The Albanian October 2008

Page 3

LONDON OCTOBER 2008

DREJTOR: PETRIT KUÇANA Zv/Drejtor: BASHKIM METALIA Kreyredaktor: MUHAMED VELIU

KUSHTETUTA E SHQIPËRISË NENI 8 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve te saj. 2. Republika e Shqipërisë mbron te drejtat shtetasve shqiptare me banim të Përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet. 3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihme shtetasve shqiptare që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.

REDAKSIA Akil Koci, Bejtullah Destani, Daut Dauti, Emanuel Bajra, Majlind Goge, Naim Hasani, Ylli Përmeti, Kastriot Berberi,

Nga Petrit Kuçana ë një nga prononcimet më të fundit për median, kryeministri i Shqipërisë z.Sali Berisha, u shpreh se mbron të drejtën e emigrantëve për të votuar, duke shtuar se për këtë duhet biseduar edhe me opozitën. Por gjithkush që ndjek zhvillimet politike në Shqipëri mund të besojë se edhe për zgjedhjet e ardhshme shanset që emigrantët të votojnë në mos zero janë shumë afër zeros. Madje pritet që deri në fund të këtij muaji të miratohet në kuvend kodi zgjedhor, ku deri më tani pozita dhe opozita janë puqur në një pikë me qëndrimet e tyre, përfaqësim më të lartë të gruas në politikë. Por për të drejtën e votës së mërgimtarëve as që është marrë mundimi për të folur. Më fatlumët janë ata që në kohë zgjedhjesh janë në vendlindje për të vizitë apo që janë afër në Itali apo Greqi, dhe me shpresën se emri i tyre do të jetë në listën e zgjedhësve do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Madje edhe disa nga partitë politike shqiptare kanë krijuar degët e partive të tyre në “shtetet e afërta” dhe në kohën e zgjedhjeve autobusët me votues (të paguar ose jo) vërshojnë në vendlindje me misionin e përcaktuar. Për ata që janë larg kanë shansin të shikojnë rezultatet e votimeve nëpërmjet medias. Realisht duket që vazhdon të mbetet i venitur komunikimi dhe bashkëpunimi mes mërgimtarëve dhe shtetit. Pikësëpari ky është një detyrim kushtetues.

N

Çdo ërgimtar që lexon nenin numër tetë të kushtetutës së Shqipërisë, së paku ndjehet pse jo edhe në shumë raste i fyer. Nuk bëhet thjesht fjalë për një shërbim të rëndom nëpër përfaqësitë diplomatike, të cilat për fatin e keq vazhdojnë të jenë shumë larg nivelit të kërkuar, me stafe të kufizuara, me probleme të vazhdueshme etj etj.

3

Edvin Lamçe, Blerim Ciroka, Elda Memiaj, Brunilda Sejati, Pranvera Smith, Flori Slatina, Kastriot Dervishi, Jeni Miftari,Nertila Qarri, Naim Trezhnjeva, Anila Hoxha, Agim Shabani, Ilir Thaçi, Nikolin Nilaj, Behar Nela, Webdesign Marko www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com Tel/fax:02082169527

Shënomëni edhe mua Nëse i referohemi sërish kushtetutës së Shqipërisë neni 8 pika tre më e pakta që mund të thuhet është se emigrantët janë anashkaluar. Përjashtuar fondin e exelecës nuk dihet asnjë projekt tjetër të jetë bërë. Imagjinoni që kërkesa minimale për një abetare të unifikuar për fëmijët në diasporë akoma nuk është realizuar. (Emigrantët anë para mund të blejnë nja 7-8 abetare dhe pastaj mund të zgjedhin). Nëse marrim konkretisht Britaninë e Madhe absolutisht nuk duket as shenja më e vogël e ndihmës së shtetit shqiptar, madje shkohet deri aty saqë përfaqësuesi e shoqatave të ndryshme krekosen kur në ndonjë tubim të rëndomtë të tyre u shkon ambasadori, madje këtë e konsiderojnë si parametër të rëndësisë, apo si një sukses të evenimentit të tyre. Pra shkohet deri në mbështetjen morale. (dihet ambasada s’ka para). Së fundi u venit edhe shpresa për hapjen e një qendre kulturore këtu në Britani, “lajm” që u përhap duket më shumë se një vit më parë. Por kjo kurrsesi nuk do të thotë se mërgimtarët nuk po përmbushim misionin e tyre duke shërbyer si am-

basadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira shqiptare. Nuk besohet se ka një fushë të jetës që shqiptarët të mos përfaqësohet nga të paktën një ambasador i shkëlqyer. Askush nuk mund të mohojë rolin e padiskutueshëm të diasporës shqiptare historikisht si dhe në kohën e fundit para gjatë apo pas luftës në Kosovë, si dhe në vazhdimësi ku të ardhurat nga mërgimtarët përbëjnë një tregues shumë të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Ndonëse njihet si emigracioni më i ri shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar shqiptarët janë integruar bindshëm në shoqërinë britanike duke mos harruar transmetimin e vlerave më të mira shqiptare. Vitaliteti shqiptar dhe aftësia e përshtatjes ka bërë që shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar të shkëlqejnë në fusha të ndryshme, jo vetëm në dije si studentë, por pse jo edhe si biznesmenë. Shumë anglezë dhe më gjerë britanikë çuditen kur një shqiptar që erdhi këtu vetëm para 7-8 vitesh, që erdhi me skaf apo me maune dhe mbase nuk dinte asnjë fjalë anglisht, që s’kishte idenë më

Shumë anglezë dhe më gjerë britanikë çuditen kur një shqiptar që erdhi këtu vetëm para 7-8 vitesh, që erdhi me skaf apo me maune dhe mbase nuk dinte asnjë fjalë anglisht, që s’kishte idenë më të vogël të funksionimit të jetës këtu dhe që ka arritur të jetë i suksesshëm saqë jo vetëm të punësohet pa ndihmën e jobcentre, por edhe të punësojë anglezë në kompaninë e tij. Por shqiptarë të tillë të suksesshëm janë vërtetë të shumtë. Atij nuk iu desh ndihma e shtetit shqiptar për të arritur deri këtu, por natyrisht i duhet ndihma e tij në momentin kur i nevojitet një shërbim në përfaqësinë e shtetit shqiptar këtu apo kur fton një mik britanik në Shqipëri dhe të mos i skuqet faqja.

të vogël të funksionimit të jetës këtu dhe që ka arritur të jetë i suksesshëm saqë jo vetëm të punësohet pa ndihmën e jobcentre, por edhe të punësojë anglezë në kompaninë e tij. Por shqiptarë të tillë të suksesshëm janë vërtetë të shumtë. Atij nuk iu desh ndihma e shtetit shqiptar për të arritur deri këtu, por natyrisht i duhet ndihma e tij në momentin kur i nevojitet një shërbim në përfaqësinë e shtetit shqiptar këtu apo kur fton një mik britanik në Shqipëri dhe të mos i skuqet faqja. Disa kohë më parë në Londër, një përfaqësues i lartë klasës politike shqiptare u shpreh se derisa klasa politike të mos ketë interes për mërgimtarët, pra për votën e tyre do të mbeteni të anashkaluar. Përgjithësisht patrit politike nuk kanë arritur deri në mohimin e kësaj të drejte, por partia Lëvizja e Legalitetit ka qenë e vetja që ka dalë hapur për të drejtën e emigrantëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, si dhe për fitimin automatik të shtetësisë shqiptare të të gjithë atyre fëmijëve që kanë lindur në emigracion dhe që kanë të paktën njërin prind shqiptar. Por ka së paku një pyetje që akoma nuk po merr përgjigje. Çfarë bënë mërgimtarët për lobim pranë parlamentit shqiptar për të fituar të drejtën e tyre për të zgjedhur apo për t’u zgjedhur? Apo cila është rruga që ndoqën shoqatat e mërgimtarëve për këtë? Absolutisht asnjë. Kongresi i diasporës? Bah çfarë dështimi... A mos duhet të presim se mbase një ditë klasës politike shqiptare do t’i mbushet mendja, se edhe mërgimtarët duhet të votojnë, se duhet miratuar infrastruktura zgjedhore edhe për mërgimtarët që ata të votojnë në vendet ku jetojnë? Së paku a mund të bëhet diçka më tepër? Më e pakta që mund të thoshin mërgimtarët do të ishte;“ Shënomëni edhe mua”


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.