Issuu on Google+

Faqe 7

“Gërdeci”, si i shërbyen gjeneralët Delijorgjit

Faqe 12-13

Zbulohen dosjet e zhdukura të Lidhjes së Shkrimtarëve Faqe 5

Zbardhet raporti i BE për plehrat, ligji kalon në Kuvend

Faqe 12-13

Cianur te tregu i Dinamos afër helmit shiten üshqime

Periferi

NGA ALBA MALLTEZI

Lumturia si objektiv politik Faqe 9

Që sot jemi edhe online www.shqiptarja.com

NR. I.

Lekë 20

E enjte, 4-11-2011

EKSKLUZIVE/ Akademiku jep 9 arsyet pse uron Shqiptarja.com në numrin e parë

Qosja: I thoni jo gënjeshtrave të qeverisë dhe të politikanëve “Jini të pavarur, i thoni ndal racizmit kulturor e fetar. Punoni edhe për shqiptarët jashtë vendit”

Lajmi

Editorial

Akademiku Rexhep Qosja shkruan ekskluzivisht për Shqiptarja.com në numrin e saj të parë. Në një analizë të gjatë ai analizon gjendjen jo vetëm të shtypit shqiptar të shkruar e viziv, por jep një panoramë të plotë edhe të gjendjes politike, ekonomike, kulturore e kombëtare. Akademiku Qosja tregon se çfarë pret nga Shqiptarja.com

Do të shkruajmë çka shikojmë N Në foto: Akademiku Rexhep Qosja

NGA REXHEP QOSJA

M

ediave shqiptare po u shtohet edhe një gazetë: po u shtohet Shqiptarja. Numri i mediave shqiptare - i gazetave, i televizioneve dhe i radiove sot është i madh, shumë i madh, por është i vogël, shqetësueshëm i vogël numri i mediave të pavarura, vërtet të pavarura. Për arsye të leverdive të ndryshme, të privilegjeve të ndryshme, të promovimeve të ndryshme politike e shoqërore; për arsye se ishin dhe vazhdojnë të jenë të shantazhuara - disa; për arsye se ishin dhe vazhdojnë të jenë të kërcënuara - disa të tjera; për arsye se janë të blera prej tajkunëve të regjimit - disa të treta, këto media janë kthyer në daulle të qeverisë, në daulle të grupeve të ndryshme a në daulle të anëve të ndryshme të interesit. Ato kanë shkelur dhe vazhdojnë të shkelin standardet profesionale dhe parimet elementare etike të profesionit të gazetarisë. Ato janë bërë media të tabloidi(oti)zuara, banale, që prodhojnë

Mesazhi

Faqe 9

Arvizu: Si duhet një gazetë e lirë NGA

ALEKSANDER ARVIZU AMBASADORI I SHBA

gënjeshtra, shpifje, mosdurim, urrejtje në jetën kombëtare. Ato janë bërë media që në thelb cenojnë interesat e përgjithshme shqiptare sot.

SHQIPTARJA.COM, LUFTË GËNJESHTRAVE

Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit të numrit të saj të parë, unë dua të uroj një gazetë të pavarur: një gazetë që nuk do t'i shërbejë kësaj a asaj partie, këtij a atij klani, kësaj a asaj krahine, kësaj a asaj feje, këtij a atij sekti. Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit të

QENDRIMI

numrit të saj të parë, unë dua të uroj një gazetë, vërtet, të pavarur: një gazetë që do t'u shërbejë gjithë qytetarëve të Shqipërisë, gjithë popullit shqiptar. Stafi i Shqiptares, i pajisur me përvojë të madhe në gazetarinë dhe në publicistikën e sotme shqiptare, është premtimi se Shqiptarja do të jetë, vërtet, e tillë: gazetë e pavarur, në të cilën do të... Vijon në faqen 67

OPOZITA

Deputeti i PD: Siç duket s’ka teserë PPSH-je

Malaj: S’më përfshinë në grupin e punës

Oketa: Keqardhje për kolegët që s’votuan Shehun

Prapaskenat e kongresit ndryshon 40% e Asamblesë

NGA ARBEN RROZHANI

G

azmend Oketa, deputet i Par tisë Dem-okratike, është rebeluar dje si rrallë ndonjëherë me votën e tij në parlament, ndaj qeverisë dhe personalisht ndaj vetë kryeministrit Sali Berisha. Ai

NGA A NILA BASHA

votoi kundër miratimit të importit të plehrave dhe pro kandidaturës së Sali Shehut në postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. "Për kandidaturën për kryetar të KLSH të zotit Sali Shehu vota ime ishte pro pasi së pari mendoj se Sali Shehu i plotëson të gjitha... Në faqe 5

NGA LULI PROGNI

K

ongresi i PS pritet të sjellë surpriza të reja për këtë forcë politike, por zgjedhja e forumeve drejtuese të partisë më të madhe në opozitë do të shoqërohet nga kontestime. Sipas burimeve bren-

da PS, do rinovohet 40 përqind e Asamblesë së PS, ndërkohë të gjithë eksponentët që nuk kanë qenë produktivë gjatë forumit të kaluar, do të duhet të largohen nga kjo strukturë. Orientimi i qartë i Ramës, është thithja e sa më shumë eksponentëve nga shoqëria civile... Në faqe 2-3

e sot po nxjerrim në treg për lexuesit Shqiptarja.com. Në këtë fillesë të gazetës më të re që po bie në duart tuaja nuk kam shumë për të thënë e për të shkruar, apo për të mos thënë më shumë sesa ato që do të gjeni brenda faqeve të kësaj gazete nga dita në ditë. Andaj që në krye të herës, dua t'ju them miqtë e mi se Shqiptarja.com që sot e keni në duart tuaja, do të jetë ndryshe. Nuk do t'ju harxhojmë ko- Do të jemi të hën tuaj të vyer balancuar dhe me lajmet që i objektiv; të shihni në kanale vërtetë dhe të ndryshme investigues; televizive, apo që për shkak të anë- të moralshëm sive politike pas- dhe pa qyrohen ndryshe dorashka edhe në median e shkruar. Ndaj do të përpiqemi që në rrugëtimin tonë të gjatë e pa kthim, do të jemi të balancuar dhe objektiv; të vërtetë dhe investigues; të moralshëm dhe pa dorashka; larg presionit politik dhe më afër qytetarit; të lirë dhe të pavarur; hulumtues dhe profesionalë; të propagandojmë etikë dhe kulturë; të jemi kritikë ndaj qeverisë dhe të shkruajmë lajme të besueshme; të kemi pasion dhe dëshirë për profesionin e çmuar që kemi. Këto janë disa parime të vyera të gazetarisë së sotme dhe ne kemi disa arsye të besojmë se do t'ia arrijmë këtij qëllimi dhe ndër më kryesoret është se Shqiptarja.com do të ketë gazetarë me eksperiencë dhe profesionistë. E duke marrë parasysh edhe jetën tonë ekonomike, kemi vendosur të dalim për ju në treg fillimisht me 16 faqe e në fundjavë me suplementin kulturor "Rilindasi", vetëm për 20 lekë. Dhe në fund dua të kujtoj një gazetare të shquar, vrarë pesë vite më parë duke ndjekur dhe investiguar lajmin. Anna Politkovskaja shkruante: Jetoj jetën time e shkruaj atë çka shikoj. Dhe ne do ta bëjmë këtë.

2

E premte, 4 nëntor 2011

POLITIKE PROGRAMI I PS 1 / DEMOKRACIA

PROGRAMI I PS 2 / BE

Përmbushje e standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme; rikthim i parlamentarizmit dhe respekt ndaj opozitës, drejtësi e shpejtë dhe profesionale, ccmontimi i sistemit të korrupsionit dhe kulturës së pandëshkueshmërisë; administratë publike e depolitizuar, rigjallërim i autonomisë vendore dhe decentralizim i plotë fiskal.

Partneritet strategjik me SHBA dhe BE; Përmbushje të angazhimeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO; buxheti për ushtrinë = 2 perqind të PBB_-së; Marrja sa më shpejtë e statusit të vendit kandidat; Reforma që mundësojnë eksesin në komponentët e ndihmës së para aderimit të BE; Fond i posaçëm për specializimin e administratorëve të rinj në çështjet europiane;

Lajmi Kongresi i PS pritet të rinovojë 40 përqind të Asamblesë. Sipas burimeve brenda PS pritet të rekrutohen shumë të rinj nga shoqëria civile. Ndërkohë masa drastike do të ndërmerren për të gjithë ata që nuk kanë qenë produktivë në Asamblenë e kaluar dhe në struktura.

Kongresi I PS PS,, tension për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë

„„„

TIRANE

K

ongresi i PS pritet të sjellë sur priza të reja për këtë forcë politike, por zgjedhja e forumeve drejtuese të partisë më të madhe në opozitë do të shoqërohet nga kontestime. Sipas burimeve brenda PS, do rinovohet 40 përqind e Asamblesë së PS, ndërkohë të gjithë eksponentët që nuk kanë qenë produktivë gjatë forumit të kaluar, do të duhet të largohen nga kjo strukturë. Orientimi i qartë i Ramës, është thithja e sa më shumë eksponentëve nga shoqëria civile të cilët do të angazhohen për të konkretizuar programin e kësaj force politike. Dje Tirana qytet ka mbledhur gjithë delegatët për ti orientuar për drejtimet. Ndërkohë që priten diskutime të ashpra për programin dhe vijën politike, e më qartë duket se janë kristalizuar dy rryma brenda partisë. Që nga dita e djeshme, dy ditë para mbledhjes së forumit më të lartë të selisë rozë, kanë filluar debatet mbi zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Asamblesë së PS, e më pas, të kryesisë së kësaj partie, ku disa prej figurave që kanë qenë kundërshtarë të Ramës dhe kanë folur kundër PS, kanë pak shance për të qenë pjesë e kryesisë rozë.

Rama vendos rinovimin e 40% të Asamblesë rozë Malaj: Nuk më afruan në grupin e punës për statutin dhe programin, do vazhdoj bashkëbisedimin në rrethe Sa i përket organizimit të forumit më të lartë të selisë rozë, burime nga PS thonë se i vetmi debat i pritshëm është platforma "Malaj" për organizimin dhe modernizimin e PS. Arben Malaj, pranon ta ndajë mendimin e tij për debatet në këtë forum, në një intervistë të shkurtër në Shqiptarja.com. Zoti Malaj, do ta parashtroni platformën tuaj në kongresin e PS? Unë do të parashtroj bashkëbisedimin tim me të rinjtë në kongres, ashtu siç kam bërë para, gjatë dhe do të vazhdoj ta bëj edhe pas

kongresit. E gjithë kjo synon modernizimin e Partisë Socialiste dhe kete do ta bëj edhe në ditët në vijim Po nëse kongresi i PS do të rrëzojë platformën tuaj? Unë nuk i kam kërkuar kongresit që të merret me shqyrtimin e platformës sime. Grupi i punës që merrej me ndryshimet në program edhe ato statutore, pavarësisht se kishte dijeni për platformën time të modernizimit të PS, nuk më ftoi të isha pjesë e diskutimeve. Ju automatikisht si deputet jeni anëtar i Asamblesë. Po nëse kjo Asamble nuk ju voton

për në kryesi, ku ju keni aderuar 10 vitet e fundit, si do reagoni? Asnjëherë nuk jam angazhuar në parti për të përfituar poste politike apo karrige të ndonjë lloji dhe asnjëherë nuk do ta ndaj përkushtimin tim politik e publik për ndonjë forum të caktuar.

KONGRESI

Blendi Klosi, si sekretar organizativ do të hapë kongresin dhe menjëherë diskutimi do të kalojë te programi i partisë, i mbështetur në katër shtylla: ekonomia, shoqëria, demokracia dhe Evropa. Lidhur me

statutin e ri, debatet do të jenë të shumta, ku kërkohet nga një pjesë e delegatëve dhe funksionarëve, ndarja e posteve brenda kësaj force politike. Kështu, një nga idetë e hedhura por që do të hasë kundërshtime ka të bëjë me ndarjen e pozicionit të kryetarit të partisë së qytetit dhe deputetit. Rezulton se shumë deputetë i mbajnë të dyja funksionet. Në diskutimet në pjesën e tretë të kongresit do të kryhet votimi për programin dhe statutin, ndërsa Asambleja që do të dalë nga ky forum i lartë i selisë rozë, do të zgjedhë kryesinë dhe sekretariatin e kësaj force politike.

Deputeti i PS ish-anëtar i Lëvizjes për Mendim Ndryshe komenton kongresin e 5 nëntorit

Bello: Pse u ktheva sërish te Rama „„„

TIRANE

Kundërshton dhe Malajn: Nuk vura re shkelje procedurash në zgjedhjen e delegatëve

„„„ Marko Bello ka ndryshuar tërë-

sisht qëndrim. Nga një oponent i Ramës dhe një ndër deputetët e LMN, (Lëvizjes për Mendim Ndryshe), në intervistën për Shqiptarja.com, thotë se ka ndryshuar qëndrim. Ç'të reja sjell kongresi i PS? Ç'ka të re në programin e kësaj partie, që bind qytetarët shqiptarë të votojnë PS? PS do të votojë në kongresin e 5 nëntorit draft-programin e saj politik, si një alternative ndaj qeverisë së dështuar të koalcionit të djathtë të Berishës. Në radhë të parë, programi jep fizionominë e PS si një forcë e majtë europiane, e cila kërkon të qeverisë ndryshe Shqipërinë. Pra, programi konfirmon rreshtimin e forcës tonë politike në anën e shumicës së shqiptarëve, të cilët kërkojnë reforma reale që do ta përshpejtonin integrimin tonë në BE, një in-

tegrim që të bëhet me dinjitet. Programi synon të ngushtojë diferencat e mëdha që janë krijuar në shoqërinë tonë, ku një grusht të pasurish po stërpasurohen, ndërsa shumica e varfër po varfërohet akoma më shumë, për shkak të poli-

tikave të papërgjegjshme të kësaj qeverie, e cila nuk deshiron ta rishpërndajë buxhetin në përputhje me interesat e qytetarëve. Çfarë synojnë sipas jush ndryshimet në statutin e PS? Ndryshimet statutore synojnë të përmirësojnë më tej punën organizative të partisë, për ta përgatitur atë për betejat e ardhshme. Do të kombinohet më mirë funksionimi i partisë nëpërmjet forcimit të strukturave të saj dhe aspektit të saj si parti elektorale. Më shumë vëmendje i është kushtuar riorganizimit të partisë në rradhët e emigracionit, koordinatorëve etj. Qëllimi është që partia të jetë më elastike dhe më e hapur ndaj të gjithë atyre që kërkojnë të ofrojnë kontributin e tyre pranë forcës sonë politike. Përgjatë këtyre ditëve të përgatitjes së kongresit, janë pub-

likuar disa akuza të kritikëve të Ramës për manipulim të procesit të zgjedhjeve për forumet e larta drejtuese në parti. Qëndrojnë këto akuza sipas jush? E kam të vështirë t'i përgjigjem kësaj pyetjeje, pasi nuk kam informacion. Di se zgjedhjet për delegatët dhe kryetarët e PS në nivel lokal u zhvilluan përgjithësisht korrekt, duke respektuar parimet demokratike dhe frymën e konkurrencës. Në disa raste pati probleme që erdhën për shkak të ngutjes, apo mos respektimit deri në fund të procedurave. Gjithsesi procesi ka qënë korrekt. Ju keni qënë kritik i Ramës për disa kohë, çfarë ndryshoi në mënyrën e drejtimit të PS nga ana e ramës, që ju bëri juve të ndryshoni qëndrim? Të gjithë ndryshojnë nga pak, rëndësi ka që të lëmë mënjanë ato pak gjëra

që mund të na ndajnë për të parë drejt së ardhmes dhe fokusimit në luftën kundër kundërshtarit tonë politik. Kjo është edhe dëshira dhe nxitja që na bëjnë ata që na kanë zgjedhur dhe ne duhet t'i respektojmë. Kritika ka patur dhe do të jetë, por rëndësi ka të mbështetmi tek ato gjera që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë. Ju shpresoni se do të jetë kongresi i bashkimit të PS dhe jo i ndarjes së saj? Shpresoj dhe besoj se ky kongres, si kongres pune do të përqëndrohet tek votimi i ndryshimeve statutore, programi politik qeverisë dhe zgjedhja e formuve drejtuese. Pa dyshim që duhet të jetë një kongres bashkimi. Kemi nevojë për kontributin e të gjithëve, të njerëzve me eksperiencë dhe të rinjve që sjellin entuziasmin dhe freskinë e nevojshme për fitore.

E premte, 4 nëntor 2011

3

POLITIKE PROGRAMI I PS 3 / EKONOMIA

PROGRAMI I PS 3 / SHOQERIA

300 mijë vende të reja pune brenda mandatit të parë qeverisës, anulim i të gjitha koncesioneve të paligjshme, politikë fiskale në funksion të zhvillimit ekonomik e social, ulje e kostos së jetesës për 95 perqind të popullsisë, heqje e taksës së sheshtë, politikë e re fiskale që ul kostot e prodhimit bujqësor, ulje e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, zgjidhje e çështjes së pronës.

Shërbim shëndetësor universal dhe solidar për të gjithë, pagë minimale dhe minimumi jetik i garantuar, pensione jo më të ulëta se 40 për qind e pagës mesatare, ujë të pijshëm dhe kanalizime, energji elektrike, fond strehimi, buxheti për arsimin sa 5 për qind e PBB, sistem i pavarur për vlerësimin dhe renditjen e shkollave të larta.

Nga 1991 deri në 2011 2011,, lufta për pushtet e prerje kokash në selinë rozë

20 vjet kongrese në PS si kanë ndryshuar klanet Si kanë mbijetuar kundërshtarët brenda forumeve të selisë rozë, si u hoq Marksi nga programi, dhe politika e vjetër e taksave të Edi Ramës munist, Ramiz Alisë, por antikomunisti më radikal i asaj kohe, Edi Rama. Situata ka ndryshuar, rolet gjithashtu. Ishkryetari Nano ka shkuar më "djathtas", ndërsa Rama sa vjen e kthehet majtas, duke lënë pas receten e të dikurshme, përtej së majtës dhe së djathës.

statutore, të cilat u miratuan.

KONGRESI I RAMËS, RUÇI JEP DORËHEQJEN

8 tetor 2005: PS mban një kongres të jashtëzakonshëm pas humbjes së zgjedhjeve dhe mbetjes pa kryetar. Gramoz Ruçi propozon një platform ndryshimesh, por delegatët nuk e votuan. Ruçi jep dorëheqje nga postet drejtuese në PS. Një ditë më vonë, në 9 tetor 2005 delegatët votojnë në krye të PS, emrin e Edi Ramës. Ky i fundit fitoi me një shumicë votash, 297, përballë kandidatit Rexhep Meidani me 151 vota. Rama premton bashkimin e së majtës, reformim të partisë, dhe dyfishim të elektoratit të saj.

PPSH, SI U KTHYE NË PARTI SOCIALISTE

NGA LULI PROGNI „„„

I

TIRANE

shte vera e vitit 1991. Disa muaj pas shpalljes së pluralizmit partia e vet me qe kishte sunduar shqiptarët për 45 vjet, PPSH-ja, makina e vjetër e amortizuar, me pjesë të ndëruara herë nga Bashkimi Sovjetik e herë nga Kina më në fund ndaloi. "Timonierët" e saj u mblodhën urgjentisht në një kongres të jashtëzakonshëm dhe si me një numër prestigjatori ju thanë shqiptarëve se tani po drejtonin një parti të re, Partinë Socialiste. Ish komunistët donin që e kaluara të harrohej nga të gjithë. Pse? Çfarë u bë me PPSH? Vërtet u zhduk brenda një nate? Shumë njerëz ishin skeptikë, ndërsa vetë anëtarëve të PPSH dukej se nuk ju pëlqente fare ky numër prestigjatori. Po me ta ç'do bëhej? Disa prej pikëpyetjeve kongresi i fundit i PPSH u mundua t'u japë përgjigje. Gjithsesi situata politike brenda partisë dukej konfuze.PS nisi rrugën e saj si një parti e re, por s'mund ta shpërfillte ngarkesën dhe kompleksin e së shkuarës së saj komuniste. Rrënojat e makinës së shkatërruar nuk mund të zhdukeshin vërtet brenda një nate. Kaluan 20 vjet të mbushura me ngjarje të rëndësishme politike në Shqipëri. Ata që sapo lindën kur u shpall pluralizmi votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare, brezat u ndërruan. Po ç'ndodhi me Partinë Socialiste dhe fantazmën e PPSH-së? Partia Socialiste nuk ka shumë tipare të përbashkëta me atë të 12 qershorit '91, edhe pse kongresin sërish e drejton, Gramoz Ruçi. Në PS aktualisht dominojnë të rinjtë, madje në një shumicë të konsiderueshme edhe biznesmenët, e pazakontë kjo për një parti të majtë. Në krye të PS nuk është më njeriu që kishte marrë bekimin e të fundmit lider ko-

12 QERSHOR 1991 - PPSH u mblodh në një kongres të jashtëzakonshëm për të thenmeluar Partinë Socialiste të Shqipërisë. Kryetar i PS zgjidhet Fatos Nano. Në forumet e larta të saj u zgjodhën disa intelektualë, të cilët gjithsesi, ishin të përkëdhelurit e sistemit. Por u bashkuan edhe disa edhe individë që kishin mbajtur poste drejtuese në parti dhe ekzekutivin komunist si Spiro Dede, Ismail Lleshi, Namik Dokle, Gramoz Ruçi, etj. Vendimet e këtij kongresi ishin: Themelimi i PS, ndryshimi i programit politik, kalimi në ekonominë e tregut nga ekonomia e përqëndruar, rezoluta për fshatin, reformimi i partisë etj.

FATOS NANO: DISTANCOHUNI NGA ENVER HOXHA

18 KORRIK 1991: Mblidhet Komiteti Drejtues që do t'i hapte rrugë kongresit të parë të PS. Fatos Nano deklaron: PS distancohet plotësisht nga PPSH, duke e konsideruar si një parti të tipit monist, nga politika dhe gabimet e saj dhe të Enver Hoxhës". Por mbeti i paqartë për figurën e Enver Hoxhës. Gjithçka përmbledh kritika e tij për Enver Hoxhën është: "Kulti i Enver Hoxhës, sundoi jo vetëm partinë, por edhe gjithë sferat e jetës së vendit. PS distancohet nga të gjitha pikëpamjet enveriste të luftës së klasave, ekonomisë së përqëndruar, ideve staliniste, etj". Ky ishte kongresi i parë i PS, pas humbjes së saj në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 199 . Nano zgjidhet kryetar. Largohen nga drejtimi Spiro Dede e Ismail Lleshi. Servet Pëllumbi e Namik Dokle zgjidhen nënkryetarë të PS.

PS, RUAN MARKSIN NË PROGRAM

23 MARS 1996: Mblidhet kongresi i dytë i PS. Ky forum miratoi ndryshimet në programin dhe statutin e partisë. Marksi mbetet i paprekur në programin dhe statutin e PS edhe pesë vjet pas kthimit të saj nga parti shtet në parti pluraliste. Ndërkohë që kryetari i PS Fatos Nano ishte arrestuar që në gushtin e vitit 2003 nën akuzën për korrup-

sion. Deri në këtë kohë, PS drejtohej me katër nënkryetarë Servet Pëllumbi, Namik Dokle, Luan Hajdaraga dhe Ilir Meta.

TRONDIT MOCIONI "NANO" NGA BURGU

24-25 GUSHT 1996: Faza e dytë e Kongresit të Dytë të PSSH mori në diskutim mocionin Nano nga burgu ndërsa miratoi rezolutën mbi ndryshimet në programin e PS duke përcaktuar një program socialdemokrat. U hoq nga hyrja e programit referimi në filozofinë marksiste. PS synonte afrimin e vet në NATO dhe në BE. U vendos distancim i pakthyeshëm nga regjimi i Enver Hoxhës dhe i vazhdimësisë së tij ramiziste. Kongresi zgjodhi sërish kryetar Fatos Nanon dhe menjëherë më pas në mbledhjen e KPD sekretar i përgjithshëm u zgjodh Rexhep Meidani. Kundërshtarët e Nanos e humbën pushtetin në forumet drejtuese, ku ndër më kryesorët ishin Servet Pëllumbi, Ilir Meta e Luan Hajdaraga. Ishte hera e dytë kur PS u drejtohej intelektualëve.

SHERR MAJKO-NANO, PARTIA PËRÇAHET

9 TETOR 1999: Kongresi i radhës i PS mblidhet tre vjet pas atij paraardhës. PS kishte filluar zgjedhjet e 1997, kishte ndodhur vrasja e deputetit Azem Hajdari në 1998 e mandej dorëheqja e Fatos Nanos nga posti i kryeministrit. Sherret e brendshme në PS mes Fatos Nanos dhe Pandeli Majkos e Ilir Metës, u përmblodhën nën sloganin "Na t'birtë e shekullit të ri". Kongresi u karakterizua nga një gjuhë e ashpër e kundërshtarëve. Në votim, Fatos Nano u rizgjodh kryetar me 297 vota, përkundrejt 261 votave të rivalit të tij

Pandeli Majko.

META E NANO, BËJNË PAQE PËR ZGJEDHJET

6 MAJ 2001: Mblidhet kongresi elektoral i PS. Pa shumë debate dhe diskutime, u vendos strategjia e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 24 qershorit 2001. Pas mosmarrëveshjeve të dukshme, Nano e Meta dolën bashkë nëpër podiume për të fituar zgjedhjet ndërkohë që Edi Rama që prej vitit 2000 kishte fituar besimin e votuesve kryeqytetas për të qenë kryetar bashkie.

PËRJASHTIMET NGA PS, SI U KRIJUA LSI

12 DHJETOR 2003: Shumë zhvillime të vrullshme patën socialistët mes dy kongreseve. Qeveria ndryshoi disa herë kryeministra mes Nanos, Majkos e Metës për shkak të luftës së brendshme për pushtet mes socialistëve. Për herë të parë në këtë kongres Edi Rama dhe Rexhep Meidani, konkurruan për postin e kryetarit të PS, përballë Fatos Nanos. Meidani dhe Rama propozuan zgjedhjen e kryetarit nga anëtarësia. Ky ishte edhe kongresi i ndarjes së PS. Nano rizgjidhet kryetar, por jashtë KPD mbeti Ilir Meta dhe grupi i mbështetësve të tij, Legisi, Braho, Brokaj etj. Sekretar i Përgjithshëm i PS zgjidhet Gramoz Ruçi. Nano merr për kryetar 465 vota ndërsa rivalët e tij Rama e Meidani përkatësisht 41 dhe 61 vota.

EDI RAMA, FILLON TË MARRË FRENAT

5 MAJ 2005: Mbahet kongresi elektoral i PS ndërkohë që në shtator 2004 ishte krijuar LSI. Edi Rama propozon një paketë ndryshimes

RAMA MBYLL DYERT E HAPURA TË KONGRESIT

9 PRILL 2007: I pari kongres për Edi Ramën si kryetar i PS dhe i pari kongres me dyer të mbyllura në Partinë Socialiste. Kundërshtarët e Edi Ramës në parti paraqitën "rezolutën për mirëkuptim", por që u rrëzua nga delegatët e kongresit. Në 12 maj 2007, gjithë anëtarësia e PS hyn në votimet për kryetarin e PS, duke aplikuar për herë të parë parimin "një anëtar-një votë". Edi Rama mori 97% të votave të anëtarësisë socialiste. Edi Rama hodhi poshtë gjithë ideologjinë e PS. "Ne refuzojmë recetën e vjetër majtiste, takso më shumë, shpenzo më shumë" deklaroi Rama ndërsa kërkonte "një PS të shekullit të ri".

SHERRET MALAJ-RAMA, TRIUMFON KREU I PS

29 GUSHT 2009: Pas humbjes nga ana e PS të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, mblidhet kongresi i PS, ku dhe Rama pati kundërshtarët e vet të deklaruar siç ishin Ben Blushi e Arben Malaj. Blushi dhe grupi i tij paraqitën një platformë ndryshimesh në statutin e partisë. Platforma nuk u votua në kongresin që i zhvilloi punimet me dyer të mbyllura. Për postin e kryetarit u paraqitën tre kandidatura, Edi Rama, Arben Malaj e Maqo Lakrori, por, Malaj, u tërhoq nga gara në momentin e fundit. Malaj pretendoi se procesi ishte cenuar që në nisje. Edi Rama u zgjodh kryetar i PS me parimin një anëtar një votë, duke marrë 93% të votave, ndërsa rivali I tij Lakrori vetëm 6.5% të votave. Pas fitores, Rama deklaroi bojkot parlamentar për shkak të "vjedhjes" së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në 29 qershor 2009

4

E premte, 4 nëntor 2011

POLITIKË PROTESTA KUNDËR PLEHRAVE

MBETJET, BUXHET KOLOSAL

Aleanca Kundër Importit të Plehrave organizoi dje paradite një protestë para Parlamentit kundër ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku I bëhej presion qeverisë për të mos votuar nenet e ligjit që lejojnë importin e mbetjeve.

Shpenzimet mbi mbetjet janë llogaritur rreth 150- 200 milionë euro dhe me një shtesë prej 52 milionë eurosh për çdo vit. Donatorët jashtë BE-së i kanë dhënë Shqipërisë prej vitit 2001 rreth 2.6 miliardë euro dhe nga këto vetëm 22 milionë euro janë përdorur për mbetjet.

Kuvendi miraton me 73 vota ligjin e kthyer nga presidenti për "Për mbetjet"

Plehrat, bizneset që përfitojnë Dosja ekskluzive/ Mbi 60 firma riciklimi të mbetjeve, nga vajrat, letra dhe skrapi, shumica pa leje mjedisore. Roli i qeverisë, interesat financiare dhe mënyrat e abuzimit me importimin

Lajmi

Fatos Nano

Kuvendi i Shqipërisë vendosi me 73 vota të deputetëve të shumicës qeverisëse kalimin e ligjit "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", duke i hapur rrugën importit të mbetjeve nga jashtë.

Tentoi importin e plehrave me vendimin nr. 806, datë 4.12.2003 "Për miratimin e rregullave e të procedurave për importimin e mbetjeve për përdorim, përpunim dhe riciklim"

NGA ARBEN RROZHANI

EKSPERTI

S

Feruni: Kemi plot mbetje

hqipëria prodhon 800 mijë deri në 1 milion tonë mbeturina në një vit dhe dhe kjo është sasi e konsiderueshme për të furnizuar industrinë e riciklimit te mbetjeve, nëse mbetjet do të hidheshin të diferencuara". Ky është konstatimi i parë, që vë në dukje një raport i financuar nga Komisioni Europian një vit më parë. Raporti që vjen sot ekskluzivisht nga gazeta "Shqiptarja.com" u përgatit në 25 maj 2010, nga grupi i punës i quajtur "Grontmij dhe Carl Bro", iniciativë e financuar nga Komisioni i Komitetit Europian, për "Përafrimin e Legjislacionit Mjedisor në Shqipëri". Sipas raportit të imtësishëm, Shqipëria ka nevojë për administrimin e mbetjeve të veta, sepse ai është në nivel shumë të ulët, duke furnizuar me të edhe industrinë e riciklimit, e cila ka mbi 60 sipërmarrje që menaxhojnë mbetjet. Sipas raportit në vend ekzistojnë vetëm dy landfille (Sharra dhe Bushati), ndërsa janë në proces dy venddepozitime të mëdha një në Maliq (mbështetur nga banka gjermane KFW) dhe një tjetër në Sarandë (mbështetur nga Banka Botërore). Nuk ka sisteme grumbullimi në zonat rurale dhe qytetet e vogla dhe pjesa me e madhe e mbetjeve depozitohen nëpër lumenj ose në anë të rrugëve, që përfundojnë në rrjedha ujore., sepse derdhja e mbeturinave nuk bëhet e diferencuar sipas llojit, proces që sipas qeverisë pritet të bëhet vetëm në fund të dekadës.

Protesta e aktivistëve përpara kryeministrisë kundër importit të plehrave. Djathtas faksimile e dosjes

TAKTIKA

Nenet e "errëta", qeveria vendos importin „„ „ Neni „„„

22 ndalon importin e plehrave me qëllim djegien kur thotë se "Këshilli i Ministrave ndalon ose kufizon importin e mbetjeve, që destinohet për incinerim (djegie), kur ky operacion klasifikohet si rikuperim dhe vlerësohet se: Një gjë e tillë është e nevojshme për të mbrojtur rrjetin e impianteve të trajtimit të mbetjeve; importe të tilla mundësojnë trajtimin ose asgjësimin e mbetjeve të vendit me mënyra që nuk përputhen me planet përkatëse të menaxhimit të mbetjeve". Pra do të jetë qeveria që do të vendosë kur duhet lejuar importi i mbetjeve urbane.

Sipas raportit, sistemi i menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme është

shumë i dobët dhe pjesa më e madhe e grumbullimit të mbetjeve kryhet nga sektori

privat, i cili ka në pronësi edhe impiantet e riciklimit, që varen nga lëndët e para të riciklueshme që importohen në Shqipëri. Shoqata e Ricikluesve Shqiptarë (SHRSH) përmbledh rreth 60 kompani private, shumica pa leje mjedisore. Prej tyre, 3 merren me riciklim letre, 1 kompani me tekstile, 4 kompani me alumin, 15 kompani me çelik, 21 kompani me metal skrap, 1 kompani me mbetje inerte dhe po aq me drurin, vajrat e mbetur dhe gomat e përdorura. Sipas një kërkimi në faqen online të Ministrisë së Mjedisit, vetëm disa prej tyre kanë leje mjedisore, pa të cilën, ligjërisht, nuk mund të ushtrohet aktiviteti. Leja më e fundit mjedisore

është dhënë në 3 mars 2011 me vendimin numër 9 të komisionit të lejeve mjedisore për firmën "SCHOLZ", me administrator shtetasin serb Rado Vaso Brajoviq me objekt "Riciklim metali për skrap" në Xhafzotaj të Durrësit. Në këtë rajon janë grumbulluar edhe firma të tjera për riciklimin e mbetjeve, si të letrës, të plumbit nga bateritë e përdorura, riciklim vaji lubrifikant, për materialet metalike, riciklim gomash e mbetjesh me baze hidrokarbure për prodhim vaji mineral, riveshje gomash, riciklim karton, leter, plastikë, kanaçe, si dhe grumbullim dhe përpunim skrapi. (Lista e plotë mund të shihet në linkun: http:// www.moe.gov.al).

Debati në Kuvend

Opozita: Vendi depo plehrash

„„„

TIRANE

Kuvendi i Shqipërisë vendosi mbrëmë me 73 vota, që të rrëzojë dekretin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, që kishte kthyer për diskutim ligjin "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", duke e lënë atë të paprekur si në votimin e kaluar. Miratimi në kuvend u bë pas një debati të ashpër që zgjati gjithë ditën, ndërsa opozi-

ta u shpreh se ai do të ishte ligji i parë që do të rrëzonte, sapo të vijë në pushtet. Duke mbrojtur ligjin e qeverisë së tij, kryeministri Sali Berisha theksoi se në Shqipëri do të hyjnë vetëm 50 lloje mbetjesh, të cilat do të importohen sipas kushteve të nevojshme për të shmangur çdo rrezik, ndërsa sulmoi politikisht kundërshtarët e tij. Deputetët e opozitës thanë se importimi i plehrave ka si qëllim të vetëm pasur-

imin e zyrtarëve në pushtet, ndërsa ministrat e qeverisë e mbrojtën ligjin si më të mirin, sipas rekomandimeve të BE-së . Sipas ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu mbetjet që do të importohen në Shqipëri nuk do groposen, por do trajtohen në mënyrë të integruar. Ai shtoi se mbetjet që do vijnë në vend nuk janë të rrezikshme. Ndërsa deputeti i PSsë, Blendi Klosi u bëri thirrje deputetëve që të mos e votojë ligjin.

Sa i nevojshëm është importi për biznesin e riciklimit? Shqipëria ka plot mbetje, por, siç e ka thënë edhe qeveria, duhen plehra të "pastra". Po përmend rastin e një biznesmeni që riciklon letër në Lushnje, i cili vjen në Tiranë dhe mbledh letër dhe këtë punë e bën prej vitesh. Pra mbetje ka. Pse ka kaq shumë investime për industrinë ricikluese, duke ditur se ka apo jo lëndë të parë? Këto investime që janë prej dhjetra milionë eurosh kanë marrë siguri për të ardhmen e biznesit, ndryshe nuk do të rrezikonin. Ligji i ri do të krijojë mundësi ligjore që ata të marrin lëndën e parë. Si mund të mashtrohet me importin e mbetjeve? Nuk do të jetë e vështirë. Një riciklues letre këtu e blen një ton me 20 euro, nga mbi 100 euro që është jashtë. Ai do të importojë letër dhe do ta lërë aty të dëmtohet, duke e kthyer në mbetje për tu asgjësuar apo depozituar.

E premte, 4 nëntor 2011

5

POLITIKË

Edi Rama në Twitter: Plehrat nga jashtë, tradhëtia më e madhe

Rama në Twitter pas miratimit të ligjit për importin e plehrave: Opozita importuaka plehra sipas Saliut. Vetëm kur të mbysin plehrat mund ta fyesh popullin tënd duke e trajtuar si budalla”, është mesazhi i shkruar nga lideri socialist. Ndërsa gjatë

kohës kur Sali Berisha mbronte importimin e plehrave ai shkruante: Të njëjtin fjalim ka mbajtur edhe kryeministri i Somalisë kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash”. Dhe më përpara shprehej: “Të thuash dua plehra

nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve...”. Ditë më parë, në editoriale apo në PS, Rama ishte shprehur kundër ligjit të qeverisë për importimin e plehrave në Shqipëri

Deputeti kundër qëndrimit të Partisë Demokratike

Oketa: Shehu nuk ka teserën e PPSH-së Karton jeshil për Topin dhe të kuq për ligjin e mbeturinave

Lajmi Deputeti i PD-së, Gazmend Oketa votoi dje dy herë kundër qëndrimit të grupit parlamentar të PD-së: plehrave dhe kryetarit të KLSH-së

G

azmend Oketa, deputet i Partisë Dem-okratike, është rebeluar dje si rrallë ndonjëherë me votën e tij në parlament, ndaj qeverisë dhe personalisht ndaj vetë kryeministrit Sali Berisha. Ai votoi kundër miratimit të importit të plehrave dhe pro kandidaturës së Sali Shehut në postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

"Për kandidaturën për kryetar të KLSH të zotit Sali Shehu vota ime ishte pro pasi së pari mendoj se Sali Shehu i plotëson të gjitha kriteret ligjore. Sipas meje mbetet që i vetmi kusht që nuk plotëson zoti Shehu është se ai nuk ka pasur teserën e Partisë së Punës, pasi po ta kishte pasur, besoj se do të votohej dhe do të duartrokitej" është insinuata e deputetit të PD, Gazmend Oketa, në një prononcim dhënë dje në mbrëmje për "Shqiptarja.com". Nuk dihet nëse ishanëtari i Këshillit Kombëtar të PD insinuon për kryeministrin Sali Berisha ndërsa përmend faktin e teserës së Partisë së Punës. Por është i qartë fakti se Oketa, i ka futur në të

Iu bashkova aleancës që qytetarëve, pasi ne si PD kemi thënë se "qytetarët janë të parët" njëjtën kategori të gjithë ata deputetë të PD, të cilët votuan kundër kandidaturës së Sali Shehut, dikur, ishkoleg i tyre. "PD njeh këto vlera, siç u shprehën edhe deputetë të PD në komisionin e ekonomisë. Por në mënyrë të pakuptimtë, sot votojnë kundër. Votojnë kundër edhe ata deputetë me të cilët ai ka ndarë ditë të vështira në opozitë", tha

dje Oketa "Shqiptarja.com".

për

LIGJI PËR PLEHRAT

Gazmend Oketa e mbrojti me forcë votën e tij kundër ligjit të qeverisë për importimin e plehrave, duke u shprehur se kështu ishte edhe motoja e fushatës së PD-së, për të dëgjuar zërin e qytetarëve: "Votimet për dekretet janë qëndrime personale në respekt të bindjeve të mia dhe të qytetarëve që përfaqësoj në Kuvend. Unë nuk kam qenë i pranishëm në votimin e ligjit për importin e plehrave herën e parë. Dekretin e presidentit e votova pro, ndryshe nga grupi parlamentar nisur dhe nga sensibiliteti maksimal i qytetarëve, të cilët shprehen kundër këtij ligji. Shkurt iu bashkova aleancës që qytetarëve, pasi ne

Gazmend Oketa si PD kemi thënë në fushatën e fundit se "qytetarët janë të parët". Mesa duket kjo vlen vetëm për fushata elektorale. Unë jam parimisht dakord me ligjin përsa i takon trajtimit të mbetjeve tona, por jam kundër importit të plehrave. Gazmend Oketa është gjerësisht i njohur si njëri prej kritikëve të drejtimit autoritarist të PD-së nga ana e kryetarit të saj, Sali Berisha. Në votimet e shkuara për Këshillin Kombëtar dhe kryesinë e re të PD-së në 23 korrik 2011 ai

dhe shumë të tjerë u lanë jashtë listës së mbushur me përkrahës të njohur të kryetarit Berisha.I njohur si mbështetës i presidentit Topi, pak ditë më parë ai theksoi se vendi i tij është në PD,pas mbarimit të mandatit të presidentit dhe se "Sipas Statutit të Partisë Demokratike, zoti Topi është automatikisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike".Oketa ishte zëvendëskrzeministër dhe më pas ministër I Mbrojtjes në qeverinë e kaluar të kryeministrit Berisha.

Kuvendi rrëzon kandidatin e Topit për KLSH-në Kuvendi i Shqipërisë, rrëzoi dje me 75 vota kandidaturën e zgjedhur nga presidenti Bamir Topi për kryetar të KLSH-së. Rrëzimi i dekretit të presidentit që propozonte Sali Shehun për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, mori gati të gjitha votat e deputetëve të koalicionit qeverisës, i cili ishte shprehur kategorikisht kundër kësaj kandidature, që tre ditë më parë gjatë diskutimeve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Sipas deputetëve të shumicës, kandidati i propozuar nga Presidenti Topi nuk përmbushte kriteret profesionale për të kryer këtë funksion dhe se ai nuk ishte konsultuar me Kuvendin. Z.Shehu refuzoi të komentojë arsyet që çuan në rrëzimin e kandidaturës së tij nga ana e Kuvendit. Në një prononcim të shkurtër telefonik, z.Shehu e tejkaloi këtë votë kundër të ish-kolegëve të tij demokratë me frazën: "Nuk u bë nami se nuk u votova unë për kryetar të KLSH-së". Gjithesi gjatë seancës në komisonin parlamentar të Ekonomisë në 1 nëntor, gjatë debatit mes tij dhe deputetëve të PD-së u treguan qartë motivet e

Kriza e dekreteve Presidenti pritet të dekretojë një tjetër kandidaturë provokuese për deputetët e PD-së

Bamir Topi

Berisha dje në Kuvend refuzimit të kandidaturës së tij nga ana e qeverisë, ku ai deklaroi se refuzimi i kandidaturës së tij ishte për arsye politike. "Pse me thotë Sali Berisha të jap dorëheqjen? Pse më 14 shtator dola nga zyra me cantë në dorë dhe i thashë që do të mbroj shtetin dhe braktisa familjen time apo se me 14 shtator isha në varrimin e Azem Haj-

Sail Shehu darit dhe bëra 13 muaj burg, apo se fitova dy beteja të rëndësishme në Dibër. Ka dy mundësi, ose kam qenë një kundërshtar i hapur i ndryshimeve kushtetuese, për të cilat koha më ka dhënë të drejtë, ose jam mik i Bamir Topit, por unë kam ngrënë bukë më pak se të tjerët në shtëpinë e tij". Kryetari i Komisionit par-

lamentar të Ekonomisë, Edmond Spaho, duke dhënë mendimin e shumicës "pa dorashka" ishte shprehur se: "Konsultimet e presidentit me parlamentin në emërimet e kandidatëve për organet kushtetuese dhe si mazhorancë mendojmë se presidenti nuk e ka respektuar këtë kërkesë të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është

një arsye me shumë që maxhoranca të mos jetë dakort me dekretin e presidentit të Republikës". Shehu ishte deputet i PD-së për dy legjislatura nga viti 2001 deri në 2009-ën, ndërsa aktualisht mban postin e shefit të sektorit juridik në Këshillin e Lartë te Drejtësisë. Pas rrëzimit të kandidaturës së tij nga ana e Kuvendit, presidenti Bamir Topi pritet të dekretojë një emër tjetër që mund të kundërshtohet nga deputetët e shumicës dhe që sipas gjasave mendohet të jetë ish-ministri I Kulturës, Bujar leskaj, i njohur si mbështetës i presidentit.

6

E premte, 4 nëntor 2011

AKTUALITET TIRANË, SHTYPET 5 VJECARI

VLORË, KAPET 60 KG DROGË

Një fëmijë 5 vjeçar në zonën e Kombinatit në kryeqytet, dje në momentin që ka qënë duke kaluar rrugën me të ëmën, është përlasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Përplasja ka qenë fatale për vogëlushin 5-vjecar, i cili ka mbetur i vdekur në vend,

Një sasi droge është bllokuar dje në portin e Vlorës, e cila kishte destinacion vendin fqinj. Bëhet fjalë për rreth 60 kilogramë kanabis, të cilat ishin paketuar dhe vendosur në pjesën e siperme të një automjeti IVECO. Në kushtet e flagrancës është ndaluar 30 vjeçari Altin Deromema 30 vjeç.

Si u kthye reparti ushtarak në një “manifakturë” shfrytëzuese

"Fabrika e Vdekjes": Bomba avionësh e fëmijë Prokuroria dokumenton skllavërimin që u bëhej të punësuarve nga biznesi që u ngrit dhe mbrohej nga ushtria dhe shteti shqiptar

N

jë ish repart ushtarak gjysmë i shkatëruar, mbushur plot me municione të të gjithë llojeve, nga predha topi deri në raketa avionësh, të vendosura stivë stivë, si të ishin duvakë duhani. Më tutje, kamionë të mëdhenj që vijnën pa pushim, të cilët presin në rradhë për të shkarkuar ngarkesën e tyre të vdekjes. Nëpër këtë kantier vërtiten qindra njerëz me pamje të drobitura nga varfëria dhe nga norma e rëndë e punës që u rritet çdo ditë. Shikon fëmijë nga 8 deri në 18 vjeç, që mbajnë në krahë predha më të rënda se vetë pesha e tyre trupure, gra e pleq. Gjithandej duken male me barut të thatë që transportohen nga karroca metalike, të cilat saldohen herë pas here vetëm disa metra pranë. Kjo është në mënyrën më të bukur të përshkrimit, një ditë punë në "ndërmarjen e vdekjes", për të cilën gjeneralët mburreshin se po "shpëtonte" Shqipërinë nga rreziku i municioneve. Ja si e përshkruan sipas dëshmive prokuroria, mënyrën si punohej në Gërdec:

PREDHA, FËMIJË E PLEQ

"Shumica e punëtorëve, janë punësuar pa u lidhur kontratë pune, pa i siguruar etj. Punëtorëve nuk u është kërkuar asnjë kriter profesional për marrjen e tyre në punë, po ashtu ata nuk janë pyetur nëse më parë kishin punuar apo kishin njohuri, mbi municionet luftarake dhe procesin e demontimit të tyre. Nga gjeneralitetet e marra këtyre punëtorëve rezulton se pjesa më e madhe e tyre janë me arsim fillor dhe tetëvjeçar. Në lidhje me moshën dhe gjininë e punëtoreve ajo ishte e ndryshme, pra punëtorët kanë qenë meshkuj dhe femra, kryesisht pjesëtarë familjesh, të moshave nga minorenë deri në mosha të mëdha, mbi 60 vjeç. Gjatë këtij proçesi kanë punuar si punëtore me kohë të plotë dhe që u kërkohej realizimi i normës edhe persona të mitur të moshës nën 18 vjeç. Për një numër minimal të tyre shoqëria Albademil ka paguar sigurimet shoqërore. Përveç punëtorëve të mitur, në proces kanë marë

Punëtorët kanë qenë meshkuj dhe femra, kryesisht pjesëtarë familjesh, të moshave nga minorenë deri në mosha të mëdha, mbi 60 vjeç

pjesë edhe të mitur të tjerë të cilët hynin brenda në repart për të ndihmuar familjaret e tyre, në realizimin e normës ditore."

KOVA PËR ZJARRET

"Punëtorëve nuk iu është bërë mësim trajnues për punën që do të bënin dhe se proceset e punës i kanë mësuar në punë e sipër. Punëtoret e Albademil nuk kanë lexuar asnjë rregullore për sigurimin teknik në punë me lëndë

plasëse, djegëse dhe eksplozive apo përdorimin e mjeteve kundër zjarrit. Me ta në asnjë rast nuk është bërë ndonjë mësim trajnues në lidhje me evakuimin e personave në rast zjarri, për rrugët e mundshme të daljes nga territori i fabrikës apo përdorimit të mjeteve kundër zjarrit.. Në lidhje me mbrojtjen nga zjarri, kishte disa bombula të vogla, fuçi me ujë dhe kova me ujë, por në asnjë rast

nuk është bërë asnjë mësim trajnues mbi përdorimin e tyre si dhe nuk kishte shuarës automatik zjarri. Dërgoheshin deri në 50 makina me municion në ditë dhe sasi ditore rreth 200 ton municione në ditë. Dërgimi i municionit bëhej në bazë të kërkesave verbale të bëra nga të pandehurit Ylli PINARI dhe -Mihal Delijorgji, drejtuar komandave përkatëse. Furnizimi pa grafik dhe jashtë kapaciteteve ditore të demontimit çoi në grumbullimin e sasive shumë të mëdha të municionit në fabrikë. Ky municion nuk depozitohej në magazina të licensuara, por ai vendosej në terren të hapur dhe të ekspozuar ndaj faktorëve atmosferike në kundërshtim me çdo rregull mbi administrimin e municioneve".

LAJME SHKURT

„ Zbulohet në Tiranë punishtja që fallsifikonte ujë të pishëm Në një operacion policia ka sekuestruar një punishte të prodhimit, ambalazhimit dhe tregëtimit të ujit të pijshëm në bidona 20 litrosh, aktivitet i cili zhvillohej jashtë çdo kushti të parashikuar nga ligji për këtë lloj aktiviteti. Policia bën të ditur se nga ky aktivitet administroheshin në ditë rreth 300 mijë lekë dhe se autorët e punishtes janë shoqëruar për tu pyetur nga specialistët e antikrimit ekonomik.

„ Tiranë, Antikrimi Ekonomik, sekuestron dyqanin e lojrave të fatit Sektori Kundër Krimit Ekonomik në kryeqytet, ka realizuar operacionin e koduar "Good Luck", duke bërë të mundur sekuestrimin e një aktiviteti të paligjshëm, që merrej me montimin dhe riparimin e aparave të lojrave të fatit. Ky aktivitet i paligjshëm ushtrohej pa u deklaruar në organet tatimore, në një ambient të përshtatur për prodhim lojrash fati në rrugën "Besim Imami" në Tiranë", tha zëdhënësja e Policisë. Policia bën të ditur se vlera e pajisjeve te sekuestruara shkon deri në 30 mijë euro.

„ Malësi e Madhe, një 80 vjeçar i jep fund jetës me litar

Një 80-vjeçar nga Malësia e Madhe i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur ditën e djeshme. Asllan Smakaj, 80 vjeç, u gjet i varur në banesën e tij mëngjesin e sotëm nga familjarët të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes, ndërsa sipas dyshimeve të para, i moshuari vuante nga depresioni nervor.

Prokuroria dokumenton momentin fatal

Urdhëri për barutin, më pas shpërthimi „ „ „ TIRANE

N

jë urdhër i prerë nga ana e përgjegjësit të punës në punishten e demontimit të armëve në Gërdec, për të transportuar urgjentisht në kapanone barutin që gjendej në qiell të hapur, ka bërë që nga ngutja, të përdorej urgjentë një karrocë e sapo salduar, temperature e lartë e së cilës, ka ndezur shkëndijën e parë.Ja si përshkruhet ky moment fatal në dosjen e plotë të prokurorisë: "Paraditen e datës 15.03.2008, shtetasi Qemal Deliu ka punuar së bashku me

grupin e tij të përbërë nga familjarët. Atë ditë, përveç punës së zakonshme, ai ka nxjerrë për të salduar gjithsej tre karroca.. Mbasi ka salduar karrocën në banesën e tij, shtetasi Qemal Dedilu e ka risjellë atë pa marrë masa për ta ftohur dhe mbasi karroca është futur në territorin ku bëhej de-

montimi, ështe përdorur për të kryer transportin e barutit. Në momentin kohor kur karroca ishte nxjerrë për saldim dhe me pas ishte rikthyer e salduar, shtetasi Veiz MUCO kishte dhënë urdhër që baruti që ndodhej në shesh, të transportohej me karroca dhe të futej menjëherë brenda në kapanon. Ky urdhër ka ardhur pasi dukej sikur në ato momente koha do të prishej dhe do të binte shi. Në momentin që është dhënë ky -urrdhër, kapanoni ka qenë i mbushur me sasi të mëdha baruti, i cili ishte grumbulluar në vijimësi në ditwt e mëparshme. Duke qenë se,

punëtoret ishin të detyruar që të kryenin detyrën e dhënë dhe më pas të bënin pushimin e drekës, ata kanë filluar të punonin në kushte ngutje, me qëllim që të fusnin sa më parë barutin në kapanon. Kjo ngutje ka passjellë edhe përdorimin e karrocës së sapo salduar. Karroca e cila ndodhej fizikisht në vendin ku po punonte grupi i Qemal Deliut, është ngarkuar me barut, për ta transportuar për në kapanon. Për shkak se, karroca vazhdonte ta ruante nxehtësinë e saldimit dhe në kushtet kur, baruti i cili transportohej në të, kishte një shkallë tepër të lartë ndezje, ai ka marrë menjëherë flakë, e cila ka sjellë shpërthimin."

E premte, 4 nëntor 2011

7

AKTUALITET

Prokuroria, 89 vite burg për 20 majorë, gjeneralë e funksionarë

Një "mal" me vite burgu, ka kërkuar prokuroria për 20 ushtarakë të lartë të ushtrisë, majorë, kolonelë e gjeneralë, që kishin fuksione deri në majë të piramidës, si dhe për fuksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes, të akuzuar, si të implikuar rëndë në aferën "Gërdeci". Plot 89 vite burg dhe një burgim i përjetshëm, i presin të gjithë nëse gjykata, lë në fuqi kërkesën e prokurorisë.

YLLI PINARI- burgim të përjetshëm LUAN HOXHA - 8 vite burg SHPËTIM SPAHIU - 8 vite burg SHKËLZEN MADANI - 8 vite burg AGIM LALA - 4 vite burg DASHNOR ÇAUSHI - 8 vjet burg ZIJA BAHJA - 6 vite burg NDUE MARKU - 3 vite burg ARDIAN MULLAI - 7 vite burg HILMI LACAJ - 4 vjet burg

FIQIRET MATO - 2 vite burg FARI TOSKA - 4 vite burg ADRIATIK MEMA - 1 vit burg A. BABAMETO - 4 vite burg BESNIK DAUTI - 3 vite DENIS HAJDARI - 3 vit e 6 muaj FATBARDH KUÇI - 3 vjet e 6 muaj JORGO MINO - 4 vite burg ZENUN FERRO - 4 vite e 6 muaj burg GËZIM OSHAFI - 3 vjet e 6 muaj

Akuza e plotë zbulon bisedat e presidentit të Albademil me krerët e ushtrisë shqiptare

Gërdeci, rrjeti i gjeneralëve që i shërbeu Mihal Delijorgjit znesmenit Mihal Delojorgji dhe drejtorit të ndërmarjes ushtarake "MEIKO", Ylli Pinari, një grup i gjerë ushtarakësh të lartë, deri te shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral Luan Hoxha, komandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar gjeneral Shpëtim Spahiu, në bashkëpunim dhe në mënyrë të vetëdijshmë për atë që po bënin, nëpërmjet urdhërash të ndryshëm antiligjor dhe shpesh të fallsifikuar, kanë lejuar ngritjen e biznesit të shoqërisë së Mihal Delijorgjit, Albademil, me qëllim grumbullimin, demontimin dhe eksportimin më pas të municioneve të shumta luftarake, duke shkelur hapur ligjet.

NGA POLI HOXHA „„„ Pas më shumë se tre vitesh, duke përshkuar një kalvar të paprecedent në historinë e drejtësisë shqiptare, prokuroria më në fund arriti, të lexojë pretencën e saj për ngjarjen e rëndë të 15 Marsit, 2008, shpërthimit të punishtes për demontimin e armatimit në Gërdec. Dënimet që kërkohen duken nga më të ashprat, nëse kujtojmë se bëhet fjalë për njerëz të fuqishëm në hierarkinë e ushtrisë shqiptare, si dhe përzjerjen e politikës dhe të njerëzve pranë saj në këtë biznes që pati një fund makabër. Gjithsesi në 553 faqet e lexuara përpara gjykatës nga pala e akuzës, në asnjë rresht nuk zihen në gojë emra që janë dyshuar, si organizatorë të kësaj afere dhe që janë të lidhur me politikën në përgjithësi dhe kryeministrin Berisha në veçanti. GJENERALËT

Vetëm 18 ditë, pas katastrofës së Gërdecit, 627 kilometra larg kratereve gjigand të hapur në një fshat të zhdukur tashmë nga harta, më tre Prill të vitit 2008, në samitin e NATO-s në Bukuresht, Xhorxh Bush përballë presidentëve të vendeve më të fuqishme të botës,uroi presidentin shqiptar dhe gjeneralët që e shoqëronin: "Mirë se erdhët këtu. Jemi të kënaqur që në këtë 60 vjetor, Shqipëria dhe Kroacia bëhen anëtar me të drejta të plota në NATO. Si Kroacia dhe Shqipëria, kanë bërë shumë përpara. Ata kanë kontribuar para se të ishin pjesë e këtij organizimi. Jemi krenar që ju kemi aleatë…". Shqipëria, kishte realizuar kështu një ëndërr të madhe. Forcat e saj të armatosura, ishin me në fund pjesë e strukturave të aleancës ushtarake më moderne dhe më rigoroze, që vepron në glob. Përpara se vendi ynë të bëhej anëtar de fakto i NATOs, për një kohë të gjatë, gati gjithë zinxhiri komandues i ushtrisë sonë, ishte trajnuar dhe në zbatim ishin vënë të gjithë kriteret e legjistacionit të Aleancës, veçanërisht për sa i përket rigorozitetit në trajtimin e stoqeve gjigante të armatimit që trashëgonte vendi. Por çfarë kishte ndodhur në fakt nën rrogoz? A ishin të denjë, shumë prej oficerëve madhorë e gjeneralëve tanë, për të qënë në krahë të homologëve të ushtrive më të mëdha dhe moderne në botë? Pikërisht një pjesë e mirë e kastës drejtuese të ushtrisë dhe Ministrisë së Mborjtjes, nga shefa të thjeshtë e deri te gjeneralët superiorë, nga punonjës e deri te ministri

URDHRAT

Në foto: Ish gjenerali Luan Hoxha (djathtas) Faksimile e aktakuzës 520 faqe të prokurorisë i Mbrojtjes, për gati dy vjet rresht ishin përfshirë, në një skemë antiligjore e madje kriminale në krijimin e favorizimin e një biznesi që u finalizua me vdekjen e 26 njerëzve të pafajshëm, plagosjen e qindra të tjerëve dhe dëme materiale që shkojnë në shifra qindra milionëshe. Vetë shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Luan Hoxha, i cili vetëm 18 ditë pas shpërthimit që zbuloi

makutërinë dhe papërgjegjshmërinë e atyre që drejtonin ushtrinë shqiptare, që do të ulej si i barabartë me gjeneralët më të njohur dhe tw fuqishëm të botës, merrte "urdhëra" në telefon nga një biznesmen, për të furnizuar sa më shumë me armatim, punishten e tij. Të njëjtën gjë në dhjetra raste, ka dokumentuar prokuroria, se Delijorgji ka bërë me drejtues të tjerë të ushtrisë e Minis-

trisë së Mbrojtjes. Dhe të gjithë i janë bindur, si të ishte vetë kreu i Aleancës, Rasmusen.

SKEMA

Në shumicën më të madhe të dosjes prej 553 faqesh që prokuroria lexoi në gjykatën e Tiranës, pas tre vjet hetimesh, argumentohet dhe del qartë se nën "komandën" dhe dirigjimin e bi-

Të pathënat e procesit

Dosja Gerdeci, "zhduket" roli i djalit të Berishës „„„ Në një kabllogram të datës 24 Tetor të vitit 2008, që ambasada amerikane në Tiranë ja dërgon me urgjencë dhe shqetësim Ndihmës Zëvendës Sekretarit të Departamentit të shtetit Stuart Jones, zyrtari i lartë paralajmërohet përpara takimit me kryeministrin shqipëtar në Tiranë: "Takimi kryesor i juaji (në Tiranë) do të jetë me kryeministrin Berisha, për të cilin ne kemi çdo arsye të besojmë se tentativa e sekuestrimit të dosjes hetimore nga Prokuroria e Përgjithshme, përfshirë kërcënimet ndaj prokurorëve për t'i arrestuar, janë aprovuar nga Berisha. Teksa hetimi mbi Gërdecin është duke përfunduar, po duket se mundësitë e përfshirjes së djalit të kryeministrit do të jenë shkatërruese politikisht për Berishën dhe me konsenguenca kriminale për djalin e tij, Shkëlzenin". Duket se ambasada USA në kryeqytetin tonë

ka pasur informacion se në hetimin e dosjes "Gërdeci", ashtu si edhe është investiguar intesivisht gjatë këtyre tre viteve nga media, është i përfshirë edhe Shkëlzen Berisha e miq të tij. Por në 553 faqe të këtij hetimi, nuk përmendet në as një rresht roli i tij, ndërhyrjet e kontaktet e shumta të investiguara nga media, me të akuzuarin kryesor për të cilin është kërkuar burgim i përjetshëm, Ylli Pinari, me vetë Mihal Delijorgin dhe ish Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ky i fundit është i vetmi politikan i cili del gati në çdo faqe të pretences, ku rezulton mjaft i përfshirë në krijimin dhe funksionimin antiligjor për interesa përfitimi të punishtes së demontimit të armëve në Gërdec. Gjithashtu djali i kryeministrit, nuk rezulton në asnjë rast, as i pyetur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për dijet që ka ai për këtë biznes. Duket se presionet dhe kërcënimet e forta të kryeministrit ndaj organit të akuzës gjatë hetimit, ja kanë arritur qëllimit, të paktën tani për tani

Në dosjen gjigante, janë dhjetra urdhëra të lëshuar nga këta gjeneralë, të cilët fillimisht përpiloheshin në kompjuterin e Ylli Pinarit, dhe më pas firmoseshi apo cikloheshin nga Luan Hoxha e Shpëtim Spahiu. Rezulton se të dy komandantët më të lartë të ushtrisë shqiptare dhe zinxhiri komandues poshtë tyre, jo vetëm kanë qënë në dijeni të plotë se çfarë po ndodhte në punishten e Gerdecit, kushtet primitive në të cilat kryhej procesi delikat dhe i rrezikshëm i demontimit, por edhe i kanë shkatuar një dëm të madh shtetit, duke fallsifikuar çmimin e armatimit në favor të biznesmenit Delijorgji, i cili për gjithë veprimtarinë e tij, përdorte si mbulojë firmën amerikane SAC. Pas paraqitjes së një numri të madh dëshmish e dokumentash të përpiluara në mënyrë të jashtëligjshme prej të akuzuarve, nga grupi i prokurorëve deklarohet se: "Gjatë këtij gjykimi nuk doli ndonjë moment që këto akte të ishin përgatitur nga jashtëtokësorë, por ato janë përgatitur pikërisht nga struktura të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave të Armatosura...I pandehuri Ylli Pinari, përgatit një draft-urdhër (në kokë të atij vihet adresa e MEICO) dhe së bashku me memo-n, nëpërmjet të pandehurit Ardian Mullahi, ia kalon Ministrit të Mbrojtjes, shtetasit Fatmir Mediu. Një kopje e këtij drafti është gjetur dhe sekuestruar në sekretarinë e ndërmarrjes MEIKO. Shtetasi Fatmir Mediu, nënshkruan draftin, duke nxjerr urdhërin nr.1208, datë 19.07.2007". Janë dhjetwra raste që prokuroria ka vërtetuar, se pikërshit në këtë mënyrë përgatisnin vetë Pinari me Delojorgjin, aktet dhe urdhëra që firmoseshin me "sy mbyllur", nga krerët me të lartë të ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

8

E premte, 4 nëntor 2011

MEDIA

NGA R EXHEP QOSJA

Rrethimi

vijon nga faqja 1 ... mendohet vetëm për interesat e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë pa kurrfarë dallimi, të gjithë popullit shqiptar pa dallime partie, krahine a feje. Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit të numrit të saj të parë, unë dua të uroj gazetën, e cila në çdo kohë dhe në të gjitha kushtet, pa iu nënshtruar shantazheve a kërcënimeve të mundshme, do të paraqesë dhe do të mbrojë të vërtetën, dhe vetëm të vërtetën. Në jetën politike, shoqërore, kulturore, artistike, shkencore shqiptare sot prodhohen shumë, shumë gënjeshtra e mashtrime. Regjisorët e këtyre gënjeshtrave dhe mashtrimeve gjenden në partitë dhe në Qeverinë shqiptare, kurse kryesit e punëve të tyre të gënjeshtërta dhe mashtruese në ministritë dhe në institucionet e ndryshme shtetërore, politike, kulturore, shkencore. Shqiptarët në përgjithësi sot jetojnë të rrethuar prej gënjeshtrash dhe me gënjeshtra, që po helmojnë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, ndërmjet subjekteve të ndryshme politike, ndërmjet shtresave të ndryshme shoqërore. E kuptueshme: me gënjeshtra dhe nga gënjeshtrat njerëzit vetëm sa ndahen e përçahen. Është interes kombëtar, prandaj, që të bëhet betejë mendore e politike kundër këtyre gënjeshtrave, mashtrimeve e prodhuesve të tyre dhe të bëhet betejë mendore e politike kundër tyre me vetëdijen se vetëm me të vërteta i shërbehet afrimit e mirëkuptimit të njerëzve, përparimit të përgjithshëm shoqëror.

SHQIPTARJA.COM, LUFTË PADREJTËSIVE

Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit të numrit të saj të parë, unë dua të uroj gazetën, e cila gjithnjë, pavarësisht prej shantazheve a kërcënimeve të mundshme, që ndodh t'i bëhen, do të paraqesë dhe do të mbrojë të drejtën. Janë të shumta dhe janë të shumëllojshme padrejtësitë në jetën shqiptare sot. Pushteti shqiptar më tepër dhe më vrazhdë se kurrë në historinë e shtetit shqiptar po bën padrejtësi. Partishmëritë, nepotizmat, miqësitë, krahinorizmat, janë bërë shkaku i gjithë këtyre padrejtësive, të shënuara në botë vetëm në periudhën e kapitalizmit të egër fillestar. Të vegjlit janë të shpërfillur dhe të përbuzur, kurse të mëdhenjtë - të servilizuar. Pasuria kombëtare është përqendruar dhe po përqendrohet në duart e një numri të vogël të njerëzve: të zyrtarëve politikë dhe të tajkunëve që u shërbejnë. Aftësia, dija, dhuntia, merita nuk e përcaktojnë fatin shoqëror të vetjes! Beteja mendore dhe politike kundër padrejtësive në jetën shoqërore shqiptare sot është betejë për paqen shoqërore, madje për ardhmërinë e popullit shqiptar.

SHQIPTARJA.COM, VLERË DEMOKRACISË

Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit të numrit të saj të parë, unë dua të uroj gazetën e cila në çdo kohë e në të gjitha kushtet do të mbrojë standardet dhe vlerat demokratike. Demokracia, standardet dhe vlerat demokratike evropiane janë fjalët dhe togfjalëshat më të shpeshtë në gjuhën e sotme politike partiake shqiptare. Me to shpesh herë mbulohen përmbajtje jodemokratike, anakronike a reak-

Shqiptarët në përgjithësi sot jetojnë të rrethuar prej gënjeshtrash dhe me gënjeshtra, që po helmojnë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, ndërmjet subjekteve të ndryshme politike, ndërmjet shtresave të ndryshme shoqërore

Akademiku shkruan posaçërisht për shqiptarja.com

Rexhep Qosja: Stop gënjeshtrave ndal racizmit fetar e kulturor "Ju rrëfej nëntë arsyet se pse unë uroj Shqiptarja.com, një gazetë të pavarur në tregun e kërcënuar të medias" sionare, vlera të rreme e kundërvlera. Le t'i përjashtojë Shqiptarja gënjeshtrat e tilla prej fjalorit të kryeministrit të Shqipërisë, le t'i përjashtojë Shqiptarja fjalët dhe frazat demokracia, vlerat evropiane, standardet demokratike, integrimi evropian, liberalizimi i vizave, qytetërimi evropian prej fjalorit politik të kryeministrit të Shqipërisë dhe të kryesve të punëve të tij dhe do të shohë se para syve të shqiptarëve në përgjithësi do të dalë një komunist, në të vërtetë një stalinist, i cili me asgjë, bash me asgjë, nuk i shëmbëllen politikanit a shtetarit evropian, i cili doemos nderon sovranitetin e popullit, i cili doemos nderon dinjitetin e kundërshtarëve politikë, i cili doemos zbaton standardet demokratike, i cili doemos realizon vlera evropiane me qeverinë e tij. Është interes kombëtar, prandaj, që të bëhet betejë mendore dhe politike kundër këtyre stalin-

istëve që vazhdojnë të mbahen në pushtet e të masakrojnë demokracinë në jetën shqiptare sot.

SHQIPTARJA.COM, LUFTË RACIZMIT

Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit të numrit të saj të parë, unë dua të uroj gazetën e cila do të paraqesë pa ngurrim dhe do të bëjë betejën pa ngurrim kundër të gjitha rasteve të racizmit fetar, kur e kur edhe racor në jetën shqiptare sot. Le t'i shikojnë dhe le t'i dëgjojnë kujdesshëm gazetarët e gazetaret e Shqiptares paraqitjet zyrtare e jozyrtare të disa pushtetarëve shqiptarë; le t'i lexojnë shkrimet a librat e disa publicistëve shqiptarë; le t'i lexojnë shkrimet në një varg sajtesh të autorëve të ndryshëm me emra të vërtetë a të rremë e do të shohin se racizmi fetar që shprehu kryetarja e Kuvendit të Sh-

qipërisë para pak ditësh është vetëm një rast, si më i dukshëm, në morinë e rasteve të tilla. Beteja politike dhe mendore kundër racizmit fetar do të duhej të ishte aq më e vendosur dhe aq më e pakursyer sepse ky racizëm nuk është as gjuhë, as sjellje e njerëzve të rëndomtë, nuk është as gjuhë, as sjellje e popullit, por e "elitës" së tij politike e kulturore, i predikuar në radhë të parë për shkak të interesave që pandehin se u sjell atyre në përpjekjet për karrierë sa më të suksesshme në fushën në të cilën veprojnë, për promovime sa më të dukshme ndërkombëtare!

SHQIPTARJA.COM, TË RREZATOJË KULTURË

Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit të numrit të saj të parë, e cila, si marr vesh, do të ketë edhe shtojcën javore kul-

turore me titullin shumë tregues dhe shumë detyrues, Rilindësi, unë dua të uroj gazetën, e cila jo vetëm se do të botohet në gjuhën standarde, por edhe do të bëjë betejë mendore, shkencore dhe politike për mbrojtjen e kësaj gjuhe prej atyre që po bëjnë përpjekje më të sofistikuara a më të vrazhda për cenimin, madje, për rrënimin e parimeve mbi të cilat është ndërtuar ajo. Shqiptarja do të duhej ta bëjë këtë betejë mendore, shkencore dhe politike për gjuhën standarde duke i përkujtuar shumë shpesh kundërshtarët e saj se ajo është ndërtuar si gjuhë e njësuar, le të theksohet, si gjuhë e njësuar kombëtare, në të cilën është i përmbajtur i gjithë zhvillimi dhe e gjithë pasuria e të dy dialekteve kryesore shqiptare. Shqiptarja do të duhej ta bëjë këtë betejë mendore, shkencore dhe politike për gjuhën standarde duke i përkujtuar ata - kundërshtarët e saj, se gjuhët standarde krijohen jo vetëm për arsye shkencore, jo vetëm për arsye kulturore, por, më shumë se për to, për arsye politike: që të bashkojnë pjesëtarët e një Kombi. Shqiptarja do të duhej të bëjë këtë betejë mendore, shkencore dhe politike për gjuhën e njësuar kombëtare duke i përkujtuar, shumë shpesh, kundërshtarët e saj se asnjë popull në Ballkan, asnjë popull në Evropë, sot nuk e humb kohën historike me debate pseudoshkencore dhe pseudokulturore se cili dialekt është dashur të bëhet bazë e gjuhës së bërë standarde, nuk e humb kohën historike me përpjekje krahinore për rrënimin e gjuhës standarde, që në thelb mund të sendërtohen vetëm me cenime të rënda të përbashkësisë kombëtare, me përçarje kombëtare!

SHQIPTARJA.COM, PËR GJITHË SHQIPTARËT

Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit të numrit të saj të parë, unë dëshiroj të uroj gazetën, e cila do ta tregojë konkretisht në faqet e saj dhe, njëkohësisht, do të bëjë betejën mendore e politike për krijimin dhe funksionimin e hapësirës së përbashkët kulturore shqiptare. Nuk është e vështirë të shihet se përpara njëzet, tridhjetë a dyzet vjetësh bëheshin shumë më tepër përpjekje për krijimin e kësaj hapësire se ç'po bëhen sot. Nuk është e vështirë të shihet se ndaj hapësirës së përbashkët kulturore kombëtare më tepër mënjanësi po tregohet në Shqipërinë shtetërore sesa në Kosovë. Le të jepen vetëm dy shembuj që, pavarësisht pse nuk janë aq të rëndësishëm, prapë tregojnë shumë. Televizioni Top-Channel, njëri prej televizioneve më të mira e më të shikuara shqiptare sot, në spicën e vitrinës së librave, që e jep të dielave në lajmet kryesore të orës 19 e 30 minuta, paraqet portretet e një numri të shkrimtarëve të Shqipërisë, por asnjë të shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës a të Maqedonisë! Në Tiranë, po jo edhe në Prishtinë, sot ndodh të përpilohen antologji të poezisë a të tregimit shqip në gjuhë të huaja vetëm me autorë nga

E premte, 4 nëntor 2011

9

MEDIA BEOGRAD- Juria e Forumit të Mediatik të Europës Lindore nderon me çmim special gazetarin e njohur investigative Artan Hoxha. Ceremonia e dhënies së cmimit u organizua dje në Beograd. Cmimi special i është dhënë Artan Hoxhës për mbulimin kurajoz të demonstratës së opozitës më 21 janar, ku para kryeministrisë, mbetën të vrarë 4 demonstrues. TV NESW24 transmetoi pamjet ekskluzive të vrasjes së dy protestuesve nga gardistët, të siguruara

Investigimi, Artan Hoxha nderohet me çmim special

nga gazetari Artan Hoxha dhe kameramani i tij. Me çmim të parë, "Ince-Seemo 2011" u nderua gazetari polak, Wlodzmierz Kalicki. Çmimet u dhanë nga sekretari i përgjithshëm i, Qëndres së Inisiativës Europiane (Ince) Gerhard Pfanzelter. Ndërsa gazetares serbe Dijana Suboticki i është dhënë çmimi për punën e saj për mbulimin e korrupsionit në zonat periferike të Serbisë, si dhe sllovenëve Matej Surcand dhe Blaz Zgaga, autorë të librit triologji " Në emër të shtetit" ku denoncohet tregtia e armëve në Slloveni, në 1990.

MESAZHI

Arvizu: Ja arsyet pse do lexoj Shqiptarja.com

„„„ Së pari, dua t'ju uroj sukseset më të mira për hedhjen në treg të gazetës suaj. Tregu i medias në Shqipëri është shumë i ngarkuar, qofshin këto gazeta, televizione, shërbime ose portale online. Me siguri ju do të përballeni me sfida të vërteta, duke patur parasysh qe deklarata e organizatës suaj ju përshkruan si 'një nismë e një grupi gazetarësh, pa ndonjë mbështetje nga politika apo biznesi që në fillimet e saj'. Por, jam i bindur se është e mundur që gazeta juaj t'ia dalë mbanë dhe të dallohet. Këshilla ime e përulur

është kjo: Gazetari e pavarur nuk do të thotë që gazetarët tuaj, redaktorët apo reporterët e kronikës, nuk mund të kenë pikëpamjet e tyre politike. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për "vijën editoriale" të gazetës tuaj. Me fjalë të tjera, është në rregull të keni një të tillë. Gjëja më e rëndësishme është që të ketë integritet në raportim. Kjo është thelbësore. Të ketë sa më shumë burime që të jetë e mundur. Të mos trajtohen të gjitha burimet si të barabarta -- disa do të jenë më të besueshme se të tjerët. Të tregohet kujdes për të bërë dal-

Shqipëria shtetërore. Kjo do të thotë se drejtuesit e Televizionit Top-Channel dhe autorët e këtyre antologjive letërsi shqipe quajnë vetëm letërsinë që krijohet në Shqipërinë shtetërore. A ka nevojë të theksohet se trajtimi i këtillë i letërsisë shqipe është i gabuar nga pikëpamja metodologjike e shkencore dhe i dëmshëm nga pikëpamja politike dhe kombëtare. Në Kosovë një ndarje e tillë e letërsisë shqipe nuk mund të ndodhë në asnjë institucion kulturor dhe në asnjë televizion - publik apo privat.

SHQIPTARJA.COM, PËR BASHKIMIN KOMBËTAR

Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit të numrit të saj të parë, unë dua të uroj gazetën, e cila do të predikojë dhe do të mbrojë idenë e bashkimit kombëtar shqiptar, domethënë idenë e bashkimit të Shqipërisë dhe të Kosovës. Le të mos harrojë stafi i kësaj gazete se ideja e bashkimit shqiptar është ideja politike dhe historike që e ka lëvizur, që e ka çuar përpara deri te çlirimi i Kosovës, historinë shqiptare. Dhe, le të mos harrojë stafi i kësaj gazete se numri i kundërshtarëve të kësaj ideje, numri i kundërshtarëve të bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës, fatkeqësisht, po vjen duke u rritur. "Arsye" për shtimin fatkeq të numrit të këtyre kundërshtarëve të idesë më të rëndësishme kombëtare në historinë shqiptare po fabrikohen në Shqipërinë shtetërore dhe po fabrikohen në Kosovë; disa prej këtyre "arsyeve" janë të përbashkëta, në Shqipëri e në Kosovë, kurse disa janë të veçanta. Por, si " arsyet" e përbashkëta ashtu edhe ato të veçantat në të vërtetë janë "arsye" të feudalëve politikë e kulturorë të cilët: ose dëshirojnë më shumë të jenë të parët në fshat se të dytët a të tretët në qytet, ose ardhmërinë historike

limin midis pikëpamjeve editoriale dhe raportimit të drejtpërdrejtë të lajmit. Në qoftë se mund t'i bëni të gjitha këto, mendoj se do të keni mundësi të keni një audiencë besnike. Ata do të fillojnë të besojnë raportimin dhe editorialet tuaj, pasi do ta dinë se bazohet në fakte, burime të shumta dhe paanshmëri. Dhe nëse mund ta bëni këtë, atëherë mund të më llogarisni dhe mua ndër lexuesit tuaj. Sërish, urimet më të mira dhe suksese. Aleksandër Arvizu Ambasador i SH.B.A.

të popullit shqiptar e mendojnë ashtu siç mendojnë ata që mund të shohin vetëm deri te kthesa e parë. Shqiptarja do t'u shërbejë historikisht interesave kombëtare sa duke e predikuar idenë e bashkimit shqiptar aq duke e komprometuar ideologjinë e këtyre feudalëve.

SHQIPTARJA.COM, PËR SISTEMIN E VLERAVE

Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit të numrit të saj të parë, unë dua të uroj gazetën, e cila do të kultivojë dhe do të bëjë betejën mendore dhe politike për sistemin e vlerave, në të cilin do të jenë të përmbajtura vlerat mendore, kulturore, etike të traditës kombëtare shqiptare dhe vlerat moderne mendore, kulturore dhe etike botërore. Jetojmë në kohë pa sistem vlerash; jetojmë në kohë

Aleksandër Arvizu

në të cilën edhe vlerat më të rëndësishme, më frytdhënëse historike kombëtare, po shpërfillen; jetojmë në kohë në të cilën prej qytetërimit dhe kulturës bashkëkohore botërore më shpesh se vlera po merren prodhime të subkulturës, që po ndikojnë shfytyrueshëm edhe në vlerat kombëtare. Në jetën tonë politike e shoqërore, në radhët e para kanë dalë shumë injorantë, shumë njerëz të paskrupuj, të cilët kanë shumë ndikim politik, kulturor, n ë të vërtetë pseudokulturor dhe shoqëror në përgjithësi. Beteja mendore, kulturore dhe politike kundër këtij ndikimi shfytyrues, beteja mendore dhe kulturore kundër vlerave të rrejshme në të vërtetë është betejë për krijimin e sistemit të vlerave, pa të

PERIFERI

N GA ALBA MALLTEZI

Lumturia si objektiv politik D

y nga vendet më të zhvilluara në botë po sjellin një të re të rëndë sishme për orientimin e politikave të drejtimit dhe të organizimit të jetës në vend. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallet "Gruaja më e lumtur në SHBA" dhe e drejta e lumturisë është e shënuar dhe në Kushtetutë, në Britaninë e Madhe, kryeministri David Cameron dhe qeveria e tij përpilojnë një sondazh të mirëfilltë: Qytetarë, a jeni të lumtur? Lumturia, deri tani, objektiv i botës fetare, kryesisht i besimit budist, induist, nis të marrë një rol, edhe pse mes shumë kundërshtive edhe në Perëndim. Qeveria britanike ka shpenzuar 2 milionë sterlina për të bërë këtë sondazh që nga opozita konsiderohet si humbje kohe dhe parash. Po cilat janë pyetjet që u drejtohen anglezëve? 1)A jeni të kënaqur për jetën tuaj? 2)Jeni të kënaqur nga bashkëshorti apo bashkëshortja? 3)Si e gjykoni shëndetin tuaj fizik dhe mendor? 4)Keni një punë dhe a jeni të kënaqur? 5)Jeni të kënaqur që jetoni në lagjen tuaj dhe a keni frikë nga kriminaliteti? 6)Jeni të kënaqur për rrogën që merrni? 7)Keni marrë një arsimim të mirë? 8)Keni besim te politikanët kombëtarë dhe lokalë? Pyetje të thjeshta dhe domethënëse për të matur jo vetëm xhepin e shtetasve (gjë që e bëjnë insititutet e statistikave), por edhe gjendjen shpirtërore, mirëqenien familjare. Në Shqipëri jemi ende larg këtyre objektivave. Programet e partive me ambicjet kryesore për pushtet vazhdojnë të kenë tema shabllone. Sigurisht. Nuk mund të shmangen debatet apo projektimi për gjendjen ekonomike, punësimin, prodhimin e brendshëm, turizmin e të drejtat gjinore. Të gjitha këto duhen dhe vlejnë. Por njerëz të mençur në botë gjithnjë kanë dëshmuar se lumturia nuk është në proporcion të drejtë vetëm me mirëqënien materiale. Edhe në Tiranë duhet të arrihet të kuptohet kjo, e të shndërrohet në një objektiv politik, pse jo, në një të ardhme të afërt.

cilin ne do të vazhdojmë të shohim dhe do të vazhdojmë të dëgjojmë çka po shohim e çka po dëgjojmë shumëkund në jetën shqiptare, madje, edhe në Kuvendin e Shqipërisë e, kur e kur, edhe në Kuvendin e Kosovës!

SHQIPTARJA.COM, TË PROMOVOJË ELITËN

Duke e uruar Shqiptaren me rastin e botimit të numrit të saj të parë, dua të uroj gazetën, e cila do të bëjë betejën mendore dhe politike edhe kundër mbeturinave të realizmit socialist në gjuhën politike, në manifestimet e ndryshme politike e kulturore, në filmat e ndryshëm dokumentarë e artistikë, posaçërisht dokumentarë, në botimet e ndryshme letrare e shkencore, në gazetari dhe në publicistikë. Ç'ishte realizmi socialist? Falsifikim i realitetit! Paraqitje bardhë e zi e njëmendësisë. Glorifikim i të pavërtetës. Propagandim i mashtrimit. Do parë disa filma të

Bashkimi Le të mos harrojë stafi i kësaj gazete se numri i kundërshtarëve të kësaj ideje, numri i kundërshtarëve të bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës, fatkeqësisht, po vjen duke u rritur.

Në foto: Rexhep Qosja

sotëm dokumentarë dhe artistikë; do parë disa manifestime politike e kulturore; do lexuar disa vepra letrare, shkencore e publicistike; do lexuar disa artikuj në gazeta për t'u bindur sesa të përshtrira janë në jetën, në krijimtarinë, në politikën tonë mentalitetet , përmbajtjet, falsifikimet ala socrealiste! Beteja mendore dhe politike kundër tyre është betejë për të vërtetat e për vlerat politike, shoqërore, artistike, dokumentare, historike, shkencore në jetën tonë kombëtare. Beteja mendore, politike dhe morale për vlerat e lartshënuara, në njërën anë, dhe kundër shfytyrimit e shfytyruesve të tyre, në anën tjetër, në të vërtetë është betejë për vetëdijesimin e popullit shqiptar që t'u përgjigjet në mënyrat përkatëse politike, shkencore, kulturore në përgjithësi, sfidave bashkëkohore. Ne kemi sot një elitë intelektuale me një numër pjesëtarësh të saj të përçarë partiakisht e me një numër tjetër të saj të heshtur, por ne nuk kemi ende një elitë intelektuale-demokratikemorale. Beteja mendore dhe politike për krijimin e kësaj elite është betejë për ardhmërinë shqiptare të liruar prej autoritarizmit, primitivizmit, dogmatizmit, tribalizmit, provincializmit; është betejë për qytetarinë dhe për demokracinë. Beteja mendore dhe politike për krijimin e kësaj elite, si ndërtuese e gjedhes kritike kulturore, në të vërtetë është betejë për shndërrimin e demokracisë sonë të sotme rurale në demokraci moderne e kjo domethënë është betejë për evropianizimin tonë të vërtetë. E uroj Shqiptaren që ta bëjë sa më suksesshëm, sa më krijueshëm, këtë betejë, që nuk është e lehtë dhe që nuk është e shkurtër. Dhe, do ta bëjë vetëm në qoftë se do të jetë gazetë, vërtet, e pavarur.

10

E premte, 4 nëntor 2011

EKONOMI

Pse u ble nga BSH Hotel Dajti, pas dy tentativa privatizimi

M

e blerjen e Hotel Dajtit, është hedhur një hap i pazakontë në marrëdhëniet BSH-Ekzekutiv. Ky objekt, me pronar shtetin, por me pretendime nga familja mbretërore për të drejtën e parablerjes, që kishte dalë më parë në shitje me çmim rreth 6 milionë euro, iu shit me detyrim Bankës së Shqipërisë për plot 30 milionë euro. Familja Zogu nuk

paraqiti asnjë ankesë, duke lënë të kuptohej se edhe problemi i kërkesës së tyre për pronësi mbi truallin ishte zgjidhur. Banka e Shqipërisë bleu, pa asnjë mëdyshje, objektin, duke sjellë në arkën - që po boshatisej me shpejtësi - të ministrit Bode një fluks jo të vogël parash, në momentin kur ato duheshin më shumë se kurrë. BSH nuk ka krijuar vitet e fundit as më të voglin problem, edhe kur i është

kërkuar të blerjë bono thesari të shtetit me afat njëvjeçar maturimi, ndërkohë që ndalohet financimi prej saj ndaj qeverisë për afate më të gjata se 6 muaj. Këto janë ato që dihen. Por, edhe këto, mjaftojnë për të kuptuar se pavarësia e Bankës së Shqipërisë ndaj Kuvendit dhe qeverisë, në fakt, nuk ekziston më. Dhe, nuk pritet të ekzistojë më, aq më tepër me emërimet e reja në organin më të lartë drejtues.

Kalojnë në Kuvend emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës

Qeveria vë nën kontroll Bankën PS lejon t’i jepet vetëm një post, në ’97-ën i la dy vende PD-së; mazhoranca kapërcen kufirin e tri të pestave për marrjen e vendimeve strategjike në Bankë

?

Lajmi Koalicioni qeverisës ka propozuar direkt këto ditë emrat për guvernatorin e ardhshëm të Bankës së Shqipërisë dhe dy zëvendësguvernatoret. Po ashtu, një këshilltar shumë i afërt i kryeministrit do të jetë në rradhët e Këshillit të saj Mbikëqyrës, sëbashku me rektorin e Universitetit të Tiranës. Ndërkohë, dy anëtarë të tjerë të këtij Këshilli, në mes-mandati, janë të emëruar gjithnjë nga shumica parlamentare. Në këto kushte, me përjashtim të Ermelinda Meksit, e cila la postin e deputetes për të përfaqësuar një zë ndryshe në këtë institucion, të gjithë të tjerët kanë hyrë në BSH me miratimin e një krahu të politikës shqiptare.

„

Kryeministri Sali Berisha dhe guvernatori i BSH Ardian Fullani

NGA GENC KONDI

ERMELINDA MEKSI

„„„ Qeveria

ka propozuar Ardian Fullanin, Elizabeta Gjonin dhe Petraq Milon si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës qendrore. I fundit është që prej gjashtë vjetësh tashmë këshilltar i Berishës për financat publike, pra, kryeministri praktikisht mund të konsiderohet se do të flasë me zërin e Milos në mbledhjet ku merren vendimet për politikën e BSH. Por, edhe kandidatura e Fullanit, që propozohet nga qeveria e jo nga vetë Këshilli Mbikëqyrës, që në fillim flet për një mbështetje të Ekzekutivit ndaj tij për gjithë aktivitetin e kryer në krye të bankës qendrore dhe një siguri se guvernatori i ardhshëm - që nuk ka nevojë për Kasandra që të mësohet se kush do të jetë - do të vazhdojë të mos e ngacmojë kurrë qeverinë, madje do ta ndihmojë në ditët edhe më të vështira që duken në horizont. Sipas zërave nga pozita, guvernator do të rikonfirmohet Ardian Fullani, ndërkohë që kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që nga ardhja në pushtet e koalicionit të djathtë, më 2005, Elizabeta Gjoni do të jetë zëvendësja e tij. Gjithashtu, zëvendësguvernatore do të jetë edhe kandidatura e LSI-së, Elivar Golemi, e cila ka qenë zëvendëskryetare e Bashkisë së Durrësit gjatë kohës kur atë e drejtonte Lefter Koka, ndërsa aktualisht punonte si inspektore e përgjithshme pranë BSH.

PYETJE PERGJIGJE

Do të kërkoj transparencë „„„ E kam mirëpritur dhe pranuar kandidimin tim për pos-

tin e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës qendrore. Përgënjeshtroj disa spekulime të karakterit politik, që i kam parë në disa media të ditës së mërkurë e të enjte, lidhur me refuzime apo lëkundje të miat lidhur me kandidimin. Unë jam një specialiste me një përvojë të gjatë në fushën e financave publike, si dhe një akademike aktive e ekonomisë, me dy doktoratura, kështu që prania ime në gjirin e Këshillit Mbikëqyrës do të ishte një kontribut që nuk kam pse ta refuzoj. Gjithashtu, do të kërkoj nga Banka e Shqipërisë të respektojë transparencën dhe pavarësinë, që i ka detyrime ligjore. Unë, psh, edhe në Kuvend kam ngritur zërin për të kritikuar kalimin prej qeverisë të kufijve të lejuar nga ligji për huamarrjen e brendshme. Në gjirin e Këshillit Mbikëqyrës, kërkesa ime do të jetë më e fuqishme dhe institucionale. Nuk ka rëndësi, për mendimin tim, numri i anëtarëve të propozuar nga opozita politike në këtë Këshill, e rëndësishme është që të gjithë anëtarët të jenë aktivë për të konsoliduar rolin e Bankës qendrore si një institucion i pavarur, që nuk komandohet nga politika apo qeveria.

Ashtu si kurse pritej, Kuvendi miratoi dje kandidaturën e deputetes Ermelinda Meksi, propozuar nga Partia Socialiste për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Pasi u njohën me një prezantim të bërë nga zonja Meksi lidhur me eksperiencën e saj profesionale në fushën e financave dhe ekonomisë, anëtarët e Komisionit vlerësuan kandidaturën e saj dhe e miratuan atë.

ANËTARËT

Sipas nenit 44 të ligjit mbi Bankën e Shqipërisë, "të gjithë

anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë: a) Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi; b) tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave; c) një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Presidenti i Republikës emëron guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, mbështetur në propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët, mbështetur në propozimin e bërë nga gu-

Si krijohet Këshilli Mbikëqyrës i BSH? Pesë anëtarë të tij propozohen nga Kuvendi, tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Këshilli zgjedh zv.guvernatorët, ndërsa presidenti i Republikës emëron guvernatorin, me propozim të kryeministrit „ Pse është instrument kyç për ekonominë e një vendi? Këshilli miraton politikën monetare të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar kufijtë e operacioneve të Bankës së Shqipërisë në treg të hapur, përqindjen e interesave për depozitat në Bankën e Shqipërisë dhe për skontimet dhe huatë ose kreditë e Bankës së Shqipërisë, si dhe të rezervave dhe nivelit të rezervave të detyrueshme që bankat e nivelit të dytë duhet të mbajnë në Bankën e Shqipërisë „ Çfarë kompetencash ka BSH? Sipas ligjit, Banka e Shqipërisë është e pavarur nga çdo pushtet tjetër. Çdo subjekt është i detyruar të respektojë pavarësinë e BSH, të mos kërkojë të influencojë te ndonjë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës për të cënuar detyrimet e tij ndaj Bankës së Shqipërisë, si dhe të mos ndërhyjë në veprimtaritë e Bankës së Shqipërisë.

PETRAQ MILO

Do vendos pas votës në Kuvend „„„Unë nuk mund të them

ende asgjë lidhur me pozicionimin time në të ardhmen, në se do të vazhdoj të jem edhe këshilltari i kryeministrit Berisha, apo do të mbaj vetëm postin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Gjithshka varet nga vota që duhet të japë Parlamenti dhe më pas do të vendos se çfarë do të bëj

vernatori". Nga Këshilli aktual, mbeten për të përfunduar mandatin e dhënë nga Parlamenti vetëm tre anëtarë: Limos Malaj, Halit Xhafa

dhe Arjan Kadareja. Dy të fundit janë të emëruar gjatë periudhës së mazhorancës aktuale dhe të propozuar nga ajo. Ndërkohë, veç kandidaturave qeveritare, si parti, PD dhe LSI kanë propozuar nga një kandidat. Dhori Kule, rektori aktual i Universitetit të Tiranës, ishte kandidatura e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ndërsa Elivar Golemi u propozua nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

MBËSHTETJA

Si anjëherë tjetër, ka një gumëzhimë të pazakontë në opinion e media lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për organin më të lartë drejtues të bankës qendrore. Kjo nuk është e rastit, po të marrim parasysh faktin se vendi po përjeton një situatë vështirësish ekonomike, që qeveria dhe pozita nuk pranojnë ta cilësojnë kurrsesi si "krizë", por që, gjithsesi, shfaqet me trajta të qarta rënieje të ritmeve ekonomike, prishje të raporteve makro, rritje të borxhit e vështirësi të dukshme në sigurimin e fondeve buxhetore për të vazhduar normalisht investimet e nisura, madje, edhe për të kryer shpenzimet operative, pagat, etj. Banka e shtetit në këtë kuadër ka marrë me kohë një rol të veçantë, më tej se ai që parashikohet me ligj. Roli i saj ka qenë veçanërisht i rreptë ndaj sektorit privat bankar, duke filluar nga ndalimi i përkohshëm - në kulmin e krizës së parë bankare - i lëvizjes së kapitalit të filialeve të bankave të huaja jashtë vendit, që solli reagime negative në mjediset ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë. Po kështu, sa herë që kryeministri ka ngritur kërcënueshëm gishtin drejt bankave të nivelit të dytë, si në rastin e akuzave për tarifa të ekzagjeruara të shërbimeve të tyre ndaj qytetarëve apo biznesit, BSH me të shpejtë ka marrë masat përkatëse, në një linjë me shefin e qeverisë. Aktualisht, me një opozitë, e cila nuk këmbënguli të kishte më shumë se një përfaqësues në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës (i kishte dhënë dy të tillë opozitës në vitin 1997) dhe me kaq shumë të zgjedhur me mbështetjen e mazhorancës, edhe për vendimet që duhet të merren me 3/5 nuk ka më dyshim se Ekzekutivi i ka të hapura dyert për të diktuar vullnetin e tij, pavarësisht se ligji kërkon në mënyrë eksplicite një pavarësi totale të BSH në punën e saj.

E premte, 4 nëntor 2011

11

EKONOMI

Vende që kanë adoptuar taksën e sheshtë

Në gjithë botën, janë shumë pak vendet që kanë adoptuar taksën e sheshtë. Me përjashtime të rralla, fjala është për vende të ish-kampit sovjetik të kohës së luftës së ftohtë. Suksesi i kësaj politike mbetet ende për t'u parë, me përjashtim të Hong Kongut

BOSNJE-HERCEGOVINA BULLGARIA SHQIPËRIA ÇEKIA ESTONIA GJEORGJIA GUERNSEJ HUNGARIA

KAZAKISTANI IRAKU XHERSEJ KIRGIZISTANI LETONIA LITUANIA MAQEDONIA MONGOLIA

MALI I ZI MAURICIUS RUMANIA RUSSIA SERBIA SLLOVAKIA UKRAINA HONG KONGU

Pluset dhe minuset e "politikës fiskale antimarksiste"

Taksa e sheshtë, çfarë solli në 3 vite? Të ardhurat nga tatimi mbi pagat u rritën por jo sa mendohej

Lajmi

SALI BERISHA

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Berisha deklaroi se taksa e sheshtë është një politikë e paprekshme fiskale e qeverisë së tij.

Qeveria shqiptare do të ndërmarrë çdo ditë e çdo javë reforma. Ne nuk kemi asnjë mburojë tjetër, asnjë mekanizëm tjetër për t'i rezistuar kësaj krize, veçse inkurajimit, nxitjes së biznesit. Një politikë kjo që ka funksionuar. Unë përshëndes të gjithë sipërmarrësit dhe i siguroj se jo rrënimi i pasurive të tyre, por konsolidimi dhe garantimi i tyre është në konceptin tonë, mekanizëm themelor i rritjes së prosperitetit dhe kjo është faktuar dhe e njohur që nga traktatet e Adam Smith e gjer më sot. Ata le të mer-

NGA GENC KONDI

N

ë fillim të këtij viti, kryeministri Ber isha surprizoi të gjithë, duke deklaruar publikisht se subjektet që kanë norma shumë të larta fitimi duhet t'i nënshtrohen një përqindjeje më të lartë të tatimfitimit. Ky ishte, në fakt, mohim i taksës së sheshtë, pra i reformës, që u cilësua si revolucion fiskal, nga ana e qeverisë, por draftligji, i cili u përgatit nga Financat, nuk e pa dritën e diellit Të ardhurat buxhetore po realizohen me ritme gjithnjë e më të ulëta, nga muaji në muaj, ndërkohë që parashikimet afatmesme korrigjohen vazhdimisht. Megjithatë, qeveria gjykon se nuk duhet të heqë dorë nga adoptimi i një takse unike për të gjitha nivelet e të ardhurave, duke e konsideruar këtë një politikë që nuk mund të mos garantojë sukses në rritjen e punësimit, shtimin e interesit të biznesit për të investuar dhe rritjen e konsumit, duke qenë se le në duar të privatit më shumë fonde. Por, a ka sjellë direkt kjo politikë një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, apo, në të kundërt, është ajo fajtore për uljen e ndjeshme të rritjeve të rritjes vitet e fundit? Kjo është kthyer në fushëbetejën më të fundit politike midis dy forcave kryesore në vend. Ndërkohë që PS ka dalë hapur së

ren me Marksin po të duan, por i siguroj se do të mbetet brenda selisë së tyre, se Marksi nuk do të mund të shëtisë më, në rrugët e qytetet e Shqipërisë. Jo! Shqiptarët e kanë provuar më shumë dhe në mënyrën më të tmerrshme se gjithë të tjerët. Të dalësh sot me taksën progresive, në një kohë kur bashkinë e falimentove duke rritur taksat dhe e dorëzove si një institucion të falimentuar në rrafshin fiskal, atëherë më thoni se çfarë mund t'i bëjnë Shqipërisë politikat marksiste, përveçse rrënimit.

EDI RAMA Në një mesazh të shkurtër në twiter, kreu i opozitës u është përgjigjur ndaj akuzave të bëra nga kryeministri, duke thënë se nuk mund të vendoset shenja e barazisë midis teorisë marksiste dhe zba-

timit të politikës së taksimit të sheshtë. Sipas tij, ne jemi me marksistët Obama, Merkel, Sarkozy e Cameron, madje edhe me marksistin Berlusconi. Kurse Saliu është me çunat e bllokut të vet

fundmi me programin e saj ekonomik, ku përfshihet restaurimi i taksimit progresiv të të ardhurave, në ndihmë të shtresave mëz të varfëra, PD ka vijuar të mbrojë me kokëfortësi

një përqindje e fiksu ar, pavarësisht nga shuma që do të taksohet. Zakonisht, caktohet një minimum i pataksueshëm. Në rastin e Shqipërisë, është zgjedhur një ndër nivelet më të ulëta të saj - 10 për qind që vetëm Bullgaria e ka. Taksa të tilla të sheshta zëvendësojnë sistemet progresive të taksave, ku shumat e taksueshme jane subjekt i një takse më të ulet në një nivel të ulët të ardhurash dhe në një normë më të lartë në nivele të larta. Përkrahësit e këtij sistemi e venë mendojnë se një normë e vetme e taksës thjeshtëson llogaritjen dhe mbledhjen e të ardhurave nga taksat për qeveritë. Taksa e ulët dhe e njejtë duhet të shër-

Taksa e sheshtë karakterizohet nga një përqindje e fiksuar, pavarësisht nga shuma që do të taksohet politikën e sja, duke anatemuar kundërshtarët se duan të rikthejnë marksizmin në Shqipëri. Taksa e sheshtë karakterizohet nga

bejë si nxitës për individet dhe kompanitë që të raportojnë të ardhura të sakta, duke shmangur evazionin dhe duke paguar detyrimet e tyre. Taksat e ulta dhe të sheshta duhet

Në rastin e Shqipërisë, është zgjedhur një ndër nivelet më të ulëta të saj - 10%, e njëjtë me Bullgarinë të nxitin edhe investimet e huaja direkte. Baza e taksueshme zgjerohet dhe të ardhurat nga taksat rriten. Pjesa më e madhe e shteteve që kanë ven-

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dosur taksën e sheshtë janë në Evropën Qendrore dhe Lindore. Shtetet Balltike ishin të parat në mesin e viteve '90-të, Rusia i ndoqi më 2001. Republika Çeke dhe Bullgaria ishin midis shteteve që miratuan taksën e sheshtë në 2008-ën. Taksa të tilla janë përjashtime shumë të rralla në vende të zhvilluara. Në fakt, taksa e sheshtë, e vetme, nuk mund të jetë një kurë për të gjitha sëmundjet e ekonomive. Në rastin e Shqipërisë, korrupsioni dhe moszgjidhja e problemit të pronësisë mbi të patundshmet janë çështje që nuk zgjidhen me këtë mjet fiskal. Megjithatë, është tepër herët për të gjithë vendet për të matur pasojat. Në Estoni, psh, ku të ardhurat fiskale u dyfishuan, rritja erdhi si pasojë e një pakete të gjerë masash dhe jo vetëm nga kjo. Ndërkohë, në Shqipëri ku u bënë tre vite që është adoptuar, rezultatet janë zhgënjyese, por sërish, duke menduar edhe rolin e krizës ndërkohë, vlerësimet ende nuk mund të bëhen saktësisht. Kështu, topi kalon në fushën e politikës, e cila e përdor suksesin apo dështimin, të abstraguar nga faktorët e pashmangshëm historikë, për qëllime kryesisht populliste, si në rastin e opozitës shqiptare. Më e udhës do të ishte që konkluzionet t'i bënin ekspertët pa syze politike.

?

PYETJE PERGJIGJE

„ Kush është qëllimi i taksës së sheshtë? Lehtësimi i procedurave për administratën fiskale, zbatimi i ligjit më me korrektesë, rritja e likuiditetit në duar të privatëve dhe shtimi i bazës së tatimpaguesve janë synimet kryesore, krahas përpjekjes për joshje të investimeve të huaja direkte

„ A

mund të fajësohet taksa e sheshtë për rënien e të ardhurave buxhetore? Taksa e sheshtë nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet fiskale, ndërkohë që duhet të shoqërohet me masa të tjera, gjithnjë të përshtatura sipas kushteve specifike të një vendi të caktuar, që kurrë nuk janë të njejta

„ A është e barabartë barra fiskale me taksën e sheshtë? Të gjithë ekspertët pranojnë se ata që lehtësohen me këtë lloj takse janë më të pasurit, ndërkohë që të ardhurat mesatare janë ato që taksohen më rëndë

12

E premte, 4 nëntor 2011

SOCIALE MATERNITETET, PAJISJE TË REJA

NJEHSIMI I DIPLOMAVE, RISIA

Maternitetet e vendit do pajisen me aparatura të reja që do të ndihmojnë gratë shtatzanë për një ndjekje më të mirë të fëmijës që presin. Bëhet fjalë për fazën e dytë të një donacioni prej 500 mijë dollarësh të dhënë nga Fondi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), që ka investuar në 18 lloje të ndryshme pajisjesh për 28 spitale, të nevojshme për maternitetet.

Shkurtohen afatet për njehsimin e diplomave. Sipas specialistëve të ministrisë së Arsimit, kandidatët sjellin një dosje dhe e gjithë procedura përfundon brenda 40 ditëve, nga tre muaj që ishte më parë. Tarifa e procedurës është 2500 lekë të reja, ndërkohë që specialistët e Ministrisë shpjegojnë se çdo vit i nënshtrohen kësaj procedure në MASH rreth 1000 kandidatë.

750 kg nga përbërje e rrezikshme, qëndrojnë të mbyllura në një dhomë

Cianur te tregu i Uzinës "Dinamo", në rrezik banorët dhe tregu ushqimor Lajmi Në një dhomë të vogël, të kyçur dhe që nuk ruhet nga askush, që ndodhet në mes të tregut të shumicës te ish-uzina "Dinamo", ndodhen 750 kg cianur, në formë të ngurtësuar. Sipas PNUD, që ka bërë studimin e ndikimit në mjedis, do të duheshin 6 muaj kohë për rehabilitimin e saj dhe largimin e përkohshëm të disa bizneseve.

NGA ESMERALDA KETA „„„ Tregtarët e fruta-perimeve, që ushtrojnë aktivitetin brenda territorit të ish-uzinës "Dinamo" nuk e dinë se ngjitur me ta është një dhomë plot me mbetje të rrezikshme. Një pjesë e madhe e tregtarëve të shumicës janë vendosur në këtë zonë që prej shumë vitesh, por interesimit tonë për dhomën sekrete të kyçur me çelës dhe të harruar aty që prej vitit 1990, i përgjigjen me indiferencë: Nuk dimë asgjë, pyesni përgjegjësit. Në fakt në këtë dhomë prej 10 metrash katrorë, që ndodhet në mes të tregut më të madh të shumicës të frutave-perimeve në Tiranë, ndodhen 750 kg cianur, në formë të ngurtësuar. Sipas një studimi që ka bërë PNUD për pikat më të nxehta mjedisore në vend, e ka renditur atë si një ndër 9 zonat më problematike. Ajo kërkon 6 muaj kohë për t'u rehabilituar dhe largimin e tregtarëve që janë afër saj. SITUATA

Dhomën e mbushur plot me mbetje të rrezikshme, që përdoreshin si lëndë e parë në kohën kur ish-uzina "Dinamo" prodhonte dhe riparonte pjesët e këmbimit për minierat, nuk është e lehtë ta gjesh. Ajo ndodhet në mes të këtij ambienti gjigand, ku ka me qindra biznese të shumicës. Paradoksi qëndron në faktin se ngjitur më të janë disa njësi që shesin produkte bujqësore me shumicë si qepë, patete si dhe fruta. Tregtarët e shumicës që ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë, i kanë marrë ambientet

Në foto: (djathtas) Fuçitë me cianur që ndodhen në magazinën e ish-uzinës “Dinamo” (lart) Pamje e dhomës ku janë kyçur mbetjet e rrezikshme

STUDIMI I PNUD

"Nëntë zonat mjedisore më të ndotura në Shqipëri" „„„

Pikat e nxehta të identifikuara janë: Dampa e Minierës së Gurit të Kuq në breg të Liqenit të Ohrit; Shkrirësi i Ferrokromit në Elbasan; Fabrika e Baterive në Berat; Zona e Minierës së Prrenjasit; ndërtesat e Minierës së Bitinckës, pranë Korçës; Alba Film në pjesën lindore të Tiranës, në zonën e ish-Kinostudios; ndërmarrja Dajti në Tiranë; dampa e Pesticideve në Rrëshen dhe fabrika e Tekstileve në Berat.

me qera dhe nuk duan t'ia dinë se çfarë materialesh të rrezikshme ndodhen në murin matanë biznesit të tyre. Interesimit tonë se ku ndodhet kjo dhomë

dhe a e dinë ata së çfarë ka në të, ca i përgjigjen me indiferentizëm dhe ca i përgjigjen nën zë: Nuk është tani momenti i duhur, eja një ditë tjetër. Ndërkohë që treg-

tari që zhvillon aktivitetin ngjitur me këtë dhomë të rrezikshme, në fakt as nuk ia ka idenë se çfarë ndodhet në murin matanë tij. "Unë jam i ri, sapo e kam marrë këtë ambientin me qera, por pyesni ata që janë më të vjetër këtu. Por kjo dhoma nuk hapet asnjëherë", - na thotë ai. Specialistët e shëndetësisë, thonë se cianuri është një lëndë kimike tepër helmuese, sidomos nëse bie në kontakt me ujin apo diellin. Madje ai ka veti të depërtojë edhe në mure.

STUDIMI

Sipas studimit të PNUD, për evidentimin e zonave të nxehta mjedisore dhe ndikimin e tyre në ambient, ndërmarrja e Tiranës "Dajti", ku ndodhet tregu i shumicës është

një ndër 9 zonat më të nxehta mjedisore në vend. Studimi i thelluar, pjesë e projektit të PNUD-it 'Identifikimi dhe Prioritizimi i Pikave të Nxehta Mjedisore në Shqipëri', i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Hollandës, vë në dukje se ngjitur me një dyqan që ushtron aktivitetin në këtë zonë, ndodhet një magazinë e mbyllur me çelës, në të cilën gjenden 750 kg cianur që përdorej si lëndë në uzinën metalurgjike të Dajtit. Ky ambient (rreth 10 m2) ka shërbyer për vite me radhë si venddepozitim i këtyre substancave. Produktet kimike janë të ruajtura në fuçi metalike dhe janë të palëvizshme për sa kohë që janë në formën e kripës së cianurit. Kjo dhomë e vogël ku ndodhen këto mbetje mjaft të rrezikshme nuk ka asnjë tabelë paralajmëruese apo ndonjë person që mund ta ruajë atë. Specialistët e PNUD i kanë paraqitur Ministrisë së Mjedisit edhe masat që mund të merren për të shmangur këtë rrezik. Sipas PNUD do të duheshin rreth 52 mijë euro dhe 6 muaj kohë që mbetjet e cianurit të largohen nga kjo zonë si dhe duhet të shemben të gjitha tavanet dhe suvatë e mureve të kësaj dhome për të shmangur ndonjë mundësi kontaminimi. Gjithashtu sipas PNUD gjatë kohës së ndërhyrjes duhet të largohen përkohësisht nga kjo zonë edhe disa subjekte tregtare që zhvillojnë aktivitetin përqark saj.

Toksikologu

Mbetjet dëmtojnë sistemin nervor „„„

S

TIRANE

humica e helmeve industriale kanë veprim politrop d.m.th shkaktojnë dëmtime në shumë organe. Rrugët e depërtimit të helmeve në organizëm janë disa, nëpërmjet mushkërive, lëkurës, mukozave, traktit gastro-intestinal, me anë të injektimeve intravene, intra muskulare, subkutane. Andrin Tahiri, toksikolog pranë spitalit Ushtarak na shpjegon se helmi mund të veprojë jo vetëm në gjendje të lëngëshme, por edhe të ngurtë. Sipas tij ai mund të veprojë mbi epidermën e dëmtuar duke shkaktuar herë ndonjë veprim të përgjithshëm, herë një veprim lokal, por për një profilaksi më racionale është e domosdoshme që të njihen ligjet e përgjithshme të bashkëveprimit të

helmeve me organizmin, rrugët e ekspozimit të tyre, shpërndarja, lokalizimi dhe detoksifikimi i tyre në organizëm, rrugët dhe shpejtësia e eleminimit si dhe një varg kushtesh të tjera që përcaktojnë

Lajmi Rreziku Personat që kanë kontakte direkte, por edhe të tërthorta me këto mbetje të rrezikshme mund të pësojnë dëmtime serioze të shëndetit të tyre. Toksikolgët shpjegojnë se depërtimi i tyre në organizëm varet nga shumë faktorë si temperatura, lagështira, etj.

veprimin e helmeve në organizëm. Supozohet së veçoritë kimike të lëndëve helmuese mund të ndikojnë në shkallën e veprimit të tyre helmues, megjithëse nuk eksistojnë ligje apo ligjshmëri që të jenë krejtësisht karakteristike në raport midis strukturës kimike dhe veprimit të tyre toksik. Veçoritë toksike të helmeve nuk varen vetëm nga struktura kimike, por edhe nga veçoritë fizike (d.m.th nga gjendja agregate, dispersiteti, volatiliteti dhe tretshmëria). Veprimi i lëndëve toksike mund të ndryshojë deri në një farë shkalle nën ndikimin e një varg faktorësh të ambientit të jashtëm siç janë temperatura, lagështira, presioni barometrik etj. Të gjithë këto fenomene apo kushte lehtësojnë depërtimin e disa helmeve industriale në organizëm.

PYETJE

Pa mbrojtje Dhoma ku janë depozituar mbetjet e rrezikshme nuk i është nënshtruar asnjë mase sigurie apo të ketë ndonjë shenjë paralajmëruese që tú tregojëtregtarëve që të bëjnë kujdes të mos e prekë askush.

?

PYETJE PERGJIGJE

Cfarë janë „ cianuret? Cianuret janë kombinime të acidit me metalet ose alkalinet. Cianuret veprojnë në sajë të elementit të tyre bazëacidit cianhidrik. Janë jashtëzakonisht helmues. Cianuret janë kripëra kubike me erë nauseaabonde shumë helmues (cianuri kaliumit, cianuri Calciumit, cianuri magnesiumit, cianuri mërkurit, cianuri zinkut, cianuri bakrit etj) „ Si ndikon ai në organizmit e njeriut? Është një helm protoplazmatik që vepron duke frenuar frymëmarrjen, hematosen celulare dhe duke bllokuar enzimat që transportojnë oksigjenin. Shkakton konvulsione, paraliza të sistemit qendror nervor dhe sidomos të qendrave respiratore dhe cirkulatore. „ Në çformë janë cianuret që ndodhen te tregu i uzinës "Dinamo"? Ata ndodhen të mbyllura në fuçi metalike dhe janë të ngurtësuara, ose siç njihen ndryshe në formën e kripës së cianurit.

„

Çfarë ndodh kur ekspozimi është i vazhdueshëm? Kur ekspozimi është i vazhdueshëm, shfaqen probleme kronike në organet ku ata depozitohen për një kohë të gjatë. Ose me anë të kontaktit, në varësi të dozës, solucionit, mënyrës se si bie në konktakt e deri në problem të shfaqjes së kancerave të lëkurës.

E premte, 4 nëntor 2011

13

SOCIALE

"Planet urbanistike, duhet edhe miratimi i Ujësjellësit"

P

lanet urbanistike duhet t'i parashtohen më parë edhe ndërmarrjeve të Ujësjellësave, për të parë se ku do të ndërtohet". Kërkesa drejtuar Ministrisë së Transporteve ka ardhur nga kreu i UjësjellësKanalizimeve të Tiranës, Sahit Dollapi, i cili ka sqaruar se në shumë raste është ndërtuar në zona ku nuk ka

pasur fare infrastrukturë dhe si pasojë banorët nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Gjithashtu Dollapi ka kërkuar që drejtoritë e shtrimit të rrugëve të planifikojnë edhe shtrimin e tubacioneve të ujësjellësit për zonat në zhvillim, me qëllim që rrugët të mos çahen sërish pas asfaltimit. "Të gjitha zonat urbane ose ato që janë planifikuar për zhvillime urbane,

paraprakisht duhet të pyeten për infrastrukturën, në mënyrë që puna të rakordohet me ujësjellësin, me kanalicimet, tubacionet, mënyrën e furnizimit", ‚ ka thënë Dollapi. Ndërkohë ministri Sokol Olldashi, ka deklaruar së më 2012 do të zgjidhet njëhere e mirë problemi i kanalizimeve të Tiranës së madhe ku do të investohen 100 milion dollarë nga qeveria japoneze.

Ja cilat janë zonat më të ndotura në të gjithë vendin, dy prej tyre në Tiranë

Industria, 63 mln ton mbetje Specialistët e ministrisë së Mjedisit kanë evidentuar se 725 ton janë kimikate shumë helmuese dhe ekstremisht të djegshme, në disa zona është infektuar edhe uji i pijshëm rreth 900 m2 rreth e rrotull

NGA ESMERALDA KETA „„„

FABRIKA E BATERIVE

Ajo ndodhet në Uznovë të Beratit dhe në këtë sipërfaqe prej 2 ha ndodhet një fonderi dhe disa ndërtesa të tjera të prodhimit të baterive. Në këtë pjesë është evidentuar prania e baterive të shkrira dhe e produkteve të tjera që përdoren në ndërtim. Analizat kimike të bëra në disa kampione të ujit nëntokësor dhe atij sipërfaqësor kanë treguar se cilësia e ujit në këtë zonë është tërësisht e kontaminuar, ndaj nuk duhet përdorur për t'u pirë.

TIRANE

I

sh-ndërmarrjet e komu nizmit tashmë janë kthy er në gjigandë që kërcënojnë serizosht shëndetitn e shqiptarëve. Kjo pasi, pas mbylljes së aktivitetit të tyre në fillim të viteve 90-të, lënda e parë nuk u sistemua, duke u shndërruar në depozita të lëndëve toksike. Situata bëhet më alarmante po të kemi parasysh se gjatë këtyre 20 viteve të fundit, për këto mbetje nuk është treguar kujdes ata janë lënë nën ndikimin e diellit e të shirave duke bërë që të përhapet shumë sipërfaqja e ndotur, të kontaminohen edhe ujrat nëntokësorë e produktet bujqësore.

MINIERA E PËRRANJASIT

SITUATA

Specialistët e Ministrisë së Mjedisit, kanë evidentuar se nëpër dhoma të veçanta, magazina e laboratore, por edhe në terrene të hapura ndodhen të fshehura fuçi me cianur, mërkur që përdorej për xhirimet e filmave, arsenik, lindan, kimikate për prodhimin e tekstileve, porcelaneve apo plastikës, tonaleta mbetjesh të zonave naftëmbajtëse, skorje të industrisë minerare, etj. Në zonat e marra në studim nga specialistët e mjedisit janë gjetur 725 ton kimikate me veti mjaft të rënda helmuese, mbi 63 milionë tonë mbetjesh të ngurta të industrisë minerare dhe afërsisht 4.5 milionë tonë mbetjesh të ngurta të industrisë tekstile.

NFIM ELBASAN

Ndërmarrja e furnizimit të industrisë minerare në Elbasan (NFIM) ndodhet në fshatin Balëz të Elbasanit. Në depot e kësaj ndërmarrje 'ruhen' rreth 100-130 ton kimikate me efekt të fortë, të ambalazhuara në fuçi plastike, si dhe mjaft kimikate e reagentë kimike të ambalazhuar në shishe qelqi, kuti plastike e metalike.

LAÇ

Nga inventarizimi që i është bërë lëndëve kimike stok që përdoreshin për prodhimin e superfosfatit, ka rezultuar se ndodhen tonelata lindani. Për specialistët, shqetësimin më të madh, për ndotjen e mjedisit dhe shëndetin e njerëzve në zonën industriale të Laçit e përbën fluorosilikati i natriumit

DEPËRTIMI

"Gjurmë të helmeve edhe në qumështin e lopës" „„„  Specialistët e Institutit të Shëndetit Pub„„„ lik, të cilët kanë kryer studime të ndryshme mbi efektin e këtyre lëndëve toksike në zonat përreth këtyre objekteve, kanë konstatuar se helmet kanë depërtuar jo vetëm në gjakun e banorëve që jetojnë përreth tyre, por, gjurmë të helmeve toksike janë gjetur edhe në frutat, perimet apo qumështin e lopës. Madje sipas tyre, ata kanë monitoriruar zona të veçanta, siç ëhstë Porto-Romano, ku janë konstatuar edhe keqformime gjenetike.

(Na2SiF6) që ndodhet stok në ish-repartin e prodhimit të tij, katalizatori i përdorur me përmbajtje vanad oksidi (V2O5), arsenik (As) dhe metale të rëndë, janë rreth 1.000 ton. Kësaj sasie stok i shtohet edhe rreth 102 kg që janë kimikate të laboratorit.

ALBAFILMI

Ish-Kinostudio. Janë rreth 2 ha e cila është e mbuluar nga një pluhur i bardhë, që nga analizat e bëra rezulton të jetë mërkur që përdorej si eksploziv gjatë xhirimeve të filmave shqiptarë. Ai gjendet i futur në një bodrum nme një sipërfaqe 70 m2, por që ka infektuar

Sipërfaqja prej rreth 23 ha përbëhet nga rrënojat e ishndërmarrjes, përfshi edhe vendgrumbullimet e stoqeve, fabrika e pasurimit, vendet për mbledhjen e mineraleve që duhen transportuar me vagona, minierat dhe pika e shkarkimit. Mjaft shtëpi janë ndërtuar në afërsi të ishminierës dhe shumë afër mbeturinave minerale.

GURI I KUQ

Ndodhet në fshatin Guri i Kuq, në breglumin e liqenit të Ohrit e cila ka ndotur rreth 3 ha të liqenit. Hedhja e mbetjeve në liqen ka bërë që uji të marrë ngjyrë të kuqe, duke i shkaktuar ndotje tej normave të lejuara. Ndotja ka dëmtuar rëndë shumë nga speciet që gjallojnë në ujërat e liqenit, ku është gjetur një sasi e madhe hekur nikeli t, ndaj sugjerohet që ujërat sipërfaqësorë të mos përdoren.

Analizat

Mbetjet industriale, vetitë „„„

S

TIRANE

ipas specialistëve të Mjedisit, të cilët kanë kryer një monitorim të situatës në disa prej këtyre zonave të nxehta mjedisore, ata që na kanë lënë 'peshqesh' tonelata me mbetje industriale janë industria kimike, metalurgjike, minerare, e naftës, industria e lehtë, ushqimore, kimikatet e përdorura për plehrime etj. Specialistët kanë shkuar më tej dhe kanë bërë edhe një kategorizim të këtyre mbetjeve. Analizat kanë treguar, se nisur nga pikëpamja e vetive fiziko-kimike, toksikologjike dhe ekotoksikologjike, një pjesë e tyre janë futur në listën e zezë pasi kanë veti shumë toksike apo kancerogjene, e një tjetër

kategori janë toksike, korrozive apo edhe irrituese. Nëse flasim me gjuhën e shifrave, specialistët kanë arritur në për-

Kategoritë Specialistët kanë bërë edhe një kategorizim të këtyre mbetjeve. Analizat kanë treguar, se nisur nga pikëpamja e vetive fiziko-kimike, toksikologjike dhe ekotoksikologjike, një pjesë e tyre janë futur në listën e zezë pasi kanë veti shumë toksike apo kancerogjene, e një tjetër kategori janë toksike, korrozive apo edhe irrituese

fundimin se nga sasia e përgjithshme e kimikateve të industrisë kimike, 40 ton janë shumë helmuese, 110 ton janë ekstremisht të djegshme dhe të djegshme, 575 ton janë me veti helmuese etj. E midis tyre bëhet fjalë për mbetjet e cianureve, të arsenikut, të zhivës, të oksidit të vanadit, të disa lëndëve organike etj. Lista e gjigandëve të industrisë së monizimit të cilët prej vitesh helmojnë ambientin dhe gjithçka përreth është shumë e gjatë, por ndërmarrjet me më shumë kimikate stok janë ish-Kombinati metalurgjik Elbasan, Uzina e Plehrave Azotike në Fier, Uzina e Kimikateve dhe Pesticideve në Durrës, Ndërrmarrja e Superfosfatit në Laç, dampa e pesticideve në Rubik, etj.

ISHP

"Pasojat duken pas 15 vjetësh"

S

pecialistët e Shëndetit Publik, tregojnë se efektet në shëndetin publik, si pasojë e ekspozimeve kronike ndaj këtyre metaleve të rënda apo kimikateve shkojnë deri në deformime të ADN-së dhe shtim të rasteve tumorale. Sipas tyre, për shkak të efektit kohë në disa zonë këto mbeturina kanë kontaminuar edhe ujërat sipërfaqësorë, tokën si dhe është rritur sipërfaqja që ata kanë prekur, për shkak të avullimit apo shpërbërjes por edhe nën efektin e shirave. Ndaj ata këshillojnë që popullata duhet të jetë e kujdesshme kur zgjedh vendin në të cilën jeton. Po sipas tyre, kimikatet, kanë vetitë e tyre në kontakt me ambientin e jashtëm. "Mund të hollohen nga ndikimi i shirave, mund të avullojmë në kontakt me nxehtësinë, por në të njëjtën kohë njeriu mund të ekspozohet gjatë gjithë kohës si me avujt e tyre, si me përmbajtjen e lëngësht të tyre, në ujëra apo në vajra. Këto kimikate futen në organizëm në tre mënyrëa. Rruga kryesore është rruga respiratore, me anë të frymëmarrjes, rruga e dytë është ajo gastro-intensinale, me anë të ushqimit siç janë duart e palara, ose brenda në ushqime dhe rruga e tretë është me anë të kontaktet të drejtëpërdrejtë"

14

E premte, 4 nëntor 2011

KULTURE

Dosjet e zhdukura

INTER VIST A Historia e arkivit të INTERVIST VISTA një prej institucioneve më të debatuara të shkrimtarëve

Investigimi NGA ADMIRINA PEÇI Zbulohen gjurmët e arkivit të Lidhjes së shkrimtarëve. Vendosur në dengje të mëdha e në thasë të bardhë, mijëra libra nga biblioteka e dikurshme dhe dokumentet e dosjeve të Lidhjes, shfaqen për herë të parë përmes fotove.

A

rkivi i Lidhjes është ambjenteve të godinës zhdukur ose është qëndrore të ish-Kinostufshehur, pikërisht dios. që ndërgjegjia e saj të Të njëjtin destinacion mos zbulohet. Kjo dek- synojmë edhe sot. Dhe zblaratë e shkrimtarit Is- ulojmë se arkivi i mail Kadare, në vitin shumëpërfolur i Lidhjes 2005, është ndër të rral- është pikërisht atje në kalat, dhe të parat, ku për- tin e dytë të ndërtesës së mendet hapur zhdukja pa projektuar që në agimin e lënë gjurmë e një arkivi ku kinemasë shqiptare. strehoheshin qindra të Kjo pasuri e dërguar në vërteta të ethshme sh- këto ambjente që prej krimtarësh e artistësh. Më katër vitesh dergjet këtu. vonë, deklarata të tjera Nuk janë interesuar kurrë zunë të shfaqen në ekrane më parë, t'i sistemojnë apo e faqe gazetash. "Dosjet e të gjejnë një ambjent më Lidhjes janë djegur prapa të përshtatshëm. malit të Dajtit". ProcesHolli i Albafilmit është i verbalet e mbledhjeve të pushtuar nga objektet e Lidhjes janë zhdukur me godinës së vjetër. Karrige, qëllim fshehjen e akuzave kolltuqe, tavolina, dollapë dhe spiunimeve..." të shkatërruar, dengje Në të vërtetë, ku është revistash...Pak më tej liarkivi i Lidhjes së Sh- brat janë sistemuar në një krimtarëve dhe Artistëve? mobilje që ngjan me gjurKu bazohen deklaratat për mët e një biblioteke të djegje a zhdukje? vjetër. Ndërsa punonjësit Lidhja i mbylli dyert në e Albafilmit, na tregojnë pranverën e 2007, kur me se pjesa më e madhe janë një vendim të Këshillit të sistemuar në një dhomë, e Ministrave, godina e saj iu cila është e mbyllur me dha Ministrisë së Turizmit, çelës. Kulturës, Rinisë dhe "Para pak kohësh Sporteve. Që nga kemi nisur ajo kohë, mobilsistemimin e lijet, biblioteka, brave dhe dokumentapjesën e sistecioni dhe muar e kemi gjithçka vendosur tjetër, u fukëtu brentën në thasë da", thotë një plehrash dhe nga punonu dërguan në jësit, që pranjë prej sallave non ta hapë të ish-Kinostuderën për pak dios. minuta, sa për të Arkivi Sot, kryetari i fotografuar lifundit i Lidhjes brat stivë dhe së Shkrimtarëve, Hysen gazetat e revistat që botoSinani denoncon rrezikun heshin dikur nga Lidhja. që i kanoset kësaj pasur- Por nuk kemi mundësi, ie. Pra arkivi i Lidhjes ekz- dhe as autorizim t'i shfleiston. "Mund të mos jetë i tojmë e të kërkojmë brenplotë, mund të jetë dëm- da tyre. Përballja me këtë tuar gjatë gjithë këtyre panoramë është e trishviteve, pa mirëmbajtje, tueshme. Mijëra tituj lipor arkivi është në Kino- brash në shqip e gjuhë të studio"- thotë Hysen Si- huaj, gjenden aty në tokë. nani. Lajmi i fundit që mësojmë Ai e ka mësuar vendn- për këtë pasuri, por jo i kondodhjen, pak kohë pasi kjo firmuar plotësisht, është pasuri dokumentare e in- destinacioni i tyre i mëtestitucionit që drejtonte u jshëm. Shumë shpejt, ky hoq dhunisht nga godina arkiv, dhe mijëra titujt e lie dikurshme. Me hapjen e brave e koleksionet e një procesi gjyqësor, Si- gazetave, do të nisen nëpër nanit iu desh të kërkonte bibliotekat e bashkive nëpër një dosje të llogarisë dhe gjithë rrethet. Po dosjet arkisë bashku me dy vore, ç'destinacion do të prokurorë nxorrën lejen kenë? Nëse ndodhet ende për të hetuar mes grum- diçka mes atyre thasëve, bujve të librave e doku- kërkimet e mëtejshme do të menteve, atje në një prej na e zbulojnë.

Hysen Sinani

ZBULIMI/ Thasët me libra e dokumente në Kinostudio

“Arkivi i Lidhjes nuk është djegur” Kryetari i fundit i LSHA, Hysen Sinani tregon prapaskenat. Janë ruajtur disa dosje. Vetëm një pjesë u zhduk NGA ADMIRINA PEÇI

J

u jeni kryetari i fundit i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve. Pse thuhet se është zhdukur arkivi i Lidhjes? Ku ndodhet ai sot? Në vitin 2007, na kanë lajmëruar me një shkresë të ministrit të Kulturës së asaj kohe Ylli Pango, se duhej ta lironim brenda 2-3 ditëve godinën e Lidhjes, pasi ajo i kthehej shtetit në bazë të vendimi të Këshillit të Ministrave. Në fillim menduam se do të ishte ndonjë presion nga ana e qeverisë për shkak të mosmarrëveshjeve që kishim patur. Por nuk ishte kështu. Një apo dy ditë pas datës së paralajmëruar më njoftojnë në telefon në 4 të mëngjesit se Lidhja ishte rrethuar me policë. Shkova atje dhe e pashë se po saldonin zinxhirët. Nga dita që i vunë çelësat, nuk kaluan as dy tri javë dhe policia së bashku me Gardën Kombëtare, rrethuan godinën ndërsa punëtorët me thasë plehrash në duar po nxirrnin nga godina gjithë bibliotekën, orenditë e Lidhjes, dosjet e dokumentacioneve dhe i larguan që aty. Nuk na e treguan vendin ku do t'i dërgonin. E morëm vesh më vonë, kur na u desh të kërkonim një dosje të llogarisë së bashku me dy prokurorë.

Ku e kërkuat? Në sallën mbledhjeve në Kinostudio, në katin e dytë, ku është sot godina e albafilmit. Aty ishin hedhur në një rrëmujë të atillë saqë edhe prokurorët hoqën dorë nga kërkimi. Ky ka qenë shikimi i fundit që i kam hedhur unë gjithë bazës materiale të Lidhjes. A u përpoqët ju ta rimerrnit këtë pasuri arkivore? Me gjithë përpjekjet tona për të na e rikthyer këtë pasuri e cila i përket shoqatës

tonë, na u mohua kjo nga autoritetet e MTKRS-së me argumentin se kjo është pronë e shtetit. Më duhej të hapja një gjyq tjetër, ndërkohë që ne ishim në një gjyq të hapur për godinën që na e morën dhunisht. Pra ju nuk mund të shkoni ta merrni arkivin? Jo nuk na lejojnë. Çfarë përmbante ky arkiv? Ishte e gjithë biblioteka e Lidhjes. Vetëm libra të

huaj të porositur nga Lidhja mund të kenë qenë rreth 10 mijë tituj. Veç të tjerave të plota kanë qenë tre enciklopedi: ajo franceze e viteve 70, enciklopedia ruse e viteve '60, dhe enciklopedia italiane e viteve '70 me nga 20-24 volume. Vetëm kjo është një pasuri më vete. Po arkivi i dokumenteve? Lidhja është një organizatë që ka funksionuar që nga 1945. Kuptohet aty ruheshin gjithë dokumentet e kudrit, financës, të

Ka thënë...

Kadare: Arkivi u dogj „„„ Në një intervistë për emisioPo, dhe është zhdukur komplet. nin Opinion shkrimtari Ismail Kadare Si është zhdukur? është shprehur se Arkivi i Lidhjes së shArkivi i Lidhjes së Shkrimtarëve është krimtarëve, është zhdukur, është zhdukur. Është djegur. djegur. Po e sjellim për lexuaesit Ka qenë i rëndësishëm si këtë fragment të intervistës. arkiv? Sistemi komunist ka Mendoj se po, sepse atje patur një sistem të janë të arshivuara të gjitha shumëfishuar të mbledhjet e kryesisë ku ka dosjeve, kanë qenë dospasë shpesh herë debate, dënjet e kuadrit, kanë qenë ime dhe atje ka qenë e vërteta dosjet e lagjeve dhe të se c'qëndrim kanë mbajtur... fronteve, kanë qenë dosA jeni i sigurtë se është jet e qendrave të punës, ju zhdukur ky arkiv? keni qenë në Lidhjen e ShDeri tashi s'gjendet asgjëkunIsmail Kadare krimtarëve, padyshim që di, asgjë. Kështu thonë të gjithë, ka patur dosje të denonciunë e kam besuar. E kam lexuar meve të shkrimtarëve? në shtyp. Arkivi është djegur.

E premte, 4 nëntor 2011

KULTURE

Si u mbyllën dyert e Lidhjes me dryn si kryqi nazist

N

ë një prej mbledhjeve të vitit 2007, Këshilli i Ministrave vendosi që ndërtesa e Lidhjes së Shkrimtarëve, t'i kalojë në varësi Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për t'u përdorur nga kjo e fundit për nevojat e saj, gjë që u prit ashpër

nga shkrimtarët dhe drejtuesit e Lidhjes. Që me marrjen e këtij vendimi, kreu i LSHA-së, Hysen Sinani, tha se ky është një vendim i paligjshëm, pasi godina figuronte ende në emër të Lidhjes. Ai e quajti një akt të turpshëm, madje vandal mbylljen me dryn, madje në formën e "kryqit nazist", të godinës së artistëve. Të

15

indinjuar u shprehën edhe artistë të tjerë, që e quajtën të ulët veprimin e mbylljes gjatë natës së godinës së Lidhjes. Ndërtesa karakteristike në Rrugën e Kavajës është bërë shpesh objekt i seancave gjyqësore, dhe çështja e fundit për godinën duket se nuk do të mbyllet, lehtë, pasi edhe pas 4 viteve, vijon përballja në Gjykatën e lartë.

FOTO DOKUMENT Objektet e përdorura në Lidhje e Shkrimtarëve, libra nga biblioteka e saj dhe disa thasë të mbushur me dokumentacion e Lidhjes anëtarësisë, mbledhjet e kryesisë, etj. Megjithatë shkrimtarët dhe artistët interesohen më shumë për këto dokumente, ku zbardhen akuzat, diskutimet, replikat dhe recensinet që lexoheshin në këto mbledhje të lidhjes së shkrimtarëve... Ruhej ky dokumentacion? Ju vetë keni parë dokumente të tilla? Sigurisht, këto dokumente janë ruajtur. Diskutimet zbardheshin të gjitha, mbaheshin procesverbale. Por më të rëndësishme ishin mbledhjet e kryesisë, ku diskutoheshin si anëtarësimet e reja, po ashtu edhe përjashtimet nga rradhët e Lidhjes. Dhe kur kishte diskutime për përjashtim të ndonjë anëtari, diskutimet shpesh bëheshin mjaft të zjarrta me akuza e kundërakuza. Për çfarë diskutohej? Për libra të ndaluar? Për tituj të propozuar që nuk ishin mbështetur...? Po për të gjitha këto që thatë por edhe shumë më tej si: për sjellje morale, për devijime të vijës politike, sa zbatoheshin temat që jepeshin, etj. Në cilat ambjente të Lidhjes mbahej më parë ky dokumentacion?

Në zyrën e sekretares së Lidhjes.

duhej të arrestohej, të dënohej...

Ju i keni shfletuar? Çfarë keni hasur në to? Ajo që bie në sy në këto diskutime ishte devotshmëria që tregonin disa nga anëtarët e Lidhjes në kritikat që bënin. Sot ky zell mund të duket i pabesueshëm. P.sh. për Koço Kostën personalitete të caktuara të asaj kohe që edhe sot flasin me fjalë të mëdha për lirinë e demokracinë, thonin në ato mbledhje të Lidhjes, që ai

Çfarë kishte bërë Koço Kosta? Një novelë që nuk ishte realiste sa duhej dhe ku dy personazhet shfaqnin tendenca, megjithëse jo edhe aq të dukshme homoseksuale, sigurisht në sensin ironik, por që as që duhej përmendur.Po ashtu kishte përshkruar me nota të thella varfërinë. Kjo një atmosferë jo shumë e favorshme për kohën kur sapo kishte

vdekur Enver Hoxha dhe pasuesit e tij donin të ishin edhe më fanatikë dhe të devotshëm se ai vetë. Kush i mbante procesverbalet e këtyre diskutimeve? Sekratarja, ose ndonjë nga anëtarët e Kyesisë. Shënoheshin në blloqe të trasha. Ju i keni parë këto blloqe? Po kam parë disa prej këtyre blloqeve, para se ta

merrnin bazën materiale nga Lidhja. Mbase ishin rreth 15 blloqe të tilla. Cilës periudhë i përkisnin? Ato që kam parë unë i përkisnin viteve '70-'80. Kam vënë re se blloqet e procesverbaleve nga '80 e deri në '90-ën, mungonin. Isha i interesuar t'i gjeja, por nuk i kam gjetur ato. Unë mendoj se protagonistët e kësaj kohe, që më vonë u bënë drejtues të Lidhjes si Bardhyl Londo, apo edhe

Lidhja, një histori nga themelimi „„„ Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë u krijua më 7 tetor të vitit 1945, ndërsa Lidhja e Artistëve në vitin 1949. Kongresi i Parë, i mbajtur më 1957, i bashkoi këto dy organizata në një institucion të vetëm: në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në krijimin dhe drejtimin e organizatës së parë të krijuesve shqiptarë merrnin pjesë disa nga intelektualët më të shquar. Si kryetar i saj u zgjodh Sejfulla Maleshova, president nderi, Fan Noli. Midis krijuesve më të njohur ishin Poradeci, Bulka, Luarasi, Shuteriqi, Asllani, Pasko, Prenushi, Spasse, Haxhiademi etj. Këtë bashkim vullnetar të kri-

Në më shumë se 60 vjet të historisë së saj, Lidhja është drejtuar nga personalitete të kulturës sonë juesve të të gjithë vendit në fillim e përbënin 70 anëtarë. Për më shumë se 50 vjet, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve kishte organet e saj letrare dhe artistike: revistën "Literatura jonë", më pas "Letërsia jonë" (1947), më vonë revistën mujore "Nëntori" (1954), të përjavshmen

"Drita" (1961), revistën në frëngjisht "Les lettres Albanaises" (1978), "Bota Letrare" dhe "Revista letrare" si botime alternative pas viteve 1990, ndërsa aktualisht organizata e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë, për mungesë fondesh, nuk boton asnjë organ. Për më shumë se 60 vjet të historisë së saj, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë është drejtuar nga personalitete të shquara të kulturës sonë. Kryetarët e saj kanë qenë: Sejfulla Maleshova (i vdekur), Dhimitër Shuteriqi (i vdekur), Dritëro Agolli, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Limos Dizdari, Zyhdi Morava (i vdekur) dhe Hysen Sinani, kryetari aktual.

Xhevahir Spahiu, dokumentet e para që zhdukën ishin pikërisht të kësaj periudhe. E përsëris, sepse ata ishin protagonistë të shumë ngjarjeve të kësaj kohe. Në ç'periudhë mendoni se janë bërë spastrimet e dosjeve të Lidhjes? Unë e kam thënë dhe e them gjithmonë, këto kanë ndodhur menjëherë pas ndryshimeve, mbase në kohën e Bardhy Londos apo të Xhevahir Spahiut. Sa vërtetësi mund të ketë në atë që thuhet se dosjet e Lidhjes u dogjën prapa malit të Dajtit? Nuk e besoj këtë teori. Pse duhet të shkonin deri në Dajt, kur mund të digjnin nga dy blloqe çdo natë në sobën e zyrës apo të shtëpisë? Them se janë djegur më shumë në sobat e këtyre revolucionarëve të pas '90-ës. Çfarë është sot Lidhja e shkrimtarëve vetëm një emër? Në Tiranë, nuk ka godinë, mund të themi se është vetëm emri i Lidhjes, megjithëse, dukumentacioni i shoqatës është i rregullt, sikurse edhe struktura. Ndonjëherë bëjmë aktivitete të rralla. Ndërsa në rrethe, degët e Lidhjes janë funksionale

16

E premte, 4 nëntor 2011

FAQJA E FUNDIT LAJMET KRYESORE NE 5 RRESHTA Papandreu tërhiqet: Jo Euroreferendumit Referendumi grek për të qëndruar apo jo në euro nuk do të bëhet. Pasi shkaktoi një tërmet në situatën ekonomiko-financiare të Europës, kryeministri grek tërhiqet. Nuk do të ketë asnjë mendim popullor lidhur me këtë çështje, por një përballje për votëbesim në Parlament dhe një hapje ndaj opozitës për qeveri tranzitore. PS prezanton programin "Për një Rilindje shqiptare" Ashtu siç paralajmëroi pak ditë më parë në fjalimin e tij para Asamblesë së Partisë Socialiste kryetari Edi Rama, u shpërnda dje dokumenti prej 90 faqesh, i cili përmban projektin e programit që synon rilindjen ekonomike, sociale, demokratike të Shqipërisë. Programi është i ndërtuar mbi katër kolona kryesore të cilat janë Rimëkëmbja e Ekonomisë, Ribashkimi i Shqipërisë me Bashkimin Europian, Ripërtëritja e Shoqërisë dhe Rivendosja e Demokracisë. (n ë faqe 2) (në Kuvendi rrëzon dy dekrete të Presidentit Topi Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi me votat e shumicës dy dekrete të Presidentit Bamir Topi duke thelluar akoma më tej krizën politike mes shumicës në pushtet dhe Presidentit të Republikës. Kështu, me 73 vota kundër dhe 53 vota pro të opozitës u rrëzua dekreti i Presidentit për rishikimin e Ligjit për Menaxhimin e Mbetjeve. Me 75 vota kundër u rrezua dhe dekreti i Presidentit me propozimin për të emëruar në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit Sali Shehun. (në faqe 5) Tiranë, pirati i rrugës i merr jëtën 5 vjeçarit Trafiku kaotik në Tiranë dhe në periferi të saj shënoi një tjetër viktimë. Një fëmijë vetëm 5 vjeç humbi dje jetën, ndërsa është në gjendje të rëndë nëna e tij, pasi u goditën nga një makinë me shpejtësi në dalje t�� zonës së Kombinatit. Policia ka shpallur në kërkim shoferin, I cili, sipas dëshmitarëve okularë, u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Anduena Hoxha, nëna 35 vjeçare e fëmijës së vrarë, "është akoma në gjendje kritike për jetën", bënë të ditur mjekët. Policia "mbyll rubinetat" e Alo Ujit. Punonin në bodrum Policia e shtetit sekuestroi një punishte e cila merrej me prodhimin, ambalazhimin dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm në bidona 20 litra, pa plotësuar kushtet për prodhim dhe shitje. Ky aktivitet i paligjshëm deklaroi policia - ushtrohej në ambjentet e një minipunishte e ndodhur në rrugën "Myslym Keta" në bodrumin e një banese, e cila nuk plotësonte asnjë standard dhe kushte për prodhimin, amballazhim dhe tregëtimin e ujit të pishëm. Policia deklaroi se pronari i kësaj firme do të ndiqet penalisht

Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

Politika: Arben Rrozhani, Luljeta Progni

Sociale e shëndetësi: Esmeralda Keta

Ekonomia: Genc Kondi

Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com

Investigimi: Poli Hoxha

Kulturë: Admirina Peçi Website: Suela Gera, Antuen Hoxha Design: Altin Aliaj, Tomka Nasi

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


Shqiptarja.com