Libri i abstrakteve

Page 55

Konferenca Ndërkombëtare e Farmacisë “ZHVILLIMET BASHKËKOHORE NË FARMACI”

LIBRI I ABSTRAKTEVE

CEFTRIAXONI SHKAKTON VDEKJEN TEK PACIJENTJA SHTATZËNË 33 VJEÇARE

Rezyme Ky raport është marrë nga një mjek përmes Agjencionit për Barna dh Pajisje Mjekësore të Serbisë, më 25 Prill 2012. Një paciente femër, 33 vjeçare, përdorte Azaran (INN: Ceftriaxone) 1000 mg, № 50, pluhur për tretjen e injeksioneve, i.v., 2 g në ditë, nga 14.04.2012 deri më 14.04.2012. Pacientja ishte në javën e tetë të shtatzënisë, e cila ndjente nevojë për urinim të shpeshtë, ndjente dhembje në rajonin lumbar dhe kishte ethe. Ajo ishte shtruar në spital. Parametrat laboratorik: C-proteinë reaktive 60, Fibrinogjen 6, Urinë: qeliza epiteliale, leukocite dhe proteinë. Më 25 prill 2012, një minutë pas marrjes së barnave, pacientes filloi t’i ndalej frymëmarrja, të humb vetëdijen, cianozë per-

iferike dhe qendrore, urinim dhe jashtëqitje. Pacientja dukej që vuante nga edema pulmonare acute si dhe ndërprerje urinimi. Si rezultat i kësaj është raportuar vdekja (reagimi serioz negativ i barnave). Historia mjekësore e pacientes: nuk është alergjike ndaj barnave. Në 4 vitet e fundit ishte trajtuar nga astma bronkiale (në përmirësim). Barnat shoqëruese: Buscopan (INN: butylscopolamine) dhe Sol. Natrii chloridi infundibile 0.9%. Raportuesi vlerësoi shkakun e marrëdhënieve në mes të barnave të dyshimta dhe ndodhive të cilat mund të kenë lidhje me këtë rast. Fjalë kyçe Ceftriaxoni, shtatzëni, vdekje

55


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.