shqiptaja.com

Page 16

16

E shtunë, 24 dhjetor 2011

LAJMET NGA BOTA • Ceremoni në Prag në nderim të Havelit Dje u zhvillua në katedralen St.Vitus në Pragë, funerali shtetëror në nderim të ish presidentit çek Vaclav Havel. Në këtë ceremoni, ku ishte edhe kryeministri Sali Berisha, pati shumë shtetarë të lartë botërorë mes të cilëve sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton dhe bashkëshorti, si dhe ish sektetarja Ollbrajt. Vaclav Havel ishte Presidenti i parë dhe i vetëm post-komunist i Republikës Federative të Çekosllovakisë (1989- 1992) dhe Presidenti i parë i Republikës së Çekisë (1993 - 2003). Ishdramaturgu i njohur Havel është konsideruar si një prej disidentëve më të fortë antikomunist në ish-bllokun lindor. • Ukrainë, apeli shprehet: Timoshenko fajtore Gjykata e apelit në Ukrainë ka mbështetur vendimin që ka shpallur fajtore dhe e ka dënuar me shtatë vite burg ishkryeministren Julia Timoshenko. Timoshenko u burgos për tejkalim të autoritetit në ndërmjetësimin e një marrëveshje të gazit në vitin 2009 me Rusinë. Ajo ka mohuar çdo keqbërje dhe ka hedhur poshtë gjykimin duke e cilësuar si pjesë të një fushate nga presidenti, Viktor Janukoviq, për ta hequr qafe një rival politik. Edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar gjykimin si të motivuar politikisht. • President gjerman, kërkon falje për kredinë Presidenti i Gjermanisë, Christian Ëulff, kërkoi falje për mënyrën se si e ka trajtuar deri tani aferën e kredisë private. Ëulff deklaroi se atij i vjen keq për irritimet e krijuara. Ai i merr seriozisht të gjitha kritikat. Të gjitha informacionet janë dhënë, tha Ëulffi. Edhe qëndrimet e tij në pushime te shokët ai i kishte treguar. Ëulf¿ tha se u ishte përgjigjur 250 pyetjeve të veçanta të çdo lloji. Më parë zyra presidenciale pati bërë të ditur se Presidenti qe ndarë pas debateve të gjata për shumë ditë për shkak të kredisë së tij private nga zëdhënësi i tij për shumë vite, Olaf Glaeseker. • Kryeministri turk, akuza Francës për genocid Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan akuzoi dje Francën se ka kryer “genocid” në Algjeri. Akuza e kryeministrit erdhi pas votimit në parlament dy ditë më parë të projektligjit që ndëshkon kontestimin e genocidit armen në 1915, një fakt që Ankaraja nuk e pranon. “Vlerësohet se 15 për qind e popullsisë algjeriane është masakruar nga francezët që pas vitit 1945. Është fjala për një gjenocid”, deklaroi Erdogan gjatë një konference. Një ditë më parë Turqia tërhoqi ambasadorin e vet nga Franca. • David Kamerun, Pazar me vajzën në prag festash Detyra e tij në fakt është të mbajë në kurriz punët e vendit por këtë herë atij i është dashur të mbajë fëmijën e tij. Kryeministri britanik David Cameron u fotografua nga media sëbashku me gruan e tij Samantha në Cheltenham ndërsa mbante në kurriz fëmijën e tij një vjeçar. Kryeministri ka hyrë në dyqane për të bërë pazarin në prag të krishtlindjeve ndërsa nuk e zbriste vajzën nga kurrizi i saj. Pas 15 minutash xhiro ata biseduan me sta¿n dhe më pas u larguan pasi kishin shpenzuar 129.99 paund.

• Alba Malltezi

Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha

Drejtore e Shqiptarja.com

Kryeredaktor: Politika: Ekonomia: Investigimi: Kronika: Sociale:

Arben Rrozhani Jakin Marena Genc Kondi Poli Hoxha Besmira Muçaj Esmeralda Keta

Kultura: Admirina Peçi

Julia DHAME

Design:

Cel: +355696060419 julia.dhame@shqiptarja.com

Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Antuen Hoxha

Drejtore Marketingu: Shpërndarja:

Saimir ZENELAJ

Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë. e-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.