Issuu on Google+

Faqe 7

Nesër FALAS bashkë me gazetën kalendari 2012

Bamir Topi: Pas presidencës rikthim në politikë me partinë e re Faqe 7

Shantazh të fejuarës: 8 mln lekë, ose të nxorra videon porno

Faqe 4

Erion Veliaj: Topi në politikë ri¿llon konkurrenca qytetare

SPECIALE

Faqe 14

Horoskopi 2012, çfarë parashikojnë yjet Dashuria, puna, shëndeti dhe paraja vitin që vjen

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com

LEKË 20

NR. 44 E shtunë, 24-12-2011

EKSKLUZIVE Historia e bandës italo-shqiptare që transportoi drogën me tragetin e linjës Vlorë-Brindizi

PERGJIMET E DROGES

Ma¿ozët shqiptarë, vëllezërve Primiçeri: “Mos guxoni të na e fusni, ju heqim qafe” Lajmi Rrjeti i drogës mes djemve të Vlorës dhe klanit të arrestuar tashmë në Itali, Primiceri, zbardhet dhe dokumentohet nga përgjimet e prokurorisë Italiane. Në datën 17 prill 2009, Luigi Primiceri, merret peng nga dy shqiptarë Erjon Sadikaj dhe Ka¿laj Nurce. Shqiptarët nuk lironin italianin derisa të bëhej dorëzimi i 184 kileve marijuanë

Faqe 11

Nënparkimi te sheshi Italia

K

S

Në foto: Faksimile e draftit për dhënien me koncensi koncension të sheshit “Italia” dhe Kryetari i Bashkisë Lul Basha

Lulëzim Basha ¿rmos pa asnjë ndryshim projektin e Ramës

arabinierët italianë, në mes të shtatorit 2011, prangosën 25 persona, mes të cilëve 8 shqiptarë, të cilët akuzohen për tra¿kun e hashashit, heroinës dhe kokainës nga Shqipëria në Itali. Drejtues ishin Salvatore, Ezio dhe Osvaldo Primiçeri, që prej marsit 2008, operonin me kompaninë “Transporti Primiceri Vlora”, të krijuar në Shqipëri, që zotëronte tragetin e linjës Vlorë-Brindizi “Veronica Line” dhe biznese në Itali. Pas arrestimit në Leçe të vëllezërve Primiçeri, të akuzuar për drejtimin e organizatës së narko-tra¿kut,

DOKUMENTET

NGA

FRIDA DIBRA

Jetojmë në Tiranë

TIRANE

ARBEN RROZHANI

Editorial

NGA

ESMERALDA KETA

u sekuestruan edhe 7 kompanitë që zotëronin. Sipas hetimeve të kryera në Itali, transporti i pasagjerëve ishte mbulesë për tra¿kimin e drogës, që kalohej nga Vlora për në Itali dhe rrjeti kriminal ka tra¿kuar rreth 300 kilogramë marijuanë dhe 19

kokainë. Droga fshihej në goma automjetesh që shkonin në Itali dhe hetimet nisën pas kapjes së rreth 300 kilogramë kanabis në disa operacione të ndryshme, kur u prangosën edhe 11 shtetas vijon në faqen 3 shqiptarë...

Në 1945 në Shqipëri u regjistruan vetëm 31560 greqishtfolës në Gjirokastër

Minoriteti, asnjë grek në Himarë dhe Korçë DR. SONILA BOÇI

R

egjistrimi i vitit 1945 ishte regjistrimi i katërt i kryer nga shteti shqiptar gjatë historisë së tij. Duke mos llogaritur regjistrimet e pjesshme të popullsisë të kryera gjatë Luftës së Parë Botërore nga austriakët, popullsia shqiptare ishte vijon në faqen 8 regjistruar në...

hpesh dëgjojmë apo lexojmë përshtypje nga më të ndryshmet të dhëna nga vizitorët e huaj për Tiranën, po si ndihemi ne që jetojmë në këtë qytet? Si ndihen banorët e thjeshtë të këtij qyteti? Ndoshta shumica e njerzve, të cilët përbëjnë shpirtin e tij, nuk e dinë rëndësinë që arkitektët dhe plani¿kuesit urban luajnë në jetën e tyre. Ne përballemi përditë me qytetin tonë. Shpesh e gjejmë njëri-tjetrin, duke shprehur pakënaqësi për ca objekte që çdokush nga ne, pa qenë nevoja të jemi të gjithë arkitektë, e kupton se nuk ...na duhet janë në vendin e duhur. të kalojmë Nuk ka ditë që të mos jemi në rrugët e të detyruar të kalojmë në sheshin Skënderbej, të Tiranës, diku cilin herë e gjejmë me një gjendemi në fytyrë e herë me një tjetër, por përherë ka diçka, që një shesh, na nxit të largohemi prej të cilit nuk i tij. Ndërsa na duhet të kuptojmë ku kalojmë në rrugët e Tiranës, diku gjendemi në i ¿llon apo një shesh, të cilit nuk i ku i mbaron kuptojmë ku i ¿llon apo konturi... ku i mbaron konturi. Dhe ky mund të jetë një ndër tre a katër sheshet e vetme të kryeqytetit tonë. Menjëherë pas ndërtesave të ulëta, të cilat kanë konturuar sheshin, ngrihen disa ndërtesa banimi kolektiv shumëkatëshe, duke shpërqendruar vëmendjen dhe duke e shndërruar sheshin në të mjerë. Në shumë zona qyteti na shfaqet kontradiktor. Duke u larguar nga bulevardi i gjerë, i cili i mirëpret të gjithë, qyteti fsheh ne brendësinë e tij, një botë tjetër me rrugica të shtrembëra e të ngushta, në të cilat me makinë shpesh preferon të mos hysh. Dhe për ta mbyllur këtë shëtitje të çuditshme me një kafe në zonat e shtrenjta të qytetit, pasi ngrihemi nga një pjesë e mirë e tyre, më mirë të mos shohim lart në godinat e pasuvatuara dhe me rroba shumëngjyrshe që varen në ballkonet e familjarëve apo një tufë e frikshme me tela të ngatërruar me njëri-tjetrin.

2

E shtunë, 24 dhjetor 2011

AKTUALITET

Trafiku, vëllezërit Primiçeri, edhe shoferë të drogës

S

ipas përgjimeve të bisedave telefonike, mes shtetasve shqiptarë që vepronin në Itali për trafikun e narkotikëve, binte në sy figura e Elton Ismailit, trafikant droge mes Shqipërisë dhe Italisë. Ai kishte kontaktuar drejtpërdrejt, ose nëpërmjet një "kushëriri" të paidentifikuar-me subjekte në Shqipëri, për të importuar

në Itali sasi të mëdha lëndësh narkotike. Transferimi i tyre drejt Italisë i ishte ngarkuar shtetasit shqiptar, Skënder Gockaj, i ashtuquajtur "Neri", i cili do të bënte veprimet operative nga porti, përmes lidhjes me vëllezërit italianë, Luigi, Salvatore, Ezio dhe Osvaldo, drejtues të firmave të transportit në Itali dhe Shqipëri dhe që kujdeseshin

për transportin dhe magazinimin e drogës në depot e tyre në Casarano e Surbo, dhe që më pas shpërndahej nëpër Itali. Lënda narkotike futej në Itali e fshehur në gomat e mjeteve motorrike të firmës "PRIMICERI TRASPORTI" dhe Primiçerët kujdeseshin për transportin, ose vetë, ose me anë të shoferëve të caktuar prej tyre.

Historia e bandës italo-shqiptare në ‘09 që transportonte drogën me anijen e Vlorës

Përgjimet, shqiptarët marrin peng italianin Mafiozët shqiptarë: Mos guxoni të na e fusni, ju heqim qafe! „„„

TIRANE

Në foto: Maunet e vëllezërve Primiçeri (djathtas) Karabinierët italianë në stabilimentin e firmës Primiçeri në Itali

N

ë datën 15.04.2009 Luigi Primiceri merr në telefon Er jon Sadikaj dhe nga konteksti i dialogut dokumentohet shfaqja e një konflikti, ndërkohë që Primiceri kërkonte të mblidhte paratë e arkëtueshme (po e di megjithatë tani kam nevojë të marr...unë, tani) ndërsa Sadikaj dhe Kafilaj kërkonin të merrnin (marijuanën) që ishte në Itali dhe ishte vendosur në depozitën e Primicerit, por që më pas i ishte dhënë të tjerëve (unë po vij aty dhe kemi dicka për të bërë, e më pas merr ca do të marrësh). Të dy fiksuan një takim (unë kam folur me Salvadorin dhe kam thënë të mos preket askush...gjërat e mia). Këto janë bisedat telefonike në 15.4.2009. Osvaldo Primiceri lajmëronte vëllanë Luigjin që Neri kishte rekomanduar të shkohej në Romë vetëm, sepse Erjon Sadikaj mund ti shkaktonte probleme, por Luigji replikoi: gurët me peshë janë atje dhe kur të vijnë ti marrin s'do ketë probleme, mjafton që të paguajnë faturat L: Po O: Luigji L: he pra O: atëherë Papi dha përgjigje negative L: që do të thotë O: që do të thotë askush nuk bën ç'thotë L: mhhh O: Nuk do ketë probleme. Pasdite vijnë nipërit e Tiranës dhe pasdite bëjmë operacionin. Miku i Nerit ka qenë në agjenci, kanë kontaktet L: Po ai ku është? O: Neri? L: jo ai kristiani, ku është? O: Në Vlorë L: Po po është në Vlorë, apo... O: Në Vlorë. Por të thashë duhet të presim pasdite nipërit nga Tirana dhe të bëhet operacioni, të firmoset gjithçka dhe merren paratë. Kuptove? L: Po, po ai mund të jetë e sigurt në Durrës O: oh, po kujt i duhen paratë për të bërë këtë operacion. Kujt? L: E mirë, ndërkohë i japim kohë sa të kuptojnë... pastaj e nxjerrim jashtë ndonjërin, pa probleme O: Po ndoshta kemi probleme. Pasdite vijnë ata, bëhet operacioni, ca na duhet na japin. L: po ai ca thotë? O: Ai kush? L: Neri

O: Neri gjithcka ok, në rregull tha. Duhet të presim vetëm nipërit që kthehen pasdite. (biseda është përgjuar në 17.4.2009)

***

Rreth orës 22.40, një shërbim mbikqyrës dokumenton që Luigi Primiceri pret një makinë Citroen që kishte brenda tre vetë dhe në orën 23.30 shkojnë në Via Malvasia, një zonë e izoluar. Në orën 22.54 Luigi Primiceri lajmëron të vëllanë se është sekuestruar nga Erjon Sadikaj dhe bashkëqyetarët e tij dhe kështu që nuk mund të kthehej në shtëpi, duke i thënë se kërkojnë që ti dorëzohet droga në Shqipëri, Vironit. L: Unë jam bllokuar këtu eee... O: Vërtet? L: Jam bllokuar, mut... kështu që... O: Çfarë ka? L: Nuk mund të lëviz nga këndej, atëherë telefonoje, telefonoje urgjent. Në të kundërt, nuk iki dot nga këtu R: Fol italisht, fol Italisht... L: Po, Osvaldo, nesër O: Po L: Kuptove? O: po L: pastaj eja ketu, te Roni, e sistemojmë, kujdes se nuk ka...kuptove? O: E mirë po i them Nerit të të marrë L: Po le të më marrë Neri O: mirë, ok, ok (telefonatë e përgjuar në 17.04.2009) Osvaldo Primiceri i thotë Skënder Gockaj që vëllai i tij Luigi është rrëmbyer O: Po N: Po nuk thotë gjë çka ngjarë? O: Më tha që ta telefonoj urgjent e kanë bllokuar, sic thoshe ti N: Pse? O: eh pse? Ku e di... N: është edhe telefoni i fikur O: përpiqu ta telefonosh, përpiqu ta telefonosh

(telefonatë e përgjuar nga nr shqiptar 0692034215 i Nerit në datën 17.4.2009)

***

Kur Luigi Primiceri fliste me Skënder Gockaj (Neri) i thoshte qartësisht se ishte ndaluar për tu siguruar që dorëzimi i mallit që Neri dhe Vironi kishin bërë marrëveshje të bëhej, dhe ende kjo nuk kishte ndodhur N: Ca ka ndodhur? L: Jam këtu në mut... N: Pse? L: nuk mund të flas, duhet urgjent të rregullosh nesër, duhet, duhet të vijë gjithcka këtu, Neri të lutem për familjen time N: Më fal, po ska asnjë problem për të vdekur ndokush, ku është problemi ma thuaj L: Unë jam këtu në mut, ti rregullo shpejt, po shpejt, sepse ke mbaruar me mua. Të lutem, të lutem të them të lutem (telefonatë e orës 23.00 në 17.04.2009)

***

Luigji gjithashtu lajmëron të vëllanë Osvaldon se është jetike që të bëhet cuarja e drogës në vend që ai të lirohet O: Po ti do vish L: Nuk mundem, duhet të vijë O: Po çfarë të vij Luigji L: Nesër në mëngjez, duhet të kthehet O: eh L: bëjë të mundur që kamioni të vij nesër O: Mallkuar qoftë, po Nerin e telefonove? L: E telefonova O: ratë dakord L: ti mos hajde nëse gjithçka nuk është ok, ti duhet të vish me gjithcka në rregull O: e mire ok. (bisedë e përgjuar në 17.4.2009) Skënder Gockaj merr Luigin për të folur me Kafilaj Nurce i quajtur Nuro ose Liro por flet me Erjon

Sadikajn që kërkonte ti dorëzonte mallin sic kishin rënë dakord: N: Nuro R: Mos thuaj emra kurvë N: E mirë...po deshe merre benin në telefon R: Mbyll punë pa bërë gabime, mos gabo N: e mirë në rregull, telefono Benin R: Sepse numrin tim e di vetëm ti dhe vëllai yt... N: po në rregull, në rregull R: Pastaj flasim prapë N: Në rregull, në rregull (bisedë telefonike e 17.4.2009) Kafilaj Nurce merr në telefon Osvaldo Primicerin: N: Osvaldo, vëlla O: si është, si janë gjërat N: oh O: Luigi? A: fol me ata njerëz, shkojnë në Tiranë O: po shkojnë në Tiranë N: flas me këtë, gjithcka në rregull, dy minuta dhe e nis këtë G: mirë Luigi? Mund të flas? N: po po, niset tani, fol...në rregull L: Osvaldo, në rregull cdo gjë O: ata po shkojnë gjithsesi në Tiranë L: po O: Po tani po vjen? L: Po po, po iki menjëherë O: ata po shkojnë, po shkojnë them tani a po vjen ti L: po, po O: Sa të nisesh më merr L: po, ciao O: ciao (bisedë e regjistruar në orën 23.20)

***

Ska asnjë dyshim për faktin se sekuestrimi i Luigi Primicerit është i lidhur me mungesën e dorëzimit të një sasie marijuane prej 184 kilesh nga ana e Nerit për Vironin. Të dy vendosin të sqarohen R: kurvë... N: falemnderit, falemnderit për gjithcka. Nuk mendoja se mund të më bëje një gjë të tillë... R: Po kur gabon, duhet të paguash... N-.... R: Paske pas guxim të madh, po qenke komplet budalla N: po ne ramë dakord në tavolinë... R: Ramë dakord të bënim sic thosha unë, jo ti N: Më the: atje mund ta lësh ku të duash R: Si?

N: Më the që atje mund të merrje ku të doje meqënëse ai ishte aq gomar sa të paguante lekët... R: jo, të thashë që do vijnë gjërat atje, dhe do të jap unë...sepse ti smund të marrësh gjërat e mia N: Smë the kështu R: Jeni të dy budallenj, ti dhe vëllai yt...po unë do i marr lekët e mia. N: Unë të thashë...Ishim katër në tavolinë... R: Po ti je idiot...Tani ca do bëjmë? N: Nuk e marr vesh se ca do nga unë R: Dua atë timen, 184, as më pak e as më shumë... N: Mund të të jap vetëm jetën R; Dua pjesën time N: Nuk kam... R: Mos i vër shokët e tu në mes, por më jep atë që më detyrohesh (Luigi flet me Nerin) L: Nesër menjëherë... N: Mirë mirë... (telefonatë e përgjuar në 17.4.2009)

***

Në bisedën e mëpasme ndërmjet Osvaldos dhe Nerit del se Neri ishte duke shkuar në Tiranë për të zgjidhur cështjen, që më pas, pjesa e drogës jo të dorëzuar ishte ndërmjet Nerit, vëllait të tij Adi dhe Viron: O: e mora, thotë se po e cojnë në makinë N - Cfarë? O: Mora në telefon dhe thotë që po shkon te makina N: eh, makina O: E sollën, e la makinën diku ndoshta N: uhmm O: ti po shkon në Tiranë? N: po, po me kë është tani? O: E nuk e di me kë është V: Merre në telefon pyete ku është e me kë është (telefonatë e përgjuar në 18.4.2009)

***

Në të njëjtën kohë Luigi Primiceri merr në telefon Osvaldon dhe i thotë të mos kthehet në Itali nëse nuk do

3

E shtunë, 24 dhjetor 2011

AKTUALITET

Strasburgu: Gjykata të dënojë ministrat e akuzuar

K

orrupsioni në gjyqësor ka intriguar Grupin e Shteteve të Këshillit të Europës Kundër Korrupsionit. I njohur nën siglën GRECO, ky organ i Strasburgut do të nisë nga janari i vitit të ardhshëm një raund të ri vlerësimi ndaj Shqipërisë, për të dhënë në fund dhe rekomandimet përkatëse për zbatimin në praktikë të luftës ndaj korrupsionit në gjyqësor. Drago Kos, President i GRECO: Praktika tregon se është e lehtë të ndryshosh

ligje dhe të ngresh institucione të reja, por ajo çfarë është më e vështirë për t'u arritur është që t'i zbatosh ato në terren. Shqipëria nuk është shembull këtu. Shqipëria ka probleme serioze me zbatimin e legjislacionit të ri. Është pikërisht kjo arsyeja pse GRECO, duke filluar që nga janari i vitit të ardhshëm, nis një raund të ri për t'u marrë me korrupsionin në Shqipëria ka probleme serioze me zbatimin e legjislacionit të ri. Ne shpresojmë që legjislacioni dhe

institucionet e reja të prodhojnë rezultatet e para për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta të mundshme gjyqësor. "T'i vësh politikanët përballë drejtësisë, nevojitet vullnet politik i vërtetë", sipas Presidentit të GRECO-s. Në këtë kuadër, ai vlerëson akuzën shqiptare, kur ajo ka mundur të paktën t'i çojë ministrat përballë gjykatës, por Drago Kos thotë se vendi duhet të bëj dhe një hap shtesë, për dënimin e tyre nga gjykata.

Përgjimet, si funksionte rrjeti Vlorë-Brindizi

Ezio Primiceri

Osvaldo Cosimo Primiceri

Trafiku, drogë në gomat e makinave Trageti shërbente si mbulesë për narko-trafikun „„„

TIRANE

vijon nga faqja 1

Salvatore Primiceri

Luigi Primiceri

...Ndër pronat e konfiskuara të vëllezërve Primiçeri, me vlerë 20 milionë euro, mes të cilave trageti “Veronica Line” dhe 79 automjete të llojeve të ndyshme. Sipas policisë italiane, Primiçerët ishin një pikë e rëndësishme trafiku për drogën që kalonte nga Shqipëria drejt Italisë.

HETIMET

të ishte gjithcka në rregull. Osvaldo po i referohej që Neri po shkonte në Tiranë. Skënder Gockaj preokupohej për Luigin por Liro i rikujtonte që duhet të mendonte vetëm për të zgjidhur problemin. Nuro merr në telefon Nerin (ndërkohë që është në pritje të përgjigjes dëgjohet Luigi që flet me Nuron): Neri: Ca kërkon nga unë në këtë orë, ca mund të zgjidh tani? Nuro: të mora në telefon se nuk di ctë bëj me këtë mikun tënd; për këtë të mora. Të jap edhe 5 minuta për të më dhënë një përgjigje, në të kundërt ky shkon në botën tjetër... Neri: Nuk diskutohet, dëgjomë, dëgjomë... Nuro: Duhet të mos jesh në borxh me mua Neri: të marr unë në telefon ok? Nuro: Nuk të marr më, do të fik telefonin, duhet të lash borxhin më mua Neri: Të marr unë më vonë Nuro: Mos shko të takosh miqtë e mi, se s'dua tia di për njeri Neri: Do shkoj të flas me ta për të thënë versionin tënd Nuro: Je një kurvë, ti dhe vëllai yt? Neri: pse? Nuro: Se di ti sepse? Unë të dhashë një paketë cigaresh për ta cuar në destinacion dhe të mos e vidhje rrugës Neri: Sta kam marrë unë Nuro: Si nuk e ke marrë ti... ky këtu thotë që ia ke cuar Gëzimit, ku dreqin e ke cuar... Neri: Jo mor djalë, po do sqarohemi (telefonatë e datës 18.4.2009)

***

Luigi që ka rikuperuar fatin e tij merr Nerin duke u përpjekur të zgjidhë punë, për të dorëzuar mallin L: Neri? N: eh L: më fal, ca ka në shtëpinë time?

N: Si? L: nesër duhet të rregullosh cdo gjë dhe me vëllain tim N: Se kam të gjithën, nuk e kam L: Duhet... N: E mirë të rimarr, rri i qetë ti... (telefonatë e përgjuar në 18.04.2009) Skënder Gockaj shkon në Tiranë ku takohet me personin që do të zgjidhë problemin. Ishte konfirmimi që gjithcka po ndodhte për shkak të mungesës së 184 kileve marijuanë; në fakt, burri që fliste me telefonin e Skënder Gockaj merrte në telefon Kafilaj Nurce dhe i thoshte sesa ishte sasia, dhe ky i përgjigjej: janë 184 Ndaj Skënder Gockaj merr në telefon Nuron: Nuro: Unë dua vetëm atë që të dhashë, asnjë gram më shumë Neri: Dëgjo një sekondë, nuk e di cfarë të detyrohem; di vetëm që i ke poshtë 6.5, janë poshtë Nuro: atë e di, por janë 184 kile Neri: Ata 100 unë e di që 50 janë të atij tjetrit, dhe 50 i ke blerë, ia ke dhënë atij Nuro: Do ishte kështu po të ishe sjellë si burrë. E mora unë. Të cova unë aty.Dua atë gjeje ku të duash Neri: ti më the ta hiqja.... nuro ishe ti që më the ta hiqja. Nuro; Nuk u solle si njeri, të thashë ta coje aty dhe ta jepja unë. Neri: O nuri, ishe ti që më the hiqe, ishim katër perosna në tavolinë, ishte edhe xhaxhai... betohem për kok të djalit që sta kam hedhur. Nuro: për ta lënë të lirë këtë, dua 184 kilet që mungojnë, dhe ato të tjerat. Neri: Dëgjo, po më shqyen të gjallë, nuk e prisja as nga ty dhe as nga ndonjë tjetër... Më pas flet Roni Roni: Dëgjo djalë, mos diskuto më asgjë. Mos kërko asgjë. Shko mbyll punë dhe mos kërko respekt, sepse unë gjithmonë ju kam respektuar (telefonatë e 18.04.2009)

Hetimet nisën në 24 mars 2009 pas arrestimit në Brindizi të korrierëve Elton Ismaili, Robert Jahaj dhe Domenico Bassi, të cilëve iu gjet rreth 100 kilogramë lëndësh narkotike tip marijuanë. Në 27 prill 2009, në Casarano, u arrestuan Gramoz Zyko dhe Kreshnik Hysaj, që trasportonin 52 kg marijuanë. Në 27 maj 2009 në Gioia del Colle (Bari), brenda gomave të rimorkios së automjeteve në pronësi të "TRASPORTI PRIMICERI" u gjet një ssasi tjetër droge. Në 15 korrik 2009, në Brindisi u arrestuan shtetasit

Romës lëndë narkotike përmes vëllezërve dhe Skënder Gockaj: sipas përgjimeve telefonike u bë e mundur rindërtimi i skemës së dorëzimit të dy dërgesave me marijuanë nga vëllezërit Primiçeri dhe Sklënder Gockaj dhe Erjon Sadikaj, respektivisht në 25 shkurt 2009 dhe 11 mars 2009. Ndërkohë edhe dërgesa prej 143 kilogramë marijuanë sekuestruar në Brindizi në 23 tetor 2009 ishte destinuar për Erjon Sadikajn. Përgjimet e bisedave telefonike dokumentonin se në 17 prill 2010, në Romë, shtetasit shqiptarë Sadikaj dhe Kafilaj, rrëmbyen dhe I hoqën lirinë personale, shtetasit Italian Luigi Primiceli, që të detyronin Skënder Gockajn "Neri" tu dorëzonte një ngarkesë marijuana, rreth 184 kilogramë, që Erjon Sadikaj e kishte porositur dhe paguar, ngarkesë së që do t'i dorëzohej atij.

„ „ „ „ „ „ „ „

Shqiptarët Elton Ismaili, Julian Shabani Eugjen Hysenaj Ulian Jaho Skënder Gockaj (Neri) Adnand Xhelili Erjon Sadikaj Nurçe Kafilaj

(1976) (1981) (1972) (1984) (1970) (1970) (1982) (1972)

„ „ „ „

Italianët Luigi Cosimo Primiçeri Salvatore Primiçeri Ezio Primiçeri Osvaldo Cosimo Primiçeri

(1962) (1964) (1965) (1968)

“Veronica Line” i ankoruar në portin e Brindizit, tashmë i sekuestruar nga autoritetet shqiptare në portin e Vlorës

Hetimet nisën në 24 mars 2009 pas arrestimit në Brindizi të korrierëve Elton Ismaili, Robert Jahaj dhe Domenico Bassi shqiptarë,Alban Dushku dhe Alfred Gjuzi, me 3.78 kilogramë heroinë. Në 23 tetor 2009, në Brindisi u sekuestruan 143 kg marijuanë po brenda gomave të rimorkios së një mjeti tjetër të "TRASPORTI PRIMICERI". Përgjimet zbulonin edhe një dërgesë tjetër prej 50 kg marijuanë në 5 shkurt 2009, ku ishin implikuar shtetasit shqiptarë, Julian Shabani dhe Eugjen Hysenaj dhe lënda narkotike ishte përgatirur nga Elton Ismaili pranë depove të vëllezërve Primiçeri në Casarano, sipas telefonatave mes Elton Ismailit dhe Skënder Gockajt. Më pas dilnin në dritë emrat e shtetasve shqiptarë Erjon Sadikaj "Roni" ose 'Viron" dhe Nurçe Kafilaj "Liro", të interesuar për të shpërndarë në provincën e

PERSONAT NËN GJYKIM

“Veronica Line”

Trageti i trafikut, pronari kërkoi lirimin në Gjykatë P

rokuroria për Krimet e Rën da sekuestroi, pas arrestimit të bandës, me kërkesë të homologëve italianë tragetin e linjës Vlorë-Brindizi, "Veronica Line", me dyshimin se shfrytëzohej për transport droge nga vëllezërit italianë Primiceri, të arrestuar në Itali. Lajmi u bë i ditur nga Gjykata e Lartë, ku pronari i tragetit të pasagjerëve bëri rekurs, duke kërkuar lirimin e anijes së bllokuar. Një shtetase kërkonte lirimin e tragetit të bllokuar me pretendimin se ai

është blerë nga ajo tek vëllezërit Primaceri dhe që nuk ka lidhje me trafikun e drogës. Bazuar në vendimin e Gjykatës, autoritetet e drejtësisë italiane me letër-porosi kërkuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bllokimin e tragetit "Veronica Line" që ndodhej në kalatën e portit të Vlorës". Sipas pretendimit të rekursit, pronari egjiptian e kishte blerë tragetin nga vëllezërit Primaceri kohë më parë dhe aktiviteti nuk kishte lidhje me aktivitetin e vëllezërve të arrestuar për trafik droge.

4

E shtunë, 24 dhjetor 2011

POLITIKE

Dule: Në varësi të reformës zgjedhore të vetëm në zgjedhje

K

ryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e grupit më të ri politik që pritet të formatohet nën okelion e federatës së majtë të përbërë nga PSD e Gjinushit, PDS e Milos dhe PSV e Petro Koçit. Teksa e ka përshëndetur këtë iniciativë, kreu i partisë që përfaqëson dhe interesat e minoriteteve ka nënvizuar se do të qëndrojë sërish në qendër të spektrit politik

shqiptar. "Ndaj të njejtat shqetësime me tre partitë që kanë kërkuar të formatojnë një federatë të majtë, por unë nuk do të jem pjesë e saj. Ne jemi parti e qendrës dhe do të qëndrojmë pikërisht këtu, duke ruajtur dhe një traditë por dhe duke respektuar elektoratin tonë", tha Dule. Në lidhje me koalicionet parazgjedhore, ai ka nënvizuar se pas përfundimit të reformës zgjedhore, do

bëhet e qartë nëse sistemi krijon kushte për të hyrë të pavarur ose në aleanca me aleatët. "Ne si parti preferojmë të garojmë në zgjedhje si të pavarur, por gjithçka do të varet nga reforma zgjedhore dhe sa na lejon sistemi", tha Dule. I cili ka mohuar të ketë patur ftesë nga Berisha për në qeveri, duke u shprehur se nëse do kishte dëshiruar mund të ishte bërë pjesë e qeverisjes, por ka respektuar vlerat dhe moralin.

Sekretari i ri i PS: Axhenda jonë e 2012, më aktive me rininë

LAJME SHKURT

Veliaj: Po u kthye Topi në politikë, ka konkurrencë "Ç'rregjistrimin e Kastriot Islamit në PS e vuajti PD" Lajmi

mbytja e emigrantëve në det, apo qeverisja nga buzuku ishin gjeste që s'revoltonin për protestë gjithë shqiptarët.

Erion Veliaj, sekretar për Rininë dhe Emigracionin, flet në një intervistë për shqiptarja.com, për disa nga prioritet e punës së PS në vitin 2012, por edhe ngjarje të tilla si vetëkandidimi i Nanos për President, apo çrregjistrimin e Islamit nga PS

„„„

TIRANE

ALBANA QEHAJAJ Zoti Veliaj, nga do të nisë axhenda juaj për pozicionin e ri të punës në PS? Puna me të rinjtë dhe emigrantët do të jetë një sfidë. Mosha mesatare e Shqipërisë është 30 vjeç dhe më shumë se 1/3 e Shqipërisë jetojnë jashtë. Kjo demografi ka përgjigjet e zhvillimit të Shqipërisë në këtë shekulli. Ndërkohë papunësia tek të rinjtë është mbi 40%, dhe varfërinë e tyre e kompesojnë emigrantët me dërgesat që janë sa 20% e buxhetit të shtetit. Kjo është pjesa alarmante. Sot nuk na lipset vetëm një mënyre për të tërhequr votën e të rinjve, por dhe një program se si qeveria e re do të sigurojë vende pune e arsim të dobishëm për ta. Sot nuk na lipset vetëm vota e emigrantëve, por prova se Shqipëria i mirëpret jo veç si 'bankomat dërgesash' por si aksionerë politikë të fateve të vendit. Axhenda jonë për të rinjtë filloi me Rilindjen Shqiptare - programin ku PS u angazhua për buxhetin e arsimit 5%, rrjetin e kolegjeve profesionale dhe incentiva bizneseve që punësojnë të rinjtë. Kurse për emigrantët, Rilindja Shqiptare shprehu qartë ambicien e partisë më të madhe të Shqipërisë për të mundësuar votën e emigrantëve, paketë financiare pë rata që kthehen në Shqipëri, dhe dedikimin e rrjetitit konsullor e medias publike për nevojat e tyre në dokumenta dhe edukim. Duke folur për emigracionin, cili është projekti konkret i PS për të bërë realitet qëndrimin politik të deritanishëm për votën e emigrantëve shqiptarë? Fillimisht duhet vullnet politik. E kjo kërkon dhe votat e palës tjetër. PS do ta përfshijë votën e

emigrantëve në propozimet për zgjedhjet e ardshme. Kujtoj se PD e rrëzoi në komisionin e ligjeve këtë propozim në vitin 2008. Ky është një shans i dytë për Berishën e PD që patriotizmin ta konkretizojë me vepra, e jo me fjalë. Nëse kjo arrihet, pjesa teknike është më e lehtë. Mes disa varianteve si ai elektronik, pranë shërbimeve diplomatike, apo me agjenci ndërkombëtare të postës së sigurt, ky i fundit ka më shumë kredibilitet e përdoret dhe nga vendet e rajonit si Italia, Kroacia etj. Kujtoj se Kosova në 1 vit shtet e realizoi këtë sistem. Shqipëria në 100 vjet shtet, ende nuk e bën për 1milionë e më shumë shqiptarë jashtë vendit. Koha është tani! Çfarë duhet bërë që programi politik të mos mbesë vetëm demagogji liderësh? Kjo fjala 'programi' shumëkujt i kujton programet e kompjuterave që e bëjnë një sistem të funksionojë. Dhe analogjia vlen. Një program kompjuterik 'open-source' është më demokratik sepse i lejon përdoruesve ta pasurojnë dhe përshtasin sipas nevojave të tyre. Ky ëshhtë koncepti që kemi ofruar për Rilindjen Shqiptare. Me grupet e punës që u shpallën pardje, ka të paktën 21 ekipe përdoruesish që mund ta aksesojnë dhe pasurojnë në të gjithë kapitujt e tij. Turi i dëgjesave për programin do ta çojë këtë projekt në çdo cep të vendit gjatë 2012. Sa mundësi ka që partia që do të themelojë Bamir Topi të hyjë në aleancë me ju? Monopolin për ndryshimin e vendit nuk e ka vetëm e majta, edhe pse PS po mban barrën më të madhe në opozitën me regjimin privat të Saliut. Ka plot të djathtë që gjithashtu nuk ndihen mirë që jetojnë në vendin më të papunë, më të korruptuar e më jodemokratik të Europës.

Në foto: Erion Veliaj, sekretar për Rininë dhe Emigracionin

Ka plot të djathtë që nuk janë dakord që të shitet deti, që nuk pranojnë vjedhjen e votave, që revoltohen nga gjaku i shqiptarëve në bulevard. Për këdo që e sheh despotizmin 20 vjeçar të Berishës si gur pengese për përparim, ka vend në misionin e të qenit opozite dinjitoze shqiptare. Sigurisht Bamir Topi është i djathtë, dhe përtej reagimit të mundshëm të tij si aktor i dorës së parë në skenën politike shqiptare ndaj këtyre të këqijave, asgjë nuk e lidh politikisht me ne. Por nderkohë, kjo s'më pengon të shpreh respekt edhe për mënyrën sesi ai deklaroi plot dinjitet se vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë një president tjeter. Le ta pranojmë,

që kulturalisht mes Bamir Topit dhe figurave të regjimit të sotëm ka një hendek të madh. Në rast se Bamir Topi do të rikthehej në betejen politike, do të ishte padyshim një garues për t'u çmuar si qytetar e demokrat. Ju me "Mjaft" keni kërkuar dikur largimin e Nanos. Ka qenë Edi Rama aleati juaj në atë kauzë? Sigurisht që jo, e ka plot dëshmitarë për këtë. Edi Ramën e kam njohur kohë pasi ishte krijuar MJAFT dhe pasi kishim dalë hapur me një duzinë aksionesh anti-qeveritare. S'besoj se ka njeri sot qe i ka mendtë në kokë e që thotë se mungesa e energjise, degjenerimi i arsimit,

Përjashtimi, si në rastin e Islamit, a rrezikon të krijojë të tjera hendeqe brenda PS? Fakti që çrregjistrimin e Islamit nga PS, e vajtuan kaq shumë kundërshtarët e opozitës, është shumë domethënës. Vetëdeklarimi i Nanos për President, a e ka joshur PS për ta parë atë një kandidat dhe a ka deri më tani një paketë "kriteresh" për kandidatin e majtë për këtë post? Ky është një debat për vitin 2012, se hallin në Shqipëri nuk e kemi si t'i gjejme punë një njeriu, por 1 milionë njerëzve. Ndërkohë ju kujtoj që viti ku jemi po përfundon me një lajm të keq: familjet e zakonshme po fitojnë më pake paguajnë më shumë. Ndërkohë që për këtë Vit të Ri jo vetëm që s'ka rrogë e shpërblim nga qeveria, por janë më të ekspozuar se ansnjëherë ndaj pamundësisë për të blerë në tregjetmeçmimestratosferike.Këto janëhalleteShqipërisësot!Ezgjidhja e këtyre halleve përbën 'paketën e kritereve' që presidenti, kryeministri e çdo shërbëtor publik duhet të plotësojë në të ardhmen.

„ Berisha: Havel mbështeti Kosovën

Kryeministri Berisha mori pjesë dje në ceremoninë e funeralit shtetëror në nderim të ish-Presidentit çek Vaclav Havel, që u zhvillua në katedralen St. Vitus, në Kështjellën e Pragës. Duke e cilësuar Havel si disidentin kryesor të botës intelektuale në ish-vendet komuniste, Berisha shprehet se Havel ishte miku më i madh i shqiptarëve. "Shqiptarët kanë humbur një nga miqtë me të mëdhenj të kohërave. Presidenti Vaclav Havel është autor i shumë veprave , i shumë shkrimeve, por në memorien time dhe të të gjithë shqiptarëve shkrimi i tij se, "Unë jam shqiptar", në një kohë kur barbaritë serbe, po spastronin Kosovën nga banorët shqiptarë mijëra vjeçare të atij vendi, presidenti Havel u ndie shqiptar dhe mbështeti fuqishëm çlirimin e Kosovës",tha Berisha.

„ Censusi, Spahiu: Zvogëloi kombin

Aleanca Kuq e Zi krijoi zyrtarisht degën e saj në Londër. Gjatë një manifestimi në Bulevardin 'Oksford Street', kryetari i aleancës Kreshnik Spahiu deklaroi se Censusi 2011 zvogëloi artificialisht popullsinë shqiptare nën ndikimin e Athinës zyrtare. "Censusi zvogëloi artificialisht kombin më të madh në rajon. Iu dërgua Athinës para publikimit. Jemi një nga popullsitë më të mëdha në Ballkan", deklaroi Spahiu. Kryetari i aleancës e konsideroi të turpshëm reagimin e ministrit grek, dy ditë më parë, ndërsa kërkoi arsyet se pse informacioni për Censusin iu dha me parë shtetasve greke se atyre shqiptarë. Spahiu ftoi të gjithë shqiptarët që t'i bashkohen aleancës, për t'u bërë 1 milion aktivistë në 100-vjetorin e pavarësisë.

Takmi në PS, Rama:

“Zgjedhjet në prag, përgatituni” „„„

TIRANE

K

ryetari socialist Rama ka mbledhur dje kryesinë e grupit parlamentar për të bërë një bilanc të punës së këtij sesioni parlamentar që sapo u mbyll, dhe strategjinë e opozitarizmit në Parlament për sesionin e ardhshëm. Në këtë takim kanë qënë kryesia e grupit, por dhe kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare, përfaqësues të PS. Kreu i PS Rama ka vlerësuar efikasitetin e debateve në Kuvend dhe në veçanti të nënkryetarit të grupit Braçe në seancën e fundit, teksa ka përshtatur tërë diskutimin e tij në vijimësi me programin politik të PS. Nga ana tjetër, Rama ka kërkuar nga kryesia e grupit por dhe drej-

tuesit e komisioneve parlamentare hartimin e një strategjie efikase për të bërë opozitë në Kuvend, por dhe për të jetësuar programin politik në bazën e partisë, ku përmes koordinimit me de-

putetët, anëtarët e kryesisë, të sekretariatit dhe të grupeve të punës, të përgatiten për ngritjen e shtabeve elektorale. Një përgatitje për çdo të papritur elektorale, që dhe në rastin e zgjedhjeve të parakohëshme, opozita e bashkuar të jetë e gatshme për t'i përballuar dhe fituar ato. Gjatë diskutimeve në këtë mbledhje të Ramës me kryesinë e grupit dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare, është vënë theksi tek evidentimi të elementëve kryesorë që janë të prekshëm për njerëzit, që janë çmimet e larta të ushqimeve, energjisë, ilaçeve por dhe elementë të tjerë që kanë të bëjnë me korrupsionin qeveritar. Porositë e Ramës janë të njejta me ato që ka dhënë në kryesi, për të qënë gati dhe për zgjedhjet e parakohshme.

E shtunë, 24 dhjetor 2011

5

POLITIKE

"Xhuvani", Halimi: M Ndëshkim prokurorit! Akuza: Presion i pastër!

inistria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme janë rifutur sërish në konflikt dje, pas deklaratave të ndërsjella lidhur me dënimin me 2 vite burg të djalit të deputetes së PS-së, Luiza Xhuvani, me akuzën për vrasjen e një bashkëmoshtari pak muaj më parë. Ndërsa ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi i çoi presidentit Topi dhe kryeprokurores Ina Rama, raportin me shkeljet që ka zbuluar në dosjen e gjykimit të

Kostandin Xhuvanit, duke e konsideruar si dënim selektiv menjëherë ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme, e cila e ka komentuar deklarimin e Halimit si presion të hapur. Ministri deklaroi se i kërkon Presidentit dhe Kryeprokurores që në bazë të nenit 149 të Kushtetutës, të ushtrojnë kompetencat e tyre për inicimin e procedimit disiplinor për Prokurorin e çështjes konkrete dhe drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës. Por

pak orë pas letrës së ministrit të Drejtësisë në adresë të prokurores së Përgjithshme, Akuza e ka komentuar atë si një formë e pastër presioni. "Deklarata e Ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, është një ndërhyrje e rëndë në funksionimin dhe pavaresinë e sistemit të drejtësisë dhe në rastin konkret, presion i hapur ndaj gjykatës dhe prokurorisë, në kushtet kur një çështje është ende në gjykim"-u shpreh Prokuroria e Përgjithshme.

Presidenti akuzë politikës për pengimin e zbardhjes së 21 Janarit Lajmi Presidenti Topi është shprehur në "Ora News" se menjëherë pas përfundimit të mandatit do të rikthehet në politikë me një parti të re të djathtë. Ndërkohë që ai nuk ka munguar të flasë dhe për 21 janarin dhe kush po e pengon zbardhjen e tij. „„„

Topi: Pas Presidencës rikthehem në politikë "Opsioni më i madh është se do i rikthehem jetës politke" presidentit deri në dorëzimin e detyrës. Pas mandatit ka shumë opsione. Opsioni me i madh është se do i rikthehem jetës politke.

TIRANE

Do krijohet një parti e re e qendrës së djathtë, do jeni pjestar i kësaj partie? Kam qenë i qartë në komunikimin me gazetarët. Thashë se nuk do të jem më President, dhe kjo është në kuadrin e ritualeve të festave. Mbas një viti nuk do të jem më President. Ka gjithmonë nevojë për qarkullim elitash. Unë do të shprehesha ndryshe vetëm nëse do të votohesha nga populli. Për sa kohë të vendosin partitë politike le ta zgjidhin vetë një situatë të tillë.

A ka pasur një ndërmjetësim indirekt tuajin me Berishën për një post MIinistri për 2013? Unë jam i hapur, nuk ka pasur diçka të tillë. Këto janë muhabete kafesh, unë nuk frekuentoj diçka të tillë. Si e keni përjetuar 21 Janarin? Presidenti ka qenë i preokupuar për gjithë atë situatë dhe klimë, që i parapriu 21 Janarit. Unë edhe një natë më parë, duke parë klimën politike, deklaratat mjaft ekstreme, kam bërë thirrje për palët politike të ulen në dialog. Ka qenë deklarata ime e parë edhe në momentin e shpërthimit të protestës. Ka pasur një koherencë. Në rast se palët nuk qenë në gjendje të kontrollojnë pozicionet, u takon atyre. Kishte dhunë ndaj institucioneve dhe forcave të rendit, por kishte edhe të vrarë. Drejtësia po punon. Çfarë u bë me stilolapsat pistoletë? Me këtë teknologji që kemi mund të shikojmë nëse ka stilolaps pistoletë. Mendoj se kjo është një çështje që e ka Prokuroria. A jeni në dijeni të ndonjë orvatjeje për ta penguar hetimin? Nuk mendoj se është rasti për të perifrazuar atë që ka thënë Prokuroria. Kjo është faktuar nga vetë ky institucion dhe ne duhet ta besojmë atë. Roli i ambasadorëve në 21 janar? Ngjarjet e 21 janarit dhe ditët pas shtruan nevojën e një reflektimi të thellë. Vlerësoj shumë rolin e tre ambasadorëve. Akuzoheni nga mazhoranca për "grusht shteti"?

Është absurde. Kjo është konfirmuar dhe nga ndërkombëtarët. Pse nuk mblodhët Këshillin e Sigurisë? Ai mblidhet kur ka një vullnet të antarëve të këtij Këshilli. Duhet të ketë vullnet për të marrë një iniciativë të tillë dhe qetësinë e duhur. Aktorët politikë janë ata që kanë penguar dhe që nuk

kanë pasur vullnet politik për t'u mbledhur në një tryezë.

Nuk është pjesë e personalitetit tim.

A keni menduar për një çast të vetëm gjatë kësaj periudhe të jepni dorëheqjen? Nuk kam menduar të jap dorëheqjen. Politika sulmon në çdo rast. Institucioni i Presidencës është shumë i rëndësishëm dhe si i tillë duhet të qëndrojë me dinjitet.

Partia e re politike e sprektrit të djashtë, a do të jeni ju pas saj? Unë kam të drejtë të pyes kush e tha. Dje kam qenë shumë i qartë dhe pa ekuivoke. Unë nuk deshiroj që gjatë periudhës që jam president të denatyroj ketë rol. Do të jem në ushtrim të detyrave të

Ku i ka rrënjët konflikti i politik në Shqipëri? Politika në Shqipëri nuk është profesionale, Vijnë nga profesione të ndryshme, jo me një edukim të mirëfilltë politik. Duhet të këtë një mënyrë komunikimi më të ekuilibruar. Për 2012 i ftoj politikanët të bëjnë një refleksion të thellë, mjedisi publik të mos intoksikohet nga arroganca e politikanëve të caktuar. Nuk ka nevojë shoqëria të shohë gjithë kohës në televizion vetëm politikanët.

Rama në "Debat"

"Topi u barazlargua nga politika" „„„

TIRANE

K

ryetari socialist Rama, në një inter vistë në emisionin "Debat" në Vizion Plus është shprehur në lidhje me qëndrimin e tij ndaj Berishës, Topit por dhe situatës brenda PS, duke përfshirë këtu dhe Nanon dhe aspiratën e tij për president. Teksa ka folur për presidencën e Topit, Rama ka nënvizuar faktin se ka qënë kundër zgjedhjes së tij, por sipas tij megjithë të metat gjatë mandatit, ai arriti të barazlargohej nga partitë politike. Ndërkohë që në lidhje me krijimin e partisë së re, Rama tha se "Topi është i djathtë, rikthehet në skenën politike si i djathtë, ai nuk kërkon të gjejë një vend që të sistemohet vetë, shtysa është për reaguar

ndaj një të djathte që nuk është më e djathtë". Kryetari i PS nuk ka munguar të vlerësojë dhe debatin për Presiden-

tin, ku pas vlerësimit të qeverisjes së Nanos si shumë më të mirë se ajo e Berishës, në lidhje me ambicijen e Nanos për President, ka nënvizuar se nuk bëhet fjalë tani për tani për emra, por për të gjetur një figurë përfaqësuese. Në mënyrë indirekte, Rama as ka pohuar por as ka përjashtuar askënd në lidhje me postin e kreut të shtetit. Duke mos dhënë asnjë emër apo kandidaturë, Rama është shprehur se është gati të negociojë për një president konsensual, që kurrsesi s'do pranojë të jetë i PD, por një president mbi palët. Rama ka sulmuar Berishën se po keqqeveris vendin, ndërkohë që nuk ka munguar të shprehet dhe për Islamin, që sipas tij ka thyer vendimin politik të partisë, dhe që nuk e ka për herë të parë.

LAJME SHKURT Bregu: Nuk ka datë për sta atusin në BE

„

Qeveria shqiptare nuk është në gjendje të parashikojë kohën e marrjes së statusit të kandidatit në raport me BE, por angazhohet të plotësojë edhe 10 nga 12 rekomandimet e lëna si detyrë për të nisur negociatat. Ministrja e Integrimit tha një ditë pas votimit të Avokatit të Popullit në parlament, se një vit u humb krejt pa arsye. "Nuk them dot një date, në qershor apo tetor 2012, sepse është KE që e vendos, jo qeveria shqiptare," tha Bregu. Ajo zhvilloi një takim me përfaqësues të ministrive përgjegjëse, për rekomandimet e lëna nga BE. Bregu kërkoi qe grupet e punës te dorëzojnë brenda datës 26 dhjetor planin e rishikuar. ky plan i rivlerësuar do ti dërgohet Brukselit ne shkurtin e ardhshëm. Për 2 vjet me radhë Shqipëria ka dështuar për statusin për shkak të krizës.

„ Kthimi i emigrantëve, LSI: Të merren masa

LSI u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masat për të përshpejtuar shërbimet për emigrantët shqiptarë të cilët kthehen në vend për festat e fundvitit. Rama ka theksuar se fluksi i lartë i emigrantëve të cilët kthehen në vend nuk mund të shërbejë për të justifkuar paaftësinë dhe në ca raste të korrupsionit në shërbimet ndaj tyre. "Radhët e gjata duhet të jenë në vëmendje të institucioneve që kanë në varësi këto shërbime. Tëheq vëmendjen që për shkak të kësaj situate të krijojnë lehtësi dhe kushte më të favorshme për të përshpejtuar ritmin e shërbimit të emigrantëve shqiptarë", tha ai. Rama ka theksuar se shërbimet e policisë kufitare duhet të ofrojnë një shërbim të shpejtë dhe me korrektësi maksimale në mënyrë që të evitohen radhët e gjatë në kufi.

Shqipëri-Gjer mani, pakt kundër evazionit fiskal

„

Nga 1 janari i 2012 bizneset gjermane që investojnë në Shqipëri s'do tatohen më në mënyrë të dyfishtë. Kjo falë një marrëvedhje të firmosur nga Ministri i Jashtëm, Haxhinasto dhe ambasadorja gjermane në Tiranë, Holtkemper. Në bazë të akordit e drejta e tatimit për të ardhurat i caktohet vetëm një shteti, apo ndahet në mënyrë të drejtë mes tyre. Për Haxhinaston kjo marrëveshje nxit bashkëpunimin ekonomik. "Është një marrëveshje shumë e rëndësishme për të promovuar, për të nxitur bashkëpunimin, shkëmbimet e mëtejshme ekonomike midis dy vendeve. Gjermania është një vend partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, donatori numër 1. Investimet janë drejtuar në fusha shumë të rëndësisshme zhvillimore për Shqipërinë, në fushën e energjisë, tha Haxhinasto.

6

E shtunë, 24 dhjetor 2011

EKONOMI

Presidenti Topi dekreton shitjen e "Albpetrolit"

P

ak ditë pas kalimit të ligjit lidhur me caktimin e formulës së privatizimit të kompanisë së vetme shtetërore të naftës në vend. "Albpetrol", kreu i shtetit Bamir Topi e ka dekretuar ligjin, duke bërë të mundur vijimin e procesit të shitjes së 100 për qind të aksioneve të saj. Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të 15 dhjetorit, pas shumë debatesh, miratoi

me 72 vota pro dhe 62 kundër, ligjin "Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë 'Albpetrol' sh.a. Patos". Diskutimi u shoqërua me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit e cilësoi procesin "jo transparent dhe korruptiv". Formula është sugjeruar nga konsulenti qeveritar, subjekti privat

Patton Boggs, në bashkëpunim me Zaka, Kosta e Tashko, që operojnë në fushën e avokatisë private. Tenderi për përzgjedhjen e konsulentit ishte zhvilluar më 31 mars të vitit të kaluar dhe fituesit ofruan shërbimin në shkëmbim të pagesës së 25.5 milionë lekëve të reja, rreth 250 mijë dollarë sipas kursit të atëhershëm.

Zgjerohet konflikti tregtar Kosovë-Shqipëri

LAJME SHKURT

Rruga e kombit u bën serbëve shërbimin më të ndjeshëm

„ TEC-i i Vlorës, në punë nga java tjetër

Termocentrali i Vlorës do të vihet në funksionim në prag të festës tradicionale të Vitit të Ri dhe energjia e prodhuar do të përfshihet në sistemin kombëtar. Këtë e deklaroi dje drejtori i TEC-it Maliq Haxhiaj, sipas të cilit futja në prodhim e objektit ka qenë e kushtëzuar nga kushtet e papërshtatshme detare të ditëve të fundit, rrjedhojë e motit të keq. Procedurat ligjore për vënien në funksion të këtij objekti nisën në fillim të muajit dhjetor. Pjesë e këtij procesi, përveç sigurimit të një sasie fillestare prej 7 mijë ton gazoil të cilësisë së lartë nga importi, ishte edhe plotësimi i detyrimeve të tjera ligjore, që garantojnë futjen gradualisht në ngarkesë.

Si kanë ndryshuar importet nga Serbia dhe Kosova në vite Lajmi Vitin e kaluar, pasi është përuruar "rruga e kombit", janë rritur 43 për qind importet nga Serbia, ndërkohë që ato nga Kosova u rritën vetëm 17 për qind

„„„

TIRANE

GENC KONDI

S

tatistikat e Doganave nuk lenë asnjë dyshim. Qeveria Berisha u ka lënë një vend të privilegjuar marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, ndërkohë që zyrtarisht dhe publikisht pretendohet se investimet në infrastrukturë me shpenzime shumë të mëdha favorizojnë lidhjet me Kosovën. Shifrat e Doganës, në fakt, janë të krahasueshme nga viti 2003, pasi më parë nuk ka të dhëna për tregtinë me Kosovën, ndërkohë që, megjithëse kanë kohë që janë ndarë në dy shtete, për administratën shqiptare vazhdojnë të konsiderohen si "SerbiaMali i Zi", por shifra e importit ngë fqinji direkt verior është shumë e vogël. Bumi i eksporteve nga Kosova ka qenë në vitin 2004, kur mallrat e importuara shënuan në vlerë një rritje prej 174 përqindësh krahasuar me një vit më parë. Rritja më e vogël në vite është shënuar më 2009, kur nga Kosova kanë ardhur 13.6 për qind më shumë mallra se një vit më parë. Ndërkohë, bumi i importeve nga Serbia është shënuar më 2007-ën, me një rritje në bazë vjetore në masën 4.23 herë, duke kalu-

ar nga 2.7 miliardë lekë, në 11.3 miliardë lekë. Ndërkohë, dje në Prishtinë konflikti tregtar midis Kosovës dhe Shqipërisë u thellua më tej. Ka qenë ambasadori shqiptar Islam Lauka i cili ka pranuar publikisht se marrëveshja e qershorit të këtij viti për heqjen e tarifave doganore midis dy vendeve nuk ka ekzistuar me shkrim, por ka qenë vetëm një vullnet politik për heqjen e tyre. "Nuk ka qenë marrëveshje. Ajo ka qenë një shprehje e vullnetit nga ana e kryeministrit Berisha, në një

IMPORTET SHQIPTARE NGA KOSOVA DHE SERBIA-MALI I ZI NË VITE (në miliona lekë)

„ „ „ „ „ „ „ „ „ „

Viti 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 Total

Kosova 293 350 960 1.399 2.167 2.612 2.967 3.484 14.232

Serbia-Mali i Zi 1.033 1.354 1.634 2.662 11.264 18.644 12.239 17.433 66.263 Burimi: Doganat

takim. Por, kjo marrëveshje duhet të fiksohet me shkrim", theksoi Lauka. Nga ana tjetër, ai akuzoi se gjatë këtij viti, doganat e Kosovës në disa raste kanë aplikuar masa tarifore për mall-

rat nga Shqipëria. Dy ditë më parë ministrja kosovare e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza KusariLila, deklaroi se Shqipëria ka shkelur marrëveshjen e arritur me Kosovën për heqjen e çmi-

meve të referencës për produktet kosovare, siç janë patatja, qumështi, vera, etj. Doganat e Shqipërisë po aplikojnë çmimin prej 18 cent për kilogram për pataten e prodhuar në Kosovë, si dhe kuotë për eksportin e verës. "Të dy këto vendime nga ana e Shqipërisë janë në kundërshtim me marrëveshjen e arritur me kryeministrin Berisha në muajin qershor për unifikimin e procedurave fiskale, Kosovë-Shqipëri. Nëse Shqipëria nuk heq taksën e references, atëherë do të vendosim masën e reciprocitetit", deklaroi Mimoza Kusari-Lila. Një ditë më pas në një prononcim për mediat numri dy i Financave shqiptare Alfred Rrushaj deklaroi se kishim të bënim me një produkt të vetëm, për të cilin po verifikohet nga doganat aplikimi i çmimeve të referencës.

Infrastruktura

Maqedonia kërkon portin e Durrësit „„„

TIRANE

F

qinji ynë lindor ka kërkuar sërish përdorimin ekskluziv të portit të Durrësit për transportin detar të mallrave, duke qenë se do të tërhiqet nga përdorimi për këtë qëllim i portit grek të Selanikut. Në një takim të realizuar në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ditën e djeshme mes dy homologëve, ministri maqedonas Valon Saraçini deklaroi se duhet që mes dy vendeve të rriten shkëmbimet tregtare në mënyrë që të zëvendësojnë mallrat e huaja. Biznesi maqedonas duhet të vijë në Shqipëri për të bërë pjesë e procesit të privatizimeve e të investojnë në fush-

ën e turizmit dhe të minierave, shtoi ai. Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Nasip Naço deklaroi se marrëdhniet tregtare mes dy vendeve janë shumë të mira por ato duhet që

të intensifikohen më shumë. Për tremujorin e parë të vitit 2011 marrëdhëniet tona tregtare janë rritur me 30 për qind, por edhe importet nga Maqedonia në drejtim të Shqipërisë janë rreth 46 milionë euro, gjë që tregon se ndryshe nga një vit më parë, për shkak dhe të krizës globale, ekonomitë e dy vendeve tona kanë filluar të kenë më shumë shkëmbime në fushën tregtare. Kjo kërkesë është bërë edhe në kohën e qeverisjes socialiste, kur Shkupit i është premtuar dhënia e ekskluzivitetit për Durrësin, por kjo më pas u harrua. Shqipërisë i intereson të angazhojë Maqedoninë në procesin e zhvillimit të Korridorit 8 në territorin e saj, pasi kjo është edhe në interes të ekonomisë së vendit fqinjë.

„ AKKP: Vazhdojmë normalisht punën për dosjet

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave po vazhdon punën normalisht, megjithëse afati ligjor për procesin e dhënies së vendimeve për kthimin e pronës përfundon në fund të këtij muaji. Sidoqoftë afati do të shtyhet. Përveç mijëra dosjeve të trashëguara nga drejtoritë rajonale, që u shkrinë tre vjet më pare, deri tani janë shtuar dhe gati 1.000 dosje të reja, të rivendosura në afat me vendim gjyqi. Por, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk do të shkrihet. Afati i ligjit në fuqi për dhënien e të drejtave të pronësisë është 31 dhjetori i këtij viti.

„ Bizneset në jug, probleme nga kriza greke

Subjektet tregtare që ndodhen në zonën më jugore të Shqipërisë po përballen gjatë vitit 2011 me problemet e krijuara veçanërisht nga kriza në Greqinë fqinje. Drejtuesit e Dhomës së Tregëtisë së Gjirokastrës thonë se kriza preku qarkullimin tregëtar, biznesin e ndërtimit dhe atë të prodhimit të veshjeve me porosi (fasonet), që më parë kanë qenë edhe sektorët me lidhje më të ngushta me vendin fqinjë. Ndërkohë, duke përfituar nga lehtësitë e marrëveshjeve të tregtisë së lirë, disa nga këto biznese në rajon kanë rishikuar mundësitë e tyre për bashkëpunim me vende të tjera të rajonit, duke filluar nga tregu i Kosovës.

E shtunë, 24 dhjetor 2011

7

AKTUALITET

Video "Prifti-Balliu" flet-thirrje për botuesin e "55"-sës

P

akuzës mësohet se i është dërguar fletthirrje edhe Fahri Balliut. Botuesi i gazetës "55", Fahri Balliu, sipas burimeve nga prokuroria, do të paraqitet javën që vjen për të dëshmuar rreth bisedës prej 7 minutash që ka kryer në zyrën e ish ministrit Prifti më 1 Mars të vitit 2010, ku ai i kërkon këtij të fundit favorizime për disa koncesione dhe ndërhyrje për një

rokuroria nis zyrtarish hetimet dhe Procedimin Penal, edhe për videon nr.3 të gjetur në laptopin e ish ministrit të ekonomisë Dritan Prifti, atë me botuesin Fahri Balliu. Vetëm 4 ditë më parë ish ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, është paraqitur sërish në prokurori për të dëshmuar pikërisht për këtë përgjim. Ndërkohë nga organi i

tender skrapi. Gjatë dëshmisë tij Dritan Prifti, ka pohuar se është ai autori i "video- përgjimit" në fjalë dhe se konfirmon të gjithë bisedën e filmuar, me orën-kamer të tij. Gjithashtu, ai ka shpjeguar përpara prokurorëve edhe procedurën e koncesionit dhe tenderit të skrapit të kërkuara nga Balliu dhe se përse kërkesat e tij ishin të jashtëligjshme

Gentian Krashi u lidh me kushërirën e saj, kanosën V.B për t'i marrë paratë

Shantazh të fejuarës: 8 mln ose të nxora videon porno Policia sekuestroi celularin me 3 video filmike nga 30 sek Lajmi Një 33 vjeçar i bën shanatash ish të dashurës së tij duke i kërkuar shumën 8 milion lekë për të mos i publikuar në internet 3 video intime që i'a ka bërë fsheurazi kur ka fjetur më të. Autori në bashkëpunim me të dashurën e re, kushërirën e V.B, kanë marrë paratë, por dje janë arrestuar nga forcat e policisë së kryeqytetit.

„„„

TIRANE

BESMIRA MUÇAJ

N

jë histori e mbyllur dashurie mes një çifti përfundoi me presione nga pala e ish partnerit të saj. Dikur kishin qenë të lidhur, madje shumë herë kishin fjetur bashkë, aq sa ish- mashkulli i saj i kishte bërë dhe tre video me celular, të cilin e kishte fiksuar në mur. Pas shumë problemesh mes tyre ata u ndanë, por 3 videot nuk ishin fshirë ende. Panvarësisht të gjithë historisë së tyre, kujtimeve të lëna, 33 vjeçari

Gentian Krashi,ish i dashuri 23 vjeçares me iniciale V.B kishte filluar një lidhje të re, me kushurirën e saj(vajzën e dajës) e cila quhet Viola Merko. Çifti i ri kanë diskutuar së bashku rreth lidhjes së kishte pasur më parë Gentiani dhe për të treguar detajet ai i ka hapur telefonin ku ishte postuar dhe vidioja me skena erotike që kishte bërë fillimisht me ish të dashurën e tij. Gentian Krashi ka përdorur vidion për t'i bërë presion ish të dashurës së tij,e cila kishte disa kohë që ishte fejuar me dikë tjetër, duke i kërkuar një shumë prej 8 milon lekësh të vjetra.

NGJARJA

Përveçse humbi një dashuri 23 vjeçarja me iniciale V.B është përballur dhe me presionet e kushurirës dhe ish të dashurit të saj,pasi këta të dy e kanosnin për shtërngim pasurie. Gentiani i dilte shpesh në rrugë, madje dhe afër banesës së saj duke i thënë se në rast se ajo nuk do t'i jepte 8 milon lekë, ai do t'i postonte në internet vidion që kish-

in bërë bashkë kur ishin në intimitet. Po ashtu do ta merrte vesh historinë dhe i fejuari i saj. E mbytur nga ky lloj presioni vajza ka gjetur të gjitha mundësitë duke bërë të mundur që t'i jepte të gjitha paratë që ai kërkonte, për ta mbyllur njëherë e mirë këtë histori të shëmtuar, që më tepër i kishte sjellë shqetësime. Gentiani e kërcënonte së bashku me të

dashurën e re Violën, por njëkohësisht dhe kushurira e saj, duke i dal përpara t'i merrte paratë. Pasi i dha lekët vajza me iniciale V.B ka shkuar në polici dhe ka bërë një kallëzim penal për këtë histori. E dëmtuara tha se në 12 dhjetor në rrugën "5 Maji" ka dorëzuar shumën e parave personave që i bënin presione të tilla. Pas marrjes së denoncimit Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë kanë nisur hetimet. Mbrëmjën e së enjtes polica ka arrestuar në flagrancë 33 vjeçarin Gentjan Krashi, banues në Tiranë, i dënuar më parë për moskallëzim krimi, dhe 24 vjeçaren Viola Merko, banuese në Tiranë. Burimet e policisë së kryeqytetit bënë me dije se arrestimi i çiftit u bë për arsye se këta në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie në shumën e 8 milion lekëve 23 vjeçaren V.B. Policia bëri një kontroll banesa, gjeti celularin e gentianit ku ishin dhe tre video porno, që ai e kërcënonte ish të dashurën.

Fier Grabitën me armë, arrestohen 4 të rinj

Gjykata Lirohet "vrasësi" i agjendarit

Shantazhi Denoncoi kushërirën dhe ish të dashurin

P

P

P

esë të rinj kanë grabitur me armë në 6 maj të këtij viti një qytetar në fshatin Hekal të Mallakastrës, duke i marrë një shumë prej 114.000 lekë të reja. Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shapllur në kërkim për grabitje me armë. Operacioni "Rrepet e Greshicës", i policisë së Fierit ka vënë në pranga; Ismail Brakaj,24 vjeç, banues në fshatin Sheq-Musalalaj, Flogert Merkaj, 22 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Armando Lalaj, 28 vjeç, banues ne Fier dhe Albert Brakaj, 27 vjeç, banues në fshatin Sheq-Musalalaj të rrethit Fier. Në kërkim është shpallur Dashnor Brakaj, 29 vjeç, banues në fshatin Sheq-Musalalaj. Policia ka sekuestruar dhe celularin e vjedhur dhe një automjet tip "B.M.W" me targa greke IHB 1222 që u përdor gjatë vjedhjes. Policia po punon për kapjen e autorit të shpallur në kërkim.

olicia dhe prokuroria, dje kanë dalë bllof me një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura së fundi në kryeqytet. I arrestuari si vrasës i argjendarit 60 vjeçar Rrapo Sinanj, vrarë në fund të muajit tetor, dje është lënë i lirë nga gjyqtari Besnik Hoxha, për mungesë provash. Nënshtetasi i Republikës së Kosovës, Nexhat Mulaj i dyshuari i vetëm nga policia si vrasësi i argjendarit, u prangos një javë pas ngjarjes së rëndë. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë kishte vendosur për të masën 30 ditë burg për 27 vjeçarin nga Kosova nën akuzën për vjedhje me armë, me pasojë vdekje, ndodhur në 21 tetor të këtij viti në rrugën Siri Kodra. Policia dhe prokuroria gjatë 30 ditëve që Mulaj qëndroi në paraburgim, nuk solli asnjë provë përveç dyshimeve ndërkohë që i akuzuari, ka vërtetuar se ka mbërritur në Tiranë vetëm pak ditë pas krimit.

as shumë shantazheve që kishte mar rë nga ish i dashuri dhe e dashura e tij e re, 23 vjeçarja V.B ka shkuar në polici dhe ka bërë një denoncim me rastin që po i ndodhte. E dëmtuara ka treguar se disa kohë më parë kishte qenë e lidhur me Gentianin, i cili përdorte vidion porno si pretekst për t'i marrë 8 milon lëkë. Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë kanë nisur hetimet dhe mbrëmjën e së enjtes kanë arrestuar në flagrancë 33 vjeçarin Gentjan Krashi, i dënuar më parë për moskallëzim krimi, dhe kushurirën e saj 24 vjeçaren Viola Merko. Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë sekuestroi në banesën e tij tre vidiot me 30 sekonta në cilësinë e provës materiale.

LAJME SHKURT Aksident në Lezhë, 2 të vdekur

„

Dy persona kanë humbur jetën dje si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Benzi me targa SH 1836 D ka përplasur një karrocë-motor dhe si rrjedhojë e tij ka gjetur vdekjen drejtuesi i saj si dhe një person tjetër. Ngjarja e rëndë ndodhur në afërsi të fshatit Balldren, ndërsa viktimat janë Evis Agushi dhe Fabio Sinani. Sipas burimeve të policisë së qarkullimit rrugor në atë aks mësohet se si rrjedhojë e përplasjes ka ngelur i plagosur fillimisht, i identifikuar Fabio Sinani, i cili u dërgua në spital, por humbi jetën një orë më vonë si pasojë e plagëve të marra.Në sajë të hetimeve të kryera ka rezultuar se shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të mjetit.

Mashtroi në miliona, ekstradohet

„

Arben Xhelaj së bashku me nënën e tij kanë mashtruar 181 qyterarë duke i marrë paratë me interes. Autori Xhelaj 50 vjeç, nga qyteti i Fierit u ekstradua nga Greqia, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Vlorës e kishte dënuar në vitin 2005 me 7 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Mashtrimit të kryer në bashkëpunim". Arben Xhelaj në atë kohë ka qenë pronari i firmës "Al Delon" dhe gjatë vitit 1996, në qytetin e Vlorës, në bashkëpunim edhe me nënën e tij Bejaze Xhelaj, kanë marrë para me interes nga qytetarë të ndryshëm dhe më pas janë larguar duke mashtruar 181 persona. Nga bashkëpunimi i Interpol Tirana me Interpol Athinën, Xhelaj u arrestua në Greqi 6 vjet më parë për t'u ekstraduar drejt vendit tonë.

Plagoset i riu, ikën autori

„

Një plagosje me armë zjarri është shënuar në orën 17:30 ditën e djeshme në qyteitin e Durrësit, ndërsa I plagosur ka mbetur 27 vjeçari Gazmend Popa. Disa prej dëshmitarëve të vendit të ngjarjes kanë parë skenën e krimit, dhe pasi është larguar autori, kanë marrë të plagosurin për ta çuar në spitalin e Durrësit. Burimet e policisë së këtij qyteti bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.8, ndërsa mbëten ende të paqarta arsyet e plagosjes. Pas marrjes së informacionit efektivë të policisë janë nisur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të kapur autorin e krimit. Në sajë të hetimeve të kryera ka rezultuar se shkak ka qenë një konflikt i çastit mes autorit dhe të dëmtuarit. Deri tani është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

8

E shtunë, 24 dhjetor

INTERVISTA

Falja fiskale, biznesi kërkon garanci nga shteti

P

ërfaqësuesit e biznesit kanë përshëndetur dje njoftimin nga qeveria se, me anë të një akti normativ, do të shtyhet edhe për dy muaj të tjerë afati i përfitimit nga falja fiskale. Por, ata kanë kërkuar sërish me forcë ndryshimin e nenit 22, pika 4, e cila nuk i jep garancinë sipërmarrjes për të qenë pjesë e vetëdeklarimeve. "Nga

kontaktet e shumta qe kemi patur, pengesa e parë ka dalë garancia dhe mossiguria që i jep ky ligj për subjektet", tha Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Sipas tij, në formën aktuale, ligji për faljen është "represiv". Qeveria shpalli faljen fiskale në maj të këtij viti, pak ditë para zgjedhjeve lokale.

Flet prof. Ermelinda Meksi, anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

"Censusi, të dhëna të paparashikuara" INSTAT-i nuk ka qenë i përgatitur për këtë ndryshim shumë të madh nga prognozat Lajmi Gjatë këtij viti është folur shumë për censusin. Rezultatet e tij në llogaritjen e popullsisë habitën jo pak shqiptarë. Mospërputhja e fakteve të sjella me prognozat e bëra ka ngjallur diskutime edhe në gjirin e specialistëve. Prof. Ermelinda Meksi, anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dha këtë intervistë lidhur me çështjen „„„

TIRANE

GENC KONDI

Ç

farë synohet me anë të censusit të popullsisë dhe banesave? Në Shqipëri censusi i parë i takon vitit 1923. Procesi i regjistrimit do të thotë të lesh një mesazh në gjeneratat e ardhme, duke u treguar atyre si jetonin të parët e tyre. Nëpërmjet regjistrimit të pop-

Kujdesi i shoqërisë për femrat është përkeqësuar kundrejt 10 viteve më parë ullsisë dhe banesave synohet një llogaritje e saktë e popullsisë së një vendi në një datë të caktuar, për të përcaktuar gjendjen numerike dhe shpërndarjen territoriale të popullsisë sipas karakteristikave gjini, moshë, gjendje civile, profesion, etj të saj. Ky proces është shtylla kurrizore e statistikave sociale kombëtare dhe lokale. Ato përbëjnë një burim të pasur të dhënash për analiza të thella mbi dukuritë demografike që shpien në formulimin dhe

Pa një analizë të thellë dhe shkencore të faktorëve demografikë ekonomikë dhe socialë, nuk mund të shpjegohet lehtë kjo dukuri dhe pasojat e saj në vitet e ardhme vlerësimin e politikave të ndryshme për vendimmarrjen në sektorë të ndryshëm. Informacioni që merret nga statistikat e censusit nuk mundësohet nga burim tjetër. Një nga qëllimet e censusit është edhe bërja e prognozave të sakta për popullsinë sipas grupmoshave, me synim zhvillimin e ardhshëm të shoqërisë. Në këndvështrimin tuaj, si eksperte e statistikave, si i gjykoni rezultatet e censusit, me një vlerësim global? Sigurisht, u befasova me numrin e popullsisë prej 283.1741 vetësh që rezulton nga censusi, duke reflektuar një rënie gati dramatike të popullsisë kundrejt regjistrimit të vitit 2001, prej 7,7%, madje 11.1% kundrejt atij të vitit 1989. Ndërsa në periudhën 1969-1989 ka pasur një rritje popullsie prej 1.114.262 vetësh ose rreth 15%, në periudhën tjetër 1989-2011 rezulton një rënie e popullsisë prej 350.676 vetësh. Kjo është krejtësisht e paparashikuar nga projeksionet e popullsisë të bëra nga INSTAT-i. Në thelb, këto të dhëna shprehin modelin që ka karakterizuar zhvillimin ekonomik e social këto 20 vjetët e fundit, të mbështetur në emigracionin spontan dhe tejet masiv për arsye që mbizotërohen nga nevoja për mbijetesë. Ky model emigracioni ka qenë edhe burimi kryesor i të

ardhurave dhe ka karakterizuar zhvillimin tonë të deritanishëm. Të dhënat e paparashikuara të këtij censusi, në fakt përbëjnë një çështje thelbësore nga më të rëndësishmet, ekonomike dhe sociale, që kërkojnë reflektim shumë serioz. Po ndalem vetëm në një aspekt. Sipas projeksionit të popullsisë për 2010-ën, botim i INSTAT-it në nentor 1996, popullsia duhej të rezultonte tani midis shifrave 3.6-3.9 milionë banorë. Diferenca e madhe midis popullsise faktike 2.8 milionë që rezultoi nga censusi, me atë të projektuar prej 3.6 milionësh (sipas variantit më të ulët), flet për një shkallë shumë të lartë gabimi në parashikim. Çfarë pasojash do të kenë mbi politikat këto ndryshime shumë të mëdha demografike? Si do të reflektohet kjo situatë mbi pensionet dhe sigurimet shoqërore? Këto janë çështje që duhet të trajtohen urgjentisht. Sido që të arsyetosh, kjo është një këmbanë alarmi. Në rast se këtu kemi të bëjmë me një model të flakjes së banorëve të vet nga një shoqëri, është momenti t'i jepet fund kësaj situate Çfarë ndryshimesh bien më shumë në sy, krahas uljes së ndjeshme të popullsisë? Të dhënat e plota dalin pas shtatorit të vitit tjetër. Por, më ngacmoi fakti se numri i

meshkujve del në total më i madh se ai i femrave. Ligjësitë demografike të vendeve të zhvilluara flasin për një numër më të madh të popullsisë femërore kundrejt asaj mashkullore, raport të cilin Shqipëria e arriti 10 vjet më parë. Të dhënat na çojnë tani në situatën e para viteve '90. Një përgjigje e shpejtë dhe pa analizë faktorësh të çon në konkluzionin se kujdesi i shoqërisë për femrat është përkeqësuar kundrejt 10 viteve më parë, deri edhe për ndërhyrje në shtatëzani kur fëmija nuk është mashkull, shqetësim ky i ngritur nga shumë drejtime kohët e fundit. Drejtoresha e INSTATit filloi të japë shpjegime pse ishte pakësuar popullsia. Mendoni se INSTATi duhet të shprehet për arsyet, sapo mbaroi censusi? Pa një analizë të thellë dhe shkencore të faktorëve demografikë ekonomikë dhe socialë, ku të përfshihen kapacitetet më të mira të vendit, nuk mund të shpjegohet lehtë kjo dukuri dhe pasojat e saj në vitet e ardhme. Dhe kjo bëhet e mundur vetëm pasi të botohen të dhënat e plota përfundimtare. Ndërkaq, nisur nga projeksionet e veta, edhe INSTAT-i mendoj se nuk ka qëne i pregatitur për këtë pakësim të popullsisë që rezulton nga censusi. Çdo përgjigje në këto kushte është hipotetike.

Pamje e Gjirokastrës në vitin 1947

U regjistruan si greqishtfolës në të gjithë Shqipërinë 31.560 veta, të cilët jetonin pothuajse të gjithë në qarkun e Gjirokastrës DR. SONILA BOÇI

R

egjistrimi i vitit 1945 ishte regjistrimi i katërt i kryer nga shteti shqiptar gjatë historisë së tij. Duke mos llogaritur regjistrimet e pjesshme të popullsisë të kryera gjatë Luftës së Parë Botërore nga austriakët, popullsia shqiptare ishte regjistruar në vitet 1921, 1923 dhe 1930. Nga regjistrimi i vitit 1921 nuk kanë mbetur të dhëna. Të gjitha këto regjistrime janë kryer për një qëllim të caktuar, për të plotësuar një nevojë të administratës. Kështu, regjistrimi i parë u bë për shkak të nevojës për përpilimin e listës së votuesve të zgjedhjeve të prillit të vitit 1921, i dyti kishte qëllim të përditësonte numrin e votuesve me rastin e zgjedhjeve të vitit 1923, ndërsa i treti, ai i vitit 1930, u krye në përmbushje të detyrimeve ndërkombëtare të shtetit shqiptar si anëtar i Lidhjes së Kombeve, sipas së cilit duhet të kryente regjistrim të popullsisë në çdo 5 vjet. Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë së vitit 1945 kishte si qëllim, "të vërtetonte gjendjen numerike të popullsisë të ndarë sipas gjinisë, moshës, gjendjes civile, profesionit etj; të krijonte regjistrat themeltarë të popullsisë, të cilët ishin djegur nga lufta, si dhe të përcaktonte popullsinë faktike të Në zonat ndarë sipas qarqeve". Pavarësisht minoritare u deklarimeve zyrtare, zhvillimi i përdorën një regjistrimi të tillë bëhej i doinspektorë mosdoshëm dhe për një arsye vendas (minoritarë), të tjetër. Zgjedhjet për Asamblenë cilët flisnin edhe Kushtetuese, të parashikuara për gjuhën shqipe. t'u mbajtur më 2 dhjetor 1945 Kështu, vetëm në kërkonin hartimin e listave zgjedkrahinat ku hore, gjë që e bënte edhe më imebanonte diate kryerjen e regjistrimit. minoriteti grek u Vendimi për kryerjen e përfshinë në regjistrimit të përgjithshëm të regjistrimin e popullsisë u mor më 15 shtator popullsisë 145 1945, në mbledhjen e Këshillit nëpunës Antifashist Nacionalçlirimtar. Siregjistrimi, të pas këtij vendimi, ai do të kryej gjithë minoritarë brenda një dite të vetme, në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe për këtë u caktua data 30 shtator, një ditë e diel. Regjistrimi i vitit 1945, ashtu si të gjitha regjistrimet e kryera gjatë periudhës 1920-1939, u krye nga shteti shqiptar, pa pjesëmarrjen e enteve fetare. Si formularë për regjistrimin u përdorurën ato të Kongresit Ndërkombëtar të Brukselit, Parisit dhe Madridit. Formularët ishin dy tipash: ai i familjes dhe ai i bashkëjetesës. Këshilli i Ministrave miratoi një rregullore, e cila shpjegonte deri në detaje si duheshin menaxhuar nga faza përgatitore deri në përfundim të regjistrimit. Si mbikëqyrës të regjistrimit ishin ngarkuar komitetet ekzekutive të prefekturave dhe nënprefekturave, të cilat kishin ngritur dhe komisionet përkatëse. Në rregullore i kushtohej vëmendje e veçantë shpjegimeve mbi plotësimin e formularit. Ai, përveç gjeneraliteteve të zakonshme, si: emri, mbiemri, atësia, amësia, vendi dhe datëlindja, përfshinte dhe kërkesa për deklarim të profesionit (madje dukej sikur theksi ishte vënë tek kjo kërkesë,

Regjistruesit

E shtunë, 24 dhjetor

9

DOSSIER

Një fshat në Himarë 1947 Faksimile e pasqyrës ku jepet popullsia e nënprefekturës së Himarës. Asnjë banor nuk deklarohet si minoritar grek

REGJISTRIMI I '45-ës Zbulohet harta e minoritetit, Himara dhe Korça asnjë grek Faksimile e pasqyrës që tregon popullsinë për Korçën dhe Gjirokastrën. Në të duket raporti i popullsisë ortodokse në tërësi me atë minoritare greke.

Faksimile e pasyrës ku jepet popullsia nga Shkumbimi e poshtë. Pasqyra tregon se minoriteti grek është përqendruar në Gjirokastër

pasi qeveritarët e rinj kërkonin të kishin një tablo vërtetësinë e deklarimeve nga komisionet e ngrittë qartë të forcave prodhuese në Shqipëri), të metave Minoriteti grek i ura posaçërisht pranë komiteteve ekzekutive, u trupore, arsimimit etj. Në shtyllën 14 të tabelës pop- përqendruar në dërguan për përpunim në Drejtorinë e Statistikave. ullsia duhet të tregonte besimin: mysliman, Sipas këtij regjistrimi doli se në territorin e ShGjirokastër, Delvinë, ortodoks apo katolik. Në rregulloren e Këshillit të qipërisë jetonin 1.122.044 veta, nga të cilët Ministrave kërkohej që për personat, të cilët nuk Konispol, Libohovë, 1.075.467 ishin shqiptarë, ndërsa 46.577 ishin me deklaronin se i përkisnin ndonjë besimi, kolona të kombësi të ndryshme. E shprehur në përqindje, lihej bosh. Në shtyllën e 17-të të formularit kërko- Sarandë, Përmet regjistrimi zbuloi se 95.8% e popullsisë ishte shheshin të dhëna për gjuhën që fliste zakonisht popqiptare dhe 4.2% ishin me kombësi të ndryshme. ullsia në familje. Formulari nuk kishte ndonjë shDuhet theksuar se jo e gjithë popullsia joshqiptare tyllë specifike për të treguar kombësinë e popullsisë, kjo në mënyrë përbëhej prej minoriteteve etnike apo kombëtare, sepse në të tërthortë zbulohej nga gjuha e folur në shtëpi. Duke qenë se regjistrim u përfshinë shtetas të huaj, të cilët kishin mbetur në qëllimi i regjistrimit ishte krijimi i regjistrave të gjendjes civile, pra Shqipëri nga Lufta e Dytë Botërore, numri i të cilëve sipas jo thjesht për efekt statistikor, popullsisë iu kërkua që të vërtetonte regjistrimit ishte 13001 vetë, 2700 prej të cilëve ishin italianë dhe deklarimet me dokumentet përkatëse. të tjerët jugosllavë. Në lidhje me minoritetet, analizën më të plotë Ditën e diel, më 30 shtator 1945 në të gjithë territorin e She kemi për minoritetin grek. Kjo, jo vetëm se ai është minoriteti qipërisë filloi regjistrimi. Atë ditë dukej se çdo gjë kishte pushmë i madh në vend, por edhe sepse situata në lidhje me të ishte uar së lëvizuri. Popullsia ishte urdhëruar të qëndronte në shtëshumë e ndezur për shkak të ringritjes së pretendimeve territoripi në pritje të inspektorëve të regjistrimit. Gjithashtu, iu dha ale ndaj Shqipërisë së Jugut nga ana e Athinës zyrtare. Në vitin urdhër të gjitha mjeteve të transportit të mos punonin atë ditë. 1945, numri i personave që u regjistruan si greqishtfolës/minoriPërjashtoheshin nga masa e mësipërme personat që ishin tarë grekë në të gjithë Shqipërinë ishte 31.560 veta, të cilët jetonin ngarkuar me sigurimin publik, me shërbime publike, mos krypothuajse të gjithë në qarkun e Gjirokastrës. Ky ishte një numër erja e të cilave paralizonte jetën, si: post-telegrafistët, specialdisi më i vogël se ai që ishte deklaruar në regjistrimin e vitit istët e centraleve të elektrikut dhe ujësjellësit, farmacistët dhe 1930. Këtë diferencë, raporti që shoqëron regjistrimin, e shpjeagjentët shëndetësorë, si dhe nëpunësit e regjistrimit. Të gjithë gon me një rënie të popullsisë së Shqipërisë së Jugut në këta duhet të pajiseshin me nga një letër njoftimi të lëshuar përgjithësi për shkak të luftës, por edhe me tendencat më të nga zyra e regjistrimit pranë nën/prefekturës me anë të së cilës lejohen të qarkullojnë ditën e regjistrimit. Në interes të këtij shkrimi janë rezultatet e këtij regjistrimi për popullsinë minoritare. Në regjistrim u përfshinë, jo vetëm minoritetet, por shtetasit e huaj që ndodheshin në territorin e Shqipërisë më 30 shtator 1945. Në bazë të udhëzimeve të shtetit shqiptar, në zonat minoritare u përdorën inspektorë vendas (minoritarë), të cilët flisnin edhe gjuhën shqipe. Kështu, vetëm në krahinat ku banonte minoriteti grek u përfshinë në regjistrimin e popullsisë 145 nëpunës regjistrimi, të gjithë minoritarë. Regjistrimi i popullsisë nuk jep të dhëna për minoriteFaksimile e tre faqeve nga udhëzuesi i Këshillit tet linguistike dhe kulturore, si: vllahët apo romët. të Ministrave për regjistrimin e popullsisë Të dhënat e dala nga regjistrimi, pasi u kontrolluan për

larta të kësaj popullsie për të emigruar jashtë vendit. Me mbylljen e kufijve, një pjesë e minoritarëve grekë, ashtu si dhe ata shqiptarë të larguar në emigracion, nuk mundën të kthehen në atdhe. Sipas regjistrimit, minoriteti grek banonte në mënyrë të përqendruar në 84 fshatra të Prefekturës së Gjirokastrës, në n/ prefekturat e Qendrës (Gjirokastër), Delvinës, Konispolit, Libohovës, Sarandës dhe një pakicë shumë e vogël në n/prefekturën e Përmetit (330 vetë). Regjistrimi i vitit 1945 vuri në dukje se në Shqipëri jetonin dhe minoritetet të tjera, si: maqedonase dhe malazeze, të cilat u konsideruan si minoritete jugosllave. Në analizën që i bëhej regjistrimit bëhej një diferencim midis popullsisë maqedonishfolëse dhe popullsisë me kombësi maqedonase. Sipas tij, në territorin e shtetit shqiptar kishte 2572 persona me kombësi maqedonase, të vendosur plotësisht në Si ishte dita e diel e 30 prefekturën e Korçës, në rajonin e Prespës së shtatorit '45. U ndaluan Madhe. Duke qenë se lëvizjet. Njerëzit u mbyllën regjistrimi nuk kishte nëpër shtëpi. I gjithë regjistri- pyetje të drejtpërdrejtë për kombësinë, por mi u krye brenda ditës për gjuhën që përdorte popullsia e Shqipërisë u evidentuan si maqedonishtfolës një kontingjent i vogël i popullsisë që jeton në krahinën e Gollobordës. Këto krahina nga pikëpamja administrative ishin ndarë në tri krahina dhe më vonë në n/prefektura: Trebishtë, Ostren dhe Steblevë. Por, gjithashtu i njëjti regjistrim popullsie, tregoi se kishte 6489 persona që kishin deklaruar si gjuhë amtare atë maqedonase. Sipas regjistrimit të vitit 1945 në Shqipëri jetonin 998 persona me kombësi malazeze dhe 1695 persona në krahinën e Vrakës, në Shkodër me gjuhë amtare serbo-kroate. Pas regjistrimit të vitit 1945, qeveria shqiptare ka kryer regjistrime periodike në vitet 1950, 1955, 1960, 1979 dhe 1989. *Instituti i Historisë Qendra e Studimeve Albanologjike

10

E shtunë, 24 dhjetor

SOCIALE RIPAROHEN 170 DEFEKTE NË ZEMËR

NDËRHYRJET E RRALLA

Mjekët e kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza kanë realizuar 170 ndërhyrje të rralla duke filluar nga fëmijët e moshës 4-ditëshe në jetë e deri tek të rriturit. "Aktulisht mund të them se asnjë shqiptar nuk duhet të dalë më jashtë vendit që të trajtohet për sëmundjet kirurgjikale të zemrës", ka deklaruar kardiologu, Altin Veshti.

Lumturie Muçaj, 49 vjecarja nga Durrësi, i ëhstë nështruar vetëm pak ditë më parë një operacioni të rrallë në aortën, e cila i ishte çarë. "Ky intervent, është jashtëzakonosht kompleks dhe shënon ato standarde që bëjne edhe ndarjen e kardiokirurgjisë në ato raste të super specilizuara me kardiokirurgjitë konvencionale", - ka thënë shefi i kardiologjisë në QSUT, Edvin Prifti.

Asnjë lekë për strehimin, por 33.000 m2 rrugë të reja

Tirana 2012, si do ndahen 7 mld lekët Do shembet "Servete Maçi" dhe "H.Tahsini” Lajmi Me 7 miliardë lekët që ka në dispozicion për vitin 2012, Bashkia e Tiranës synon që të ndërtojë dy ura, 7 shkolla dhe tre kopshte të reja, por nga ana tjetër do të shembë përfundimisht dy shkolla mjaft me traditë të Tiranës, atë "Servete Maçi" dhe "Hasan Tahsini" në vend të të cilave do të ndërtohen gjimnaze. Basha premton që t'i shtojë Tiranës rreth 33 mijë metra katrorë rrugë të reja, por nuk parashikohet asgjë për strehimin.

INVESTIMET NË SHKOLLA

„

Investime në Njësinë Bashkiake nr.1 Ndërtim shkolla 9- vjeçare në rrugën Ali Demi 108.000.000

„

Investime në Njësinë Bashkiake nr.2 Rikonstruksion Kopshti nr.40. 16.900.000 Rikonstruksion Kopshti nr.41. 20.650.000 Rikonstruksion Kopshti nr.18. 23.450.000 Ndërtim shkolle 9-vjeçare tek Konvikti i Gjuhëve të Huaja 67.500.000 Shkolla 9- vjeçare "Ibrahim Braja". 36.000.000 Ndërtim shkollë e mesme, Rr."Hoxha Tahsim" (në vend të shkollës 9-vjeçare). 108.000.000

„

Investime në Njësinë Bashkiake nr.3 Rikonstruksion Kopshti nr.1 . 17.800.000 Rikonstruksion Kopshti nr.29. 40.650.000 Rikonstruksion i plotë i shkollës 9- vjeçare "Niket Dardani". 36.000.000

„

Investime në Njësinë Bashkiake nr.4 Rikonstruksion dhe shtesë në shkollën e mesme " Eqerem Çabej". 100.920.000

„

Investime në Njësinë Bashkiake nr.5 Shkolla 9-vjeçare " Murat Toptani" . 5.800.000

„ „„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

B

uxheti i bashkisë së Ti ranës për vitin 2012-ë është parashikuar të jetë rreth 7 miliardë lekë, në fakt 7% më i ulët se parashikimi i 2011ës, që ishte 7.4 miliardë lekë. Në projektbuxhetin e vitit 2012-ë, i cili u është shpërndarë tashmë edhe këshilltarëve, të cilët do ta votojnë në mbledhjen e datës 28 dhjetor, janë detajuar të gjithë zërat mes të cilëve do të ndahen 7 miliardë lekët. Kështu, pjesa e luanit këtë vit do të shkojë për mjedisin dhe rikualifikimet urbane, për të cilin është dhënë 2.3 miliardë lekë, ose 32 % e buxhetit. Peshën më të madhe e zë pastrimi, kjo edhe për shkak se një pjesë e faturave të 2011-ës, janë të papaguara. Më pas vijnë rrugët dhe transporti publik, zë për të cilin është vënë në dispozicion 1.2 miliardë lekë, ose 16 % e buxhetit, ndërsa për arsimin parauniversitar dhe edukimin janë parashikuar 1.1 miliardë lekë, ose 16 % të totalit. Por premtimet për ndërtimin e shtatë shkollave të reja, nuk do të kalojnë pa kundërshti të forta. Kjo pasi dy shkolla të mesme, janë parashikuar të ndërtohen

Investime në Njësinë Bashkiake nr.6 Ndërtim Kopshti nr.21. 40.650.000 Ndërtim shkolle e re 9- vjeçare në magazinat e ish kombinatit tekstil 108.000.000

„

Investime në Njësinë Bashkiake nr.7 Rikonstruksion Kopshti nr.17. 14.650.000

FONDI

„

Investime në Njësinë Bashkiake nr.8 Rikonstruksion Kopshti nr.35. 17.800.000 Ndërtim shkolle e mesme (zevendëson shkollën Servete Macci) 108.000.000

„

Investime në Njësinë Bashkiake nr.9 Rikonstruksion Kopshti nr.3. 18.200.000 Ndërtim shkolle e re në në zonën e Parkut të autobuzave urban. 115.500.000 Shkolla 9- vjeçare "Hasan Vogli". 72.000.000

„

Investime në Njësinë Bashkiake nr.10 Ndërtim Kopshti dhe Çerdhe. 70.500.000 Rikonstruksion dhe shtesë në Shkollën e mesme "Qemal Stafa" . 138.000.000 Rikonstruksion i pjesshëm, shtesë anësore dhe instalim i sistemit të ngrohjes në shkollën 9- vjeçare "Avni Rustemi". 30.000.000

„

Investime në Njësinë Bashkiake nr.11 Rikonstruksion Kopshti nr.14. 40.650.000 Rikonstruksion Kopshti ne Kodër Kamëz. 17.900.000 Instalim i pajisjeve të ngrohjes për kopshtin " Bregu u Lumit" (faza e dytë). 1.400.000 Ndërtim- shtesë objekti i shkollës 9-vjeçare "Isa Boletini". 40.000.000 Ndërtim - shkolle e re "Ahmet Gashi" 144.000.000 Instalim i sistemit të ngrohjes në 8 kopshte dhe 1 çerdhe.

në vend të dy shkollave 9vjeçare dhe konkretisht, asaj "Servete Maçi" dhe "Hasan Tahsini", për të cilat vetëm pak muaj më parë pati protesta të mëdha nga prindërit, pas një vendimi të dalë nga drejtoria arsimore, për mbylljen e tyre dhe kthimin në ambiente për shkollat e mesme. Pas protestave të forta, ministria e Arsimit u tërhoq duke thënë se nuk do të ketë asnjë ndryshim destinacioni për

këto dy institucione, por me sa duket, kjo vetëm për pak kohë.

SHPENZIMET

Shpenzimet kapitale për vitin 2012 arrijnë në total në vlerën e 2.332 miliardë lekëve ose 33 % të buxhetit të 2012. Investimet në vazhdim do të marrin një fond prej 1.149 miliardë lekë, ndërsa për investimet e reja është lënë një fond prej 1.182 miliardë lekësh. Ndërkohë që në këtë fond janë parashikuar edhe këstet e kre-

himin. Kështu, sipas tabelës përkatëse për strehimin dhe planifikimin e territorit është lënë një fond prej 98 mijë lekësh, të llogaritura këto për shpenzime personeli. Rritje të investimeve do të pësojë edhe ndriçimi për shkak të ndërhyrjeve në infrastrukturë. Transferta për familjet në nevojë dhe nxënësit e shkëlqeyr do të jetë 125 milionë lekë, ose 1 % më shumë se një vit më parë.

dive që ka bashkia e Tiranës, që në total kapin një vlerë prej 570 milionë lekë, ku janë futur edhe këstet e papaguara gjatë dy viteve të kaluara. Shpenzimet korrente në bashkinë e Tiranës parashikohen në shumën e 4.717 miliradë lekëve, nga ku 1.494 miliardë lekë, dhe shpenzimet operative janë në nivelin e 2.258 miliardë lekëve. Ajo që vihet re është fakti nuk është parashikuar asgjë për ste-

Të ardhurat nga tarifat dhe taksat vendore do të sigurojnë rreth 6.1 miliardë lekë, dhe të ardhurat nga transferat e pakushtëzuar 892 milionë lekë. Më konkretisht, të ardhurat tatimore në vitin 2012 parashikohen 4.6 miliardë lekë ku përfshihet taksa mbi pasurinë, taksa e biznesit të vogël, taksa e ndikimit në infrastrukturë nga lejet e ndërtimit dhe taksa e tabelës për qëllime reklamuese. Ndërkohë që klubit “Tirana” i janë dhënë 80 milionë lekë. Të ardhurat nga tarifat e shërbimit do jenë rreth 1.3 miliardë lekë. Bashkia e Tiranës parashikon që të vjelë një sasi të konsiderueshme të ardhurash edhe nga zhbllokimi i lejeve të ndërtimit, pasi parashikohet të ketë një kërkesë të madhe pas përfundimit të planit rregullues. Kështu për vitin 2012, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga lejet e ndërtimit parashikohet të jetë 1.3 miliardë lekë, nga të cilat 350 milionë lekë do të jenë të ardhura nga lejet e ndërtimit, ndërsa 475 milionë lekë do të jenë të ardhura nga procesi i legalizimeve të objekteve pa leje në territorin e Tiranës.

?

PYETJE PERGJIGJE

„ Kur do të diskutohet projektbuxheti?

Aktualisht drafti për mënyrën se si do të shpenzojë 7 miliardë lekët për vitin 2012, bashkia e Tiranës, u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të këshillit bashkiak. Ata kanë 5 ditë në dispozicion për ta studiuar dhe më pas në mbledhjen e datës 28 dhjetor mund ta kundërshtojnë atë në ata pika që nuk janë dakord dhe të japin argumentat e tyre.

„ Po vitet e mëparshme çfarë ka ndodhur me buxhetin?

Gjatë dy viteve të kaluara, për vitin 2010 dhe vitin 2011, buxheti i bashkisë së Tiranës nuk arriti të miratohej. Këshilltarët përdorën si argument se projektbuxheti nuk paraqiste shpenzimet e detajuara për çdo zë, por vetëm kostot e shpenzimeve në total.

„ Sa është parashikuar për këtë vit projektbuxheti?

Buxheti i bashkisë së Tiranës për vitin 2012-ë është parashikuar të jetë rreth 7 miliardë lekë, në fakt 7% më i ulët se parashikimi i 2011-ës, që ishte 7.4 miliardë lekë.

E shtunë, 24 dhjetor

11

SOCIALE

Gabimet e mjekëve ekspertizë të detajuar për çdo rast

G

abimet në mjekim që bëjnë bluzat e bardha gjatë punës së tyre me pacientët do t'i nënshtrohen një ekspertize më të detajuar. Pikërisht për këtë arsye, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka kërkuar forcimin e shërbimit të anatomisë patologjike, si e vetmja strukturë që i shkon deri në fund saktësisë së diagnozës dhe mjekimit. "Ka pasur një zbehje të këtij roli tjetër të anatomisë

patologjike që ka qënë roli verifikues. Ka pasur mjaft raste që veprimtaria mjekësore është atakuar dhe ligjërisht. Dhe cili mund të jetë instrumenti i pazëvendësueshëm për të verifikuar vërtetësinë e punës dhe të korrektesës së mjekut? Sigurisht është vetëm anatomia patologjike, sigurisht e ndërthurur me mjekësinë ligjore. Por mekanizmi bazë i modifikimit vazhdon të mbetet vetëm ajo", - ka

deklaruar Vasili. Shefi i këtij shërbimi, Mehdi Alimehmeti, ka kërkuar më shumë vëmendje. "Për realizimin e ekzaminimit të rasteve klinike kërkojmë plotësimin me stafin përkatës, mjekë, laborantë, biologë. Duhen rreth 40 mijë eurosh që ne mund t'i plotësojmë të gjitha nevojat e ekzaminimeve imunistikeklinike që mund të ketë qendra spitalore", - ka thënë Alimehmeti.

Me faturën e ujit dhe 412 lekë për pastrimin

Lajmi Kryebashkiaku Lulzim Basha nuk i ka ndryshuar asgjë projekteve të lëna në mes nga Edi Rama. Ditën e djeshme ai hodhi firmën për miratimin e koncesionit për parkimin nëntokësor, një projekt i nisur nga Rama në 2008, por që u zvarrit në dyert e gjykatave mes dy biznesmenëve të fuqishëm. Sot, Basha i ka dhënë viston koncesionin për 35 vjet të nëntokës së sheshit "Italia".

„„„

TIRANE

ESMERALDA KETA

Bashkia

Rritet paga minimale dhe pagesa e diplomave „„„

TIRANE

B

ashkia e Tiranës ka parashikuar një rritje të lehtë të pagave për punonjësit e administratës së saj. Kështu paga minimale e punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme nr.1 të Punëtorëve të Qytetit, Drejtorisë së Përgjithshme nr.2 të Punëtorëve të Qytetit dhe Drejtorisë nr.3 për klasën e parë, do të bëhet 20 mijë lekë. Gjithashtu, në relacionin e këtij projektvendimi është parashikuar rritje edhe për "pagën e grupit", për grupet e diplomave të arsimit universitar. Sikurse mësohet nga vendimet e mëparshme të Këshillit Bashkiak, paga minimale e këtyre punonjësve ishte 18 mijë lekë, ndërsa për shkak të ndryshimit të nivelit të saj, me Vendim të Këshillit të Ministrave, bëhet 20 mijë lekë. "Për efekt të ndryshimit në shkallë vendi të pagës minimale në shumën 20 mijë lekë, sipas përcaktimit të VKM-së përkatëse, paga bazë për punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme nr.l, nr.2 dhe nr.3 të Punëtorëve të Qytetit, për klasën e I-rë, bëhet 20 mijë lekë", - thuhet në këtë projektvendimin. Efektet financiare

do të fillojnë që nga 1 korriku 2011. Gjithashtu ka pësuar ndryshime edhe pagat e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Qendrës Kulturore "Tirana", Klubit Sportiv "Tirana" dhe të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, ku: Për Diplomë të Nivelit të Dytë (DND); Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë (DIND), të barasvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë do të jepen 13 mijë lekë. Për diplomë të Nivelit të Parë (DNP) apo të barasvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë + Master i Nivelit të Parë (MNP), jepen 11 mijë lekë dhe për Diplomë të Nivelit të Parë (DNP), ose të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, pagesa do të jetë 10 mijë lekë.

Basha miraton projektin e Ramës për parkingjet Nëntoka e sheshit "Italia" i jepet për 35 vjet "Gener 2"

S

ipas këtij projektvendi mi, që do të shqyrtohet në mbledhjen e këshillit bashkiak të datës 28 dhjetor, parashikohet që në vitin 2013ë Tirana të ketë një parkim gjigand nëntokësor. Ai do të ketë 1008 vendparkime, ndërsa tarifat e parkimit do të mund të jenë edhe mujore. Sipas kontratës, e cila nuk ka ndryshuar asgjë dhe me të cilën e ka shpallur fitues "Gener 2", administrata e Ramës, afati i përfundimit të punimeve është një vit pas nisjes së tyre, ndërsa i gjithë parkimi nëntokësor do të jepet me koncension për 35 vjet. Vlera totale e investimit parashikohet të jetë 1.638.020.000 lekë. "Të miratohet dhënia në përdorim e truallit përkatës për efekt të dhënies me koncesion të parkimit për periudhën 35 vjeçare të nëntokës të ndodhur

Vlera referencë e parkimit nëntokësor, do të rillogariten automatikisht mbi bazën e normës së infalcionit jo më pak se çdo tre vjet në zonën kadastrale 8160 (pasuria nr 7/2,3,6,8,9,25,26) në favortr të subjektit "Gener 2" shpk. Objekti ndërtimor "parkim nëntokësor" që do të realizohet nga koncensionari i lartpërmendur i kalon në pronësi bashkisë së Tiranës në përfundim të periudhës kon-

kushtojë 2791 lekë dhe bileta mujore kushton 4.000 lekë.

TARIFA E PASTRIMIT

Faksimile e draftit për dhënien me koncension të sheshit “Italia” censionare. Koncesionari detyrohet që pas ndërtimit të objektit dhe përpara fillimit të operimit të shërbimit, të realizojë punimet që ta kthejë mbitokën në destinacionin aktual, përkatësisht në shesh publik. Gjatë periudhës së operimit të shërbimit, koncesionari do të aplikojë tarifat e miratuara nga këshilli bashkiak në përputhje me politikën tarifore të bashkisë", - thuhet në këtë projektvendim. Gjithashtu theksohet se vlera referencë e parkimit nëntokësor, do të rillogariten automatikisht mbi bazën e normës së infalcionit jo më pak se çdo tre vjet. Tashmë këshilltarëve nuk u mbetet vetëm se të miratojnë projektin e Ramës, i cili jo vetëm shpalli konkursin, por edhe pas disa konsulateve mes bashkisë dhe firmës fituese,

u konkludua edhe drafti i kontratës, që tashmë pret votat e atyre që e kundërshtuan.

TARIFAT

Në orën 1 të natës do të jenë 150 lekë ora, nga ora 2-4 do të jenë 54 lekë ora, nga ora 4-8 do të jenë 48 lekë ora, nga 812 do të jenë 44 lekë ora, bileta ditore do të kushtojë 361 lekë, ndërsa bileta e natës nga ora 22-07 do të kushtojë 351 lekë dhe bileta mujore kushton 10.833 lekë. Në këtë parkim parashikon edhe 24 vende për kategori të veçanta, të cilët kanë edhe tarifa të ndryshme. Më konkretisht: në orën 1 të natës bileta për këto kategori kushton 31 lekë ora, nga ora 2-4 do të jenë 31 lekë ora, nga ora 4-8 do të jenë 31 lekë ora, nga 8-12 do të jenë 31 lekë ora, bileta ditore do të kushtojë 133 lekë, ndërsa bileta e natës nga ora 22-07 do të

Bashkia e Tiranës ka gjetur një zgjidhje origjinale për të mbledhur tarifën e pastrimit dhe të gjelbërimit. Tashmë ajo do të paguhet çdo muaj, së bashku me faturën e ujit të pijshëm. Ky është një tjetër projekvendim që do të disktohet në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak. Sipas ekspertëve të bashkisë, mbledhja e kësaj takse u është hequr njësive bashkiake, pasi ata dështuan në këtë proces, dhe i është besuar Ujësjellësit që do të përfitojë 5 % të shumës. "Në pikën 1. nënndarja "Tarifat Vendore" të vendimit të Këshillit Bashkiak nr.3, shkronja "b" Tarifa e Pastrimit dhe Largimit të Mbeturinave, mënyra e pagesës për kategoritë "Falimjarë", ndryshon si më poshtë: Pragrafi i dytë zëvëndësohet me: "Për kategoritë I, "Familjarët" detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj, përkatësisht në shumën 417 lekë për çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet në faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do të kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit të ujit", - thuhet në projektvendimin "për sistemimin e taksave dhe tarifave vendore të Tiranës". Sipas draftit nga pagesa e kësaj takse përjashtohen kategoritë e pensionistëve, veteranët, inavlidët e punës e luftës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbërit dhe të sëmurët tetraplegjik dhe paraplegjik, të cilët duhet të paraqesin disa dokumente.

12

E shtunë, 24 dhjetor

KULTURË

Të dhëna të reja RAPORTI është hartuar shumë shpejt pas ngjarjeve të mars -prillit 1981, kur shumëçka ende nuk ishte kthjelluar e kur dukshëm raportohej siç do të dëshironte qendra Foto nga revoltat e vitit 1981 në Kosovë

PROF.

DR.

MARENGLEN VERLI

A

rkivat ballkanike për shek.XX, edhe pse në pamje të parë duket sikur nuk kanë vlerat e arkivave të Shteteve të Mëdha, me interesa në rajon (sikurse ishin dikur Austro-Hungaria, Italia, Gjermania, Britania e Madhe, Rusia dhe Franca), dhe sikurse më pas e deri sot, ishin dhe janë Italia, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Bashkimi Sovjetik (20 vjetët e fundit Rusia) dhe veçanërisht SHBA) në fakt për historinë kombëtare të shqiptarëve ruajnë vlera të jashtëzakonshme. Fqinjët tokësorë të Shqipërisë Greqia, Serbia dhe Mali i Zi pas vitit 1918, Greqia dhe Mbretëria serbo-kroato-sllvoene, apo Mbretëria Jugosllave (emri zyrtar pas vitit 1929), dhe pas vitit 1945 Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, ose 20 vitet e fundit ish republikat e saj jugore të pavarësuara pas shpërbërjes së Federatës, por edhe shtete të tjerë, pak më larg, posaçërisht Turqia, Bullgaria, Rumania etj., ruajnë në arkivat e tyre një pasuri të çmuar dokumentare, në mjaft raste me vlera të papërsëritshme. Fqinji, për mirë a për keq, të njeh e vlerëson me dhëmbë e dhëmballë, sikurse edhe ti atë, ndaj detajet e marrëdhënieve bilaterale e më gjerë, të ngjarjeve të ndryshme, evidentimi e portretizimi i personaliteteve të rangjeve të ndryshme, ndriçohen nga një kënd origjinal. Aq më tepër përfshirja e pakicave nacionale brenda kufijve të shteteve fqinje (në rastin e fqinjëve veriorë do të duhej thënë përfshirja e shumicave nacionale, sepse ka qenë fjala për gati gjysmën e kombit shqiptar) ka prodhuar dokumente specifike që japin dorë për trajtime të veçanta, demografike, politike, sociale, ekonomike, kulturore, arsimore etj. Materiali arkivor i akumuluar dhe sistemuar gjatë shek.XX në arkivat e Serbisë, Malit të Zi, më pas Jugosllavisë (Mbretëri apo Republikë Federative) dhe shteteve të pavarura që lindën pas shpërbërjes

Një rol për ndriçimin e ngjarjeve përgjithësisht, dhe të atyre që lidhen me shqiptarët e Kosovës e më gjerë, janë dokumentet e administratës shtetërore dhe organeve partiake së saj, përkatësisht arkivat e Beogradit, Cetinës, Prishtinës, Shkupit etj., përbëjnë kështu një pasuri të begatë, që ka filluar të shfrytëzohet edhe nga studiuesit tanë. Ndër dokumentet e arkivave jugosllave të gjysmës së dytë të shek. një rol për ndriçimin e ngjarjeve përgjithësisht, dhe të atyre që lidhen me shqiptarët e Kosovës e më gjerë, janë dokumentet e administratës shtetërore dhe organeve partiake krahinore, republikane e federative. Një dokument të tillë përfaqëson edhe Raporti i titulluar "Informata për demonstratat armiqë-

Revolta kosovare e '81 në dokumentet e Partisë Komuniste jugosllave Ngjarjet e 1981 në Kosovë ishin preludi i shkatërrimit të Federatës sore në krahinë, më 11, 25 e 26 mars dhe më 1, 2 3 prill 1981", që u përgatit nga Kryesia e Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës në maj 1981, d.m.th. rreth 1 muaj pas ngjarjeve. Ky dokument i depozituar në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë në Shkup, me sa duket është bërë i njohur ndër autoritetet e kohës në nivele federative e republikane, por ka indikacione që gjendet edhe në Arkivin Shtetëror të Kosovës. Raporti i kushtohet tërësisht ngjarjeve të njohura të vitit 1981. Çfarë ndodhi në vitin 1981 në Kosovë? Kush i nxiti protestat e shqiptarëve dhe si agravuan ato? Çfarë u kërkua nga protestuesit dhe si reaguan autoritetet lokale, republikane e federative? Këto shumë e shumë pyetje të tjera janë

shtruar e shtrohen ende sot. Por ndërsa përgjigjet për shumë pyetje ekzistojnë dhe nuk kanë pasur kontestime, p.sh. për pyetjet lidhur me kronologjinë e ngjarjeve, qytetet ku u zhvilluan manifestimet, për kërkesat e paraqitura etj., për pyetjet e tjera ende

Ngjarjet "Informata për demonstratat armiqësore në krahinë, më 11, 25 e 26 mars dhe më 1, 2 3 prill 1981", u përgatit nga Kryesia e Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës në maj 1981, rreth 1 muaj pas zhvillimit të ngjarjeve

nuk ka një përgjigje të vetme. Diskutohet ende për numrin e demonstruesve, për numrin e të vrarëve e të plagosurve ndër ta dhe nga radhët e forcave të rendit, për organizatorët dhe ata që u prinë studentëve e punëtorëve në rrugë e sheshe, për shkaqet e shpërthimit etj. Dikush i ka vlerësuar ngjarjet e 1981 si demonstrata, e ky është vlerësimi më i përhapur (kështu vlerësohet edhe në raportin kryesisë së Komitetit Krahinor të LKJ. Kështu u quajtën dhe në Tiranë), disa i kanë quajtur revolta, e ndonjë ish pjesëmarrës i konsideron revolucion. Diskutimet e kontestimet janë shtuar kur bëhet fjalë se çfarë ishin zhvillimet e vitit 1981 dhe kush i nxiti. Raporti tregon se për elitën politike krahinore, administrative e partiake ngjarjet e vitit

Edicioni i tretë

Mbyllen "Ditët e albanologjisë" D

itën e premte, më 23 dhjetor u mbyll edicioni i tretë i tubimit shkencor "Ditët e albanologjisë". Në të tretin vit rradhazi të organizimit të tij, u prezantua puna kërkimore shkencore e një viti të tërë. Prurje interesante në këtë vit erdhën nga arkivat italiane, gjermane, angleze, shqiptare, etj. Me prezencën e mjaft historianëve, studiuesve dhe profesorëve, u shfaqën përmes kumtesash, materiale që shërbejnë në shkrimin dhe plotësimin e historisë së Shqipërisë. Një vëmendje e veçantë iu kushtua studimeve në fushën e gjuhës shqipe. U promovua vëllimi i Akademik Kolec Topallit me titull "Gramatikë historike e gjuhësh shqipe", u trajtuan tema interesante mbi metodat bashkëkohore në semantikën leksikore, dialektologjia dhe sociolingustika në kohën e sotme të zhvillimit të tyre, shqipja dhe gjuhët e Ballkanit, filologjia moderne dhe kërkesat e saj nëkohën tonë, etj. një

temë që ngjalli diskutime te pjesëmarrësit ishte gjuhësia kompjuterike si dhe ndërtimi i një korpusi elektronik të shqipes, temë të cilën prof. Besim Kabashi e solli në kumtesën e tij të ilustruar me shembuj nga gjermanishtja dhe modeli i saj. Nuk munguan promovimet e vëllimeve e revistave të reja të albanologjisë, të cilat u prezantuan gjatë tre ditëve të organizimit të aktivitetit. Në fundtë punimeve të "Ditëve të albanologjisë", akademikët dhe studiuesit vlerësuan si tepër të frytshme rezultatet e arritura gjatë një viti pune kërkiore shkencore dhe shprehën bindjen se në edicionet ardhshme puna shkencore do të njohë rritje dhe konsolidim. Të pranishmëve iu dhurua edhe një kalendar i vitit të ri 2012, në faqet e së cilit ishin vendosur fotografi nga lufta për çlirim kombëtar e popullit shqiptar, një bashkëpunim ky me Arkivin Qendror të Shtetit, Arkivin e Institutit të Historisë dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike.

E shtunë, 24 dhjetor

13

KULTURË

1981 ishin "demonstrata armiqësore", "të dëmshme politikisht dhe të patolerueshme" të cilat, ndonëse "shkas patën gjoja pakënaqësinë e një grupi studentësh, për shkak të ushqimit, pritjes së gjatë, shërbimit jo efikas etj. ... në restorantin e studentëve ...", në fakt "ishin shprehje e forcave armiqësore e nacionaliste" "për krijimin e trazirave dhe të pastabilitetit në Kosovë" dhe "në tërësi janë pjesë përbërëse e tendencave armiqësore, të orientuara kah destabilizimi dhe shkatërrimi i Jugosllavisë". Përgjigje të ndryshme ka marrë edhe pyetja se kush i organizoi dhe i nxiti shqiptarët të dalin në rrugë. Thënë në mënyrë figurative, eshka vërtet ishte e thatë, po kush ia futi xixën? Vallë organizatat ilegale patriotike? Apo shërbimet shqiptare të inteligjencës? Ishte shërbimi informativ serb që kërkonte shkak për represion e goditje mbi shqiptarët pas vdekjes së Titos, sa kohë që shqiptarët s'kishin mundësi të frenonin revanshin serb, kurse udhëheqjet e njësive të federatës nuk mund të pengonin realisht, sepse kishin filluar të mbylleshin në guaskat nacionale të republikave respektove të Federatës? Apo i nxiti fillimisht vetë udhëheqja krahinore, elemente të së cilës kishin motivime të ndryshme, që nga dëshira për të marrë të drejta më të mëdha për KSAK, duke e kthyer statusin e saj në republikë, e deri te qëndrime klienteliste në shërbim të tjetërkujt. Nuk kanë munguar edhe prononcimet që i kanë quajtur ngjarjet krejt spontane, e deri të tilla që e kanë quajtur gjithçka kryesisht lojë të konfrontimit në rajon të shërbimeve të inteligjencies së superfuqive, përkatësisht të KBG dhe CIA-s etj. Raporti është hartuar shumë shpejt pas ngjarjeve të mars-prillit 1981, kur shumëçka ende nuk ishte kthjelluar, apo siç ndodhte rëndom, me shtetet e lindjes, në një kohë kur dukshëm raportohej siç do të dëshironte qendra, apo nevoja e hartuesve për t'u shfajësuar e vetëmbrojtur. Në raportin që kemi në duar nuk ka akuza ndaj Tiranës zyrtare. Për sa kohë nga Shqipëria reagimi verbal ishte relativisht i vakët, por ndoshta edhe për motive të tjera, në fazën që u shkrua raporti, edhe pse përmenden "forcat armiqësore ... e nacionaliste", ndaj saj nuk u hodhën akuza në mënyrë të artikuluar, sikurse do të ndodhte më pas. Gjithsesi, pyetja se sa dhe si ndikoi Shqipëria në ngjarjet në fjalë mbetet ende e shtruar. Raporti trajton në detaje me ditë e me orë, duke filluar nga ora 1900 e 11 marsit, zhvillimin e "trazirave", praninë, siç thuhet në raport, e "provokatorëve", parullat që u përdorën në fillim e më pas (të cilat nga sociale e ekonomike u shndërruan në politike, deri te kërkesa "Kosova Republikë", "Republikë e kushtetutë ja me paqe, ja me luftë", "Bashkimi i viseve shqiptare", "Jemi shqiptarë e jo jugosllavë", "Kosova është e jona", etj.), impenjimi dhe reagimin e autoriteteve me punë politike e me përdorimin e forcave të rendit (të organizuara e riorganizuara posaçërisht me këtë rast, mandej me përdorimin deri të gazit lotsjellës e të armëve, deri të tankeve, për shpërndarjen e protestuesve.

Dokumenti Dokumenti tregon se ngjarjet e vitit 1981 ishin "demonstrata armiqësore", "për krijimin e trazirave dhe të pastabilitetit në Kosovë" dhe "në tërësi janë pjesë përbërëse e tendencave armiqësore, të orientuara kah destabilizimi dhe shkatërrimi i Jugosllavisë".

Raporti ka tendencën të tregojë se autoritetet krahinore kishin punuar mirë, se ato situatën e kishin pasur nën kontroll, edhe pse pranojnë se shpërthimi i protestave i kapi në befasi. Në raport duket se bëhen përpjekje për të minimizuar pjesëmarrjen në protesta dhe për të fajësuar një numër sa më të kufizuar njerëzish, për të justifikuar, madje për të vlerësuar qëndrimin e stafit akademik të

UP, por në raport nuk mund të mos pohohet se përplasjet ishin shumë të dhunshme dhe se pati të vrarë, shumë të plagosur, dhe një numër të konsiderueshëm të arrestuarish (qysh më 12 mars organet e rendit kishin identifikuar si organizatorë të drejtpërdrejtë (pra koka e organizimit nuk merret përsipër të evidentohet) e demonstrues agresivë 102 studentë, prej të cilëve 79 nga Kosova dhe 23 nga viset e tjera shqiptare në Jugosllavi.

Bilanci përfundimtar i raportuar ishte 8 demonstrues të vrarë e 130 të plagosur, si edhe 1 milic i vrarë dhe 135 të plagosur. Kurse dëmet materiale llogariteshin rreth 9 milion dinarë. Deri në formulimin e raportit, pra, deri në muajin e vitit 1981, figuronin edhe 956 të proceduar, 219 të dënuar për kundravajtje dhe 45 në procedura të ndjekjes penale. Më pas shifrat do të shtoheshin dukshëm dhe pasojat ose së paku "bisedat informative" pranë organeve të specializuara, në vitet në vijim do të preknin gati gjithë popullsinë shqiptare në moshë madhore. Nën ndikimin e Beogradit, e në shërbim të spastrimeve në Kosovë dihet se në periudhën që pasoi, "gjuetia e shtrigave", kërkoi fajtorë në çdo familje shqiptare ... Në raport nënvizohet se gjatë gjithë kohës së zhvillimit të ngjarjeve Kryesia e Komitetit Krahinor të LK të Kosovës kishte "lidhje permanente, informim reciprok dhe marrëveshje me Kryesinë e RSF të Jugosllavisë, me Kryesinë e KQ të LK të Jugosllavisë dhe me Këshillin Ekzekutiv Federativ, si dhe me udhëheqësin e RS të Serbisë, kurse sekretariati krahinor i Punëve të Brendshme me sekretariatin Federativ dhe me atë Republikan të Punëve të Brendshme". Ky komunikim i vërtetë në vetvete nuk e shpëtoi elitën politike të Kosovës nga likuidimi politik, veçanërisht pjesën shqiptare të saj, menjëherë pas ngjarjeve. Gjithsesi, Kryesia e Komitetit Krahinor të LK dhe Kryesia e KSA të Kosovës bëri çka mund të bënte për t'i shpëtuar ndëshkimit të pritshëm. Në raport shënohet se ato "konstatuan se është domosdoshme që të shpejtohet analizimi i tërësishëm i burimeve të prapavijë dhe i forcave nga radhët e armiqve të brendshëm e të jashtëm, që qëndrojnë prapa këtyre aksioneve". "Fill pas kësaj të gjithë organizatat themelore të LK u informuan për karakterin armiqësor të këtyre ngjarjeve" Partia shtet po hynte në veprim kundër aspiratave të shqiptarëve duke vijuar koncesionet ndaj nacionalizmit serb, Demonstrimi ditët e prillit me flamurin e Jugosllavisë, krahas atij shqiptar, me fotografinë e Titos dhe me parullën "Tito-Partia", (me sa duket të përdorura nga protestuesit për mbrojtje përballë etiketimeve të protestave si veprime "armiqësore e nacionaliste"), nuk luajtën asnjë rol për të vlerësuar jo armiqësore veprimet e shqiptarëve. Të dhënat e raportit gërshetuar me ato të dhëna të tjera, veçanërisht të viteve që pasuan, tregojnë se Jugosllavisë së Titos i kishte ardhur fundi. Elitat politike të kombeve e kombësive të Jugosllavisë po tkurreshin në mbrojtje të interesave nacionale në guaskën e republikave respektove, kurse Kosova dora-dorës po vlerësohej si kurbani që i duhej falur Serbisë, në shkëmbim të paqes specifike, artificiale e të përkohshme, dhe të largimit nga vetja të goditjes së revanshizmit të Serbisë. Ngjarjet e 1981 në Kosovë ishin, sikurse del qartë nga raporti për të cilën referuam sot, preludi i shkatërrimit të Federatës Jugosllave. Ky raport i jep përgjigje edhe një varg pyetjesh duke lënë ende hapur trajtimin e një sërë pyetjeve të tjera.

14

E shtunë, 24 dhjetor 2011

Parashikimi i yjeve: Dashuria, puna, shëndeti dhe paraja për çdo shenjë Dashi

21 mars-20 prill

I

Momentet PO Nga 4 prilli në 7 gusht mund të marrësh mirënjohjet e shpresuara. Fiton papritur dhe rimburson. Nga 27 gushti në 2 shtator Merkuri do ju bëj më karizmatik se kurrë. Përfito për ta cuar ujin në mullirin tuaj, edhe për një punë që e keni, por edhe për një që jeni duke e kërkuar. Momentet JO Nga 4 korriku në 23 gusht mbani nën kontroll nervozizmin dhe evitoni polemikat. Nga 18 nëntori në 27 dhjetor stresi mund t'ju bëjë të kryeni hapa të gabuar. Mos besoni ndaj njerëzve ose propozimeve pak të qarta, nuk duhet të bëni premtime tepër të bukura për të qenë të vërteta. • Lulja juaj • Metali juaj • Numri juaj

-

Dorëzonjë Hekuri Njëshi

Dashuritë e para Ende nuk ke arritur të dashurohesh? Atëherë përgatitu sepse ky vit do jetë viti në të cilin mund të ndodhë. E bukura është se ai që do rrëmbejë zemrën tuaj do jetë një person "jashtë skemave", dikush që do t'ju detyrojë të vini në diskutim idealin tuaj mbi dashurinë. Nëse e Kërkon Era Uraniane e tejmbushur me takime elektrizonte mund të ulë në këmbët e tua një person intrigant që do çrregullojë bindjet e tua dhe gjendjen sentimentale. Pra, një "new entry" që do t'ju bëjë të jetoni

Puna Kërkohet punë Nëse në të shkuarën jeni detyruar të pranoni kushte pune të këqija, tani mund të lehtësoheni: 2012-a është viti i rikuperimit. Falë mbështetjes së Merkurit, që nga korriku në shtator qëndron me Luanin, projektimi do jetë në maksimumet historike. Do trokasësh me fytyrën e duhur në çdo derë, do kalosh në sitë të gjithë lajmërimet dhe do gjesh në fund pikërishtë atë që bënë për ty. Një propozim i papritur, një "rastësi" me fat, një ide në limitet e gjenialitetit, mund të çojnë drejt eksperiencash në sektorë të rinj. Punë në zhvillim Vite të lodhshme, ato të kaluarat, gjatë të cilëve të është dashur të përballesh me të papritura, gara stresonte, përballja me përgjegjës stresues. Por është e pamohueshme që në këtë garë me pengesa ke trashur lëkurën dhe je rritur, ke konsoliduar pozicionin tënd, ose i vënë në cep ke vendosur ti japësh një prerje drastike. Urani dhe Jupiteri do t'ju sjellin okazione të rëndësishme, që në disa raste implikojnë një ndryshim radikal. Por nëse ato ndryshime vonojnë të shfaqen mos merrni vendime të nxituara, duke rrezikuar të mbeteni pa gjë. Paraja dhe fati Jupiteri, planeti që drejton financat, për të gjithë vitin do jetë në anën tuaj. Kjo nuk do të thotë që paraja do ju mbuloj nga koka te këmbët, por që do arrish të përdorësh mirë paratë që ke në dispozicion. Duke ndaluar te Demi deri në qershor, planeti i fatit do ju transformojë në një orakull të financave, duke ju dhënë disa investime fitimprurëse, ose duke ju bërë më pak dorëshpuar dhe më tepër të përgjegjshëm se zakonisht. Fitime të reja do vinë duke nisur nga vera.

TEST / E DI KUSH JE?

Zgjidh një nga këto tre fraza. Një lojë e thjeshtë për të marrë në dorë lumturinë tuaj. 1. 2. 3.

Më mirë një vezë sot se një pulë nesër Eksperienca është një thesar Shefi jam unë dhe nuk diskutohet

Nëse zgjodhe 1 Si Dash që je, je i drejtuar nga një papërgjegjësi prej të riu që nuk të lë të mendosh për të nesërmen dhe nuk të sygjeron të jesh i kujdesshëm. Jeta për ty është një pije që pihet me një frymë dhe jo me gllënjka të vogla. Pra, shpërdoron gjithçka që e tashmja të jep në emër të një besimi, të një optimizmi që neutralizon pengesat dhe që edhe pas një zhgënjimi të jep forcën për të rifilluar nga e para. Nëse zgjodhe 2 Me kohën ke mësuar se gabimet paguhen. Edhe pa humbur spontanitetin, ndoshta ke arritur ti vësh kufi impulsit dhe ta zbusësh. Tani edhe kokfortësia është zbutur, je më i butë dhe elastik. Jeni i aftë edhe të ndryshoni opinion dhe të tërhiqeni nga një projekt, nëse do duhej të dukej i parealizueshëm. Nëse zgjodhe 3 Nga zgjedhja juaj rezulton një individualizëm i spikatur, edhe se në të shumtën e rasteve është për një të mirë madhore. Komandon ti sepse je më i miri, sepse vë shpirtin në çdo gjë që bën, sepse di të drejtosh, projektosh dhe ti japësh efikasitet iniciativave. Ke profilin e një "tirani", por në fund të fundit me një zemër floriri.

D

o mund të thuash me plot gojën që "jeta ësh të e bukur", duke parë që yjet...Beninj do bëjnë gjithçka për ta bërë të tillë, Jupiteri, planeti i fatit në aspekt armonioz, premton ti jap një çmim të mirë financave, të transformojë ty edhe partnerin në një person të vetëm, ose nëse jeni single, të bëjë të takohesh me shpirtin tënd binjak. Marsi në ndalesën e tij të gjatë te Virgjëresha garanton një rritje të shpirtit të iniciativës dhe të bëjë më tepër se të guximshëm në dashuri dhe punë. Një vit me yjet Është një vit i artë dhe nuk do mund ti uronit vetes më mirë. Perëndesha e verbër trokiti në derën tuaj në fund të vitit dhe në muajt e ardhshëm do rehatohet në divanin tuaj. Paraja, dashuria, puna; çdo gjë merr një ngjyrë tjetër, të re, gjithçka të pëlqen dhe të jep kënaqësi. Rini dhe optimizëm reflektohen jashtë teje dhe humori i mirë vepron si një magnet për ata që të rrethojnë. Në të njëjtën kohë, karizma dhe shkathtësia janë në qiell dhe energjia fizike është në të njëjtat nivele: Rrezikon, ti që nuk e pëlqen dritën e reflektorëve dhe asnjëherë nuk ke dashur të jesh në qendër të vëmendje, transformohesh në një lider i dashur dhe i vlerësuar nga të gjithë. Do thuash: "Si është e mundur që gjithçka të shkojë kaq mirë?" Hajde, mos ji mosbesues si përherë! Sigurisht që pjekuria jote të sugjeron që asgjë nuk të dhurohet, pra edhe këtë herë do japësh maksimumin tënd për të përfunduar projektet mbi të cilët punon prej kohësh. 10 ditori i parë Në kujtesën e njeriut nuk mbahet mend një vit në të cilin të lindurit 10 ditët e para të shenjës tuaj kanë qenë kaq të dashuruar nga yjet. Sepse, nëse Demi në përgjithësi jeton një vit shumë pozitiv, ju në veçanti do e jetoni 10 herë më tepër. E dhëna më e rëndësishme është vitalitetit i jashtëzakonshëm që të ndriçon edhe kur fle. Është sikur të ishte i lidhur me burime energjetike të pafunda që të kanë zgjedhur si klient të privilegjuar. 10 ditori i dytë Kurrë si më parë në 2012-ën fati të tregon se nuk është i verbër; nëse ka person që meriton favoret e tij, je ti. Dhurata që do marrësh është më e madhja: Një botë plot dashuri. Dashuri për partnerin, që e ke apo do vi, ndoshta në prill ose korrik, dashuri për këdo që e meriton. Por mund të qëllojë të dashurohesh me hënën, yjet, një plazh të shkretë, një pyll... 10 ditori i tretë Viti fillon më një fuqi fizike që lë pa fjalë këdo, ty të parin. Mos u shqetëso, nuk bëhet fjalë për një sëmundje të re, dhe në pak muaj, edhe pse do jesh shumë aktiv do rekuperosh ritmet më normale. Ndërkohë, përfito për të përballur problemet që janë më sfidues. Nga pranvera do mund të lëshosh veten në lojërat e pafunda të dashurisë në të cilat do fitosh medaljen e arit, të argjendit dhe të bronzit, pra të gjithë cmimet e mundshme. Fat nga maji dhe qershori. Momentet PO Midis shkurtit dhe marsit shumë projekte mund të përfundojnë mirë; një rritje në detyrë, një punë e re, ose edhe një biznes i ri që shumë e ëndërroni. Arritje të rezultateve në bashkëpunim me miqtë, lindje bashkëpunimesh fitimprurëse nga çdo pikëpamje. Lajme të mira Momentet JO Kujdes Merkurin në shenjën e Luanit nga fundi i qershorit dhe ditët e para të shtatorit. Në këtë periudhë do përballesh me humbje parash të paparashikuara, vonesa e të ardhurave, humbje e një sasie të konsiderueshme parash në ndonjë investim të gabuar. • Lulja juaj • Metali juaj • Numri juaj

-

Trëndafili Bakri 2

Dashuria

Dashuritë e para Një ëndërr që realizohet. Një histori dashurie poetike dhe intence që të mbush me lum-

turi, duke ju bërë të të jetoni emocione të forta. Hapin e parë do ta bëni ju me një siguri të madhe. Edhe ata që më parë të kishin injoruar, do besojnë argumentet tuaja më bindëse. Nuk ka dyshim, është shumë e bukur të dashurosh dhe të jesh i dashuruar. Nëse e kërkon Kush kërkon në 2012-ën, gjen; nuk ka dyshime! Dhe papritur gjen saktësishtë personin që ka kërkuar gjithmonë, gjysmën tjetër. Në mision tënd do të mbështesin yjet, prandaj edhe ajo qëgjithmon të është dukur një ëndërr me sy hapur mund të bëhet realitet. Dashuritë që lindin nën këtë qiell nuk janë kurrë banale dhe është e mundur që të zgjasin, për tu zyrtarizuar më pas. Nëse e keni Gjeometrit planetare pothuajse perfekte, duke filluar nga Jupiteri dhe deri te Marsi, tregojnë një periudhë të lumtur, të qetë, krijim të ekuilibrave të rinj dhe solid: Je i lidhur prej pak kohësh? Nuk përjashtohet që të intensifikohen ndjenjat tuaja dhe një entuziazëm më i fortë të bindin të bësh...zyrtarizimet. Ndërkohë, Venusi për katër muaj të tërë në shtypin tënde të dytë, do të ftojë ta jetosh dashurin me lumturi dhe dedikim.

Puna

Kërkohet punë Je i papunë dhe do të gjesh një, ose kërkon të ndërrosh punë sepse ajo e tanishmja nuk të kënaq më? Ndiq ftesën e Marsit dhe nxirr cilësitë e tua më të mira: Guximin, sensin praktik dhe eficencën. Trokit në dyert e të të njohurve të rinj dhe të vjetër, sepse është aty që mund të gjesh dikë në gjendje të ndihmojë. Duke mos qenë shumë këmbëngulës dhe me proteza, por me mirësjelljen tënde të përhershme, mos hezito të kërkosh ndihma konkrete dhe sugjerime të mira. Punë në zhvillim Bashkëpunimi i Jupiterit me Plutonin, ky i fundit aktiv për ata që kanë ditëlindjen në ditët e para të shenjës, do ndriçojnë imazhin tënd profesional. Paralajmërohen rritje prestigjioze në detyrë. Si afarist i shkëlqyer dhe si shenjë e mirë toke që jeni nuk do i lëshoni veten entuziazmit lehtësisht, por do dini të shfrytëzoni çdo rast të favorshëm për të fituar më tepër vizibilitet dhe siguri. Paraja dhe fati Për ty, që je më i miri i horoskopit për administrimin e financave, do jetë një vitë shumë bujar që do vërë në pah aftësitë e tua. Puno fort ndërmjet marsit dhe prillit, kur mund të vij ndonjë informacion i çmuar. Për të mbajtur fatin në lojë, por gjithmonë brenda limiteve, bixhozi nuk do ishte ide e keqe ndërmjet janarit dhe shkurtit, por rri larg tij nga gushti dhe shtatori.

TEST / E DI KUSH JE?

Zgjidh një nga këto tre fraza. Një lojë e thjeshtë për të marrë në dorë lumturinë tuaj. 1. Paraja nuk sjell lumturinë 2. E rëndësishme nuk është të fitosh por të marrësh pjesë 3. E ardhmja është një e panjohur që të fut frikën Nëse zgjodhe 1 E thënë nga ty duket një herezi, duke parë ngjitjen tënde me objektet. Me sa duket po ndryshon pikëpamje, po zbutesh, i gatshëm ti japësh çdo gjëje peshën e duhur. Nisesh i ekuipazhuar mirë për udhëtimin e gjatë që të pret, edhe pse këtë vit lumturia dhe paraja do shkojnë shumë mirë bashkë. Nëse zgjodhe 2 Je në kufirin e Demit dorëheqës, më tepër për dembelizëm se sa për arsye të tjera. Ai që nuk ka dëshirë të impenjohet në gara stresuese, të lodhet për të hipur në podiumin e fitimtarit. Të mungon motivimi, por prania e Marsit gjatë vitit do nxjerrë "bishën" që fshihet brenda teje. Nëse zgjodhe 3 Demi, qimen e ndërron por zakonin s'e harron. Ja pra që rishfaqet ajo frika e lindur për tu rinovuar, për të eksperimentuar të papriturat dhe ndryshimet. Do doje që gjërat të rrinin të pandryshuara, sepse ke nevojë për një tokë të fortë ku të mbështesësh këmbët.

www.shqiptarja.com

Dashuria

emocione therëse dhe do ju revolucionojë jetën. Edhe kundërshtimi i Saturnit jep një dorë të fortë në këtë parashikim. Në të kundërt me sa besohet, është pikërisht nën shtyrjen e ndryshimeve të tilla që lindin dashuritë e mëdha dhe historitë afatgjate. Nëse e keni Janë në ardhje ndryshime të mëdha! Lidhjet solide do forcohen edhe më tepër, ndoshta falë një bebushi në ardhje, një banese të re, hapjen e një aktiviteti profesional me partnerin, udhëtimesh të shkurtradhe të shpeshta që do rinovojnë mënyrën tuaj të qëndruarit bashkë. Pa llogaritur që yjet do promovojnë një dialog reciprok dhe një mprehjeje të perceptimeve, që do bëjnë të shikoni të dashurin tuaj me sy të tjerë. Pra, 2012-a do jetë bujar me ju, por natyrisht edhe ju duhet të bëni pjesën tuaj.

21 prill-20maj

VAZHDOJNE NESER SHENJAT E TJERA

ngjashëm me një ëndërr, 2012-a është i pasur me surpriza. Një komedi e vërtet keqkuptimesh dhe ndryshimesh të drejtimit të papritur dhe formula magjike që do ju bëjnë të dashuroheni sa hap e mbyll sytë, midis njerëzish që do zbaviten duke ju vënë në lojë. Me momente do ndiheni disi të humbur dhe një "mjegull e magjishme" mund të zbres mbi ju duke ju bërë konfuz, por Jupiteri, nga qershori do jetë "gonxhja e mendjes tuaj", elementi magjik që do çojë gjithçka në vendin e duhur. Festime dhe bankete ju presin në fund të vitit. Një vit me yjet Fati do jetë me ju dhe dashuria do japë kënaqësi të mëdha. Viti është premtues, por është kështu nuk do jeni komplet të mbrojtur - kush është ndonjëherë? - nga ndonjë shaka e fatit. I mbështetur nga një determinim i fortë, do drejtoheni drejt objektivave të ndryshëm dhe gjithmonë e më tepër ambiciozë. Do thoni se nuk është ndonjë e re! Dhe keni të drejtë, sepse ky element është në natyrën tuaj, por këtë vit ka dicka të ndryshme: Mania për të ecur gjithmonë e më para është e pafrenueshme. Është një impuls që të bashkon me njerëzit më të mëdhenj të historisë, por edhe një tendencë që duhet kontrolluar. 10 ditori i parë Edhe Herkuli pas 12 mundimeve, u desh të shplodhej. E njëjta gjë po të ndodhë edhe ty. Ka momente në të cilat ke nevojë të izolohesh për të ndenjur vetëm me mendimet e tua. Por, meqenëse ky qëndrim nuk është i juaji, do ndodhë që menjëherë më pas të transportoheni nga një aktivizmën i shfrenuar. Luhat pra, ndërmjet dy ekstremeve, objektivi juaj për 2012-ën është të gjeni ekuilibrin e duhur. 10 ditori i dytë Në pjesën më të madhe të viti Jupiteri është në anën tuaj, fshin ankthet dhe dëshirën për të qenë i pari dhe të ofron kënaqësinë e jetës në një pjatë argjendi. Meqenëse paraja nuk jep lumturinë, por ndihmon disi, fati të jep edhe këtë; jo aq sa për tu pasuruar por, por mjaftueshëm për të mos pasur shqetësime. 10 ditori i tretë Të pret një vit impenjativ, por aftësia juaj për t'u relacionuar është shumë e lartë. Është vetëm një sfidë tjetër dhe ti që i adhuron sfidat, do arrish të nxjerrësh nga kjo forcën dhe të vazhdosh në rrugën tënde. Evito kokëfortësinë; Mundet që me ndonjë modifikim, ndonjë lëshim projektet e tua mund të arrin drejt suksesit. Bëhu pak më i përulur dhe prano këshillat e një personi të dashur.

Demi

E shtunë, 24 dhjetor 2011

15

ZBAVITJE

HOROSKOPI Kur derri bie në rrjetë

Qeni më human se njeriu

Ndëshkon vjerrën në Luna Park

J

J

K

o shumë kohë më parë, disa peshkatarë span jolë, të cilët me peshkatoren e tyre po peshkonin pranë gjirit të Cudillero-s, një qytezë në brigjet spanjole të Atlantikut, nuk po arrinin dot të mblidhin rrjetat, për shkak të peshës së rëndë të saj. Fillimisht kujtuan se gjuetia u kishte ecur mbarë dhe se shkaku që mezi po i tërhiqnin rrjetat ishte sasia e madhe e peshkut që kishte rënë në to. Por kur më në fund, pas shumë mundimesh arritën ta nxirrnin rrjetën, shtangën nga habia kur, panë se në mes të peshqve kishte ngecur edhe një alamet derri, cili peshonte më shumë se njëqind kilogramë dhe që s'dihej se për ç'arsye kishte përfunduar në det.

o shumë kohë më parë, një fashatar kinez, një farë Zhang, i dëshpëruar ngaqë, ndryshe nga ç'priste ai, e shoqja shtatzënë i lindi një vazjë në vend të djalit, rrëmbeu foshnjen dhe e braktisi në pyllin e Henanit. Por gjatë kësaj kohe nuk e kishte vënë re se në këtë akt makabër të tij e kishte ndjekur qeni i vet, i cili, si u largua padroni e kishte ngrohur foshnjen me trupin e vet, duke e shpëtuar fillimisht nga një vdekje e sigurtë dhe të nesërmen, duke mbajtur me dhëmbë shportën në të cilën e kishte futur ia ati, ia solli sërish në shtëpi. Akti i kafshës ishte sigurisht shumë më human se ai i njeriut dhe nga kjo si duket babai u pendua për gjestin e tij dhe e mbajti foshnjen në shtëpi.

ishte kohë që Luis Mendoza, një punëtor në një Luna Park të Kryeqytetit të hawaiit, Honolulu, grindej pothujse për ditë më vjehrën e tij, por asnjëherë nuk kishte mundur ta ndëshkonte, sepase zakonisht ndodhej në shtëpi dhe e shoqja, e cila nuk e lejonte. Por një natë, kur vjehra ia solli sërish në majtë të hundës në mungesë të të bijës, atëherë Mendoza aq deshi. Një të lidhur i bëri të vjehrës në një nga ndenjëset e rrotës gjigante që rrotullohet dhe, pasi e ngriti në pozicionin më të lartë e la aty gjatë gjithë natës dhe iku pa e vrarë mëndjen fare. Të nesërmen ishte e shoqja ajo që e denoncoi dhe gjykata e dënoi me një gjobë shumë të kripur.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

8

18

19

26

27

34

20

21 29

30

31

51

52

73

74

75

41

HORIZONTAL 1. Tregojnë marrdhënie. 8. Një fshatar rus. 12. Sheen aktor. 18. Ishin ushtarët e Pirros. 20. Dobi pa zë. 22. Eshtë i parë në manastir. 25. Pausini këngëtare. 26. Janë çekanë të mëdhenj. 27. Lindi Andromedën. 32. Janë qoshe të errëta. 33. Film i Ridley Scott. 34. Heroina e Chateaubriand. 35. Zhvillohet duke u... larë. 36. Mund të jetë edhe përleshjesh një e tillë. 37. Pason pa zë. 38. Ndërmarrje Indistriale Tiranë. 39. Mund të jenë edhe parlamentare. 40. Janë shpendë që bëjnë kra-kra. 41. Janë tek në kohë. 42. Në krye të ekstremistëve. 44. Kufizojnë katete. 45. Dalin nga shuma e brinjëve të tilla. 46. Fund dhjetori. 47. Sapo fillojnë. 49. Janë vetorë si ai. 51. Venera e zezë e... pasarelës. 57. Eshtë ndenjëse me rezerva. 59. Janë tutkunë. 60. Eshtë në Azinë e Vogël.

53

54

55

56

76

77

70

78

79 85 89

5. Nino kompozitor. 6. Tutje pa çifte. 7. Kufizojnë elemente. 9. Në hyrje të hotelit. 10. Një pije e ngrohtë. 11. Apelativ për Shën Mërinë. 12. Një thënie e famshme 13. Gjysmë alarmi. 14. Waldo Emerson filozof. 15. Bunuel regjisor. 16. Papas aktore. 17. Ente Autonome Ndërtimi. 19. Një detyrim që duhet paguar. 20. Një orë me... shifra në display. 21. Janë indigjenët e Mato Grosso-s.

Një vrap... pele. Janë ata që nuk janë aspak gjallë e aktivë. Ushtrohej nga filibustierët. Qyteti i Turgenievit.

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM U K I

A A R O N

M O N A R K U E M A R T E R

I

E S

T M I I I

S

D

T E M A T T N

I K E M A T

L R

P A R A B O L

I K E

T

I N A K E R D M R M I

M A R A T O N A

I

I K E

A

I

N E I

T

S T

A R M A T A T

E K L

O R A M R N

I

S T E T

T O R T E L L T U R

A N L E

T E R R E N E

I

E M

T E R R O R A M

I

N A T Y R A L V O R

F T E I

S P

R R E B E S H E T

Z M I

I N A

B A L B O A

I O N A

T

H E L E N E F O U R M E N T

K A R A B

H T F

R P A

P A R A Z I

D A I R

M I

I N

Peshorja

Me Hënën dhe Mërkurin në shenjën mike të Shigjetarit ,aventura e shpërndarjes së dhuratave për festat e fundvitit do të kthehet në një gëzim të vërtetë. Është nje prej ditëve më të bukura të vitit.

71

88

1. 2. të 3. 4.

Virgjëresha

Hëna dhe Mërkuri do t'ju pengojnë në proçesin e të reflektuarit mbi veprimet tuaja. Do të jeni mjaft të angazhuar në punë sa do të harroni veten . Bëni kujdes me shëndetin .

43

63

84

VERTIKAL

Luani

Prezeenca e Hënës dhe e Mërkurit në shenjën mike të Shigjetarit do t'ju mbushë plot pozitivitet . Gjithçka do t'ju duket e bukur dhe e gëzueshme. Jeni brenda atmosferës së festave.

17

58

62

69

82. Televizioni i Ted Turner. 83. Eshtë yll me bisht. 84. Kështu është shteti me ekonominë e tregut. 86. Ka adeptë. 87. Lihen me orar. 88. Mund të jenë studimi. 89. Binjaket në klasa.

Gaforrja

Festat po afrojnë dhe ju ende skeni bërë dhuratat? Për këtë do t'ju ndihmojë Jupiteri në shenjën e Demit dhe Marsi në shenjën e Virgjëreshës . Ndërkohë prisni dhuratat e të tjerëve.

48 57

61

87

61. Ente Prodhuese Kombëtare. 63. Memoria në computer. 64. Me dies në liturgji. 66. Futet pa fe. 68. Shkruhet TNT në një i tillë. 70. Një mund të jetë ushtarak. 72. Qendër ditore. 73. As unë as ti. 74. Fillojnë vallen. 75. Njëlloj si sezonal. 77. Kështu janë të dhënat parprake. 80. Fitzgerald që qe këngëtare e famshme.

42

47

83

86

16

Binjakët

Sot nuk do të keni shumë dëshirë për të lëvizur. Do t'ju pëlqejë të qëndroni në shtëpi . Në aspektin sentimental çdo gjë është në vijë, mjafton të jeni I kujdesshmëm me partnerin tuaj .

37

68

82

15

33

60 67

14

Demi

Venusi aspak miqësor me ju, do t'ju shkaktojë probleme në raportin tuaj në cift. Mundohuni të jeni racional dhe të mendoni mirë para se të veproni . Kjo është nje periudhe jo e mirë për njohje të reja.

25

46

66

81

24

40

50

72

13

36

59 65

23

12

32

45

49

11

22

28

39 44

80

10

35

38

64

9

Dashi

Prania e Diellit në shenjën e Bricjapit ju bën te ndiheni të demoralizuar dhe te pamotivuar . Prania e Hënës në shenjën mike të Shigjetarit do t'ju shpëtojë nga shumë "kurthe" që mund të kenë ngritur për ju.

I

I

E P O L O

O

A J E R U R A T A

I

P S

I

H A R O D R S A A B

I

A

T T T

C O N T E R O A L D R R A P F

I

A T

23. 24. 27. 28. 29. 30. 31. 35. 39. 40. 41. 43. 45. 46. 48. 49. 50. 52. 53. 54. 55. 56. 58. 62. 65. 67. 69. 71. 75. 76. 78. 79. 81. 85.

Raymond i Perry Mason. Filmi i parë shqiptar. Një ekzekutiv... para bashkisë. Mbarojnë ndryshe. Një kapele kashte. Një pjesë e efektivit. Agjenci Informacioni Tiranë. Giorgio, karikaturist i famshëm italian. Jack i Beat generation. Kështu janë partitë që shkojnë... mirë. Eshtë kapele. Gustav, piktori i Puthja. Shpimi pa shi. Ndizen për t'u dëgjuar. Alberto që shkroi Mërzia. Eshtë ekipi që luan në fushën e tij. Janë enjtje. Janë marrëdhëniet shumë të afërta. Një bllok për çek. Plotësisht e pjesëshme. Mund të jetë shënimesh. Fillojnë lejen. Eshtë pluhuri si Dash. Hugo krijues i Corto Maltese. Janë pjesët e aktorëve. Desnuda e Goya-s. Kush ka... tregon babëezi. U shpik nga Volta. Një sport me zbritje të lirë. Selleck aktor. Një pjesë e parlamentit. Janë tek në rripa. Laik kur s'është ai. Fillojnë tatëpjetën.

Akrepi

Venusi në shenjën e Ujorit ju bën që të mos kontrolloni ndjenjat dhe zemrën tuaj . Është e vështirë të jeni racional ,dhe madje mos e tentoni pasi nuk do t'ju funksionojë.

Shigjetari

Nuk do të kaloni pa u vënë re sot . Do të jeni shumë tërheqës dhe gjithkush do t'ju admiroje. Kjo falë dhe pranisë së Hënës dhe Mërkurit. Është një ditë që rezervon emocione të bukura.

Bricjapi

Hëna dhe Plutoni në shenjën tuaj do t'ju bëjnë që të ndërmerrni iniciativa të reja ku do të dilni fitimtar. Edhe pse është një periudhë festash juve nuk do të shpërqendroheni nga objektivi juaj që do t'ju çojë drejt suksesit.

Ujori

Prania e Venusit do t'ju japë mjaft energji dhe do t'ju bëjë shumë pozitivë . Do të guxoni të provoni eksperienca të reja të cilat do të rezultojnë të sukseshme . Ditë mjaft pozitive dhe në aspektin sentimental.

Peshqit

Hëna në Shigjetar do të bejë që të keni një ditë të lëkundur emocionalisht. Do të ndiheni të lodhur si pasojë e ngarkesës së punës dhe kjo do të reflektohet dhe ne pamjen tuaj të jashtme .

16

E shtunë, 24 dhjetor 2011

LAJMET NGA BOTA • Ceremoni në Prag në nderim të Havelit Dje u zhvillua në katedralen St.Vitus në Pragë, funerali shtetëror në nderim të ish presidentit çek Vaclav Havel. Në këtë ceremoni, ku ishte edhe kryeministri Sali Berisha, pati shumë shtetarë të lartë botërorë mes të cilëve sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton dhe bashkëshorti, si dhe ish sektetarja Ollbrajt. Vaclav Havel ishte Presidenti i parë dhe i vetëm post-komunist i Republikës Federative të Çekosllovakisë (1989- 1992) dhe Presidenti i parë i Republikës së Çekisë (1993 - 2003). Ishdramaturgu i njohur Havel është konsideruar si një prej disidentëve më të fortë antikomunist në ish-bllokun lindor. • Ukrainë, apeli shprehet: Timoshenko fajtore Gjykata e apelit në Ukrainë ka mbështetur vendimin që ka shpallur fajtore dhe e ka dënuar me shtatë vite burg ishkryeministren Julia Timoshenko. Timoshenko u burgos për tejkalim të autoritetit në ndërmjetësimin e një marrëveshje të gazit në vitin 2009 me Rusinë. Ajo ka mohuar çdo keqbërje dhe ka hedhur poshtë gjykimin duke e cilësuar si pjesë të një fushate nga presidenti, Viktor Janukoviq, për ta hequr qafe një rival politik. Edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar gjykimin si të motivuar politikisht. • President gjerman, kërkon falje për kredinë Presidenti i Gjermanisë, Christian Ëulff, kërkoi falje për mënyrën se si e ka trajtuar deri tani aferën e kredisë private. Ëulff deklaroi se atij i vjen keq për irritimet e krijuara. Ai i merr seriozisht të gjitha kritikat. Të gjitha informacionet janë dhënë, tha Ëulffi. Edhe qëndrimet e tij në pushime te shokët ai i kishte treguar. Ëulf¿ tha se u ishte përgjigjur 250 pyetjeve të veçanta të çdo lloji. Më parë zyra presidenciale pati bërë të ditur se Presidenti qe ndarë pas debateve të gjata për shumë ditë për shkak të kredisë së tij private nga zëdhënësi i tij për shumë vite, Olaf Glaeseker. • Kryeministri turk, akuza Francës për genocid Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan akuzoi dje Francën se ka kryer “genocid” në Algjeri. Akuza e kryeministrit erdhi pas votimit në parlament dy ditë më parë të projektligjit që ndëshkon kontestimin e genocidit armen në 1915, një fakt që Ankaraja nuk e pranon. “Vlerësohet se 15 për qind e popullsisë algjeriane është masakruar nga francezët që pas vitit 1945. Është fjala për një gjenocid”, deklaroi Erdogan gjatë një konference. Një ditë më parë Turqia tërhoqi ambasadorin e vet nga Franca. • David Kamerun, Pazar me vajzën në prag festash Detyra e tij në fakt është të mbajë në kurriz punët e vendit por këtë herë atij i është dashur të mbajë fëmijën e tij. Kryeministri britanik David Cameron u fotografua nga media sëbashku me gruan e tij Samantha në Cheltenham ndërsa mbante në kurriz fëmijën e tij një vjeçar. Kryeministri ka hyrë në dyqane për të bërë pazarin në prag të krishtlindjeve ndërsa nuk e zbriste vajzën nga kurrizi i saj. Pas 15 minutash xhiro ata biseduan me sta¿n dhe më pas u larguan pasi kishin shpenzuar 129.99 paund.

• Alba Malltezi

Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha

Drejtore e Shqiptarja.com

Kryeredaktor: Politika: Ekonomia: Investigimi: Kronika: Sociale:

Arben Rrozhani Jakin Marena Genc Kondi Poli Hoxha Besmira Muçaj Esmeralda Keta

Kultura: Admirina Peçi

Julia DHAME

Design:

Cel: +355696060419 julia.dhame@shqiptarja.com

Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Antuen Hoxha

Drejtore Marketingu: Shpërndarja:

Saimir ZENELAJ

Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë. e-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


shqiptaja.com