shqiptarja.com

Page 4

4

E mërkurë, 1 shkurt 2012

POLITIKE

Reforma Zgjedhore, S Gjiknuri: Me vullnet politik, gati në mars

ocialistët janë të bindur se nëse bashkëpunohet mes forcave politike, atëherë reforma zgjedhore mund të përfundojë brenda afatit. "Nëse do të ketë vullnet politik, reforma zgjedhore mund të përfundojë në muajin mars", tha Gjiknuri, i cili mban dhe postin e sekretarit për çështjet zgjedhore në PS. Bashkëkryetari i Komisionit për reformën zgjedhore sqaroi se PS

mbështet aleatët e saj për rishikimin e sistemit, por kjo s'mund të jetë një kusht për ecurinë e reformës. "PS si dhe aleatët e saj e gjithë spektri politik duhet të ndërtojnë një konsensus të gjerë se çka është sistemi më i pranueshëm dhe deri në çfarë niveli duhet të korrektohet. Për ne reforma prioritare ka qenë arritja e standardeve në zgjedhje. Çështja e sistemit do konsensus të gjerë. Është një

çështje që mund të prekë dhe barazinë e votës nga pikëpamja kushtetuese. Asnjë sistem nuk e realizon në mënyrë perfekte aspektin e barazisë së votës, por ne jemi të hapur e të interesuar që të gjithë palët të gjejnë një konsensus lidhur me korrektimin e sistemit", tha Gjiknuri. Ai sqaron se në takimin e radhës të reformës do të diskutohet për pika të rëndësishme, për të kaluar më pas në ato më delikate.

Sekretari socialist për Rininë flet për vizitën në Preshevë

TIRANE

E

rion Veliaj, sekretar i PS për rininë dhe emi grantët pas kthimit nga Presheva dhe Athina, tregon për organizimin e takimeve të Edi Ramës me shqiptarët atje, dhe faktit se qeveria nuk duhet të provokojë në situata, kur për çështjen rajonale të dy palët, si PS dhe PD kanë një qëndrim të përbashkët. Zoti Veliaj, Rama hyri në një zonë të vështirë siç është Presheva. Ka një ide në fakt, që Rama nuk është një personazh shumë i dashur në trevat shqiptare jashtë Shqipërisë. Si u organizua takimi dhe me ftesë të kujt? Presheva ishte një përvojë e jashtëzakonshme! Mijëra njerëz na treguan një mikpritje të rrallë nën një mot të acartë. Këshilli i të Drejtave të Njeriut në bashkëpunim me komunat shqiptare të Luginës së Preshevës organizuan vizitën, prezantimin e librit dhe takimin me të rinjtë e Luginës. Për shumë të rinj Tirana është qyteti i tyre universitar dhe ata kishin qenë dëshmitarë të tranformimit të Tiranës nga puna e Edit - kësisoj kishte një interes të dyfishtë për ta ftuar. Salla e madhe e komunës u mbush tejplot, më erdhi shumë keq për gjithë ata miq që mbetën në këmbë e jashtë nga mungesa e hapësirës. Ajo ishte pamje e paharrueshme që thyen çdo mit urban se kinse veriu dhe çështja shqiptare qenkësh pronë e një bajraktari. Falë teknologjisë dixhitale, të gjithë qenë të informuar gjer në detaje për situatën dhe debatet në Shqipëri. Kjo lidhje ndihmon, por nuk zgjidh shumë prej problemeve reale aty, nevojën për shkolla, spitale apo infrastrukturë. Të gjithë pyesnin se nëse Sali Berisha dhuron për kishën serbe në Graçanicë, pse jo për një shkollë për fëmijet apo një maternitet për bebet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës? Ideja e Ramës dhe nisma e PS për ta propozuar e buxhetuar një shkollë e një maternitet në parlament është një gjë konkrete dhe e dobishme përtej tam-tameve me llafe patriotike, kjo është diçka e prekshme. Ndërkohë po atë ditë në Tiranë kanë ardhur disa zyrtarë të Preshevës në takimin me ministrin

PS, Veliaj: Po thyhen tabutë për bajraktarët Akuza: Berisha kontrabandë me Serbinë, jo "Rambujesë"

Edi Rama, Ditmir Bushati, dhe Erion Veliaj gjatë vizitës tre ditë më parë në Preshevë e jashtëm. E konsideroni si një karshillik, apo ishte thjesht rastësi axhenda? Kaluam jashtëzakonisht mirë me 2 kryebashkiakët dhe 2 kryetaret e keshillave bashkiake, përkatësisht të Presheves dhe Bujanovcit. Ata ishin shërbëtorë të mirë të qytetarëve aty, të cilët me mjete nga më modestet mundoheshin të mbanin shërbimet bazike në këmbë. Ne e çmuam faktin që përfaqësuesit kryesorë të komunitetit na pritën bujarisht. Nuk di kush erdhi për Ministrinë në

Tiranë, nuk besoj që ministri të ketë bërë diçka kaq të pazgjuar. Në çështjet që prekin kauzën e shqiptarëve në rajon, kemi qenë të unifikuar - nuk shkon ta prishim këtë rregull! Cilat janë mesazhet kryesore që përcillni nëpërmjet këtyre takimeve? Janë thjesht njohëse apo kanë edhe një përmbajtje politike nga pas? Një pjesë e takimeve kanë qenë për audiencat letrare, lidhur me librin Kurban. Por si partia me e madhe e shqiptarve, PS s'mund të mos

prekë çështje me interes për shqiptarët kudo që janë, qofshin minioritet në Serbinë e jugut apo rreth 1 milionë emigrantë në Greqi. Programi ynë i ri ka politika të qarta për mbështetjen e minoriteteve shqiptare nëpërmjet arsimit, shëndetësisë e përfaqësim politik. Rilindja Shqiptare propozon zgjidhje konkrete për votën e emigrantëve, transferimin e pensioneve, reformimin e TVSH2 si instrument për arsimin e fëmijëve jashtë. Por, të gjitha këto ide të mira, duhen ballafaquar me grupet që përfi-

tojnë. Kësisoj bisedat politike në Preshevë, Athinë apo kudo jetojnë shqiptarët na mundësojnë një program më realist e më të vërtetë. Por a ka tema politike? Sigurisht që s'mund t'i shmangësh këto pyetje, shumë prej tyre treguan interes pse qeveria shqiptare e Berishës bëri kontrabandën e naftës me Miloshevicin, pse gjithashtu ishte kunder Rambujesë, pse e vodhi Rrugën e Kombit në ato përmasa apo pse i fali detin Greqisë pa transparencë. Faktet duhen thënë siç janë. PS mbështeti UÇK-në që nga dita e parë me organizimet jashtë vendit - ky është fakt. Majko buxhetoi dhe projektoi të njëjtën rrugë kombi me një kosto më të ulët, pa hapësira për vjedhje e abuzime -ky është fakt! PS-ja çoi në gjykatë kushtetuese dhe fitoi betejën kundër shitjes së detit - ky është fakt! Siç e thashë në fillim, këto takime rrëzuan ca mite e theksuan ca fakte që vënë pikat mbi i në lidhje me qëndrimet politike për cështjen shqiptare. Ne mezi presim të rikthehemi, kësaj here në Bujanovc, Ulqin, Firenze, apo dhe Londër e kudo ku ka shqiptarë që kërkojnë të përfaqësohen nga partia më e madhe e shqiptarëve. an.ba.

LAJME SHKURT

Grupet e interesi në komisionin e medias

Brenda pak ditësh, të gjithë aktorët e interesit që preken direkt nga projektligji për mediat audiovizive, do thirren në një tryeze të rrumbullakët nga Komisioni i Medias. "Të gjithë ato subjekte që janë të licensuara nga autoriteti rregullator që është KKRTja; operatori publik që u tha për Radio Televizionin Publik, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare, përfaqësues të organizatave jo fitimprurëse, të cilat janë të lidhura me çështjet e medias janë të ftuara në tryezë", tha kryetarja e Komisionit, Leskaj. Drafti që po diskutohet në Komision ka reflektuar ndryshime nga ai i disa muajve më parë. Si OSBE dhe grupet e interesit kundërshtuan variantin e parë të përgatitur nga qeveria, çka bëri që ligji të shtyhej dhe të ndryshohej.

Totozani pret në zyrë romët pa vendstrehim Çështja e 15 familjeve rome të cilët duhet të largohen nga data 1 shkurt prej kampit në zonën e Babrrusë si afat përfundimtar që i ka vënë pronari i asaj toke, ka qenë në fokus të takimit të Avokatit të Popullit, Totozani në zyrën e Ministrit të Punës, Ksera. Pas takimit që zgjati pak minuta, Totozani përsëriti deklaratën e një dite më parë se vendstrehimi i ri do të jetë oborri i institucionit të Avokatit të Popullit. Dy ditë më parë, familjet rome të përzënë një vit më parë nga barrakat e tyre tek stacioni i renit protestuan para Ministrisë ku kërkjuan zgjidhje emergjente pasi rrezikojnë të mbeten në rrugë nëse shteti nuk ndërhyn sa më parë.

Propozimi i kreut të PS

Rama: Nismë në Kuvend për Preshevën

A

TIRANE

shtu siç u pati premtuar qytetarëve të Luginës së Preshevës vetëm dy ditë më parë, Kryetari i PS Rama dje lançoi nismën e forcës politike që drejton për të bërë të mundur që Shqipëria të financojë ndërtimin e dy shkollave shqipe dhe një materniteti. Kreu i PS në mbledhjen e grupit parlamentar ka falenderuar të gjithë qytetarët e Preshevës dhe të zgjedhurit atje për pritjen që i rezervuan. "Programi ynë i ri ka një kapitull që i kushtohet ribashkimit me Europën, në frymën e gjithë përpjekjes historike të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e Europës", tha Rama, duke shtuar se ky kapitull do të kthehet në një

angazhim të detajuar qeverisës të PS në prag të zgjedhjeve të ardhshme. "U jam mirënjohës gjithë jetën preshevarëve që dolën me mijëra për të na pritur në borë, pavarësisht motit shumë të ftohtë si edhe drejtuesve vendorë të Preshevës e të Bujanovcit që na rezervuan një mikpritje vëllazërore. U premtova se do të jemi shumë pranë tyre edhe sot në opozitë, edhe nesër në qeveri", tha kreu i PS. "Kujt mund t'i duken vogëlsira një maternitet i ri dhe të paktën dy shkolla te reja shqipe në atë zonë për të cilat shteti ynë duhet të financojë sot, jo nesër nga buxheti i tij. Le ta formulojmë sa më parë një nisëm ligjore parlamentare dhe t'i vëmë këto financime në dispozicion të administratës ven-

dore atje", tha Rama. I cili ka bërë dhe pralelizmin me një ndihmë të dhënë kohë më parë nga qeveria shqiptare. "Asgjë kundër vendimit të qeverisë shqiptare për të ndihmuar me një financim restaurimin e një kishe serbe në Graçanicë", tha kreu i PS, duke nënvizuar se pse të mos financojë Shqipëria edhe investime kaq jetike për shqiptarët e luginës së Preshevës. Rama është shprehur se kreu i komisionit parlamentar të integrimit Ditmir Bushati do të përgatisë me kolegë e me ekspertë një paketë të plotë propozimesh në funksion të një strategjie të përbashkët bipartizane për adresimin sa më të efektshëm të problematikës shqiptare në rajon. ja.ma


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.