Issuu on Google+

Faqe 2-3

Benzina shkon 1.4 euro litri, në Tiranë rriten çmimet e ushqimeve

Faqe 11

Raporti i Higjenës: Mjekët e QSUT, nga lokalet në operacion

Faqe 4

Topi i përgjigjet Berishës: Po më votoi populli, unë sërish president

Faqe 8

Përplasja e bandave në Vlorë identi¿kohen plagosësit e policit

VAZHDON SPECIALE

Faqe 14

Horoskopi 2012, shenjat e Luanit dhe Virgjëreshës Dashuria, puna, shëndeti dhe paraja vitin që vjen

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com

LEKË 20

NR. 46 E martë, 27-12-2011

Operacioni “Trio” në pesë shtete: Lënda narkotike vinte nga Shqipëria, pranga 60 vetëve

Tra¿k ndërkombëtar droge, në pranga kushëriri i deputetit të PS Shqiptarët e arrestuar nga Malësia e Madhe. Njërit prej tyre i sekuestrohet makina e presimit të hashashit, por edhe armë. Dje në mbrëmje, një 24 vjeçar kapet në Durrës me 700 kg hashash

Lajmi Katër persona të linjës së tra¿kut ndërkombëtar të drogës kanë rënë në prangat e policisë, madje mes tyre ishte dhe një i afërm i deputetit Paulin Stërkaj. Operacioni ballkanik i koduar “Trio” për kapjen e personave për prodhimin dhe shpërndarjen e drogës vuri në pranga 60 persona. Policia e Malit të Zi arrestoi 20 persona, dhe sekuestroi 17 kg drogë, në Serbi u arrestuan 7 të rinj, në Bosnje e Kroaci 20 të implikuar dhe rrjeti vazhdonte në Shqipëri ku u arrestuan katër vetë, mes tyre edhe kushëriri i deputetit të PS

TIRANE

BESMIRA MUÇAJ

K

Mashtrimi

Shastisje

NGA

OLTION SPIRO

Universiteti në rrezik P

SHBA, çifti homoseksual adopton dy fëmijët shqiptarë

ushëriri i deputetit të Partisë Socialiste Paulin Stërkaj ka rënë në prangat e policisë për tra¿kim të lëndëve narkotike në një rrjet rajonal droge. Për disa ditë me radhë, i ¿nalizuar paraditen e djeshme, operacioni Trio u kordinua në Kroaci, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinë, Serbi dhe Shqipëri, duke vënë në pranga 60 persona në një goditje të menjëher-

DOKUMENTET

Faqe 10

shme. Ky operacion rajonal, kishte gjashtë muaj që kishte ¿lluar të hetohej dhe përfshiu policinë e Kroacisë, Serbisë dhe Shqipërisë duke i drejtuar në arrestimin e gjithë këtyre personave. Prokuroritë e vendeve të rajonit,

në operacionin e zhvilluar të dielën, duke u gdhirë e hënë, kanë kryqëzuar gjithë informacionet për mënyrën sesi zhvillohej tra¿ku. Nga Shqipëria, policia e shtetit, raporton për vijon në faqen 9 arrestimin e katër...

Arsyet pse “ylli” i Partisë Socialiste dha dorëheqjen si deputete dy javë më parë

Seseri, rroga në SHBA mbi 200 mijë usd/vit ARBEN RROZHANI

R

udina Seseri, deri dy javë më parë deputete e PSsë, është ngritur në detyrë në një kompani ¿nanciare në Boston, duke hyrë në ekipin drejtues të kompanisë “Fairhaven Capital”...

vijon në faqen 6

ërçartjet e qeverive shqiptare në fushën e arsimit janë një tregues shumë i qartë i paaftësisë, i cinizmit dhe i vizionit ultraliberal që ajo dëshiron t’i japë këtij vendi. Shteti shqiptar, qëkurse i hyri rrugës së demokracisë liberale, u turr të shpallte veten të dashuruar pas liberalizmit të skajshëm, në çdo fushë të jetës: sociale, ekonomike, ushtarake dhe fatkeqësisht edhe në atë arsimore. Shumëkush nuk e di për rrezikun në të cilin është futur sistemi arsimor uniQeveria versitar në Shqipëri. Sot, shumë pak janë parashikon ata që diskutojnë për një sistem këto rreziqe, por nga ana tjetër, ndjejmë kreditimi për detyrimin që ti nda- studentët për jmë me sa më shumë të përballuar njerëz dhe mbi të gjitha studentë, për tarifën e të kuptuar se Qeve- regjistrimit ria po prek atë fushë në mënyrën më të mbrapshtë të mundshme. Tre janë “reformat” rrënuese në fjalë. Së pari, është reforma ende në diskutim në lidhje me ¿nancimin e arsimit të lartë. E nxitur nga një universitet privat, shteti nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se është kthyer në krahun ekzekutues të vendimeve të marra prej tij. Buxhetet e universiteteve publike, me anë të kësaj reforme, do të jenë tërësisht të pavarura, do të braktisen nga ¿nancimi i drejtpërdrejtë i buxhetit të shtetit. Aktualisht, autonomia ¿nanciare e universiteteve publike vlen për sa i përket menaxhimit të tyre, por jo për sa i përket ¿nancimit, që është një detyrë e shtetit. Shteti, shteti i publikut, jo ai i interesave meskine, ka për detyrë që të rrisë buxhetet për arsimin publik për zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë. Mënyra e re e ¿nancimit do të largojë vëmendjen e shtetit... vijon në faqen 6

2

E martë, 27 dhjetor 2011

EKONOMI PROGNOZA 2012

TREGU I SIGURIMEVE

Sipas një sondazhi të bërë publik nga Reuters me analistët e tregjeve, bëhet e ditur se shumica e tyre besojnë që në vitin 2012 ka më shumë mundësi që ekonomitë e zhvilluara të hyjnë në recesion, tregjet globale të aksioneve të rikuperojnë vetëm një pjesë të vogël të humbjeve të këtij viti dhe çmimi i naftës të ulet. Megjithatë, në total bota do të njohë rritje

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, deri në fund të muajit nëntor totali i të ardhurave të kompanive të sigurimeve nga primet ishte 7.7 miliardë lekë, me një rritje 5.3% krahasuar me një vit më parë. Liberalizimi i tarifave të sigurimeve motorrike ka sjellë uljen e ndjeshme të çmimeve, që ka shkaktuar rënie të të ardhurave nga ky produkt me afro 25%

Në vite, karburantet janë shtrenjtuar tri herë

Benzina 1.4 euro/L pas rritjes së taksës INSTAT: Çmimet e ushqimeve, rritje dyfish Lajmi Çmimi i një litri benzinë në pikat e shitjes me pakicë të karburantit në kryeqytet ka arritur në 185 lekë. Ndërkohë, eurodieseli shitet mesatarisht me 183 lekë për një litër dhe dieseli i cilësisë së ulët 168 lekë për litër „„„

TIRANE

GENC KONDI

G

jatë 15-16 viteve të fundit, në tregjet botërore vështirë se gjendet një artikull, çmimi i të cilit të ketë patur më shumë luhatje se karburanti. Kjo luhatje ka qenë në të dy kahet, pra, ka patur çmim me 70 dollarë për fuçi (169 litra naftë bruto), por edhe çmim me afro 150 dollarë për fuçi, në vartësi të situatave në vendet e nxjerrjes, që kryesisht janë vende ku mungon stabiliteti, apo të kërkesës nga vendet e zhvilluara. Ndërkohë, në Shqipëri kahu ka qenë gjithnjë në rritje, me përjashtim të vitit 2009. Sipas Institutit të Statistikave, rritja e përgjithshme e çmimit të karburantit në Shqipëri nga viti 1995 deri në vitin 2010 ka qenë tri herë. Në të njejtën kohë, çmimet e ushqimeve kanë pësuar një rritje dyfishe. Gati të gjitha grupmallrat janë rritur me një ritëm rreth 50 për qind më të ulët se nafta, benzina dhe lëndët e tjera djegëse që përdorin konsumatorët, të tilla si gazi natyror, pra produktet e hidrokarbureve. Aktualisht, çmimi në treg është gati 1.4 euro për litër, duke iu afruar atij të vendeve me nivel shumë më të lartë jetese. Në Itali, psh, karburantet tregtohen me pakicë me rreth 1.6 euro për litër, çka edhe është kontestuar shpesh nga qytetarët e këtij vendi. Por, shqiptarët, sipas EUROSTAT-it, kanë të ardhura për frymë që janë sa

NDRYSHIMI VJETOR I ÇMIMIT TË LËNDËS DJEGËSE NË SHQIPËRI NË PËRQINDJE

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „

Viti 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 Total

Ndryshimi 0.5 26.1 21.2 22.5 2.6 20.4 10.4 0.1 6.7 26.8 23.4 12.4 0.7 15.8 -1.2 12.7 200%

Edi Rama "Sapo i çoi 9 mijë USD të ardhurat për frymë Saliu, dmth familja shqiptare me 4 vetë, 36 mijë USD në vit, pra 3 mijë USD në muaj për familje!!!" (Twitter)

28 për qind - jo e atyre të Italisë - të mesatares së vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, ajo që ka lëvizur ndjeshëm gjithë këto vite në rritje ka qenë barra e taksave qeveritare mbi tregun e karburanteve. Është pikërisht kjo që ka rritur çmimin, duke eliminuar lëvizjet e tjera në treg. Më e fundit ka qenë taksa "e transferuar" nga dogana tek karburanti në

treg. Qeveria deklaroi se hoqi taksën doganore për të gjitha automjetet, por e zhvendosi atë tek taksa vjetore e tyre, që rritet, sa më i vjetër të jetë automjeti. Por, tre vjetët e parë, një automjet i ri paguan taksë zëro. Për të vjelë edhe nga këto makina para, qeveria nuk ka harruar të rritë taksën te karburanti që shitet, i cili vitin e ardhshëm do të jetë edhe më i shtrenjtë se sivjet, edhe në rast se çmimi ndërkombëtar nuk

ndryshon. Kjo situatë e tregut të bën të mendosh edhe lidhur me efektivitetin e politikës qeveritare ndaj hidrokarbureve. Kontratat koncensionare, privatizimet e njëpasnjëshme të sektorëve të nxjerrjes e përpunimit të naftës, zbulimet e rezervave të konsiderueshme, teorikisht duhej të sillnin një ulje të ndjeshme të çmimit tek konsumatori fundor, por në fakt po ndodh e kundërta.

Privatizimi

Shiten objekte me interes turistik „„„

TIRANE

M

inistria e Financave ka nxjerrë në ankand për shitje dy objekte me rëndësi turistike aktuale. Sipas njoftimit nga drejtoria e administrimit dhe shitjes se pronave publike, në muajin janar do të dalin për shitje ish-shtëpia e pionierëve në bregun e liqenit të Progradecit dhe ish-posta e policisë në Bunec afër Lukovës, në Sarandë. Të dy këto objekte e kanë humbur me kohë vlerën e tyre, pasi nuk përdoren sipas objektivit origjinal, por vlera e tyre është rritur në sytë e investitorëve, të cilët i shohin si objekte për investime të mundshme, për t'u përdorur në industrinë e turizmit. Sipërfaqja e truallit nën ish-shtëpinë e pionierëve në Pogradec është 289 metra katror dhe i gjithë objekti nxirret në ankand me shifrën minimale prej 7.25 milionë lekësh të reja. Ankandi do të zhvillohet në Tiranë më 17 janar të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, ka një sipërfaqe shumë të madhe objekti i ishpostës së policisë në Bunec, ku, ndonëse nën objekt ndodhen vetëm 256 metra katrorë, e gjithë sipërfaqja që do të

shitet është 2.267 metra katrorë. Kështu, në total do të kërkohen 7 milionë lekë të reja, ku 5.1 milionë është vetëm vlera e truallit dhe pjesa tjetër përbëhet nga vlera e objektit. Çdo person fizik apo juridik të interesuar për të blerë objekte duhet të

paraqesë në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit kërkesën me shkrim për blerjen e objektit, të rregjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave, garancinë bankare (apo mandat pagesë) në origjinal që vërteton ngurtësimin prej 20 % të vlerës totale të objektit. Subjekti i shpronësuar i truallit, për blerjen e ndërmarrjes ose të objektit, që shtrihet në truallin, ish-pronë e tij, veç dokumentacionit të mësipërm, duhet të paraqesë edhe vendimin e Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave që të vërtetojë se ai është subjekt pronar i tokës. Këto objekte janë pjesë e listës me rreth 1.500 objekte shtetërore, ku përfshihet gjithshka: që nga kolibet e qenve të kufirit - ku tanimë prej dekadash nuk banon kurrkush - tualetet dhe lavanderitë e reparteve ushtarake, por edhe objekte shumë më serioze, që mund të ngjallin interes të veçantë. Në listë figurojnë një numër i madh objektesh me karakter ushtarak apo të mbrojtjes së kufirit, që të sjellin ndërmend periudhën e "luftës së ftohtë", por që, ndërkohë, kanë fituar një vlerë të re civile.

?

PYETJE PERGJIGJE

„ Sa ndikoi në treg ndryshimi i taksës mbi automjetet?

Kur u vendos të ndryshohej taksimi për makinat, një litër benzinë u kushtonte shoferëve mesatarisht 168 lekë për litër. Me rritjen e taksës, që u cilësua si një transferim nga paratë që paguheshin në doganë, u mendua se ajo do të arrinte minimalisht në nivellin 173 lekë për litër. Aktualisht, pak muaj pas aplikimit të taksave të reja, jemi në nivelin jashtëzakonisht të lartë prej 185 lekësh për litër për benzinën. Në të njejtën kohë, pritet të vendoset edhe pagesa për rrugën e parë me koncension, "rrugën e kombit", megjithëse kjo është ndërtuar me fonde nga buxheti i shtetit. Të gjitha rëndojnë gjithë piramidën e çmimeve.

„ Sa rëndon kjo në xhepat e konsumatorit? Karburanti e pasqyron rritjen e

çmimit edhe në biletën e autobuzit urban e interurban, edhe në çmimin e frutave e perimeve që sillen nga importi apo nga fshati me makina. Lënda djegëse është një ndër artikujt bazë të "shportës", madje është unike për nga lidhja që ka me një zinxhir çmimesh, ndryshe nga buka, psh, orizi, vaji, etj që janë artikuj "fundorë". Karburanti është mjet pune dhe rritja e çmimit të tij ndikon në nivelin e jetesës së konsumatorit shqiptar. Në fshatrat dhe qytetet pranë Maqedonisë është vënë re fenomeni masiv i kalimit të kufirit për të blerë karburant, pasi, megjithë shpenzimet e udhëtimit, një makinë që mbush serbatorin, kursen shumë nga çmimi shumë më i ulët se tek ne.

E martë, 27 dhjetor 2011

3

SOCIALE

Bashkia e Tiranës më 2012, etiketë origjine për mallrat

Ç

abuzimi me çmimin e mallit nuk është vetëm një fushatë, por do të jete e mirëoganizuar dhe e strukturuar. "Konsumatori dëshiron të dijë edhe prejardhjen e produktit, pra është produkt vendi apo importi. Kjo i shërben pa dyshim jo vetëm transparencës ndaj konsumatorit, ndaj blerësit, por i shërben pa dyshim edhe gjurmueshmërisë së produktit. Nesër, pasnesër, çdo problem

do mall që do të shitet në tregjet shqiptare gjatë vitit 2012 do të ketë një etiketë "tip" që përmban çmimin dhe origjinën e produktit. Kjo nismë e Bashkisë së Tiranës ka ardhur si rezultat i monitorimi të tregjeve këto ditë, ku sipas tyre, kjo është zgjidhja më e mirë për të shmangur abuzimet me çmimin. Edmond Panariti, nënkryetar i Bashkisë, ka garantuar se mbrojtja e konsumatorit nga

që ky produkt mund të ketë, në raport me konsumatorin, dihet edhe vendi i origjinës dhe kjo i shërben natyrisht edhe Inspektoriatit, për të monitoruar dhe gjurmuar burimin e problemit. Kjo do të jetë e detyrueshme për të gjithë qendrat që tregtojnë produkte ushqimore, duke filluar nga viti që vjen", - ka deklaruar nënkryetari i Bashkisë, Edmond Panariti.

Bashkia e Tiranës: Nuk kemi konstatur abuzime

Festat, shtrenjtohen çmimet e fruta-perimeve Çdo produkt kushton 20 lekë më shumë

?

Lajmi

Përdorimi i të dhënave

Censusi, Zef Preçi: Llogaritje e gabuar për mirëqenien „„„

TIRANE

Z

ef Preçi, drejtor i Qen drës për Kërkime Ekonomike, reagoi dje ndaj rezultateve paraprake për Censusin 2011, duke nxjerrë numrin e banorëve dhe të banesave. Në një prononcim për "Shqiptarja.com", z.Preçi e quajti gabim përdorim e këtyre të dhënave për llogaritjen e të ardhura për frymë. "Sipas INSTAT, në Maj 2011 Shqipëria kishte gjithsej 3.195.000 banorë, ndërsa sipas Ministrisë së Brendshme në listat e zgjedhësve ishin regjistruar 3.164.859 persona. Kështu që unë e quaj gabim përdorimin e të dhënave të censusit për përllogaritjen e GDP-së për frymë, dmth duhet të përdorim të dhenat e mësipërme për këtë qëllim. Kjo sepse emigrantët që bëjnë diferencën janë kontributorë të drejtpërdrejtë në tatime-taksa, janë në pjesën më të madhe pronarë të banesave bosh të evidentuara nga censusi (me shumë se 330 mijë apartamente), por janë

edhe votues që askush nuk mund t'i heqë nga listat e zgjedhesve. Në reagimin e tij, Preçi thotë se për më tepër, përllogaritja e GDP-së për frymë vetëm kundrejt popullsisë rezidente në momentin e regjistrimit përjashton padrejtësisht një pjesë të rëndësishme të kontributorëve në krijimin e GDP-së (emigrantët) dhe krijon imazhin (e rremë) të një mirëqenieje të popullsisë më të larte nga ç'është në të vërtetë.

Çmimet e fruta-perimeve edhe këtë fundvitit kanë pësuar rritje të ndjeshme. Megjithëse task-forcë e bashkisë ka deklaruar se edhe gjatë ditës së djeshme nuk ka konstatuar rritje të çmimeve, nga një vëzhgim i "Shqiptarja.com" ata rezultojë të jenë rritur mesatarisht me 20 lekë për produkt. „„„

Çfarë ndodh me çmimet e frutaperimeve në pragun e festave të fundvitit të Shqipëri?

„

TIRANE

ontrollet e vazh dueshme të bashkisë së Tiranës, nuk kanë mundur të frenojnë rritjen e çmimeve të fruta-perimeve, as në këtë prag fundviti. Megjithëse gjatë ditëve të para, kjo nismë ka patur efekt, duket se me afriminn e festav, asgjë nuk mund t'i ndalojë tregtarët të rrisin çmimet. Nga një vëzhgim që ka bërë "Shqiptarja.com" te Pazari i Ri, na rezulton se ata madje ndryshojnë mesatarisht me 10-20 lekë për çdo produkt, por ka edhe produkte të veçanta, për të cilët ndryshime është gati gjysëm për gjysëm. Kështu ndryshimet më të ndjeshme janë për frutat. Nëse sipas bashkisë së Tiranës, dje te Pazari i Ri, një kg mollë shitej mesatarisht me 62.5 lekë, nga vëzhgimi ynë rezultoi se me këtë çmim shiteshin vetëm mollët e kalbura dhe të dëmtuara, ndërsa çmimi i këtij fruti varionte nga 80 lekë ata të cilësisë së dobët deri në 120 lekë ata me cilësi mesatare. Ndërsa mollët e cilësisë së mirë kushtojnë plot 200 lekë për kg. Po ashtu një rritje të madhe të çmimit ka pësuar edhe mandarina. Nëse sipas bashkisë së Tiranës, dje mund ta blije mandarinën me

Ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara, në vendin tonë, çdo fundviti, çmimet e fruta-perimeve pësojnë një rritje të ndjeshme. Tregtarët e pakicës gjithmonë nxjerrin si justifikim faktin se çmimi i tyre e rrisin shumica, ndaj edhe ata janë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë.

Në foto: Tregu te Pazari i Ri, ku duken çmimet e rritura

ÇMIMET E FRUTA-PERIMEVE DJE TE PAZARI I RI

ESMERALDA KETA

K

PYETJE PERGJIGJE

Artikujt

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „

Sipas Bashkisë

Çmimet në treg

Fasule (kg)

230 lekë

250 lekë

Laker (kg) Patate (kg)

60 lekë 50 lekë

70 lekë 60 lekë

Qepe (kg)

47.5lekë

60 lekë

Domate (kg) Presh (kg)

85 lekë 60 lekë

100 lekë 60 lekë

Molle (kg)

62.5 lekë

100 lekë

Portokall (kg) Mandarina (kg)

67.5 lekë 82.5 lekë

100 lekë 120 lekë

Speca (kg)

155 lekë

180 lekë

një çmim mesatar prej 82.5 lekë, sipas vëzhgimit tonë kjo ishte e pamundur. Mandarina ishte në shumicën e rasteve 120 lekë, por nëse kërkoje e gjeje edhe me 100 lekë. Ashtu siç kishte edhe mandarina që kushtonin 200 lekë një kg dhe tabela e çmimit ishte e shoqëruar me një shënim "mandarinë vendi". Rritje ka pësuar edhe portokalli, të cilin sipas bashkisë, te Pazari i Ri, e gjen me 67.5 lekë, por ndërkohë sipas vëzhgimit tonë ai kushtonte 100 lekë. Rrallë mund të gjeje edhe ndonjë portokall të dëmtuar që kushtonte 80 lekë, ashtu siç mund të gjeje edhe portokall cilësor me 150 lekë kg. Gjithashtu rritje ka pësuar edhe patatje, të cilën nëse

para një jave mund ta gjeje edhe me 35 lekë, tani ajo kushton plot 60 lekë të reja. Një rritje të vogël ka pësuar vetëm qepa. Sa i përket perimeve, siç janë lakra, preshi apo specat, (po i referohemi produkteve që ka publikuar çmimet edhe bashkia e Tiranës), kanë pësuar një rritje të vogël, por rritjen më të madhe në çmim e kanë pësuar lulelakra dhe brokoli, të cilat nuk ujanë të përfshira në tabelën e bashkisë. Nëse para një jave mund t'i gjeje edhe me 80 lekë, çmimi i tyre tani është 150 lekë për kg. Për të mos folur pastaj për rrushin, shegën apo frutat ekzotikë që janë shtrenjtuar ndjeshëm.

BASHKIA

Edhe gjatë ditës së djeshme task-forca e bash-

Po këtë vit a po ndodh i njëjti fenomen?

„

Megjithëse bashkia e Tiranës, ka ngritur një task-forcë, e cila po monitoron çdo ditë tregjet, duket se me afrimin e ndërrimit të viteve, është e pamundur të frenohet rritja e çmimeve. Nëse i krahasojmë me një javë më parë, ata janë shumë më të larta.

Po bashkia e Tiranës çfarë thotë për këtë?

„

Bashkia e Tiranës ka deklaruar se nuk ka vënë re abuzime me çmimet, por në të vërtetë çmimet në treg ndryshojnë shumë nga tabela e çmimeve që publikon bashkia e Tiranës.

Cilat janë produktet që janë rritur më shumë?

„

Më shumë janë rritur agrumet si dhe perime tipike të stinës, siç janë lulelakra dhe brokoli.

kisë ka monitoruar situatën e çmimeve në tregjet kryesore të Tiranës. "Task-Forca e çmimeve nuk ka konstatuar as sot abuzim me çmimet e mallrave të shportës dhe ato të fruta-perimeve", - thuhet në njoftimin zyrtar të bashkisë së Tiranës, ku sqarohet se dje është monitoruar situata e tregut te "Ali Demi", në njësinë bashkiake nr.2.

4

E martë, 27 dhjetor 2011

POLITIKE

Berisha: Topi ka K ndërtuar selinë e partisë në Presidencë

reu i qeverisë në një intervistë televizive ka hedhur akuza të forta në drejtim të Presidentit Topi, duke e akuzuar atë se ka ndërtuar në Presidencë selinë e partisë së re që do të shpallë. Madje Berisha ka qënë më konkret, teksa ka nënvizuar faktin se ai tashmë ka shpallur dhe nënkryetarët e kësaj partie dhe po përdor Presidencën si një makineri elektorale për fushatat e ardhshme që do

të ndërmarrë. "Topi po dekonstitucionalizon institucionin e Presidencës, duke e kthyer atë në një seli të një partiçkë të vogël, duke shënuar një akt të paprecedent. Ai ka përcaktuar dhe nënkryetarët e partisë dhe shfrytëzon pozicionin, duke dëmtuar thellë funksionet e kryetarit të shtetit", tha Berisha, duke theksuar se Presidenti ka harruar të merret me funksionet e tij. Ai e lidhi partinë e

Topit me Aleancën Kuq e Zi, që drejtohet nga kryetari i KLSH, Spahiu. Në lidhje me deklarimin e Topit se këta ishin muajt e fundit të Presidencës së tij, Berisha theksoi se ky pohim kishte ardhur dy javë pasi ai vetë i kishte ndërprerë çdo rrugë për ta kandiduar si President. Ai e quajti Topin një "të djathtë që këndonte majtas" dhe kishte humbur çdo lidhje me vetë të djathtën, e cila e kandidoi si President.

Kreu i shtetit i kthen përgjigjie Berishës: Ndryshoni Kushtetutën dhe rikandidoj

Sfida e Topit: Gati të garoj për President nga populli "Jam në detyrë deri në sekondën e fundit, s'jam apendiks i askujt" Lajmi Presidenti Topi i ka kthyer përgjigjie akuzave të Berishës, duke deklaruar në mënyrë sfiduese se nëse ndryshohet Kushtetuta që Presidenti të zgjidhet direkt nga populli ai është i gatshëm të rikandidojë për një mandat të dytë. Njëherësh ai tha se do jetë në detyrë deri në sekondën e fundit.

„„„

TIRANE

JAKIN MARENA

P

residenti Bamir Topi ka sfiduar kryeministrin Berisha por dhe politikën shqiptare teksa ka deklaruar qartë dhe prerë se rikandidon për një mandat të dytë me cilindo kandidat tjetër për postin e kreut të shtetit, nëse zgjedhja do të bëhet direkt nga populli. Që nga qyteti i Durrësit, ku ka qënë në ceremoninë e dekorimit të Shoqatës "Durrësi" dhe të tre figurave të shquara durrsake të artit dhe sportit, kreu i shtetit i shoqëruar nga deputeti i PD, Gazmend Oketa dhe mbështetës të PD, nuk ka preferuar të qëndrojë në heshtje karshi akuzave ndaj tij, duke nënvizuar se ai do të respektojë mandatin e Presidentit deri në fund. "S'ka nevojë që ta thotë askush, sepse e kam thënë unë që, nuk do të rikandidoj për një mandat tjetër, vetëm, në rast se, zotërinjtë që kanë në dorë ndryshimet kushtetuese, për të bërë zgjedhjen e Presidentit ashtu sikurse e meriton, nga populli", ka qënë deklarata e fortë e presidentit Topi, në përgjigjie të akuzave ndaj tij. Në të njejtën kohë, si për ta përforcuar sfidën e tij ndaj krerëve të dy partive kryesore të politikës shqiptare, është shprehur se nëse do të ketë një ndryshim të kësaj natyre, që sipas tij, zor se do të ketë, sepse janë vetë politikanët që i druhen verdiktit popullor, "unë do të jem në garë dhe, e ftoj cilindo që të jetë në garë për të marrë verdiktin drejtpërdrejtë nga njerëzit e thjeshtë, nga populli". Por kreu aktual i shtetit ka mohuar mundësinë e iniciimit të ndryshimeve në Kushtetutë nga ana e tij, duke u shprehur se janë institucio-

net e tjera të cilat nismojnë këto iniciativa për ndryshime në aktin themeltar të shtetit. Sipas Topit, ndryshimet vijnë nga pikëpamja kushtetuese ose nga Parlamenti, ose nëpërmjet referendumeve, ndërsa Presidenti ushtron detyrën e tij. "Pak më parë ju thashë se deri në sekondën e fundit unë do të jem President dhe aspak pjesë e ndonjë partie", e përforcon qëndrimin e tij kreu aktual i shtetit. Njëherësh presidenti Topi nuk ka kaluar pa komentuar dhe deklaratat e Berishës ditën e Krishtlindjeve, teksa e ka akuzuar atë se e ka kthyer institucionin e Presidentit në një partiçkë. "Ma thanë këtë, por e thënë kjo në një ditë të shenjtë, sikurse ishte dita e Krishtlindjes, natyrisht të vjen keq, sepse deklaratat e politikanëve të paktën duhet të jenë në kohez-

Takimet e Topit ion me atë që thonë në mëngjes që, duhet të stimulojmë dialogun, komunikimin, bashkëpunimin", tha Topi. Ai ka rikonfirmuar qartë se institucioni i Presidentit ka qenë, është dhe do të mbetet një institucion kushtetues më përfaqësues, i cili në mënyrë shumë rigoroze ka zbatuar, zbaton dhe do të zbatojë deri në momentin e fundit që ai do të jetë në Presidencë Kushtetutën e vendit.

Presidenti Topi është pritur gjatë takimeve në Durrës dhe Kavajë nga krerët vendorë socialistë Dako dhe Roshi, si dhe i vetmi përfaqësues i mazhorancës në këtë takim, prefekti i qarkut të Durrësit, Genci Alizoti.

"Institucioni i Presidentit kurrsesi nuk mund të shkojë sipas dëshirave të partive që të jetë apendix i orek-

seve politike të partive politike, pavarësisht se cili është "background"-i politik i Presidentit. Pra, unë dëshiroj që të siguroj qytetarët shqiptarë që, pavarësisht insinuatave që hidhen, Presidenti do të mbetet President deri në sekondën e fundit të mandatit të tij", është shprehur Topi për gazetarët. Por shtimi i daljeve publike dhe deklarimet politike kohët e fundit, përkojnë me përshpejtimin e krimit të partisë së re.

Totozani: Stop ndërhyrjeve politike A

„ Topi: Unë, obsesion për disa politikanë

Kryetari i shtetit, që nga Durrësi ka komentuar dhe lajmet për krjimin e një partie të re politike. Teksa gazetarët kanë pyetur nëse ka dhe ndonjë emër deputeti në këtë parti thuajse të krijuar, Topi është përgjigjur me pyetje, "Kush e konfirmoi këtë? Keni dëgjuar nga unë? Ju mos merrni dhe të perifrazoni vullnetet e të tjerëve". Njëherësh ai ka ripërsëriritur dhe njëherë se deri në minutën e fundit do të jetë President. "Ata që kanë frikë për të ardhmen politike pastaj, atëherë është çështje e tyre. Nuk kam faj unë, nëse unë kthehem në obsesion ndaj të tjerëve. Unë jam njeri i drejtpërdrejtë. Atë që e them, e them vetë dhe nuk ka nevojë që ta thonë të tjerët", ka qënë përgjigjia e Topit ndaj akuzave.

„ Presidenti: Dialog për reformat në drejtësi

Dokle e prezanton

„„„

LAJME SHKURT

TIRANE

vokati i Popullit, Igli Totozani nisi dje zyrtarisht detyrën e lartë në këtë post. Ka qënë nënkryetari i Kuvendit Namik Dokle dhe sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ata që kanë bërë prezantimin e tij, duke i dhënë fund në këtë mënyrë vakuumit gati dy vjeçar në krye të këtij institucioni të lartë. Me takimin prezantues me stafin, Totozani deklaroi se pavarësia do të jetë një nga kushtet kryesore në funksion të objektivit madhor të përmbushjes së të drejtave të qytetarëve. "Do të ruajmë pavarësinë nga të gjitha ndërhyrjet politike duke pasur një objektiv madhor mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve", ka deklaruar Totozani. Ai ka theksuar se Avokati i Popullit do

të jetë një institucion aktiv dhe një mekanizëm që është gjithmonë në lëvizje në kërkim të hallit të qytetarit. Nga ana e tij nënkryetari socialist i Kuvendit Namik Dokle duke vlerësuar cilësitë e Totozanit për këtë post, edhe njëherë e cilëson procesin e përzgjedhjes së tij si transparent. Kandidatura e Igli Totozanit u përzgjodh midis 33 të tjerave për postin e Avokatit të Popullit nga komisioni ad-hoc i kryesuar nga deputetja socialiste Eglantina Gjermeni. Deputetët e mazhorancës gjatë votimit në seancë plenare, pavarësisht se janë shprehur se është kahndidaturë politike, i kanë dhënë votën pro. Me marrjen e detyrës zyrtarisht, drejtuesi i Avokatit të Popullit, Totozani i ka shmangur komentet ndaj zërave të maxhorancës të cilët e kanë cilësuar si përzgjedhje politike.

Nuk ka kaluar pa komente nga ana e kreut të shtetit as akuzat e kryeministrit Berisha për reformën në drejtësi dhe korrupsionin e saj, ku kishte fajsuar kryetarin e KLD dhe nënkryetarin e saj. Topi ka akuzuar politikën shqiptare për mungesën e dialogut që ka sjellë dhe bllokimin e reformës në sistemin e drejtësisë. "Unë mund të them që, ajo që akuzohet sot, jo vetëm nga qytetarët shqiptarë, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë, është mungesa për një kohë të gjatë e bashkëpunimit politik, sidomos në Parlament, për realizimin e reformave të domosdoshme, që janë edhe në funksion të gjyqësorit", ka qënë deklarata e presidentit. Duke nënvizuar se gjithçka tjetër ka qenë konform Kushtetutës dhe ligjeve.

„ Braçe në analogji: Moska kundër Putin

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erjon Braçe nuk i është ndarë as dje komenteve të tij në lidhje me situatën politike. Këtë radhë ai nuk ka munguar të bëjë analogji teksa ka përifrazuar protestat kundër kryeministrit aktual rus, njëherësh dhe kandidat për President Vladimir Putin, ndoshta për ta krahasuar në mënyrë indirekte me qetësinë politike shqiptare. "Më pëlqen shumë Moska kundër Putinit. Sot në mes të acarit dhe Krishtlindjes 150 mijë moskovitë dolën në shesh për zgjedhje të lira dhe kundër bandës së hajutëve autokratë që qeverisin Rusinë", ka qënë deklarata e Braçes në rrjetin social facebook. Duke e krahasuar me sa duket indirekt me situatën në Shqipëri që është e qetë.

E martë, 27 dhjetor 2011

5

POLITIKE

Shqipëri-Kinë, gati K financimi bankar për ekonominë shqiptare

ryeministri Berisha priti dje në një takim ambasadorin e ri të Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Ye Hao. Ambasadori i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha vendosmërinë dhe angazhimin e Republikës Popullore të Kinës dhe ambasadës së saj në Tiranë për t'i shtyrë më tej marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit. Ai e informoi Kryeministrin për një sërë projektesh që

ambasada e Kinës parashikon të realizojë për periudhën në vijim në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, në kuadër të promovimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës, arsimit, kërkimit shkencor, fushën e turizmit, bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturave të rëndësishme në ndihmë të zhvillimit të biznesit e transportit, etj. Në këtë kontekst, ambasadori Hao i bëri më dije

Kryeministrit Berisha edhe projektin e Bankës Kineze për Zhvillim për të financuar në hartimin e planeve zhvillimorë që qeveria shqiptare parashikon në fushën ekonomike. Ndërsa Berisha e shfrytëzoi këtë takim për t'i përcjellë Presidentit Hu Jintao, Kryeministrit Wen Jiabao edhe popullit mik kinez përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për një Vit të Ri të mbarë.

Kreu i LSI tha se pasuesi i Topit 'kalon' nga partia e tij Lajmi Kryetari i LSI, Ilir Meta duke folur në TV Ora News është shprehur se zgjedhja e Presidentit do të bëhet vetëm në bashkëpunim mes PD dhe LSI. Ai ka sqaruar dhe pozicionin e tij në lidhje me kandidaturën e Nanos dhe aleancave me PD apo me PS.

„„„

Meta: PD nuk e zgjedh dot presidentin pa ne "Kemi një angazhim për ta zgjidhur së bashku" didimin e tij për këtë post. Do të vazhdojë bashkëpunimi me PD? Ne i qëndrojmë në mënyrë korrekte kësaj marrëveshje bashkëpunimi.

TIRANE

Jeni bërë pishman për koalicionin me PD? Asnjëherë nuk pendohem. Aq më tepër që ka qënë një vendim i detyrueshëm që LSI të kontribuonte për stabilitetin e vendit.

Një bashkëpunim me PS? Për interesat e zhvillimit të vendit ne kemi bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë me çdo forcë politike. Për koalicionin nuk është çështje në axhendë kjo.

Kur e firmosët marrëveshjen, kishte akuza se ky bashkëpunim e demtonte LSI. E keni ndjerë këtë? LSI ka treguar që është një alternativë tepër prezente, është një forcë politike që ka pasur një elektorat tepër solid. Masakra e zgjedhjeve të fundit, nga Kodi, nga përjashtimi i komisionerëve dështoi. Reagimet kanë qënë emocionale, por dhe kalimtare.

Përjashtohet Islami, ju duket normale? Përjashtimi i zotit Islami nga grupi i PS nuk është zhvillim interesant, por dramatik, jo thjeshtë për PS por për demokracinë në vend. Eshtë një zhvillim dramatik, pasi nuk është thjeshtë një ndëshkim ndaj një individi, por është një kërcënim ndaj të gjithë atyre që kanë një mendim ndryshe. Pasi PS ka qënë partia më demokratike për zhvillimin e debatit, mendimit ndryshe. Dhe kthimi kaq larg në të kaluarën me përjashtimin e Islamit, është ngjarje dramatike, pasi PS është një parti e rëndësishme dhe forcë politike që duhet të japë mesazhin e zhvillimit e bashkimit dhe jo të marrë veprime të tilla që të kujtojnë kohën e inkuzicionit. Figura e Islamit do t'i bënte nder LSI-së.

Topi në Presidencë lajmëroi se nuk do të synojë një mandat të dytë. Tërheqje e parakohëshme, apo...? Kjo është një drejtë e cilitdo të kandidojë apo jo dhe ne duhet të respektojmë vendimin e Topit. Sjellja e tij duhet të jetë kushtetuese, deri në fund të mandatit, ditën e dorëzimit të detyrës, duhet të jetë garant i Kushtetutës. Kryeministri tha se e ka kthyer institucionin në parti...? Nuk besoj të bëhem pjesë e këtij debati. Theksoj që Presidenti të respektojë Kushtetutën, kjo ka rëndësi. Deklaruat se do qëndroni jashtë debateve për Presidentin, duke e cilësuar atë para kohë. Pse do qëndroni larg? Janë bërë të zakonshme këto fushata para kohe. Për çështjen e presidentit ka të bëjë me vlerësimin tonë se është tepër e parakohëshme, pasi duhet të bëhet ky debat në fund të muajit qershor dhe në fillim të muajit korrik. Nuk duhet të ketë spekulime, ne

do të bëhemi pjesë e zgjidhjes politike. Nëse do të ishte e mundur zgjedhja e presidentit nga mazhoranca, do të kishit një emër ju si LSI? Mendoj se është një çështje e parakohëshme. Unë mendoj se nga mazhoranca pa përjashtuar asnjë forcë politike, ka shumë emra që mund ta kryejnë shumë mirë këtë detyre. Absolutisht që LSI ka jo një, por shumë emra, që mund ta kryenin një detyrë të tillë,

por është një derë e hapur, secili që do të ketë mbështetjen e 20 deputetëve. Ne kemi një marrëveshje me PD për këtë çështje, kemi një angazhim për ta zgjidhur së bashku. Kemi një detyrim për shkak të marrëveshjes për ta diskutuar me PD dhe në një moment të caktuar do jenë forumet e LSI që do marrin vendimin. Mos është Nano një kandidat? Nuk dua të bëhemi pjesë e

këtij debati tepër të parakohshëm. Ne kemi një detyrim me PD dhe aleatët për shkak të marrëveshjes, dhe në momentin e duhur LSI do bëjë të ditur qëndrimin e saj politik. Si ju duket vetëkandidimi i Nanos, mos është i parakohshëm? Eshtë një e drejtë e tij të deklarohet. Ai si politikan me shumë përvojë i di mirë arësyet se përse e ka zgjedhur këtë moment për të afishuar kan-

LAJME SHKURT LSI: Sistemi, duhet ndryshim Kushtetute

„

Meta i ka vlerësuar zgjedhjet vendore të 8 majit perfekte, ndërkohë që ka kërkuar ndryshim Kushtetute përsa i përket sistemit. "Të ndryshojmë Kushtetutën, pa ndryshuar thelbin e sistemit rajonal, pra me korrektim kombëtar. Është e mundshme", ka deklaruar dje Meta. Sipas tij, zgjedhjet e fundit lokale ishin prefekte dhe se i vetmi pretendim dhe tension artificial nga PS ishte numërimi i votave të gabuara por plotësisht të vlefshme. Për të Komisioni i Venecias u shpreh në mënyrë eksplicite për këto vota e kërkoi të përmirësim për të ardhmen. "Ne mendojmë që ka nevojë për ndryshime të rëndësishme jo teknike, por dhe me elementë të rëndësishëm të Kushtetutës që të garantojmë barazinë e votës, pasi ky Kod nuk e garanton barazinë e votës", tha Meta.

Meta: Integrimi, na bllokoi opozita

„

Kryetari i LSI Meta tha se qeverisja e koalicionit e realizoi premtimin e dhënë ndaj shqiptarëve për lëvizjen e lirë. "Ditë më parë festuam 1 vjetorin e liberalizimit të vizave. Ishte kjo mazhorancë, që e premtoi dhe e realizoi. Ndërkohë që është për të ardhur keq ky proces pati vetëm kundërvënie nga opozita. 800 mijë shqiptarë kanë pasur rastin të përfitojnë nga kjo e drejtë", tha Meta. Ku sipas tij, deklaratat që jepeshin nga selitë e partive në Tiranë, se po të hiqeshin vizat 1 milion shqiptarë do shkonin në Evropë dhe s'do ktheheshin më, nuk u vertetuan. "Politika e bojkotit nga opozita ka mbatur peng statusin e vendit kandidat për në BE", tha Meta, duke nënvizuar se bojkoti s'prodhon vota.

Viti i ri, urimi

Rama, "gëzuar" me një pikturë nudo „„„

K

TIRANE

reu socialist, Edi Rama ka gjetur një mënyrë origjinale për të uruar të gjithë miqtë e tij, por dhe shqiptarët në rrjetin social që ka shërbyer deri më tani dhe si faqe zyrtare ku ka hedhur të gjitha njoftimet dhe aktivitetet e tij, teksa i pëlqen të provokojë kohë pas kohe duke mos i shpëtuar 'dellit' të artistit shanrmant dhe kontravers brenda vetes. Të gjithë e dinë kujdesin e tij deri në mani për të "qendisur" urimet, si ato për kartolinën e Vitit të Ri, ashtu dhe për evenimentet e tjera të PS-së, duke u kujdesur deri dhe për detajet artistike të dukjes. E tillë ka

qënë dhe kartolina për vitin 2012, me të cilën hapet faqja zyrtare e tij "edirama.al", një provokim i qartë i të gjithë shijeve artistike të miqve të tij, por dhe atyre që do të kenë mundësinë ta shohin në media, pasi zor se i shpëton publikimit nga ana e gazetave, që janë në "gjueti" të gjithçkaje që kreu socialist hedh në faqen e tij zyrtare. Në këtë faqe është publikuar një foto e famshme nudo në një sfond të zi, ku shkruhet 'Gëzuar 2012'. Kjo nudo i përket artistit amerikan Man Ray dhe titullohet "Le violon d'Ingres" (Violina e Ingresit), e bërë në vitin 1924. Megjithatë kjo është vetëm kartolina e publikuar te faq-

ja online e kryesocialistit, ndërkohë që akoma nuk ka bërë publike kartolinën zyrtare që Rama do t'ju shpërndajë miqve për Vitin e Ri. Ende mbetet mister se çfarë befasie pritet të hedhë këtë vit, por nuk përjashtohet mundësia që dhe me kaq sa ka hedhur në faqen online të ngrejë stuhi të forta debatesh pro dhe kundër në lidhje me nudititetin që përcjell. Madje dhe duke bërë krahasimet me fotot nudo të tija të publikuara vite më parë, për t'u përdorur politikisht gjatë kandidimit të tij për mandatin e tretë në krye të bashkisë së Tiranës, ndonëse nudoja online është një foto e famshme e një piktori të famshëm.

6

E martë, 27 dhjetor

AKTUALITET

Të shkolluarit jashtë, S korrupsioni largon "trurin" nga vendi

hqiptarët që kanë studiuar jashtë kanë vështirësi për tu integruar në tregun vendas të punës dhe ndër problemet më kryesore të tyre janë korrupsioni dhe kultura e punës. Kështu. Shqipëria nuk është e përjashtuar nga rreziku i "shpërdorimit" të trurit dhe as nga ai i rilargimit të tij!-thotë studimi i Lëvizjes Europiane në Shqipëri. Sipas tij, rreth 42 për qind mendojnë se po avancojnë pak ose aspak profesionalisht në

Shqipëri. Edhe pse shumica e konsideron të mirë ose shumë të mirë vendimin për tu kthyer (79 për qind), shqetësues mbetet fakti se rreth 36 për qind e të kualifikuarve të kthyer nuk e shohin veten në Shqipëri pas pesë vitesh dhe shkak kryesor i largimit është korrupsioni në administratë dhe pamundësia për tu integruar. Studimi mbi riintegrimin në Shqipëri të personave të kualifikuar jashtë vendit, thotë se shqiptarët shkojnë jashtë

vendit kryesisht me qëllim studimin dhe jo punësimin, por lidhjet familjare përbëjnë shtysë të fortë për tu rikthyer. Megjithatë i lartë mbetet numri i atyre që largohen çdo vit. Për pasojë, mbetet e vështirë të njihet me saktësi dinamika e dy proceseve: largimit dhe kthimit të trurit. Ndër vështirësitë me të cilat përballen të kualifikuarit për tu integruar në Shqipëri mbizotërojnë ndryshimet në kulturën e punës si dhe korrupsioni.

Ish-deputetja në krye të drejtimit të "Fairhaven Capital"

Rudina Seseri detyrë të lartë në Boston Një ndër 8 drejtuesit e kompanisë financiare Lajmi Rudina Seseri, deri dy javë më parë deputete e PS-së, është ngritur në detyrë në një kompani financiare në Boston, duke hyrë në ekipin drejtues të kompanisë "Fairhaven Capital" „„„

TIRANE

ARBEN RROZHANI

Ë

shtë "koka" e shtatë në ekipin me tetë udhëheqës që drejtojnë "Fairhaven Capital", kompaninë me bazë në Boston dhe me histori mbi 100-vjeçare. Seseri ishte aksionere pjesëmarrëse në fondin e Fairhaven Capital, për investime në kompani private amerikane, në fushën e mediave dixhitale dhe të konsumit, por tashmë do të jetë drejtuese dhe sigurisht përfituese e fitimit të kompanisë. Rudina Seseri në një njoftim të kompanisë, thuhej se ka marrë ngritje në detyrë, efektive prej 1 janarit 2012 dhe ajo do të jetë njëra nga ato pak femra që kanë arritur të zënë atë pozicion të lartë në pozicionin e firmës investuese në Boston. Në një intervistë telefonike me revistën e biznesit në Boston, Seseri tha se ishte e lumtur që po merrte postin e lartë drejtues në kompaninë amerikane. Ajo iu bashkua "Fairhaven Capital" në 2007 dhe ngritja në pozicionet drejtuese u bë fillimisht në fund të vitit 2008. Seseri tashmë me ngritjen në detyrë merr pjesë në drejtimin strategjik të kompanisë, si dhe në fitim. Portofoli i saj përfshin dy kompani dhe nuk duket shumë i rëndësishëm, mirëpo duket se ka patur rezultate shumë të mira, prandaj edhe e kanë ngritur në përgjegjësi dhe në rangje të tilla rroga vjetore shkon mbi 200 mijë dollarë.

LARGIMI

Largimi i Seserit përfundimisht nga angazhimet poli-

Prezantimi i Seserit në kompaninë "Fairhaven Capital"

KARRIERA

„ 2000- Kreu studimet e larta në Wellesley College duke marrë Bacheror of Arts (BA) në dy degë: Ekonomik dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. U diplomua me titullin e lartë akademik Magna Cum Laude dhe pëfshirje në Phi Beta Kappa për ekselencë akademike, dhe në Omicron Delta Epsilon, për arritje të larta në degën e Ekonomisë. „ 2005- Përfundoi studimet pasuniversitare për Master of Business Administration (MBA) në Harvard Business School, Harvard University, me specializim në strategjitë e koorporatave dhe menaxhim të përgjithshëm. „ Punoi si bankiere investitore në Wall Street, në Credit Suisse First Boston, si menaxhere e përgjithshme në Microsoft Corporation. „ U fut në "50 Most Influential Women Investors" dhe në listën e 40 profesionisteve me të suksesshme nën moshën 40-vjeç "për arritje të jashtëzakonshme në profesion dhe kontribut në komunitet," nga Business Journal, SHBA. tike në Shqipëri ndodhi në 16 dhjetor 2011, kur me një letër në adresë të drejtuesve të PSsë, Rudina Seseri shprehte dëshirën për të lënë mandatin e deputetes së qarkut Durrës. Në fakt ajo e kishte lënë detyrën e ligjvënësit dhe vinte një herë në 6 muaj sa për të mos humbur mandatin e deputetit. Sipas të dhanëve nga grupi parlamentar i PS-së, Seseri iu rikthye jetës së saj në Shtetet e Bashkuara të

Amerikës, pas ndryshimit të statusit social dhe ngritjes në detyrë, siç ishte ky i fundit në Boston. Seseri ishte premtuar nga kryetari i PS-së, Edi Rama si "ylli" i ri i PS-së, me të cilën Edi Rama është mburrur jo pak para zgjedhjeve të vitit 2009. Ajo ka qenë shumë aktive në debate televizive dhe në media, por pasi mori mandatin e deputetes u shkëput pak e nga pak nga politika.

LETRA PËR RAMËN

Politika, Seseri: Eksperiencë unike "Dëshiroj t'ju shpreh falenderimet e mia për mundësinë e rrallë që më ofruat për tu përfshirë në jetën politike në Shqipëri dhe për vlerësimin që keni treguar në vazhdimësi. Ky angazhim qe një eksperiencë unike për të kontribuar, së cilës i jam përgjigjur me kontributin tim të gjithëkohshëm dhe të gjithëanshëm. Mbi të gjitha, ju falenderoj që më rilidhët nga afër me bashkëqytetarët e mi, sidomos me popullin e Krujës, ndaj të cilit mbetem mirënjohëse dhe krenare. Lejomëni, gjithashtu, t'ju siguroj për mbështetjen time të palëkundur përmes ekspertizës time profesionale në sfidën madhore të rimëkëmbjes së Shqipërisë"

SHASTISJE NGA OLTION SPIRO

Universiteti në rrezik vijon nga faqja 1 ...ndaj universiteteve publike. Buxheti do të përcaktohet në bazë të kuotave të pranimit dhe një pjesë e fondeve publike do të shkojë drejt universiteteve private, të cilat për të evituar pagesat e taksave të shumta do të kthehen në organizata jofitimprurëse. Nëse kuotat do të bien në universitetet publike, atëherë buxheti i universitetit do të rishikohet në ulje. Në këtë kuptim, universiteti publik do të futet dhe ai në garën e shfrenuar të tërheqjes konkurrenciale të studentëve, duke harxhuar më shumë energji në marketing sesa në investime, kualifikime dhe kërkim shkencor. Më tej, kjo do të sjellë si pasojë rritjen e tarifës së regjistrimit, uljen e cilësisë së mësimdhënies dhe krijimin e një nivelimi total të universiteteve tona drejt sistemit privat, që është sot që flasim sistemi me peshë ende të papërfillshme, përsa i përket numrit të studentëve, në krahasim me sistemin arsimor publik. Qeveria në programin e saj parashikon një sistem kreditimi për studentët për të përballuar tarifën e regjistrimit që mund ta shlyejnë kur të fillojnë punë. Por për cilën punë të paguar e ka fjalën Qeveria?! Me Ligjin e ri për Profesionet e Rregulluara, dhe këtu kalojmë në pikën e dytë, periudha pas diplomimit deri në datën e dhënies së provimit për profesione të tilla si mjek, infermier, arkitekt, inxhinier, mësues etj… punëmarrësve të rinj u është hequr e drejta për të përfituar pagë (me ligjin e vjetër ishte 50% e saj)! Ata do të përfitojnë vetëm pagesën e sigurimeve shoqërore nga punëdhënësi. Sistem i bukur dhe me perspektivë për zhvillimin e kombit! Sistemi që duan të vënë në jetë ka vetëm një precedent: Kilin. Në Kili, kohët e fundit po bëhen protesta të mëdha, nga studentët dhe nga ish studentët që ende nuk kanë shlyer borxhet, për të hedhur poshtë këtë sistem shkatërrues. Nëse kësaj torte të mrekullueshme me prapashije farmaku, i vendosin edhe qershinë sipër, atë të provimit të anglishtes (së treti), atëherë do të na mbetet vetëm të urojnë një vit të ri plot surpriza për të gjithë studentët shqiptarë që janë të parët të interesuar për këto çështje, por më pak të pyeturit dhe të informuarit në lidhje me to. Ligji për Arsimin e lartë parashikon në nenin 26, se studentët duhet të japin në përfundim të masterit edhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Pra, o anglisht o rashë e vdiqa! Krahas detyrimit profesional i diktuar nga tregu, detyrimit prindëror i nxitur nga egot e sëmura prindërore shqiptare, tashmë kemi dhe detyrimin shtetëror jo për të mësuar anglisht, por për të marrë një certifikatë që vërteton se ke qenë pjesë e kontingjentit që ka dëgjuar të flitet anglisht. Kjo motivohet me idenë paternaliste që e ka qeveria jonë liberale se anglishtja na duhet, dhe meqenëse jemi të paaftë të vendosim vet, atëherë na e bëjnë të detyrueshme, pasi nuk ka diplomim në Master pa marrë provimin e anglishtes në një organizëm privat (me shumë gjasa TOEFL). Kjo do të sjellë tre gjëra: minimizimin e rëndësisë së gjuhëve të tjera (në BE kërkohet njohuria e të paktën dy gjuhëve të BE dhe JO vetëm të anglishtes), përçudnimin e sistemeve tona publike të nxënies së gjuhëve të huaja dhe përjetësimi i idesë se të rinjë janë një tufë delesh që duhet t'u tregosh rrugën dhe jo t'i ndihmosh të mendojnë në mënyrë të pavarur. Këto tre reforma përbëjnë kambanat e gjithçkaje të mirë që është bërë deri tani, nën trysnitë dhe presionet e kohërave, qeverive dhe sistemeve që ka njohur Shqipëria. Diktatura e mendimit njësoj do të zëvendësohet me diktaturën e tregtimit të njëjtë të punëmarrësve të rinj të paformuar mirë dhe të atakueshëm pikërisht për këtë arsye. Kështu nuk bëhesh dot konkurrent në treg (për ata që vdesin për pak liberalizëm) por kështu nuk bëhesh dot i aftë të rimëkëmbësh shoqërinë shqiptare. Qeveria ngatërron prioritetet, duhet që ne t'i bëjmë të kuptojë se i kemi të qarta ato dhe nuk do të lëshojmë. www.shqiptarja.com

E martë, 27 dhjetor 2011

7

EKONOMI

Shiten sot në ankand 104 milionë USD bono nga BSH

D

o të shiten sot 10.9 miliardë lekë të reja bono thesari, në kuadër të ankandit të fundvitit. Siç është bërë traditë, për të mbyllur vitin financiar, ditët e fundit të dhjetorit shitet një sasi e konsiderueshme bonosh. Sasia prej afro 104 milionë dollarësh do të mbulojë kredinë prej 4.5 miliardësh, që do t'i garantohet KESH-it për blerje energjie

nga importi, si dhe do të përdoret për të mbyllur "gropa" të tjera financiare, gjithnjë me rrugën e borxhit. Po sot qeveria duhet të paguajë interesin për blerësit e bonove të thesarit në valutën e përbashkët evropiane, që u realizua më 20 dhjetor të këtij viti, në një ankand të jashtëzakonshëm, në masën 8.97 milionë euro. Me normën e

interesit të shpallur prej 6.42 përqindësh mesatarisht, duke zbritur edhe 10-përqindëshin e tatimfitimit për blerësit, i bie që ministria e Financave të paguajë ata me një shumë në total sot 518 mijë euro këta blerës të bonove në euro. Një vit më parë, në ankandin e fundvitit ministria e Financave kërkoi 7.7 miliardë lekë.

Eksportet janë rritur, por më shumë importojmë Lajmi Defiçiti tregtar i këtij muaji është 30.4 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.6 përqindësh krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 17.1 për qind krahasuar me nëntorin 2010 „„„

LAJME SHKURT

Nëntor, deficiti tregtar 17 për qind më shumë Italia, 60% të eksportit, 30% importe

TIRANE

Deficiti

GENC KONDI

P

avarësisht nga kri tikat e ndërkombëta rëve për nivelin vazhdimisht të lartë të diferencës midis mallrave të importuara dhe atyre të eksportuara dhe pavarësisht nga përpjekjet shtetërore për nxitur eksportin, deficiti në tregtinë e jashtme jo vetëm që nuk po ulet, por po rritet, si krahasuar me vjet, ashtu edhe me një muaj më parë. Ndërkohë, si 11-mujor, ende vazhdon të jetë më i mirë mbulimi i importit nga eksporti krahasuar me vitet e tjera. Mesatarja e 11-mujorit 2010 ishte 35.8 për qind, ndërkohë që aktualisht vlera e eksporteve është e barabartë me 37.5 për qind të atyre të importuara. Megjithatë, raporti është shumë i ulët për të pretenduar se Shqipëria ka dalë në tregjet e huaja si një vend eksportues në mënyrë pasive, për të përmirësuar bilancin e llogarive të saj, në kohën kur kërkesa e brendshme ka rënë, së bashku me prurjet valutore të emigrantëve.

VITI

Sipas INSTAT-it, gjatë 11 muajve të këtij viti, janë shitur jashtë vendit mallra me vlerë në total 180.9 miliardë lekë. Kjo përbën rritje, nga 147.2 miliardë lekë, që u shënuan si eksporte vitin e kaluar në të njejtën periudhë. Në të njejtën periudhë, importet kanë qenë 487.2 miliardë lekë, nga 411.6 miliardë lekë, që ishin në periudhën janar-nëntor 2010.

MUAJI

Në nëntor u eksportuan 16.8 miliardë lekë mallra, me ulje 1.8 për qind në krahasim me tetorin e këtij viti dhe rritje me 18 për qind në krahasim me nëntorin e një viti më parë. Ndërkohë, u importuan 47.2 miliardë lekë mallra, me ulje 0.2 për qind në krahasim me tetorin 2011, por me rritje 17.5 për qind në krahasim me një vit më parë.

GJEOGRAFIA

Tregtia me vendet e Bash-

Muaji me deficitin më të ulët tregtar këtë vit ka qenë shkurti, kur janë mbuluar 53 për qind të importeve, ndërkohë që deficiti më i madh është shënuar në prill, me 31%

Turizmi, shqiptarët bëhen më kursimtarë

„

Ndonëse në atmosferë festash, shqiptarët duket se nuk duan të shpenzojnë shumë. Edhe pse mund të lëvizin të lirë, pa viza për të dytin vit radhazi, të dhënat e agjencive turistike tregojnë se nuk ka rritje të numrit të shqiptarëve, që kanë zgjedhur ta kalojnë Vitin e Ri jashtë vendit. "Këtë vit njerëzit janë më të rezervuar në zgjedhje. Destinacionet janë vendet e rajonit, por nuk mungojnë edhe qytete perëndimore si Paris, Vjenë dhe Bruksel", thotë menaxheri i turizmit Flogert Xhabrahimi, duke shtuar se më shumë shqiptarët preferojnë vendet fqinjë, për shkak të ditëve më të pakëta ne dispozicion, por edhe cmimeve më të mira.

Ekonomia braziliane kalon atë të Anglisë

„

kimit Evropian ze 67.3 për qind të totalit të lëvizjes së mallrave. Partnerët kryesorë

talit të mallrave të shitur jashtë vendit dhe importi 29.9 për qind, ndërsa me Greqinë,

...raporti eksport/import është shumë i për të përmirësuar bilancin e llogarive, kur kërkesa e brendshme dhe remitancat nga jashtë kanë ardhur në ulje... tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti ze 59.3 për qind të to-

eksporti është 5.9 për qind dhe importi 10.3 për qind. Disa nga partnerët tregtarë

me të cilët eksporti dhe importi është rritur janë: për eksportin, Greqia, Italia, Kroacia, Spanja, Turqia, etj dhe për importin, Austria, Gjermania, Italia, Kina, Turqia, etj.

GRUPET

Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grupmallrat tregon që eksporti i grupit "Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi" u rrit 38.1 për qind, "Prodhime druri dhe letre" u rrit 19.3 për qind, "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" u rrit 8.4 për

qind, etj. Eksporti i grupit "Produkte kimike dhe plastike" u ul 25.6 për qind. Nga ana tjetër, importi i grupit "Prodhime druri dhe letre" u rrit 25.7 për qind, "Lëkurë dhe artikujt prej tyre" u rrit 22.1 për qind, "Tekstile dhe këpucë" u rrit 9.2 për qind. Importi i grupit "Materiale ndërtimi dhe metale" u ul 16.3 për qind.

AKCIZA

Në nëntor, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 3.4 miliardë lekë, duke zënë 7.2 për qind ndaj totalit në vlerë të importit. Krahasuar me tetorin 2011, importi i mallrave me akcizë ka patur ulje 51.7 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara (67.2 për qind), e zënë nënproduktet e naftës.

Ekonomia braziliane kapërceu, për nga prodhimi në total, atë britanike, duke u renditur e gjashta në botë. Qendra Kërkimore e Biznesit CEBR ka vënë re, në tabelën e të dhënave të fundit ekonomike në rang global, se edhe vendet e Azisë po bëjnë hapa përpara, ndërsa tek shtetet europiane diktohet një lloj tërheqjeje. Brazili ka një popullsi prej rreth 200 milionë banorësh, tri herë më të madhe se ajo britanike. Rusia është ngjitur, gjithashtu, një vend më lart në tabelë dhe deri në 2020-tën pritet të renditet e katërta në klasifikim, nga e nënta që është aktualisht.

Valutat

Leku fiton pikë në fund të vitit „„„

T

TIRANE

ë gjitha valutat e huaja kanë hum bur terren në këmbimet me lekun, ndërkoh që monedha kombëtare ka rekuperuar disi pozicionin e humbur gjatë muajit dhjetor. Mësatarisht, dollari amerikan u kembye me 105.31 lekë, 0.42 më pak se në fund të javës së kaluar; euro me 137.49 lekë, 0.74 lekë më parë, paundi britanik GBP me 164.46 lekë, 1.32 lekë më pak se javën e kaluar dhe franga zvicerane me 112.45 lekë, 0.66 lekë më pak. Ndonëse është shpejt të flitet për tendencë, zakonisht në fund të vitit fluksi i emigrantëve është shoqëruar me hyrje më të larta valutore në treg. Nga ky rregull bëri përjashtim viti i kaluar,

kur heqja e vizave rriti numrin e shqiptarëve të cilët zgjodhën të udhëtojnë jashtë vendit për festat dhe kërkësa për valutë ishte më e lartë. Por, sipas statistikave të sivjetshme, numri i ardhjeve ka qenë më i lartë se një vit më parë, ndërkohë që është ulur tri herë numri i shqiptarëve që kanë vendosur të ikin përtej kufijve. Faktorët që kanë ndikuar deri tani në kursin e këmbimit me euron kanë qenë të shumtë. Kështu, mund të përmenden ekzistenca e shumë filialeve të shoqërive të huaja (kryesisht evropiane) që rrit nevojën e tyre për të kthyer fitimet në euro për t'ja transferuar shoqërive mëmë; huamarrja në euro për blerjen e pasurive të paluajtshme nga

individët; rreth 64% e importeve kryhen nga vendet e Bashkimit Evropian, e për pasojë kërkesa për monedhën euro është e lartë në sektorin tregtar; liberalizimi i vizave ka shtuar kërkesën e individëve për të kryer pushime ose blerje produktesh jashtë shtetit, kryesisht në vendet e Evropës. Po kështu, situata politike në Shqipëri dhe ngjarjet e ndryshme që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar në largimin relative të investitorëve të huaj, që ul kërkesën për monedhën vendase; perspektiva, edhe pse e largët e adoptimit të Euros për Shqipërinë dhe fakti që euro është forcuar edhe ndaj monedhave të tjera (+5.6% kundrejt USD) janë faktorë të tjerë ndikues.

8

E martë, 27 dhjetor

AKTUALITET SHERRI, DJALI QËLLON BABAIN E TIJ

PËRDORI GJENERALITETE TË RREME

Një sherr në një familje në Durrës ka bërë që djali në nerva e sipër të qëllojë me mjete të forta babain e tij. Gjendja e të dëmtuarit është serioze për jetën, madje ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit. Policia ka shkuar në banesën ku ndodhi përplasja duke shoqëruar në rajon djalin e të dëmtuarit. Autori ka deklaruar se shkak për këtë ngjatrje është bërë një sherr i vazhdueshëm me babain e tij.

Bashkim Muzhaqi përdori gjeneralitet e një tjetri duke tërhequr më pas një shumë parash në një bankë. Bashkim Qamil Muzhaqi,ishte banues në Tiranë dhe në sajë të hetimeve të kryera rezulton se në 15 dhjetor ka përdorur gjeneralitetet e shtetasit Bashkim Ismail Muzhaqi, banues në Tiranë. Policia tha se ka përdorur këtë emer për të tërhequr shumën prej 100 mijë lekë, në një bankë në Rrugën e Kavajës ku i dëmtuari kishte depozituar të ardhurat e tij.

Pista,përplasja me bandat në Vlorë, dhe konfliktet përsonale

Identifikohen autorët që plagosën policin

Lajmi Autorët që kanë plagosur efektivin e sallës operative të policisë rrugore, janë identifikuar nga policia e kryeqytetit. Burimet thanë se kanë shpallur në kërkim autorin kryesor si dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

„„„

TIRANE

BESMIRA MUÇAJ

T

re ditë pas plagosjes së efektivit të sallës opera tive të policisë rrugore, hetimet e kryera nga blutë e kryeqytetit deklarojnë se kanë arritur të identifikojnë autorët që janë përfshirë në këtë ngjarje. Sipas grupit hetimor të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, bëhet me dije se pista e dyshimeve bie në përplasjen e bandave që kishte Hyskaj në Vlorë në vitin 1998, por nuk përjashtojnë mundësinë e ndonjë konflikti personal. 46 vjeçari Naim Hyskaj, efektivi i plagosur në kokë, në afërsi të 21 dhjetorit, mbrëmjen e së shtunës, tashmë ndodhet në reanimacion në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore. Familjarët e tij qëndrojnë gjatë gjithë kohës në ankth për të pritur ndonjë reagim nga ana e Naimit. I tronditur është dhe djali i efektivit të policisë, pasi skena që pa me babain e tij ishte e tmerrshme për të. Nuk mjafton vetëm ky fakt por agresorët e kanë pritur momentin kur askush nuk mund të besonte që të ndodhte një gjë e tillë, dhe për të shmangur dyshimet janë hakmarrë pas 13 vitesh. Aktualisht janë marrë në pyetje shumë dëshmitarë të ngjarjes, madje

Familjarët e Naim Hyskës nuk prononcohen në polici dhe një nga fqinjet e policit, e cila ishte në dritaren e pallatit kur ndodhi plagosja. Fqinja ka treguar në polici skenën që pa, si dhe ka përshkruar disa prej tipareve të autorit. Ajo deklaroi se plagosja është kryer nga një person, ndërsa policia ngre dyshimet se krimi mund të ketë pasur dhe dy bashkëpunëtorë. Ndërkaq burime nga Prokuroria bëjnë me dije se nuk përjashtojnë mundësinë se vrasja e mbetur në tentativë mund të ketë ndodhur për konflikte personale.

TIALI

Prokuroria Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se nuk përjashtojnë mundësinë se vrasja e mbetur në tentativë mund të ketë ndodhur për konflikte personale. Hetimet e mëvonshme do të tregojnë më pas zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ka vënë në përdorim automatikun ku ka vrarë njërin prej vëllezërve që ishin në bandë. Deri tani sipas policisë, këtu bien të gjitha dyshimet e plagosjes së Naimit. Panvarësisht se kanë kaluar disa vite hakmarrësit janë kujtuar pas 13 vitesh duke mos harruar ngjarjen e ndodhur në 98-tën.

HETIMET

Në sajë të një pune të mirëorganizuar nga strukturat e policisë është bërë e mundur dhe identifikimi i autorëve të dyshuar që kanë lënë të plagosur punojësin e sallës operative në qarkullimin rrugor. Po ashtu është bërë një bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës, e cila ka më të detajuar skenën e ngjarjes në vitin 1998, kur efketivi Naim Hyskaj është përplasur me bandat e Vlorës duke lënë të pajetë një prej tyre. Sipas grupit hetimor bëhet me dije se në vitin 1997 Naim Hyskaj është emëruar në Vlorë komandant i forcave speciale. Gjatë punës së tij ai është sulmuar në vitin 1998 nga një bandë e Vlorës, e përbërë nga shumë persona, të cilët e sulmonin duke i hedhur granata. Për t'u vetëmbrojtur Hyskaj

FAMIJARËT

Indiferentë gjatë deklaratës në polici

F

IDENTIFIKIMI

amiljarët e policit të plagosur Naim HYskaj, të tmerruar për ngjarjen e ndodhur kanë qëndruar indiferentë gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, duke i'a lënë në dorë çdo gjë policisë. Sipas burimeve bëhët me dije, se familjarët e efektivit të plagosur janë treguar të rezervuar duke u shprehur se Naimi nuk ishte konfliktuar me askënd, pasi ishte shumë i rregull në detyrën e tij. Panvarësisht këtij fakti, hetimet e policisë bien pikërisht në përplasjet e bandave në Vlorë. Familjarët janë ende në gjendje ankthi duke pritur një reagim fizik nga ana e Naim Hyskës, pasi sipas mjekëve gjendje e tij është tepër e rëndë pas plumbit të marrë në kokë.

Autorët tashmë dihen dhe janë shpallur në kërkim. Ky ishte një prononcim i marrë nga grupi hetimor që po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Kamerat e sigurisë në atë zonë ku ndodhi krimi janë zbardhur dhe po punohet për kapjen e autorëve. Po ashtu policia ka marrë informacionin e nevojshëm në rrugë operative ku kanë disa detaje kryesore që kanë të bëjnë me bashkëpunëtorët e personit që i bëri atentat policit.

Hyn për të vjedhur, vritet shqiptari

N

jë shtetas italian ka lënë të vrarë dje një emigrant shqiptar, pasi pretendonte se ai hyri për të vjedhur në banesën e tij. Viktima është Marsel Myftari, 27 vjeç, prej vitesh emigrant në Itali. Ngjarja ndodhi në lokalitetin Recanati, provincë e Macerata. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar personin e dyshuar të krimit, i cili ka dëshmuar se e ka bërë këtë vepër penale për t'u vetëmbrojtur. Hetimi është ende në proces por sipas pretendimeve të vrasësit, ai ka dalluar hijen e një personi, nga dritarja e dhomës së gjumit të tij dhe ka marrë armën duke e qëlluar nga dritarja, të riun që gjendej poshtë vilës duke e lënë të pajetë. I dyshuari nuk është arrestuar por sipas policisë po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Plan masash

Ngrihen posoblloqet në kryeqytet, aksion për kontrolle „„„

P

TIRANE

olicia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash për zbulueshmërinë e kriminalitetit si dhe për vendosjen e rendit dhe qetësisë publike në vend me rastin e festive të fundvitit. Ka dy ditë në në rrugët kryesore të kryeqytetit të veprojnë forca të posaçme të policsë duke bërë të mundur kontrolle të shumta të automjeteve të dyshuara. Aksioni i postoblloqeve fillon në orën 18:00 deri në 23:00 të mbrëmjës. Postblloqet janë vendosur në disa akse kryesore të rrugëve: "5 Maji", në

afërsi të rrethrrotullimit të Zogut të Zi, në zonën e "21 dhjetorit", në zonën e bllokut, në "Rrugën e Elbasanit", në afërsi të parkut të autobuzëve, në hyrje të kombinatit e tj. Qëllimi është kontrolli i automjeteve të shumta për të gjetur persona të shpallur në kërkim si dhe persona me armëmbajteje pa leje. Grupet e psostblloqeve kanë arritur që në sajë të punës së kryer të përballen me persona me precedent penal, të cilët janë ndaluar menjëherë duke u shoqëruar më pas në polici. Mbrëmjën e së dielës një grup i inspektorëve të Hetimit dhe Parandalim-

it të Krimit kanë ushtruar kontroll në banesën e një personi që është ndaluar fillmisht nga posoblloqet. Aleksandër Beqir Hysenaj, 23 vjeç, banues në Tiranë,si dhe Iljaz Isuf Terzia, 30 vjeç, banues në Tiranë janë ndaluar nga policia, pasi janë kapur me armëmbajtje pa leje në automjetin e tyre. Arrestimi është bërë në orën 17:45 në rrugën "Dritan Hoxha" pranë N.B.G bank gjatë kontrollit në automjetin BMV X5 me targë Italiane BY 286 TL në pronësi të shtetasit Iljaz Terzia, ku është gjetur një armë pistoletë tip Mini Bloë (pa numër) së

bashku me një krehër me tre fishek. Pas kontrollit policia ka shoqëruar dy personat në komisariat, ndërsa më pas kanë kryer një kontroll të imtësishëm në banesat e tyre. Në orën 18.30 është bërë kontroll në banesën e 23 vjeçarit Aleksandër Hysenaj, ku është gjetur një armë zjarri automatik model.56 dhe dy krëhër automatiku pa fishek dhe 155 fishekë luftarak të llojeve të ndryshëm. Polica tha se postoblloqet do të jenë në lëvizje deri pas festive të fundvitit, në mënyrë të tillë që të parandalohen të gjitha përplasjet që mund të krijohen në vend.

E martë, 27 dhjetor

9

AKTUALITET HAJDUTI ITALIAN VJEDH SHQIPTARËT

SEKUESTROHET 10 KG DROGË

Një italian 44 vjeçar me origjinë nga Ravenna dhe me banim në Bologna u arrestua nga policia pasi u kap në flagrancë teksa po vidhte një shtëpi ku banonin dy shqiptarë. Ai u ndalua pasi u kishte marrë shqiptarëve një lap top dhe 260 euro nga portofoli i njërit prej kushërinjve. Polica tha se hajduti ishte në gjendje të dehur si dhe ka dhe precedent të mëparshëm si grabitje dhe drejtim makine në gjendje të dehur.

Sekuestrimi i sasisë prej 10 kg droge ka vënë në pranga një person ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtorii tij. Operacioni "Krishlindjet" ka nisur aksionin rreth orës 15:00, të ditës së djeshme ku u arrestuan,Ervis Ligori, 26 vjeç, banues në lagjen nr 10 Korçë, si dhe bë shpallja në kërkim i Stavri Pojani 23 vjeç banues në lagjen nr 12 Korcë. Sipas burimeve të policisë mësohet se prej katër muajsh dispononin informacione të shumta lidhur e trafikun e drogës.

Marijuana vinte nga Shqipëria, kalonte në Mal të Zi e Bosnje për Kroaci BESMIRA MUÇAJ vijon nga faqja 1 ...shtetasve nga Malësia e Madhe. Sipas të dhënave të policive të të gjitha vendeve të rajonit, gjatë këtij operacioni është arritur të sekuestrohet një sasi e konsiderueshme mbi 300 kilogramë marijuanë, por që nga vende të ndryshme të rajonit, ka raportime të ndryshme. Sipas agjencive të ndryshme ndërkombëtare, që raportuan për aksionin e djeshëm ballkanik "Trio", origjina e marijuanës ishte Shqipëria. Dhe trafikohej nga vendi ynë, drejt Malit të Zi dhe Bosnjës, për tu shpërndarë në Kroaci.

OPERACIONI NË SHQIPËRI

Leonard Stërkaj, 27 vjeç, ishte pjestari i katërt i shqiptarëve të arrestuar si prodhues dhe shpërndarës të drogës. Burimet e policisë së shtetit bënë me dije se në kuadër të operacionit ndërkombëtar për trafikimin e lëndëve narkotike "Trio" u arrestuan katër shqiptarë nga Shkodra, ndaj të cilëve ishte marrë më parë masa e arrestit në mungesë. "Trio" në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, filloi në orët e para të mëngjezit të djeshëm në Shkodër. Policia arrestoi Leonard Dushin 41 vjeç, Agim Hasajn, 35 vjeç, banues në Stërbeq, të Malësisë së Madhe, Leonard Sterkaj, 27 vjeç, banues në Dedaj, të Malësisë së Madhe, Ervis Bici, 29, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

OPERACIONI

Në kuadër të operacionit ballkanik me synim zbardhjen e linjës së trafikut ndërkombëtar të drogës informacionet që kishin nisur që nga qershori 2011, mbërritën edhe tek hetuesit shqiptarë, por kohë më vonë, kur policitë e vendeve ballkanike zbuluan se origjina e marijuanës ishte Shqipëria. Inspektorët anti-drogë në polici kanë kryer kontroll në banesat e 12 personave të ndryshëm të dyshuar si të përfshirë në këtë linjë. Gjatë kontrolleve të ushtruara, përkatësisht nëpër banesat e personave të dyshuar, është bërë e mundur gjetja e katër poseduesve të drogës. Katër autorët e dyshuar të trafikut të linjës ndërkombëtare nuk kanë mundur t'i shpëtojnë prangave të policisë pasi u është gjendur dhe një sasi lënde narkotike, të cilën e mbanin të fsheur në banesë. Nga aksioni i ndërmarrë nga anti-droga u bë e mundur sekuestrimi i sasisë prej 1.2 kg marijuanë. Në banesën e Leonard Dushit, u sekuestruan 30 gram bimë e dyshuar si lëndë narkotike, 6 aparate telefoni celularë, 15 karta SIM, një sasi faturash për transferta bankare,

Trafik droge, pranga kushëririt të deputetit të PS Sekuestrohet 1,2 kg marijuanë, bllokohet objekti i presimit akuzën e "Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike" dhe "prodhimit dhe mbajtjes së armëve dhe municioneve luftarake" etj.

TË ARRESTUAR

„ Leonard Zef Dushi, 41 vjeç, banues në Shkodër, në banesën e të cilit është gjetur e sekuestruar një sasi prej 30 gram bimë e dyshuar narkotike. Po ashtu u sekuestruan 6 aparate telefoni celular, 15 karta SIM, fatura për transferta bankare, 1 kompjuter lap top dhe 1 automjet "JEEP".

OPERACIONI BALLKANIK

„ Agim Binak Hasaj, 35 vjeç, banues në Stërbeq, Malësi e Madhe, në banesën e të cilit u gjetën dhe sekuestruan 475 gram bimë e dyshuar narkotike, si dhe 111 copë fishekë luftarak, dy krëhra pistolete dhe 3 aparate telefonik celular. „ Leonard Dedë Sterkaj, 27 vjeç, banues në Dedaj, Malësi e Madhe në banesën e të cilit u gjetën e sekuestruan 140 gram bimë e dyshuar narkotike, 1 makineri (aparat) e cila shërben për presimin dhe ambalazhimin me vakum të lëndës narkotike, 8 aparate telefonik celular dhe 2 automjete (Wolsvagen "Golf - 5" dhe "Pasat"). „ Ervis Isuf Bici, 29 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, në banesën e të cilit u gjetën e sekuestruan 520 gram bimë e dyshuar narkotike, 103 copë fishekë luftarak, 3 aparate telefoni celular, 4 karta SIM, 2 aparate komunikimi në distancë, si dhe 1 automjet "Hamer". 1 kompjuter lap top dhe 1 automjet të markës "JEEP". Agim Hasajt, i'u bllokuan 475 gram bimë e dyshuar narkotike, 111 copë fishekë luftarakë, dy krëhra pistolete dhe 3 aparate telefonik

celularë etj. Leonard Stërkajt, policia i bllokoi një makineri për presimin të lëndës narkotike. Grupi anti-drogë bllokoi 140 gramë marijuanë, tetë aparate telefoni

BIOGRAFIA

Kush është Paulin Stërkaj

P

aulin Stërkaj 47 vjeç është deputet i Malësisë së Madhe për partinë socialiste, njëkohësisht dhe antar në Komisionin Parlametar për Sigurinë Kombëtare. Veprimtaria profesionale e Stërkajt ka nisur si officer i Ministrisë së Punëve të Brendëshme, komandant i repattit special të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, shef i policisë në Lezhë, Dibër, si dhe komandant në repartin e Briskut në Tiranë. Stërkaj ka qenë dhe biznesmen në fushën e importit të karburanteve, të restoranteve dhe të ndërtimit. celularë dhe dy automjete të markës Volksëagen Passat dhe Golf V. Ndërkaq në banesën e e Ervis Bicit, policia bllokoi 30 gram lëndë narkotike marijuanë, 103 copë fishekë, 3 aparate tele-

foni celular, 4 karta SIM, 2 aparate komunikimi në distancë, si dhe 1 automjet "Hammer". Ndaj katër personave të arrestuar u është komunikuar masa e arrestit në flagrancë me

Operacioni ballkanik për kapjen e personave të prodhimit dhe shpërndarjes së drogës vuri në pranga 60 persona, ku katër prej tyre ishin shqiptarë. Policia e Malit te Zi arrestoi 20 persona,dhe sekuestroi 17 kg drogë, në Serbi u arrestuan 7 persona Bosnje e Kroaci 20 të implikuar, policitë lokale të këtyre vendeve arrestuan afërsisht 35 persona. Në total, operacioni përfundoi me afërsisht 60 persona të arrestuar. Mirna Soja, zëdhënëse e Policisë boshnjake në Banja Luka tha në një deklaratë për shtyp se operacioni nisi fillimisht për kërkimin e disa personave të tjerë të dyshuar si të përfshrië në këtë linjë të trafikut të drogës që kalonte në për 5 shtete të Ballkanit. Në Serbi, Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka reaguar duke u shprehur se ky operacion kishte nisur në Serbi për të shkatërruar organizatën kriminale. Pas realizimit të suksesshëm për kapejen e 60 të implikuarve në prodhimin dhe shpërndarjen e drogës në ballkan, policia e shtetit tha se ka rritur bashkëpunimin për kapjen e personave të tjerë të implikuar në rrjetin e drogës.

Durrës

Sekuestrohen 700 kg drogë, pranga autorit N

jë sasi e konsiderushme prej 700 kg kanabis sativa është sekuestruar në Portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme. Inspektorët e anti-drogës në bashkëpunim me policinë e Durrësit arritën të zbulonin këtë sasi të madhe që transportohej nga 24 vjeçari Redi Furxhi. Droga u zbulua dhe më pas u sekuestrua në një kamioncinë me targa AA 078 Ç. Drejtuesi i kamionit e gjeti vetën të rrethuar, nuk bërë rezistencë por pranoi t'i bindej urdhërave të policisë për të treguar

mbi sasinë e lëndës narkotike. Burimet e policisë së qytetit bregdetar thanë për shqiptarja.com se mjeti po tentonte të udhëtonte drejt Italisë përmes tragetit të linjës Durrës-Bari. Efektivët kishin të gjithë informaciuonin e nevojshëm, dhe pritën kamionin që të hynte në traget, ku më pas të bënin kapjen në flagrancë. Operacioni u zhvillua gjatë orëve të vona të natës, ku drejtusi i kamionit ngeli i shokuar kur erdhën efktivë që filluan kontrollin në atë mjet. Disa prej policëve ndaluan Redi Furxhiun, ndërsa pjesa tjetër shkarkoi të gjithë

sasinë e drogës që ishte fshehur në pjesën e pasme në kamionit, të mbuluar me batanije. Pasi u shkakua e gjithë lënda narkotike, drejtuesi i kamionit u mor në pyetje nga policia për të dëshmuar mbi rrjetin. Furxhiu s'ka pranuar të japë detaje të hollësishme, pasi kërkoi praninë e një avokati. Panvarësisht këtij fakti , hetimet e kryera të policisë së Durrësit thanë se destinacioni i drogës ka qenë Italia. Policia tha se është ende në hetim për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet.

10

E martë, 27 dhjetor

SOCIALE

Birësimet, Shqipëria, E aderuese në "Konventën e Hagës"

drejta zakonore shqiptare ka parashikuar se për këto raste, kur mungon nëna, ajo zëvendësohet me tezen apo me një nënë tjetër, pra gjithnjë grua dhe në asnjë mënyrë me meshkuj. Shqipëria ka aderuar prej 11 vitesh në "Konventën e Hagës" "Për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin për birësimet jashtë vendit". Ligji i vitit 2000 i shpallur në 24 prill 2000, thotë që në nenin 1 se: "Qëllimet e kësaj Konvente janë, ndër të tjera

që "të krijohet një sistem bashkëpunimi midis Shteteve Kontraktuese, për të siguruar që këto masa të respektohen dhe në këtë mënyrë të parandalohet rrëmbimi, shitja ose trafikimi i fëmijëve". Në pamje të parë birësimi I dy jetimëve shqiptarë është bërë me anë të mashtrimit, pra duke I rrëmbyer ata, edhe pse ligjërisht, në emër të gjetjes së një familjeje të ngrohtë. Pak kohë më parë Ilir Cumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit

Kombëtar të Integrimit të jetimëve në Shqipëri, deklaroi se kishte të dhëna të paqarta për statistikat e birësimeve në Shqipëri. Sipas tij, shifrat e publikuara nga Komiteti i birësimeve ishin jo-reale dhe shumë larg atyre të publikuara nga vet drejtuesit e shtëpive të fëmijëve. Sipas tij, institucionet përgjegjëse për këtë kategori nuk publikojnë statistikat reale pasi kanë interesa personale.

Ish-këshilltari juridik i ambasadës mashtroi në emër të nënës

SHBA, çifti homoseksual adopton fëmijët shqiptarë

Lajmi Një çift homoseksual në SHBA ka arritur përmes mashtrimit të adoptojë dy jetimë shqiptarë. Bashkimi i prindërve të të njëjtit seks me dy 9vjeçarët është bërë në 11 nëntor „„„

Frank dhe Tereza u adoptuan nga dy meshkujt në State Island

TIRANE

ARBEN RROZHANI Në foto: (majtas) Gjyqtari Robert J. Gigante, ditën e birësimeve në 11 nëntor 2011, me dy fëmijët shqiptarë (në rreth) (djathtas) Peter DeLizzo dhe Anthony Catalano me dy fëmijët e birësuar nga Shqipëria, Frank dhe Tereza

N

ë 11 nëntor në Gjykatën e State Island, në New York bëhet ligjërimi i birësimeve të fëmijëve n ga prindër amerikanë. Salla e gjyqtarit, Robert J. Gigante, është plot me të rritur dhe fëmijë. Për amerikanët që kanë pritur këtë ditë, nëntori nuk është vetëm koha e Ditës së Falenderimeve (festë kombëtare në SHBA), por edhe muaji i njohjes së birësimeve. Gjykatësi Gigante e festoi këtë festë duke ftuar prindërit që të mblidhen në sallën e gjyqit të kontesë Richmond. "Nuk gjë tjetër veç gëzimit dhe lumturisë kur familjet bashkohen"-thotë ai. "Shumë gjëra në këtë botë nuk janë të vazhdueshme, por adoptimi është". Familjarët qeshin, bëjnë fotografi dhe festojnë birisimin. Mes tyre edhe dy fëmijët nga Shqipëria, që prezantohen si Frank dhe Tereza Catalano, që të dy 9-vjeçarë, që janë adoptuar nga Peter DeLizzo dhe Anthony Catalano, pasi u takuan në Tiranë. Në videon mbi 3 minuta, në minutën 2.25 shfaqen dy burra që mbajnë në prehër dy fëmijët shqiptarë. Janë ata, Peter DeLizzo dhe Anthony Catalano, një çift gay, që kanë birësuar fëmijët shqiptarë. "Kur i mban ata dhe shikon nevojat e tyre, ndikimi që mund të bësh në jetët e tyre, është vendimi më i mirë që ke bërë ndonjëherë"thotë Anthony Catalano. U desh mëse një vit që të lundronte në sistemin ligjor në Shqipëri, por Peter dhe Anthony u kthyen sërish në SHBA në 2003 dhe "u bëmë një familje pikërisht këtu në sallën e gjyqit të gjyqtarit Gigante"- nënvizon Anthony.

BIRËSIMI

Si ka ndodhur që birësimi i dy jetimëve shqiptarë është bërë nga një çift homoseksualësh? Në këtë aferë të rëndë, ku janë përfshirë dy jetimë të vegjël shqiptarë, personazhi kryesor është Anthony Catalano, ish-këshilltar Juridik në

Ambasadën Amerikane në Tiranë. Pas një përvoje si prokuror i thjeshtë, Catalano nga Bruklini, do të gjente punën në Tiranë. Sipas dinamikës së ngjarjeve, për t'iu shmangur legjislacionit shqiptar, Catalano e ka bërë birësimin në emër të nënës dhe pasi mori vesh për këtë mashtrim, drejtuesit e ambasadës, që asokohe drejtohej nga ish-ambasadori Xhejms Xhefri e larguan menjëherë nga Shqipëria. Por bashkë me Catalanon Sh-

BIRËSIMET AMERIKANE NË SHQIPËRI

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „ „

1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011

6 22 16 22 7 9 9 13 12 15 5 7 4

Burimi: http:// adoption.state.gov

qipërinë do ta linin edhe dy jetimët shqiptarë. Falë një ligji që ka lejuar vitet e fundit, që çiftet homoseksuale të adoptojnë fëmijë, cifti gay e ka bërë publik bashkëjetesën edhe me dy fëmijët e mitur nga Shqipëria, të cilët sipas të gjitha gjasave mund të jenë nga veriu. Staten Island, është pjesë e shtetit të Nju Jorkut, ku ka edhe shumë arbëreshë të Italisë që emigruan nga Itali, por edhe shumë shqiptarë sidomos nga Dibra e Maqedonisë, dhe që falë afërsisë prej gjysëm ore me metropolin, shumica jetojnë në Staten Island dhe punojnë në Manhaten.

STATISTIKAT E KOMITETIT TË BIRËSIMEVE

Autoriteti

Birësimet, përgjegjësi Komiteti Shqiptar P

rej vitit 2003 i vetmi autoritet Qendror në Shqipëri që mbulon birësimet vendase dhe ndërvendase është Komiteti Shqiptar i Birësimeve. Sipas historikut, para vitit 1992 u realizuan birësime nga të huajt që finalizoheshin në gjykatat e rretheve. Mungesa e përvojës dhe e një strukture përgjegjëse për birësimet bëri që të shfaqeshin mjaft probleme serioze dhe dalja e Dekretit të Presidentit çoi në pezullimin e përkohshëm të këtyre birësimeve, deri në miratimin e Ligjit Nr. 7650, datë 17. 12. 1992 "Për

birësimet e të miturve nga shtetas të huaj dhe për disa ndryshime në Kodin e Familjes". Dalja e ketij ligji diktoi nevojën e krijimit të Komitetit Shqiptar të Birësimeve. Komiteti Shqiptar i Birësimeve funksionon në bazë të Ligjit të Birësimeve Nr. 9695, date 19. 03 . 2007 "Për procedurat e biresimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimeve" si dhe Ligjit Nr. 10358, date 16. 12. 2010 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9695, date 19. 03. 2007 "Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimeve".

E martë, 27 dhjetor

11

SOCIALE SKANER PËR PSIKIATRINË

KANCERI I GJIRIT

Spitali psikiatrik i Shkodrës do të ketë edhe një skaner për trajtimin e të sëmurëve mendore. Në ceremoninë e inaugurimit të spitalit të ri psikiatrik, që ka kushtuar 1 milionë dollarë, ka qenë i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Ai ka deklaruar se spitali i ri i Shkodrës është ngritur dhe do funksionojë në bazë të paramentrave të OBSH për trajtimin e të sëmurëve me probleme mendore.

Jozefina Topalli, kryetarja e parlamentit, u ka bërë apel të gjithë grave që të ekzaminohen gjithnjë e më shpesh kundër tumorit të gjirit, një sëmundje kjo që po shënon shifra rekord të të prekurve. Apelin kryeparlamentarja e ka bërë nga spitali rajonal i Shkodrës, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së aparaturës së mamografisë, vendosja e së cilës është mundësuar nga qeveria austriake.

Vendosen 56 gjoba, nuk kishin librezë shëndeti Lajmi Mhill Gecaj, kreu i drejtorisë së Higjienës së Tiranës, shpjegon se është absurde që një në dy pacientë merr infeksion spitalor në QSUT. Për këtë arsye, inspektorët e Higjienës po kalojnë në sitë të gjithë shërbimet e kësaj qendre universitare për të parë kushtet higjieno-sanitare. „„„

TIRANE

ESMERALDA

K

KETA

ushtet higjieno- sani tare të QSUT-së, janë shumë larg standardeve të një spitali. Ky ka qenë konstatimi paraprak i specialistëve të higjienës së Tiranës, të cilët duke filluar nga data 22 dhjetor po bëjnë një kontroll të detajuar në QSUT. Mhill Gecaj, kreu i Drejtorisë së Higjienës na shpjegon se ende nuk ka një raport përfundimtar, por të dhënat paraprake kanë nxjerrë në dritë mjaft probleme për higjienën. "Probleme me higjienën ka kudo. Aktualisht inspekjtorët tanë kanë marrë mostra nga sallat e operacioneve, te mjetet e punës, tavolinat, dyshemetë, aspirimet dhe i kanë mbjellë në laborator. Përgjigjet do të dalin pas tri ditësh, por ne nuk do të tolerojmë më gjëra të tilla. Pacientët futen me një sëmundje dhe dalin me dy, sepse marrin infeksion spitalor', - ka deklaruar Gecaj. Sipas tij, aktualisht kanë marrë edhe masa ndëshkuese, për 56 bluza të bardha, shefa shërbimesh dhe mjekë, që në shumicën e rasteve nuk kanë qenë të pajisur me librezën shëndetësore. "Deri më tani unë kam firmosur 56 masa administrative. Janë gjoba për personelin, të cilët nuk kanë librezë shëndetësore, që vërteton se ata nuk janë mbartës të ndonjë sëmundje dhe të rrezikojnë kështu jetën e pacientit. Gjoba është 10 mijë lekë të reja, dhe brenda 5 ditësh ata kanë të drejtë ankimimi. Nëse pas afatit që ne u kemi lënë në dispozicion sërisht nuk marrin masa për të plotësuar këtë mangësi, atëherë gjoba është 200 mijë lekë të reja", - na shpjegon Gecaj Sipas tij, gjobave nuk u kanë shpëtuar as sanitarët, kryeinfermierët dhe shefat e pavioneve, të cilët nuk janë kujdesur për higjienën në sallat e oper-

"Mjekët e QSUT nga lokali në sallën e operacionit" Drejtoria e Higjienës: Situatë absurde, mbyllen dy banjo QERSHOR 2006

Drejtoria e higjienës mbylli Fizioterapinë te Infektivi

N

ë vitin 2006-ë, një grup inspektorësh të Higjienës së Tiranës bënë një kontroll për kushtet higjieno-sanitare të QSUT-së. Në përfundim të këtij kontrolli ata vendosën që 3 dhoma në spitalin e Sëmundjeve të Brendshme të mbyllen për shkak të nivelit të lartë të lagështirës dhe prezencës së lartë të mykut. Për të njëjtat arsyeje, inspektorët asokohe paralajmëruan se do të mbyllin repartin e Fizioterapisë, te Infektivi, nëse brenda dy javësh nuk përmirësohet situata. Situata nuk u përmiërsua asnjëherë, por as vendimi për mbylljen përfundimtare të tyre nuk u dha asnjëherë, pasi QSUT nuk ka ambiente të tjera. acioneve. Më problematik është spitali Nr.1 dhe sallat e operacionit në të, por dhe spitali i

Sëmundjeve të Brendshme, ku sipas tij janë mbyllur provizorisht dy banjo. "Pavarësisht justi-

fikimeve të shumta që nxjerrin mjekët a infermirët e këtij shërbimi, është e pamundur që të jenë në atë gjendje. Pikojnë gjithandej. Ne kemi mbyllur provizorisht dy banjo të sëmundjeve të brendshme dhe kemi lënë detyrë që të ndërhyjnë për t'i përmirësuar. Ndërsa sa i përket spitalit të kirurgjisë, ai është në gjendje të mjerueshme si godinë, por edhe këtu mund të ndërhyhet për higjienën dhe shkallët apo korridoret të mos lihen në atë gjendje", - ka shpjeguar më tej kreu i Higjienës së Tiranës, Mhill Gecaj. Një tjetër shqetësim madhor për inspektorët e Higjienës janë lokalet e shumta në spital. Sipas tij, kjo është një situatë absurde që ndodh vetëm në vendin tonë. "Është e pafalshme që një mjek del nga sal-

Mhill Gecaj, kreu i Drejtorisë së Higjienës la e operacionit, me bluzë të bardhë, me këpucët që përdorin në sallën e operacionit dhe shkojnë direkt e ulen në këto lokale. Dhe pastaj me po të njëjtën veshje, futet sërish në sallën e operacionit. Kjo është e papranueshme dhe duhet të marrë fund", - ka deklaruar Gecaj. Në fillim të janarit do të ketë një raport të detajuar me të gjitha mangësitë e konstatuara, që do t'i çohen drejtorisë së QSUT-së dhe ministrisë së Shëndetësisë. "Duhet të ndërhyhet dhe të disiplinohen të gjithë. Më erdhi mirë kur kam parë ndryshime drastike te kardiokirurgjia. Pse jo s'u vendoska rregull edhe në shërbimet e tjera?", - na thotë më tej Gecaj, i cili shpjegon se gjatë janarit inspektorët e higjienës do të kontrollojnë edhe dy Maternitetet e Tiranës.

Vendimi i qeverisë

Shpërngulet muzeu i Shkencave „„„

M

TIRANE

uzeu i shkencave të natyrës do të shpërngulet për në ambientet e godinës së rekrutimit të ushtrisë, e cila ndodhet sapo kalon tregun elektrik te "Ali Demi". Sipas një vendimi të dalë nga këshilli i ministrave që mban datën 14 gusht 2011, muzeu i shkencave do të sistemohet në këtë godinë të vogël dykatëshe, ndërsa qendra e mobilizimit dhe rekrutimit zhvendoset te shkolla e bashkuart. Gjithashtu V.K.M-ja përcakton se deri në fund të nëntorit duhet të kishte përfunduar shpërngulja e muzeut të Shkencave, por nga një vëzhgim i "Shqiptarja.com", vumë re se aktual-

isht po zhvendoset qendra e mobilizimit, ndërsa më pas do të nisë puna për kthimin e këtyre ambienteve për të pri-

Lajmi Godina e qendërs së rekrutimi ku do të zhvendoset muzeu i Shkencave do t'i nënshtrohet roikonstruksionit. Ka shumë dhoma që janë të vogla dhe do shikohet mundësia e përshtatjes së mjediseve. Nëse është e mundur do bashkohen dy dhoma dhe të bëhët sallë eksopozimi për organizmat shtazore, siç është në godinën aktuale ku ka salla ekspozimi dhe ambjente të bollshme

tur eksponantet e muzeut të Shkencave. Specialistët na tregojnë se ende nuk ëhstë zgjidhur mënyra se si do të zhvendosen speciet e veçanta. "Mund të ketë kompani të specializuara për këtë punë sidomos për objektet me përmasa të mëdha. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia se mund të ketë firo rrugëve. Idealja do ishte të qëndronin këtu ku jemi aktualisht pasi dhe pamjen e ka tamam, pamje muzeale, ndërsa godina ku do të shkojmë është ndërtese dy katëshe. Është më e mirëmbajtur si godinë, është e rikonstruktuar e kemi parë nga jashtë sepse brenda nuk kemi hyrë ende. Por nuk ka pamje muzeale, sepse çdo muze ka pamje muzeale që në dukje", - na thonë specialistët e muzeut të Shkencave.

?

PYETJE PERGJIGJE

„ Çfarë ka bërë drejtoria e Higjienës? Drejtoria e Higjienës së Tiranës po kontroll situatën higjieno-sanitare në pavijonet dhe sallat e operacionit në Qendrën Universitare Spitalore "Nënë Tereza".

„ Si ka rezultuar situate?

Megjithëse kontrolli nuk ka përfunduar ende, të dhënat paraprake flasin për shumë mangësi në drejtim të kushteve higjenike. Si pasojë ata bëhen shkak për rritjen e numrit të infeksioneve spitalore, që në vendin tonë konsiderohet të jetë shumë i lartë.

„ A janë marra masa ndëshkuese?

Deri më tani masat ndëshkuese janë marrë vetëm për personelin mjekësor, të cilët kanë rezultuar të papajisur me librezë shëndetësore, një dokument që vërteton se ata gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk përbëjnë rrezik për pacientët. Ndërsa sa u përket mangësive të tjera, do rikontrollohen dhe nëse gjendja s’ka ndryshuar, atëherë gjoba është 200 mijë lekë të reja.

„ A është kontrolluar më parë QSUT? Në 2006-ën, kjo drejtori dha vendim për mbylljen e 3 dhomave te 6-katëshi dhe repartit të Fizioterapisë te Infektivi, nëse gjendja e tyre nuk përmirësohej brenda dy javëve. Edhe pas 5 vjetëve situata vazhdon të jetë e njëjtë.

12

E martë, 27 dhjetor 2011

KULTURE

Kritikë Komedia

„„„

TIRANE

PRIMO SHLLAKU

D

itët e fundit Teatri i sapoformuem Kombtar i Ko medisë filloi jetën e vet me vumjen në skenë të nji pjese të Stefan Çapalikut, të cilën, vërtet âsht e vështirë me e klasifikue mbrenda gjinive dhe zakoneve tona emërtuese rutinë.Simbas nji tradite që fillon në dramaturgjinë europiane të vjeteve '60 e gjithë kjo landë fillon të quhet komedi dhe, mandej, simbas preferencave autoriale , gjindet gjithnji nji epitet "piperosës" që i shtohet prej mbrapa fjalës komedi.Çapaliku, psh, e ka quejtë komedi e përgjakshme në përmbledhjen e tij me katër pjesë, botue më 2010. Autori ynë ka guxue disa herë dhe i ka shtue fjalën tragjike, tue krijue kshtu nji antinomi ose nji oksimoron. Thjesht kjo ka pasë për qëllim me nënvizue atë mori absurdesh e paradoksesh që persekutojnë mendjen e nji autori që vepron në ketë fushë, por, sidomos, nji lloj vetironie që kerkon të justifikojë njeriun që merret me kete punë, para të gjithe shoqnisë që ende po ngurron me marrë vesht pse ka ende ksi " budallejsh" që teatri i lbyr me nji dritë të padukshme e me nji joshje të pakundërshtueshme. Dhe kshtu ndodhi që në sallën e zezë (në literalitet) të teatrit kombtar të komedisë të përurohej si e tillë me nji komedi të zezë të Stefan Çapapalikut - autor tashma i njoftun sa për trokitjet e forta në dyert e teatrit eksperimental ndër ne, sa edhe për shqetsimin që ka ngjallë rreth kualiteteve të prumjes së tij aspak klasike, por vetëm novatore e mefistofelikisht intriguese. Mund të themi se dramaturgjia e tij mâ e fundit ka hjedhë spirancën e vet mu në zemër të aktualiteteve shqiptare , ku ambiciet e politikës e, me sa duket, edhe vetë rrugët e detyrueshme të zhvillimit, e kanë "tejnxehë" shoqninë shqiptare, tue e bâ atë me vibrue simbas nji lëvizje kaotike e broëniane. Kalimi i ksaj shoqnie prej nji mpimjeje klinike në nji hipërkinetizëm frenetik kanë prishë mbrenda saj shum dhunshëm ekuilibra e rutina, zakone e virtyte. Shoqnia shqiptare dhe specimeni i ri i saj kanë thye çdo normë dhe lakmia e fitimit âsht kthye në moralin e ri dhe në fenë mâ të re të shqiptarëve. Shqiptarët po përjetojnë krizën e madhe antihamletiane simbas devizës "të kesh a të mos kesh". Komedia XXL TV e Çapalikut kthehet ketë herë mbi nji terren të kulluet estetik, por, e vetdishme për sensibilitetin e paktë të ksaj fushe në botën po aq të turbullt të spektatorëve, e ka mbushë komedinë e vet me nji aksion ku humori i zi shkartiset dendun me të qeshunën që buron prej rrethanash komike me strukturë barcolete. Kur e pata lexue së pari, bile me qëllimin e saktë të nji parathanie, librin me 4 drama të ktilla të S.Çapalikut, pata mbetë disi skeptik me dramën e fundit - pra me ketë të ksaj shfaqje - sepse ajo më qe dukë nji pjesë teatrore shum poroze, me shum pak letërsi mbrendë e krejt e tejdukshme. Mungesa e elementëve tradicionalë në tê si tema, subjekti, karakteret, fabula etj, ishin me kaq pikatore sa, m'u duk se autori kishte "shpërla" enët e tri të tjerave dhe me atë lang kishte sajue të katërtën, pra XXL e famshëm qëi takoi me qenë edhe nistarja pagzuese e Teatrit Kombtar të Komedisë. Nga kjo pikëpamje shfaqja në fjalë ishte nji korrigjim i shndetshëm i idesë sime të vorfën për pjesën e shkrueme në përmbledhjen mâ të fundit të Çapalikut, ku unë kisha vû dorë me nji parathanie. E reja e madhe strukturore e ksaj pjese ishte se autori e kishte përdorë tekstin dramaturgjik kryesisht si nji pretekst teatror, pra, ku regjisura dhe aksesorët e krijimit teatror do të kishin sa mâ pak haraç për t'i pague dramaturgjisë dhe se, me aq pak tekst letrar dhe me aq pak angazhim dramatik të atij teksti, teatri bâhej zot i plotë e i dukshëm i variantit interpretues. E shtrime ashtu në fletët e nji libri me dramaturgji origjinale, kjo pjesë përceprohej vetëm si nji rrjetë me syza të mdha, kurse e ngritun në shfaqje ajo rrjet rrinte vertikalisht e mbushun në të gjitha syzat e veta me "peshq" të të gjitha madhsive, pra, me gjetje e mbushje të bollshme regjisoriale e aktoriale, të cilat unë ndonjiherë edhe i kam gjetë sapak pleonastike ose përmbi masën. Regjia e Naum Shundit në bashkëpunim me dramëshkruesin S.Çapaliku ka mundë me ngritë nji shfaqje intensive dhe frymë-marrëse në kuptimin jo që merr frymë, por që të merr frymën. Ka nji rrokullisje variacionale situatash, që gati gjithnji nuk të len me pritë. Shpalosen situata njena mbas tjetrës, të cungueme, të egra, të dhunshme, zh-

HUMOR I ZI Komedia XXL TV e Çapalikut kthehet ketë herë mbi nji terren të kulluet estetik, por, e vetdishme për sensibilitetin e paktë të ksaj fushe në botën po aq të turbullt të spektatorëve, e ka mbushë komedinë e vet me nji aksion ku humori i zi shkartiset dendun me të qeshunën që buron prej rrethanash komike me strukturë barcolete.

KOMEDIA XXL

Teatri përballë televizionit, një sprovë hakmarrje gënjyese dhe progresive. Ritmi sa fashitet për nji parantezë skenike, sidomos në rrethanat kur teatri, ky përbindësh i patrandshëm, rran prej të gjitha vrimave të nji studioje TV për të vendosë ligjin e pushtetin e vet sovran e imperial prej esence humaniteti dhe estetizmi të kulluet. Ndihet nji liri regjisoriale për t'i dhanë aktorëve kollajsinë e krijimit individual mbrenda nji të tane të spjegueme prej regjisë dhe të aprovueme prej aktorëve. Siç e thashë edhe mâ sipër teksti dramatik, âsht nji skicë e lehtë për shfaqjen efektive. Aty lëvizin kaotikisht dhe frenetikisht personazhe të shtymë në nji drejtim e nën nji drejtim. Ata personazhe nuk mbrrijnë me qenë karaktere, por copat e nji puzzle-i që vetëm se bashku mund të integrohen dhe të na japin karakterin e nji epoke. Kshtuqë aktorët kanë qenë ketë herë para nji sfide të re e të panjoftun gjanësisht. Ata duhet të zhvilloheshin mbrenda nji zone personale shum të ngushtë dhe gjithnji në harmoni me entitetin e personazheve të tjera, të cilët si të tillë nuk kanë atë autonominë e personazhit klasik që korracohet mbrenda "karakterit", krijim ky letrar e jashtateatror. Në ketë pikëpamje me vjen të rrezikoj dhe ta krahasoj lojën e ksaj shfaqje me nji ndeshje futbolli, ku të gjithë janë në funksion të të

gjithëve dhe fitorja ose humbja nuk âsht as meritë, as faj i njenit, por i të gjithëve. Veprimi skenik ndodh para s?ve tanë me nji imediatsi rrënqethëse. Gjithçka na duket se gatuhet aty, si puna e gjellëve të Zonjës Fedra. Raporti i spektartorëve realë me skenën âsht i nji veçantie të shenueshme. Spektatorët janë vërtet spektatorë dhe aktorët shfaqin edhe për kta spektatorë. Kemi, si të themi, nji shfaqje në shfaqje. Ket sistem Çapaliku e ka përdorë me mjaft sukses, edhe pse kjo i ka sjellë teatrit të tij nji lloj vonese në të kuptuem. Sistemi prej matrioshkash ku situatat skenike zbërthehen njena mbas tjetrës si rezultat i "heqjes" së lëvozhgës mâ të madhe për të zbulue nji situatë mâ të imët, e cila, edhe ajo nga ana e saj, zbërthehet për të zbulue nji tjetër mâ të imët e kshtu me radhë. Ndoshta për shkak të nji reaksioni të vrullshëm ndaj nji letërsie e nji arti me bazë letërsinë që ishte kaq i ndrojtun ndaj aktualitetit, teatri i Çapalikut - madje edhe pjesa e tij e regjisurës - na duket se priret tek kthimi me çdo kusht te nji hiperaktualitet, te nji atypëratyshmëni dërrmuese (kam paras?sh faktin e shtesave skenike të jo pak batutave tekstore kur Sokrati recepcionist përmend teatrin e komedisë si dhe autorin e pjesës si dhe regjisorin me ndonji ngac-

Konkursi

Kush do ta realizojë skulpturën për 100 vjetorin e Pavarësisë K

onkursi për realizimin në skulpturë të veprës monumen tale kushtuar 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë: "28 nëntor 1912- 28 nëntor 2012" është shpallur zyrtarisht dy ditë më parë nga Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë. Rubens Shima, drejtori i GKA-së thotë se ky është një nga eventet më të rëndësishme të vitit që vjen. Disa nga kushtet që duhet të plotësojë vepra që do të personifikojë 100 vjet shtet, janë : Vepra monumentale duhet të jetë e përmasave të mëdha. Përmasat do të jepen në momentin e përcaktimit përfundimtar të sheshit në të cilin do të vendoset ky monument në qytetin e Tiranës,.Lartësia, gjerësia dhe gjatësia e veprës monumentale do të jenë në varësi të modelit që do të paraqesë artisti, grupe artistësh apo studio skluptore. . Pas aprovimit të bocetit, realizimi i veprës monumentale mund të jetë në materiale si: i derdhur në bronz apo beton, i gdhendur në gur ose mermer si dhe në teknika të tjera të përziera. Në konkurs kanë të drejtë të marrin

pjesë artistë dhe arkitektë shqiptarë kudo që jetojnë, artistë dhe arkitektë të huaj si dhe studio të skulpturës shqiptare dhe të huaja. Modeli i konkurrimit nuk duhet të ketë qenë pjesëmarrës apo të jetë ekspozuar në asnjë veprimtari të mëparshme. Çdo artist apo studio skulpture nuk mund të marri pjesë me më tepër se dy modele konkurruese. Modeli konkurrues duhet të jetë i realizuar në materialin allçi. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë së bashku me modelin konkurrues dhe një foto të tij si dhe CV dhe foto personale në Galerinë Kombëtare të Arteve. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 27 shkurt - 2 mars. Ky afat nuk duhet shkelur. Shpallja e fituesit të konkursit do të realizohet nga Juria e konkursit më datë 9 mars. Këto janë disa nga kushtet që bën me dije Shima. Juria do të jetë ndërkombëtare dhe do të ketë gjithsej 9 anëtarë. Koha e vendosjes së monumentit duhet të përmbushet deri në datën e inagurimit 28 nëntor 2012, etj.

E martë, 27 dhjetor 2011

13

KULUTRE

mim qesëndisës ose edhe dashakeqës). Ky televizion provincial ose metropolitan me vend, por provincial me kualitet âsht thjesht nji biznes i egër fitimi, i cili ka mbledhë rreth vetes me cilsinë e nëpunësve njerz me formime profesionale nga ma të laryshmet: oficerë kufini në lirim që kryejnë punën e operatorit dhe çmos tjetër, pronare që grimojnë dhe bâjnë edhe regjinë, kuzhiniere që travestohen në fallxhesha, aktorë me lemzë që punojnë në recepsion etj. Pra, nuk ka si me qenë ndryshe kulla e Babelit. Ky televizion babelik drejtohet prej nji pronarje që ka vetëm intuitën e fititmit dhe të mashtrimit si mnyrë për të arritë te fitimi. Olta Daku, kjo aktore me temperament e lëvizje të vrullta, e përdor zanin e saj si kamxhik për të koordinue punët ne progaramacionit të TV e saj. Ajo âsht e patundshme, e papërmbysshme. Vrapon si nji stratege e mirë nga njeni cep i skenës në tjetrin, ban gjeste të mdha dhe lëshohet yrysh mbi ngurruesit dhe të ngathtit që manifestojnë ndonji skrupull para propozimeve të saj. Kjo "kuçedër" e televizionit" që duket haptaz se po e mson zanatin aty, para s?ve tanë, na e sugjeron mâsëmiri dhunën verbale dhe përpunimin e pahirtë të opinionit. Ajo rri aty si vrasësë e çdo shfaqje njerzore përmes ekranit. Ai përsonazh asnjiherë nuk i sillet publikut "si në teatër". Ajo âsht krijesa e televizionit dhe kontra e madhe e pjesës ka atë si njenën prej kufizave të saj. Por Daku ka edhe nji rol tjetër , atë të doktoreshës të cilin e luen me sikur, tamam si në leksionet e mjeshtrisë së aktorit. Mendojme se kalimi nga njeni rol në tjetrin nuk e ka nënvizue at kontrast që vetë fryma e dramës do ta kishte lypë, pra njifarë dyftyrsie të skajshme ku prej teatrit në atë televizion vetëm hipokrizia âsht huazue si aktrim e, mandej, edhe si amoralitet. Mendojmë se Bujar Asqeriu ka krijue nji figurë të paharrueshme. Paksa ekzuberante në të vërtetë, Asqeriu ka marrë përgjegjsinë e mishnimit të nji tipi social shum të rëndomtë ndër ne : të trashamanit që bâhet figurë publike në sajë të fuqisë së tij fizike. Ky "balosh" që futet kudo si fandi spathi në të gjitha palat e programit televizim, sjell me vete kritikën dërrmuese të asaj që unë e kam quejtë diku në nji shkrim timin si majdanozologji. Pra analistin, shoëmanin që përzihet në të gjitha dhe merr vesht me kompetencë në të gjitha. Në nji kohë kur televizionet tona janë të mbushuna me majdanozologë - sidomos të profilizimit politik - na vjen ndër mend nji personazh i prallave të vllazënve Grimm që quhet doktor Allëissend që do të thotë doktor Dinshumi. Asqeriu ka dhanë figurën e nji babaxhani pa të keq, por që hapet si voji në lakna, i dehun nga nji spirale lavdie që e zgërlaq para s?ve tanë si i pagdhendun, vulgar, por guximtar e me kurajë. Finalja e shfaqjes na duket se na thotë se po të kishte televizioni XXL njerz të fakturës të zotit Menelau, ai televizion nuk do të dështonte. Bujar Asqeriu ka krijue nji figurë komike dhe tragjike njiheri. Naiviteti dhe gudulisja e tij prej mikrofonit tregon se ai si njeri âsht ende gjallë, por mungesa e formimit dhe mbetja në margjinat e shoqnisë e ka përcaktue skarcitetin e tij në jetë. Me zanin e tij prej basi dhe vringllimat e tij ai ka imitue metamorfozat e larmishme të nji majmuni të madh që mbrenda "kafazit" të sugjeruem prej skenografisë, na sjell zbavitje dhe dhimbje njerzore të kulluet. Interpretimi i gjanë dhe i pakrasitun ka qenë, me sa duket , nji zgjedhje e tij për t'i dhanë rolit shum energji dhe spikamë. Mendojmë se ia ka mbrritë mirë edhe për faktin se në jetë i gjejmë kta lloj tipash vërshyes dhe të pakrasitshëm. Sokrati, i luejtun seriozisht dhe me adresë prej Mehdi Malkës, plotësohet edhe prej roleve të dyta që atij i ka dhanë televiz-

Në foto: Nga shfaqja e komedisë “XXL”

I paqti teatër pranon të "plaçkitet", sepse e "di" se nji forcë metafizike, ajo e njerzores, do t'ia marrë hakun me pa tjetër

ioni. Flegmatik dhe zâulët ai âsht pjesë e mashtrimit të nji televizioni fodull që në devizën e vet bombastike të emnit - Televizioni XXL - shpall parimin e vet të kamuflimit të kompleksit të inferioritetit. Rruga e imponimit në tregun e mediave me anë emnash kumbues e bombastikë nuk mbetet i vetmuem si privilegj i emnit të ktij televizioni. Çapaliku e ka çatisë teksin e tij me bombasticitete të tjera që e amplifikojnë efektin e paraqitjes së sasisë si cilsi e kulluet. Emnat e vetë personazheve që lakohen papushim në gojën e aktorëve si Menelao, Izmena, Penelopa, Sokrati, Aristotel, Fedra, Edipi etj. janë kontrapunkti ironik e ironizues i nji grushti qeniesh që sillen nëpër skenë me emna të lavdishëm prej dramaturgjisë së përbotshme. Ky televizion provincial Mendojmë se Mehdi Malkaj na ka ngazllye mâ ose metropolitan me tepër me zanin e tij vend, por provincial me sepulkral kur shtiret si teleshikues, sesa me rolin kualitet âsht thjesht nji e tij kryesor në atë biznes i egër fitimi "televizion". Fedra e aktores së re, Marsela Lena, âsht nji arritje për t'u shenue. Ajo flet dhe komportohet plot epsh gastronomik dhe vetësarkastikohet në zellin e madh që buron nga gzimi i pasjes ose i gjetjes së nji pune. Loja e saj me gjestet entuziaste dhe fjalët e rrumbullakosuna - a thue se po nxjerr pasta nga goja e saj - alternohet në lojën e televizionit XXL edhe me ndonji rol tjetër dhe pikërisht atë të astrologes. I foluni i saj pastoz i lshon vendin nji ligjërimi tjetër, atij profetik dhe prej fallxhoreje. Goja e saj e zhdërvjellërt dhe reklamuese e gjellëve që vetë përgatit, në rolin e dytë kontraktohet, zani i saj merr ndonji ton mistik dhe fatal. Nofulla i kontraktohet dhe ajo ka realizue plotsisht nji vetje të dytë krejt të panjoftshme me të parën, thue se nuk mjaftonte paruka e artë që i ka hjedhë kokës. Por mund ta quejmë edhe nji personazh të tretë, kur ajo spjegon gatimin e strudelit me revole të dretueme në ftyrë nga nji bandit që ka pushtue sallën e transmetimeve. Aktorja Flaura Kureta i ka shfrytzue mirë vetitë e saj fizike për të mishnue gjallë nji spikere televizioni. Në entuziazmin e nji ndërmarrjeje që të tjerët do t'ia shofin hajrin, ajo angazhohet me entuziazëm prej kokete dhe mendjelehte, e "ha" me dhambë kamerën dhe, sadopak vetëpromovohet përmes valës televizive. Lehtësia e angazhimit të saj e ka kthye në nji robot "të bukur" që mekanikisht vepron dhe "futet" në rol me nji profesionalizëm habitës. Flirti me Menelaon dhe skena komike e gudulisjes sapo fillojnë me na nxjerrë paras?sh te ajo nji personazh tjetër, i cili, mjerisht, mbetet i pashfaqun dhe i pazhvilluem. Mjaft bindës dhe mbrenda konceptimit komik âsht edhe figura që na ka sjellë i riu Roland Saro. Loja e tij e shkathët dhe përkuljet e yrysheve të tij hakmarrëse ose protestuese janë shum komunikuese dhe flasin ndoshta për tipin mâ të rëndomtë që mund të gjindet në gjiun e shoqnisë shqiptare: kacagjelin fjalamadh e punëpak. I shfrytzuem deri në palcë, i lodhun dhe i diskriminuem prej kolegëve dhe parisë së televizionit, ai masturbon me andrrën e tij të përjetshme për të marrë njiherë nji revansh. As back-ground-i i tij si oficer, as specialiteti i tij si roje në kufi nuk i vlejnë atij për të qenë ai njeri që ai do të dëshironte me qenë. Frikacak e servil, hipokrit e mendjemadh ai përsërit veten e tij të thellë pothuejse në të gjitha rrethanat. Plastika e zotnueme mirë prej ikësi dhe retorika heroike janë elementët mbi të cilën ai e ka ndërtue rolin e vet. Kurse Lulzim Zeqja, edhe pse në njifarë mnyre epizodik, na bindi me lojën e vet agresive, të ndërtueme mbi vertikalet e nji skenografie që imitonte, nëmos burgun, me siguri kafazin mbrenda të cilit mund të gjallojnë punonjësit e nji televizioni privat. I komportuem edhe ky si njilloj majmuni kur kacavaret nëpër "hekurat" e kafazit, na duket se na thotë se aty nji botë majmunësh antropoidë âsht gati vetëm me imitue, por jo me krijue. Ajo me të cilën unë deshta me e mbyllë ket shkrim mbi shfaqjen XXl TV ishte ideja e rrëshqitjes së ktij surrogati teatror që asht TV në teatër të vërtetë. Mbase autori i tekstit dhe autorët e ngritjes së shfaqjes, besojnë sinqerisht në nji transhendencë të teatrit, në nji metafizikë me reminishenca aristotelike të artit dramatik. Simbas ksaj ideje arti dramatik mund t'i japë hua ose mund t'i "vidhen" hua mnyrat e metodat e tij të aktrimit që në njifarë mnyre janë "mashtrim", por ekskluzivitetin e humanes dhe të shprehjes së saj në çfardo mnyre që ajo shfaqet e ka vetëm teatri. Mbas gjithë asaj zallamahi e katrahurë prej cirku me kuaj e kamxhikë që vringllihen, personazhet gjejnë rastin "të shplodhen" tue u kthye te esenca e tyne. Skena me Menelaon që i rrfehet Izmenës për pasionin e vet të bletërritjes ose për ikjen e së dashunës, apo edhe Fedra kur mbledh e zhgënjyeme enët që i kishte prej shtëpije, ose, edhe mâ kjartë, kur thërret Edipin që të hajë vezët e skuquna në nji skenë boshe e të shurdhët, janë për mue çastet e dëshirueme prej autorëve të shfaqjes për të shenue rrëshqitjen " mistike", "aristoteliane" të nji arti kiç e skarso në prehnin e gjanë të babës së madh të jetës urbane të njerzimit, teatrit. I paqti teatër pranon të "plaçkitet", sepse e "di" se nji forcë metafizike, ajo e njerzores, do t'ia marrë hakun me pa tjetër. Për spektatorin e vemendshëm sprova "hakmarrëse" e teatrit duhet të dallohet si e konsumueme disi. Skenografia minimaliste ka luejtë rolin e vet të mrekullueshëm në çlirimin e plotë të qendrave të vemendjes mbi aksionin dhe personazhet. Kostumet me ngjyrat e ndezta na kanë sugjerue fort atmosferën prej cirku. Gjithçka në funksion të groteskut e komikes me vjegcë.

Një Grammy nderi për Steve Jobs P

ër shkak të kontributi të tij të dhënë për inovacionet teknologjike, Steve Jobs ka fituar një Grammy nderi pas vdekjes. Jobs është njëri ndër disa grupet muzikore, kompanitë dhe artistët, të cilëve më 11 shkurt do t'iu ndahen ç m i m e t Grammy, gjegjësisht një ditë para se kjo gjë të bëhet edhe për yjet e muzikës, në Los Angeles. Ndryshe, Steve Jobs ka vdekur në muajin tetor në moshën 56-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në pankreas. Organizatorët e ndarjes së çmimeve njoftuan se Jobs është shpërblyer për shkak të "mënyrës së transformimit të asaj se si ne konsumojmë muzikën, televizionin, filmat dhe librat", ndërkohë që e kanë quajtur "një vizionar kreativ" të kompanisë Apple, e cila njihet për produktet më moderne mobile, si iPhone dhe iPod. Fituesit e tjerë të çmimeve Grammy të nderit janë edhe Diana Ross, Allman Brotthers Bend, Glen Campbell, Billy Corgan, Antonio Carlos Jobim, George Jones, Memphis Horns, dhe inxhinieri i zërit, Ruddy van Gelder.

Vdes këngëtari më i vjetër i operas K

ëngëtari i operetave me origjinë holandeze, por që ka bërë karrierë në Gjermani, Johannes Heesters, vdiq të shtunën në moshën 108-vjeçare. Ai konsiderohej artisti me aktivitetin më të gjatë në botë. Artisti që u lind më 1903 në Holandë lavdinë e njohu në sajë të nazistëve, kur edhe njihej si i ledhatuar i Hitlerit. Para disa vitesh Heesters ishte akuzuar nga një gazetar se më 1941 kishte dhënë shfaqje para njësiteve të SS në kampin e përqendrimit Dachau, në Bavari. Heesters ishte pjesë e Librit të Rekordeve të Guinness,si këngëtari dhe aktori më i vjetër me moshë që ende vazhdonte të shfaqej në skenë. Gjithashtu, aktori Heesters ka luajtur edhe në shumë filma të xhiruar në vendet gjermanishtfolëse, por edhe në teatër.

14

E martë, 27 dhjetor 2011

Parashikimi i yjeve: Dashuria, puna, shëndeti dhe paraja për çdo shenjë Luani

23 korrik- 23 gusht

Lulja Metali Numri

-

Luledielli Floriri 5 DASHURIA

Dashuritë e para Nuk je i qetë, nuk e ke problem të rrezikosh. Do të provosh emocione që të bëjnë zemrën të rrahë si kurrë më parë. Me Uranin dhe Jupiterin "jashtë kontrolli" nuk mund të vënë faji ty. Je gati të mposhtësh cdo rival, ke sigurinë e motivuar që do jesh ti ai që do fitojë. Lundro dallgën e mijëra mundësive që të dhurojnë yjet, guxo midis korrikut dhe gushtit. Nëse e kërkon Situatë e ndritshme, nëse je single. Jeta sociale të jep me mijëra mundësi kënaqësie, me futjen në ambiente të

PUNA Kërkohet punë Ambicia do jetë karburanti i motorit tënd dhe do ndihmojë për të gjetur atë që bën për ty. Duke shfrytëzuar kontaktet e çmuar që Venusi dhe Jupiteri do vënë në rrugën tënde, veçanërisht midis pranverës dhe verës, do ti thuash më në fund lamtumir gjendjes tënde prej të papuni. Sipas parashikimeve, puna e re do të cojë me të vërtet "larg" si në sensin metaforik edhe në atë real. Nuk është e përjashtuar që puna e re të dërgojë jashtë vendit. Ndërkohë që është e mundur që të filloshtë merresh me dicka të re që nuk ka qenë pjesë e detyrave të tua në të shkuarën, por që do të zbulosh se është dicka për të cilën ti je me të vërtet i prerë dhe i talentuar. Punë në zhvillim Viti, vecanërisht në pjesën e dytë, premton gjëra të mëdha pëe sa i përket relacioneve publike, bizneseve dhe menaxhimit të impenjimeve të përditshme. Jupiteri, aktiv që nga qershori, dhe kalimi i Merkurit në shenjën tënde, janë arma sekrete që duhet përdorur me inteligjencë; përfito për të propozuar ide të reja, të ndërtosh projekte të reja, të zgjerosh rrjetin tënd të relacioneve. Është periudha ideale për të zgjidhur me diplomaci kontrastet me kolegët dhe shefat, vecanërishtë ato të kohëve të afërta. Edhe Urani do ndihmojë në rritjen e shpirtit të iniciativës duke të sugjeruar lëvizjet e duhura për të kapërcyer në garë konkurrentët në rast se bëhet fjalë për një garë për një post të rëndësishëm. Paraja dhe Fati Pjesa e parë e vitit duket pak hidhur karshi teje, por që nga qershori do shohësh financat e tua të rriten. Falë një doze të mirë intraprendence dhe fati, do gjesh mënyrën për të rritur fitimet dhe të përfundosh një projekt të rëndësishëm. Do jetë periudha e duhur për tu informuar mbi ofertat e tregut të huaj dhe të kërkosh rrugë të reja për investimet e tua. Duke parë situatën e ndritur që të shfaqet, do mund ti dedikohesh shpenzimeve të cemndura në shopin pushime apo edhe udhëtime.

TEST / E DI KUSH JE? Zgjidh një nga këto tre fraza. Një lojë e thjeshtë për të marrë në dorë lumturinë tuaj.

1. Veshja të bënë zotëri 2. Në jetë është e rëndësishme të dish të përfitosh nga mundësitë që jepen 3. E pranoj: Jam pak egocentrik, kam nja opinion të lartë për veten Nëse zgjodhe 1 Për ty imazhi luan një rol fondamental; je gjithmonë i pispillosur dhe elegant. Por ndonjëherë, tepër i dhënë pas imazhit, e kalon limitin dhe përfundon të dukesh qesharak. Në fund të vitit do kesh mundësi të ndryshosh dhe forma do humbi rëndësinë e saj për ti lënë vend substancës. Nëse zgjodhe 2 Në një linjë me yjet, je gat të kapësh në ajër mundësitë që të shfaqen, je i gatshëm të rrezikosh vetëm për tu "rritur" në të gjitha fushat. Jeta e qetë, pasiguritë, frika që mund të mos ja dalësh që shpesh fsheh pas asaj maske sigurie janë zhdukur totalisht nga një siguri dhe besim në të ardhmen. Nëse zgjodhe 3 Një zgjedhje që të nderon, meqenëse vetëm në raste të rralla je i gatshëm të pranosh që edhe ti ke ndonjë defekt të vogël. Në kohë të tjera dhe në rrethana të tjera do kishe larguar menjëherë nga lista jote e të njohurve këdo që do të cilësonte të tillë, por me sa duket luanët e vegjël rriten dhe mësojnë të shohin brenda vetes.

Postieri i yjeve të sjellë lajme të jashtëzakonshme. Nga janari deri në korrik shkathtësia dhe sensualiteti do arrin majat falë Marsit, që do i jap një ndihmë të madhe Jupiterit. Ndoshta nuk do vlerësohesh me cimimin Nobel, por veprat e tua profesionale do jenë në një rritje të vazhdueshme. Në cift do jesh një hamshor i vërtet dhe llogaria në bankë do rritet ndjeshëm. Por nga prilli, qoftë beqar apo i lidhur, kalimi i Venusit do shkaktojë tensione që do duhet të largohen nga një ëmbëlsi e jotja shumë e madhe. Një vit me yjet "Gratë, kalorës, armata, dashuri, veprave të guximshme i këndoj..."Nëse Ariosto do kishte jetuar në 2012-ën do ishte frymëzuar të ty për këto vargje. Me vitin e ri objektivat do të duken si sfida dhe qielli do të dhurojë aftësinë për ti përballur dhe ti fitosh të gjitha. Pas një plogështie aparente, fsheh determinizmin e një tanku, energjik dhe i palodhshëm. Është një lojë që të pëlqen dhe të jep kënaqësi të plotë; cfarë mundtë ketë më bukur se sa të cudisësh botën duke fituar suksesin aq të merituar? Falë aftësive të tua strategjike, cdo shigjetë e lëshuar nga harku yt do godas në zemër shënjestrën dhe i shtyrë nga një dëshirë e pazakontë për të guxuar, shënjestra për të goditur do zbulosh plotë. Në gjysmën e parë të vitit cdo vepër do marrë formën e një investimi, në fushën ekonomike, në studimet dhe në raportet njerëzore; cdo gjë që do mbjellësh do japë frutat më të mira. Gjysma e dytë e vitit të do më tepër reflektiv dhe largpamës, ashtu si është natyra jote. Mos e merr punën në shtëpi dhe lejoji vetes një periudhë rikarikimi të baterive, vecanërishtë në pranverë, mos u bë shurdh ndaj thirrjeve të dashurisë. 10 ditori i parë Dicka e papërcaktuar do trondis shpirtin tënd, por nuk është dicka e keqe. Ngjitja ndaj atyre që njeh prej kohësh do transformohet në një peshë që nuk të lë të ngrihesh në fluturim. Pak kujdes për përballjen me gjërat e reja. Yjet përvec stimulit, të japin edhe aftësitë dhe mundësitë. Një besim në vetvete deri tani i panjohur të lejon të marrësh në konsiderat rrugë të reja në jetë dhe të hap dyer deri tani të pakalueshme, pas të cilave të pret një thesar. 10 ditori i dytë Era e fortë që kap Virgjëreshat e lindur pak ditë para teje, vjen te ty si një fllad i lehtë, një paraljmërin ndryshimesh të presin, po që ende nuk janë maturuar. Përfito nga kjo kohë dhe vërë në lojë durimin tënd pa u nxituar dhe i forcuar gjërat. Përqendrohu në të tashmen dhe nxirr nga thesi i aftësive të tua ato që të duhen për të zgjidhur, vecanërishtë nga korriku e më pas, problemet e vogla dhe vonesat. Konsideroje këtë periudhë si një periudh trajnimi për "aventurën e madhe" që pas pak do të përfshi. 10 ditori i tret Precizioni yt i njohur do bëhet vdekjeprurës. Do godasësh në bërthamë çfarëdo problemi dhe do arrish të përcaktosh me një aftësi djallëzore strategjitë më efikase. Në punë kjo të bënë të pakrahasueshëm, gjithmonë nëse nuk ndalohesh nga ndrojtja jote. Nëse është e nevojshme insisto; nuk e ke iden se sa i lartë është suksesi që mund të arrish! Në dashuri tregohu pak më i kujdesshëm. Racionalizimi është gjë e mirë, por leximi i mendjes së partnerit me një aftësi matematike nuk është i dëshirueshëm. Momente PO Nga 9 deri në 27 janari Merkuri është mesazheri i lajmeve të ngrohta për zemrën, i konfirmimeve të mëdha. Periudhë e shkëlqyer nëse je në kërkim të punës. Nga 10 deri në 24 maji mund të marrësh informacione të rëndësishme për tregun e huaj. Nga 15 nëntori deri në 11 dhjetor do hasni në perspektiva brilante. Momente JO Nga 15 shkurti deri në 2 mars dhe nga 24 marsi deri 17 prill Merkuri mund të hap probleme të vogla, kontraste me ortakët dhe kolegët. Nga 30 tetori deri në 5 nëntor dhe nga 12 deri në 31 dhjetor të hasni në shpenzime për aktivitetin privat, shtëpinë dhe familjen. „ „ „

Lulja Metali Numri

-

Gardeni Merkuri 5 DASHURIA

Dashuritë e para I ndodh të gjithëve që herët a vonë të ndjejnë lëmshin në stomak, të zbulojnë veten të dashuruar marrëzisht. Do të ndodhë edhe ty, ndoshta me pak vonesë në krahasim me standardet, por është e pashmangshme që ky vit të mos rrëmbejë zemrën. Do jetë një festë, ndjesi të paprovuara më parë, një sens lehtësimi dhe lumturie të plotë. Ndodh edhe që gjërat e bëra për herë të parë të mos dalin ashtu si duhet, pas një farë kohe, dashuria mund të rezultojë një deluzion i vërtet. Ose para se të lidhesh, do jesh ti ai

që do provojë shumë gjellë të ndryshme deri sa të mërzitesh. Nëse e kërkon Nëse je akoma single, për ty është një alarm i kuq; do mjaftojë vetëm një shikim i ëmbël për të bërë të humbësh mendjen. Zemrat e lira e arkivojnë shpesh ndrojtjen për tu hapur ndaj risive. Plutoni largon tendencat për tu nënvlerësuar duke të bërë më të guximshëm dhe të sigurt ndaj sensulitetit tënd, ndërkohë që Jupiteri dhe Marsi sponsorizojnë takimet me fat. Deri në lindjen e dashurive të reja distanca është me të vërtet i shkurtër. Mund të ndodh të njohësh persona interesant në ambientin e punës, në udhëtim, në një seminar apo në një stazh. Viti nuk ka për të zhgënjyer, duke të dhuruar emocione me të vërtet të rëndësishme. Nëse e ke Një skenar i mahnitshmë! Lidhja dashurore do rinovohet falë entuziazmit tënd dhe vitalitetit që në pjesën e parë të vitit qielli përhap me të dyja duart. Do jetë një periudhë e artë për të shtyrë deri në fund ndaj projekteve të reja dhe ndaj sistemimeve të raportit deri në perfeksion. Në këtë, gjendja ekonomike e sigurt do luaj një rol të rëndësishëm. I lirë nga ankthet që shpesh të kapin pa ndonjë arsye evidente, do jesh ekspansiv dhe bujar në dashuri. Do jesh edhe vetëm me fjalë, por edhe me surpriza dhe dhurata për ta bërë të lumtur personin e dashur. Ruaji këto momente sepse më pas mund të shfaqet ndonjë vështirësi. Asgjë e rëndë, ngrije kokën dhe hap sytë ndaj realitetit. PUNA Kërkohet punë Marsi në shenjën tënde do të vërë në dispozicion shkathtësinë e nevojshme për të shpërthyer dyert ende të mbyllura dhe për të konkurruar me kundërshtar të fortë. Do jesh i palodhur, dinamik, pozitiv dhe shumë i motivuar. Nëse aspiron ndonjë pozicion të lartë dhe nëse ke projekte të rëndësishëm për të realizuar, organizo lëvizjet e tua duke pasur shumë kujdes të detajet. Kuro relacionet publike, vlerëso më së miri aftësitë e tua të shumtë; ky nuk është momenti për të qenë modest. Punë në zhvillim Marsi në bashkëpunim me Plutonin dhe Jupiterin të japin autoritet dhe eficiencë. Me rezultate të shkëlqyera në detyrat e përditshme do të japin një forcë të madhe në punë. Për të arritur objektivat do jenë të rëndësishme miqësitë e forta dhe nëse zhvillon një aktivitet në kontakt me publikun kujdesuni për raportet me klientelën. Ki parasysh se "klienti ka gjithmonë të drejtë", pra përdorë më së miri mirësjelljen tënde për tu treguar i gatshëm të plotësosh cdo kërkesë. Mos refuzo kërkesat për punë ekstra, me kohën do jetë zgjedhja më e zgjuar. Paraja dhe fati Ka ardhur momenti të përfitosh nga pozicionimi i Jupiterit, planeti i fatit të madh që kalon mbi shenjën tënde që prej 2010-ës. Duke hyrë në kontakt pozitiv me Marsin dhe Plutonin, planeti duhet të sjellë një rritje të hyrjeve financiare ndërmjet punës, por edhe nga lojërat e fatit. Administro mirë përfitimet sepse nga korriku drejtimi i fatit do ndryshojë.

TEST / E DI KUSH JE? Zgjidh një nga këto tre fraza. Një lojë e thjeshtë për të marrë në dorë lumturinë tuaj.

1. Do më pëlqente që të tjerët të vinin re atë që bëjë 2. Për mua lumturia është në gjërat e vogla të përditshme 3. Kam mësuar se në jetë nuk mund të mbash gjithçka nën kontroll Nëse zgjodhe 1 Ti Virgjëreshë, nuk ndryshon ndonjëherë! Ankesa është gjithmonë e njëjta; ti që bëhesh copa për të tjerët dhe ata që nuk ta dinë për nder. Mund të ndodh që dikush të përfitojë nga disonibilitetit yt, por në fund të fundit, je ti i ai që vesh rrobat e "martirit". Rroba që, falë Jupiterit, më në fund do të rrinë shumë të vogla. Nëse zgjodhe 2 Ai që kënaqet me pak fiton; kjo është motoja jote. Nuk dëshpërohesh për atë që nuk ke, nuk ndjek ëndrra të pamundura, nuk ke ambicie të tepruara. Të mjafton pak, por që është e sigurt. Ky lundrim në ujëra të qeta, tregon ndonjëherë një mungesë autostime. Sigurisht që ndonjë ëndërr në sirtar e ke edhe ti. Cfarë pret për ta nxjerrë jashtë? Nëse zgjodhe 3 Kundërshtimi i gjatë i Uranit ishte një gjë e mirë. Ke kuptuar që edhe një organizim perfekt si i yti mund të shkojë drejt një revolucioni të papritur. Atëherë pse të planifikosh gjithçka, kur një faktor i paparashikueshëm mund të përmbys situatën? Më në fund e ke ulur kontrollin dhe tani pret me besim që gjërat të rrjedhin natyrshëm.

www.shqiptarja.com

„ „ „

reja dhe me një dozë fati të mirë do të gjendesh në vendin e duhur dhe në momentin e duhur për të takuar gjysmën tënde. Në udhëtim, në ekskursion apo një festë, takimi i shekullit është i garantuar. Kërkimi mbaroi dhe nga viti tjetër parashikimet astrologjie për beqarët nuk do të përkasin më... Është e mundur që ndonjë takim interesant të lind edhe në internet, por në këtë rast pak kujdes nuk do të bënte keq para se të fiksoje takimin. Rrezik i lartë të humbësh mendjen për dikë ndërmjet janarit dhe qershorit. Nëse e ke Venusi premtues në mbështetje të shenjës tënde duket se do ti japë një ndricim më të fortë tjetër dashurisë. Stabilitet dhe një bashkëpunim reciprok për ciftet do ta forcojnë edhe më tej lidhjen, me lindje të interesave të reja të përbashkëta. Pa llogaritur Uranin që është aktiv te ata që kanë ditëlindjen në ditët e para të shenjës, i cili sjell risi të papritura; udhëtime, ndërrim banimi, transferime, vendime epokale. Saturni do risjellë ekuilibrin në cift dhe do ndihmojë për të bërë zgjedhje që do sjellin lumturinë. Edhe pse Jupiteri nga janari në qershor, kërcënon lindjen e ndonjë problemi ekonomik, dialogu dhe bashkëpunimi nuk do mungojnë.

23 gusht - 22 shtator

VAZHDOJNE NESER SHENJAT E TJERA

Jeni gati të zbrisni në arenë; hapen lojërat zodiakale të 2012-ës dhe qëndrimi yt prej gladiatori ka probabilitete të mëdha për të dhënë një fitore të lehtë. Merita është e Saturnit që favorizon hapa përpara në punë dhe do coi në qiell karizmin tënde. Edhe pse, e gjithë situata do bëhet më intrigante kur Jupiteri do pozicionohet mbi shenjën tënde. Do jetë një spektakël që asnjë nuk duhet ta humbë, midis turmës që thërret emrin tënd dhe të adhuron ndërsa ti jep më të mirën e vetes, në zotësi dhe kurajë. Në fund të vitit mund të "zhytesh në llumë", por dora do jetë gjithmonë e ngritur lartë me gishtin e madh që tregon se gjithçka shkon mirë. Një vit me yjet Një ndjesi e këndshme rilindjeje do të shoqërojë për gjithë vitin e ri; idetë do qartësohen, objektivat do jenë ambiciozë dhe më se të qartë. Zbulon burime të papritura energjie dhe një ngarkesë të jashtëzakonshme, dyshimet që vitet e fundit të kanë cuar deri në pikën e dyshimit në aftësitë e tua dhe që të kanë frenuar aktivizmin, ty që je mësuar të vendosësh për gjithçka pa u menduar gjatë, tashmë janë zhdukur. I vendosur për të guxuar, të mos harxhosh kohën tënde, bucitës me motorin e një Ferrari, ndihesh aktiv, iperaktiv; një lumë projektesh të reja do të rrëmbejë. Qielli të dhuron një dozë të mirë realizmi që do të ndihmojë të realizosh zgjedhjet e duhura dhe një aftësi të paimagjinueshme për të konkretizuar idetë e tua. Të favorizuara edhe studimet dhe interesat kulturore. Duke qenë se gjithçka shkon më së miri, fillon e të mendosh që mund të arrish rezultatet që dëshiron edhe pa përqendruar të gjithë impenjimin dhe meritat te vetja. Është një ide e shkëlqyer, fillo të delegosh, beso te bashkëpunëtorët më besnik, investo në shoqëri të reja dhe konstruktive, përfshi familjarë dhe fëmijët. Rezultatet do jenë të shkëlqyer për të gjithë dhe ti do mund ti lëshosh veten natyrës tënde feline, që pas mundimeve të gjuetisë, dergjesh dhe relaksohesh nën pemën e savanës tënde. 10 ditori i parë Je plotë energji dhe ke dëshirë të bësh gjëra të jashtëzakonshme. Mund ti lejosh vetes gjithçka, edhe të përndjekësh idetë më të çuditshme, por kujdes se mos humbësh në mes të atij bollëku alternativash që të ofrohen. Zgjidhi objektivat një e nga një, por ji gati edhe për ti ndryshuar dhe kujto se përvec karrierës jeta të ofron edhe dashuri dhe miqësi. Bëjë një kokteil të mirë me gjithë mjetet që ke në dispozicion dhe pije me ata që të meritojnë. Kijë parasysh edhe kohët e duhura; për dashurinë momenti i artë është nga prilli në korrik, për bizneset mund të veprosh në qershor dhe korrik. Dedikohu marsit, korrikut, gushtit dhe nëntorit strategjive të aleancës. 10 ditori i dytë Garcia Marquez thoshte se shkrimtari punon edhe kur rri shtrirë dhe merr diell. Je në këtë situatë; gjërat rrjedhin natyrshëm, pa pengesa dhe ti relaksohesh në këtë qetësi. Nëse të tjerët habiten me qëndrimin tënd prej dembeli, mund ti përgjigjesh se mëndja jote po punon spese "shpikjet vinë gjatë relaksit, ose edhe gjatë dembelizmit". Komentet ironike nuk do të mungojnë, por kur nuk fund të realizosh objektivat e tua, të mahnitshëm, ai që do ironizoi do jesh ti. 10 ditori i tret Vjen nga një udhëtim i gjatë, je i lodhur, ndjen që finishi është pranë, por akoma nuk arrin ta shohësh, dekurajimi do të ishte një gabim. Shumë shpejt, ashtu si i ndodhi Kolombit kur humbi në det, do dëgjosh të bërtasin "tokë!" "tokë!". Dhe toka do duket, por kujdes; para se të fillosh festimet, sigurohu që popullsia ku ke zbarkuar nuk është ostile. Në rast se të mundon ende ndonjë dyshim, sakrifiko ndonjë nga objektivët e tu, diplomacia është një lojë shkëmbimi dhe nëse kryhet mirë është edhe e leverdishme. Mmentet PO Nga 3 deri në 23 mars dhe nga 17 prilli deri në 9 maj Merkuri është në një pozicion të tillë që të përshpejton cfardo projekt. Nga 27 qershori deri në 2 shtator kuotacionet e tua rriten pa fund; një punë e re ose rritja në detyrë janë fakte të kryera. Momente JO Nga 28 janari deri në 14 shkurt Merkuri në pozicion jo të favorshëm të ngatërron idetë; mos bëjë lëvizje të rrezikshme dhe në investime ki kujdes. Nga 6 deri në 29 tetori dhe nga 5 nëntori deri në 11 dhjetor do gjendesh në situata të paparashikuara. Mos dramatizo dhe planifiko me kujdes lëvizjet e tua.

Virgjëresha

E martë, 27 dhjetor 2011

15

ZBAVITJE

HOROSKOPI Kur kërkon të vrasë Miss Kortezia

Qentë "operatorë spiunë" me telekamera

Dhuron lule goditet me thikë

V

K

Ç

etëm pak vite më parë, Barbara Ricci, një ameri kane me origjinë italiane, gjatë një konkursi bukurie që ishte zhvilluar në New York kishte fituar, me meritë, çmimin e veçantë Miss Kortezia, pasi mirësjellja e dashamirësia e saj u kishte bërë përshtypje të gjithëve. Por ja që titulli i fituar nuk i vlejti aspak zonjushës në fjalë, as si rrethanë lehtësuese, kur dy muaj më vonë u arrestua nga polocia dhe doli para gjyqit. Shkaku? Tentativë vrasjeje. Miss Kortezia s'kishte treguar asnjë shenjë mirësjelljeje me një fqinjën e saj, metë cilën ishte grindur për arsye banale. Në kulmin e grindjes kishte ndezur makinën e saj dhe kishte tentuar ta përplaste fqinjën që e kishte "nervozuar aq shumë".

ohët e fundit, në SHBA është sajuar një sistem krejt i veçantë mbikqyrjeje për të evituar grabitje në institucionet të ndryshme. Kështu, nëpër ambientet e këtyre institucioneve qarkullojnë lirshëm qen roje, të cilët nuk kanë aspak detyrën për t'i ruajtur vetë sallat nga keqbërësit. Ata janë stërvitur vetëm të bredhin vazhdimisht nga një sallë në tjetrën. Kjo, sepse në trupin e tyre janë të instaluar telekamera, të cilat filmojnë direkt gjithçka brenda ambienteve të institucioneve. Telekamera është e lidhur me monitorë të ndryshëm të centraleve të policisë, duke bërë që në rast nevoje, policët të ndërhyjnë menjherë.

'duhet të bëjë një burrë të cilit i ka rënë për pjesë një grua koprace? Sigurisht që duhet të shtrëngojë rripin. Noshta edhe duke e marrë me të mirë duke i blerë ndonjë dhuratë. Por varet nga shkalla e kopracisë, sepse mund të ndodhë si një një amerikani në New York, i cili, pasi për arsye kishte munguar për disa nga shtëpia, para se të kthehej mendoi që ta gëzonte duke i bërë dhuratën më të bukur që mund t'i bëhet një gruaje, një tufë lulesh të freskëta. I gjori! Më mirë të mos e kishte bërë fare sepse për shkak të atyre luleve përfundoi në spital. Sepse e shoqja me ta parë në derë me tufën e luleve, e goditi me thikën e kuzhinës duke e sharë e mallkuar që kishte shpenzuar gjithë ato para për "katër lule idiote...".

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

20

6

7

8

21 27

35

5

36

42

43

50

51

22

28

29

37

38

23

10

24

53 58 64

81

82

71

HORIZONTAL 1. Një insekt… që kërcen. 9. Trainer italian. 20. Winslet aktore. 21. Një llogari për t'u… qëruar. 23. Një pagesë… për të siguruar blerjen. 25. Hutim në... ekstreme. 26. O'Hara që qe aktore. 27. Një bashkëkombas i Comaneci-t. 29. Një numër i shkurtër. 30. Ishin firmat… piramidale. 33. Vishen në dimër. 35. Kush ka… ka kohë dhe qejf. 37. Eshtë lloj papagalli. 38. Janë strategjikë… si B-52. 41.Diftong poetik. 42. Lihet një me… këmbë. 44. Janë mitikë. 45. Arbana aktor. 49. Donna Summer. 50. Ekstreme ekstremi. 51. Fundi i një heroi. 52. Janë rryma… partish. 53. Film i famshëm i François Truffaut. 56. Tre dama në poker. 57. Janë të përpiktë në… orar. 58. Emri i admiralit Nelson. 60. Eshtë tokë e punueshme. 62. As unë as ti. 63. Eshtë ekipi… lokal. 64. Interpreton Stefan Derrick (inic). 65. Eshtë e blertë….njëqelizore.

47

48

60 66

V A P A

R P

T

I O N

79

87

9. Ka një deputeti. 10. Rubinstein pianist. 11. Krijoi Dick Tracy. 12. Mund të zëvendësohet me një nofkë. 13. Inicialet e Mallè regjsor. 14. Organizma Autonome Përmet. 15. Eshtë si lëndinë. 16. Irlanda në tabela. 17. Një lojë baskësh. 18. Sampras i tenisit. 19. Sinor pa kufij. 20. Mund të jenë edhe lirikë të tillë. 22. Tregon përparim. 24. Bien në… skena. 28. Pret fëmijë një e tillë.

VERTIKAL Kaluar në krye. U grind me Tiestin. Pak reumatizëm. Janë burgjet e lopëve. Kiço që qe volejbollist. Në fund të ndeshjes. Kryeqyteti i Australisë. Janë dorëzanë.

I R A N E T R

T D K

V R

M O U L

K O K E D H I M A

I O N

P R A N G A T

P R O B L E M A T I O G R A F

T E R R

I N T R

K

V E R E M

U M

S

P A R

I

A L A

I

T

S

A

T E R R O R

T

S K

I N

T S

I

I K E

S T E T

A R L

O

E

E R A

E R R E T H U A R A R

I

T U A L A R

A M E N

I N A T E

E

K O T H E R E T

B L A U G R A N A S P O R T

I M E

L A E R B T D

K A R T O M A N T E T I

I N T

E K S O D E T

U M A P R A

R A C I O N A L

I K E

I G A N T

R U S H M O R E

I

I N R O U G E

A T

A U T O B

Peshorja

Ju duket sikur jeni në një planet tjetër . Jeni shumë te paqartë për jetën tuaj . Ju duket sikur asgjë nuk do të shkojë në vendin e duhur. Bëni durim viti tjetër do t'ju sjellë mjaft mundësi të mira.

88

89

93

e klarineta. 90. Mund të jetë një ide. 91. Eshtë vens nisjeje. 92. Agjenci Transporti Durrës. 93. Janë brejtës pylli.

1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8.

61

67

80 86

A P E L

R M U

Virgjëresha

Mërkuri ndodhet akoma në shenjën e Shigjetarit dhe ju bën mjaft nervoz. Vetëm mendimi që pushimet do të zgjasin shumë pak ju irriton pamasë. Mundohuni të qetësoheni.

73

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM L

Luani

Me praninë e Venusit në shenjën e Ujorit rrezikoni të jeni mjaft të tensionuar dhe aspak në humor të mirë . Do 'tju duket sikur asgjë nuk ju shkon mirë . Nuk është dita juaj më e mirë.

19

49

59

92

Më shumë se shumë. Pak më vonë. Italia në tabela. Një ndenjëse… me rezerva. Eshtë si kasolle. Eshtë e ftohtë ajo mistral. Kryeqyteti me Tienanmen. Thompson aktore. Janë hapur me ar. Një është Tom Selleck. Arti i Horacit. Një fazë gjumi. Në hyrje të ambientit. Poeti që i këndonte Lesbia-s. Eshtë frymore me tromba

Gaforrja

Pjesa e parë e ditës do t'ju gjejë shumë pesimist dhe depresiv,kjo dhe si pasojë e pranisë së Hënës në shenjën e Bricjapit dhe Saturnin në shenjën e Peshores. Bëni durim është thjeshtë një fazë kalimtare.

55

85

91

66. 68. 69. 72. 73. 74. 76. 77. 78. 79. 81. 83. 84. 85. 86.

46

54

78

84

90

18

34

72

77 83

17

33

65

70

76

16

Binjakët

Keni nevojë të largoheni nga rutina e zakonshme që ka pllakosur ditët tuaja. Një udhëtim do t'ju bënte mirë ,jo vetëm psikologjikisht por edhe fizikisht . Bëni kujdes me ushqimin e tepruar.

41

52

69

15

Demi

Jeni te mbingarkuar me energji pozitive ,saqë asgjë nuk do t'ju duket e pamundur. Mendoni të relaksoheni dhe të shfrytëzoni në maksimum këto ditë pushimi. Për këtë do t'ju ndohmojë dhe prania e Hënës në shenjën e Bricjapit .

26 32

45

68

14

40

63

75

13

31

57

62

12

25

30 39

11

44

56

74

9

Dashi

E U

S N A

E M I N

B O E R

U R A T A

E N T E

31. Institucione Ekonomike Europiane. 32. Eshtë mosha e pensionistëve. 34. Një enë. 36. Eshtë qumshti... i nënës. 39. Një… bluzë e bardhë. 40. Jeremy, filozof anglez. 43. Tre në rostiçeri. 44. U shkrua nga Conrad. 46. Një sëmundje… qeni. 47. Ishte portiku i Zenonit. 48. Kanë aderuar në parti. 49. Bo aktore. 52. Janë shtëpi. 54. Hidhet një edhe nga kartomantët. 55. Vihet një për të mbyllur. 57. Një brejtës… pylli. 58. Ishte armë e… dikurshme. 59. Nxjerrja e të dhënave në… computer. 61. Mali ku ngeci Arka e Noes 63.Vespa pa zë. 67. Mbyllin një tender. 68. Jurassic i Spielberg. 70. Mund të jetë për hartim. 71. Një pije e jona. 73. Një sport me sparring partner. 75. Ka rivale Mediaset. 80. Një binar. 82. Inicialet e Signoret. 84. Mbyllin fushatat. 87. Të parat në Sondazh. 88. Fillojnë trajtimin. 89. Mbarojnë fare.

Prania e Hënës dhe Diellit në shenjën e Bricjapit do t'ju bëjë që të mos I kaloni keto ditë festive të qetë . Do të jeni të tensionuar sidomos përsa I përket aspektit profesional .

Akrepi

Jupiteri në aspak pozitiv në shenjën e Demit është duke u larguar. Mos e humbni shpresën që çdo gjë mund të rregullohet. Nëse keni nevojë për mbështetje dijeni se keni shumë miq që ju duan të mirën.

Shigjetari

Marsi në shenjën e Virgjëreshës mund t'ju shkaktojë shqtësime fizike. Do të ndiheni lodhur, kjo dhe si pasojë e mënyrës së të ushqyerit . Bëni kujdes me alkoolin.

Bricjapi

Sot do të jeni të pagabueshëm në zbatimin e planeve tuaja. Hëna akoma në shenjën tuaj do t'ju japë një intuitë të pagabueshmë ,nëpërmjet së cilës do të merrni atë që kërkoni nga nga njerëzit që ju rrethojnë.

Ujori

Peshqit

Me praninë e Jupiterit në shenjën e Demit do të vini re që dikush kërkon t'ju ngatërrojë. Aftësia juaj për të qënë të drejtëpërdrejtë dhe të sinqertë do të rritet. Mund të keni një lidhje dashurie me njerëzit që I përkasin shenjës së Demit. Për këtë ju ndihmon dhe prania e s Jupiterit në shenjën e Demit. Mjafton të jeni të lirshëm dhe të shpalosni karakterin tuaj.

16

E martë, 27 dhjetor 2011

LAJMET NGA BOTA • Obama synon 200 mln usd për fushatën

Zgjedhjet e vitit 2012 pritet të jenë më të kushtueshmet në të gjithë historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shtabi i fushated për rizgjedhjen e kreut aktual të shtetit ka grumbulluar deri në fund të shtatorit një shumë prej 155 milion dollarësh. Nëse do të ecet me këto ritme atëherë mund të thyhet rekordi duke kaluar masën prej 200 milion dollarësh brenda këtij viti. Kjo e bën fushatën e presidentit Obama, më të kushtueshmen deri tani në historinë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

• Koreja e Veriut, djali i diktatorit merr postin

Media shtetërore e Koresë së Veriut iu referua dje djalit dhe pasardhësit të Kim Xhong Ilit si udhëheqës i Komitetit të Partisë Qendrore të Punës. Raportet thonë se ky është një post kyç, që sugjeron se Kim Xhong Uni, djali i tretë i liderit të ndjerë, është në rrugën e duhur për të marrë kontrollin e plotë në Kore të Veriut.Raporti vjen pasi mediat e Koresë së Veriut e cilësuan Kim Xhong Unin si udhëheqësin suprem të ushtrisë së vendit.

• Ekonomia, Brazili kalon Britaninë

Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Biznes ka publikuar tabelën e ligës ekonomike në botë. Surpriza e këtij viti është se Brazili ka parakaluar Britaninë si ekonomia e gjashtë më e madhe në botë. Vendi që më shpesh identi¿kohet me futbollin dhe getot, që njihen me emrin favelas, po bëhet një fuqi e madhe ekonomike për shkak të rezervave të mëdha natyrore dhe rritjes së një klase të mesme, të pasur me para cash. Në vend të parë janë sërish Shtetet e Bashkuara, të pasuara nga Kina, Japonia, Gjermania e Franca.

UDHËTONI ME “ADRIATICA Traghetti”

KUALITET KOMODITET SIGURI

• Kosovë, nis lëvizja e lirë me Beogradin

Ashtu siç parashihej, në mëngjesin e së hënës ka nisur të zbatohet marrëveshja për lirinë e lëvizjes, e cila u arrit në kuadër të dialogut me Beogradin zyrtar.Këtë ia kon¿rmoi Radios Evropa e Lirë, ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi, i cili tha se në pikën ku¿tare në Merdarë tashmë ka nisur të aplikohen procedurat e parapara me marrëveshje. Rexhepi tha se marrëveshja vlen edhe për pikat ku¿tare në veri të Kosovës, por se nuk mund të zbatohet në atë pjesë të vendit për shkak të barrikadave të vëna nga serbët lokalë me të cilat pamundësohet liria e lëvizjes

• Pasuria e Gedafit, nxirren 20 tonë ar nga shkretëtira

Në shkretëtirën Zele, në jug të Libisë, janë nxjerrë 20 tonë ar, për të cilin besohet se ishte pronë e udhëheqësit tashmë të vrarë të Libisë, Muammar Gadda¿t. Janë gjetur edhe 80 milionë euro, që po ashtu ishin futur nën rërën e shkretëtirës bashkë me arin, shkruan gazeta lokale libiane Barnik. Ari dhe paratë janë gjetur pas konflikteve të armatosura ndërmjet grupeve opozitare, në jug të Libisë. Për vlerën e pasurisë së Gadda¿t Àitet me shifra të ndryshme. Disa mendojnë se bëhet fjalë për 85 miliardë euro, por zyrtarët libianë pohojnë se ajo pasuri është e vlefshme rreth 200 miliardë dollarë.

ë bord

n Casinò

Kruje

Durres Tirane

Bari

Albania Berat Vlore

Cdo dite, gjithe vitin nga Bari per ne Durres dhe anasjelltas Kuzhina me e mire ne linjen Bari Durres • Restorant per 400 persona te ulur rehatshem dhe komoditet • E vetmja anije me kabina me krevat dopjo dhe suita per VIP Salle “casino” ne bord Sherbim BAR me muzike • Ne bord flitet gjuha shqipe • Salle VIP www.adriaticatraghetti.com

• Alba Malltezi

Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha

Drejtore e Shqiptarja.com

Kryeredaktor: Politika: Ekonomia: Investigimi: Kronika: Sociale:

Arben Rrozhani Jakin Marena Genc Kondi Poli Hoxha Besmira Muçaj Esmeralda Keta

Kultura: Admirina Peçi

Julia DHAME

Design:

Cel: +355696060419 julia.dhame@shqiptarja.com

Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Antuen Hoxha

Drejtore Marketingu: Shpërndarja:

Saimir ZENELAJ

Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë. e-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


shqiptarja.com