Gjuha Shqipe kl 7

Page 216

Njohuri Gjuhësore

♦ Me se shprehet kryefjala Kryefjala shprehet: 1. me emër në rasën emërore, të shquar e të pashquar, në numrin njëjës e shumës: a. Errësira nuk është e dendur si më parë. (Cila?) c. Si duken trëndafilat në kopsht? (Cilët?) d. Në ato kaçube u gjend një këmborë. (Cila?) e. Dritani u lag nga shiu. (Kush?) 2. me përemër: - vetor të çdo vete e numri. a. Ajo më kërkoi një trëndafil të kuq. c. Edhe ju do ta kërkoni së bashku me mua trëndafilin? Kryefjala e shprehur me përemrin vetor të vetës I dhe II zakonisht nuk përdoret, sepse veta e kallëzuesit tregon edhe vetën e kryefjalës. Ajo përdoret vetëm kur mbi të bie theksi logjik ose kur dëshirojmë ta vëmë në dukje: Unë s’kam frikë nga asgjë në botë. Ti duhet të këndosh enkas për mua.

216

- me përemra të tjerë, si dëftorë, të pacaktuar, lidhorë etj. a. Këta nuk mund të vijnë tani e të na thonë si duhet të veprojmë. b. Kush ta paska dhuruar këtë kalë kaq të bukur? d. Sa do të vijnë në teatër? 3. me numëror: Të dy filluam të ecnim duke çaluar në korridor. 4. me grup emëror: a. Këta trëndafila kanë ngjyrë të verdhë. b. Yt vëlla të la vetëm. e. Kjo vjershë nuk është e përshtatshme për këtë program. f. Një lumë fjalësh dolën nga goja e saj. g. “Shpallja e Pavarësisë” festohet nga të gjithë shqiptarët kudo që janë.

♦ Vendi i kryefjalës Kryefjala zakonisht qëndron para kallëzuesit. Fëmijët luanin në oborrin e pallatit. Por kryefjala mund të qëndrojë edhe pas kallëzuesit. Në këto raste kryefjala theksohet Cicërimat e bilbilit dallohen në pyll. më shumë. Në pyll dallohen cicërimat e bilbilit. Gjymtyrë kryesore Shprehet me: emër, përemër, numëror, GE

Vendi Zakonisht qëndron para foljes

Tregon një a më shumë frymorë a sende

Kryefjala

Pyetjet cili?, cila?, cilët?, dhe kush? (për njerëz)


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.