Gjuha Shqipe kl 7

Page 239

ME

I TR

H US

2 3

5 6 7

Përcaktoni llojin e gjymtyrëve me shkronja të zeza. Para ndërtesës së cirkut kishte ndaluar një kamion. Disa punëtorë po ngarkonin me kujdes kafazet e kafshëve. Bala u afrua ngadalë. Gjithmonë kishte dashur t’i shihte nga afër kafshët e cirkut. Në cirk kishte shkuar shumë herë, kishte ndjekur me kënaqësi shfaqjet, por kafshët që i pëlqenin shumë s’i kishte prekur me dorë. Dhe ja tani i kishte pranë. U avit te kafazi i arushës ndonjë metër. Duke u përkulur kapi hekurin e kafazit. E mbajti dorën për pak sekonda, pastaj e shtriu qetësisht drejt kokës së arushës. Mori guxim dhe e përkëdheli lehtë e lehtë. Arusha filloi t’ia lëpijë dorën butë e butë, pa u shqetësuar.

Thoni me se janë shprehur rrethanorët në ushtrimin e mësipërm. Plotësoni grupin foljor me një rrethanor mënyre ose sasie. Pastaj ndërtoni tri fjali me rrethanor mënyre dhe tri me rrethanor sasie.

4

1

Njohuri Gjuhësore

foli______________ ndenjëm_________

pres_________________ hyj__________________

jetonim_______________ këndoj_______________

P.sh.: foli - gjatë, ngadalë, me ëmbëlsi, me gjuhë të ashpër etj. Leka foli gjatë (sa?) për librin. Zëvendësoni rrethanorët e shprehur me shprehje frazeologjike me ndajfolje ose me emër me parafjalë. 1. Asnjëherë mos e bëj punën shkel e shko. 2. E diskutuan atë problem mbarë e prapë. 3. Shqiptari e ka pritur gjithmonë mikun me zemër të hapur. 4. Kjo lopë laramane ha sa për katër. 5. Mirë atëherë, po të flas pa dorashka.

( keq) ________________________ ________________________ ________________________ ________________________

Krijoni fjali ku fjalët e mëposhtme të përdoren si rrethanorë: shkurt - shkurtimisht - me shkurtime lehtë - lehtësisht - me lehtësi Në vend të pyetjeve vendosni një nga rrethanorët në kllapa dhe thoni ç’lloj është. (katër kilometra, me sukses, dorë më dorë, në grup, me mall, pa pushuar, njëri pas tjetrit, shumë, gjysmë ore). 1. Fëmijët i çonin tullat (si?) te muratorët. 2. Arbeni e përqafoi gjyshen (si?). 3. Motrës sime i pëlqejnë (sa?) trëndafilat. 4. Pasagjerët pritën në stacion (sa?). 5. Gjahtarët shkojnë për gjah (si?). Sulmet e tyre nuk kurorëzohen gjithmonë (si?). 6. Atë ditë kishim ecur (sa?) (si?). Dalloni kundrinorët dhe rrethanorët në fjalitë e mëposhtme. Thoni me se janë shprehur. Dorën e majtë ma shpuan më se njëqind shigjeta të vockla e të holla si gjilpëra. Pastaj lëshuan në erë një breshër tjetër shtizash. Vendosën plot shkallë në të dy brinjët e mia. Nëpër to u ngjitën afro njëqind veta. Më vunë përpara shumë lloje mishi. Gllabëroja njëherësh nja dy a tri të atilla bashkë me tri bukë të mëdha, sa plumbat e pushkës. Rrëkëlleva njëherësh pa mundim më tepër se një gjysmë litri. I përngjante disi verës së Burgonjës, por ishte edhe më e shijshme. Më sollën një fuçi tjetër. E piva me një frymë. Pas një copë here para meje doli një nga të parët e vendit. Ai më premtoi se do të më mbanin shumë mirë.

239


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.