shqiptarja.com

Page 16

16

E shtunë, 3 dhjetor 2011

LAJMET NE 5 RRESHTA • Arrestohet, tentoi ti vinte flakën shtëpisë së policit Adriano Lumaj, 23 vjeç banues në lagjen “28 nëntori” në Vlorë nuk u ka besuar syve kur ka parë policët që po e arrestonin në Àagrancë për një zjarrëvënie. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjezit të djeshëm kur Lumaj, me një bidon me rreth gjashtë litra benzinë, kishte spërkatur dhe tentonte ti vinte Àakën derës së banesës së shtetasit E.M, 27 vjeç me detyrë punonjës policie në qarkullimin rrugor të Vlorës. Autori ka ndezur një copë letër, por në atë moment është diktuar nga familjarët brenda të cilët kanë fikur letrën. Ngjarja ka ndodhur për hakmarrje pasi kushëriri i Adriano Lumaj, Marjus Veli kishte goditur dhe fyer punonjësin e policisë dhe për këtë ishte arrestuar. • Hidhet në Kiev shorti për Euro 2012 Është hedhur në Kiev të Ukrainës shorti për Euro 2012. Shorti ka nxjerrë grupe interesante, ku më i vështiri mund të thuhet se është Grupi B, pasi aty gjenden Gjermania, Holanda, Portugalia dhe Danimarka. Italia ndërkohë ka rënë gjithashtu në një grup të vështirë, duke qenë se do të ndeshet me kampionët në fuqi, Spanjën. Përballje interesante ofron edhe Grupi D, ku gjenden Franca dhe Anglia. Grupi më i lehtë duket se është A-ja. • Serbi-KFOR ende nuk ka marrëveshje Përfundon pa marrëveshje takimi mes përfaqësuesve të serbëve të veriut dhe KFOR ditën e djeshme. Ristic I palës serbe u tha gazetarëve se nga KFOR ka marrë premtimin se në ditët e ardhshme nuk do të ketë veprime të dhunshme dhe se gjatë kësaj periudhe do të ketë përpjekje për të gjetur një zgjidhje. “Diskutuam propozimet për lirimin e rrugës, Zveçan-Zubin-Potok, në udhëkryqin e Jagnjenicës. KFOR-i kërkon ta lirojë atë rrugë dhe të bëjë një pikë kontrolli për kontrollimin selektiv të automjeteve në kërkim të armëve. Ne nuk kemi asgjë kundër një propozim të tillë, por ne nuk pranojmë pikën e kontrollit në atë vend”,- ka thënë Ristic. • Arvizu: Kujdesuni për personat me aftësi të kufizuar Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu bëri thirrje për rritje të shanseve për punësim të personave me aftësi të ku¿zuar. Gjatë punimeve të konferencës ditën e djeshme ka thënë se numri i këtyre personave është i lartë, ndaj dhe s’duhet menduar që çështja prek vetëm një numer të caktuar njerëzish. “Konferenca do përcjellë shembuj pozitiv të këtyre personave në ekonominë e Shqipërisë. Konferenca është mundësi që rrit ndërgjegjësimin për reforma që rrisin shanset për punësim të këtyre personave. 650 milionë njerëz nëpër botë vuajnë aftësinë e ku¿zuar”- u shpreh ambasadori. • “Zbardhni vrasjen e Erieta Avdylit” Aktivistet për të drejtat e njeriut protestuan dje para Prokurorisë së Përgjithshme, duke kërkuar nga sistemi i drejtesisë që të ndëshkojë kriminelet. “Jemi sot këtu në nderim të jetëve të humbura, të vrara në mënyrë makabre si pasojë e dhunës në familje”,- deklaruan protestueset. Protestueset mbanin në duar kara¿la të bardhë, ndërsa kanë shpërndarë para Prokurorisë mesazhe të shkruara përmes së cilave kërkohej zbardhja e disa vrasjeve, sic është ajo e Enrieta Avdylit apo Irena Selit, si dhe disa raste të tjera të shënuara si pasojë e dhunës në familje.

Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com

Julia Dhame: Drejtore Marketingu julia.dhame@shqiptarja.com

Investigimi: Poli Hoxha Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi

Politika: Arben Rrozhani Ekonomia: Genc Kondi

Design: Altin Aliaj Website: Suela Gera, Antuen Hoxha

Shpërndarja: Celular:

Saimir Zenelaj +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë E-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.