Aktiviteti i Bankës Botërore në Shqipëri, qershor 2010

Page 71

AKTIVITETET E IFC-së

SHËRBIME KËSHILLIMORE TË IFC-së Asistenca Teknike dhe Shërbimet Këshillimore të IFC-së përqendrohen në: • Shërbim këshillimor për subjektet e sektorit publik në infrastrukturë për të tërhequr pjesëmarrjen e sektorit privat (PSP) dhe për investime në sektorët e energjetikës, transportit, porte dhe ujësjellëskanalizime. • Kontribut për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe heqjen e pengesave administrative për investitorët përmes Shërbimit Këshillimor për Investimet e Huaja (FIAS) dhe lehtësimit të qasjes në drejtësi dhe financim përmes Projektit të Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjeve. • Asistencë Teknike për firmat në fushat e standardeve ndërkombëtare, drejtimit të brendshëm të shoqërive tregtare, riciklimit dhe hallkave të zinxhirit të ofertës (furnizimit).

PARTNERITETI PUBLIK-PRIVAT NË INFRASTRUKTURË IFC-ja ka nënshkruar dy kontrata për shërbime këshillimore me Bashkinë e Tiranës dhe Bashkinë e Durrësit dhe ka bërë një vlerësim paraprak, i cili analizon realizueshmërinë e përgjithshme të pjesëmarrjes së sektorit privat në sektorin e largimit dhe eliminimit të mbetjeve të ngurta në të dyja këto bashki. Vlerësimi paraprak identifikoi çështjet kryesore që lipset të trajtohen në mënyrë që të nxitet pjesëmarrja e sektorit privat në sektorin e administrimit të mbetjeve të ngurta në Tiranë dhe në Durrës, si edhe nevojën për ristrukturimin e sektorit dhe për reforma institucionale, rregullatore dhe ligjore. IFC-ja është në proces diskutimi për një mandat të mundshëm transaksioni PPP me njërën prej bashkive dhe ka në plan të vazhdojë diskutimet me palët e interesit lidhur me nevojën për reformë në sektorin e administrimit të mbetjeve të ngurta dhe për integrim të mëtejshëm mes nismave të ndryshme që synojnë mbështetjen e punës bashkiake për përmirësimin e shërbimeve të administrimit të mbetjeve. Personat e kontaktit Ariana Progri

Përgjegjëse për Projektet në Infrastrukturë, IFC Shqipëri Tel: 355 42 231401; Faks: 355 42 231260 e-mail aprogri@ifc.org

Elona Cela

Analiste Biznesi, IFC Shqipëri Tel: 355 42 231401; Faks: 355 42 231260 e-mail ecela@ifc.org

69


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.