The Albanian October 2008

Page 25

LONDON OCTOBER 2008 NGA KASTRIOT DERVISHI

Jeta e njeriut ishte gjëja më e pavlerë për regjimin komunist që u vendos në nëntor 1944 në Shqipëri përmes një procesi që po të mos ishin zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore do t’i ngjante pa asnjë dyshim një grushti shteti. Një regjim që e filloi duke vrarë e duke prerë gjatë luftës, nuk kishte as më të voglin dyshin se i tillë do vazhdonte edhe gjatë kohës së qeverisjes. Nuk u mjaftuan me vrasjet e inteligjencies së vendit, të personave të skeduar si “armiq” apo me burgosjen e internimin e mjaft prej tyreve, por edhe kur ishin në fundin e regjimit të tyre, e mbyllën padyshim me gjak. Gjatë vitit 1990 një mori vrasjesh ndodhën në kufijtë e Shqipërisë. Sidomos periudha më e frikshme është ajo e gjysmës së dytë të këtij viti. Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës njëherazi edhe kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia ishte përgjegjësi kryesor i asaj çka ndodhi në vend. Ligji nr.7380 datë 8 maj 1990 “Për disa ndryshime në Kodin Penal të RPSSH-së”, ndër të tjera e përkufizoi kalimin e paligjshëm të kufirit jo krim ndaj atdheun po një vepër që mund të dënohej me riedukim nëpërmjet punës ose deri në 5 vjet. Mirëpo kjo ishte pabesia e radhës e regjimit. Ndryshe u premtuar, ndryshe u bë. Të rinj shqiptarë të zhgënjyer nga reformat e Alisë dhe nga gjendja e “socializmit ngadhënjimtar” u orvatën të largohen nëpërmjet kufirit tokësor. Por në malet e Shqipërisë, ata u vranë nga rojet kufitare, që kurrsesi nuk mund të vepronin të gjithë njëlloj nga Shkodra në Gjirokastër. Mbi 200 vetë përllogariten të vrarët në këtë kohë, të varrosur në shpejtësi aty ku vriteshin. Ishte e qartë se veprimi i Ramiz Alisë ishte ai i terrorit. Më 10 gusht 1990, Ramiz Alia zhvilloi një takim me inteligjencien e vendit. Në këtë takim ku ai kishte mendimin për të thyer qysh në fillim mendimin për pluralizëm politik, të drejtat e njeriut, vendosjen e tregut të lirë, etj, Ramiz Alia kërkoi të imponohej mbi të pranishmit dhe të dilte para opinionit se ai mbetej njeriu që vendoste gjithçka. Për të pasur gjendjen nën kontroll, Ramiz Alia vetëm një javë pas takimin organizoi një takim me organet e diktaturës. Takimi i 17 gushtit 1990 u zhvillua në një nga sallat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në prani të drejtuesve të dikasterit, kuadrot kryesore të organeve te punëve të brendshme në rrethe etj. Nuk është e vështirë të dallosh se Alia ishte orientuesi i gjithçkaje për gjithçka ndodhte në kufijtë e Shqipëri, që padyshim ishte një masakër që zhvillohej përditë, larg syrit të shoqërisë, por që kishte brenda brengën dhe vuajtjen e dhjetëra familjeve shqiptare teksa iu humbnin të afërmit në mënyrën më të pamerituar. Pjesë nga fjala e Ramiz Alisë para kuadrove të Ministrisë së Punëve të Brendshme më 17 gusht 1990 Detyra e parë që del përpara organeve të Sigurimit, të Policisë dhe të Kufirit, veçanërisht në këto momente, është t'i përvetësojnë direktivat e Partisë, t'i kuptojnë drejt e mirë ato dhe t'ua përshtatin punën situatave dhe kërkesave të reja.

25

E k ze k u t i m e t e v i t i t 1 9 9 0

Vrasjet në kufi, krim i pandëshkuar plotësisht

Partia dhe shteti duan që të ruhet kufiri. Për ai nuk ruhet tek kloni, në vijën kufitare. Ai ruhet në thellësi, me zbulim dhe kundërzbulim, me masa organizative. Kjo e bën të panevojshëm përdorimin e armës.

Po mos vallë në mënyrë kategorike nuk do përdoret arma në kufi? Arma është mjet i mbrojtjes dhe duhet të përdoret sipas ligjit dhe rregullave të vendosura. Në raste të veçanta, për një situatë të caktuar, mundet komanda të japë urdhër që mos të përdoret arma. Por, e para, kjo nuk do të thotë që ky urdhër të dekonspirohet, dhe, e dyta, të liberalizohet ruajtja e kufirit, të hapet kufiri.

Për përdorimin e armës, si nga forcat e rendit, ashtu edhe në kufi, kam dhënë porosi të bëhet ligj. Ka njerëz që thanë se në kufi nuk duhet të përdoret arma. Po si ta dijë ushtari se ai që po vjen drejt tij është kriminel apo kontrabandist droge, është diversant apo është thjesht një person që do të arratiset? Këtë specifike e ka kufiri, prandaj nuk mundet të jepet një urdhër kategorik as për përdorimin e as për mospërdorimin e armës. Si konkluzion i tërë kësaj që parashtrova desha të theksoj se nga Sigurimi i Shtetit, nga policia, nga kufiri, kërkohet punë e punë shumë, punë e kualifikuar e më e kualifikuar, vendosmëri e shkathtësi. Situatat janë të tilla që kërkojnë nga secili të punojë më me energji, më me mend, duke respektuar ligjet, rregulloret, të drejtat e qytetarit,

normat e Partisë, por, mbi të tëra, të mbrojë lirinë, pavarësinë e atdheut, socializmin. Në këtë kontekst t'i kuptojmë drejt edhe direktivat e Partisë e ligjet e shtetit dhe lidhur me këto të shikojmë ndryshimet që duhet të bëjmë në punën tonë. Ndryshimet të bëhen jo për të lehtësuar veten, por për ta rënduar, sepse të jeni të bindur që asgjë nuk e lehtëson punën tonë, përkundrazi e komplikon, e rëndon, e bën më të sofistikuar. Asnjë nga ligjet e shtetit, asnjë nga vendimet e Partisë, nuk i ka hequr atributet as Sigurimit të Shtetit, as policisë, as kufirit, përkundrazi, ia ka shtuar. Vendimet e Partisë kërkojnë që atributet që i kishin deri tani këto organe, t'i kenë, po t'i përmirësojnë në mënyrë më të përpunuar, më të kualifikuar. Këtu qëndron dhe vështirësia e punës suaj. Në qoftë se flasim për boshllëkun në të cilën u gjenden këto organe, ky konsistonte në atë që nuk u kuptuan situatat, nuk iu përshtat puna kushteve të krijuara. Kjo nuk mund të thuhet vetëm për Sigurimin, po edhe për Partinë se edhe Partia u gjet e papërgatitur në këtë fazë tranzicioni të ndërtimit të punës së vet mbi bazën e vendimeve të fundit të KQ. Këtë boshllëk duhet ta plotësojmë menjëherë. Sigurisht, armiku nuk shfrytëzoi vetëm këto dobësi në punën e Partisë ose të organeve të Sigurimit, vetëm këtë boshllëk që u krijua nga përvetësimi i një praktike pune, që t'u përshtatej ligjeve e vendimeve të reja që dolën por shfrytëzoi dhe disa mungesa të tjera tonat, siç janë: vështirësitë ekonomike që ekzistojnë; tejkalimet e kompetencave, ngathtësinë në informacion... Unë mendoj që informacioni duhet të jetë shumë më i gjerë. Çdo ndodhi që bën vaki tek ne duhet të bëhet e njohur sepse mbi të thuren legjenda. “40 veta janë vrarë e janë varrosur në Malin me Gropa”, qarkullon një parullë, që m'u tha dhe në takimin që bëra me inteligjencien krijuese. Intelektualët që e ngritën thanë se nuk e besonin, po e përdoren si shembull për të treguar që tek ne nuk jepet informacion për ndodhitë. Parulla që gjoja janë vrarë 40 veta dhe qenkan varrosur në Malin me Gropa, fsheh diçka tjetër më të madhe. Këtu bëhet analogji me varret masive që po zbulohen në Republikën Demokratike Gjermane e në vende të tjera. Me një fjalë, armiqtë duan të krijojnë idenë

sikur në Shqipëri është bërë kërdia, sikur ky pushtet i popullit ka bërë krime kaq të mëdha sa varret janë masive! Po cilët janë kriminelët që i kanë vrarë këta? Sigurimi i Shtetit, Partia, pushteti. Pra, duan të hedhin dyshim mbi tërë sistemin tonë. Këtu shkon ideja e këtyre armiqve. Të mos biem viktima të parullave, por t'i kundërshtojmë. Partia të jetë e zgjuar në këtë luftë. Unë fola për anët negative të punës, për mësimet që duhet të nxjerrim, sepse këto dhe na preokupojnë, por, në të keqen, ka dhe të mira. Dhe këtë të mos e harrojmë. Përvoja e 2 korrikut tregoi se kuadrot, punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të organeve të punëve të brendshme, si dhe oficerët e ushtrisë, inteligjencia e të tjera, ishin të lidhur ngushte më Partinë, me pushtetin. Kjo tregon forcën tonë, që jo vetëm na gëzon, por edhe na inkurajon që të hidhemi në sulm. Në qofte se armiku na sulmoi, tani e kemi ne radhën të kundërsulmojmë, te ngremë peshë masat kundër armikut të huaj dhe atyre që duan të na rrëmbejnë fitoret e popullit, pushtetin, socializmin. Këto fitore do t'i mbrojmë me të tëra forcat tona dhe, po të jetë nevoja, do godasim fort mbi armiqtë. Pasivë nuk do qëndrojmë. Kjo kërkon të gjallërohet në mënyrë revolucionare puna e organeve të Sigurimit. Nuk ka arsye që njerëzit tanë të jenë nën peshën e ndonjë ngjarjeje që rëndon, përkundrazi, duhen ngritur shpirtrat, forcat e njerëzve, të hidheni në sulm, duke zbatuar gjithmonë ligjet dhe duke shikuar me kujdes interesat e popullit, te pushtetit e socializmit.

Organet e punëve të brendshme duhet ta marrin veten shpejt. Nuk ka kohe për analiza të mëdha. Të ndërtojmë punën zbuluese e informative me shpejtësi. Sigurimi i Shtetit, policia dhe kufiri të jenë në lëvizje. Të mos luajnë rolin e zjarrfikësit, por t'u dalin përpara te papriturave. (Vijon ne faqe 27)


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.