdo specializim është i dokumentuar me çertifikatën dhe dokumentet përkatëse nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit "Uludag" Bursa. 3. Trajnimin dhe praktikat mësimore të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këto praktika mësimore shoqërohen me dokumentimin përkatës të tyre pranë Qendrës Spitalore Universitare në Bursa, Turqi.

Regjistrimet bëhen çdo ditë pranë Universitetit Vitrina

Tarifat e shërbimeve janë minimale. Garancia dhe cilësia e shërbimit është maksimale.

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: info@vitrina.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


77 NEWS

Lëvizja

E ENJTE, 01 GUSHT 2013

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja

Itali-Kroaci-Shqipëri, projekt i përbashkët për lehtësimin e qarkullimit të turistëve! K thimi i turizmit në një degë të rëndësishme të industrisë dikton nevojën e krijimit të lehtësirave të transportit për të gjithë ata vizitorë të cilët zgjedhin bregdetin e Adriatikut apo të Jonit si destinacionet e tyre të preferuar për të kaluar pushimet në Shqipëri. Për këtë arsye, Shqipëria në bashkëpunim me Italinë dhe Kroacinë po zbatojnë një projekt për rritjen dhe lehtësimin e qarkullimit të turistëve në këto vende. Projekti “Adriatic IPA” në Shqipëri, një financim ky i Bashkimit Europian po implementohet nga Ministria e Transportit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe bashkitë e mëdha në vend. Në një takim të organizuar me përfaqësues të Ministrisë së Transporteve,

theksi u vu tek gjetja e zgjidhjeve alternative për lehtësimin e qarkullimit të turistëve për të vizituar destinacione të ndryshme me anë të promovimit të itinerareve turistike. Për Drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, zbatimi i këtij projekti do të ndikojë në promovimin sa më dinjitoz të turizmit. Bashkia e Tiranës e cila përfshihet në këtë projekt e sheh zbatimin e tij si një mundësi shumë e mirë për të ofruar kontributin e saj përmes nismave konkrete që janë ndërmarrë apo presin të impelementohen në kryeqytet. Rishikimi i teknikave të reja të ndërtimit dhe infrastrukurës së transportit ishin një tjetër problematikë e ngritur në këtë takim. Për më tepër: www.77news.al

Parqet ndërkufitare rrezikohen nga abuzimet dhe papërgjegjshmëria!

M

aqedonia dhe Shqipëria kanë tre parqe të përbashkëta. Një shembull i ruajtjes së parqeve të këtyre përmasave është administrimi që i bëhet pyjeve në pjesën maqedonase. Drejtori shqiptar i Parkut të Peristerit, Maqedoni tregon se shteti nuk paguan asgjë për ruajtjen e pyllit, por

të ardhurat sigurohen nga turizmi, shitja e bimëve medicinale dhe nga shitja e druve te zjarrit.“Nëse komisioni i posaçëm i ngritur për prerjen e drurëve vendos për t’u prerë një pemë, atëherë paraprakisht duhet te mbillet një tjetër. Nëse dikush ndalohet me një makinë me drurë të prerë atëherë automatikisht dënohet me 5 vjet burg”, tha Z. Haxhiu, drejtor i Parkut “Peristeri”, Maqedoni. Ndërsa për parkun e Prespës në anën shqiptare, me sipërfaqe pyjore prej 27 mijë hektarësh askush nuk di të thotë se sa pyje kanë shpëtuar nga sëpata. Po ashtu, askush nuk pranon të flasë nga personat që paguhen nga shteti për ruajtjen e këtij

parku, për masakrimin që i është bërë pyllit. Në Prespë kanë shpëtuar vetëm zonat ku nuk mund të futen makinat e mëdha që ngarkojnë dru. Për rezervat e mëdha të biosferës që mbartin hapësirat në zonën ndërkufitare Maqedoni-Shqipëri po punohet për futjen e tyre në listën e parqeve qe mbrohen nga UNESKO. Parku i Prespës është i pasur me burime të biosferës, ashtu si Pelisteri dhe parku i Galicicës në Maqedoni. Parqet kombëtare e kanë të theksuar aspektin e konservimit të rezervave të biosferës dhe ruajtja e këtyre vlerave do t’i japë UNESKO-s një argument të fortë. Për më tepër: www.77news.al

MASTER PËR MENAXHIM MARKETING

në bashkëpunim me “South Bank University”, London Mundësi pa fund të praktikave mësimore dhe të transferimit të studimeve në të gjithë rrjetin e Universiteteve Partnere të South Bank University në mbarë botën. • Studimi bëhet në gjuhën angleze pranë auditorëve të Sh.L.U.P Vitrina . • Provimet do të vlerësohen nga një komision profesorësh nga Londra. • Në fund studentët pajisen me Diplomën e South Bank University Londër, Angli. Deri më 07 Gusht 2013

Kohëzgjatja 1 vit e gjysëm

Pagesa 4000 euro

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”. Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561/ +355 68 57 20 705, E-mail: info@vitrina.edu.al, www.vitrina.edu.al Lëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

Lëvizja


01 gusht