Gjuha Shqipe kl 7

Page 220

Njohuri Gjuhësore

Gjymtyrët e dyta

Duhet të mësojmë

Gjymtyrët e dyta si pjesë plotësuese të fjalisë. Të dallojmë llojet e gjymtyrëve të dyta: përcaktorët, kundrinorët dhe rrethanorët

që të arrijmë

Të njohim dhe të përdorim si duhet në fjali llojet e ndryshme të gjymtyrëve të dyta.

Katër anije, për herë të parë në historinë e njerëzimit, hynë ngadalë në ngushticën e heshtur. Kodrinat bregdetare dukeshin si male magneti. Së largu shkëlqenin majat e maleve. Era sillte ngadalë frymën e tyre të ngrohtë. Nuk dukej asnjë qenie e gjallë, rreth e qark dalloheshin zjarre flakëruese, prandaj Magelani e quajti këtë tokë, Toka e Zjarrit. Gj. kryesore

Era e lehtë

220

sillte

ngadalë

frymën

e ngrohtë

Gjymtyrë të dyta

Fjalia e thjeshtë, përveç gjymtyrëve kryesore, kryefjalës dhe kallëzuesit, ka edhe gjymtyrë të tjera që lidhen me to. Gjymtyrët që plotësojnë, sqarojnë dhe përcaktojnë gjymtyrët kryesore quhen gjymtyrë të dyta. Gjymtyrët e dyta ndahen në tri kategori të mëdha: · përcaktorë · kundrinorë · rrethanorë

Përcaktori Të mësojmë:

që të arrijmë:

-Përcaktorin dhe ndajshtimin si një lloj përcaktori:

-Të dallojmë e të përdorim si duhet përcaktorin dhe ndajshtimin në fjali.

♦ Lexoni me vëmendje tekstin e mëposhtëm, dalloni bërthamën dhe përcaktuesit e grupeve emërore. Kujtojmë së bashku - Cilët janë përbërësit e grupit emëror. - Cili lloj përcaktori përdoret më shpesh? Me se shprehet?

Në një nga mbrëmjet e marsit, andej nga ora gjashtë, udhëtarit i qëllon të vështrojë një dukuri të rrallë dhe fort të çuditshme. Dielli symadh dhe i përflaktë si ndonjë qenie vigane që ka marrë zjarr, varet mbi det duke bërë poshtë e gjithnjë më poshtë, thuajse kërkon të shuajë atë zjarr në zhytjen e pashmangshme. Hëna, në lindje të horizontit, e plotë dhe e qetë, siç është hëna pesëmbëdhjetëditëshe, ngrihet si ndonjë nuse e dëlirë me dritë të butë e të ëmbël. Sipas Jakov Xoxës


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.