Issuu on Google+

Botimi i Bashkisë Korçë REVISTA SHTATOR-TETOR 2012

Vjeshtë 2012

KORÇA

Foto: Albert Cmeta

NJË HAP PËRPARA

fal as

Në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë Korça e hijeshuar Sheshi para Katedrales dhe Zona Këmbësore drejt përfundimit Sheshi para Katedrales 4735 m2 shtrim me pllaka Trotuar me gjerësi 5 m Korsi për biçikletat Shkallë guri Shtrim i rrjetit të tubacioneve nëntokësore Ndriçim bashkëkohor Shatërvanë modernë Mbjellje pemësh dekorative

2

Së shpejti qyteti i Korçës do të ketë një qendër më fytyrë europiane. Punimet për rikonstruksionin e Sheshit para Katedrales dhe ndërtimin e Zonës së re Këmbësore përgjatë Bulevardit Shën Gjergji janë tashmë drejt përfundimit. Qytetarët e Korçës janë entuziastë për këtë transformim të qendrës së qytetit, e cila veç vlerës estetike përmirëson ndjeshëm funksionalitetin e kësaj pjese qëndrore të qytetit të Korçës duke krijuar më shumë hapësira për kalimtarët. Punimet do të përfundojnë në muajin nëntor dukë bërë që qendra të jetë një dhuratë e bukur për qytetarët korçarë në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Zona Këmbësore

Shtrim me pllaka cilësore guri Pasqyra ujore pranë Monumentit të Ushtarit të Panjohur Rikonstruksion i plotë i ndriçimit publik Rikonstruksioni i pjesshëm i kanalizimeve Shtrim i rrjetit të tubacioneve nëntokësore

Ndriçuesit e rinj tek Zona Këmbësore

Pasqyra ujore tek Ushtari i Panjohur

Dita pa makina

Bashkia Korçë në Ditën Botërore pa Makina, organizoi një veprimtari në bashkëpunim me institucione dhe aktorë të ndryshëm në qytet me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për përdorimin e kufizuar të automjeteve dhe përdorimin e mjeteve alternative për transportin, miqësore me mjedisin. Veç paradës së këmbësorëve dhe biçikletave përgjatë Bulevardit Republika deri në qendër të Parkut Rinia nga nxënës të shkollës së mesme Ymer Dishnica, u çel edhe një ekspozitë pikture me këtë tema-tikë nga nxënësit e Shkollës 9-vjeçare Sevasti Qirjazi.

Lëre makinën, merr biçikletën 

Në Zonën e re Këmbësore të qytetit të Korçës maturantë të shkollës së mesme “Raqi Qirinxhi” në Korçë kanë organizuar një manifestim sensibilizues nën moton “Lëre makinën, merr biçikletën”. Ky manifestim kishte për qëllim sensibilizimin e qytetarëve për një qytet më të pastër me më shumë hapësira për këmbësorët.

3

Përkujdesje për moshën e tretë 1 Tetori Dita Botërore e të Moshuarve 1 Tetori, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është shpallur si Dita Botërore e të Moshuarve. Në kuadër të kësaj dite shtete të ndryshme zbatojnë programe, të cilat synojnë evidentimin dhe trajtimin e problemeve të moshës së tretë. Bashkia e Korçës vazhdimisht ka treguar kujdes për këtë grupmoshë duke hartuar politika dhe duke zbatuar projekte në drejtim të krijimit të lehtësive për përmirësimin e jetës së tyre.

Korçës i shtohen dy Qendra të reja Komunitare për të moshuarit Pas hapjes të dy Qëndrave të para Komunitare për moshën e tretë, një në lagjen 12 dhe tjetra në një nga lagjet periferike të qytetit, Bashkia Korçë i dha mundësinë edhe të moshuarve të Lagjeve 10 dhe 17 të qytetit frekuentojnë dhe të përfitojnë këto shërbime në dy qëndra të reja me kushte moderne të çelura për ta. Tre vjet me parë si rezultat i një iniciative të bashkisë, u çelen dy qëndrat e para komunitare për të moshuarit në qytetin e Korçës në kuadër të programit “Qyteti Social”. Të moshuarve që frekuentojnë këto qëndra, ju ofrohet nga bashkia e qytetit një mundësi për të kaluar kohën me njëri-tjetrin, duke shijuar shtypin e ditës, kafe dhe çaj që ofrohet falas çdo ditë për ta. 4

Të tjera shërbime për të moshuarit në qytetin e Korçës

Qendra për Përkujdesje ndaj të Moshuarve “Fondacioni Kenedi”

Qendra për Përkujdesje ndaj të Moshuarve, (Fondacioni Kenedi) ka filluar aktivitetin e saj në vititn 2001. Në fillim të projektit të Klinikës Kenedi, shërbimi kryesor ka qënë ndihma në shtëpi për të moshuarit me probleme të ndryshme shëndetsore. Në vitin 2007 projekti ndryshon përsëri formën e tij kur qëndra ditore për të moshuarit mbyllet dhe shërbimet për klientin kalojnë përsëri në shtëpitë e tyre. Në këto shërbime pregatitet dreka, ofrohet një vakt i ngrohtë ushqimor si dhe është vënë në dispozicion një ambjent i veçantë për pastrimin e rrobave. Qendra për Përkujdesje ndaj të Moshuarve është një qendër gjithëpërfshirëse, e cila ofron shërbime të ndryshme sociale për të moshuar në nevojë.

Shërbimet që Ofron Qendra për Përkujdesje ndaj të Moshuarve: • • • • • • • • • • •

Shërbimi i drekës në shtëpi. Kujdes individual ne shtëpite ku ata jetojnë. Pastrim shtëpie (larja e enëve, gatim, punët e përditshme në shtëpi etj.) Kryerja e pazarit. Kryerja e pagesës së faturave. Ndihmë në ruajtjen e higjenës vetjake, larja e rrobave personale në mjediset e fondacionit. Shërbim mjekësor. Ndërmjetësim në rastet kur të moshuarit kanë probleme shëndetesore. Këshillim social. Ndërmjetësim me strukturat shtetërore, familjare dhe me komunitetin. Transport me makinë.

Rezidenca për të moshuar “Vila Kenedi”

Për herë të parë në qytetin e Korçës është ndërtuar dhe ka filluar nga funksionimi Rezidenca për të moshuar “Vila Kenedi”. Vila gjendet në kodrat e qytetit, duke ofruar kushte shumë të mira dhe një shërbim për tu admiruar. Aktualisht pranë vilës janë akomoduar 12 të moshuar, shumica e të cilëve janë të braktisur nga familja e shoqëria, të moshuar që kanë qënë prej vitesh përfitues të shërbimit në shtëpi të Fondacionit Kenedi.

Aktivitete të tjera të Fondacionit Kenedi • • • • • •

Kujdes klinik në shtëpi, me infermierë dhe fizioterapistë që kujdesen për persona të sëmurë. Klasa të veçanta për fëmijët me aftësi të kufizuara. Qendër Rezidenciale për vajza që vijnë nga situata abusive dhe në rrezik trafikimi (që nga viti 2004). Qendër Ditorë për fëmijët e rrugës dhe për fëmijët që vijnë nga familje me probleme social-ekonomike. (Në qendër për momentin numërohen 25fëmijë). Qendra Komunitare Ditore në bashkëpunim me Bashkinë Korçë Në bashkëpunim më Bashkinë Korçë, më fonde të UNDP ky fondacion është duke ndërtuar strehëzën e parë për gratë dhe fëmijët e dhunuar në qytet. 5

Përmirësohet sistemi i grumbullimit të mbetjeve të ngurta në Lagjet 11 dhe 12 të qytetit të Korçës Në kuadër të Projektit për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta në Shqipërinë Juglindore, familjet e Lagjeve 11 dhe 12 të qytetit të Korçës do të pajisen shumë shpejt me nga 2 kosha plastikë, me kapacitet 120 litra seicili, për grumbullimin e ndarë të mbeturinave organike dhe mbeturinave të riciklueshme. Këto kosha do të shpërndahen falas në familjet e këtyre lagjeve dhe largimi i mbeturinave të ndara do të bëhet në ditë të caktuara të javës. Para fillimit të shpërndarjes së koshave në familjet e këtyre lagjeve, do të bëhet një punë paraprake informuese me banorët, për mënyrën e funksionimit të këtij sistemi të ri të grumbullimit dhe përpunimit të mbeturinave. Sasia e koshave që tashmë kanë mbërritur në qytetin e Korçës është 2500, prej të cilave 1250 me kapak gri për mbetjet organike dhe 1250 me kapak të verdhë për mbetjet e riciklueshme. Lartesia e koshit me gjithe kapak eshte 94.5 cm, gjeresia ballore 50,5 cm dhe gjeresia anesore 49 cm. Për riciklimin e mbeturinave të grumbulluara në vazhdim të këtij projekti është menduar që të përfshihen shoqatat rome të ricikluesve, të cilat jane të trajnuara me pare nga projekti SIDA. Koshat familjarë për Lagjet 11-12

Administrimi i Mbetjeve të Qarkut Korçë Shoqëria Aksionere ”Administrimi i Mbetjeve të Qarkut Korçë” (KRWM sh.a) u themelua në 5 qershor 2008, duke bashkuar vullnetin e 28 administratave lokale për ndërtimin e një sistemi të përbashkët për menaxhimin e mbetjeve të ngurta në Qarkun e Korçës. 28 bashkitë dhe komunat, aksionere të Shoqërisë, mbulojnë një popullsi prej rreth 307 000 banorë. Aksionet e secilit aksioner u përllogaritën në përpjestim të drejtë me popullsinë përkatëse në secilën bashki apo komunë. Veprimtaria e Shoqërisë përfshin mbledhjen, transportimin, administrimin dhe depozitimin e: 1. Mbetjeve bashkiake dhe komunale; 2. Mbetjeve industriale; 3. Mbetjeve te spitaleve; 4. Mbetjeve të ndërtimeve; 5. Mbetjeve të sistemit të ujrave të zeza, kanalizimit dhe rezervuarve 6. Mbetjeve bujqësore dhe mbetjeve blegtorale 7. Mbetjeve voluminoze bashkiake dhe komunale 6

Për grumbullimin e mbeturinave qytetit të Korçës i shtohen: 2500 kazanë me kapacitet 120 litra 120 kazanë me kapacitet 240 litra 43 kosha publikë me kapacitet 40 litra 125 kosha me katër ndarje për shkollat e qytetit

Projekti për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta në Shqipërinë Juglindore Për të përmirësuar situatën mjedisore dhe për të ndërtuar një vend depozitim sanitar, Bashkia Korçë ndërmori një nismë për të kërkuar mbështetje financiare nga qeveria gjermane. Në vitin 2003 Banka Gjermane për Zhvillim KFW, filloi financimin e projektit Solid Waste Management SouthEast Albania, me investitor Bashkinë Korçë, duke angazhuar konsortiumin IGIP - HUK - IU për kryerjen e studimeve të nevojshme për ndërtimin e një vend depozitimi sanitar (landfill). Në vitin 2005 përfundoi faza studimore e projektit dhe u realizua Studimi i Fizibilitetit, i cili parashikoi ndërtimin e një vend depozitimi qëndror në afërsi të fshat Maliqit. Gjatë Fazës Ndërlidhëse të Projektit që zgjati nga 2008 – 2009, u bënë përllogaritje të detajuara dhe u përgatitën raporte teknike lidhur me planifikimin e menaxhimit të mbetjeve, kostot dhe financimin, hartimin e projektit të vend depozitimit qëndror në Maliq, organizimin dhe zbatimin e masave të menjëhershme, si dhe u realizua krijimi zyrtar i nje Shoqërie (KRWM sh.a), e cila mori ligjërisht përgjegjësitë dhe kompetencat për të kryer menaxhimin e mbetjeve në Qarkun e Korçës. Kostoja e përgjithshme e Projektit për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta në Shqipërinë Juglindore kap vlerën 12.5 milion euro, prej të cilave në fazën e parë të zbatimit do të investohen 2 milion euro, të dhëna në formë granti nga Banka Gjermane për Zhvillim KFW. 7

Çelja e vitit të ri shkollor

Përfundon rikonstruksioni i Shkollës 9 – vjeçare “Sotir Gurra”

Kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e shkollës 9 - vjeçare “Sotir Gurra” në qytetin e Korçës. Punimet kanë përfshirë rikonstruksionin e plotë të çatisë, rikonstruksionin e plotë të sipërfaqeve me pllaka, rikonstruksionin e plotë të suvave të shkollës brenda dhe jashtë saj, zëvendësimin e të gjitha dyerve dhe dritareve, këto të fundit me dopjo xham, rikonstruksionin e rrjetit elektrik dhe të ndriçimit të shkollës, rikonstruksionin e plotë të banjave dhe shtimin e dy banjave të reja, rikonstruksionin e plotë të palestrës së shkollës dhe ndërtim e pajisje të dhomave të dusheve dhe dhomave të veshjes, ndërtim të rrjetit të ngrohjes së brendshme dhe vendosje e kaldajës, ndërtim i shkallëve të emergjencës (2 palë), instalim i sistemit të rrufe pritësve, instalim i sistemeve të sigurisë nga zjarri, etj. Momentalisht Bashkia Korçë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane po mundësojnë sjelljen e një sasie të konsiderueshme baze materiale për shkollën, e cila pritet të vijë shumë shpejt. Pas kompletimit me bazën materiale, nxënësit do të hyjnë në shkollën tërësisht të rikonstruktuar me kushte bashkëkohore. Projekti për rikonstruksionin e shkollës “Sotir Gurra” u mbështet nga Ambasada Amerikane, Fituese e tenderit ndërkombetar të zhvilluar për realizimin e punimeve ishte kompania ndërkombëtare SKE.

Dhurohen libra dhe mjete mësimore për nxënësit në nevojë

8

Nxënësit e arsimit parauniversitar të qytetit të Korçës kanë filluar vitin e ri shkollor. Urimin për nxënësit dhe mësuesit e qytetit të Korçës kryebashkiaku Niko Peleshi e ka përcjellë në ceremoninë e organizuar me këtë rast në shkollën e mesme Raqi Qirinxhi. Në fjalën e tij kryebashkiaku ka theksuar rëndësinë e një arsimimi cilësor duke e parë atë si domosdoshmëri për zhvillimin perspektiv të qytetit dhe të vendit tonë.

Po me rastin e çeljes së vitit të ri shkollor, Bashkia Korçë ka dhuruar libra për 150 fëmijë, nxënës të shkollave 9vjeçare të qytetit të Korçës si dhe 60 paketa me mjete mësimore për fëmijë të cilët vijnë nga familje në nevojë, kryesisht nxënës të shkollave periferike të qytetit të Korçës. Kjo paketë modeste ndihme, është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të bashkisë së qytetit për të ndihmuar dhe mbështetur fëmijët e familjeve në vështirësi ekonomike, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet jashtë bankave të shkollës.

70 të rinj punojnës gjatë verës pranë Bashkisë Korçë Për të pestin vit rradhazi, në kuadër të programit “Qyteti Mbështet të Rinjtë”, Bashkia Korçë ka punësuar sezonalisht të rinj korçarë, studentë në universitetet brenda dhe jashtë vendit. Prej datës 1 gusht- 3 shtator rreth 70 studentë kanë dhanë kontributin e tyre dhe kanë marë eksperiencat e nevojshme pranë zyrave të Bashkisë Korçë. Suksesi i këtij projekti vjen edhe si rezultat i interesimit gjithnjë në rritje të studenteve për të qënë aktivë dhe për tu përfshirë në proceset vendimarrëse të pushtetit vendor. Në nje ceremoni të veçantë në përfundim të projektit studentëve u janë shpërndarë edhe çertifikatat e vlerësimit për kontributin e tyre pranë bashkisë së qytetit.

SOCIALE Bashkia Korçë firmos Memorandumin për Mbrojtjen nga Diskriminimi Kryebashkiaku Niko Peleshi ka pritur në bashkinë e qytetit znj. Irma Burda komisionere kundër diskriminimit. Në takimin e zhvilluar ai ka nënshkruar Memorandumin për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Qëllimi i këtij Memorandumi është bashkërendimi i ndërsjelltë i veprimtarisë institucionale të punës midis Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Bashkisë Korçë, me qëllim ndjekjen, kujdesjen, garantimin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore duke marrë në konsideratë realizimin e interesit më të lartë të qytetarit, për marrjen pjesë në jetën publike, si dhe mbrojtjen në mënyrë efektive nga diskriminimi apo çdo formë sjellje që nxit diskriminimin, në funksion të respektimit dhe zbatimit të Kushtetutës, ligjit nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” dhe legjislacionit në fuqi.

Korça promovon pjesëmarrjen aktive të të rinjve Rreth 50 të rinj të qytetit të Korçës, studentë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit Fan S. Noli, nxënës të shkollës së mesme Raqi Qirinxhi dhe të Kolegjit Preka, si dhe të rinj punëkërkues nga Panairi i Punës 2012, u bënë pjesë e projektit Promovimi i angazhimit qytetar tek të rinjtë në Shqipëri. Kontributi i të rinjve, pjesë e këtij projekti, u fokusua në promovimin e angazhimit qytetar nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes të të rinjve në jetën komunitare. Projekti përfshiu aktivitete që synonin ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në fushën e pjesëmarrjes aktive, realizimin e praktikave të angazhimit komunitar, shkëmbimin e eksperiencave, krijimin e partneriteteve me institucione dhe organizata lokale si dhe nxitjen e nismave rinore vullnetare. Rezultat direkt i projektit ishte organizimi i nismës vullnetare të grupit të të rinjve “I dua fëmijët, e dua Korçën”. Kjo nismë përfshiu fushatën për ngritje fondesh në ndihmë të fëmijëve të Shtëpisë së Foshnjës dhe të fëmijëve të Qendrës “Shërbimet Sociale Bethani” si dhe ditën e hapur artistike me rastin e 24 tetorit, Çlirimit të Korçës. Fondet e mbledhuar për këtë qëllim u krijuan duke filluar nga një kuotë bazë e gjeneruar nga të rinjtë e përfshirë në këtë nismë dhe më pas nga kontributi vullnetar i qytetarëve të Korçës. Korça është një nga qytetet zbatuese të projektit Promovimi i angazhimit qytetar tek të rinjtë në Shqipëri. Ky projekt zbatohet nga OSBE, Prezenca në Shqipëri për një periudhë 6 mujore (Qershor-Nëntor) dhe përfshin qytetin e Durrësit dhe të Korçës.

9

Çdo të mërkurë

Qershor - Shtator 2012 Festivali i ushqimit ishte projekti më i veçantë i sezonit veror i cili ofroi mundësi për të gjithë qytetarët korçare për të shijuar ofertat promocionale të restoranteve dhe picerive në Korçë dhe rrethinat e saj. Që nga 3 qershori dhe deri në shtator, çdo të mërkurë, qytetarët e Korçës dhe vizitorët e shumtë vendas dhe të huaj patën mundësinë të shijonin ofertat e lira promocionale në pjesën më të madhe të restoranteve dhe picerive që u bënë pjesë e Festivalit të Ushqimit. Rreth 30 restorante, taverna dhe piceri ofruan menutë e tyre speciale të mërkurave, me çmime promocionale. Qëllimi i këtij projekti ishte para së gjithash gjallërimi i jetës në qytet dhe ofrimi i mundësive për qytetarët korçarë dhe vizitorët për të shijuar piceritë dhe restorantet e qytetit dhe rrethinave me çmime më të lira. Nga ana tjetër Festivali i Ushqimit pati impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e xhiros për restorantet dhe piceritë e përfshira në projekt si edhe për promovimin e kuzhinës tradicionale. Ky projekt u implementua dhe monitorua nga Bashkia Korçë me mbështetjen e GIZ – EDEP. 10

5000 menu të shitura Rreth 30 milion lekë xhiro e shtuar për biznesin lokal Lista e restoranteve pjesëmarrëse Life Gallery Vila Cofiel Restorant Konti Restorant Princ Park Taverna Peshku Spase Taverna Vasili Shtëpia Voskopojare Restorant ABC Restorant Shendellia Taverna Qilari Taverna Andoneta Boboshticë Taverna Tomas Boboshticë Taverna Troja Boboshticë Taverna Teo Kamenicë Hotel Dardha

Lista e picerive dhe birrarive pjesëmarrëse Birrari Panda Birrari Korça Birrari Skënderbeu Birrari Kristal Piceri Antik Piceri Corner Piceri Dora Piceri Le Blanc Piceri Ekspres Hallall Piceri Palermo Piceri Romea Piceri Venecia Piceri 4 Stinet Theo Zoi Mik - Mak Na ndihmuan për arritjen e suksesit: • Restorantet dhe piceritë që bashkëpunuan me ne në mbarëvajtjen e projektit • Qytetarët e Korçës dhe vizitorët e shumtë që u informuan dhe përfituan nga ofertat e Festivalit të Ushqimit

Sondazhet

Me Festivalin e Ushqimit synuam: • Gjallërimin e jetës në qytetin e Korçës dhe promovimin e vlerave të kuzhinës tradicionale • Pasurimin i kalendarit të eventeve verore të qytetit • Stimulimin e rritjes së xhiros të bisneseve lokale

Veç raportimit të përjavshëm për ecurinë e projektit, numrit të menuve të shituara dhe problematikës së hasur, bizneset pjesëmarrëse plotësuan dy pyetësorë në fillim dhe në fund të projektit. Pyetësori i parë kishte për qëllim të maste pritshmëritë e tyre për pjesëmarrjen në projekt, kurse pyetësori i dytë mati rezultatet e projektit në këndvështrimin e bisnesit si edhe predispozicionin e restoranteve për vijueshmërinë e tij edhe për vitet në vazhdim. 11

Vizito qytetin “Vizito qytetin” është projekti më i fundit që Bashkia Korçë, GIZ (Organizata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar) dhe DMO (Zyra e menaxhimit te destinacionit) është duke implementuar në fushën e turizmit. 20 atraksionet më domethënëse të qytetit janë përzgjedhur për të qenë pjesë e turit të qytetit. Pika me informacion përshkrues janë duke u vendosur para çdo objekti të përzgjedhur si dhe janë duke u rinovuar informacionet e pikave të informacionit turistik (i-points). Për më tepër, dy pika të reja të informacionit turistik i shtohen Korçës, një në hyrje të parkut dhe një pranë Pazarit të Korçës, duke bërë kështu më të plotë tablonë informative për çdo turist në qytetin e Korçës. Së shpejti Bashkia Korcë në bashkëpunim me partnerë që operojnë në fushën e turizmit do të zbatojë projektet: Paketat turistike, Suveniret e qytetit si dhe do të hartojë Guidën e re Turistike të qytetit të Korçës.

12

Panairi Kombëtar i Turizmit dhe Agrobiznesit Bashkia e qytetit mori pjesë në Panairin Kombëtar të Agrobiznesit dhe Turizmit në datat 20-24 shtator.Ky panair, i organizuar për herë të parë në Shqipëri, prezantoi produktet turistike dhe prodhimet ushqimore të qarqeve të Shqipërisë para tregut vendas dhe atij të eksportit. Panairi u organizua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me mbështetjen e organizatave që operojnë në fushën e turizmit. Bashkia Korçë prezantoi në panair produktet e veta turistike, duke u kthyer në një nga stendat më tërheqëse të panairit.



Projekte të reja në fushën e turizmit

Suveniret e qytetit Për herë të parë suveniret e qytetit do të jenë produkt i një konkursi kombëtar ku të rinj, artistë, arkitektë dhe artizanë do të ftohen të dizenjojnë suveniret e reja dhe të veçanta të qytetit të Korçës dhe rrethinave. Pika të reja të Informacionit Turistik në qytet Qytetit të Korcës shumë shpejt do t’i shtohen edhe dy pika të reja të Informacionit Turistik të pajisuar me harta . Këto pika do të pasqyrojnë edhe turin e qytetit si dhe atraksionet kryesore turistike në qytetin e Korçës. Paketat turistike Dy paketa turistike 3 ditore dhe 1 javore janë duke u përgatitur për të ofruar Korçën nga pikpamja turistike në tregun vendas dhe atë të huaj. Paketat do të prezantohen për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin. Guida Turistike e qytetit Është duke u rinovuar Guida Turistike e qytetit e cila do të pasurohet me informacione shtesë në fushën e turizmit, duke qënë takimi i parë i vizitorëve me qytetin e Korçës.

GIZ-EDEP: përmirësimi i cilësisë së jetës me projekte zhvillimi Në muajin tetor, në prani të ambasadores së Republikës së Gjermanisë në Tiranë, Carola Muller-Holtkemper, dhe gazetarëve të shumtë, përfaqësues të mediave të ndryshme në Shqipëri, GIZ në kuadrin e programit EDEP (programi gjerman për zhvillim ekonomik dhe nxitjen e punësimit), prezantoi ato çfarë janë realizuar në qarkun e Korçës. Një pjesë e mirë e këtyre projekteve, janë realizuar në bashkëpunim me Bashkinë Korçë. Prej disa vitesh me mbështetjen e GIZ-EDEP, në aspektin institucional është mbështetur ngritja e Drejtorisë për Zhvillimin Ekonomik, Marketing dhe Turizëm, (DZHEM) në bashki, promotore e një seri aktivitetesh, me synim kthimin e Korçës në destinacion për investime të huaja dhe turizëm. Në kuadrin e bashkëpunimit me GIZ, Bashkia Korçë ka implementuar projekte të tilla si “Panairi i Punës”, “Stop Informalitetit”, “Festivali i Ushqimit”, “Vizito qytetin”, realizimin e pikave të Informacionit Turistik etj. Ndërkohë po me GIZ, janë duke u implementuar projektet “Paketat turistike” dhe “Suveniret e qytetit”.

13

KORÇA, qyteti me shkollën Nuk është rastësore që qyteti i vlerave të spikatura në kulturë dhe arsim, qyteti i të parës shkollës shqipe të kishte edhe të parën shkollë të dancit në Shqipëri. Krijimi i kësaj shkolle daton me vitin 1931 periudhë gjatë së cilës në qytetin e Korçës kishte jetë të pasur kulturore. Një i ri korçar, Ilia Xherahu me një pasion të lindur për vallzimin, shkon në Francë për të ndjekur studimet në një nga shkollat më të mira të dancit. Mësuesit e Shkollës “Brodway Melodi” ku i riu korçar ndoqi studimet, Eleonor Pawell dhe Grigor Rogersqe, vlerësoheshin në atë kohë ndër kërcimtarët më të mirë në botë. Ata dalluan talentin dhe pasionin e të riut korçar, në mënyrë të veçantë për vallëzimin klasik. Pas përfundimit të shkollës, Xherahu mbrojti diplomën në Odhion të Athinës (për kategorinë amatore), ku fitoi dhe titullin e lartë Kampion i Dancit Modern në vitin 1931. Pas marrjes së këtij çmimi, Ilia Xherahu u kthye në Korçë ku bëri të mundur çeljen e shkollës së parë të dancit. Duke patur parasysh paragjykimet e asaj kohe në lidhje me frekuentimin e një shkolle të tillë, u caktuan vetëm dy ditë në javë në të cilat do të zhvilloheshin leksionet e dancit, të enjte dhe të diel. Shkolla e dancit në fillim ishte e vendosur në një sallë përbri Kinema “Majestic” dhe më pas në një sallë mbrapa Pallatit të Kulturës në qytet. Në këto leksione kryesisht merrnin pjesë vajza të reja shoqëruar nga prindërit si dhe kishte disa orë të veçanta për femijët. Shkolla vazhdoi gjatë në vitet para çlirimit për tu mbyllur në vitet e diktaturës kur vallëzimi u cilesua një formë argëtimi që u përkiste vetem të pasurve. Shoqata “Korça, Tradita, Progresi”, përkujtoi në vitin 1996 krijimin e shkollës së parë të Dancit në Korçë, me organizimin e një balloje me pjesëmarrjen e një numri të madh qytetarësh korçarë, krenarë për këtë traditë të bukur.

House of Art “Elvis”

14

Qëndra artistike House of Art “Elvis” u çel në Korçë , në Mars të vitit 2011. Aktiviteti i saj artistik e ka zanafillën tek Qëndra Kulturore “Mihal Grameno” pranë Pallatit të Kulturës, deri sa pasioni për koreografine dhe artin lindi nevojën e krijimit të një studioje artistike private, me hapësirë më të madhe e më moderne. Drejtori artistik i kësaj qëndre Bardhi Pojani, sëbashku me stafin e tij të perkushtuar, Blerta Belliu , Mateus Froku dhe Inomine Alex shprehen se dashuria për artin dhe pasioni për të punuar me të rinjtë e kësaj studioje i motivon për të punuar dhe për të përjetuar çdo ditë emocione tepër të veçanta. Eksperienca e artit koreografik, tashmë e konsoliduar prej 25 vitesh, rriti besimin dhe pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve pati rritje. Në kurset e dancit mësohen të gjitha llojet e tij nga klasikja deri tek danci latin, standart, modern,tradicional etj. Përveç kurseve të kërcimit, zhvillohet kursi i aktrimit dhe muzikës të cilat drejtohen nga specialistë të këtyre fushave. House of Art “Elvis” është organizatore e shumë spektakleve për fëmijë dhe të rrinj të zhvilluara në qarkun e korçës dhe më gjerë. Deri më sot shtëpia e artit “Elvis” ka zhvilluar katër spektakle me protagonistë fëmijët dhe të rinjtë që trajnohen në këtë qëndër. Këta të rinj marrin pjese ne te gjitha aktivitetet festive qe organizohen ne qytet si dhe kanë përfaqësuar denjësisht qytetin në shumë evente artistike jashtë tij duke përmendur disa prej tyre theksojmë: Festivalin e Këngδs në Shkodër, Festivali Ndërkombëtar Ylberi i Prishtinës ,Kosovë, Festivali i Folkut në Lushnjë , Festivali i të Rinjve Tiranë,koncerte në Maqedoni e Greqi , Festivali Rini Art ‘’Apolloni ‘’ Spektakli “Albania has Got a Talent” Tiranë etj.

e parë të dancit në Shqipëri Salla e kërcimit “Let’s Dance” E krijuar në maj të vitit 2008, nga dy koreografë të rinj por dhe mjaft të talentuar në qytetin e korcës Jonel & Ledia Asabella, Let’s Dance ka synuar me një rritje të vazhdueshme, majat e suksesit. Tashme prej kater vitesh me rradhe grupmosha te ndryshme frekuentojne regullisht kurset e dancit duke punuar ne grupe te ndryshme përkatësisht nga: 5-8 vj, 9-12vj, 13-16 vj dhe 20-40 vjec duke dhene keshtu ne total nje nr prej 80 nxenesish.Let’s Dance ka treguar vazhdimisht vlerat dhe cilesite e tij si grup, me pjesemarrjen e suksesshme ne shume aktivitete te ndryshme te rendesishme, dhe finalizimin e ketyre perpjekjeve ne dy koncerte recitale. Krahas te tjerash Let’s dance ka qene dhe zbatuese e projektit “Artistet e Vegjel” një bashkepunim ky i bashkise Korçë me Raiffeisen Bank per te promovuar talented e rejane kete fushe. Lets dance ka promovuar aftesite fale punes cilesore dhe te perkushtuar gje e cila i ka dhene mundesine nxenesve te kesaj sale kercimi per te marre pjese ne aktivitete te shumta te organizura brenda dhe jashte vendit si dhe e ka shnderuar ate ne nje nga trupat e kercimit me te kerkuara ne teatrin e qytetit te Korces. Lets Dance eshte pjesmarres i nje sere aktivitetesh te rendesishme te organizuara ne shqiperi dhe jo vetem si psh: Festivali Folkorik ne qytetin e Argos(Greqi) ku ishte dhe fitues i cmimit special.pjjesmarese ne te gjitha premierat e vena ne skene ne teatrin e Korces, Jonel dhe Ledia Asabella kane qene koreografet e Miss Korca 2011 dhe Mister Korca 2012 etj.Projektet e ardheshme per Jonelin dhe Ledian jane te shumta por pasioni dhe dashuria per kercimin rjedhimisht I bejne ata me kerkues ndaj punes se tyre duke dashur qe ne vazhdim te dyfishojne numurin e nxenesve si dhe te permiresojne cilesine artistike dhe koreografike.

ÇMIMET: Çmimi i parë ‘’Rini Art”, Apolloni Nivel i lartë Artistik ‘’Ylberi i Prishtinës‘’, Kosovë Performanca më e mirë “Festivali i të rinjve”,Tiranë Finalistë në “Albania has Got a Talent” Pjesmarrës në katër edicione të ‘’Rin Show’’ Korçë si dhe fitues të trupës më të mirë të baletit të rinjtë e tranjnuar në këtë qëndër. Çmimi i dytë në Festivali ndërkombëtar ‘’Dance and Play Games’’ Në planet e saj të afërta House of Art “Elvis” do të ketë një shtrirje më të gjerë duke menduar dhe në krijimin e një shkolle të mirefilltë koreografike. 15

KULTURË Teatri i Korçës në Festivalin Mbarëkombëtar të dramës shqipe Teatri profesionist i qytetit të Korçës “Andon Zako Çajupi” do të përfaqësohet në Festivalin Mbarëkombëtar të dramës shqipe që do të zhvillohet në Tiranë nga data 10-20 nëntor. Ky festival organizohet në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Trupa korçare do të paraqitet me veprën e mirënjohur të Mitrush Kutelit “E madhe gjëma e mëkatit”, e trajtuar si një monodramë nga regjisori Adonis Filipi dhe aktori Ligoraq Riza i cili është dhe interpretuesi i kësaj vepre. Me kërtë rol aktori Ligoraq Riza ka merituar Çmimin Aktori më i mirë në Festivalin e Aktrimit në Fier në vitin 2010.

Tetori Gjerman në Korçë Publiku artdashës korçar pati mundësinë të ndiqte një përformancë të veçantë artistike në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi”. Extreme Makeover: Culture Clash erdhi para publikut në një trajtë të veçantë mes baletit dhe aktrimit, nën interpretimin e artistes gjermane Katharina Maschenka Horn dhe me koreografi të Gjergj Prevazit. Katharina, një vajzë gjermane e cila përballet me sfidën më të madhe të jetës së saj. Shqipërinë! Në kërkim të identitetit të saj të ri Katharina përballet me dallime kulturore dhe situata në të cilat ajo me mënyrën e të menduarit dhe logjikën e saj gjermane nuk mund t’i kuptojë. Në këtë pjesë, ajo do të pësojë një transformim që do të ndryshojë jetën e saj përgjithmonë. Nga një gjermane në një shqiptare. Një vepër mbi përplasjen, përzierjen, por edhe çrrënjosjen e kulturave të ndryshme. Deri në çfarë mase ndikohet një person, kur përjeton kultura të ndryshme dhe angazhohet në to? A ka kjo një ndikim në konceptin e tij mbi botën dhe si ndikohet një kulturë nga njerëz të cilët vijnë nga jashtë kësaj shoqërie.

16

Skena për fëmijët Shfaqje me kukulla për vogëlushët korçarë

Për vogëlushët e qytetit të Korçës dhe rrethinave për dy jave rresht, trupa e Teatrit të Kukullave shfaqi pjesën teatrale Ina Patatina. Me autor dhe regjisor Ligoraq Riza, pjesa teatrale me kukulla përcolli tek vogëlushët mesazhin e konsumimit të ushqimeve të shëndetshme larg produkteve të konservuara. Formulimi muzikor i pjesës u realizuar nga Adrian Jorgji ndërsa për skenografinë dhe kostumet u kujdes piktori Anastas Kostandini.

Miss children

Për herë të parë në qytetin e Korçës është zhvilluar konkursi i bukurisë “Miss Children 2012”, i pari i këtij lloji në Shqipëri. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin nj�� numër i madh fëmijësh të bukur dhe të talentuar të qytetit, të cilët me inteligjencë dhe elegancë prezantuan veten në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” para moshatarëve dhe prindërve të tyre. Fëmija korçar më i bukur i vitit është shpallur 10 vjeçarja Jonada Bylykbashi. Organizatore e këtij aktiviteti të veçantë ishte agjencia e spektakleve “Korça Event”.

24 Tetori Festa e Çlirimit të Korçës

Pas parakalimit të bandës së qytetit përgjatë Bulevardit “Republika” festimet e organizuara nga Bashkia Korçë me rastin e 24 tetorit, ditës të clirimit të qytetit, kanë vazhduar në sallënTeatrin “Andon Zako Çajupi” ku veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe patrioteve të qytetit të Korçës janë mbledhur për të festuar këtë ditë të vecantë. Zv. kryetari i bashkisë, z. Sotiraq Filo i pranishëm në ceremoni, në fjalën e tij të rastit ka uruar përzemërsisht të gjithë qytetarët e Korçës dhe në mënyrë të veçantë veteranët dhe familjarët e dëshmorëve. Festimet janë shoqëruar edhe me një program muzikor me këngë patriotike interpretuar nga Kori Lira.

100 vjet pavarësi

Kalendari i aktiviteteve në qytetin e Korçës 9 Nëntor -Promovim i librit të arkitektit Pirro Thomo për arkitekturën e Korçës. Biblikoteka “Thimi Mitko”Korçë, ora 11:00 10 Nëntor -Shfaqje me foto dhe filmime nga Shqipëria e vitit 1913, realizuar nga kineastë francezë. “Teatri Andon Zako Çajupi” ora 18:00 18 Nëntor -Ekspozitë e koleksionisteve të rinj. Shtëpia Rumune, Zona Këmbësore, ora 18:00 19 Nëntor - Ekspozitë “Sporti korçar në 100 vjet”.Qendra Kuturore “Vangjush Mio” ora 18:00 22 Nëntor -Mbrëmje Poetike Patriotike. Teatri “Andon Zako Çajupi” ora 18:00 24 Nëntor -Shfaqje e dokumentarit për Hymnin e Flamurit dhe ceremonia për dhënien e Titullit Qytetar Nderi z.Pirro Milkani. Teatri “Andon Zako Çajupi”, ora 18:00 25 Nëntor -Shfaqja e monodramës “E madhe gjëma e mëkatit”. Teatri “Andon Zako Çajupi” ora 18:00 28 Nëntor -Koncerti i madh festiv. Sheshi para Katedrales, ora 11:00 -Ekspozitë fotografike “Korça në 100 vjet Pavarësi”. Muzeu Kombëtar i Arsimit, Zona Këmbësore, ora 12:00. -Koncert i violonçelistit Iliard Shaba, hedhje fishekzjarresh. Sheshi para Katedrales, ora 18.00 Çdo të diel të muajit nëntor - Koncert i Bandës së Qytetit tek Lulishtja “Themistokli Gërmenji”, ora 11:00.

17

Diplomatët Kryebashkiaku i Mitrovicës viziton Korçën Vizita e kreut të Bashkisë Mitrovicë erdhi si rezultati i marrëveshjes së binjakëzimit të dy qyteteve në Mitrovicë dhe ka patur si qëllim rritjen e bashkëpunimit Korçë – Mitrovicë, si qytete që kanë shumë elementë të përbashkët në aspektin e gjuhës, zakoneve dhe traditave. Në takimin e dy kryebashkiakëve u diskutua për shkëmbime në fusha të tilla si kultura, arti, tradita, shkëmbime eksperiencash përsa i përket punës dhe shërbimeve nga stafi i bashkive reciproke, rritje të numrit të koncerteve, ekspozitave në të dyja anët e kufirit si edhe hartimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta që çojnë në zhvillimin e ndërsjelltë.

Vizita e Prefektit të Verias në Bashkinë e Korçës Zv.Prefekti i Verias (Njësisë Rajonale të Imathias,Veria Greqi) ka kryer një vizitë në Bashkinë Korçë, ku është pritur në një takim nga kreu i bashkisë Niko Peleshi dhe stafi i tij. Në këtë takim zoti Karapanagiotidis ka falenderuar kryebashkiakun për pritjen e ngrohtë dhe shprehu konsideratën e tij për qytetin e Korçës, për të cilin kishte dëgjuar shumë edhe pse kjo ishte vizita e tij e parë . “Kjo vizitë ka për qëllim hapjen e rrugës së bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në përmirësimin dhe zhvillimin e jetës kulturore, turizmit, ekonomisë dhe bujqësisë të dy vendeve (Korçës dhe Verias)”- u shpreh zoti Kostas në fjalën e tij. 18

Meritojnë falenderimin tonë:

Deserve our gratitude:

• Qytetarët e Korçës për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin që po tregojnë gjatë kohës të punimeve që po kryhen në qendër të qytetit për rikonstruksionin e Sheshit para Katedrales dhe Bulevardit Shën Gjergji .

• Citizens of Korca for understanding and cooperation that are showing during the works being carried out in the city center for the reconstruction of the square before the Cathedral and St. George Boulevard.

• Fondin Shqiptaro - Amerikan të Zhvillimit, i cili financoi një pjesë të konsiderueshme të rikonstruksionit të Bulevardit Shën Gjergji.

• Albanian American Development Fund, which funded a significant portion of the reconstruction of St. George Boulevard.

• Fondacionin Kenedi për kontributin në përmirësimin e shërbimeve sociale për moshën e tretë në qytetin e Korçës.

• Kennedy Foundation for their contribution to the improvement of social services for the elderly in the city of Korca.

• Bankën Gjermane për Zhvillim KFW për mbështetjen financiare të Projektit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta.

• German Development Bank KFW for financial support of the Solid Waste Management Project.

• Ambasadën Amerikane në Tiranë për financimin e projektit për rikonstruksionin e shkollës “Sotir Gurra”.

• U.S. Embassy in Tirana for the fund of “Sotir Gura” school reconstruction project.

• Restorantet dhe piceritë pjesëmarrëse në Festivalin e Ushqimit.

• Restaurants that participated at the Food Festival.

• GIZ (Organizata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar) për mbështetjen në implementimin e projekteve në fushën e turizmit.

• GIZ (German International Cooperation Organization)for the support in the implementation of touristic projects. 19

Përgatitën: Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Informimit Qytetar Drejtoria e Marketingut të Qytetit Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Ndihmuan: Stafi i Bashkisë Korçë Qendra Kulturore “Vangjush Mio” Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Teatri “A.Z.Çajupi” Klubi Shumësportësh Foto ”Xhimi”

“Ndërtuam rrugë çdo ditë dhe rifituam kohën e humbur të 20 viteve. Menduam për qytetarët dhe hodhëm themelet e një qyteti social. Me aktivitete ndërkombëtare dhe festa të mëdha rizgjuam traditën dhe i rikthyem buzëqeshjen qytetit. Sepse unë besoj se Korça është e të gjithëve dhe e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të na bashkojë. Le të ecim të sigurt së bashku në rrugën e ndryshimit me ide dhe energji të reja. Jam i bindur se Korça 2015 do të jetë qyeti me infrastrukturën më moderne në Shqipëri, një model social dhe qëndër e rëndësishme e ekonomisë, kulturës dhe turizmit shqiptar.”

Design: Viliem Kurtulaj Shtypi:

Niko Peleshi

Mbështesni “Qyteti im”

Për më tepër informacion: Tel: 082 245755 e-mail: qyteti.im@bashkiakorce.gov.al bashkiko@albmail.com www.bashkiakorce.gov.al


Revista "Qyteti Im" Vjeshtë 2012