Shendeti reproduktiv-ligjerata per vit.II -te

Page 5

Shëndeti Riprodhues

• • •

Shëndeti riprodhues dhe të drejtat riprodhuese në Kosovë

Personeli i përfshirë në SHR duhet t’i nënshtrohet, trajnimit adekuat për shërbime paraklinike dhe klinike, dhe mbikëqyrjes së përmbushjes së misionit të shërbimeve të shëndetit riprodhues në Kosovë. Nivelet adekuate të financimit duhet të sigurohen përmes burimeve publike dhe/ose private, për të siguruar ofrimin e shërbimeve. Kjo politikë do të formojë gurthemlin për rregulla dhe ligje të ardhshme të cilat mbështesin të drejtat riprodhuese të meshkujve dhe femrave të Kosovës.

Pse shëndeti i grave është qështja më e rëndësishme në shëndetin riprodhues? Mortaliteti maternal dhe infantil reflekton qëndrimin e shoqërisë ndaj grupeve më vulnerabile të banorëve, grave, fëmijëve dhe njerëzve të varfër. Në themel të shkaqeve mjekësore të vdekjes së nënave dhe fëmijëve janë faktorët kulturor dhe socijal. Vdekja maternale dhe infantile është vetëm kapitulli i fundit i tregimit që fillon në jetën e hershme të femrës. Në shumë pjesë të botës, vajzat janë subjekt i diskriminimit sa i përket shpërndarjes së resurseve familijare dhe të drejtave për mbrojtje shëndetësore. Aty ku statusi i femrave është i ulët, nevojat e tyre shëndetësore, edukative dhe emocionale bëhen sekondare ndaj atyre të meshkujve. Studimet tregojnë që vajzat mund të mos kenë trajtim mjekësor kur ato janë të sëmura ose ato mund të marrin kujdes jo adekuat. Duke u bazuar në pozitën më të ulët qysh nga lindja, vajzat ngrëjnë të fundit dhe ngrëjnë më pak, tejngarkohen me punë dhe janë dobët të arsimuara dhe mund të vërtetojnë se kanë vleftë vetëm nëse lindin shumë fëmijë qysh nga mosha e re. Foshnjet të cilat përjetojnë vdekjen e nënës së tyre shumë rrallë mbijetojnë ditëlindjen e tyre të parë. Për fëmijët vajza, në shumë shoqëri humbja e nënës është posaçërisht katastrofale. Derisa vdekja e cilit do prind zvoglon mundësitë e fëmijëve të mbetur për të mbijetuar, humbja e nënës shumë më shpesh është më fatale për fëmijët vajza. 1.

Raporti në mes statusit të femrës dhe mortalitetit infantil

Rezultatet e studimeve qartë tregojnë për rëndësinë e edukimit të grave në shkallën mbijetesës së fëmijëve. Përderisa në mes edukimit të babait dhe shkallës së mortalitetit infantil është gjetur një korrelacion i vogël, edukimi i nënës ishte qartë i lidhur me shansat për mbijetesë të foshnjeve. Shkalla e mbijetesës së foshnjeve rritet në mënyrë sinjifikante me rritjen e nivelit të edukimit maternal. 2.

Raporti në mes statusit të femrës dhe mortalitetit maternal.

Sipas analizave (1999) të UNFPA DHSS, shkalla e mortalitetit maternal (SHMM) është 152 vdekje për 100.000 lindje. SHMM të Kosovës është dukshëm më e larta në Evropë. A. Rëndësia e kujdesit të mirë obstetrik: Shtatzënësia dhe lindja është periudhë me rrezik potencial. Edhe përkundër kujdesit të mirë antenatal, 15% të grave do të kenë komplikime gjatë lindjes, të cilat mund të kërkojnë kujdes obstetrik emergjent. Në të vërtetë, afro 600.000 gra vdesin në përgjithësi si rezultat i shkaqeve të ndërlidhura me shtatzënësinë dhe lindjen. Më tepër se 90% të këtyre vdekjeve ndodhin në vendet në zhvillim. Shumica e këtyre vdekjeve mund të shmangen nëse ndërmirren masat preventive dhe nëse kujdesi adekuat ka qenë në dispozicion. Komplikimet kryesore përfshijnë: • Hemorragjinë • Sepsën • Çrregullimet hipertenzive duke përfshirë eklampsinë

5


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.