Page 1

Poeti i reportazhit Rishard Kapushçinjski

Fot. Arkivi familjar/Estate of Ryszard Kapuscinski

1932-2007

A mundet

të shkruarit të ndryshojë gjësend? Unë besoj fuqimisht. Pa këtë besim nuk do të dija, nuk do të mundja të shkruaja. (Ryszard Kapuściński, “Lapidarium VI”, nga fjala në festivalin ndërkombëtar të letërsisë “Zëra nga e gjithë bota”, Nju Jork, prill 2005,)

Kinë, vjeshtë 1957


Faleminderit

Nënshkrimi i fotografive Mali, 1996 Fot. Arkivi familjar /Estate of Ryszard Kapuściński

Warszawa - Tiranë 2013

Fot. Ryszard Kapuściński/Estate of Ryszard Kapuściński

Zonja Bozena Dudko Studio Kozak


Ryszard Kapuściński

Poeti i reportazhit Ndjehem e kënaqur

që ekspozita fotografike „Ryszard Kapuściński. Poet i reportazhit”, e inicjuar në vitin 2007 nga Instituti Polak i Librit dhe e inauguruar në panairin e librit në Frankfurt, falë angazhimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë qysh prej katër vjetësh udhëton nëpër botë. Deri më sot ekspozita është çelur në Kinë, Hongkong, Tajvan, Bjellorusi, Gjeorgji, Kanada, SHBA, Poloni (në Ditët Europiane të Zhvillimit dhe Panairin e Librit në Varshavë), në Portugali dhe Greqi (edhe në panairin e librit në Selanik). Kjo ekspozitë në Tiranë është meritë e madhe e Astrit Beqiraj, i cili qysh prej vitit 1996 me përkushtim të madh përkthen veprat e Rishard Kapushçinjskit me ç’rast u afron shqi-ptarëve Autorin dhe veprën e tij. Është poaq meritë edhe e shtëpisë botuese „Papirus”, e cila ka nxjerrë kaq bukur „Perandori” , „Imperium” dhe tani” Udhëtime me Herodotin”. Qëndrojmë në errësirë, rrethuar me dritë – shkruan Kapushçinjski në mbyllje të fragmentit të parafundit të autobiografisë së tij letrare. Drita e Kapushçinjskit, e cila ka udhë-hequr përgjatë gjithë së tij prej reporteri, ka qenë Historia e Herodotit. Për ne një dritë e tillë, që na ndihmon të kuptojmë botën ku jetojmë, janë librat e Herodotit veshur me xhinse, siç mbiquhej autori i „Perandori-t” në Poloninë e viteve ‘80. Shpresoj se ekspozita jonë, të cilën e përgatita në bashkëpunim me Izabela Wojciechowska, kuratoren e arkivit fotografik të Rishard Kapushçinjskit, të ndarë tashmë nga jeta, si dhe me grafistët Dorota dhe Łukasz Kozak, t’Ju nxisë të udhëtoni me Rishard Kapushçinjskin. Në emër të autorëve të ekspozitës, por edhe në emër të bashkëshortes dhe vajzës së Rishard Kapushçinjskit falënderoj përzemërsisht Zotin Ambasador Marek Jeziorski si dhe bashkëshorten e Tij, Zo-njën Teresa Garbacik-Jeziorska për popullarizimin e figurës dhe veprës së poetit të reportazhit në Shqipëri. Falënderoj gjithashtu gjithë punonjësit e Ambasadës së Republikës së Polonisë në Tiranë, të cilët realizuan këtë ngjarje të mrekullueshme. Rishard Kapushçinjski, i cili nuk mundi të vizitonte Shqipërinë, me siguri është i lumtur që ishte me ne në Muzeumin Hi-storik Kombëtar në Tiranë. Bożena Dudko

Bożena Dudko (lindur më 1963) – redaktore dhe gazetare. Prej vitit 2005 kujdestare e arkivit të Rishard Kapushçinjskit, sekretare e jurisë dhe sekretare e Çmimit Ndërkombëtar Ryszard Kapuściński në gjininë e reportazhit letrar (prej vitit 2010)


Photo: Maciej Zienkiewicz/Agencja Gazeta

Udhëtime me Herodotin: Indi, Kinë, Egjipt, Siri (Republika e Bashkuar Arabe), Sudan, Kongo, Tanzani (Tanganikë), Iran, Etiopi,Algjeri, Senegal, Greqi, Turqi

Heban: Ganë, Tanzani, Ugandë, Senegal, Nigeri, Mauretani, Etiopi, Ruandë, Sudan, Somali, Mali, Eritre, Liberi, Kamerun, Zanzibar (Tanzani)

Imperium: BRSS/Rusi

Shahinshahu: Iran

Perandori: Etiopi

Lufta futbollistike: Ganë, Kongo, Mozambik, Tanzani (Tanganikë), Togo, Algjeri, Nigeri, Etiopi, Somali, Honduras, Salvador, Bolivi, Siri, Izrael, Autoriteti Palestinës, Qipro

Edhe një ditë jetë: Angola

Krishti me karabinë krahut Liban, Jordani, Izrael, Siri, Autoriteti i Palestinës (Zona e Gazës dhe Bregu Perëndimor i lumit Jordan), Bolivi, Republika Dominikane, Salvador, Guatemalë, Kili, Mozambik

Kirgizi zbret nga kali: Armeni, Azerbejxhan, Gjeorgji, Kirgizi, Taxhikistan, Turkmeni, Uzbekistan

Sikur e gjithë Afrika...: Tanzani (Tanganikë), Etiopi, Zimbabve (Rodezi), Kenia, Republika e Afrikës së Jugut, Sudan, Algjeri, Ganë, Benin (Dahomej), Republika Afrikanoqendrore, Togo, Nigeri

Yjet e zinj: Ganë, Kongo

Shkurrnaja polake: Poloni, Ganë

Salvador

Chile

Bolivia

Guatemala Honduras

Dominican Republic

Liberia

Senegal

Mauretania

Angola

Mozambique

South Africa

Somalia

Ethiopia

Sudan Eritrea

Zanzibar

Kenya Tanzania Rwanda Zimbabwe

Cameroon

Georgia Azerbaijan Uzbekistan China Kyrgyzstan Tajikistan Lebanon Turkmenistan Syria Palestine Iran India Jordan

Uganda

Nigeria

Israel Central African Republic

Egypt

Cyprus

Congo

Ghana

Benin Togo

Mali

Algeria

Greece

Turkey

Armenia

Poland

USSR/Russia

Në reportazhet e tij donte të përshkruante botën e gjysmës së dytë të shekullit XX.

Mjeshtri i mjaft gazetarëve- ai që e ngriti reportazhin në nivelin e artit.

Mendimtari dhe përkthyesi i kulturave.

Shkrimtari, poeti dhe fotografi polak.


Këtë katalog Ambasada e Republikës së Polonisë e përgatiti me rastin e çeljes në Tiranë të ekspozitës fotografike “Poeti i reportazhit” kushtuar krijimtarisë në vite të Rishard Kapushçinjskit. Do të dëshiroja të theksoja kënaqësinë që provoj si Ambasador i Republikës së Polonisë në Tiranë nga fakti që letërsia polake është e mirëpërfaqësuar në Shqipëri. Vend të veçantë këtu zë pa dyshim krijimtaria e R. Kapushçinjskit, e pranishme me tri vepra: “Perandori”, “Imperium” dhe “Udhëtime me Herodotin”. Ndodh kështu ngaqë, për mendimin e të gjithëve, krijimtaria e R. Kapushçinjskit përmban në vetvete tharmin e universalitetit. Kjo, veç të tjerash, ka sjellë përkthimin e veprave të tij në 37 gjuhë. Ai vërtet shkruan në veprat e veta për ngjarje konkrete historike, por njëherësh arrin mjeshtërisht të injektojë refleksione të gjithëkohëshme. Në mesin e arsyeve të suksesit të krijimtarisë së R. Kapushçinjskit duhet përmendur prania e empatisë: bagazhi i përjetimeve dramatike nga kohët e fëmijërisë e ka lejuar shkrimtarin të ndërdjej situatën e njerëzve, për të cilët mjerimi dhe dhuna, mungesa e të drejtave elementare është përditshmëri. Përulej para kujtdo njeriu, pavarësisht rëndësisë së tij, pozicionit shoqëror apo kushteve të jetesës. U mësonte, nga ana tjetër, njerëzve respektin që duhej të kishin për diversitetin kulturor. Për veten thoshte se ishte përkthyes i kulturave. Kapushçinjski ka parë me sytë e tij 27 revolucione anekënd botës, në katër raste ka qenë për t’u pushkatuar. Shëndetin dhe jetën e ka vënë në rrezik më se një herë. I është përmbajtur devizës se ajo për çka shkruhet duhet dëshmuar me përvojë vetjake, përsëriste se gazetari nuk është profesion për cinikët. Ka qenë pasionant i profesionit dhe ka pasur një ndjenjë të thellë misioni. Andaj është i dashur dhe i respektuar nga një masë e stërmadhe njerëzish kudo në botë. Duke ndarë me të tjerët mrekullimin që përjetonte personalisht ka bërë që shumë të rinj, pas leximit të veprave të tij, kanë menduar seriozisht për të ushtruar zanatin e reporterit. Marek JEZIORSKI Ambasador


Pëlqente të fotografonte njerëzit që takonte


Fot. Arkivi familjar /Estate of Ryszard Kapuściński

Atëbotë

mrekullonte reportazhi- ekspeditat në terren, njohja e botës së re, siç ishte në këtë rast për mua provinca polake me gjithë problemet e saj. Provinca polake atëkohë ishte jashtë mase e vobektë, jetohej vështirë, keq. Unë botoheshin në të përjavshmen Polityka. Ishin bërë me kohë aq shumë saqë më mbërriti një propozim nga shtëpia botuese Czytelnik për t’i botuar në trajtë libri. Libri doli gjatë qëndrimit tim në Afrikë. Ky ishte debutimi im. Shkruaja për atë Poloni që më tërhiqte më shumë dhe kjo Poloni ishte fshati, ishin qytezat. Unë vetë vij nga Pinjsku (Bjellorusia e sotme), ndaj përmasa e qytezës është pikërisht ajo që i shkon më shumë për shtat mentalitetit tim, ndjeshmërisë sime. (...) Tek libri Shkurrnaja... është Polonia e vërtetë e viteve ‘50. Ato ishin kohëra për reportazh dhe ne i dhamë atij shkollën polake. (Ryszard Kapuściński në faqen e internetitit www.wyborcza.pl/kapuscinski)


Ze świata (2008)

Para manifestimit, Kili, 1973

(e Kapushçinjskit) është përherë i pranishëm admirimi për njerëzimin. Ato na thonë se kemi të drejtë të jemi shoqëri e aftë për t‘i dhënë drejtësi forcës njerëzore, bukurisë dhe pafajësisë. (John Updike-nga parathënia në album)

Fot. Ryszard Kapuściński /Estate of Ryszard Kapuściński

Nga bota


Czarne gwiazdy (1963) Yje të zinj

Fot. Arkivi familjar /Estate of Ryszard Kapuściński

Në vitin 1962

shkova në Dar es Salaam. Atëkohë Afrika ishte në procesin e çkolonizimit, çka përbënte një temë të madhe për gjithë shtypin, duke përfshirë edhe atë polak. Prej andej u ktheva me një farë përvoje, me një bereqet jo të madh afrikan. Nisa të shkruaj një cikël reportazhesh për Ganën dhe Kongon. Nuk po gjeja kohë t’i përfundoja ngaqë më dërguan sërish në Afrikë. Kështuqë botuesi im, mblodhi gjithë sa kisha shkruar dhe i botoi si libër më vete. Yjet e zinj, pra, përbëhet nga librat e mi të papërfunduar për Nkrumah-in dhe për Lumumbën-dy udhëheqësit e mëdhenj të Afrikës së pavarur. (Ryszard Kapuściński, në faqen e internetit www.wyborcza.pl/kapuscinski)

27 janar 1960. Patrice Lumumba, udhëheqësi i Lëvizjes Kompikërisht drejt Brukselit për të marrë pjesë në konferencën që do të vendosë mbi të ardhmen e Kongos belge

Çakmak, nervoz, kaotik, poet sentimental, politikan ambicioz, shpirt spontan, çuditshëm i ashpër dhe i butë njëherazi, besnik deri në fund i të vërtetës së tij. (Ryszard Kapuściński)


Kirgiz schodzi z konia (1968)

Reporteri me udhëtreguesin e vet, pranverë 1967

Isha kthyer nga Afrika në vitin 1967 dhe, ç’është e vërteta, nuk dija ç’do të bëja paskëtaj. Po afrohej 50 vjetori i Revolucionit të Tetorit dhe Agjencia Polake e Lajmeve kishte vendosur të më dërgonte në BRSS që të mund të shkruaja një cikël reportazhesh (...) përgjegjësi i sektorit të jashtëm më këshilloi: “Shko. Njih edhe anën tjetër të Azisë, edhe Pakistanin, edhe Afganistanin, edhe Iranin, edhe Indinë. Shkruaj ç’bëhet e si jetohet në këtë pjesë të Azisë si pjesë e Bashkimit Sovjetik. Kjo ide më pëlqeu (...) Kirgizi... është një libërth, kurse unë bëra një llogari se për të shkruar 140 faqe m’u desh të lexoja 14 mijë faqe manualësh historikë dhe fetarë të atij rajoni. (Ryszard Kapuściński, në faqen e internetit www.wyborcza.pl/kapuscinski)

Fot. Arkivi familjar /Estate of Ryszard Kapuściński

Kirgizi zbret nga kali


Gdyby cała Afryka... (1969) Sikur e gjithë Afrika...

Fot. Ryszard Kapuściński/Estate of Ryszard Kapuściński

Sikur e gjithë Afrika… në vitin 2012 u botua në Itali, është ndërkohë duke u përgatitur botimi në Brazil

Reportazhet

e përfshira në këtë libër përmbajnë raportime nga ekspeditat e mija afrikane. Në Afrikë nuk kërkoja aventura, nuk gjuaja elefantë dhe as nuk gërrmoja për diamante. Isha korrespondent i Agjencisë polake të lajmeve dhe kisha për të shkruar mbi atë çka kisha dëgjuar dhe parë në vend, mbi atë çka kishte ndodhur. Në Afrikë kalova rreth gjashtë vjet në periudhën më të stuhishme dhe të trazuar, periudhën mbushur me

kapërcyelli i dy epokave - po merrte fund kolonializmi dhe po niste era e mëvetësisë. Jam përpjekur të përshkruaj sak këtë ndryshim, këtë kthesë, këtë revolucion. (Ryszard Kapuściński, shkëputur nga parathënia e librit Sikur e gjithë Afrika...)

Po zhvillohej një luftë e përbindshme; amerikanët, rusët, kinezët dhe belgët kishin thurrur projekte brutale dhe bash atje, në zemër të Afrikës, po zhvillonin mes tyre një luftë të pakompromistë. (Ryszard Kapuściński, Rwący nurt historii. Zapiski o XX i XXI wieku [Rryma rrëmbyese e historisë. Shënime mbi shekujt XX dhe XXI])

Ky libër përbën një nga dëshmitë më të çmuara të çkolonilizimit të Afrikës në letërsinë botërore. (Nga Pasthënia e librit Sikur e gjithë Afrika... e prof. Jan J. Milewski)


Fot. Ryszard Kapuściński/Estate of Ryszard Kapuściński

Peru 1970

Bota që vjen nga reportazhi i Kapushçinjskit Nga Ben Andoni

Sikur

për një arsye fatkeqe për autorin, të mos ekzistonte Herodoti, atëherë ky libër i fundit do të ishte i damkosur me dështim. Por ja që Herodoti ka jetuar. Ka reportazhuar dhe më shumë se kaq, na ka lënë një libër të mrekullueshëm që ka ushqyer breza të tërë historianësh. Në fakt, do mund ta quanim sërish të vdekur, ashtu si shumë libra titanësh, nëse shumë shekuj më vonë, bota s’do e pranonte se stili i tij i shkrimit do të ishte një nga gjinitë që do t’i jetonte më shumë tollovive të një bote shumë të përzier. Mu këtë libër do i dhurojë redaktorja e tij Rishard Kapushçinjskit, para se të nisë rrugëtimin e tij të pandalshëm kontinenteve për dekada me radhë. E fillon nga Lindja dhe, si për një kapriçio të fatit, atë udhë e ka përshkruar në të gjallë të vet Herodoti. Nuk janë ato emra fisesh, tribujsh, që përshkon mjeshtri, por tashmë kemi emra racash, kombesh, ku e panjohura e dikurshme tashmë është thjesht e paditur. Me librin e Herodotit në torbën e vet t’udhëtimit, një aparat fotoje, e një radio të vogël dore, Kapushçinjski do përshkruajë hapësira të pafundme në gjueti të ushqimit të vet gazetaresk. Libri që vjen në shqip mban titullin “Udhëtime me Herodotin” dhe ka të bëjë me udhëtimet e para në Lindje të autorit. Libri është shkruar shumë vite më vonë nga përshkrimet reale dhe duket se ditari i vet e ka ndihur kujdesin e thukët të autorit për ta përfshirë të gjithë materialin jetësor që ka këqyrur. Linja e librit është ajo që gjen në kryeveprën e Herodotit: përshkrimi i ngjarjeve dhe i njerëzve të kohës së vet. “Në botën e Herodotit i vetmi pothuaj magazinues i kujtesës është njeriu. Për të mbërritur tek ajo që mbahet mend, duhet shkuar tek njeriu dhe në qoftë se ai banon larg nesh, na duhet të shkojmë, të bëjmë një copë rrugë dhe me t’u takuar – të ulemi tok e të dëgjojmë atë që do të na thotë, të dëgjojmë, të mbajmë mend, mund edhe të shënojmë”, shkruan ai. Kështu e nis Kapushçinjski reportazhin, duke na sjellë bashkë me banorët e sotëm dhe ngjarjet e dikurshme me Otanesin, Megazibosin dhe Darin; si dukeshin etiopianët, të cilët Kserksesi i kishte marrë për të pushtuar Greqinë; botën e jashtëzakonshme të Arkadisë; kinezët dhe indianët, njësoj sikur të udhëtoje me Herodotin. Madje duke i përdorur njësoj edhe metodat e teknikat e tij, bashkë me kleçkat gazetareske që e marrin tutje dhe madje i japin fuqi Kapushçinjskit tonë, i cili në shumë raste, fillimisht, di fare pak për mjediset ku shkon. Ashtu si Herodoti për personazhet e tij, përdor thjesht mënyrën pavetore, që të ruhet në vërtetësinë e asaj që do kumtojë (Sipas...flasin...). Për këtë e ka një zgjidhje. Kapushçinjski di që në vetën e parë të jetë kritik dhe brenda vetë- qesëndisë të na tregojë konfliktin që përcjell mjedisi ku shkon. Si Herodoti, që punon


vetëm me greqishten e tij, nuk di as edhe një fjalë të vetme nga gjuhët e vendeve të para ku shkon dhe janë subjekt i librit tonë, por di që me një teknologji të rrallë të përshtasë më së miri fjalët e njerëzve që e shoqërojnë. Arma e përdorur prej stërgjyshit të vet profesional i vjen në punë: Shkruan vetëm atë që sheh. Megjithatë edhe atë e tradhton. Me kohë, kur të rritet në profesion, reportazhi i tij do bëhet shumë letrar, çka do të thotë se kërkon më shumë fikshënin, por pa shkuar direkt atje. Kur këtu e gjurmojnë dhe e kritikojnë, ai rrëshqet me arsyen tejet të këndshme se po përdor metodat e letërsisë në ndihmë të gjinisë pa ndihmë të gazetarisë. Në Amerikë të njëjtën gjë e bën Truman Kapot, në një eksperiment që në fund duket shumë i suksesshëm. Metoda e Kapushçinjskit kërkon njeriun, e sodit atë me të gjithë shqetësimin e vet. “Njeriu modern nuk bën kujdes për kujtesën e vet, sepse jeton i rrethuar me kujtesën e magazinuar. Gjithçka e gjen me një shtrirje dore- enciklopedi, metoda, fjalorë, almanakë. Biblioteka dhe muzeume, antikuarë dhe arkiva. Kaseta dhe filma. Internet. Pasuri të pafundme fjalësh, tingujsh, tablosh në shtëpi, magazina, bodrume dhe papafingo. Për aq kohë sa është fëmijë ia thotë zysha në shkollë, po të jetë student- e mëson nga profesori”, shkruan autori. Në reportazhin e Kapushçinjskit nuk ka urrejtje për armikun, anipse s’kursehen kurrë fjalët e dhimbshme për fatkeqësitë njerëzore. Puna më e madhe është pa asnjë dyshim të hulumtojë gjerësisht në arsyet që e bëjnë këtë, por më shumë në përshkrimin e thatë dhe tejet të gjallë, që nga vendi në vend rriten për shkak të njohurive të tij, që shtohen me kalimin e viteve. Grotesku është i gjallë në Kinë, por në Indi nuk ka turp të na tregojë ‘paprofesionalizmin’ e tij përballë një kulture të madhe. Shkatërrimin e Afganistanit e përshkruan në një mënyrë gati humoristike, që i shton pasigurinë dhe të papriturën me elementë gati dramaturgjikë në Algjeri. Përshkruan pa harruar dhe fare imtësisht klimën, politikën, ekonominë, sistemin shoqëror, njerëzit që e rrethojnë, deri në detajet më të vogla, duke e bërë gati reportazhin letërsi rrëfimi. “Ezopian” e quajnë stilin e vet më vonë, por kjo piqet dhe bëhet shumë racionale, kur burri se mban më me vete Herodotin, sepse njohuria e tij dhe talenti i tij e ka kaluar stërgjyshin. Në ato tablo që do të na tregojë më pas në libër, Kapushçinjski, na rrëfehet shumë më i pjekur, por edhe me aftësi shumë më të mprehura për të vëzhguar këtë material të rrallë që has e për të na e dhënë të gjallë paskësaj. E, më e bukura nga të gjitha, do të mbetet pa asnjë dyshim mënyra e ndërthurjes së vendeve që ka përshkruar Herodoti. Ai na rrëfen përmes tij të shkuarën duke na afruar me të sotmen. Sikur ngrihet dhe ulet sipari historik, para syve tanë. Mu atëherë kur t’i pret pak më shumë, atëherë je “lënë” nga Kapushçinjski dhe je marrë në udhëtim nga Herodoti. Ky braktiset lehtë, atëherë, kur rrëfimi i tij i afrohet njohjes sonë dhe shkon sërish menjëherë, kur Kapushçinjski me një kapitull të ri hap një portë të thjeshtë... e na kalon në ditët tona. “Herodoti që di bukur shumë për botën, nuk di megjithatë gjithçka. Nuk pat dëgjuar kurrë për Kinën, apo Japoninë, nuk dinte për Australinë as Oqeaninë, nuk e parandjeu se ekziston dhe se lulëzon kontinenti i madh amerikan, nuk dinte ndonjë gjë të madhe për Evropën Perëndimore dhe atë Veriore”. Këtu shërben zotësia e Kapushçinjskit për të siguruar se mjeshtri është gjallë dhe më shumë se kaq i vlefshëm për ta bërë me fat këtë libër. Madje dyfish, sepse puna e Herodotit i shërbeu dhe si gjetje në këtë libër autorit, që për fat do e kemi si librin e tij të tretë në shqip, me një përkthim të mrekullueshëm nga origjinali, si mesazh i madh që kultura e madhe, vjen bukurisht dhe nevojshëm me përkthime cilësore.


Chrystus z karabinem na ramieniu (1975) Krishti me karabinë krahut

Në vitin 2009 libri u botua në spanjisht, ndërsa në vitin 2010 në gjuhën frënge dhe katalane.

Kishte ardhur pikërisht koha e zgjedhjeve të radhës, të cilat Allende me siguri do t’i humbiste - i tillë duhej të ishte efekti i bojkotit ekonomik. Kjo ishte çështja e vitit, veç kësaj nuk kishte asnjë problem për të vazhduar traditën njëqind e pesëdhjetëvjeçare demokratike. Kthesën e kushtëzonte veç frika nga përsëritja e rastit të Kubës Vetëm se kjo nuk ishte frikë kiliane, por amerikane. Dhe Pinoçeti e bëri përmbysjen, në interes - siç u kuptua atëkohë - të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Ryszard Kapuściński, Rwący nurt historii [Rryma rrëmbyese e historisë])

Photo: Ryszard Kapuściński/Estate of Ryszard Kapuściński

Photo: Ryszard Kapuściński/Estate of Ryszard Kapuściński

Chile 1973

Ky është

libër për luftërat partizane të fundit të viteve ‘60, me të cilat pata mundësinë të njihesha dhe t’i vëzhgoja.

kolumbian Camilo Torres që jetonte në mesin e fshatarësisë së varfër latinamerikane, i cili me veladon, me pushkën krahut, shkoi të luftonte përkrah çetës partizane në Kolumbi ku edhe vdiq. (Ryszard Kapuściński, në faqen e internetit www.wyborcza.pl/kapuscinski)

Camilo Torres Restrepo (1929-1966), bashkautor i të ashtuquajturës teologji e çlirimit dhe partizanëve të Ushtrive të Çlirimit Kombëtar (ELN- Ejército de Liberación Nacional)

Skena politike në Amerikën Latine ishte e ndarë në dy kampe-ushtarakë dhe civilë. Historia e këtyre vendeve nuk është gjë tjetër veçse kacafytje e vazhdueshme e këtyre kampeve. (Ryszard Kapuściński, Rwący nurt historii [Rryma rrëmbyese e historisë])


Jeszcze dzień życia (1976) Edhe një ditë jetë

Commandante Joaquim António Lopes Farrusco (në të majtë)

Është një libër

shumë personal mbi vetminë dhe përhumbjen. isë së lajmeve- më tha “është shansi i fundit të provosh të shkosh në Angola. A dëshiron?”. Gjithmonë në situata të tilla përgjigjesha me: Po. (Më pyeti në këtë formë ngaqë në Angola po zhvillohej (...) lufta civile dhe shumë njerëz ishin të bindur se ky vend kishte për t’u shndërruar në ferr, se kishin për të vdekur të gjithë...)

Kushdo që mundej largohej nga Angola, ndërsa unë isha e vendosur të shkoja. Në Lizbonë arrita të bindja të më merrte me vete ekuipazhin e ër në Angola.. (Ryszard Kapuściński, nga parathënia e librit Jeszcze dzień życia [Edhe një ditë jetë])

Fot. Ryszard Kapuściński/Estate of Ryszard Kapuściński

Edhe një ditë jetë është përkthyer në 12 gjuhë. Në vitin 1998 u botua në Portugali


Wojna futbolowa (1978) Lufta futbollistike

Fot. Ryszard Kapuściński

Lufta futbollistike është përkthyer në afro 20 gjuhë

Në agim

u nisëm për Stanleyville- një mijë kilometër rrugë balte, pa as edhe një kilometër asfalt apo kalldrëm- duke çarë përmes një tuneli të gjelbër e të lagësht, në angushtinë e gjetheve kapërdredhëse, degëve të kapërthyera dhe rrënjëve, ngase po zhyteshim thellë e më thellë në xhunglën më të madhe të Afrikës, në botën e jashtëzakonshme të botanikës përbindshëm masive, në zhdukje dhe përtëritje. (...) Gjatë rrugës na ndalnin postoblloqe xhandarësh, të dehur ose të uritur, indiferentë ose agresivë, postoblloqe të rebeluara, të hapërdara, që zëvendësonin ushtrinë, e cila bënte ligjin në vend me plaçkitje dhe dhunime. Të ndalur në një postobllok të tillë (...) po shihnim ç’do të ndodhte më tej

(Ryszard Kapuściński, Wojna futbolowa [Lufta futbollistike])


Notes (1986) Shënime

Fot. Ryszard Kapuściński /Estate of Ryszard Kapuściński

Toka të çara

Poezi nga Shënime përfshihen në vëllimet me poezi të Ryszard Kapuscinski, të botuara në vitin 2007 në Bjellorusi dhe Kanada

Kohë më kohë, me raste, shkruaj ndonjë vjershë. Vjershat janë një shkollë e mrekullueshme për disiplinimin e gjuhës, tablosë letrare dhe luftës për fjalën. Poetët janë rojtarë të fuqisë, bukurisë dhe origjinalitetit të gjuhës. Prozatorët nuk merakosen shumë për këtë gjë ngaqë prozaiku duhet të ketë fabul- kjo gjë atij i del e i tepron që të mund të shkruajë bukur gjësend. Ndërsa poeti lufton me gjuhën, torturohet. Gjithë rropatja e tij shkon për të disiplinuar këtë gjuhë me qëllim që nga ajo të mund të nxjerrë, me sa mundet, thesaret dhe larminë që ajo fsheh. Përpiqem ngaherë të ndjek poezinë sepse leximi i poezisë për mua është një shkollë e madhe qoftë edhe për shkrimin jopoetik. (Ryszard Kapuściński në faqen e internetit www.wyborcza.pl/kapuscinski)


Cesarz (1978) Perandori Në vitin 1983 shtëpia, botuese njujorkeze Harcourt Brace Jovanovich nxori në anglisht Perandorin çka e futi Kapushçinjskin në klasikën e letërsisë botërore. Në vitin 1999 u botua për herë të parë edhe në shqip

Hajle Selasje me kanakaren e vet konen Lulu

Perandori është një

Photo: Family Archive

shndërrohet shpesh në poezi dhe aforizëm. Një tablo kapitale. (John Updike)

Për Haile Selasje

kam pasur simpati të madhe. Në vitet 1960-‘62 Afrika ishte një kontinent i trazuar, në prag të një lufte të madhe brendakontinentale. Uniteti i Afrikës u arrit të shpëtohet falë pikërisht Perandorit, autoritetit të tij, seriozitetit, maturisë së tij. Unë atë e kam vlerësuar lart, dhe e vlerësoj, dhe ky nuk është libër për Perandorin. Është libër për njerëzit e oborrit, për o që i shërbejnë devotshëm një pushteti çfarëdo vetëm e vetëm për të realizuar karrierat vetjake politike. Ky libër është edhe për atë sesi politika i denatyron njerëzit, sesi ajo korrupton mendimin dhe ndërgjegjen e tyre, sesi rrënon personalitetin. Ky është një libër mbi natyrën shkatërruese kancerogjene të politikës dhe jo një libër mbi Perandorin. Në këtë libër ai nuk del asnjëherë, nuk shfaqet gjëkundi. Ky libër është akuzë për oportunistët, servilët, xhuxhmaxhuxhët që mbushin jetën politike. cek Talczewski, 1987)


„Podróże z Ryszardem Kapuścińskim- opowieści trzynastu tłumaczy”

(…) Poprosił, bym opowiedział o życiu w moim kraju. Nie udawał. Słuchał uważnie. Zwyczajnie i skromnie przyznał, że niewiele wie o Albanii i że ceni naszego pisarza Ismaila Kadare. Podarował mi wszystkie swoje książki, sugerując, że może najodpowiedniejsze dla albańskiego czytelnika byłoby „Imperium”. Przeczytałem wszystkie od deski do deski, największe wrażenie zrobił na mnie „Cesarz”. Dzwonię i proponuję właśnie tę książkę na początek. Autor nie ma nic przeciwko temu. Jeszcze w Polsce, gdzie pracowałem jako l ektor języka albańskiego na Uniwersytecie Mikołaja Kopernika, kończę przekład „Cesarza” i proszę o zgodę na kolejny- „Imperium”, który skończę już w Tiranie (…) „Udhëtime me Rishard Kapushçinjskin- rrëfimet e trembëdhjetë përkthyesve”

(…) Më kërkoi t’i tregoja për jetën në vendin tim. Nuk e bënte për mirësjellje. Dëgjonte vëmendshëm. Natyrshëm dhe modestisht pohoi se dinte pakogjë për Shqipërinë dhe se çmonte shkrimtarin tonë Ismail Kadare. Më dhuroi gjithë veprat e veta, duke sugjeruar se ndoshta më i përshtatshmi për lexuesin shqiptar do të ishte “Imperium”. I lexova gjithë librat që më dhuroi, përshtypje më të madhe më bëri libri “Perandori”. I telefonoj dhe i propozoj pikërisht atë për fillim. Autori nuk kishte asnjë kundërshtim. Ende në Poloni, ku punoja si lektor i gjuhës shqipe në Universitetin “Mikollaj Kopernik”, përfundoj përkthimin e “Perandori-t” dhe i kërkoj pëlqimin për “Imperium”, të cilin do ta përfundoja në Tiranë (...)


Imperium (1993) Imperium

Lenini - në BRSS janë derdhur mijëra monumente të të njëjtit kallëp

Photo: Ryszard Kapuściński

Imperium është përkthyer në 25 gjuhë, në Shqipëri libri është botuar tri herë

Kur në vitin 1985

nisi Pierestrojka në BRSS, e dija që duhej ta shkoja në gjurmët e librit Kirgizi zbret nga kali- tek republikat e përtej Kaukazit si dhe tek republikat aziatiko-qendrore të Bashkimit Sovjetik dhe të shkruaja çfarë kishte ndryshuar dhe çfarë po ndodhte për momentin. Me të mbërritur u ftillova se kjo kishte gjithsesi dimensionet e një fuqie të madhe, për rrjedhojë, linja e ngushtë që kisha përcaktuar nuk mjaftonte për të përshkruar mirë gjithçka. Vendosa të ndërmarr disa udhëtime të gjata nëpër BRSS. Udhëtova dy vjet me radhë- nga Bzheshça deri në Oqeanin Paqesor, nga veriu në jug deri në Dunshabe apo dhe Tashkent..

(Ryszard Kapuściński në faqen e internetit www.wyborcza.pl/kapuscinski)


(Nga teksti i A. Beqiraj, përfshirë në librin “Udhëtime me Rishard Kapushçinjskin- rrëfimet e 13 përkthyesve”. Libri është botuar në Poloni në vitin 2007 me rastin e 75 vjetorit të lindjes së shkrimtarit).

…E vizitova sërish në maj 1997. Më pyeti pa vonesë për familjen, për të afërmit në Shqipëri. “Ky kryeministri i ri bën përshtypje të mirë, apo jo?- më pyeti për Bashkim Finon, i cili atëkohë kishte rreth tre muaj në krye të qeverisë së stabilitetit…


Heban (1998) Heban

Në vitin 2000 Hebani u shpall libri i vitit në Francë, ndërsa autori i tij mori çmimin Prix Tropiques

Varfëria

në botën e sotme, në botën e zhvillimit të fuqishëm të komunikacionit, ndërlidhjes dhe mediave, me mekanizmin e krahasimit që vepron fuqishëm, shkakton ndjesinë e një frustracioni të llahtarshëm, bjerrjen e shpresës, ndjesinë e dëshpërimit dhe tërbimit.

Fot. Ryszard Kapuściński /Estate of Ryszard Kapuściński

(Ryszard Kapuściński, Rwący nurt historii [Rryma rrëmbyese e historisë. Shënime për shekujt XX dhe XXI])

Fëmijë, gra e burra - të arratisur nga Sudani Jugor dhe të sistemuar në kampin e refugjatëve.


Autoportret reportera (2003) Autoportreti i reporterit

Fot. Ryszard Kapuściński/ Estate of Ryszard Kapuściński

Para udhëtimit

Reporteri

punon me parimin e baterisë; karikohet, mbledh, përthith në vetvete gjithë këtë realitet, akumulon material, në këto momente, pra, nuk ka kohë të shkruajë (...) Sepse udhëtimi është kohë mjaft e vyer, situata e udhëtimit është tepër e vlefshme për t’u për shkruar.

(Ryszard Kapuściński)

Ky libër - që në Poloni e quajnë - biblën e gazetarisë, është botuar në italisht, frëngjisht, greqisht,ukrainisht dhe suedisht


Podróże z Herodotem (2004) Udhëtime me Herodotin e njëzet gjuhë. Këto kohë u botua edhe në Shqipëri Fot. Arkivi familjar

Mali Kilimanxharo 1963

Hollë-hollë nuk e dimë çfarë e tërheq njeriun drejt botës. Kërshëria? Uria e përjetimeve? Nevoja e mahnitjes së ngamotshme? Njeriu që pushon së çudituri mbetet bosh, me shpirt të tharë. Tek njeriu që mendon se gjithçka ka ngjarë dhe atë nuk mund ta çudisë më kurrgjë ka vdekur ajo që është sublimja - bukuria e jetës. Herodoti është e kundërta e tij. Në lëvizje, përthithës, një nomad i palodhur, plot plane, ide, hipoteza. Përherë në udhëtim. Madje edhe atëherë kur është në shtëpi (ku gjendet shtëpia e tij?), ose sapo është kthyer nga ndonjë ekspeditë, ose është duke u bërë gati për tjetrën. Udhëtimi si përpjekje dhe kërkim, si provë e njohjes së shumëçkaje - jetës, botës, vetvetes. (Ryszard Kapuściński, Udhëtime me Herodotin, nga kapitulli Qëndrojmë në terr, rrethuar me dritë.)


Ryszard Kapuściński (1932-2007) mbuloi vendet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine prej fundit të viteve’50 si korrespondent shëtitës i disa gazetave polake dhe agjencisë shtetërore të lajmeve PAP. Kur u kthye në Poloni kishte raportuar mbi 27 revolucione dhe grushte shteti, ishte burgosur 40 herë dhe u kishte mbijetuar katër dënimeve me vdekje duke qenë dëshmitar i fundit të regjimeve autokratike në Afrikë dhe dominimit kolonial të disa fuqive europiane. Tani përshëndetej si “Princi i Reportazhit”. “…Për t’u mbrojtur

nga provincionalizmi i kohës bëja ekspedita në botën e Herodotit. Greku im me përvojë, i mençur, m’u bë udhërrëfyes. Shtegtuam tok me vite. Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri-tjetrin- na ndante largësia e dy mijë e pesëqind vjetëve, por edhe një lloj tjetër distance që buron nga ndjenja ime e respektit- sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirë dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand…”.

Ky është libri i tretë i Ryszard Kapuściński në shqip pas “Perandori” dhe “Imperium”.


Prawa natury (2006) Ligjet e natyrës

* * * U largova aq shumë nga vetja sa tashmë për veten nuk di ç’të them

as për atë çka ndiej kur lagem nga shiu as kur shndërrohem përvëluar nga dielli nuk di të rigjej vetveten

të përshkruaj këtë trajtë ta emërtoj ta siguroj

Fot. Ryszard Kapuściński/ Estate of Ryszard Kapuściński

që ekziston

Premiera botërore e botimit të poezive të zgjedhura ka qenë në vitin 2004 në Udinen italiane, ndërsa katër vjet më vonë në Spanjë dhe Poloni


Lapidaria I-VI (1990, 1995, 1997, 2000, 2002, 2007)

Fot. Arkivi familjar

Lapidariumet I-VI Ryszard Kapuściński në studion e vet, në shtëpinë pranë rrugës Pustola, në lagjen varshaviane Wola, gjysma e dytë e viteve 80.

Njeriu nuk mendon me histori. Këtë sekondë jemi duke menduar për diçka, disa sekonda më vonë për tjetër gjë. Mendimi ynë është i fragmentarizuar. Shënimet që përbëjnë Lapidariumin janë dëshmi e këtij procesi. (…) Ky është një libër, të cilin mund ta hapësh në një faqe çfarëdo dhe mund ta ndërpresësh leximin gjithaq në një faqe çfarëdo. Lapidariumet përfaqësojnë një rrymë të veçantë, të palidhura me librat e mi të tjerë. Përbëjnë një lloj shënimi të gjendjes shpirtërore, hedhje (Ryszard Kapuściński në faqen e internetit www.wyborcza.pl/kapuscinski)

Të gjitha vëllimet e Lapidariumëve janë përkthyer në gjermanisht


Ten Inny (2006) Ky tjetri

Fot. Ryszard Kapuściński /Estate of Ryszard Kapuściński

Gjashtë trajtesa për Tjetrin pritën përkthimin në tetë gjuhë

Tek mendoj

për udhëtimet e mija të gjata anekënd botës, ndonjëherë më frontet, andrallat dhe kërcënimet, sesa me pasigurinë ngacmuese për llojin, cilësinë dhe ecurinë e takimit me të Tjerët, me njerëzit e tjerë, me të cilët ndeshesha diku gjatë rrugës. Sepse e dija se shumë, ndonjëherë ndoshta gjithçka, do të varej pikërisht nga kjo.

(Ryszard Kapuściński, Ky Tjetri, nga eseja

)


Rwący nurt historii. (2007) Zapiski o XX i XXI wieku

Rryma rrëmbyese e historisë. Shënime mbi shekujt XX dhe XXI

Fot. Ryszard Kapuściński /Estate of Ryszard Kapuściński

Hiroshima 1957

Përfundimet?

Për fat, të tilla nuk ka, sepse të gjithë jemi pjesëmarrës të një procesi historik që vijon, i cili zhvillohet dhe është mjaft i ndërlikuar, përbëhet nga kaq shumë elementë dhe kjo sesi do të vendosen këta elementë, si do të ndërveprojnë në të ardhmen, është krejt e paparashikueshme për këdo. Dështimi i futurologjisë dëshmoi se imagjinata jonë nuk e kap dot vrullin historik dhe transformimin e thellë, dëshmitarë dhe pjesëmarrës të së cilës jemi. (Ryszard Kapuściński)

Në vitin 2009 libri u botua në Itali


Spacer poranny (2009) Shëtitja e mëngjesit

Portat e kopshtit personal në Pole Mokotowskie

Skicimi nga Ryszard Kapuściński i shetitjes së përditshme.

Shëtitoren e Rishard Kapushçinjskit e dhanë për përdorim në qershor 2010. Krijimin e saj qysh në nisje e ka mbështetur Alicja Kapuścińska, e parë nga e djathta).

Fot. Piotr Król/KNOCKOUTDESIGN dhe Bożena Dudko

Varshava, Pole Mokotowskie, 1996

ka shënuar Warszawa, ul. Wawelska, stan 1990, kolona III, shtëpiza 6. Këtu kam banuar me prindërit dhe motrën në vitet 1946-1955. Kjo shtëpizë ka shpëtuar. Fot. Ryszard Kapuściński

Çohem në mëngjes,

pij kafe dhe dal për shëtitje. Është ora shtatë. Shkoj rrugës ku banoj - nga Prokuratorska, tek Wawelska...

(Ryszard Kapuściński, Shëtitja e mëngjesit)


Ryszard Ka kaluar 50 vjet

Kapuściński

në udhëtime reporteri.

Ka qenë në mbi 100 vende. Në mars 2001 në Meksikë bashkë me Nobelistin Gabriel Garcia Markez drejtonte kurset e gazetarëve të rinj të Amerikës Latine Fot. Arkivi familjar

Kapuściński

hë (siangliatisht, njisht, ne, në t, port (serurqi6) ngareze,

Librat e tij

janë përkthyer në 37 gjuhë (sipas rendit alfabetik polak) shqip, amharisht, anglisht, bjellorusisht, bullgarisht, kinezçe, kroatisht, gjisht, greqisht, gjeorgjisht, hebraisht, spanjisht, japonisht, në gjuhën katalone, koreane, lituane, në holandisht, gjermanisht, norvegjisht, persisht, portugalisht, rusisht, rumanisht, serbo-kroatisht (serbisht), sllovakisht, sllovenisht, suedisht, turqisht, ukrainisht, në gjuhën urdu, në gjuhën hungareze, vietnameze dhe italiane

(1956-2006)

I janë kushtuar

-

Varshavë, Teatri 6, 16 maj 2010. Varshavë, Teatri Polak, 13 maj 2011. Swietlana Aleksiejewicz me Jean Hatzfeld me përkthyesin e përkthyesin e saj Jerzy Czech tij Jacek Giszczak punojnë regjisorët Raul de la Fuente dhe Damian NenowFot. Bartosz Bobkowski/

mbështetet në librin” Edhe një ditë jetë”. Premiera e Agencja Gazeta

Fot. Filip Klimaszewski/ Agencja Gazeta

Librat e tij

janë përkthyer në 37 gjuhë (siVarshavë, Teatri Vulliamy në anglivipas rendit alfabetik polak) shqip, Ed amharisht, Dramatik, tin 1992 informoi sht, bjellorusisht, bullgarisht, kinezçe, kroatisht, 11 maj 2012. mbi kampet i i cili ështëbotën bashkëprodhim Liao Yiwu e përqëndrimit në Polonisë, Spanjës, Gjermanisë gjisht, greqisht, gjeorgjisht, hebraisht, spanjisht, Ballkan dhe Belgjikës. Fot. Przemek japonisht, në gjuhën katalone, koreane, lituane, në Wierzchowski/Agencja ershor Fot. „The Guardian” s 2001 në Meksikë Platige Image/Kanaki Films Gazeta holandisht, gjermanisht, norvegjisht, persisht, porqiraj (i me Nobelistin a) në tugalisht, rusisht, rumanisht, serbo-kroatisht (serl Garcia Markez esve të bisht), sllovakisht, sllovenisht, suedisht, turqinte kurset e injskit, veç të tjerash anëtar i PEN Klubit, i rëve të rinj të sht, ukrainisht, në gjuhën urdu, në gjuhën hungareze, Shoqatës Sociologjike Polake, European Academy od ës Latine vietnameze dhe italiane otëror të qytetiAssociation, i Varshavës InterSciences and Arts, Euro-Atlantic ivi familjar Letërsisë akordon çmimin ndërkombëtar Ryszard Kapuściński për national Parliament of Writers, anëtar i Lidhjes poreportazhin letrar. Fitues të deritanishëmKrakov, janë: Tetari në vitin lake të Artistëve Fotografë. 2010 Jean Hatzfeld për “Strategjia e antilopave”, Sllovacki, në 21 vitin qershor 2013. nuk Astrit (i 2011 Swietlana Aleksijewicz për librin “Lufta ka Beqiraj në dyti nga me e majta) në vetvete asgjë femërore”, vitin 2012 Liao Yiwu librin të cilëve i çmimit të në Botuesve dhe Librarëve Gjermanë mesin e përkthyesve të 60 “Kallauzi i të1994), vdekurve”, ndërsa më 2013 Vulliamy për të -(Lajpcig Prix d’Astrobale (ParisEd 1995), Princit Rishard Kapushçinjskit, të Elsa Asturias (Ovideo 2003), Brunon Kreisky pjesëmarrës (Vien 2004), Kongresit III Botëror të dhe Damian NenowMorante (Napoli 2005), shih listën e plotë në faqen e Përkthyesve të Letërsisë etë”. Premiera einternetit www.kapuscinski.info/lista-nagrod sionit e Rishard Kapushçinjskit e Polake përfaqësojnë dy agjenci: Liepman AG Literary Agency ane dhe me qendërFot. në Agnès Curih dhe që Książki mbulon Europën Perëndimore, Moyon/Instytut e temë dy Amerikat, Lindjen e Afërt dhe Japoninë dhe Agencja limi Literacka Puenta në Varshavë (mbulon Europën Qendrore dhe e përkthejnë mbi 60 orë ë bashkëprodhim i Lindore si dhe Azinë) panjës, Gjermanisë përkthyes – në gjuhën shqipe Astrit Beqiraj. is sës. është në dy portale caster, Kanaki Films me iniciativë të Komisionit Udhëtime me Ryszard interneti: es së Europian dhe UNDP (United Nations Development Kapuściński faqja zyrtare „Gazeta Wyborcza”: ti të Programme) si dhe të disa universiteteve europiane dhe personale të 27 përkthyesve të www.wyborcza.pl/kapuscinski PEN Kjo Klubit, i tij seri (veç të tjerësh nga ne. kërkimore një leksionesh me Rusia, temë dhe faqjaqendrave jozyrtare, e hapurmbahet nga fansat: an Academy od Japonia, Vietnami, Brazili, ibute të Kapuscinski Lectures. Qëllimi i tyre është thellimi www.kapuscinski.info SHBA dhederi Shqipëria), nga të ociation, ence dhe Interi dijes rreth zhvillimit, ndërsa tani lektorë cilat del portreti jo vetëm ar i Lidhjes pomidis të tjerëve kanë qenë iPaul Collier, Francois një shkrimtari të shquar, Bourguignon, princi Haakon por ngaedhe Norvegjia, i njeriutAndris të afërt, es: Autore e ekspozitës: Bożena Dudko Piebalgs, Dirk Messner, Simon Maxwell, mjeshtrit dhe Carl mikut Lancaster, Eveline Herfkens, Gisana Nadoba. Ideja e mbajtjes së rëve Gjermanë leksioneve nënWojciechowska patronazhin e ndonjë personaliteti të Patrycja i Karolina 1995), Princit të Trawińska i tekstit: Astrit Beqiraj shquar është e rrënjosur në traditën anglosaksone. Kjo Vien 2004), Përkthimi Elsa është një mënyrë për të nderuar njerëz me kontribute të të në faqen Producentë e të ekspozitës: Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Poloveçanta në zhvillimin e një dege të caktuar nisë, Ambasada e Republikës së Polonisë në Tiranë, Instituti i Libritshkence në Kra- dhe grod kov kulture.

encës, ë Parla-

Krakov, Tetari Sllovacki, 21 qershor 2013. Astrit Beqiraj (i dyti nga e majta) në mesin e përkthyesve të Rishard Kapushçinjskit, pjesëmarrës të Kongresit III Botëror të Përkthyesve të Letërsisë Polake

Ka qenë Qysh prej vitit 2010

Trashëgiminë

Krijimtarinë e tij

Ryszard Kapuściński Prej vitit 2009

Për më tepër informacion mbi Kapuscinski Lectures: http://ec.europa.eu/development/ Studio services/events/kapuscinski/ Kozak

e Ryszard Falënderojmë Zonjat Alicja Kapuścińska dhe Rene Maisner për ndihmën dhe i jskit si të 27 përkthyesve të dhe materialeve nga arkivi familjar ë tjerësh nga Rusia, ietnami, Brazili, hqipëria), nga të portreti jo vetëm Varshavë, Pallati Kulturës dhe Shkencës,

Fot. Agnès Moyon/Instytut Książki

Krijimtarinë e tij

eVarshavë, përkthejnë mbi 60 13 maj Varshavë, Teatri 6, 16 maj 2010. Teatri Polak, 2011. Swietlana Aleksiejewicz me Jean Hatzfeld përkthyesin e përkthyes – nëme gjuhën shqipe Astrit Beqiraj. përkthyesin e saj Jerzy Czech tij Jacek Giszczak

Prej vitit 2009

Fot. Bartosz Bobkowski/

Varshavë, Te Jean Hatzfel tij Jacek Gi

Fot. Filip Klim Agencja Gazeta

Qysh p

akordon çm reportazhi 2010 Jean 2011 Swiet vetvete as “Kallauzi

Trashë

Agencja Gazetatë Komisionit me iniciativë Europian dhe UNDP (United Nations Development përfaqësoj Programme) si dhe të disa universiteteve europiane dhe me qendër qendrave kërkimore mbahetTeatri një seri leksionesh Ed meVulliamy temë në viVarshavë, dy Amerika Dramatik, tin 1992 informoi Kapuscinski Lectures. Qëllimi i tyre është thellimi Literacka 11 maj 2012. botën mbi kampet i dijes rreth zhvillimit, ndërsa deri tani lektorë Lindore si Liao Yiwu e përqëndrimit në midis të tjerëve kanë qenë Paul Collier, Francois Ballkan Fot. Przemek Bourguignon, princi Haakon nga Norvegjia, Andris Wierzchowski/Agencja Fot. „The Guardian” Gazeta Piebalgs, Dirk Messner, Simon Maxwell, Carl Lancaster, interneti: Eveline Herfkens, Gisana Nadoba. Ideja e mbajtjes së faqja zyrt leksioneve nën patronazhin e ndonjë personaliteti të www.wyborc shquar është e rrënjosur në traditën anglosaksone. Kjo dhe faqja është një prej mënyrë për të nderuar njerëz me kontribute Qysh vitit 2010 qyteti i Varshavëstë www.kapusc veçanta zhvillimin e një dege të caktuar shkence akordonnëçmimin ndërkombëtar Ryszard Kapuściński përdhe reportazhin letrar. Fitues të deritanishëm janë: në vitin kulture. 2010 Jean Hatzfeld për “Strategjia e antilopave”, në vitin Për më Swietlana tepër informacion mbi Kapuscinski Lectures: 2011 Aleksijewicz për librin “Lufta nuk ka në Autore e eksp http://ec.europa.eu/development/ vetvete asgjë femërore”, në vitin 2012 Liao Yiwu me librin services/events/kapuscinski/ “Kallauzi i të vdekurve”, ndërsa më 2013 Ed Vulliamy përPatrycja Traw Fot. Filip Klimaszewski/ Agencja Gazeta

Ryszar

Përkthimi i t

Trashëgiminë

Producentë të Ambasad

e Rishard Kapushçinjskit e nisë, përfaqësojnë dy agjenci: Liepman AG Literary Agency kov me qendër në Curih dhe që mbulon Europën Perëndimore, dy Amerikat, Lindjen e Afërt dhe Japoninë dhe Agencja Literacka Puenta në Varshavë (mbulon Europën Qendrore dhe Lindore si dhe Azinë) Varshavë, Pallati Kulturës dhe Shkencës,

12 maj 2011. Kumtesa e kryetarit të Parlaështë në dy portale Ryszard Kapuściński mentit Europian Jerzy Buzek

interneti: Fot.. EC/UNDP/PAH faqja zyrtare „Gazeta Wyborcza”: www.wyborcza.pl/kapuscinski dhe faqja jozyrtare, e hapur nga fansat: www.kapuscinski.info

Falënderojmë

dhe material

Autore e ekspozitës: Bożena Dudko Patrycja Trawińska i Karolina Wojciechowska Përkthimi i tekstit: Astrit Beqiraj Producentë të ekspozitës: Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Polonisë, Ambasada e Republikës së Polonisë në Tiranë, Instituti i Librit në Krakov

Studio Kozak


Mendoj me mirënjohje të thellë për librat që shkroi dhe me trishtim të madh për librat që nuk arriti t’i shkruajë. Shkrimtar i madh, njeri fisnik, shtegtar i palodhur i botës sonë të mahinitshme, por ngaherë të paqetë. Njeri, për të cilin llojlloj horizontesh të ngushta ekzistonin veç për atë që t’i kapërcente- me mendim, shpirt, shkrim. Visllava Shimborska, poete polake, fituese e çmimit Nobel në letërsi në vitin 1996

Ka qenë

frymëzim për autorë që shkruanin për politikën në gjithë botën dhe do të na mungojë shumë.

Timothy Garton Ash, historian britanik, shkrimtar dhe publicist

Nuk njoh asnjë,

i cili të mund të shkruante me kaq patos për Botën e Tretë. Sa herë që mësoja se Nobeli i jepej dikujt tjetër, provoja zhgënjim. Isha i sigurtë se Kapushçinjski do ta marrë këtë çmim.

Tomas Venclova, shkrimtar lituan, banon në Shtetet e Bashkuara të Amerikiës

Kur mësova

për vdekjen e Ryszard Kapuściński ndjeva se pata humbur mikun. Në të vërtetë dikë më tepër; personin tejmase të rëndësishëm në jetën time.

Fot. Ryszard Kapuściński /Estate of Ryszard Kapuściński

Margaret Atwood, shkrimtare kanadeze

Ryszard Kapuscinski - Poet of reportage  
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you