Shqiptarja.com

Page 16

16

E shtunë, 10 mars 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

THASH& THEM

DEVIS MUKA SUADA DACI

A

i ka sjellë për publikun per sonazhe dhe karaktere të ndryshme. Ndonëse i ri në këtë profesion aktori, Devis Muka nuk rresht së surprizuari adhuruesit e teatrit me risi në rolet e tij. Muka ka një karrierë të pasur artistike dhe interpretimi më i fundit është personazhi i Nikollaqit në komedinë “Karnavalet e Korçës” të Spiro Çomorës . Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, aktori rrëfen dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj profesionit dhe në veçanti teatrit. I fokusuar plotësisht tek karriera e tij Devisi shprehet se, hobet e tjera janë thjesht kalimtare, ndërkohë që aktrimi dhe teatri janë jeta e tij.

Marrëdhënia ime me rolet, njëlloj si me femrat Ai shprehet se nëse nuk do të ishte aktor do të ishte thjesht një “aktor“ Në një farë mënyre shfaqje mbase shfaqje gjërat sikur bëhen pak mekanike por është emocioni ai që i jep lëngun e duhur gjithçkaje dhe dëshira më pas nuk rresht kurrë . Nuk duhet harruar që në momentin që aktorit i mbarojnë emocionet ai duhet të karrikohet nga emocionet që i përcjellin spektatorët.

Devis ju interpretuat personazhin e Nikollaqit në komendinë “Karnavalet e Korcës”, çfarë mund të na thoni më tepër rreth rolit tuaj? Është kënaqësi të luash në një nga komeditë më të bukura shqiptare dhe sidomos në trajtimin e veçantë që regjisorja Elma Doresi ka vendosur t’a risjellë . Personazhi im ka shumë gjëra për të thënë dhe për të diskutuar mbi të por besoj se elementi kryesor që e tipizon atë është se ai “ shet dhe blen gjithçka edhe vajzën e tij “ . Por duke e parë nga jashtë njerëz të tillë janë të shitur vetë në radhë të parë dhe nuk i blen më askush. Ju bashkëpunoni shpesh me regjisoren Elma Dorezi, jeni i preferuari i saj? E vërteta është se kohët e fundit unë kam bashkpunuar me Elmën po nuk është se gjatë kësaj kohe nuk kam patur bashkëpunime edhe me regjisorë të tjerë. Me Elmën na lidhin shumë gjëra jo vetëm përsa i përket shijeve artistike por dhe kryesorja është se kemi të dy të njëjtin pasion. Me anë të të cilit ne realizonim bashkëpunime dhe në momente kur të tjerët nuk prisnin asgjë, ne realizonin shfaqje madje, në disa raste edhe pa shpërblim. I preferuari Elmës mendoj është “ Pasioni “ gjithë të tjerët janë veç emra . Ju kemi parë në shumë role në teatër, cilin do të veçonit prej tyre? Do të ndihesha i plakur nëse do të filloja dhe do veçoja rolet . Çdo rol ka qenë një kënaqësi më vete. Marrdhënia ime me rolet është si me femrat ku ndonjëherë të puthin , herë ndodhë që të qëllojnë me shpullë, herë të tjera që të shajnë por në fund gjithmonë përfundojnë në krahët e mi . Sa role numëroni deri tani në karrierën tuaj? Për moshën që kam janë shumë por për përsa i përket urisë artistike janë shumë pak. Çfarë përfaqëson teatri për ju? I vetmi vend ku mund të tregoj se sa shumë e dua Teatrin, është vetëm Teatri . Kryesisht keni luajtur në komedi, është zhanri juaj i

Cili ka qënë roli juaj i parë para spektatorit? Me spektatorin kontaktin e parë e kam pasur që student në një provim të Fjalës Artistike, që më pas ne e kthyem në shfaqe me emrin REFLEKSION, nën regjinë e profesorit tim Gazmend Gjoka. Tani pas kaq kohësh mendo-

Do të ndihesha i plakur nëse do të filloja dhe do veçoja rolet. Çdo rol ka qenë një kënaqësi më vete. Marrdhënia ime me rolet është si me femrat

ni që e keni realizuar atë perfekt sa tani që keni më shumë eksperincë në teatër? Mendoj se tani aq mirë sa e kam bërë atëhere nuk mund t’a bëj më.

preferuar? Për një aktor nuk ka zhanër të preferuar por ka role që vlejnë dhe role që nuk vlejnë. E mira është një që aktor të flasë dhe të komunikojë gjithmonë ato që ndjen si nëpërmjet komedisë,dramës apo tragjedisë. Keni pasur oferta për të qënë pjesë e spektakleve të humorit shqiptar? Jo se nuk kam pasur oferta apo është diçka që nuk mund t’a bëj por momentalisht. Ndihem mirë në teatër dhe nuk mendoj për asgjë tjetër . Po në kinematografi keni pasur eksperienca? Sigurisht që në Akademi unë kam patur eksperiencat e para përballë kameres dhe në vazhdimësi . Keni në planet tuaja ndonjë projekt kinematografik? Për momentin jo, pasi në realitetin ku ne jetojmë është shumë e vështirë që të realizosh një film dhe imagjino sesa vështirë është pastaj që të kesh një rol në atë film. Por besoj se gjërat do të rregullohen dhe kine-

maja do të zgjohet nga gjumi . Aktrimi ka qenë ëndërr që në fëmijërinë tuaj ? Kur kam qenë i vogël kam dashur shumë që të jem i vogël dhe të shijoja moshën time. Nuk kam menduar shumë se çfarë do bëhesha . Nëse nuk do të ishit aktor, çfarë mund të ishte Devisi tani? Nëse nuk do isha aktor do isha thjesht një aktor . Keni një aktor të preferuar, që do donit ta ndiqnit shembullin e tij? Nuk e di është mirë apo keq por unë nuk kam asnjë aktor të preferuar . Por kam shumë shembuj nga aktor të ndryshëm përsa i përket mënyrës sesi punojnë me rolin, pasionin që kanë dhe sakrificave që bëjnë për këtë profesion. Si ndiheni para spektatorit kur jeni para një shfaqje, keni akoma emocione ashtu sikurse herën e parë, kur keni dal në skenë?

Kur e keni mbaruar akademinë e Arteve? Akademinë e Arteve e kam mbaruar në vitin 2007 por në njëfarë mënyre është mirë që një aktor të mos e përfundojë kurrë shkollën pasi në çdo moment ai duhet të sillet si student me rolet e tij dhe jo si një “ profesionist “. Përvec aktrimit cili është një tjetër hobi juaji? Aktrimi për mua nuk është hobi është jeta ime. Hobi janë gjërat që më mbushin kohën kur nuk merrem me aktrim por të gjitha janë shumë kalimtare . Cili është thashethemi që keni dëgjuar për veten? Sado që përpiqem t’i qëndroj larg fjalëve apo thashethemeve , ato më ndjekin mua edhe pse unë i qëndroj parimit “Njerëzit që flasin në skenë është e kotë të flasin dhe në rrugë”. Thashetheme për mua janë thenë

shumë por unë i dëgjoj si të ishin poezi madje më zbavisin shumë Keni luajtur në ndonjë skenë të huaj? Kam pasur fatin që të jem në disa festivale jashtë vendit dhe këto janë momentet më të bukura që të bëjnë të kuptosh sesa i bukur është profesioni jonë. Me cilën nga aktorët e skenës shqiptare do të donit të luanit? Rëndësi ka që të jenë në skenë dhe në një pjesë me vlera . Dëshirat për një aktor nuk kanë kurrë fund. Si është një ditë e juaja e zakonshme? Gjumi është miku që nuk e tradhëton kurrë një aktor. Dhe normale që dita nis pas një gjumi të mirë dhe më vonë takime kafe takime kafe takime kafe dhe në fund shumë puthje . Cfarë të rejash kemi nga jeta juaj personale? Jeta personale është shumë mirë si personale që është . Por ju siguroj edhe në skenën e teatrit po ashtu edhe në skenën e jetës i kam mirë gjërat .


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.